Tag: zvicerane

  • U bë kryefjalë e mediave botërore pasi nuk iu “gjunjëzua” Trumpit, kush është presidentja zvicerane?

    U bë kryefjalë e mediave botërore pasi nuk iu “gjunjëzua” Trumpit, kush është presidentja zvicerane?

    Karin Keller-Sutter ende nuk ishte presidente e Konfederatës zvicerane dhe as e kishte treguar plotësisht para botës atë veprim të guximshëm që sot ose mund t’i kushtojë shtrenjtë ose mund ta kurorëzojë si lidere që i bëri ballë presidentit amerikan, Donald Trump.

    Cili prej këtyre fundeve e pret “KKS-në”, akronimi me të cilin e identifikon shtypi zviceran që sot është kritik ndaj saj, do të varet nga negociatat me Uashingtonin në vjeshtë: A do të arrijë Zvicra ta bindë Trump të heqë super-taksën prej 39% mbi eksportet drejt SHBA-së dhe ta ulë në një më të butë rreth 15%, siç ka negociuar Evropa? A do të jetë ajo që do t’i udhëheqë negociatat?
    Taksa është në fuqi që nga 7 gushti dhe iu vendos Bernës pas një telefonate katastrofike më 31 korrik mes KKS dhe Trump. Telefonata duhej të mbyllte një marrëveshje të hartuar në qindra orë mbledhjesh mes sekretarive të Thesarit të dy vendeve, përfundoi si përfundoi me Trump që shpërthente: “Nuk më dëgjoi.”
    Gazetat zvicerane japin rindërtime kontradiktore. E para, një javë më parë, ishte shpërndarë nga presidenca. Tregonte se KSS nuk kishte bërë asgjë për ta zemëruar Trump, i cili ishte bërë agresiv vetvetiu.
    Por të dielën tabloidi Blick i atribuoi dy burimeve anonime nga Shtëpia e Bardhë citime si: “Trump është ngopur prej saj”, dhe “Nuk është problem mes dy vendeve, por mes dy personaliteteve”, frazë e thënë edhe nga vetë Trump. Dhe ende: “Clinton nuk do të kishte qëndruar në telefon më shumë se dhjetë minuta me ato tone, as Obama.”
    Presidentja zvicerane e kishte ndërprerë dhe e kishte korrigjuar Trump-in në një pikë, deficitin tregtar prej 40 miliardësh mes dy vendeve, që sipas saj është i pasaktë, ose sidoqoftë jo i dëmshëm për SHBA, ndërsa ai e quante “një vjedhje”.
    “Një kurs intensiv ekonomie dhe politike ekonomike”, thotë burimi për Blick. Me të, përfundon ai, Trump e ka mbyllur. Prej këtu nisin kërkesat e tabloidëve dhe të Populistëve opozitë ndaj Liberalëve të KKS: “Presidentja të japë dorëheqjen dhe të dërgohet në negociata zëvendësi Guy Parmelin.”
    E pra, që nga 7 gushti kur hyri në fuqi super-taksa, qeveria zvicerane po punon për t’i ofruar Trump një propozim më të pëlqyeshëm. Sipas zërave të publikuar dje nga Reuters, në draftin që pritet të jetë gati në shtator për t’u paraqitur në tetor, do të ketë një rritje të kontratave mes SHBA dhe Zvicrës në fushën e mbrojtjes dhe energjisë.
    Edhe pika deri tani tabu, si importi i mishit dhe i makinave. Për Bernën kjo do të kushtonte 400 miliardë franga, vlerëson Neue Zürcher Zeitung. Por është më mirë se taksa 39%.
    Sigurisht, besimi tek Karin Keller-Sutter si negociatore e kësaj marrëveshjeje është në rënie. Për një presidente që deri tani shtypi dhe establishmenti e kishin ngritur lart, pika kulmore e karrierës së saj ishte në vitin 2023, kur pas vetëm dy muajsh në detyrë si ministre e Financave, ajo menaxhoi shpëtimin e Credit Suisse me një ‘martesë interesi” me bankën rivale UBS si një fener për zviceranët, kështu shkruante Financial Times, që e futi në listën e grave të vitit.
    Plani çudibërës i kishte dalë me sukses për 48 orë, sot ka nga ata që pyesin nëse nuk i ka dhënë shumë siguri në trajtimin me Trump, duke nënvlerësuar egon e tij.
    E lindur në kantonin e Shën Galit, Zvicër gjermanofone, katolike, KKS ka milituar gjithmonë te liberalët. Edhe për këtë arsye ishte veçanërisht i guximshëm shpëtimi i Credit Suisse me para publike, kundër ethos-it të partisë së saj dhe edhe kundër edukimit të saj si bijë e një kasapi. Ishte një gjakftohtësi e lavdëruar në botën e biznesit.
    Gjatë Covid-19 ishte këshilltare federale, ku kombinoi mbështetje për bizneset dhe rigorozitet, duke u mbështetur edhe në përvojën e drejtpërdrejtë të bashkëshortit, nga i cili merr mbiemrin e parë, Morten Keller, mjek ligjor me poste publike në Cyrih.
    “Si qeni im” tani ka një me emrin Picasso “nuk pranoj maska”, ishte slogani i saj kur në vitin 1992 kandidoi për këshilltare bashkiake në qytetin e saj, detyra e parë e karrierës.
    E lindur më 1963, u diplomua si përkthyese e më pas në Pedagogji, një profil i vitit 2018 i televizionit publik zviceran gjen në këtë formim rrënjët e “shpirtit të shërbimit” dhe të modestisë së saj.
    Pak e dinë, megjithatë, shton Financial Times në një portret të vitit 2023, që në kohën e lirë KKS stërvitet në ring, pasi pasioni i saj është boksi.

