Tag: zonjë

  • ‘U kap shahmat’/ Burimi: Autogoli profesional  dhe ideologjik i Marta Kos në Tiranë

    ‘U kap shahmat’/ Burimi: Autogoli profesional dhe ideologjik i Marta Kos në Tiranë

    Në një analizë të thelluar, Genc Burimi e cilësoi performancën e komisioneres së BE-së, Marta Kos, gjatë vizitës së saj në Tiranë si një “autogol të jashtëzakonshëm” në dy dimensione kryesore: profesional dhe ideologjik. Sipas Burimit, ky gabim strategjik ekspozoi jo vetëm mungesën e saj të përvojës përballë liderëve dinakë të Ballkanit, por edhe një qasje thellësisht problematike të Brukselit ndaj zgjerimit.

    I ftuar  në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, në aspektin profesional, Burimi argumentoi se Kos u tregua tërësisht e paaftë për të improvizuar kur u përball me lëvizjen e papritur të kryeministrit Rama për të kontestuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Heshtja e saj në këtë moment kyç, sipas analistit, ishte një dështim flagrant.

    Ai bëri një paralele të fortë me situatën në Ukrainë, ku i njëjti Bashkim Evropian ushtroi presion të jashtëzakonshëm mbi presidentin Zelenski për të larguar zyrtarët e korruptuar, duke theksuar standardin e dyfishtë të BE-së.

    Në rrafshin ideologjik, autogoli është edhe më i rëndë. Burimi theksoi se Kos po promovon një axhendë të integrimit “me çdo kusht”, ku justifikimi kryesor është siguria gjeopolitike e Evropës. Kjo qasje, sipas tij, e redukton procesin në një pazar cinik, duke anashkaluar vlerat themelore demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

    “Kjo zonjë po hyn në një rrugë shumë të gabuar. Nuk mund të bëhet ky integrim me çdo lloj çmimi, me çmimin e mbylljes së syve përpara shkeljeve më të rënda,” deklaroi Burimi.

    Burimi:

    Sepse po i vinte, po i vinte rrotull, Marta Kos, kësaj ndjenje, indinjate që kishte kllokuar pak në publik, por duhesh dhe një akt final. Dhe në atë akt final pra, në atë konferencë shtypi, ajo bëri autogolin që pritesh. Dhe aty shpërtheu. 

    Bëri një autogol. Të jashtëzakonshëm. Sepse u kap, autogol në kuptimin edhe nga ana profesionale, që mendoj që është një zonjë e nderuar por pa shumë përvojë.

    Sidomos përballë liderësh të Ballkanit si Vuçiç dhe Edi Rama që kanë një dekadë e gjysëm përvojë në pushtet, dhe ajo qe e paaftë të improvizionte, se nuk e priste. Pra, ishte, për mendimin tim, autogol profesional. Plus pastaj dhe një autogol ideologjik. Profesional sepse kur Rama e kishte mbajtur sekret për të gjithë, për atë për të afërmit, për shtypin, në lidhje me çfarë do bënte me zonjën Balluku, pra që do e kontestonte në gjykatë kushtetuese vendimin, aty ajo u kap shahmat.

    Nuk ndërhyri. Nuk tha asgjë. Të bënte një koment, të sa për sy e faqe. Të thoshte për shembull, ne i inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë luftën pa kompromis ndaj korrupsionit, ndaj korrupsionit.

    Pse ishte autogol? Sepse pak ditë më parë vetë Komisioni Europian, vetë Bashkimi Europian bën një presion të jashtëzakonshëm mbi Zelenskin, në lidhje me Ballukun e Zelenskit. Balluku i Zelenskit ishte ministrja e energjetikës plus dhe ministrja e drejtësisë. Të dy të akuzuar si Balluku. 

    Dhe për atë Ballukun e Zelenskit, ta gjetën forcën në Evropë të bënin presion. Dhe s’kishte punë fare drejtësia. Këtu ajo kap shahmat, nuk e priste. Plus pastaj dhe gafa tjetër në lidhje me pyetjen që ju bë për zgjedhjet.

