Tag: zotin

  • Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”/ Kur do të përmbyllet procedura e emërimit të kabinetit të ri

    Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”/ Kur do të përmbyllet procedura e emërimit të kabinetit të ri

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ditën e sotme qeverinë Rama 4.
    Njoftimi:
    Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
    Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,
    Presidenti Begaj dekretoi:

    Emërimin e Këshillit të Ministrave;
    Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
    Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
    Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
    Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
    Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
    Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
    Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
    Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
    Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
    Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
    Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
    Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
    Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
    Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
    Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
    Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

  • LAJMI I FUNDIT/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

    LAJMI I FUNDIT/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

    Njoftimi:
     
    Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
    Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,
    Presidenti Begaj dekretoi:

    Emërimin e Këshillit të Ministrave;
    Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
    Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
    Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
    Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
    Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
    Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
    Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
    Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
    Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
    Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
    Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
    Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
    Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
    Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
    Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
    Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

  • Për çfarë Berisha falenderon Zotin?

    Për çfarë Berisha falenderon Zotin?

    Sali Berisha, i cili mendon, vepron dhe flet vetëm politikisht, ç’prej kur hoqi bluzën e bardhë të mjekut e iu fut politikës këtu e 35 vjet më parë, edhe qasjen ndaj Zotit duket se e ka politike.
    Së fundi, ai ka përcjellë një falenderim publik për Krijuesin, duke ia dedikuar Atij mundësinë që i jepet të bëjë betejë me qeverinë(!).
    “Në një diktaturë duhet të falënderosh Zotin që të jep mundësi që ta luftosh atë. Në atë diktaturën tjetër, ata që luftonin shkonin drejt pushkatimit ose në burg.  Mundësitë për ta luftuar janë dhe kërkon një angazhim dhe përkushtim më të madh”, tha ai në një mbledhje në seline blu një ditë para nisjes së sezonit të ri parlamentar. /tesheshi.com/

  • ‘Of nanë, pashë Zotin m’fal nanloke’

    ‘Of nanë, pashë Zotin m’fal nanloke’

    Poezi nga Bekim Lumi

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi rr’fe prej qielleDhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi ilaç për nervaEmnin tand ndër dhambë e kafshova

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi saç i skuqun mbi mrumet e grujtaZjarminë e ballit sipri ty ta hodha

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi barrën e druve përmi shpinëTana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi bojaxhi i keq që jamFlok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi mbi jastëk andrrashKryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

    Of NanëPashë ZotinPashë TyPashë BabënPashë MueM’falSi mëkatar i keq që jamPo t’lutem shumëM’falPër dhembjetPër sëmundjetPër nervatPër zjarminëPër brengatPër borxhetPër mallinPër mërzinëPër ofshamat e djeshme të sodme të nesërmeM’falNjimijë herë m’fal

    Of NanëOf NanëOf NanëOf Nanë. /KultPlus.com

  • “Deputetët që shajnë Ballën kanë bërë marrëveshjet me të…”/ Shpërthen deputetja e PD-së: Nuk më shesin dot moral…

    “Deputetët që shajnë Ballën kanë bërë marrëveshjet me të…”/ Shpërthen deputetja e PD-së: Nuk më shesin dot moral…

    Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ishte e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ku foli për formimin e qeverisë së re dhe prezantimit të librit të saj të ri. Gjatë intervistës fillimisht ajo shpjegoi rreth librit të saj sesi e ka lidhur atë çka shkruhet në libër me politikën shqiptare.
    Deputetja e cila me formimin e Kuvendit të ri këtë shtator nuk do të jetë më pjesë për shkak se nuk mori pjesë në zgjedhjet e 1 majit, citoi se ajo është e kënaqur me punën e saj dhe se pasi ta dorëzoj detyrën e vetmja pyetje që i bën vetes është nëse ka lënë pas një Shqipëri më të mirë me kontributin që ka dhënë.
    Gjithashtu Açka përmendi edhe komunikimin me deputetët kolegë të saj si kundërshtarë edhe të së njëjtës parti duke thënë se e gjithë marrëdhënia ndërmjet saj dhe pjestarëve të tjrë ishte e bazuar mbi politikën pa përfshirë çështje personale ndaj ka zgjedhur të respektojë qofte deputetë të PD-së por edhe kundërshtarët e PS-së. Madje nuk ka qenë dakord që kolgv të saj të PD-së përfshinin çështje familjare në parlament.
    “Unë kam respektuar institucionin, si Edi Rama apo edhe të tjerë nuk më ka interesuar fare jeta e tyre personale, madje disa herë qasja e PD-së që është marrë me gjëra familjare dhe personale më është dukur jo normale dhe e padrejtë. Ne flasim për politikë dhe duam një kryeministër të denjë.” tha deputetja.E pyetur për një foto me deputetin e PS, zotin Taulan Balla, ajo u shpreh se nuk ka asnjë lloj marrëdhënie me të ishte thjesht i ftuar si lexues në prezantimin e librit të saj dhe akuzoi deputetët e PD-së se ata që e shajnë më shumë janë ata që kanë bërë marrëveshje me zotin Balla.
    “Me zotin Balla nuk kam pirë një kafe edhe ata që duket se shahen kanë bërë marrëveshje me zotin Balla. Kanë bërë marrëveshjen e 27 korrikut që dëmtoi zgjedhjet e 11 majit, duhen parë në prizëm politik. Debatet me zotin Balla janë publike, fotoja me të ishte i ftuar për prezantimin e librit tim, unë nuk kisha ftuar vetëm zotin Balla por u morën me atë sepse kështu mendojnë se më gjuajnë më shumë, por unë i kam mbyllur dhe libri është shenjë e transparencës time dhe Balla erdhi si lexues”, përfundoi Açka.

