Tag: zotit

  • Behgjet Pacolli nën hetim nga prokuroria, rusët në Aeroportin e Vlorës dhe BKT që çon para interesat e Kremlinit

    Behgjet Pacolli nën hetim nga prokuroria, rusët në Aeroportin e Vlorës dhe BKT që çon para interesat e Kremlinit

    Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.
    Procedimi penal kundër zotit Pacolli dhe dy të tjerëve mban nr. 64/06 dhe ka nisur në shtator, pasi një kallëzues me vlerë u vu në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere; një anëtar i strukturës hetimore besohet se ka marrë “clearance” nga FBI.
    Kjo histori, në dukje si përplasje korruptive (Balluku–Pacolli), mbart një shqetësim edhe më të fortë se korrupsioni, pasi ka indicie se Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë Astanas, Kazakistan.
    Shqetësimi është se akrobacitë korruptive të zyrtarëve të Tiranës e kanë çuar lojën shumë më larg se korrupsioni: Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe, ndërsa mënyra si ka vepruar Pacolli ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri.
    Por le ta nisim këtë histori nga fillimi.
    Një ditë të bukur, Behgjet Pacolli u fotografua si pa dashje te avllia e Kryeministrisë. Spekulimi shkoi deri aty sa një pjesë e mediave raportoi se ai mund të ishte kandidat i Ramës për poste ministrore.
    Në fakt jo vetëm që nuk ishte i tillë, por atë fotografinë “si pa dashje” e kërkoi Rama të shkrepej, pas një bisede tepër të tensionuar me Pacollin në zyrën e kryeministrit.
    Në këtë takim zoti Pacolli bëri një lëvizje të paimagjinueshme, ai i deklaroi kryeministrit:
    “Unë do të mbaj 98 për qind të aksioneve të aeroportit dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për matrapazllëqet që ka bërë administratori im Valon Lluka me zyrtarët e tu. 40 për qind të aksioneve të kompanisë turke që u largua, unë i kam blerë me kontratë dhe nuk i kam detyrime kujt. Valon Lluka s’do të jetë më administrator im, pasi ai me zyrtarët e tu e kanë bërë këtë korrupsion”, – mësohet t’i ketë thënë Pacolli kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa ky i fundit, pikërisht në atë moment, kuptoi se në çfarë telashesh mund të ishte.
    Pasioni për pikturën dhe podcastet e të dielave zor se i linin kohë kryeministrit Rama të nuhaste atë që kishte muaj duke u gatuar.
    Pacolli pretendon se ka pasur një aferë dhe ujdi korruptive ndërmjet zonjës Balluku dhe ish-administratorit të tij Valon Lluka, për të cilën zoti Pacolli thotë se nuk dinte gjë prej gjëje, duke luajtur kartën e një burri në moshë, të çiltër dhe deri diku naiv.
    Ndërkohë, partneri i tij në koncension “2A Group” rezulton se ka investuar më shumë se Pacolli, ndërsa të dy kanë marrë një kredi në shumën e 56 milionë eurove në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).
    Ndërmjet kompanisë së Pacollit “Mabco” dhe partnerit “2A Group” të Imer Ademit ka disa kontrata noteriale që bëjnë fjalë pikërisht për kalimin e aksioneve, por BKT deri në këto momente rezulton se po mbështet hapur inkursionin e zotit Pacolli dhe nuk po i kryen procedurat paraprake që lejojnë regjistrimin e kontratave të mëparshme në QKB.
    Janë ende të panjohura motivet pse BKT po e mbështet kaq hapur zotin Pacolli, por është fakt që zoti Pacolli ka kryer një veprim që ka ngritur dyshime tepër të forta, jo për korrupsion kësaj here, por për inkursion të interesave strategjike të Rusisë në Shqipëri.
    Është një deduksion logjik ai që ka vënë në lëvizje partnerët amerikanë.
    Supozojmë një moment për lehtësi arsyetimi se zoti Pacolli është një burrë i moshuar, i çiltër e naiv, dhe se “shtriga” Belinda Balluku, së bashku me ish-administratorin e tij Valon Lluka, kanë bërë ujdi e korrupsion pa dijeninë e këtij burri kaq të ndershëm.
    Në këtë skenar pyetja që shtrohet është:
    Ku e gjen forcën zoti Pacolli të sfidojë këtë klan të presupozuar si të korruptuar në territorin e vet?
    Nëse zoti Pacolli është një biznesmen i rëndomtë që sheh hallin e punëve të veta, ashtu si me stil naiv, si mundet ai të shkojë në zyrën e kryeministrit (që presupozohët bosi i bosëve mbi territorin) dhe të mos synojë fare asnjë negociatë apo shteg për zgjidhje, por të shkojë dhe ta vendosë kryeministrin para faktit të kryer në territorin e vet?
    Për të abstraguar më tej, na vlen të shohim profilin si biznesmen të zotit Pacolli. Rezulton se nga hetimet e largëta të vitit 1997 të ish-prokurores Carla Del Ponte, Pacolli drejtonte në Zvicër një kompani me gjithsej 5 veta staf në punë, zyra e tij ishte më e vogël se një redaksi portali online, por nga ana tjetër në kompaninë e tij “Mabetex” faturoheshin kontrata miliardëshe nga Kazakistani dhe Kremlini. Kartat e tij të kreditit përdoreshin edhe nga vajza e presidentit të Rusisë Boris Jelcin.
    Fillimet e biznesit zoti Pacolli i kishte falë një lidhjeje personale të tij me Pavel Borodinin, person kyç në “rrethin e tenisit” të Jelcinit. Borodini i hapi rrugën zotit Pacolli të privatizonte si fillim fabrika tekstilesh, ndërsa në Moskë është sekret i hapur se Pacolli deri vonë ka lëvizur paratë e Borodinit. Fiks të njëjtat pretendime ngrinte edhe ish-prokurorja Carla Del Ponte në Zvicër.
    Ky koncentrat i CV-së së zotit Pacolli nuk flet aspak për një biznesmen që s’bën kompromise me pushtetin politik, se të ishte ndryshe, vajza e Jelcinit do përdorte kartën e kreditit të Valon Llukës dhe jo të Behgjet Pacollit.
    Pra nuk kemi aspak të bëjmë me një burrë të moshuar parimor dhe paksa naiv; përkundrazi, kemi të bëjmë me një biznesmen i cili që prej ditës së parë është i formatuar dhe i kultivuar si dordolec i politikës dhe i pushtetit – si prestanome.
    Dhe në kushtet kur një biznesmen prestanome dhe i shtrirë barkas para pushtetit politik sfidon hapur një pushtet në territorin e vet, ka vetëm dy opsione logjike:
    a) Pacolli ka lajthitur
    b) Dikush tjetër po e mbron Pacollin
    Zakonisht të lajthiturit janë të painteresuar për shifrat dhe tepër të lidhur me aspekte emocionale ose estetike. Janë profil gati-gati identik me atë të kryeministrit të Shqipërisë.
    Pacolli shfaqet tepër i qetë dhe i kalkuluar; ai s’ka bërë asnjë gabim me shifrat e veta dhe s’ka përjetuar emocionalisht asgjë nga sikleti ku ka futur të vetët dhe qeverinë shqiptare, çka të çon rrjedhimisht në bindjen se dikush tjetër po e mbron Pacollin. Dikush tjetër e komandon atë si dordolec.
    Nuk është aspak e vështirë të bësh identikitin e këtij faktori për sa kohë CV-ja e zotit Pacolli kumbon fort jo vetëm si dordolec i Jelcinit apo Borodinit, por edhe si akrobat që muajin e fundit po bën hapa konkretë për të lidhur ujdi në Kazakistan për shitjen e gjysmës së paketës së aksioneve që ai posedon.
    Një tjetër fakt interesant është se procedimi në Tiranë ndaj zotit Pacolli nuk është kurdisur në SPAK, por në Prokurorinë e Tiranës. Kjo mund të ketë ardhur ndoshta edhe për shkak se administrata e re e State Department (OPDAT) mund të ketë dijeni ekskluzive mbi pamundësinë absolute të kreut të SPAK Altin Dumani për të çuar përpara hetime ku mund të bëhet pis zonja Balluku.
    E megjithatë, loja që ka hapur Pacolli në Tiranë është përtej cilësdo skeme korruptive apo zyrtari shqiptar, sepse Pacolli ka lënë zbuluar një aset gjeostrategjik si Aeroporti i Vlorës, ku minimalisht pronari i ri potencial me fijet në Kremlin zbarkon aty shpejt e shpejt disa radarë anti-dron ose sisteme interceptimi që ndryshojnë ekuilibrat e forcës në Mesdhe. /hashtag.al