    Edhe aty mund ta mund ta kishe dredhur, mund të kishe bërë diçka më të sofistikuar, diçka diplomate, një minutë. Të thoshte, shikoni, raporti që është shterues, i qartë, Shqipëria ka ende përparim për të bërë në fushën e zgjedhjeve dhe ky është synimi i negociatave, që pikërisht në fundin e tyre, Shqipëria t’i ketë ezauruar të gjitha problemet.

    Fare, dhe aty kap shahmat. Pra edhe njëherë, një autogol profesional dhe së dyti dhe më i rëndë, për mendimin tim, është autogoli ideologjik. Kjo zonjë është sot e, si ato lojrat që janë të kurdisura, e kurdisur që të avancojë me çdo kusht në axhendën e integrimit, me çdo kusht.

    Ka qenë e ftuar në Francë këto dy javë, erdhi dhe bëri një auditim përpara komisionit të përbashkët të punëve të jashtme të senatit dhe të parlamentit francez. Po ashtu ka qenë në intervista me shtypin kryesor francez, dhe gjithmonë kur e pyesnin por përse duhet ky integrim, ajo nuk thotë pse këta këto vende sot si Islanda, si Norvegjia, që i ka të gjitha kushtet, pse mos të hyjnë?

    Ajo nxjerr si, justifikimin e parë, sepse për ne europianët është një çështje sigurie. Pra nuk ka, domethënë, nuk ka një justifikim kaq cinik që është në interesin e europianëve. Po interesi zonjë i europianëve nuk është vetëm te siguria. Interesi zonjë është që të futen brenda vende që të kenë të njëjtin nivel demokratik si europianët.

    Po ashtu, interesi i shqiptarëve cili është? Nuk është thjesht që të marrë fëmija në shkollë 10. Duhet që ta meritojë. Se pastaj mbrapa e merr në shkollë po ngelet në punë. Më falni se e them. Po kështu nuk bëhet asgjë. Prandaj, dhe kjo nga ana ideologjike, edhe njëherë, zonja Kos po hyn në një rrugë shumë të gabuar.

    Nuk mund të bëhet ky integrim europian i këtyre vendeve me çdo lloj çmimi. Me çdo lloj çmimi. Me çmimin e mbylljes së syve përpara shkarjeve më të rënda në aspektin demokratik dhe të korrupsionit. Ka një shprehje në frëngjisht, nuk ka shurdhër më të madh se ai që nuk do të dëgjojë dhe nuk ka më të verbër më të madh se ai që nuk do të shohë.
     

  • “Si ma thua mirëmëngjes, si zonjë apo si zotëri?”, Zekthi-Amberit: Se përcaktoj fare, të them…

    “Si ma thua mirëmëngjes, si zonjë apo si zotëri?”, Zekthi-Amberit: Se përcaktoj fare, të them…

    Në Top Story, pedagogu Fitim Zekthi dhe Amber Candy janë përplasur në lidhje me ligjin e miratuar mbi barazinë gjinore.

    Zekthi thotë se nuk mund “të më imponojë dikush ta quaj siç do ai”, ndërsa Amber i bën një pyetje shumë konkrete….

    Amber: Si më pranon ti mua?

    Zekthi: Kur të mbarojë ajo, më jep fjalën

    Amber: Kur ti më thua mirëmëngjes, më thua mirëmëngjes zonjë apo zotëri?

    Zekthi: Kur të me japë Grida fjalën…. Mirëmëngjes do t’i them… ti e ke problemin epistemik sepse mendon se njohja nis nga situata personale. Unë nuk u përgjigjem njerëzve tek e tek, unë flas parimisht.. i them mirëmëngjes dhe kaq

    Amber: Nuk e përcakton?

    Zekthi: S’merrem fare

  • “Zonjë e arsyes dhe profesioniste e spikatur”/ Manja lartëson avokaten e Popullit në Kuvend: Ishte zëri që të kujtonte se forca e shtetit…

    “Zonjë e arsyes dhe profesioniste e spikatur”/ Manja lartëson avokaten e Popullit në Kuvend: Ishte zëri që të kujtonte se forca e shtetit…

    Një përfaqësues i maxhorancës glorifikoi avokaten e Popullit sot në Kuvend, në raportimin e saj të fundit para përfundimit të mandatit.