    Top Channel

  • Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

    Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

    Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për përfshirjen e saj në një rast ndërkombëtar korrupsioni.

    Banka nuk bëri sa duhej për të parandaluar pastrimin e parave midis viteve 2011 dhe 2014, gjë që rezultoi me dhënien e një dënimi me kusht prej gjashtë muajsh për një ish-menaxher pasurish.

    Zyra e prokurorit të Përgjithshëm e vlerësoi vlerën e krimit në 71 milion franga. Hetimi mbi atë që njihet si “Affari Lava Jato” nisi në vitin 2018, sipas zyrës së prokurorit shtetëror

    Llogaritë në bankë janë përdorur për të marrë dhe transferuar ryshfete nga kompanitë e industrisë së naftës dhe ndërtimit. Fondet dyshohet se janë paguar për drejtues të kompanisë shtetërore braziliane të naftës, “Petrobras”.

    “Petrobras” gjithashtu kishte llogari në ish-bankën private zvicerane “Sarasin”, e cila ka qenë pjesë e  “Brazilian Safra” për më shumë se 10 vjet. “Këto shkelje kanë minuar integritetin e qendrës financiare zvicerane,” tha  sot zyra e prokurorit të Përgjithshëm.

  • Ekonomia e Zvicrës zgjerohet papritur para goditjes me tarifën 39% nga SHBA

    Ekonomia e Zvicrës zgjerohet papritur para goditjes me tarifën 39% nga SHBA

    Ekonomia e Zvicrës është rritur në mënyrë të papritur në tremujorin e dytë, duke ruajtur njëfarë vrulli përpara se vendi të prekej nga një prej normave më të larta të tarifave të vendosura nga SHBA.Zgjerimi 0.1% ishte më i mirë se tkurrja 0.1% e parashikuar nga ekonomistët në një sondazh të Bloomberg. Ky rezultat pason ritmin 0.8% të tre muajve të mëparshëm, një shpërthim rritjeje i nxitur nga eksportuesit që nxitonin të realizonin shitjet drejt SHBA-së përpara se të hynin në fuqi tarifat tregtare.Të dhënat pozitive vijnë ndërsa vendi po përballon vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një tarifë të rëndë 39% ndaj Zvicrës, më e larta mes vendeve të zhvilluara. Pavarësisht këtij niveli, analistët mbeten optimistë se recesioni mund të shmanget.Qeveria zvicerane po vijon ende negociatat për të siguruar një nivel më të ulët tarifash. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka deklaruar se SHBA synon të përmbyllë kryesisht bisedimet me vendet që nuk kanë arritur ende një marrëveshje tregtare deri në fund të tetorit. Zyrtarët zviceranë e shohin këtë si një sinjal shprese se deri atëherë mund të arrijnë kushte më të favorshme.Franga zvicerane reagoi pak ndaj të dhënave, me kursin euro-frangë që tregtohej në të njëjtin nivel gjatë ditës, rreth 0.9409.Shifrat e së premtes përbëjnë një vlerësim fillestar. Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike tha se “performanca negative në industri është balancuar nga fitimet në sektorin e shërbimeve.”Një sondazh tjetër i Bloomberg këtë javë parashikon që ekonomia zvicerane do të rritet me 1.4% këtë vit, duke e kaluar Eurozonën, me kusht që të arrihet një nivel më i ulët tarifash me Uashingtonin dhe industria kyçe farmaceutike të mos përfshihet në tarifa të konsiderueshme.Qeveria zvicerane është po aq optimiste, duke ruajtur parashikimin e qershorit për një rritje në linjë me konsensusin. Megjithatë, ajo ka publikuar edhe një skenar negativ me rritje vetëm 0.8%.Disa kompani po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së një pjese të prodhimit jashtë Zvicrës për të shmangur tarifat e reja. Shembulli më i fundit është ai i prodhuesit zviceran të çokollatës, Lindt & Spruengli AG, i cili po vlerëson të zhvendosë prodhimin e lepujve të famshëm të Pashkëve drejt SHBA-së.Barnat mjekësore, aktualisht të përjashtuara nga tarifat, përbëjnë një pikë të madhe pasigurie, pasi Trump ka paralajmëruar masa edhe për këtë sektor. Gjigantët farmaceutikë Roche Holding AG dhe Novartis AG e diskutuan situatën të enjten me qeverinë zvicerane.“Me një tarifë 39% edhe për barnat dhe me presion mbi çmimet e ilaçeve në SHBA, do të kombinoheshin dy efekte negative, duke sjellë një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes së PBB-së në Zvicër,” tha këtë javë Hans Gersbach, bashkëdrejtues i institutit kërkimor KOF në Zyrih. “Rreziku i një recesioni atëherë nuk mund të përjashtohej.”Të dhënat e së premtes përjashtojnë ngjarjet e mëdha sportive pasi ato mund të shtrembërojnë panoramën e përgjithshme të ekonomisë zvicerane. Vendi është shtëpia e shumë organizatave globale sportive, që do të thotë se, kur zhvillohen, për shembull, Lojërat Olimpike, duke gjeneruar të ardhura për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, PBB-ja zvicerane merr një shtysë pa pasur realisht përfitim nga aktiviteti ekonomik i brendshëm. / BloombergKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pse është problem ari zviceran? Trump vendos tarifat më të larta ndaj Zvicrës, pritet kundërpërgjigje ndaj SHBA

    Pse është problem ari zviceran? Trump vendos tarifat më të larta ndaj Zvicrës, pritet kundërpërgjigje ndaj SHBA

    Trumpi ka vendosur tarifa prej 39 përqind ndaj Zvicrës – më të lartat ndaj ndonjë vendi të zhvilluar në Evropë. Qeveria zvicerane është vënë nën presion.

