Tag: zonës

  • EMRI/ Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës, autori i dehur zbriti nga automjeti dhe…

    arma e sekuestruar

    DURRËS- Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohet se ka kanosur me armë një efektiv të zonës, në fshatin Katund Sukth. Sipas njoftimit të bluve të Durrësit, dyshohet se Leonard Sheta ka zbritur nga automjeti i tij sapo ka parë efektivin në krye të detyrë dhe e ka kanosur atë me armën sportive që mbante pa leje. Arma spotive dhe automjeti që drejtonte 46-vjeçari janë sekuestruar nga policia. Ndërkohë, nga verifikimet ka rezultuar se i arrestuari që kanosi efektivin po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 
    Njoftimi:
    Durrës/ Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
    Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
    Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të deh

  • Emri/ Kërcënoi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Emri/ Kërcënoi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi me armë (pistoletë) shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës.

    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari, Leonart Sheta, ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    Njoftimi:
    Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
    Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
    Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës.
    Dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë specialistin e policisë së zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet ka rezultuar se 46-vjeçari L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    “Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
    Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
    Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Kërcënoi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Kërcënoi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi me armë (pistoletë) shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës.

    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    Njoftimi:
    Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
    Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
    Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Durrës/ Pronari i lokalit sulmon ukrainasen, policia nuk merr pamjet e kamerave, ndërsa mjeku ligjor nuk i bën ekspertizën

    Durrës/ Pronari i lokalit sulmon ukrainasen, policia nuk merr pamjet e kamerave, ndërsa mjeku ligjor nuk i bën ekspertizën

    Një ukrainase e cila prej një viti punonte në një lokal në Durrës, tregon se është dhunuar nga pronari i saj, Igli Çami, pasi ajo kërkoi pagesën e pagave të papaguara pas largimit nga puna.
    Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor 2025 dhe pas incidentit, ajo u shoqërua në komisariat ku i thanë të bënte ekspertizën mjeko-ligjore.
    Për një javë zonja nuk mundi ta realizojë ekspertizën, pasi mjeku ligjor Anton Samarxhi nuk gjendej në vendin e punës. Pas ankesës së saj në emisionin “Stop”, mjeku Samarxhi tha se i duhet të mbulojë Durrësin, Kavajën, Rrogozhinën dhe Tiranën, ndaj nuk mund të jetë gjithmonë në një qytet. Ai deklaroi se do të hartonte raportin bazuar në gjetjet e një jave më pas, kur dëmtimet ishin më pak të dukshme për shkak të kohës së kaluar.
    Qytetari: E kemi pasur për ta bërë më datë 17-të, po s’ke qenë ti. Po ka ardhur gjithë ato herë ajo goca o burrë. S’ke qenë ti. Ka qenë në datë 17-të, 18-të.
    Mjeku: Unë punoj në Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Tiranë.
    Qytetari: Po mirë tani, si t’ia marrësh shenjat ti asaj se ato i kanë ikur, shenjat?!
    Mjeku: Unë çfarë duhet t’i bëj? Po personi, që është në Kavajë ose në Tiranë.
    Qytetari: Vetëm një mjek ka Durrësi?
    Mjeku: Jo vetëm Durrësi dhe një edhe Kavaja dhe një edhe Rrogozhina, edhe janë 7-të në të gjithë Shqipërinë edhe në Tiranë. Në këtë moment që flasim, Kristina, çfarë të dhemb?
    Qytetarja: Gjuri më shumë më dhemb.
    Mjeku: Nga ana ligjore unë, atëherë në momentin që kam shprehur atë, sepse unë atë gjë që nuk e kam parë, nuk mund të them dot, që…
    Qytetari: Po ta kishim bërë që në datën 17-të ne, këtu do të ishin shenjat të dukshme, do të ishte më ndryshe raporti.
    Mjeku: O zotëri! Ok! Dhe unë po të them që nuk ka qenë, nuk ekziston. A jemi në datën 24 sot?
    Mjeku: Shumë bukur! Me ato që kam në datën 24. Unë në atë datë, mua më kanë caktuar, po themi të shkosh, të shikoj një Kristina tjetër. Atëherë të gjitha këto që më the Kristina, do t’i shkruaj dhe do t’i kthej përgjigje prokurorisë me shkresë.
    Qytetari: Ti çon domethënë tani vetëm këto që pe sot?
    Mjeku: Këto e kam për detyrë ligjore, t’i çoj patjetër. Po!
    Një tjetër problem është edhe mosmarrja e pamjeve të kamerave të sigurisë nga lokali ku ndodhi dhuna. Oficeri i Policisë Gjyqësore, Endri Dushi, tha se është me leje dhe këtë procedurë ia ka lënë porosi oficerit të zonës, por ky i fundit deklaroi se nuk ishte njoftuar për asgjë.
    Qytetarja: Kur do të kthehesh?
    OPGJ Endi Dushi: Pas 10 ditësh!
    Qytetarja: Një pyetje kisha dhe kaq. Arsyeja ishte, telekamerat i keni marrë ju apo jo?
    OPGJ Endri Dushi: Ia kam lënë të nesërmen oficerit të policisë që ka qenë i zonës. Mirupafshim!
    “Stop” kontakton me shefin e zonës.
    Qytetarja: Endri Dushi më tha se ka lënë një porosi për telekamerat e lokalit të Kënetës.
    Qytetarja: Unë jam këtu në Kënetë.
    Shefi i zonës: Po ku e ke shtëpinë, moj?
    Qytetarja: Po si të ta shpjegoj ku e kam shtëpinë, afër lokalit e kam.
    Shefi i zonës: Te cili lokal moj, s’e di unë lokalin ku e ke ti?
    Qytetarja: Te “Çapaçulat” në Kënetë, kamerat e lokalit.
    Shefi i zonës: Po, po kamerat te lokali, po unë nuk e di, se ku e ke lokalin ti.
    Qytetarja: Nuk është lokali im, unë kam qenë punëtore dhe më ka dhunuar, më ka rrahur pronari.
    Shefi i zonës: Po di unë, ku e ke lokalin ti!
    Shefi i zonës: Jo! Endri Dushi s’më ka thënë gjë mua. Unë fola me Endrin, tha “s’i kam thënë gjë unë tha, as numrin s’ia kam dhënë unë”, tha.
    Qytetarja: Po më tha mua Endri në telefon, se ia lashë në dorë shefit të zonës.
    Qytetarja: Të hapte lokalin…
    Shefi i zonës: I ka Endri ata, i merr inspektori i krimeve. Megjithatë, unë do bisedoj me Endrin edhe çfarë do të më thotë Endri, do të të them.
    /Emisioni “Stop”
     