  • Sali Berisha feston sot ditëlindjen! Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes time…

    Sali Berisha feston sot ditëlindjen! Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes time…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81 vjetorin e tij.
    Në një foto të publikuar në Facebook, sëbashku me bashkëshorten e tij, Berisha tregon mirënjohjen e pakufishme ndaj Zotit, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve, që me ndihmën dhe guximin e tyre, ia bëjnë vjeshtën, stinën e kurorës së jetës së tij.
    Postimi i plotë:
    Sot 81 vjeç!
    Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!

  • Aeroporti i Vlorës/ Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen

    Aeroporti i Vlorës/ Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen

    Nga Habjon Hasani
    Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.
    Procedimi penal kundër zotit Pacolli dhe dy të tjerëve mban nr. 64/06 dhe ka nisur në shtator, pasi një kallëzues me vlerë u vu në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere; një anëtar i strukturës hetimore besohet se ka marrë “clearance” nga FBI.
    Kjo histori, në dukje si përplasje korruptive (Balluku–Pacolli), mbart një shqetësim edhe më të fortë se korrupsioni, pasi ka indicie se Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë Astanas, Kazakistan.
    Shqetësimi është se akrobacitë korruptive të zyrtarëve të Tiranës e kanë çuar lojën shumë më larg se korrupsioni: Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe, ndërsa mënyra si ka vepruar Pacolli ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri.
    Por le ta nisim këtë histori nga fillimi.
    Një ditë të bukur, Behgjet Pacolli u fotografua si pa dashje te avllia e Kryeministrisë. Spekulimi shkoi deri aty sa një pjesë e mediave raportoi se ai mund të ishte kandidat i Ramës për poste ministrore.
    Në fakt jo vetëm që nuk ishte i tillë, por atë fotografinë “si pa dashje” e kërkoi Rama të shkrepej, pas një bisede tepër të tensionuar me Pacollin në zyrën e kryeministrit.
    Në këtë takim zoti Pacolli bëri një lëvizje të paimagjinueshme, ai i deklaroi kryeministrit:
    “Unë do të mbaj 98 për qind të aksioneve të aeroportit dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për matrapazllëqet që ka bërë administratori im Valon Lluka me zyrtarët e tu. 40 për qind të aksioneve të kompanisë turke që u largua, unë i kam blerë me kontratë dhe nuk i kam detyrime kujt. Valon Lluka s’do të jetë më administrator im, pasi ai me zyrtarët e tu e kanë bërë këtë korrupsion”, – mësohet t’i ketë thënë Pacolli kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa ky i fundit, pikërisht në atë moment, kuptoi se në çfarë telashesh mund të ishte.
    Pasioni për pikturën dhe podcastet e të dielave zor se i linin kohë kryeministrit Rama të nuhaste atë që kishte muaj duke u gatuar.
    Pacolli pretendon se ka pasur një aferë dhe ujdi korruptive ndërmjet zonjës Balluku dhe ish-administratorit të tij Valon Lluka, për të cilën zoti Pacolli thotë se nuk dinte gjë prej gjëje, duke luajtur kartën e një burri në moshë, të çiltër dhe deri diku naiv.
    Ndërkohë, partneri i tij në koncension “2A Group” rezulton se ka investuar më shumë se Pacolli, ndërsa të dy kanë marrë një kredi në shumën e 56 milionë eurove në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).
    Ndërmjet kompanisë së Pacollit “Mabco” dhe partnerit “2A Group” të Imer Ademit ka disa kontrata noteriale që bëjnë fjalë pikërisht për kalimin e aksioneve, por BKT deri në këto momente rezulton se po mbështet hapur inkursionin e zotit Pacolli dhe nuk po i kryen procedurat paraprake që lejojnë regjistrimin e kontratave të mëparshme në QKB.
    Janë ende të panjohura motivet pse BKT po e mbështet kaq hapur zotin Pacolli, por është fakt që zoti Pacolli ka kryer një veprim që ka ngritur dyshime tepër të forta, jo për korrupsion kësaj here, por për inkursion të interesave strategjike të Rusisë në Shqipëri.