    Pse Zvicra u godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun e SHBA-së, ndërsa shpesh kufizojnë aksesin në tregjet e tyre, duke krijuar çekuilibra të përhershëm tregtarë.
    Në rastin e Zvicrës, Presidenti Donald Trump është ankuar që ka një deficit tregtar prej 48 miliardë dollarësh me vendin e tij. Ai thotë se kompanitë zvicerane po “përfitojnë” nga SHBA-ja. Për shkak të kësaj, dhe mungesës së dyshuar të interesit të Zvicrës për të adresuar çekuilibrin, ai ka vendosur një tarifë shumë më të lartë për importet zvicerane sesa për importet nga Bashkimi Evropian (15%).
    Me 39%, kjo tarifë është më e larta midis vendeve të zhvilluara dhe mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në tregtinë me SHBA-në, partnerin më të rëndësishëm tregtar të Zvicrës. Rreth 18% e eksporteve zvicerane kanë shkuar në këtë vend vitin e kaluar.
    Pavarësisht negociatave intensive dhe një vizite në Uashington nga Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter, ajo nuk arriti marrëveshje kornizë si ato të arritura nga BE, Japonia ose Mbretëria e Bashkuar. Keller-Sutter nuk arriti as të caktojë një takim me Trump, por u takua me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili nuk drejton politikat tregtare, dhe u kthye në shtëpi duarbosh.
    Tarifat e reja hynë në fuqi të enjten (7.8.2025) dhe godasin më rëndë mallrat luksoze dhe të konsumit – orët, produktet e kujdesit të lëkurës dhe kozmetika, instrumentet precize dhe çokollatat, që pritet të bëhen dukshëm më të shtrenjta në SHBA.
    Pse është problem ari zviceran?
    Ndërsa ari, argjendi dhe produktet farmaceutike aktualisht janë të përjashtuara nga tarifat amerikane, sektori zviceran i përpunimit të arit është vënë në qendër të vëmendjes sepse luan një rol çuditërisht të madh në ekonomi, duke e bërë çekuilibrin tregtar më të madh në letër.
    Administrata amerikane ka përfshirë gjithashtu miliarda dollarë ar që kalon nëpër Zvicër çdo vit në llogaritjet e saj doganore.
    Në shikim të parë, Zvicra duket se po bën një pasuri me ar nga Afrika, Azia, Australia dhe Amerika e Jugut. Më shumë se 2,000 ton ar importohen çdo vit, kryesisht nga bankat ndërmjetëse në Londër, Nju Jork dhe vende të tjera, dhe më pas rieksportohet.
    Pavarësisht se është qendra më e madhe në botë për përpunimin e arit të pastër, sektori zviceran është i vogël – ka vetëm pesë rafineri të mëdha me rreth 1,500 punonjës. Ndërsa vlera e metalit është e jashtëzakonshme, fitimet nga rafinimi i tij në shufra, monedha investimi dhe pjesë precize për ora, elektronikë dhe bizhuteri janë minimale.
    Rritja e kërkesës për ar në mbarë botën ka rritur më tej rafinimin zviceran, duke ndikuar edhe më tej në statistikat tregtare.
    “Ndërsa eksportet e arit kanë tërhequr vëmendjen sepse janë rritur ndjeshëm këtë vit, historikisht Zvicra ka pasur një deficit tregtar në ar me SHBA-në, kështu që ari nuk është një faktor kyç në suficitin e saj strukturor me SHBA-në”, shkroi në një shënim Adrian Prettijon, ekonomist i Evropës në Capital Economics.
    A po e keqinterpreton Uashingtoni tregtinë e arit?
    Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) ka argumentuar se ari duhet të përjashtohet nga llogaritja e bilancit tregtar të SHBA-së, sepse rafinerritë e arit fitojnë vetëm një tarifë të vogël.
    Shumica e vlerës vjen nga vetë ari, jo nga puna ose prodhimi zviceran, tha SNB.
    Edhe pse vlera totale e tregtisë së arit midis Zvicrës dhe SHBA-së në tremujorin e parë të këtij viti ishte më shumë se 36 miliardë dollarë, industria ka një fitim prej vetëm disa qindra milionë dollarësh në vit.
    Pavarësisht thirrjeve për të përjashtuar arin nga statistikat e bilancit tregtar, Uashingtoni deri tani nuk ka treguar gatishmëri për të ndryshuar kursin.
    Si ka reaguar komuniteti zviceran i biznesit?
    Prodhuesit dhe jo ari janë ata që do të vuajnë më shumë nga tarifat e reja, edhe pse kryesisht nuk janë përgjegjës për çekuilibrin. Shoqata e biznesit Economie Suisse i ka bërë thirrje qeverisë të vazhdojë negociatat për të ulur tarifat, të cilat mund të godasin seriozisht rritjen ekonomike.
    Hans Gersbach, një ekonomist në Institutin KOF të Cyrihut, vlerëson se këto detyrime mund të ulin PBB-në zvicerane me 0.3% në 0.6% gjatë vitit të ardhshëm, nëse zgjasin.
    Produktet zvicerane së shpejti nuk do të jenë më konkurruese në tregun amerikan me mallrat nga BE-ja ose Mbretëria e Bashkuar.
    Kapital Economics me seli në Londër vlerëson se negociatorët ndoshta do ta ulin normën prej 39%, por se Zvicra do të duhet të pranojë një normë më të lartë se ajo që ka BE-ja.
    Si do t’u përgjigjet Zvicra tarifave të Trump?
    Qeveria zvicerane mbajti një takim urgjent të enjten e kaluar (07.08.2025), pas vizitës së pasuksesshme të Keller-Sutter në Uashington. Pas takimit, këshilli tha se aktualisht nuk po shqyrtonte kundërmasa, por do të përqendrohej në lehtësimin e kufizimeve për eksportuesit dhe vazhdimin e negociatave me SHBA-në.
    Si një shfaqje e vullnetit të mirë, qeveria në Bernë vitin e kaluar hoqi tarifat për pothuajse të gjitha importet amerikane, duke u dhënë prodhuesve amerikanë akses pothuajse të lirë në treg. Madje është përmendur edhe mundësia e importimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, edhe pse Zvicra është pa dalje në det, duke e bërë logjistikën të vështirë.
    Tani, zërat që kërkojnë kundërmasa po bëhen më të fortë. Kryetarja e Partisë së Gjelbër, Lisa Macone, ka propozuar një taksë prej 5% për eksportin e metaleve të çmuara për të kompensuar ndikimin e tarifave të Trump. Çfarë ndikimi do të kenë tarifat e reja në tregtinë globale të arit?
    Me arin e përjashtuar nga tarifat e Trump, sektori zviceran i rafinimit mund të vazhdojë të funksionojë pa ndërprerje. Tarifa prej 39% mund të rrisë edhe kërkesën globale për ar, ndërsa investitorët kërkojnë “strehë të sigurta” në kohë të pasigurta.
    Megjithatë, konfliktet më të gjera tregtare kanë rritur kostot e transportit, sigurimit dhe financimit të transaksioneve të arit – dhe ato mund të rriten më tej.
    Ari shpesh transportohet në dërgesa të vogla me vlerë të lartë, dhe madje edhe ridrejtimet e vogla, siç ndodhi së fundmi gjatë sulmeve në Detin e Kuq, mund t’i shtojnë mijëra dollarë një dërgese.
    Këto kosto nuk do ta shkatërrojnë sektorin e arit, por do të zvogëlojnë marzhet tashmë modeste të fitimit./DW

