Tag: zotin

  • Sot është e Diela e Larit, dita që hap Javën e Madhe dhe të Shenjtë të Pashkëve

    Sot është e Diela e Larit, dita që hap Javën e Madhe dhe të Shenjtë të Pashkëve

    T’i përgjigjemi me dhurimin e vetvetes, dhuratës më të madhe që Jezu Krishti na bënë sërish gjatë Javes së Madhe të Pashkëve. Në liturgjinë e vjetër të së Dielës së Larit meshtari, sapo arrinte para Kishës, trokiste fort me Kryqin e procesionit në portën ende të mbyllur, që pas kësaj trokitjeje, hapej… figurë kjo tejet e bukur për misterin e vetë Jezu Krishtit që, me drurin e Kryqit të vet, me forcën e dashurisë së vet që dhurohet, troket, nga ana e botës – në portën e Hyjit
    Fjala e Zotit e kësaj së Diele të Larit apo të Luleve që hap Javën e Madhe dhe të Shenjtë të Pashkëve na fton të gjithëve e posaçërisht rinjtë t’u kundërvihemi me guxim dhunës e gënjeshtrës e të mos kënaqemi me atë që mendojnë apo që bëjnë të gjithë, por të kërkojmë Zotin, të ndjekim Jezu Krishtin, Mbretin e paqes e të drejtësisë, që pësoi mundimet për shpëtimin tonë.

    Me bekimin e palmave e gemave të ullinjve, Kisha na shpjegon se me këtë gjest e imitojmë shoqërimin e turmës e të dishepujve të cilët, plot gëzim festiv, ndjekin Zotin Jezus që hynte në Jeruzalem. E ashtu si ata, edhe ne, përmes ketij riti e gjesti, duam lavdërojmë me zë të lartë Zotin për të gjitha mrekullitë, që i kemi parë me sytë tonë e përjetuar në jetën tonë. Edhe sot shohim sesi Ai frymëzon burra e gra të heqin dorë nga rehatia e jetës së tyre, për t’u vënë plotësisht në shërbim të njerëzve që vuajnë e që janë të sëmurë, të persekutuar padrejtësisht; sesi Ai u jep guxim burrave e grave të kujdesë për të tjerërt, t’i kundërvihen dhunës e gënjeshtrës, për t’i bërë vend në botë dashurisë e së vërtetës; sesi Ai nxit burra e gra t’u bëjnë mirë të tjerëve në heshtje, fshehurazi e, pa kërkuar të duken, të çojnë pajtimin ku vret urrejtja, të frymëzojnë paqen, ku mbretëron armiqësia.
    Me bekimin e Palmave, pra, shpallim besojmën tonë mbi pushtetin mbretëror të Krishtit, e njohim Jezusin si “Mbret të paqes e të drejtësisë”. Ta njohësh si Mbret do të thotë: të pranosh se është Ai që tregon udhën, Ai në të cilin besojmë, Ai që e ndjekim. Do të thotë ta pranosh ditë për ditë Fjalën e Tij si kriter me vlerë për gjithë jetën tonë. Do të thotë të shikosh në Të pushtetin të cilit i nënshtrohemi plotësisht, sepse pushteti i Tij është pushtet i së vërtetës”. Kisha na nxit t’i themi edhe ne ‘po’ Krishtit e të rinisemi pas Tij kudo që dëshiron të na çojë, duke ecur besimplotë në rrugën ku na prin.
    Në liturgjinë e së Dielës së Larit këndohet Psalmi 24, që këndohej edhe në Izrael. Kënga shoqëronte procesionin që ngjitej në malin e Tempullit. Ky Psalm përmes figurës së ngjitjes fizike, simbolizon ngjitjen shpirtërore e shpjegon ç’do të thotë të ngjitesh bashkë me Krishtin. E ata që ngjiten e duan të arrijnë vërtetë lart, duhet të jenë njerëz që kërkojnë Zotin. Njerëz që vëzhgojnë rreth vetes për të kërkuar Zotin, për të parë Fytyrën e Tij të vërtetë. Të dashur miq, sa rëndësi të madhe ka kjo, pikërisht sot, për secilin prej nesh: të mos ia lejojmë vetes të luhatemi nga fryn era; të mos kënaqemi me atë që mendojnë, thonë e bëjnë të gjithë. Të hetojmë rreth vetes në kërkim të Zotit. Të mos lejojmë që në shpirtin tonë të zhduket dëshira për ta gjetur Zotin. Dëshira për Atë që është gjëja më e madhe. Dëshira për ta njohur Atë – fytyrën e Tij, zemrën e Tij.
    Në se dëshiron vërtetë të ngjitesh – na kujton Psalmi – duhet të plotësosh një kusht: t’i kesh duart të pafajshme e zemrën, të pastërt. Duar të pafajshme janë duart që nuk përdoren për akte dhune. Janë duart që nuk janë njollosur me korrupsion, me ryshfete, me favorizime, me abuzime të çfarëdo natyre. Zemër e pastër, po, kur është zemra e pastër? E pastër është zemra që nuk shtiret, që nuk e njollos vetveten me gënjeshtra e hipokrizi. Që mbetet e tejdukshme si uji i burimit, sepse nuk e di ç’do të thotë të jesh mësallë me dy faqe. E pastër është zemra që nuk dehet nga vetkënaqësia; zemra në të cilën dashuria është e vërtetë e jo pasion i çastit. Duar të pafajshme e zemër të pastër: në se ne ecim me Jezusin, pastrohemi e ngjitemi vërtetë në lartësinë për të cilën njeriu është paracaktuar: në lartësinë e miqësisë me vetë Zotin.
    Në liturgjinë e vjetër të së Dielës së Larit meshtari, sapo arrinte para Kishës, trokiste fort me Kryqin e procesionit në portën ende të mbyllur, që pas kësaj trokitjeje, hapej… figurë kjo tejet e bukur për misterin e vetë Jezu Krishtit që, me drurin e Kryqit të vet, me forcën e dashurisë së vet që dhurohet, troket, nga ana e botës – në portën e Hyjit; nga ana e njerëzimit që nuk po e gjente më rrugën për të hyrë te Hyji Atë.
    Me Kryq Jezusi hapi portën e Hyjit, portën ndërmjet Zotit e njerëzve. Ajo tani është e hapur. Por Zoti troket me Kryq edhe nga ana tjetër: troket në portat e botës, në portat e zemrave tona, që tepër shpesh e shumica e tyre janë të mbyllura për Hyjin e për të afërmin. E na flet pak a shumë kështu: Në se provat që Zoti të jep në krijim për ekzistencën e tij nuk arrijnë të të bëjnë t’ia hapësh zemrën; në se e ndjek me indiferencë fjalën e Hyjit dhe mesazhin e Kishës, atëherë më shiko mua, na thotë Jezusi, më shiko mua Zotin që u mundua për ty, që vuan personalisht me ty – shiko se unë vuaj për dashurinë tënde e hapma zemrën, mua e Hyjit Atë”. Na ndihmoftë Zoti t’ia hapim dyert e zemrave që kështu Ai, Zoti i gjallë, të mundet nëpër Birin e vet të arrijë në kohën tonë, të arrijë në jetën tonë e të shkëlqen me dritën e Tij Hyjnore.R.SH. – Vatikan