  • 20 vjet karrierë, Rihana me mesazh emocionues për fansat:  Falënderoj Zotin, Ai ka qenë shumë bujar me mua

    20 vjet karrierë, Rihana me mesazh emocionues për fansat: Falënderoj Zotin, Ai ka qenë shumë bujar me mua

    Artistja me famë ndërkombëtare, Rihanna, ka shënuar 20-vjetorin e karrierës së saj në muzikë.

    Këngëtarja e muzikës pop dhe R&B  së fundmi ka emocionuar fansat e saj përmes një mesazhi prekës, ku përshkruhet rrugëtimi i saj 20 vjeçar. Ndër të tjera, në mesazh thuhet: Falënderoj Zotin, Ai ka qenë shumë bujar me mua dhe Lavdia i takon Atij!

    Artistja e famshme gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtyre dy dekadave, duke e përkrahur në çdo hap.

    Më poshë gjeni mesazhin e plotë të saj:

    20 vjet më parë, lashë vendin tim, kulturën time, ushqimin dhe familjen time për të nisur një udhëtim që filloi me publikimin e albumit tim të parë muzikor!

    Shumë prej jush ishin pjesë e jetës dhe karrierës sime që nga fillimi, dhe disa prej jush i janë bashkuar aventurës gjatë rrugës. Jam përjetësisht mirënjohës ndaj të gjithëve ju.

    Secili prej jush luajti një rol shumë të rëndësishëm në atë se ku më ka çuar ky udhëtim deri më tani!

    Doja vetëm ta shfrytëzoja këtë moment për t’ju falënderuar! Faleminderit për 20 vitet e para më të mira ndonjëherë!

    20 vjet me fansat më besnikë dhe të flaktë që nuk më bëjnë fare përshtypje, 20 vjet punë të palodhur dhe ekipe të palodhura përreth meje, 20 vjet mësime, 20 vjet përvoja dhe arritje të paharrueshme, 20 vjet që familja ime është sistemi im numër një i mbështetjes, dhe për të gjithë njerëzit që më thanë po dhe më dhanë një shans para se të bëhej “cool” për (drejtues ekzekutivë, DJ, shkrimtarë, producentë, valltarë, koreografë, regjisorë, stilistë mode, fotografë, glam, gazetarë, marka, mentorë, etj.) 20 vjet falënderime për ju!!

    Falënderoj Zotin, Ai ka qenë shumë bujar me mua dhe Lavdia i takon Atij!/ KultPlus.com

  • Poezia e Bekim Lumit kushtuar nënës

    Poezia e Bekim Lumit kushtuar nënës

    Poezinë “Of Nanë” Bekim Lumi e shkroi në vitin 1996 në Shqipëri.

    Siç ka treguar ai: “Në një nga ato netët e mallit e të mërzisë, gjatë studimeve në Tiranë, kur, për shkak se Nanën nuk e kisha pa për disa vjet, dojsha me i kërkue falje për shumëçka të thanun e të pathanun”.

    Of Nanë

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi rr’fe prej qielleDhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi ilaç për nervaEmnin tand ndër dhambë e kafshova

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi saç i skuqun mbi mrumet e grujtaZjarminë e ballit sipri ty ta hodha

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi barrën e druve përmi shpinëTana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi bojaxhi i keq që jamFlok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

    Of NanëPashë Zotin m’fal NanlokeEdhe k’saj hereSi mbi jastëk andrrashKryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

    Of NanëPashë ZotinPashë TyPashë BabënPashë MueM’falSi mëkatar i keq që jamPo t’lutem shumëM’falPër dhembjetPër sëmundjetPër nervatPër zjarminëPër brengatPër borxhetPër mallinPër mërzinëPër ofshamat e djeshme të sodme të nesërmeM’falNjimijë herë m’falOf NanëOf NanëOf NanëOf Nanë. /KultPlus.com