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori disa minuta kohë në Kuvend, ku lartësoi figurën e zonjës Ballanca për kontributin e dhënë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarit.
    “Profesioniste e spikatur”, “zonjë e arsyes”, “zë i ndërgjegjes”-ishin disa nga epitetet e deputetit Manja, drejtuar avokates së Popullit, Erinda Ballanca.
    “Dua ta falënderoj avokaten e Popullit për punën e saj në vitin 2024, raporti i cili është publik.E kërkova fjalën meqenëse është raportimi i fundit i avokates së popullit në këtë parlament, për shprehur një vlerësim të sinqertë për punën dhe kontributin zonjës Ballanca.
    Një profesioniste e spikatur, një zonjë e arsyes, shembull sesi pavarësia institucionale ecën përkrah bashkëpunimit institucion, pa cenuar asnjërën. E kam parë përkushtimin dhe integritetin e saj, gatishmërinë për të ngritur zërin në çdo rast ku është kërkuar mbrojtje. Në çdo diskutim dhe proces bashkërendimi, zonja Ballanca përherë ka zgjedhur rrugën e argumentit në vend të konfrontimit. Ishte zëri që të kujtonte se forca e shtetit matet jo me autoritet por respekt ndaj qytetarit. Unë e konsideroj zonjën Ballanca zë ndërgjegjes që ka ruajtur një rol të rëndësishëm me ndershmërinë e saj profesionale.
    Duke e përgëzuar për mbylljen e këtij mandati dje gjurmën që ka lënë, dua t’i shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin korrekt. Kontributi i zonjës Balanca në shërbim të të drejtave të njeriut do të vazhdojë edhe përtej mbarimit të avokatit të popullit, me dinjitet”-tha Manja.

    Top Channel

  • Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e fundit, ja kush e mban “peng” Sali Berishën dhe pse refuzon të largohet nga…

    Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e fundit, ja kush e mban “peng” Sali Berishën dhe pse refuzon të largohet nga…