    Top Channel

  • U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

    U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

    Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë në Zvicër si turist, është arrestuar nga autoritetet zvicerane nën akuzën e trafikut të kokainës. Sipas Policisë dhe Zyrës së Prokurorit Publik, i riu dyshohet se ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish droge në qytetin e Bellinzonës.
    Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën ku ai qëndronte, janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine të gatshme për shitje, si dhe rreth 1 mijë franga zvicerane dhe qindra euro në para cash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
    Policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informacioneve operative, ndërsa arrestimi është kryer të hënën. I riu akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe për shkelje të ligjit federal për të huajt.
    Arrestimi i tij është konfirmuar tashmë nga gjyqtari përgjegjës për masat shtrënguese, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit vijojnë.

  • Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptari kapet duke shitur kokainë

    Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptari kapet duke shitur kokainë

    Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë në Zvicër si turist, është arrestuar nga autoritetet zvicerane nën akuzën e trafikut të kokainës. Sipas Policisë dhe Zyrës së Prokurorit Publik, i riu dyshohet se ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish droge në qytetin e Bellinzonës.
    Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën ku ai qëndronte, janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine të gatshme për shitje, si dhe rreth 1 mijë franga zvicerane dhe qindra euro në para cash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
    Policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informacioneve operative, ndërsa arrestimi është kryer të hënën. I riu akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe për shkelje të ligjit federal për të huajt.
    Arrestimi i tij është konfirmuar tashmë nga gjyqtari përgjegjës për masat shtrënguese, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit vijojnë.

  • Trump godet sërish Zvicrën, çmimi i arit kap majat pas tarifave të vendosura nga SHBA

    Trump godet sërish Zvicrën, çmimi i arit kap majat pas tarifave të vendosura nga SHBA

    Çmimi i arit që blihet me kontrata të caktuara kohë më parë (Futures), është rritur në një rekord të ri historik pas raportimeve se SHBA do të vendosë tarifa mbi importet e shufrave 1 kg, duke shkaktuar një tjetër goditje tregtare për Zvicrën, e cila dominon industrinë globale të rafinimit.

