Tag: zotit

  • “Lamtumirë Papa Françeku”, nga Buenos Aires në Vatikan, një jetë në shërbim të njerëzimit

    “Lamtumirë Papa Françeku”, nga Buenos Aires në Vatikan, një jetë në shërbim të njerëzimit

    Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku. Sipas një deklarate të Vatikanit, Papa ndërroi jetë më 21 prill në rezidencën e tij në Casa Santa Marta.
    Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga  kardinali Kevin Farrell, përmes një deklarate zyrtare të Vatikanit.
    “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë ju njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku”, tha Kardinali.

    Kardinali vuri në dukje se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit ndaj Zotit dhe Kishës, ndërsa vlerësoi  mësimet e tij, të përqendruara në vlerat e Ungjillit: besimi, guximi dhe dashuria universale, veçanërisht ndaj më të varfërve.
    “Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne ia besojmë shpirtin e Papa Françeskut mëshirës dhe dashurisë së pafund të Zotit”, përfundoi ai.
    Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur komunitetin ndërkombëtar, me besimtarët që tashmë janë mbledhur në Vatikan për të bërë homazhe.

    View of St. Peter’s Square following Pope Francis’ death https://t.co/PEJU0kOTSe
    — Reuters (@Reuters) April 21, 2025

    Probleme të rënda shëndetësore
    Vitet e fundit të jetës së Papa Françeskut u shënuan nga probleme të rënda shëndetësore dhe shtrime të përsëritura në spital.
    Më 14 shkurt, Papa u shtrua në spital për trajtimin e bronkitit. Disa ditë më vonë, mjekët njoftuan se ai vuante nga pneumonia dhe kishte nevojë për transfuzion gjaku, pasi analizat treguan nivele të ulëta të trombociteve, një gjendje e lidhur me aneminë.
    Më 22 shkurt, Vatikani njoftoi se gjendja e tij ishte kritike për shkak të një krize të zgjatur të frymëmarrjes.
    Të nesërmen, mjekët zbuluan gjithashtu dështim të veshkave.
    Papa qëndroi i shtruar në spital deri në fund të shkurtit, me mjekët që e përshkruan gjendjen e tij si “të komplikuar”.
    Më 6 mars, zëri i tij u dëgjua për herë të parë në një mesazh audio ku falënderoi ata që luteshin për të dhe shtoi: “Unë jam me ju nga këtu”.
    Dalja e tij e fundit publike
    Të dielën e Pashkëve, ai u shfaq në publik dhe përshëndeti besimtarët , vetëm një ditë pas takimit me Zëvendës Presidentin e SHBA J.D. Vance.

    Konkretisht, pas përfundimit të shërbesës së djeshme, Papa Françesku bekoi pesëdhjetë mijë besimtarët që ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit.
    Kush ishte Papa Françesku?
    Jorge Mario Bergoglio, Papa i parë nga Amerika Latine, lindi më 17 dhjetor 1936, në Buenos Aires, Argjentinë. Familja e tij vinte nga Piemonte në Italinë veriore, babai i tij ishte kontabilist për hekurudhat argjentinase, nëna e tij shtëpiake.
    Pasi mbaroi shkollën e mesme teknike, vendosi të hynte në një seminar katolik. Më pas u bë anëtar i urdhrit jezuit dhe studioi filozofi. Në vitin 1965 ai filloi të jepte mësime për letërsi dhe psikologji në Kolegjin Katolik të Santa Fe dhe, pas një viti, në një institucion fetar në Buenos Aires. Në vitin 1969 shugurohet meshtar dhe një vit më vonë përfundon studimet për teologji.
    Për pesëmbëdhjetë vjet dha mësim në universitetet katolike, ndërsa në vitin 1986 shkoi në Gjermani, ku kreu doktoraturën. Në vitin 1992, ai u emërua nga Papa Gjon Pali II si peshkop i qytetit të Auca dhe peshkop ndihmës i Buenos Aires. Më 28 shkurt 1992 u zgjodh Kryepeshkop i Buenos Aires dhe i gjithë Argjentinës.
    Si kryepeshkop i Buenos Aires, ai theksoi mbështetjen e qytetarëve më të varfër, përhapjen e fjalës së Zotit në çdo cep të qytetit, mbajtjen e portave të të gjitha kishave “gjithmonë të hapura” dhe bashkëpunimin e ngushtë midis klerikëve dhe laikëve.