    Rigels Seliman
    Avokati i njohur, Spartak Ngjela, një nga zërat më kritikë dhe më të vjetër të politikës shqiptare, ka analizuar me tone të ashpra zhvillimet politike në vend. Në një intervistë për “Top News”, ai e cilëson situatën aktuale si të turbullt, por nën kontroll të plotë nga Partia Socialiste, të cilën e konsideron “faktorin absolut” në pushtet. Ngjela ndalet edhe tek opozita, duke e përshkruar si të dobët dhe pa drejtim, ndërsa thekson se prania e Sali Berishës në krye të PD-së është pengesë për çdo ndryshim të brendshëm. Sipas tij, Berisha nuk largohet nga politika për shkak të proceseve penale që e mbajnë të lidhur me sistemin. Në vijim, Ngjela komenton edhe situatën e Erion Veliajt dhe vendimin që pritet nga Gjykata Kushtetuese, duke e quajtur atë “figurën e dytë të shtetit” pas kryeministrit Edi Rama. Ai thekson rëndësinë e një drejtësie funksionale dhe vlerëson SPAK-un si instrumentin kryesor për luftën kundër korrupsionit dhe pastrimin e politikës shqiptare. Më poshtë po pasqyrojmë pjesë nga intervista e Ngjelës.
    Pjesë nga intervista e z. Ngjela
    “Situata politike është e turbullt është. Por ka një gjë: sa herë ka një faktor absolut në politikë, politika është e heshtur. Kush është faktori absolut këtu? Partia Socialiste. Absolute. Kryeministri Edi Rama mori fund, i ka të sigurta çdo lloj zgjedhje që vjen në këtë kohë. Siguria, është absolutizmi i saj i jep këtë gjendje politike. Domethënë s’ka përplasje për pushtet. Kush do të harxhojë para për pushtet? Nuk e pe ti, ata nuk nxorën kryetar. A e pe Partinë Demokratike? Nuk nxorën kandidat për kryetar bashkie. Vendosën, s’kanë forcë. Ç’forcë? Natyrisht. Po flasim për kokën, zonjë. Ai duhet të vinte figurën e dytë të partisë atje, në qoftë se do mendonte që fitonte, po këta mendojnë që nuk fitojnë edhe bëjnë këto. Ai e di që s’fiton dhe kur dihet që nuk fiton dot, nuk i pranon asnjë nga liderët, nga figurat. Pse të vijë të rrezikohet? Rrezikon karrierën. rrezik. Edhe ai gjeti një të pavarur. Se ç’zgjedhje nxori atje.
    Çfarë janë budallallëqe, gënjeshtra? Çfarë nuk ka garë? Sepse këta s’kanë, janë mbrapa me pikë. A 40 pikë para në sondazhe. Nuk i bëjmë ne. Zonjë, më duket e kemi biseduar bashkë. Erdhën ekspertët para dy vjetësh, më thanë avokat, largohu. Kjo është shoqëri e majtë. Jo në kuptimin e keq të fjalës. Domethënë, e ka e majta këtu në dorë. Që ta gënjejë futjen kot dhe fiton, fitojë ndonjë gjë të vogël. Nuk ka, nuk kanë lider. Kë do nxirrni në Tiranë? Ma trego, kë do nxirrni në Tiranë? Nuk kanë. Unë jo, nuk kam parë nga këta që janë aty, se ata që kanë hequr, ata e kanë larguar, e kanë bërë aty. Ndryshon problemi. S’ka. Pse s’doli Saliu të dilte të merrte Tiranën vetë? Dil merre. E pse, pse s’do të jetë ai kryetar i bashkisë së Tiranës? Po s’e merr dot. Ai, me të merrte Tiranën, më fal se ndërpres, ai e zbehte të tërë procesin penal që ka. Ai ka proces penal? Që ta dalësh nga procesi penal, unë jam profesionist, duhet të bësh një lëvizje të madhe politike, që të kesh, që të korrësh sukses, sukses popullor.
    Situata ku ndodhet Sali Berisha
    Patjetër do ishte më e lehtë, po nuk e marrin dot. E dinë ata. Po të jetë se e merrnin dot, zonjë, do ishte një nga figurat kryesore që do konkurronte. Kjo kuptohet. Edhe morën një njeri që të mos thonë që s’jemi në zgjedhje dhe e morën jashtë strukturave të partisë. E dëmton, sepse e dëmton. Është kryetar partie, zonjë, dhe është “non-grata” në Amerikë. E kemi biseduar bashkë. Dhe nuk ka vota. Pse rri për interesin e tij? Pse? Cili është interesi? Është në proces penal. Shumë gjëra brenda që vijnë, konvergojnë në një pikë. Ai s’mund të largohet dot se ai është në proces penal. Këtu flitet, procesi penal i tij ende s’ka një datë. Të paktën unë s’kam dëgjuar datë.
    Unë jam avokat dhe s’mund të flas dot për akuza, por mund të them një gjë: Deri tani SPAK s’ka dhënë asnjë pafajësi. SPAK deri tani s’ka dhënë asnjë pafajësi dhe SPAK nuk e drejtojmë ne. E drejtojnë ndërkombëtarët. Ju e dini. Jo, orientim s’ka. Domethënë, nuk shkel ligjin. Qartë, ka ekspertizë të madhe ndërkombëtare brenda. Pse ata e paguajnë? Neve gjithë shpresën e kemi pasur dhe e kemi te SPAK. Në çfarë funksioni? Në funksion të eliminimit të korrupsionit në Shqipëri, i cili po e kishte shkatërruar shtetin shqiptar. SPAK-u po na ndërton. Ta dini, shpresa është SPAK. Ama janë trembur të gjithë të korruptuarit. Nuk e ke parë si përtacen? SPAK është me ekspertë amerikanë atje, ekspertë ndërkombëtarë. Ata na i kanë strukturuar, ata po e mbrojnë dhe me anë të SPAK-ut duhet të pastrohet korrupsioni shqiptar në Shqipëri dhe nuk kanë hequr pak. Ju e dini, e ke parë sa janë në proces. Po, po. Për kryetarin e partisë nuk pyetën. Është te SPAK Saliu. Në SPAK është. Po edhe ka një gjë. Po s’mori pafajësi, ikën nga politika përfundimisht. Ta dini.
    Çështja “Veliaj”
    Bëri gabim. E shkoi në Gjykatë Kushtetuese, i mori fund. Po e ka pezulluar Gjykata Kushtetuese? Do ta gjykojë natyrisht. Po e ka pezulluar, që gabim ai i presidentit. Shiko, nuk kam ndonjë gjë me presidentin. Kam respekt për këtë, por nuk ka në Perëndim as kryeministër pa qenë jurist ose avokat, dhe as president. Më thuaj një në Perëndim, flas. Shqipëria ka dy juristë në Parlament, llogaritet? A më kupton? Po flasim për shtetin, zonjë, nuk po flasim për matematikën, nuk po flasim për fizikën, nuk po flasim për historianë. Po flasim për shtetin. Shteti, zonjë, është ligj. Dhe e drejtojnë ekspertët e ligjit, nuk diskutohet. Edhe në Parlament ekspertët e ligjit. Po ku ka ekspert ligji në Parlament? Jo, do të vendoset, por gjithë problemi është kryesore, është Gjykata Kushtetuese. Nëqoftëse i jep të drejtë Veliaj Gjykata Kushtetuese, Veliaj vazhdon të jetë kryetari domethënë i bashkisë.
    Në rregull. Pra, vendimin e qeverisë ai e ka në Gjykatë Kushtetuese, se atje hidhet. Në qoftë se Gjykata Kushtetuese i jep Veliajt të drejtë, atëherë ndryshon problemi. Por Veliaj nuk e ka atje ngarkesën e madhe emocionale. E ka: do dënohet apo jo? Është i akuzuar për korrupsion të mirë. Zonjë, do t’i themi tamam gjërat. Unë s’kam ndonjë gjë me Veliun, s’kam pasur marrëdhënie miqësore. Po kjo është e vërteta: Është i akuzuar për korrupsion nga SPAK. Deri tani SPAK s’ka dhënë asnjë pafajësi. Ta dini dhe nuk e di se si e ka mbrojtjen. Do projekte nivel i lartë. Pse ka qenë kryetar bashkie?
    Pse figura e dytë e shtetit? Mos duket ashtu? E dyta e shtetit, mbas Ramës. Ai është. Rama është figura e parë e shtetit. I dyti ka qenë ky. A më kupton? Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Si flet? E dini sa banorë ka Tirana? 1 milion. Është çështje, kërkon kujdes edhe në trajtim, edhe në mënyrën se si… Në të gjitha drejtimet. Do të ketë një ligjësi të nivelit të lartë. Nuk do të ketë shkelje. Pse? Po ta them njëherë: Ai, figura e dytë e shtetit. Figura e dytë e shtetit, për të mos marrë presidentin. Se po të vëmë presidentin, është i treti. Po ky është figura e dytë në funksion politik”, deklaroi avokati i njohur, Spartak Ngjela.