  • A i njeh PD zgjedhjet parlamentare?/ Reagon gazetari: Pa Berishën PD është e “vdekur”, me Berishën është në “koma”

    A i njeh PD zgjedhjet parlamentare?/ Reagon gazetari: Pa Berishën PD është e “vdekur”, me Berishën është në “koma”

    Për gazetarin Ardit Hoxha situata në PD duket mjaft e rënduar. Ai tha se retorika për mosnjohjen e zgjedhjeve në PD tregon se po kërkohet kohë për të marrë veten nga humbja e rëndë.
    Sipas tij një PD pa Berishën do të ishte e vdekur, ndërsa me Berishën por me të njëtin enturazh do të ishte në koma.
    Gazetari Hoxha: Retorika që po ndjek PD apo Berisha dhe jehona që i bëjnë zyrtarët e shoh një tentativë për të fituar kohë, që strukturat e PD, njerëzit që kanë punuar për votën e 11 majit të mbledhin veten dhe të kalojnë shokun e asaj humbje tronditëse. Nuk e kanë besuar që do të merrnin këtë rezultat.
    Nuk e kanë besuar që nuk do të merrnin as në listën e mbyllur. Besoj se në informacionet që unë kam është përjetuar si e tillë. Situata ku është PD sot e shoh një situatë “shah mat”.
    Pasi pas 12 viteve në opozitë dhe në gjendjen ku nuk ka një lider që të zëvendësojë zotin Berisha, pasi PD pa zotin Berisha është e destinuar të vdesë. Me zotin Berisha dhe me lidershipin që është nën të është e destinuar të qendrojë në “koma”.

  • Dosja ‘Ura’/ “Jam me këto italianët e punës”, zbardhen bisedat mes Orges Mollës dhe Gerti Aliut: Me kamionin dhe fugonin…

    Dosja ‘Ura’/ “Jam me këto italianët e punës”, zbardhen bisedat mes Orges Mollës dhe Gerti Aliut: Me kamionin dhe fugonin…

    Gerti – o zemra ime…
    Gesi- mirëmëngjes…
    Gerti – po ku je mer vlla, ca ke fillu me blejt qumësht e…?
    Gesi– po thash jam tu dal…
    Gerti – e po ca psh…i je në ndal te pensioni e vlla…
    Gesi– mos e ki kam? Gerti jam e Gerti…
    Gesi– po e mora vesh e mora…
    Gerti – hehehe me thash e keqen qat ko…
    Gesi– hic per zotin, po nejta non vjem mormi i cik…
    Gerti – mire lali mire, ca bon ti?…
    Gerti – ca bohet ni naj e bukur?…
    Gesi– ku je?…
    Gerti – mire re marshal, shtyme me tu mar fryme, ca do bejme, shyqyr zotit na lan zotit kshu siq jemi pastaj…
    Gesi– une jam ne taksi per ja gjyis ore da old, po ashtu e pim nje kafe…
    Gerti – jo, une jam me kto italianët e punes…
    Gesi– po…
    Gerti – po si e ke situaten me fugonin, e me fugonin ta fusim ne pune?…
    Gesi– po e shtu ne ate…
    Gerti – e me tallsesh ai…
    Gesi– po e, eshtë dhe kamionin dhe fugonin…
    Gerti – ca thon ata…
    Gesi– po per zotin, iken, ci do kot…
    Gerti – mire mire ashtu, nigjo une…
    Gesi– i t’rosh per zotin…
    Gerti – une ne momentin e pare qe më do mndesia sepse jam lidh me ni firme tjeter qe do me bojn, dun Barleta, dun fugonin e vet, do ta blej une dhe ose bleje ti e ble e ta transportin përgjys, a kupton Gerti tin?…
    Gesi– skehu e ardh, ngarko te mu, shkarko te ato, ngarko te ato, shkarko te…
    Gesi– tani po blejm tjeter vari lesht, blejm nje tjeter e fillojm pune herë…
    Gerti – hehehe me thash e keqen qat ko…
    Gesi– hajd se do vi, kismet masdite kur te lirohem…
    Gesi– ok vllai…
    Gerti – i pim nje kafe…

  • “Rama dhe rrangallat e korrupsionit kanë një hall të përbashkët”/ Basha: Mbështesim pa kushte SPAK

    “Rama dhe rrangallat e korrupsionit kanë një hall të përbashkët”/ Basha: Mbështesim pa kushte SPAK