    Jorge Mario Bergoglio u zgjodh Papë më 13 mars 2013. Ai vendosi të zgjidhte emrin Françesku, duke theksuar, kryesisht, titullin e peshkopit të Romës, dhe të mbante një kryq hekuri në vend të një ari.
    Sipas të gjithë analistëve, por edhe në zemrat e miliona besimtarëve, ai ishte “Papa i të varfërve”, Ati i Shenjtë i Katolikëve që theksoi ndihmën dhe solidaritetin me emigrantët, “të fundit” dhe të harruarit. Ai urdhëroi autoritetet e Vatikanit që të pastrehët të flenë në rrugët përreth Shën Pjetrit, por edhe brenda sheshit të Bazilikës.
    “Kush jam unë që të gjykoj një homoseksual kur ai vetë kërkon rrugën e Zotit?” ishte përgjigja që i dha një gazetari, duke u kthyer me avion nga një prej udhëtimeve të tij të para si Papë.
    Duke iu referuar luftës në Ukrainë, por edhe krizës humanitare në Gaza, Françesku përsëriti pafundësisht se “lufta është gjithmonë një disfatë dhe askush nuk duhet ta harrojë kurrë këtë”.
    Një ditë pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës, Papa argjentinas shkoi në ambasadën ruse pranë Vatikanit për t’i kërkuar prerazi përfaqësuesit diplomatik të Moskës që t’i ulnin armët./vizionplus.tv

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Reagon Baba Mondi: E deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Reagon Baba Mondi: E deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit

    Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut.
    Baba Mondi shprehet në reagimin e tij se bota sot humbi liderin e madh botëror të kohës.
    “Sot bota humbi liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e Paqes dhe të dashurisë”, tha ai.
    Më tej, Baba Mondi deklaron se Papa e donte popullin shqiptar, një komb martir të Zotit.
    “Papa e deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit”, deklaron ai.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagon Spiropali

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagon Spiropali

    “Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit, përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut.
    Jeta e këtij dishepulli të Jezu Krishtit, iu kushtua shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, njerëzve, bashkëjetesës dhe drejtësisë shoqërore.

    Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e Tij.
    Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut, të cilën e shfaqi edhe gjatë vizitës në vendin tonë, në 21 shtator 2014, vizita e Tij e parë në një vend europian nga fillimi i Papnisë.
    Takimi me Atin e Shenjtë në tetor të vitit 2024 do të mbetet ndër kujtimet më të bukura të jetës sime.
    U Prehtë në Paqen e Zotit!”, shkruan kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