  • Pas Tiranës, PS i beson për herë të parë garën për Bashkinë e Vlorës një zonje. Brunilda Mersini lë mandatin e deputetit, ja kush e zëvendëson

    Pas Tiranës, PS i beson për herë të parë garën për Bashkinë e Vlorës një zonje. Brunilda Mersini lë mandatin e deputetit, ja kush e zëvendëson

    Për herë të parë, garën për bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste ia ka besuar një zonje.

    Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS në Vlorë, duke lënë kështu mandatin e deputetes që e fitoi në 11 Maj.
    Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 maj.
    Që nga 1912, në Vlore ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje.
     

    Top Channel

  • Brunilda Mersini lë mandatin e deputetit/ Pas Tiranës, PS i beson për herë të parë garën për Bashkinë e Vlorës një zonje

    Brunilda Mersini lë mandatin e deputetit/ Pas Tiranës, PS i beson për herë të parë garën për Bashkinë e Vlorës një zonje

    Për herë të parë, garën për bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste ia ka besuar një zonje.

    Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS në Vlorë, duke lënë kështu mandatin e deputetes që e fitoi në 11 Maj.
    Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 maj.
    Që nga 1912, në Vlore ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje.

  • Pas Tiranës, PS i beson për herë të parë garën për Bashkinë e Vlorës një zonje. Lë mandatin e deputetit Brunilda Mersini, ja kush e zëvendëson

    Pas Tiranës, PS i beson për herë të parë garën për Bashkinë e Vlorës një zonje. Lë mandatin e deputetit Brunilda Mersini, ja kush e zëvendëson

    Për herë të parë, garën për bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste ia ka besuar një zonje. 
    Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS në Vlorë, duke lënë kështu mandatin e deputetes që e fitoi në 11 Maj. 
    Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 maj. 
    Që nga 1912, në Vlore ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje. 