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për një emision televiziv, theksoi angazhimin e koalicionit për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe të zhvilluar për Shqipërinë.
    Basha tha se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe si një njollë të zezë në reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë, duke shtuar se ky fenomen e ka bërë ekonominë të kontrollohet nga një grusht individësh dhe që, për më tepër, ka dëmtuar bizneset e vogla dhe profesionistët.
    “Në momentin që drejtësia fillon e bën punën e saj, problemi i tranzicionit politik kthehet në një problem të mpreht personal për drejtues të cilët kanë abuzuar kaq gjatë dhe kaq thellë me pushtetin. Thënë ndryshe, për zotin Rama kjo nuk është thjesht çështje e daljes në opozitë, apo e dorëzimit paqësor të pushtetit. Është çështje e llogaridhënies para drejtësisë. Ajo që e bashkon zotin Rama, për fat të keq me zotin Berisha dhe me zotin Meta dhe natyrisht vartësist e tij në burg tek 313 apo gjetkë, është pikërisht halli se si do të përballen me drejtësinë dhe se si mund ta shmangin këtë përballje. Dhe kjo është ndarja me thikë, bardh e zi që ne Koalicioni Euroatlantik kemi me Edi Ramën dhe PS në pushtet, por sigurisht edhe me këta të tjerët sepse ne i japim mbështetje pa kushte SPAK për t’i shkuar deri në fund betejës që i jep fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
    Sepse pa këtë nuk ka barazi para ligjit. Dhe pa barazi para ligjit, as që mund të mendohet një ekonomi e zhvilluar dhe një e ardhme e sigurt për shqiptarët. Korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, është njolla e zezë në reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Përfshirë atë që është sjellja gjoja sikur jemi në një treg të lirë, por jemi në treg tërrësisht të kontrolluar, siç ajo thënia “ka njerëz që punojnë, ka njerëz që bëjnë para”. Ata që punojnë, punojnë për të mabjtur kur thonë familjet e tyre, duke filluar nga profesionistët apo nga biznesi i vogël., për të mbajtur në këmbë një sipërmarrje që ka 20 apo 30 vite në treg dhe tan i gjendet në breshëri produkti të tërësishëm i dështimeve dhe korrupsionit të qeverisë. Ndërkohë që të tjerë pa meritë janë ata që xhestojnë financat, duke filluar si përfituesit kryeor të financave publike dhe përfituesit kryesor të monopoleve shtetërore që nga lejet e zhvillimit, tek lejet e shfrytëzimit. Pra jemi në kushetet e një megamonopoli qeveritar që e trajton operatorin ekonomik si klient të vetin, ose si të njerkës” – u shpreh ai.
    Basha nënvizoi se një nga objektivat kryesore të Koalicionit Euroatlantik është forcimi i SPAK dhe mbështetja e tij për të luftuar korrupsionin deri në fund, për të siguruar barazi para ligjit. Ai tha se pas 12 vitesh të qeverisjes aktuale, ka një nevojë urgjente për një reformë të thellë që të çlirojë ekonominë dhe të garantojë një konkurrencë të ndershme.
    Basha foli për masat konkrete për ta realizuar këtë, që prej një viti ia ka depozituar në në Kuvend siç janë paketa për mbështetje të SPAK, duke kërkuar më shumë fonde, burime njerëzore dhe infrastrukturë ligjore për të luftuar korrupsionin. Vetingu i politikanëve dhe heqjen e imunitetit për ata që janë të përfshirë në korrupsion. Si masë shtesë, ai tha se është themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, me qëllim rikthimin e pasurive të vjedhura në shërbim të qytetarëve shqiptarë.
    “Për t’i dhënë fund kësaj, kryesore në planin tonë është aspekti i luftës kundër korrupsionit. Dhe këtu ne kemi folur edhe para zgjedhjeve me vepra, jo me fjalë. Ne kemi çuar në Kuvend paketën tonë të ardhjes në ndihmë të SPAK, sipas kërkesave të tij më shumë fonde, burime njerëzore dhe infrastrukturë ligjore. Kemi çuar në Parlament vetingun e piolitikanëve, sepse shqiptarët e dinë që shumica e politikanëve janë aty për t’i shërbyer interesave të ngushta personale. Heqjen e imunitetit për parlamentarët, sepse Arben ahmetaj iu dha dy javë kohë të largohej nga vendi pasi u futën në procedurat e heqjes së imunitetit. Themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura shqiptarëve, taksa paguesve. I kanë disa në Shqipëri, disa jashtë Shqipërisë. Ka përvoja të mira se si gjurmohen, sekuestrohen, konfiskohen dhe rikthehen këto asete në shërbim të publikut shqiptar, në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Këto janë masa represive. Sigurisht propozojmë dhe një sërë masash të tjera që kanë për qëllim ta çlirojnë ekonominë nga disa prej instrumenteve jo vetëm korruptive, por dhe kontriolluese që qeveria aktuale dhe kryeministri aktual kanë vënë në funksion për të drejtuar kontrollin e financave publike” – tha më tej Basha.