  • Ndahet nga jeta Françesku, Papa i parë që vizitoi Shqipërinë që nga viti 1993

    Ndahet nga jeta Françesku, Papa i parë që vizitoi Shqipërinë që nga viti 1993

    Kisha Katolike është sot në zi për humbjen e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut. Lajmi u bë i ditur nga Kardinali Kevin Farrell, i cili në një deklaratë zyrtare konfirmoi se Papa Françesku ka ndërruar jetë në orën 07:35 të mëngjesit, në moshën 88-vjecare. Ai u shpreh me dhimbje për këtë humbje të madhe, duke theksuar përkushtimin e tij të plotë ndaj Zotit, Kishës dhe të varfërve.
    “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë, Papa Françeskut. Në orën 07:35 të mëngjesit të sotëm, Peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij ishte një përkushtim i plotë ndaj shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në shërbim të më të varfërve dhe të përjashtuarve. Me mirënjohje të thellë për shembullin e tij si një dishepull i vërtetë i Jezus Krishtit, ia rekomandojmë shpirtin dashurisë dhe mëshirës së pafund të Zotit të Shenjtë.”
    ​Në muajt e fundit, Papa Françesku është përballur me sfida serioze shëndetësore. Në shkurt 2025, ai u shtrua në spitalin Gemelli në Romë për shkak të një bronkiti, i cili më vonë u komplikua në një pneumoni të dyanshme. Gjatë qëndrimit në spital, ai përjetoi dy episode të pamjaftueshmërisë akute respiratore, duke kërkuar ventilim mekanik dhe terapi intensive. Gjithashtu, u raportua se ai kishte shenja të hershme të dështimit të veshkave, megjithëse gjendja e tij u konsiderua e qëndrueshme nga mjekët. ​ Pavarësisht përmirësimeve të pjesshme, gjendja e tij mbeti e brishtë. Më 20 prill 2025, gjatë Pashkëve, ai bëri një paraqitje të shkurtër në Sheshin e Shën Pjetrit, duke përshëndetur besimtarët nga popemobile, por nuk e udhëhoqi meshën për shkak të rekomandimeve mjekësore për të kufizuar aktivitetet e tij. ​ Këto sfida shëndetësore të fundit e kishin dobësuar ndjeshëm Atin e Shenjtë, duke e bërë më të vështirë për të përmbushur detyrat e tij papale.
    Papa Françesku, me emrin e lindjes Jorge Mario Bergoglio, u zgjodh Papë më 13 mars 2013, duke u bërë Peshkopi i Romës dhe udhëheqësi i 1.3 miliardë katolikëve në mbarë botën. Ai ishte Papa i parë nga Amerika Latine dhe njëkohësisht jezuiti i parë që mori detyrën më të lartë në Vatikan.
    I njohur për stilin e tij të thjeshtë, përkushtimin ndaj drejtësisë sociale dhe përpjekjet për një Kishë më të hapur dhe më afër njerëzve, Papa Françesku përfaqësoi një kthesë të rëndësishme në drejtimin e Vatikanit. Ai shpesh theksonte rëndësinë e mëshirës, solidaritetit me të varfërit dhe nevojën për dialog ndërfetar.
    Ndër momentet që lanë gjurmë të veçanta në kujtesën e shqiptarëve ishte vizita historike e Papës në Shqipëri më 21 shtator 2014. Kjo vizitë shënoi herën e parë që një Papë vizitonte vendin tonë që nga viti 1993, dhe përkon me një periudhë kur Shqipëria po afirmohej gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare si një model i bashkëjetesës fetare. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Papa Françesku vlerësoi guximin dhe besimin e shqiptarëve gjatë periudhës së diktaturës dhe shprehu mirënjohjen për tolerancën ndërfetare që karakterizon shoqërinë shqiptare.
    Papa Françesku do të kujtohet si një nga figurat më të dashura dhe më progresive të papatit modern – një njeri i thjeshtë, i përulur dhe i vendosur për të afruar Kishën me njerëzit, sidomos me ata në nevojë.
    Ceremonia mortore pritet të zhvillohen në Vatikan në ditët në vijim, me pjesëmarrjen e liderëve fetarë dhe shtetërorë nga e gjithë bota.
    Lexo edhe:
    Kush ishte Papa Françesku (Profili)

  • LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë Papa Françesku

    LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë Papa Françesku

    Shuhet në moshën 88 vjeçare Papa Françesku! Lajmin e hidhur e njoftoi Kardinali Farrel mëngjesin e sotëm.
    “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 07:35 të mëngjesit të sotëm peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë me fisnikërinë dhe vlerat universale të ungjillit, në favor të më të varfërve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut për dashurinë e pafund të mëshirshme të Zotit”, tha ai.
    Papa Françesku ose Jorge Mario Bergoglio ndodhej në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pasi ishte shtruar në Spitalin Gemelli. Të Dielën e Pashkve ai u shfaq në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për të uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Por për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, mesazhin e lexoi një ndihmës i tij.
    Pasi bekoi të pranishmit Ati i Shenjtë përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza dhe dënoi konfliktin.

  • Ben Andoni: 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk ka një as nën mëngë

    Ben Andoni: 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk ka një as nën mëngë