    Është një deduksion logjik ai që ka vënë në lëvizje partnerët amerikanë.
    Supozojmë një moment për lehtësi arsyetimi se zoti Pacolli është një burrë i moshuar, i çiltër e naiv, dhe se “shtriga” Belinda Balluku, së bashku me ish-administratorin e tij Valon Lluka, kanë bërë ujdi e korrupsion pa dijeninë e këtij burri kaq të ndershëm.
    Në këtë skenar pyetja që shtrohet është:
    Ku e gjen forcën zoti Pacolli të sfidojë këtë klan të presupozuar si të korruptuar në territorin e vet?
    Nëse zoti Pacolli është një biznesmen i rëndomtë që sheh hallin e punëve të veta, ashtu si me stil naiv, si mundet ai të shkojë në zyrën e kryeministrit (që presupozohët bosi i bosëve mbi territorin) dhe të mos synojë fare asnjë negociatë apo shteg për zgjidhje, por të shkojë dhe ta vendosë kryeministrin para faktit të kryer në territorin e vet?
    Për të abstraguar më tej, na vlen të shohim profilin si biznesmen të zotit Pacolli. Rezulton se nga hetimet e largëta të vitit 1997 të ish-prokurores Carla Del Ponte, Pacolli drejtonte në Zvicër një kompani me gjithsej 5 veta staf në punë, zyra e tij ishte më e vogël se një redaksi portali online, por nga ana tjetër në kompaninë e tij “Mabetex” faturoheshin kontrata miliardëshe nga Kazakistani dhe Kremlini. Kartat e tij të kreditit përdoreshin edhe nga vajza e presidentit të Rusisë Boris Jelcin.
    Fillimet e biznesit zoti Pacolli i kishte falë një lidhjeje personale të tij me Pavel Borodinin, person kyç në “rrethin e tenisit” të Jelcinit. Borodini i hapi rrugën zotit Pacolli të privatizonte si fillim fabrika tekstilesh, ndërsa në Moskë është sekret i hapur se Pacolli deri vonë ka lëvizur paratë e Borodinit. Fiks të njëjtat pretendime ngrinte edhe ish-prokurorja Carla Del Ponte në Zvicër.
    Ky koncentrat i CV-së së zotit Pacolli nuk flet aspak për një biznesmen që s’bën kompromise me pushtetin politik, se të ishte ndryshe, vajza e Jelcinit do përdorte kartën e kreditit të Valon Llukës dhe jo të Behgjet Pacollit.
    Pra nuk kemi aspak të bëjmë me një burrë të moshuar parimor dhe paksa naiv; përkundrazi, kemi të bëjmë me një biznesmen i cili që prej ditës së parë është i formatuar dhe i kultivuar si dordolec i politikës dhe i pushtetit – si prestanome.
    Dhe në kushtet kur një biznesmen prestanome dhe i shtrirë barkas para pushtetit politik sfidon hapur një pushtet në territorin e vet, ka vetëm dy opsione logjike:
    a) Pacolli ka lajthitur
    b) Dikush tjetër po e mbron Pacollin
    Zakonisht të lajthiturit janë të painteresuar për shifrat dhe tepër të lidhur me aspekte emocionale ose estetike. Janë profil gati-gati identik me atë të kryeministrit të Shqipërisë.
    Pacolli shfaqet tepër i qetë dhe i kalkuluar; ai s’ka bërë asnjë gabim me shifrat e veta dhe s’ka përjetuar emocionalisht asgjë nga sikleti ku ka futur të vetët dhe qeverinë shqiptare, çka të çon rrjedhimisht në bindjen se dikush tjetër po e mbron Pacollin. Dikush tjetër e komandon atë si dordolec.
    Nuk është aspak e vështirë të bësh identikitin e këtij faktori për sa kohë CV-ja e zotit Pacolli kumbon fort jo vetëm si dordolec i Jelcinit apo Borodinit, por edhe si akrobat që muajin e fundit po bën hapa konkretë për të lidhur ujdi në Kazakistan për shitjen e gjysmës së paketës së aksioneve që ai posedon.
    Një tjetër fakt interesant është se procedimi në Tiranë ndaj zotit Pacolli nuk është kurdisur në SPAK, por në Prokurorinë e Tiranës. Kjo mund të ketë ardhur ndoshta edhe për shkak se administrata e re e State Department (OPDAT) mund të ketë dijeni ekskluzive mbi pamundësinë absolute të kreut të SPAK Altin Dumani për të çuar përpara hetime ku mund të bëhet pis zonja Balluku.
    E megjithatë, loja që ka hapur Pacolli në Tiranë është përtej cilësdo skeme korruptive apo zyrtari shqiptar, sepse Pacolli ka lënë zbuluar një aset gjeostrategjik si Aeroporti i Vlorës, ku minimalisht pronari i ri potencial me fijet në Kremlin zbarkon aty shpejt e shpejt disa radarë anti-dron ose sisteme interceptimi që ndryshojnë ekuilibrat e forcës në Mesdhe. /Hashtag.al