  • Kandidat për Tiranën? Përgjigjet Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit

    Kandidat për Tiranën? Përgjigjet Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit

    Adratik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet, i ftuar në studion e “Terminal” u pyet nëse do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.
    “Nëse përgjigjem, i bie që të paragjykoj procesin që po ndodh. Do pres deri në momentin e fundit që do kemi një kandidat të pavarur në Tiranë, që ai të ftojë edhe të majtët. Ka momente që nuk mund të mendojmë për partinë, por totalisht për Shqipërinë”, deklaroi Lapaj.
    “Nëse del një zonjë apo zotëri, por unë do të uroja një zonjë, pasi do të ishte një përballje më e balancuar, nëse del një zonjë dinjitoze, e përgatitur, që ka kontribute, dhe shpall kandidaturën e pavarur, do të jem i pari që do dal dhe do e mbështes”, shtoi Lapaj.
    Kur u pyet specifikisht për Edlira Çepanin, Lapaj u përgjigj: “Do e mbështesja patjetër. Menjëherë! Ajo është zonjë dhe nëse është ajo, për vlerat që përfaqëson, do ta mbështesnim sepse mendoj se i vlen qytetit”.

  • Kandidat për Tiranën? Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit…

    Kandidat për Tiranën? Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit…

    Adratik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet, u pyet nëse do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.
    “Nëse përgjigjem, i bie që të paragjykoj procesin që po ndodh. Do pres deri në momentin e fundit që do kemi një kandidat të pavarur në Tiranë, që ai të ftojë edhe të majtët. Ka momente që nuk mund të mendojmë për partinë, por totalisht për Shqipërinë”, deklaroi Lapaj.
    “Nëse del një zonjë apo zotëri, por unë do të uroja një zonjë, pasi do të ishte një përballje më e balancuar, nëse del një zonjë dinjitoze, e përgatitur, që ka kontribute, dhe shpall kandidaturën e pavarur, do të jem i pari që do dal dhe do e mbështes”, shtoi Lapaj.
    Kur u pyet specifikisht për Edlira Çepanin, Lapaj u përgjigj: “Do e mbështesja patjetër. Menjëherë! Ajo është zonjë dhe nëse është ajo, për vlerat që përfaqëson, do ta mbështesnim sepse mendoj se i vlen qytetit”.

  • “Zonjë, në Shqipëri nuk është problem cigarja”/ Shkarkimi nga detyra të zëvendësministrit, reagon Balliu: Qeveri e…

    “Zonjë, në Shqipëri nuk është problem cigarja”/ Shkarkimi nga detyra të zëvendësministrit, reagon Balliu: Qeveri e…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Brendshme të sapoemëruar, Albana Koçiu e cila shkaroi zëvendësministrin Andi Mahila, sepse po pinte cigare në një zonë të ndaluar.
    Sipas Balliut, në Shqipëri problemi nuk është pirja e duhanit, por krimi dhe droga.
    ‘Zonjë, në Shqipëri nuk është problem cigarja. Problemi është droga dhe trafiku i saj, kapja dhe inkriminimi i institucioneve, politizimi dhe kriminalizimi i Policisë së Shtetit, si dhe bashkëpunimi i politikës me krimin e organizuar,’ shkruan Balliu në deklaratën e tij.
    Reagimi i plotë:
    Qeveria e drogës dhe bandave luan teatër me cigare.
    Qeveria vazhdon të tallet me qytetarët.
    Ministria e Brendshme shkarkon zëvendësministrin jo për aferat e krimit, por sepse pinte cigare.
    Zonjë, në Shqipëri nuk është problem cigarja. Problemi është droga dhe trafiku i saj, është kapja dhe inkriminimi i institucioneve, është politizimi dhe kriminalizimi i Policisë së Shtetit, është bashkëpunimi i politikës me krimin e organizuar. Ju sot jeni përfaqësuese e kësaj politike, si ministre e një qeverie më të korruptuar dhe më të inkriminuar se çdo qeveri tjetër në historinë e vendit.
    Detyra juaj nuk është të bëni spektakël me cigare, por të garantoni sigurinë e qytetarëve – një siguri që ka rënë në nivelet më dramatike, pasi dhjetëra shqiptarë të ndershëm kanë humbur jetën nga përplasjet e bandave që sollën partinë tuaj në pushtet.