  • Berisha: Programi ynë është aq i mirë, sa edhe PS po e kopjon! Por kopja mbetet kopje, siç ndodhi me Nokia-n dhe iPhone-n

    Berisha: Programi ynë është aq i mirë, sa edhe PS po e kopjon! Por kopja mbetet kopje, siç ndodhi me Nokia-n dhe iPhone-n

    Berisha: Programi ynë është aq i mirë, sa edhe PS po e kopjon! Por kopja mbetet kopje, siç ndodhi me Nokia-n dhe iPhone-nNë prezantimin e programit të PD në Pallatin e Kongreseve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi rëndësinë historike të Kuvendit Kombëtar Elektoral dhe prezantoi projektin e ri për Shqipërinë, të cilin e cilësoi si një mundësi të panjohur për vendin pas 34 vitesh.Ai falënderoi liderët dhe delegatët e qarqeve të ndryshme, duke përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe të tjerë, për mbështetjen e tyre. Berisha kritikoi kundërshtarët politikë dhe e quajti projektin e PS-së një kopje të dobët të planit të PD-së, duke e krahasuar me dështimin e Nokia-s në përpjekjen për të kopjuar iPhone.“Të dashur delegate dhe delegatë të Kuvendit Kombëtar elektoral të PD.I dashur zoti Chris LaCivita, të dashur Paul, Phil, Bryan, Austin, miqtë tanë të nderuar të pranishëm.Të dashur të ftuar, përfaqësues të forcave të koalicionit të ardhshëm qeveritar.I dashur Renis, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju dhe opozitarëve kudo që ndodhen sot në Shqipëri, në diasporë dhe kudo që janë.Ky Kuvend është i një rëndësie historike, jo vetëm për PD dhe aleatët e saj, por ky Kuvend është i një historie historike për Shqipërinë, për shqiptarët, për transformimin e saj për dekadat që vijnë.Ndaj edhe njëherë shumë mirënjohje për ju.Mirënjohje dhe falënderim të veçantë kam unë për kryetarin e qarkut të Tiranës, zotin Belind Këlliçi, kandidatët e kryeqytetit dhe delegatët e këtij qyteti të bekuar.Për zotin Oerd Bylykbashi, kryetar i qarkut të Durrësit, kandidatët dhe delegatët, anëtarët dhe simpatizantët tanë të këtij qarku.Për zotin Tomorr Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit, kandidatët e këtij qarku, delegatët e tij dhe mbarë qytetarët e Elbasanit.Për zotin Gazment Bardhi, udhëheqës politik i qarkut të Fierit, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD dhe opozitës shqiptare në këtë qark.Për zotin Bujar Leskaj, udhëheqës politik i qarkut të Vlorës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, mbarë qytetarët e Vlorës.Për zotin Agron Gjekmarkaj, kandidatët dhe delegatët e qarkut të Lezhës, mbarë qytetarët e Lezhës, mbështetës të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.Zotit Luçiano Boçi, udhëheqës politik i Shkodrës, Rozafa e lirisë, kandidatët e këtij qyteti, delegatët dhe mbarë qytetarët e Shkodrës.Për zotin Ivi Kaso, kandidatët dhe delegatët e qarkut të Korçës, në të cilin Ivi Kaso është udhëheqës politik.Për zotin Tritan Shehu, udhëheqës politik i qarkut të Gjirokastrës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku.Për zotin Xhelal Mziu, udhëheqës politik i Dibrës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, qytetarët e këtij qarku, mbështetës të palëkundur të PD.Për zotin Flamur Hoxha, udhëheqës politik i qarkut të Kukësit, kandidatët, delegatët dhe mbështetësit e opozitës shqiptare në këtë qark.Miqtë e mi, dy ditë Shqipëria përjeton një festë të vërtetë.Përjeton festën e shpresës, festën e optimizmit, festën e dinjitetit, festën e cila është e gjithë energjia e fitores së 11 majit.Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë.Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë.Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur.Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar.Asnjë nuk gënjehet.E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia. Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi.Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë iPhonen e saj. Sepse kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet”, u shpreh Berisha.