    “Gjithë këto vite që ne si gazetarë dhe analistë merremi me fushatën, nuk kam parë fushatë më të fjetur se kjo. PD ka program të mirë, por është për të ardhur keq që as zoti Berisha dhe askush tjetër veç zonjës Tabaku, nuk dinë ta përcjellin te votuesit.
    Fushata one man show e futi në kurth Berishën nga zoti Rama. Së pari është kurthi i moshës biologjike, e dyta e ligjërimit publik, që zotit Rama nuk ia merr dot askush.
    PD i ka sytë vetëm drejt SHBA-së që të marrë qoftë edhe një sinjal të vogël që do të jetë mundësia që zotit Berisha do t’i rishikohet mundësia për të hequr non gratën. Kjo ka përfshirë të gjithë esencën e fushatës së PD në këto zgjedhje. Besoj se 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk kanë asnjë as nën mëngë.
    PD arriti deri në Grotesk me deklaratat e zotit Këlliçi dhe të zonjës Harxhi kur thanë se zotit Berisha I është hequr non grata dhe se vetëm gazetarët nuk e dinë. Kjo tregon se ose PS ka humbur pasqyrimin e realitetit ose ajo që unë mendoj në thellësi që në PD po presin vdekjen politike të Sali Berishës dhe kjo do të ndodhë me 12 maj”, u shpreh ai.

  • Kryepeshkopi Joan mesazh për Pashkët: Nuk kemi mes nesh këtë herë Anastasin tonë të dashur, por tani ai ndërmjetëson për ne pranë Zotit

    Kryepeshkopi Joan mesazh për Pashkët: Nuk kemi mes nesh këtë herë Anastasin tonë të dashur, por tani ai ndërmjetëson për ne pranë Zotit