  • Presidenti Zelensky: Kthesa 180 gradë e Trump ndaj Ukrainës, ishte një surprizë!

    Presidenti Zelensky: Kthesa 180 gradë e Trump ndaj Ukrainës, ishte një surprizë!

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ishte i befasuar nga ndryshimi i qëndrimit të Presidentit Donald Trump, në lidhje me luftën e Rusisë me Ukrainën dhe se besonte se ai dhe zoti Trump kanë një “marrëdhënie më të mirë se më parë”.

    Komentet e tij erdhën në një intervistë me Fox News të martën në mbrëmje, pasi zoti Trump tha në një postim në rrjetet sociale në Truth Social, se ai tani besonte se Ukraina, me mbështetje financiare nga NATO dhe Bashkimi Evropian, mund të rifitonte të gjithë territorin që kishte humbur ndaj Rusisë. Ishte një koment që të bënte të mendosh se vetëm një muaj më parë, presidenti mbështeti një plan që Ukraina të hiqte dorë nga toka në këmbim të paqes.

    Z. Zelensky tha gjithashtu se mungesa e vullnetit në dukje e Presidentit Vladimir V. Putin të Rusisë për të ndërmarrë hapa drejt paqes, kishte ndihmuar marrëdhënien e z. Zelensky me presidentin amerikan.

    “Fakti që Putini po gënjente Presidentit Trump kaq shumë herë, bëri gjithashtu një ndryshim midis nesh”, tha zoti Zelensky, duke folur me Bret Baier të Fox News. Në intervistë, udhëheqësi ukrainas paraqiti një optimizëm të kujdesshëm, në lidhje me mbështetjen e zotit Trump për pozicionin e Kievit në luftë.

    Në postimin e tij, zoti Trump tha se beson se me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, Ukraina “është në gjendje të luftojë dhe ta FITOJË të gjithë Ukrainën në formën e saj origjinale”.

    Fjalët e zotit Trump u vunë në dukje nga presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën në mbrëmje. Z. Macron tha se ishte i lumtur që dëgjoi zotin Trump të thoshte se Ukraina, në luftë, “jo vetëm që do të rezistojë, por do të sigurojë që të drejtat e saj të mbizotërojnë”, tha ai.

    Në një përgjigje ndaj një pyetjeje nga z. Baier, Zelensky tha se mendonte që ndryshimi i rolit të koncesioneve të tokës nga ana e Trump, mund të luante një rol në përfundimin e luftës. “Mendoj se po, dhe Zoti e bekoftë”, tha ai.