  • Pas eksplorimit të zonës, nënë e bir humbasin në Llogara, policia dhe emergjencat civile nisin kërkimin

    Pas eksplorimit të zonës, nënë e bir humbasin në Llogara, policia dhe emergjencat civile nisin kërkimin

    Dy turistë suedezë, nënë e bir, në moshat 61 dhe 23 vjeç, janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar këtë zonë të njohur për natyrën e saj të paprekur, por pas disa orësh, çdo kontakt me ta është ndërprerë.
    Sipas informacioneve paraprake, turistët dërguan një sinjal SOS, i cili u kap nga autoritetet greke, për shkak të mungesës së mbulimit telefonik në anën shqiptare të gadishullit të Karaburunit. Emergjencat greke reaguan menjëherë dhe njoftuan autoritetet shqiptare për situatën.
    Aktualisht, forcat e Emergjencave Civile, specialistët e zonave të mbrojtura dhe policia e Vlorës po angazhohen në kërkimin e turistëve. Kërkimet po zhvillohen në disa drejtime të mundshme, megjithatë, terreni i vështirë malor, errësira dhe moti i paqëndrueshëm po e komplikohet shumë operacionin. Për më tepër, autoritetet po kërkojnë ndihmë edhe nga banorët e zonës, të cilët kanë njohuri rreth territorit dhe mund të ofrojnë informacion të vlefshëm.
    Ka dyshime se turistët suedezë, pasi përshkuan pyjet e Llogarasë, janë ngjitur në Karaburunit dhe aty kanë humbur. Terreni i ashpër dhe mungesa e valëve telefonike kanë penguar ndihmën dhe komunikimin me ta. Kjo situatë ka krijuar një ndjesi urgence ndërsa ekipet e kërkimit vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e tyre.
    Autoritetet theksuan rëndësinë e respektimit të sinjaleve të sigurisë dhe të informuarit paraprakisht për rreziqet potenciale që mund të hasin gjatë aventurave në natyrë. Kjo ngjarje shërben si një kujtesë për të gjithë ata që eksplorojnë zona të reja të kenë kujdes dhe të planifikojnë mirë përpara se të nisen në aventura të tilla.