    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani ka ndarë një mesazh për të gjithë besimtarët në vigjilje të Pashkëve. Ai thotë se këtë herë besimtarëve u mungon Kryepiskopi Anastas Janullatos që u nda nga jeta ditë më parë, ama zemrat ngushëllohen duke ditur se ai tani ndërmjetëson për ne pranë Zotit.
    Mesazhi i plotë i Kryepeshkopit Joan për Pashkët 2025:
    FITORJA MBI VDEKJEN
    Klerit dhe popullit shpresëtarBij të shtrenjtë në Zotin,
    Pashka është përkujtimi i Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht dhe e vërteta themelore e besimit dhe e jetës sonë. Nëse nuk do të kishte pasur Ngjallje, nëse nuk do të ishte mundur vdekja, atëherë predikimi dhe besimi ynë i krishterë do të ishte i kotë (I Kor. 15:14), thekson apostulli i madh, sepse vetëm nëpërmjet Ngjalljes së Zotit, natyra jonë njerëzore mori rëndësinë dhe kuptimin e saj të vërtetë. Fitorja e Tij mbi vdekjen është një fitore universale, për të gjitha kohërat dhe për të gjithë popujt, fitore me të cilën mund të gëzohet çdo njeri. Çdo fitore tjetër në botë ka krijuar ndarje dhe vazhdon t’i ndajë njerëzit nga njëri-tjetri. Kur një fiton, një tjetër humb. Njëri gëzohet dhe tjetri hidhërohet. Ndërsa në fitoren e Ngjalljes së Krishtit, duhet të gëzohen të gjithë, sepse mundet vdekja, armiku i përbashkët i të gjithë njerëzve.
    Këtë Pashkë ne nuk e kemi mes nesh Kryepiskopin tonë të dashur Anastas. Por zemrat tona ngushëllohen duke ditur se ai tani ndërmjetëson për ne pranë Zotit, sepse Perëndia nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve (Mt. 22:32). Besojmë se vdekja nuk është fundi, por fillimi i një jete të re në Perëndinë. Në shpresofshim në Krishtin vetëm në këtë jetë, jemi më të mjerët e gjithë njerëzve (1 Kor.15:19).
    Ngjallja e Krishtit na forcon dhe na jep të gjithëve besim, na jep jetë prej Jetës së Tij, një jetë e shenjtë, një jetë që mposht edhe vetë vdekjen, një jetë pa mbarim, ku pushteti tokësor i vdekjes nuk ka më fuqi. Kemi besim, dhe besimi ynë nuk është thjesht një emocion, apo vetëm dëshirë, por është një siguri e themeluar mbi shkëmbin, që është Krishti. Fryma dhe Fjala e Tij mbollën farën e jetës aty ku mbretëronte vdekja, përhapën dritën aty ku ishte errësira dhe dhanë gëzim kudo ku kishte frikë dhe trishtim. Ai kaloi nëpër varrezën njerëzore, duke përhapur lulet e përjetësisë.
    Por, ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e kësaj jete. Në botë ka padrejtësi dhe luftëra, varfëri dhe mundim, sëmundje dhe vdekje, që shpesh mund ta çojnë njeriun në dëshpërim. Egoizmi dhe lakmia i kanë helmuar dhe deformuar marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, duke i tjetërsuar dhe duke i vetmuar nga njëri-tjetri. Largimi nga vlerat, nga dashuria, drejtësia, dhembshuria dhe, sidomos, nga prania Zotit në jetën tonë të përditshme, krijon një errësirë shpirtërore, duke e mjegulluar mendjen njerëzore dhe duke e çoroditur kuptimin e jetës. Errësira shpirtërore është pengesa më e madhe për të hyrë në jetën dhe çlirimin e vërtetë.
    Por, sa më e madhe të jetë errësira, aq më shumë duhet drita. Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim, sepse vetëm duke e përjetuar në jetën tonë dritën çliruese të Ngjalljes, qenia jonë mund të transformohet dhe të arrijë dimensionin e saj të plotë. Ne kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja, jeta në Të, më e fortë se vdekja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ai është shpresa jonë dhe ata që shpresojnë te Zoti, – thotë Profeti Isaia, – do të ripërtërijnë forcën e tyre. Ata do të fluturojnë mbi krahë si shqiponja; do të vrapojnë dhe nuk do të lodhen, do të ecin dhe nuk do të ligështohen (Is.40:31).
    Nëse do të ndizet drita e ngjalljes në jetën tonë, atëherë edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore do të ndriçohen. Ne jemi krijuar si qenie komunitare dhe jemi thirrur të jetojmë në bashkësi me njëri-tjetrin dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, duke ruajtur dinjitetin e çdo personi njerëzor, sidomos të njerëzve në nevojë dhe në vështirësi. Sakrificat, ashtu si mjekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme për shërimin tonë. Sepse, nëse nuk do të përjetojmë dhimbjen e kryqit, nuk do ta përjetojmë as gëzimin, jetën dhe dritën e Ngjalljes.
    Të dashur vëllezër dhe motra! Gjatë Pashkëve ne këndojmë: Vraponi dhe i shpallni botës se si u ngjall Zoti, duke shkatërruar vdekjen; Ai është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari i racës njerëzore! Ndoshta sot, më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës, sepse Ngjallja nuk është thjesht një ngjarje e kaluar, por një përvojë e vazhdueshme për çdo kohë, për çdo brez dhe për çdo njeri, e cila jep shpresë, dritë dhe gëzim në jetën tonë dhe nuk na lejon të mbytemi në detin e hidhërimit. Pavarësisht se sa të vështira mund të jenë problemet tona, Ngjallja e Krishtit, na premton një të ardhme krejtësisht të ndryshme.
    Ngjallja e Krishtit nuk është një ngjarje dhe një kremtim që ka të bëjë vetëm me Atë, por edhe me ne, sepse Ai na bëri pjesëtarë të Ngjalljes së Tij, nëpërmjet plotësisë së natyrës së Tij njerëzore. Ngjallja e Tij prek dhe transformon të gjithë njerëzit, duke i dhënë ekzistencës së njeriut një jetë të re dhe duke u bërë treguesi i plotësimit përfundimtar të natyrës sonë njerëzore. Ai që sot u ngjall, – shkruan shën Grigor Theologu, – do të më përtërijë në shpirt dhe do të më veshë me njeriun e ri. Për Pashkë jemi thirrur të përqafojnë njëri-tjetrin dhe, për shkak të Ngjalljes jetëdhënëse të Krishtit, të falin njëri-tjetrin në çdo gjë, që të mund të thërrasin me një zemër të pastër: Krishti u Ngjall!
    Me dashuri në Zotin e Ngjallur,
    Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

  • Kontrollet në banesën e Gaz Pajës/ Avokati Sefa: Tregues se hetimet ndaj Veliajt po ecin me ritme të shpejta

    Kontrollet në banesën e Gaz Pajës/ Avokati Sefa: Tregues se hetimet ndaj Veliajt po ecin me ritme të shpejta