    Marrëdhënia midis zotit Trump dhe zotit Zelensky ka qenë e tensionuar. Ky tension u shfaq plotësisht në shkurt kur zoti Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance e qortuan zotin Zelensky gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

    Por të martën, kur zoti Trump dhe zoti Zelensky u takuan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme, zoti Trump e vlerësoi udhëheqësin ukrainas si një “burrë të guximshëm”.

    “Ne kemi respekt të madh për luftën që po bën Ukraina”, tha zoti Trump. “Është mjaft e mahnitshme, në fakt.”

    Z. Zelensky i tha më vonë z. Baier: “Mendoj se nuk kishim marrëdhënie të ngushta sepse nuk kishim — ndoshta — kohë”, tha z. Zelensky. “Është mirë që kemi shpesh telefonata dhe takime”, tha ai duke iu referuar z. Trump.

    Ndërsa zoti Zelensky ishte pozitiv në lidhje me qëndrimin e ri mbështetës të zotit Trump ndaj luftës, ai përsëriti në intervistë se vendi i tij është në një “pozitë shumë të vështirë”. Që nga maji, Rusia ka pushtuar midis 170 dhe 215 miljeve katrorë territor çdo muaj, sipas DeepState, një grup që hartëzon ndryshimet në fushën e betejës. Komandantët ukrainas theksojnë në intervista se ata janë vazhdimisht në minimum me personel dhe armë nga Rusia./ NYT.

  • Doli i dyti në renditjen e Topit të Artë, vjen reagimi i parë i Yamal pas ceremonisë gala: Plani i Zotit është perfekt, urime për Dembelen

    Doli i dyti në renditjen e Topit të Artë, vjen reagimi i parë i Yamal pas ceremonisë gala: Plani i Zotit është perfekt, urime për Dembelen

    Pas humbjes në garën për “Topin e Artë 2025”, talenti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka reaguar për herë të parë publikisht në rrjetet sociale.

    Edhe pse favorit për shumë analistë dhe tifozë, 18-vjeçari u rendit i dyti pas Ousmane Dembélé, i cili fitoi çmimin prestigjioz pas një sezoni fantastik me PSG-në.
    Përmes një postimi të shkurtër, Yamal tregoi pjekuri dhe qetësi në këtë moment të rëndësishëm për karrierën e tij: “Plani i Zotit është perfekt, duhet të ngjitesh për të arritur majën.”
    Ai falënderoi jurinë për Kopa Trophy – çmimin që e nderon si futbollistin më të mirë nën 21 vjeç – të cilin e fitoi për të dytin vit radhazi, duke e bërë të parin lojtar që arrin këtë sukses në mënyrë të njëpasnjëshme.
    “I lumtur për Kopa Trophy x2 dhe urime për Dembélé për çmimin dhe sezonin e tij të shkëlqyer”, shkroi më tej Yamal.
    Reagimi i tij vjen mes diskutimeve të shumta në mediat sociale dhe debateve për votimin e këtij viti, ku shumë figura të futbollit dhe tifozë ndjenë se Yamal e meritonte më shumë çmimin, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe përfaqësuesen spanjolle.

    Top Channel

  • ‘Influenceri i Zotit’ shpallet shenjt, dokumentoi “mrekullitë” në faqe interneti

    ‘Influenceri i Zotit’ shpallet shenjt, dokumentoi “mrekullitë” në faqe interneti

    Një djalë i lindur në Londër është bërë shenjtori i parë i brezit të tij, në një ceremoni që ndoqi me përpikmëri ritualet e lashta dhe që u kryesua nga Papa Leon.
    Gjatë jetës së tij të shkurtër 15 vjeçare, Carlo Acutis krijoi faqe interneti që dokumentonin “mrekullitë” si një mjet për përhapjen e mësimeve katolike, duke bërë që disa ta quanin atë “Influenceri i Zotit”.
    Shenjtërimi i tij ishte planifikuar në fund të prillit, por u shty për shkak të vdekjes së Papa Françeskut.
    Më shumë se një milion njerëz vlerësohet se kanë bërë një pelegrinazh në qytetin italian të Asizit, ku ndodhet trupi i Carlos, i ruajtur në dyll.
    Por ekziston një tjetër vend pelegrinazhi i lidhur me Carlo Acutis që ka parë një rritje të vizitorëve që kur u njoftua se ai do të shpallej shenjtor, Kisha e Zojës së Dëshpërimit në Londër.
    Carlo nuk ishte ende gjashtë muajsh kur prindërit e tij u kthyen në atdheun e tyre, Itali, dhe ai e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në Milano, ku krijoi dhe faqet që i kushtohen Kishës.