    Eksportet zvicerane drejt SHBA-së u goditën të enjten nga një tarifë rrënuese prej 39%, pasi presidentja e Zvicrës u kthye duarbosh nga një vizitë e minutës së fundit në Uashington, në përpjekje për të ulur normën – një nga më të lartat e vendosura nga Donald Trump.
    Më pas është zbuluar se doganat amerikane kanë rekomanduar që disa importe të shufrave të arit, të cilat më parë ishin në një kategori përjashtimi nga tarifa, të përfshihen gjithashtu në normën prej 39%.
    Detajet e kësaj vendimmarrjeje ndodhen në një letër zyrtare – që SHBA përdor për të sqaruar politikat tregtare – e firmosur më 31 korrik dhe e parë nga “Financial Times”.
    Çmimi i futures-ve të arit për dorëzim në dhjetor arriti një rekord ditor prej 3,534 dollarësh (2,630 £) pas publikimit të lajmit.
    Christoph Wild, presidenti i Shoqatës Zvicerane të Prodhuesve dhe Tregtarëve të Metaleve të Çmuara, i tha “Financial Times” se ky vendim ishte “një goditje tjetër” për tregtinë e arit zviceran me SHBA-në dhe se ishte në kundërshtim me pritshmërinë që ari do të përjashtohej nga tarifat.
    Me rreth 70% të tregut botëror, Zvicra dominon tregun e shndërrimit të arit nga minierat dhe burime të tjera në shufra ari. Ky metal i çmuar është gjithashtu një nga eksportet më të mëdha të Zvicrës drejt SHBA-së, krahas produkteve farmaceutike.
    Tregtia e arit zakonisht ndjek një qark mes Londrës, Nju Jorkut dhe Zvicrës, me shufrat që formohen dhe riformohen në madhësi të ndryshme sipas kërkesave të tregut.
    Zvicra importon rreth 2,000 tonë ar në vit, pjesa më e madhe nga banka ndërmjetëse në Londër, Nju Jork dhe gjetkë, për t’u eksportuar më pas, pasi ari shihet si një investim i sigurt në kohë pasigurie financiare.
    Gjatë 12 muajve deri në qershor, eksportet zvicerane të arit drejt SHBA-së kapën vlerën e rreth 61.5 miliardë dollarëve, dhe tani përballen me një tarifë shtesë prej 39%. Norma e tarifës për Zvicrën është ndër më të lartat në botë, pas Brazilit, Sirisë, Laosit dhe Mianmarit.
    Çmimet e arit ishin rritur tashmë me rreth 25% këtë vit, ndërsa investitorët kërkonin një strehë të sigurt për shkak të tronditjeve në treg të shkaktuara nga tarifat e Trump-it.
    Amerikanët me pasuri të mëdha janë ndër ata që po investojnë në ar fizik, i cili mund të ruhet në trezorë në Alpet Zvicerane për një kosto shtesë.
    Sipas raporteve, shufrat e arit kishin aq shumë kërkesë në SHBA në maj, pas njoftimit të Trump-it për tarifa të reja “reciproke” në prill, sa që rrjeti i dyqaneve Costco vendosi një kufizim ditor për numrin e shufrave që mund të bliheshin.
    Zvicra u gjet e papërgatitur nga vendimi i Trump-it për ta veçuar me tarifa ndëshkuese dhe drejtuesit e industrisë kanë nisur të flasin për mundësinë e javëve të shkurtra të punës për punonjësit e bizneseve eksportuese.
    Industria e orëve në Zvicër mund të goditet veçanërisht fort, pasi një orë luksoze prej 10,000 dollarësh do të kushtojë tani 13,900 dollarë për t’u importuar.
    Presidentja zvicerane, Karin Keller-Sutter, tha pas një mbledhjeje urgjente me kabinetin të enjten se do të kërkojë bisedime të mëtejshme me SHBA-në lidhur me normën e lartë të tarifave.
    Ajo tha se vendimi befasues i Trump-it ka krijuar një “situatë jashtëzakonisht të vështirë” për kompanitë dhe punonjësit e tyre, ndërsa përfaqësuesit e industrisë i quajtën tarifat “të tmerrshme”.
    Zvicra do të vazhdojë marrëveshjen e saj për blerjen e avionëve luftarakë F-35 dhe sistemit të raketave Patriot nga SHBA, pavarësisht vendosjes së tarifës 39% nga Uashingtoni, tha Keller-Sutter të enjten.
    “Këshilli Federal e ka konfirmuar vazhdimisht se do të qëndrojë me F-35. Nëse nuk e bëjmë këtë, nuk do të kishim mbrojtje ajrore”, u shpreh ajo.

    Top Channel

  • “Skenar horror” për Zvicrën, presidentja kthehet duarbosh nga Washingtoni

    “Skenar horror” për Zvicrën, presidentja kthehet duarbosh nga Washingtoni

    Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter është kthyer në atdhe pas negociatave të pasuksesshme mbi një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara në Uashington. Ajo dhe Ministri i Ekonomisë u larguan nga kryeqyteti i SHBA-së pas bisedimeve me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio pa një marrëveshje të re. Ato nuk u takuan me Presidentin e SHBA-së Donald Trump apo zyrtarë të lartë të tregtisë amerikane, thanë për Reuters dy persona të njohur me çështjen.
    Kabineti zviceran do të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme. Një burim zviceran i njohur me bisedimet tha se negociatat midis Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara mbi tarifat po vazhdojnë, por nevojitet më shumë kohë për të arritur një marrëveshje, thekson Die Welt.
    Qeveria amerikane nuk ia ka mbyllur derën një zgjidhjeje, tha ky burim i brendshëm, i cili beson se një marrëveshje do të arrihet përfundimisht. Megjithatë, është shumë herët për të thënë se kur do të zgjidhet mosmarrëveshja për pagat.
    Qëllimi i udhëtimit të minutës së fundit të Keller-Sutter ishte të shmangte tarifën prej 39 përqind mbi importet nga Zvicra të njoftuar nga Trump javën e kaluar. Kjo tarifë hyri në fuqi të enjten në mëngjes. Është një nga tarifat më të larta të njoftuara nga Trump mbi importet nga një vend i vetëm.Shoqata zvicerane e industrisë së teknologjisë, Swissmem, e quan këtë një “skenar tmerri”.
    “Nëse kjo barrë e tmerrshme tarifore vazhdon, biznesi i eksportit të industrisë zvicerane të teknologjisë në SHBA do të jetë praktikisht i vdekur – veçanërisht duke pasur parasysh tarifat dukshëm më të ulëta për konkurrentët nga BE dhe Japonia”, shkruan shoqata në X.
    Shoqata e biznesit Economiesuisse po bën thirrje për negociata të mëtejshme. “Një marrëveshje për uljen e tarifave sa më shpejt të jetë e mundur është urgjente”, shkruan ajo.
    Për më tepër, nevojiten masa për të forcuar Zvicrën si një vendndodhje biznesi. SHBA-të janë tregu më i madh i eksportit të Republikës Alpine dhe një blerës i rëndësishëm i orëve, makinerive dhe çokollatës.