    Avokati Indrit Sefa, thotë se kontrollet e ushtruara në banesën ku dyshohet se jeton aktori i humorit Gazmend Paja në zonën e Kodrës së Diellit, tregojnë se hetimi ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj po ecën me ritme shumë të shpejta.
    Duke folur në një dalje televizive, ai deklaroi se hetimet e shpejta tregojnë vullnetin e prokurorisë për ta mbyllur sa më shpejt këtë hetim dhe për të konkluduar nëse ka elementë të veprës penale. Sipas tij, fakti që Gazment Paja është thirrur në SPAK, bëhet për të përputhur deklarimet me faktet. Hetimet janë shumë komplekse, bëhen kontrolle banesash për të parë nëse bien në kundërshtim me thëniet e mëparshme.
    Hetimet duan kohën e vetë dhe fakti që prokuroria po ecën me ritme të shpejta dhe në kërkim të provës ku mendon se ajo ka, tregon se hetimet po shkojnë në rrugën e duhur të prokurorisë që gjithmonë e më shumë po arrin të provojë provat ndaj zotit Veliaj. Në momentin që kanë marrë urdhër nga gjykata për lejimin e kontrollit të banesës, ata kanë bindjen e tyre të brendshme që mund të gjejnë prova ndaj zotit Veliaj, nëse ka prova dhe ndaj zotit Paja dhe ai mund të merret nën hetim.
    Veliaj ka akuzë për korrupsion në 9 raste dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Kemi dhe problemin që Gjykata e Apelit thotë se kanë vepruar dhe si grup i strukturuar kriminal, situata është shumë e vështirë për zotin Veliaj. Pesë nga biznesmenët më të mëdhenj në Tiranë janë të përfshirë në këtë dosje, mes tyre Fatmir Bektashi.

  • Rikthehet Chris LaCivita, gazetari tregon detajet e hapjes së fushatës së PD-së

    Rikthehet Chris LaCivita, gazetari tregon detajet e hapjes së fushatës së PD-së

    Duke folur në një lidhje live, gazetari Ardit Hoxha tregoi detaje në lidhje me hapjen e fushatës nga Partia Demokratike ku tha se ajo do shtrihet në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Sipas tij, hapja do të bëhet ditën e premte në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza, ndërsa të shtunën do të jetë prezantimi i programit në Pallatin e Kongreseve. Një detaj tepër interesant që ndau gazetari ishte se drejtuesi amerikan i fushatës së PD, Chris LaCivita, është kthyer në Tiranë dhe nesër do të mbajë një fjalim përshëndetës.
    “Së pari duhet theksuar se fushata e PD do të jetë e ndarë në dy ditë të veçanta. Do të kemi hapjen ditën e nesërme, pra të premten në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza. Prezantimi do të jetë i shtrirë në dy ditë, ku të shtunën do të ketë një prezantim të dedikuar të programit në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë, të premten, krahas zotit Berisha dhe disa folësve të tjerë të partive aleate, një moment i rëndësishëm do të jetë kur fjalën përshëndetëse do ta mbajë drejtuesi i fushatës, Chris LaCivita, i cili, sipas informacioneve të mia, ka mbërritur në Shqipëri dhe nesër do të mbajë fjalën e tij në hapjen e fushatës. Nuk është e konfirmuar zyrtarisht, por nga burimet e mia më bëhet me dije se ai do të ketë një fjalë përshëndetëse, që nuk dihet nëse do të jetë para apo pas fjalimit të zotit Berisha,” tha gazetari Ardit Hoxha.
    Hoxha tregoi edhe elementë të ndryshëm që PD po përpiqet t’i marrë nga fushatat e Trump.
    “PD po përpiqet ta përngjasojë modelin e fushatës së saj me atë të zotit Trump, duke filluar që nga nesër me skenografinë. Skenografia do të jetë e mbushur me numrin 1 – i njëjti numër që PD ka në fletën e votimit – dhe gjithashtu do të ketë ekrane të mëdha LED. Kjo, pak a shumë, na risjell në mendje fushatat e zotit Trump të viteve 2021 dhe 2024, ku ai luante shumë me imazhin. Të njëjtën gjë do të tentojë të bëjë edhe PD ditën e nesërme”, tha Hoxha.
    Ndërsa Partia Socialiste do ta hapë fushatën ditën e shtunë nga sheshi Skënderbej, ku fokusi i saj do të jetë tek zonjat dhe gratë.