  • ‘SPAK ka zero prova ndaj Metës’/ Blushi: Irena Gjoka gjyqtare kamikaze e Ramës, u caktua për të kryer edhe një shërbim të fundit politik

    ‘SPAK ka zero prova ndaj Metës’/ Blushi: Irena Gjoka gjyqtare kamikaze e Ramës, u caktua për të kryer edhe një shërbim të fundit politik

    Në intervistën e ditës në Syri TV, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar një sërish kapjen e sistemit të drejtësisë nga pushteti. Blushi thekson se shorti i sotëm, i cili përfshinte emrin e Irena Gjokës, është një manipulim i hapur politik. “Nuk ka asnjë surprizë nga ky vendim. Këtë gjyqtare antiopozitare, kamikaze të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, nuk e ka caktuar shorti…,” tha Blushi.

    Blushi akuzon se Irena Gjoka, e cila ka kaluar vetingun me manipulime, është një subjekt i denuar penal dhe administrativisht për falsifikim, por që vazhdon të ushtrojë funksionin e saj për të shërbyer interesa politike. Sipas tij, vendimi i caktuar nga Edi Rama dhe Altin Dumani është një shërbim i fundit politik për të mbuluar shkeljet flagrante të ligjit dhe për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë nënvizon se ky rast tregon qartë kapjen e sistemit të drejtësisë dhe paaftësinë e SPAK-ut për të gjetur prova, edhe pas 6 vitesh hetim ndaj zotit Meta. Blushi thekson se “kjo është një gjyqtare që nuk mund të kishte vend në sistemin e drejtësisë, por që përdoret si instrument politik për të shkelur Kushtetutën dhe ligjin.”

    Sipas Blushit interesat politike të Edi Ramës dhe Altin Dumanit po mbulojnë çdo hap të ligjit, duke shndërruar drejtësinë në një mjet për të shërbyer pushtetin dhe jo qytetarët.

    Blushi: 

    Nuk ka asnjë surprizë nga ky vendim, normalisht që do të kishim Irena Gjoken, këtë gjyqtare antiopozitare, kamikaze të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë e cila me caktimin e saj nga Edi Rama dhe nga Altin Dumani… Nuk e ka caktuar shorti… e ka caktuar Edi Rama dhe Altin Dumani për të kryer edhe një shërbim të fundit politik pasi më herët është jo gjyqtare kamikaze delinkuente, recidiviste e denuar me vendim gjykate për falsifikim, e denuar edhe administrativisht nga Greqia dhe me debim.

    Një gjyqtare e cila sipas gjithë kritereve ligjore dot nuk duhet të ishte magjistrate, një gjyqtare e cila tanimë identifikon më së miri sistemin e drejtësisë në vendin tonë, nuk mund të ishte askush tjetër veçse Irena Gjoka, ose siç njihet ndryshe Irena me 5 mbiemra e cila dot duhet të ishte vetë subjekt i ndëshkimit penal, jo vetëm për faktin se ka mashtruar dhe ka kaluar vetingun kur këtu prokurorët e gjykatësit vetëm për një garësioner që mund t’ua kishin falur prinferit u pejashtuan nga sistemi.

    Këtu gjithçka është në dritë të diellit, sot vetëm ata që nuk duan ta kuptojnë sesi funksionon ky sistem drejtësie, nuk duan t’i besojnë këto fakte.

    Ja ku është vendimi i gjykatës, çfarë hetimi do bëjë Altin Dumani, zonja Irena Gjoka është e denuar dhe këtë vendim e ka fshehur, ka kaluar vetingun.

    Nuk kemi fare të bëjmë me një proces normal ku hidhet shorti dhe ku rastësisht e njëjta gjyshtare kamikaze që merr masa dhe vendime të paligjshme antikushtetuese ndaj zotit Berisha, ndaj zotit Mediu dhe ndaj zotit Bejleri, nuk kishte asnjë surprizë që do të zgjidhej edhe në çështjen ndaj zotit Meta, sepse duhet rë tilla gjyqtare për të mbuluar të gjithë atë shkelje kriminale të ligjit, shkeljet flagrante me të dyja këmbët të Kushtetutës sa i përket të ashtuquajturës çështje të zotit Meta sepse e theksoj nuk ka një çështje të zotit Meta, sa kohë SPAK ka dështuar në këto 10 muaj të izolimit politik të zotit Meta të gjente një provë, një fakt.

    Për të mos harruar faktin që ka 6 vite që e heton, në hetim i cili është shtrirë në 33-34 vite shërbim publik dhe politik.

  • Papa Leoni XIV nga Sheshi i Shën Pjetrit: Jeta nuk është garë, Kisha duhet të jetë ‘palestër përvujtërie’

    Papa Leoni XIV nga Sheshi i Shën Pjetrit: Jeta nuk është garë, Kisha duhet të jetë ‘palestër përvujtërie’

     “Përvujtëria” është “liri nga vetvetja” dhe lind “kur Mbretëria e Zotit dhe drejtësia e Tij tërheqin vërtet vëmendjen tonë dhe ne mund të shohim shumë më përpara: jo në majë të gishtërinjve, por larg!”. Nga dritarja e Pallatit Apostolik, në katekizmin e Engjëllit të Tënzot, mbajtur sot, 31 gusht, Papa Leoni XIV na inkurajon të mësojmë nga Krishti si të shërbejmë e si të shohim përtej vetes. Kjo thirrje për përvujtëri filloi me një reflektim mbi Ungjillin e ditës nga Luka Ungjilltar, ku Jezusi, duke darkuar me një nga prijësit e farizenjve, vëren “se ka një garë për të zënë vendet më të mira”. E, më pas, “me një shëmbëlltyrë, përshkruan atë që sheh dhe i fton të reflektojnë ata, që ia ngulin sytë”.
    E Papa, në katekizmin e tij, i drejtohet, në veçanti, Kishës:

    “Sot kërkojmë që Kisha të jetë palestër përvujtërie për të gjithë, domethënë, shtëpi ku jemi gjithmonë të mirëpritur, ku vendet nuk fitohen, ku Jezusi ende mund të flasë dhe të na mësojë përvujtërinë e tij, lirinë e tij”.

    Të tronditemi nga Fjala e Krishtit

    Duke u folur besimtarëve, Papa theksoi se të shkosh në Meshë të dielën “do të thotë t’ia lëmë Jezusit fjalën”, sepse ai “bëhet me ëndje mysafiri ynë dhe mund të na përshkruajë ashtu siç na sheh”. Papa na nxit, kështu, të “ndalemi e të reflektojmë” në mënyrë që “të mund të tronditemi nga një Fjalë, e cila vë në pikëpyetje përparësitë që pushtojnë zemrat tona: është përvojë lirie. Jezusi na thërret në liri”. Kjo garë për të zënë vendet e larta të përshkruara në Ungjill “ndodh edhe sot, jo në familje, por në raste kur ia vlen ‘të bëhemi të dukshëm’; të rrish së bashku shndërrohet në garë” – pohon Papa:

    Është shumë e rëndësishme ta shohim veten, përmes syve të Tij: të rishqyrtojmë se si shpesh e reduktojmë jetën në garë, si bëhemi të çorganizuar për të fituar njohje, si e krahasojmë veten, pa nevojë, me njëri-tjetrin.

    Dinjiteti dhe liria, që vjen nga Zoti

    Leoni XIV e nënvizon “përvujtërinë” si fjalë kyçe të këtij Ungjilli, për të përshkruar lirinë. “Ata që e lartojnë veten në përgjithësi, duket se nuk kanë gjetur asgjë më interesante se vetja e, në fund të fundit, janë shumë të pasigurt për veten”, theksoi Papa.

    Por kush e kupton se është shumë i çmueshëm në sytë e Zotit, kush e ndjen thellësisht se është bir a bijë e Zotit, ka gjëra më të mëdha për të lartuar e edhe dinjitet që shkëlqen vetvetiu. Ai del në plan të parë, zë vendin e parë, pa mundim dhe pa strategji, kur, në vend që të përdorë situatat, mëson të shërbejë.
    Të mësojmë të jemi mysafirë dhe të presim

    Papa shpjegoi edhe se si Jezusi “u prit me njëfarë dyshimi” nga farizenjtë, të cilët ishin “interpretues rigorozë të traditës”. Pavarësisht nga kjo, “takimi ndodh, sepse Jezusi është vërtet i afërt e nuk mbetet jashtë situatës”, duke u bërë “mysafir i vërtetë, me respekt e vërtetësi. E duke hequr dorë nga ato sjellje të mira, që janë thjesht formalitete”.

    Kur ke mysafirë zgjeron hapësirën e zemrës, e të jesh mysafir, kërkon përvujtërinë për të hyrë në botën e tjetrit. Kultura e takimit ushqehet nga këto gjeste, që na afrojnë.

  • Papa Leoni XIV nga Sheshi i Shën Pjetrit: Jeta nuk është garë, Kisha duhet të jetë “palestër përvujtërie”

    Papa Leoni XIV nga Sheshi i Shën Pjetrit: Jeta nuk është garë, Kisha duhet të jetë “palestër përvujtërie”

    Bota E Diel, 31 Gusht 2025 13:30
    “Përvujtëria” është “liri nga vetvetja” dhe lind “kur Mbretëria e Zotit dhe drejtësia e Tij tërheqin vërtet vëmendjen tonë dhe ne mund të shohim shumë më përpara: jo në majë të gishtërinjve, por larg!”. Nga dritarja e Pallatit Apostolik, në katekizmin e Engjëllit të Tënzot, mbajtur sot, 31 gusht, Papa Leoni XIV na inkurajon të mësojmë nga Krishti si të shërbejmë e si të shohim përtej vetes. Kjo thirrje për përvujtëri filloi me një reflektim mbi Ungjillin e ditës nga Luka Ungjilltar, ku Jezusi, duke darkuar me një nga prijësit e farizenjve, vëren “se ka një garë për të zënë vendet më të mira”. E, më pas, “me një shëmbëlltyrë, përshkruan atë që sheh dhe i fton të reflektojnë ata, që ia ngulin sytë”.
    E Papa, në katekizmin e tij, i drejtohet, në veçanti, Kishës:“Sot kërkojmë që Kisha të jetë palestër përvujtërie për të gjithë, domethënë, shtëpi ku jemi gjithmonë të mirëpritur, ku vendet nuk fitohen, ku Jezusi ende mund të flasë dhe të na mësojë përvujtërinë e tij, lirinë e tij”.