  • A ja vlen të kurseni në euro, franga apo lekë? Ja çfarë thotë historia 10-vjeçare

    A ja vlen të kurseni në euro, franga apo lekë? Ja çfarë thotë historia 10-vjeçare

    Kursimi nuk qëndron thjesht në diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe në valutën në të cilën ato para po kursehen. Kur individët kursejnë në valutën e tyre lokale, pa marrë parasysh kursin e këmbimit, ata mund të humbasin krahasuar me të tjerët që kursejnë në valuta të tjera.
    Nëse një person jeton në Europë dhe merr pagën në euro, nuk ka arsye që kursimi të mbahet në euro ose në ndonjë monedhë tjetër ku janë marrë apo shpenzuar të ardhurat. Për shembull, të gjithë ata që kanë marrë pagat në euro, dollarë apo paund dhe i kanë kursyer në këto monedha, sot do të ishin më të pasur nëse do të kishin kursyer në franga zvicerane gjatë 20 viteve të fundit.
    Kjo për shkak se franga, në raport me secilën prej këtyre valutave, është forcuar në mënyrë të vazhdueshme.
    Kjo shihet qartë në grafikët zyrtarë të këmbimit në Google Finance:
    E njëjta gjë vlen edhe për valutat e tjera si lirat turke, forinta hungareze, lei rumun, Zloti Polak, Levi Bulgar, valutat e vendeve skandinave – të gjitha janë zhvlerësuar në raport me frangën zvicerane gjatë 20 viteve të fundit!
    Në këtë analizë nuk po marrim parasysh rritjen e pagave neto apo inflacionin real në secilin vend. Ata që i kanë mbajtur kursimet në franga zvicerane janë sot më të pasur.
    Sa i përket Lek-ut shqiptar, edhe ai ka pësuar dobësim kundrejt frangave zvicerane nga viti 2005 deri në 2015, duke reflektuar sfidat ekonomike dhe tregjet financiare më pak të zhvilluara. Deri ne vitin 2015, dobësimi relativ i Lek-ut nënkuptonte një ulje të fuqisë blerëse ndërkombëtare për shqiptarët që mbanin pasurinë në monedhën kombëtare.
    Grafikët zyrtarë të kursit të këmbimit 2005 në Google Finance:1 CHF = 75 Lekë
    Megjithatë, që nga viti 2015, leku ka shfaqur një kthesë të jashtëzakonshme, duke u forcuar gati 40% kundrejt CHF-së në vetëm 10 vite. Ky ndryshim vjen si rrjedhojë e rritjes së besueshmërisë në monedhën tonë, Lek. Kjo kthesë është një arritje, pasi shkon kundër trendit global të dobësimit të valutave kundrejt CHF-së. Për shqiptarët, kjo do të thotë se mbajtja e kursimeve në Lek gjatë 10 viteve të fundit ka qenë një zgjedhje e mirë.
    Grafikët zyrtarë të kursit të këmbimit 2015 në Google Finance:1 CHF = 142 Leke
    Nëse një person në Shqipëri kishte 1,000,000 lekë (1 milion lekë) ose 7,000 franga kursime në vitin 2015, ai duhet thjesht t’i mbante kursimet në valutën Lek për 10 vite dhe do të kishte afro 10,000 franga në vitin 2025, pasi sot 1 CHF = 104 lekë. Kjo ndodh gjatë një dekade gjatë së cilës franga u rrit ndaj të gjitha valutave të tjera.
    A do të dobësohet përsëri Leku kundrejt frangave zvicerane drejt 142 lekë apo do të vazhdojë forcimin drejt 75 lekëve?
    Si fillim duhet të kuptojmë se si erdhi kjo rritje gjatë periudhës 2015-2025.
    A ishte kjo rritje në besimin tek Lek-u rezultat i menaxhimit fiskal, politikave monetare, apo një seri arsyesh?
    Rritja e besimit në monedhën kombëtare, Lek-un, gjatë periudhës së fundit është produkt i një kombinimi të faktorëve të ndryshëm, si:
    Politikat fiskale të qeverisë shqiptare kanë luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e ekonomisë. Gjatë vitit 2025, borxhi publik ka target në nivelin 54.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), një tregues i menaxhimit të kujdesshëm të financave publike dhe politikave fiskale që kanë ndihmuar në përmirësimin e besimit të investitorëve dhe qytetarëve në stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Përmirësimi i balancës fiskale ka kontribuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe ka pasqyruar aftësinë e qeverisë për të menaxhuar borxhin pa rritur presionet inflacioniste, me një deficit afërsisht 2.6% të PBB-së.
    Politikat monetare të Bankës së Shqipërisë janë karakterizuar nga një qasje e kujdesshme ndaj inflacionit dhe normave të interesit. Në konferencën e datës 2 korrik me gazetarët Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi vendimin e fundit të marrë nga Këshilli Mbikqyrës për uljen e normës bazë të interesit. Sejko njoftoi se norma bazë e interesit ulet nga 2.75% në 2.5%. Më tej ai lajmëroi edhe uljen e kredisë dhe depozitës njëditore nga 1.75% në 1.5%.
    Rritja e turizmit në Shqipëri është një tjetër faktor kyç që ndikon në forcimin e Lek-ut. Turistët që vizitojnë vendin sjellin valutë të huaj që këmbehet në Lek për shpenzimet lokale. Në Maj 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 689.145, duke pësuar një rritje me 8,9 %, krahasuar me Maj 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 987.077. Ky numër është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
    Dërgesat nga emigrantët, apo remitancat, përbëjnë një burim shumë të rëndësishëm valutash të huaja që ndikojnë në kërkesën dhe ofertën për Lek. Shqiptarët në 3 muajt e parë të vitit dërguan drejt familjeve të tyre 251 milionë euro, nga 242 milionë krahasuar me të njëjtën periudhë në 2024, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Kjo ofron një rrjedhë të qëndrueshme valutash të huaja që konvertohen në Lek dhe rrisin ofertën valutore.
    Konkluzioni është që disa faktorë të kombinuar kanë krijuar një klimë të favorshme për rritjen e besimit tek Lek-u, duke ndikuar pozitivisht në kursin dhe vlerën e tij në tregun valutore.
    A do të vazhdojë trendi i forcimit të Lek-ut?
    Në parim, trendi i forcimit të Lek-ut pritet të vazhdojë në periudhën afatmesme për shkak të disa arsyeve kryesore:
    Arsyet që tregojnë se ky trend nuk do të ndalet:
    Emigracioni dhe remitancat mbeten të qëndrueshme dhe me tendencë rritjeje, pasi flukset emigracioni nuk kanë shënuar ulje dhe diaspora vazhdon të dërgojë fonde në vend për familjet dhe investime.
    Turizmi vazhdon të jetë në një fazë rritjeje, duke sjellë më shumë valutë të huaj dhe duke rritur kërkesën për Lek për shpenzimet e turistëve në ekonominë vendase.
    Investimet e huaja direkte vazhdojnë të rriten, duke sjellë valutë që konvertohet në Lek për paga, shpenzime dhe taksa, rritje kjo që ndikon drejtpërdrejt në forcimin e monedhës vendase.
    Faktorë që mund të përshpejtojnë rritjen e Lek-ut:
    Hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë për integrim ekonomik më të thellë krijojnë një klimë më të parashikueshme dhe të besueshme për investitorët e huaj dhe vendas, duke rritur kërkesën për Lek-un.
    Formalizimi i ekonomisë dhe rritja e transaksioneve financiare përmes kanaleve zyrtare ndihmon formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e kursimeve në Lek.
    Grantet dhe fondet e huaja për zhvillim sjellin para në valutë që këmbehen në Lek për përdorime të ndryshme në ekonominë vendase, duke rritur kërkesën për monedhën kombëtare
    Investimet dhe ndihmat financiare ndërkombëtare që vijnë në Shqipëri në valutë të huaj zakonisht konvertohen në Lek për të mbështetur aktivitetet ekonomike lokale, si pagesat e punonjësve, investimet kapitale dhe realizimin e projekteve. Kjo rritje e kërkesës për Lek kontribuon në forcimin e monedhës kombëtare në tregun valutore. Parashikimi bazuar në treguesit aktualë dhe tendencat ekonomike është që Lek-u do të vazhdojë të forcohet në periudhën afatmesme. Kjo situatë mund të krijojë sfida për sektorin e eksportit, pasi një monedhë më e fortë ul konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
    Në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, diskutimi mbi mundësinë e adoptimit të Euros mbetet një temë akoma e pa diskutuar, e cila kërkon analizë të detajuar./ Monitor