  • Si ndryshoi mendje Trump për tarifat, vendimet zbuluan përçarjet brenda ekipit të Presidentit

    Si ndryshoi mendje Trump për tarifat, vendimet zbuluan përçarjet brenda ekipit të Presidentit

    Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq të mërkurën nga një seri tarifash të ashpra që synonin miqtë dhe armiqtë në një përpjekje të guximshme për të ribërë rendin ekonomik global.
    Njoftimi i zotit Trump herët pasdite pasoi një javë të tmerrshme në të cilën ligjvënësit republikanë dhe personat e besuar e paralajmëruan privatisht se tarifat mund të shkatërronin ekonominë.
    Ndihmësit e tij kishin ngritur në heshtje alarmin për tregjet financiare përpara se ai të pezullonte një regjim tarifor që ai kishte zbuluar me një lulëzim vetëm një javë më parë në një ceremoni në Kopshtin e Trëndafilave, shkruan Sky News.
    Tregu i aksioneve u rrit menjëherë pas fillimit, duke i dhënë fund ditëve të humbjeve që kanë detyruar amerikanët e moshuar që kanë fundosur kursimet e tyre të rimendojnë planet e tyre të daljes në pension.
    Përpara njoftimit të zotit Trump, disa nga këshilltarët e tij kishin qenë pothuajse në panik për tregjet e bonove, tha një zyrtar i lartë i administratës për rrjetin partner amerikan të Sky News NBC News .
    Normat e interesit për bonot 10-vjeçare të thesarit ishin në rritje, në kundërshtim me atë që ndodh normalisht kur çmimet e aksioneve bien dhe investitorët kërkojnë siguri në thesare.
    Dinamika e pazakontë nënkuptonte që në të njëjtën kohë tarifat mund të rrisnin çmimet, njerëzit do të paguanin më shumë për të blerë shtëpi ose për të shlyer borxhin e kartës së kreditit për shkak të normave më të larta të interesit. Bizneset që kërkojnë të zgjerohen do të paguajnë më shumë për kreditë e reja.
    Dy nga këshilltarët më të lartë të Trump, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick paraqitën një front të bashkuar të mërkurën, duke i kërkuar atij të pezullojë tarifat në dritën e tregut të bonove, tha zyrtari i administratës.
    Në një postim në mediat sociale, Trump njoftoi një pauzë 90-ditore, të cilën ai tha se do ta përdorte për të negociuar marrëveshje me dhjetëra vende që janë shprehur të hapur ndaj rishikimit të kushteve tregtare që ai pretendon se shfrytëzojnë bizneset dhe punëtorët amerikanë.
    Një përjashtim është Kina. Trump rriti tarifën ndaj rivalit më të madh gjeopolitik të vendit në 125%, pjesë e një përshkallëzimi në një luftë tregtare në zhvillim.
    Trump ndryshoi kursin një javë pasi u shfaq në Kopshtin e Trëndafilave dhe zbuloi planin e tij për të rikthyer vendet e punës në Shtetet e Bashkuara. Duke shfaqur një grafik që tregon tarifat e reja, të ngritura me të cilat do të përballeshin vendet, zoti Trump shpalli: “Shokët e mi amerikanë, kjo është Dita e Çlirimit”.
    Doli jetëshkurtër. Tregjet u zhytën në pritje të rritjes së luftërave tregtare, duke fshirë triliona dollarë pasuri.
    “Përplasja e tregut të Donald Trump-it ka avulluar 104,000 dollarë nga llogaria mesatare e pensionit”, tha udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, të mërkurën në katin e Senatit, disa orë përpara ndryshimit të presidentit.
    Episodi zbuloi përçarjet brenda ekipit të këshilltarëve të lartë të zotit Trump, ndërsa Shtëpia e Bardhë luftoi për të ofruar një argument të qartë dhe të qëndrueshëm në lidhje me kohëzgjatjen e tarifave.
    Ndërsa Bessent dukej i hapur për negociata, Peter Navarro, një këshilltar i lartë tregtar, dukej se kishte një qëndrim më të ashpër.
    Elon Musk, shefi ekzekutiv miliarderi i Tesla-s, i cili ka këshilluar zotin Trump për fuqinë punëtore të qeverisë, e quajti Navarro-n “më budalla se një thes me tulla”, ndërsa Navarro e përshkroi Musk si dikë që është thjesht “një teknik makinash”.