  • Fier/ Një kabinë elektrike përfshihet nga flakët, alarmohen banorët e zonës

    Fier/ Një kabinë elektrike përfshihet nga flakët, alarmohen banorët e zonës

    Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati pesëkatësh në lagjen “Liri Gero” të qytetit të Fierit. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

    Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, zjarri është neutralizuar në kohë, duke shmangur përhapjen e tij në ndërtesë dhe dëme të tjera më të mëdha materiale.

    Dyshimet e para paraprake flasin për një mbingarkesë në rrjetin elektrik si shkak të mundshëm të zjarrit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Aksident te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”në Durrës, disa të plagosur, dyshohet edhe për viktima

    Aksident te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”në Durrës, disa të plagosur, dyshohet edhe për viktima

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e kësaj të shtune.
    Te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”, automjeti ka dalë në korsi të kundërt.
    Sipas asaj që raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, disa persona janë plagosur, teksa dyshohet edhe për viktima.
    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

  • IKMT kërcënon bizneset dhe shtëpitë në Orikum e Llogara, qytetari paralajmëron përshkallëzim të protestave: Po vijnë…

    IKMT kërcënon bizneset dhe shtëpitë në Orikum e Llogara, qytetari paralajmëron përshkallëzim të protestave: Po vijnë…

    Një valë e re zemërimi po përfshin banorët e Orikumit dhe zonës së Llogarasë, pas paralajmërimeve për prishjen e dhjetëra bizneseve dhe banesave. Në qendër të kësaj përplasjeje është një problem që, sipas banorëve të zonës, nuk ka lidhje me zhvillimin, por me shpopullimin dhe dorëzimin e tokës së tyre në duart e oligarkëve të lidhur me pushtetin. “Jam nga Dukati. Në Orikum kam një biznes restorant në buzë të detit që prej vitit 1994. Si unë ka edhe shumë të tjerë,” shprehet për gazetën “SOT” Ardian Nezha, një ndër qytetarët që kanë ngritur zërin kundër aksionit të IKMT-së. Ai tregon se prej tre muajsh, bizneset e zonës po kërcënohen nga IKMT. “Ka tre muaj që na kërcënon IKMT sepse në Orikum e në Llogara do t’i prishin të gjitha bizneset dhe shtëpitë, sepse do të vijnë oligarkët të ndërtojnë.
    ” Nezha ngre një sërë pyetjesh. “Pse nuk ka një plan zhvillimi bashkia? Pse komandon qeveria edhe për njësitë administrative? Pse do vijnë ata dhe të ikim ne? Pse nuk na jepet mundësia t’i bëjmë ne këto investime?”. Sipas tij, ajo që po ndodh në Orikum nuk është vetëm një konflikt pronash apo biznesesh, por një çështje e madhe sociale që prek të ardhmen e gjithë zonës. “Këtu ka një politikë shpopullimi. Një problem shumë i madh social.” Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave në ditët në vijim, duke akuzuar qeverinë për arrogancë dhe mungesë dialogu. “Ne do të përshkallëzojmë protestat dhe unë i pari, që jam gati 60 vjeç, jam gati të flijohem. Nuk do lejojmë kurrë të na përdhunojë qeveria diktatoriale.” Zëri i Ardian Nezhës është ai i dhimbjes dhe revoltës së shumë qytetarëve që ndihen të tradhtuar nga institucionet dhe të përjashtuar nga zhvillimi ekonomik i vendit të tyre. Ata kërkojnë që shteti të mos ndërhyjë me buldozerë, por me dialog, plane reale zhvillimi dhe respekt për jetën dhe pronën e banorëve të bregdetit.
     

  • Vlora sërish në flakë, digjet fusha e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’

    Vlora sërish në flakë, digjet fusha e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’

    Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji” të Vlorës, duke shkaktuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës dhe më gjerë.
    Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa tymi i dendur dhe me përbërje toksike ka mbuluar një pjesë të madhe të qytetit, duke krijuar kushte të rrezikshme për frymëmarrjen.
    Banorët e zonës i janë drejtuar mediave dhe autoriteteve me shqetësimin për ndotjen masive të ajrit dhe pasojat që mund të ketë për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme respiratore.
    Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve, që prej vitesh përbëjnë një burim të vazhdueshëm rreziku.