  • Frangat zvicerane po forcohen ndaj çdo valute tjetër, por po dobësohen ndaj Lek-ut!  

    Frangat zvicerane po forcohen ndaj çdo valute tjetër, por po dobësohen ndaj Lek-ut!  

    Dario Hani*Kursimi nuk qëndron thjesht në diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe në valutën në të cilën ato para po kursehen.Kur individët kursejnë në valutën e tyre lokale, pa marrë parasysh kursin e këmbimit, ata mund të humbasin krahasuar me të tjerët që kursejnë në valuta të tjera.Nëse një person jeton në Europë dhe merr pagën në euro, nuk ka arsye që kursimi të mbahet në euro ose në ndonjë monedhë tjetër ku janë marrë apo shpenzuar të ardhurat.Për shembull, të gjithë ata që kanë marrë pagat në euro, dollarë apo paund dhe i kanë kursyer në këto monedha, sot do të ishin më të pasur nëse do të kishin kursyer në franga zvicerane gjatë 20 viteve të fundit.Kjo për shkak se franga, në raport me secilën prej këtyre valutave, është forcuar në mënyrë të vazhdueshme.Kjo shihet qartë në grafikët zyrtarë të këmbimit në Google Finance:Në vitin 2005, me 100 franga zvicerane blije rreth; 64 euro / 78 dollarë / 43 paundNë vitin 2015, me 100 franga zvicerane blije rreth; 92 euro / 103 dollarë / 67 paund.Sot me 100 franga zvicerane blen rreth ;106 euro, 125 dollarë ose 91 paund.E njëjta gjë vlen edhe për valutat e tjera si lirat turke, forinta hungareze, lei rumun, Zloti Polak, Levi Bulgar, valutat e vendeve skandinave – të gjitha janë zhvlerësuar në raport me frangën zvicerane gjatë 20 viteve të fundit!Në këtë analizë nuk po marrim parasysh rritjen e pagave neto apo inflacionin real në secilin vend. Ata që i kanë mbajtur kursimet në franga zvicerane janë sot më të pasur.Sa i përket Lek-ut shqiptar, edhe ai ka pësuar dobësim kundrejt frangave zvicerane nga viti 2005 deri në 2015, duke reflektuar sfidat ekonomike dhe tregjet financiare më pak të zhvilluara. Deri ne vitin 2015, dobësimi relativ i Lek-ut nënkuptonte një ulje të fuqisë blerëse ndërkombëtare për shqiptarët që mbanin pasurinë në monedhën kombëtare.Grafikët zyrtarë të kursit të këmbimit 2005 në Google Finance:1 CHF = 75 LekëMegjithatë, që nga viti 2015, leku ka shfaqur një kthesë të jashtëzakonshme, duke u forcuar gati 40% kundrejt CHF-së në vetëm 10 vite. Ky ndryshim vjen si rrjedhojë e rritjes së besueshmërisë në monedhën tonë, Lek. Kjo kthesë është një arritje, pasi shkon kundër trendit global të dobësimit të valutave kundrejt CHF-së. Për shqiptarët, kjo do të thotë se mbajtja e kursimeve në Lek gjatë 10 viteve të fundit ka qenë një zgjedhje e mirë.Grafikët zyrtarë të kursit të këmbimit 2015 në Google Finance:1 CHF = 142 Leke Nëse një person në Shqipëri kishte 1,000,000 lekë (1 milion lekë) ose 7,000 franga kursime në vitin 2015, ai duhet thjesht t’i mbante kursimet në valutën Lek për 10 vite dhe do të kishte afro 10,000 franga në vitin 2025, pasi sot 1 CHF = 104 lekë. Kjo ndodh gjatë një dekade gjatë së cilës franga u rrit ndaj të gjitha valutave të tjera.A do të dobësohet përsëri Leku kundrejt frangave zvicerane drejt 142 lekë apo do të vazhdojë forcimin drejt 75 lekëve?Si fillim duhet të kuptojmë se si erdhi kjo rritje gjatë periudhës 2015-2025.A ishte kjo rritje në besimin tek Lek-u rezultat i menaxhimit fiskal, politikave monetare, apo një seri arsyesh?  Rritja e besimit në monedhën kombëtare, Lek-un, gjatë periudhës së fundit është produkt i një kombinimi të faktorëve të ndryshëm, si:Politikat fiskale të qeverisë shqiptare kanë luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e ekonomisë. Gjatë vitit 2025, borxhi publik ka target në nivelin 54.