  • PD prezanton programin, Berisha: Dua të tejkaloj “Berishën 1 dhe 2”

    PD prezanton programin, Berisha: Dua të tejkaloj “Berishën 1 dhe 2”

    PD ka prezantuar programin elektoral për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Sali Berisha ka shprehur mirënjohje për të gjithë delegatët dhe drejtuesit e qarqeve. Kreu i PD-së tha se projekti është aq madështor sa PS që ka 12 vite në pushtet i vodhi programin.
    “Ky Kuvend është i një rëndësie historike, jo vetëm për PD dhe aleatët e saj, por ky Kuvend është i një historie historike për Shqipërinë, për shqiptarët, për transformimin e saj për dekadat që vijnë. Ndaj edhe njëherë shumë mirënjohje për ju.

    Mirënjohje dhe falënderim të veçantë kam unë për kryetarin e qarkut të Tiranës, zotin Belind Këlliçi, kandidatët e kryeqytetit dhe delegatët e këtij qyteti të bekuar. Për zotin Oerd Bylykbashi, kryetar i qarkut të Durrësit, kandidatët dhe delegatët, anëtarët dhe simpatizantët tanë të këtij qarku. Për zotin Tomorr Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit, kandidatët e këtij qarku, delegatët e tij dhe mbarë qytetarët e Elbasanit. Për zotin Gazment Bardhi, udhëheqës politik i qarkut të Fierit, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD dhe opozitës shqiptare në këtë qark. Për zotin Bujar Leskaj, udhëheqës politik i qarkut të Vlorës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, mbarë qytetarët e Vlorës. Për zotin Agron Gjekmarkaj, kandidatët dhe delegatët e qarkut të Lezhës, mbarë qytetarët e Lezhës, mbështetës të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
    Zotit Luçiano Boçi, udhëheqës politik i Shkodrës, Rozafa e lirisë, kandidatët e këtij qyteti, delegatët dhe mbarë qytetarët e Shkodrës. Për zotin Ivi Kaso, kandidatët dhe delegatët e qarkut të Korçës, në të cilin Ivi Kaso është udhëheqës politik. Për zotin Tritan Shehu, udhëheqës politik i qarkut të Gjirokastrës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku. Për zotin Xhelal Mziu, udhëheqës politik i Dibrës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, qytetarët e këtij qarku, mbështetës të palëkundur të PD. Për zotin Flamur Hoxha, udhëheqës politik i qarkut të Kukësit, kandidatët, delegatët dhe mbështetësit e opozitës shqiptare në këtë qark.
    Miqtë e mi, dy ditë Shqipëria përjeton një festë të vërtetë. Përjeton festën e shpresës, festën e optimizmit, festën e dinjitetit, festën e cila është e gjithë energjia e fitores së 11 majit. Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë. Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar. Asnjë nuk gënjehet. E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia. Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi. Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë iPhonen e saj. Sepse kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet.
    Ditën që u riktheva për të mbrojtur demokracinë, mora një vendim. Unë nuk u ktheva për luks apo për post. Iu ktheva betejës për dinjitet. Vendosa të bëj çdo gjë për një trashëgimi të re të PD, opozitës shqiptare, konservatorëve shqiptarë. Kërkoja që Berisha i tretë të tejkalojë të parin e të dytin. Dhe kjo diçka duhet t’iu japë përgjigje halleve të shqiptarëve. Arsimi është rrënuar, shëndetësia është shkatërruar. 45% e shqiptarëve kanë ikur. Prandaj gërmuam në histori për të parë çfarë programesh kanë përdorur vendet pas diktaturave”, tha Berisha.