    Të tronditemi nga Fjala e KrishtitDuke u folur besimtarëve, Papa theksoi se të shkosh në Meshë të dielën “do të thotë t’ia lëmë Jezusit fjalën”, sepse ai “bëhet me ëndje mysafiri ynë dhe mund të na përshkruajë ashtu siç na sheh”. Papa na nxit, kështu, të “ndalemi e të reflektojmë” në mënyrë që “të mund të tronditemi nga një Fjalë, e cila vë në pikëpyetje përparësitë që pushtojnë zemrat tona: është përvojë lirie. Jezusi na thërret në liri”. Kjo garë për të zënë vendet e larta të përshkruara në Ungjill “ndodh edhe sot, jo në familje, por në raste kur ia vlen ‘të bëhemi të dukshëm’; të rrish së bashku shndërrohet në garë” – pohon Papa:
    Është shumë e rëndësishme ta shohim veten, përmes syve të Tij: të rishqyrtojmë se si shpesh e reduktojmë jetën në garë, si bëhemi të çorganizuar për të fituar njohje, si e krahasojmë veten, pa nevojë, me njëri-tjetrin.
    Dinjiteti dhe liria, që vjen nga ZotiLeoni XIV e nënvizon “përvujtërinë” si fjalë kyçe të këtij Ungjilli, për të përshkruar lirinë. “Ata që e lartojnë veten në përgjithësi, duket se nuk kanë gjetur asgjë më interesante se vetja e, në fund të fundit, janë shumë të pasigurt për veten”, theksoi Papa.
    Por kush e kupton se është shumë i çmueshëm në sytë e Zotit, kush e ndjen thellësisht se është bir a bijë e Zotit, ka gjëra më të mëdha për të lartuar e edhe dinjitet që shkëlqen vetvetiu. Ai del në plan të parë, zë vendin e parë, pa mundim dhe pa strategji, kur, në vend që të përdorë situatat, mëson të shërbejë.
    Të mësojmë të jemi mysafirë dhe të presimPapa shpjegoi edhe se si Jezusi “u prit me njëfarë dyshimi” nga farizenjtë, të cilët ishin “interpretues rigorozë të traditës”. Pavarësisht nga kjo, “takimi ndodh, sepse Jezusi është vërtet i afërt e nuk mbetet jashtë situatës”, duke u bërë “mysafir i vërtetë, me respekt e vërtetësi. E duke hequr dorë nga ato sjellje të mira, që janë thjesht formalitete”.
    Kur ke mysafirë zgjeron hapësirën e zemrës, e të jesh mysafir, kërkon përvujtërinë për të hyrë në botën e tjetrit. Kultura e takimit ushqehet nga këto gjeste, që na afrojnë.
    R.SH. / Vatikan

  • Rrezikon mbi 4 muaj jashtë fushave, Lukaku thyen heshtjen: Dëmtimet janë pjesë e lojës, me ndihmën e Zotit…

    Rrezikon mbi 4 muaj jashtë fushave, Lukaku thyen heshtjen: Dëmtimet janë pjesë e lojës, me ndihmën e Zotit…

    20 Gusht 2025

    13:36

    Alfred Lleshi

    “Faleminderit të gjithëve për mesazhet gjatë këtyre ditëve. E vlerësoj shumë mbështetjen tuaj, por këto gjëra ndodhin, dëmtimet janë pjesë e lojës. Me hirin e Zotit ndihem mirë dhe mbetem pozitiv, pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Shihemi së shpejti”. Ky është mesazhi përmes rrjeteve sociale, ose e thënë ndryshe reagimi i parë i Romelu Lukakut pas dëmtimit të rëndë që pësoi në prag të nisjes së sezonit të ri në Serie A.
    Dëmtimi – Sulmuesi i Napolit u dëmtua gjatë miqësores me Olympiacos dhe iu nënshtrua ekzaminimeve në “Pineta Grande Hospital”, ku iu diagnostikua lezion i shkallës së lartë në muskujt e kofshës së majtë (‘retto femorale’). Klubi njoftoi se lojtari ka nisur tashmë procesin rehabilitues dhe do t’i nënshtrohet një konsulte kirurgjikale për të vlerësuar nëse do të ketë nevojë për operacion.
    Situata te Napoli – Dëmtimi i Lukakut mund të sjellë pasoja edhe në listat e regjistrimit për Serie A dhe Champions League. Napoli ka vetëm një vend të lirë për lojtarët “over”, i cili pritet të shfrytëzohet për një sulmues të ri, që mund të afrohet në merkato për të zëvendësuar belgun. Fillimisht ky vend ishte menduar për Gutierrez, por tani është e mundur që hapësira të krijohet, duke “përjashtuar” pikërisht Lukakun.
    Një goditje e rëndë për Napolin dhe Lukakun, që tashmë duhet të presë rezultatet e konsulencës kirurgjikale për të mësuar kohën e rikuperimit.