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), një tregues i menaxhimit të kujdesshëm të financave publike dhe politikave fiskale që kanë ndihmuar në përmirësimin e besimit të investitorëve dhe qytetarëve në stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Përmirësimi i balancës fiskale ka kontribuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe ka pasqyruar aftësinë e qeverisë për të menaxhuar borxhin pa rritur presionet inflacioniste, me një deficit afërsisht 2.6% të PBB-së.Politikat monetare të Bankës së Shqipërisë janë karakterizuar nga një qasje e kujdesshme ndaj inflacionit dhe normave të interesit. Në konferencën e datës 2 korrik me gazetarët Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi vendimin e fundit të marrë nga Këshilli Mbikqyrës për uljen e normës bazë të interesit. Sejko njoftoi se norma bazë e interesit ulet nga 2.75% në 2.5%. Më tej ai lajmëroi edhe uljen e kredisë dhe depozitës njëditore nga 1.75% në 1.5%.Rritja e turizmit në Shqipëri është një tjetër faktor kyç që ndikon në forcimin e Lek-ut. Turistët që vizitojnë vendin sjellin valutë të huaj që këmbehet në Lek për shpenzimet lokale. Në Maj 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 689.145, duke pësuar një rritje me 8,9 %, krahasuar me Maj 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 987.077. Ky numër është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Dërgesat nga emigrantët, apo remitancat, përbëjnë një burim shumë të rëndësishëm valutash të huaja që ndikojnë në kërkesën dhe ofertën për Lek. Shqiptarët në 3 muajt e parë të vitit dërguan drejt familjeve të tyre 251 milionë euro, nga 242 milionë krahasuar me të njëjtën periudhë në 2024, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Kjo ofron një rrjedhë të qëndrueshme valutash të huaja që konvertohen në Lek dhe rrisin ofertën valutore.Konkluzioni është që disa faktorë të kombinuar kanë krijuar një klimë të favorshme për rritjen e besimit tek Lek-u, duke ndikuar pozitivisht në kursin dhe vlerën e tij në tregun valutore.A do të vazhdojë trendi i forcimit të Lek-ut?Në parim, trendi i forcimit të Lek-ut pritet të vazhdojë në periudhën afatmesme për shkak të disa arsyeve kryesore:Arsyet që tregojnë se ky trend nuk do të ndalet:Emigracioni dhe remitancat mbeten të qëndrueshme dhe me tendencë rritjeje, pasi flukset emigracioni nuk kanë shënuar ulje dhe diaspora vazhdon të dërgojë fonde në vend për familjet dhe investime.Turizmi vazhdon të jetë në një fazë rritjeje, duke sjellë më shumë valutë të huaj dhe duke rritur kërkesën për Lek për shpenzimet e turistëve në ekonominë vendase.Investimet e huaja direkte vazhdojnë të rriten, duke sjellë valutë që konvertohet në Lek për paga, shpenzime dhe taksa, rritje kjo që ndikon drejtpërdrejt në forcimin e monedhës vendase.Faktorë që mund të përshpejtojnë rritjen e Lek-ut:Hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë për integrim ekonomik më të thellë krijojnë një klimë më të parashikueshme dhe të besueshme për investitorët e huaj dhe vendas, duke rritur kërkesën për Lek-un.Formalizimi i ekonomisë dhe rritja e transaksioneve financiare përmes kanaleve zyrtare ndihmon formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e kursimeve në Lek.Grantet dhe fondet e huaja për zhvillim sjellin para në valutë që këmbehen në Lek për përdorime të ndryshme në ekonominë vendase, duke rritur kërkesën për monedhën kombëtare.Investimet dhe ndihmat financiare ndërkombëtare që vijnë në Shqipëri në valutë të huaj zakonisht konvertohen në Lek për të mbështetur aktivitetet ekonomike lokale, si pagesat e punonjësve, investimet kapitale dhe realizimin e projekteve. Kjo rritje e kërkesës për Lek kontribuon në forcimin e monedhës kombëtare në tregun valutore. Parashikimi bazuar në treguesit aktualë dhe tendencat ekonomike është që Lek-u do të vazhdojë të forcohet në periudhën afatmesme. Kjo situatë mund të krijojë sfida për sektorin e eksportit, pasi një monedhë më e fortë ul konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.Në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, diskutimi mbi mundësinë e adoptimit të Euros mbetet një temë akoma e pa diskutuar, e cila kërkon analizë të detajuar. * Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistës. Dario Hani ka kryer studimet bachelor në Ekonomi dhe Bankë në Universitetin e Sienës në Itali, si dhe studimet master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin e Lucernës (HSLU) në Zvicër. Aktualisht punon si analist investimesh në një kompani me seli në Zürich. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.