Banorë të zonës së Byrrylit në Tiranë janë ngritur në Protestë për të kundërshtuar ndërhyrjen e strukturave të Bashkisë për mbylljen e një kalimi në Unazën, ç’ka sipas tyre i pengon në jetën e përditshme.
“Këtu është kasaphanë. Para një ore që ishit ju u fshehën nëpër lokale këto. Sapo iku media dolën këto. I kemi bërë kërkesë Komisariatit nr.1. E kemi bërë kërkesën më datë 17, pezullim vendimi sepse është mosha e tretë dhe e katërt. Lidhet ambulanca e specialiteteve nr.1 dhe e lagjes nr.2. Ku do shkojnë këto banorë? Nuk bëhet me forcë”, u shpreh një prej banorëve.
“Janë dy ambulanca, ambulanca 1 dhe Irakiani. Ne kemi fëmijë, duhet të bëjmë bashkëpunim, të na vendosin vijat e bardha, të kalojmë, të çojmë fëmijët. Tani ne me fëmijë në krahë, ti marrim ti çojmë në fund tek “Brryli” të kthehemi lart për ti çuar në ambulanë. Ka shtet apo nuk ka shtet?”, u shpreh një protestante tjetër.
Tag: zonës
-

“A ka shtet apo jo?”/ Bllokohet kalimi në Unazë, banorët e zonës së “Brrylit” protestojnë: Këtu është kasaphanë…
-

VIDEO/ Fermeri ngatërron deputetin e zonës: Del Zegjineja me atlete të bardha
Në foltoren e PD përpara Kryeministrisë, një nga folësit ishte dhe një fermer nga Dimali, ku renditi arsyet pse proteston kundër qeverisë. Ai gjatë fjalës foli për situatën me përmbytjet në këtë zonë, ku akuzoi bashkinë për neglizhencë, por më tej ngatërroi edhe deputetin e zonës. Ai përmendi Zegjine Çaushin, që në fakt është deputete e Roskovecit, pjesë e qarkut të Fierit, jo e Dimalit që është qark në Berat.
-

“Kaloj çdo ditë në atë rrugë “, zhdukja e tre banorëve në Përmet, eskperti: Duhet hetim i thelluar
Tre persona janë zhdukur në mënyrë misterioze në Përmet në të njëjtin aks rrugor, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet–Lëshicë, duke shtuar ankthin dhe frikën e banorëve. Në një lidhje direkte me Dita Jonë në A2 CNN, Endri Baliko një banor i zonës tha se pavarësisht zhdukjes së tyre ai sërish kalon çdo ditë në atë rrugë, në të cilën lëviz prej 20 vitesh, sikurse edhe banorët e tjerë të zonës.
“Ne si komunitet e ndjejmë se kemi 20 vjet në atë rrugë, nuk kemi pasur as vështirësi as ndonjë detaj për të pasur frikë. Rastet janë që ata kanë kaluar në këtë rrugë dhe i kanë parë kamerat në këtë rrugë 11:00 të ditës dhe në orën 5:00 pasdite i ka parë banori në fshatin Gjinkar nuk ka të bëjë rruga e Lëshicës për një humbje misterioze për këta persona. Kanë kaluar pa problem”, tha ai në Dita jonë në A2 CNN.
Ndërkohë eksperti i sigurisë Fatjon Softa theksoi se është shumë e rëndëshme të kryhet një hetim i thelluar, duhet parë profili i tyre dhe analizuar zona.
“Pse pikërisht në një aks? Se krijon panik te njerëzit. Duhet parë profili i tyre, duhet bërë analiza e zonës. Duhet të kishte një hetim nga policia e Përmetit. Pse nuk janë duke u thelluar hetimet? Kjo kërkon hetim dhe kërkim të jashtëzakonshëm për të kontrolluar në një perimetër më të madh. Zona nuk është shumë e banuar dhe largësia e zonave të banuara e bën më enigmë zonën. Kërkon kontroll policor për të vrarë frikën dhe për të hequr panikun te qytetarët. Duhet të kemi profilin e 3 personave. Motivi i parë mund të jenë probleme të shëndetit mendor, mund të jetë ngjarje kriminale. Nëse enigmat i lëmë ato ngjallin panik. Është shumë e rëndësishme të ketë hetim të thelluar, të ketë kontroll përgjatë atij perimetri dhe në distanca të largëta. Mund të jenë edhe kafshë që marrin kufomën dhe mundësia e gjetjes së kufomës bëhet e vështirë”, tha eksperti në A2 CNN.
Eksperti Softa nuk përjashton vrasjet edhe nga ndonjë person me probleme mendore.
“Ka edhe të sëmurë mendorë që mund të bëjnë vrasje e ekzekutime. Duhet të hetohet që të parandalohen ngjarje të kësaj natyre. Rasti i fundit ishte ajo thoshte që ai ikte dhe e dinte rrugën dhe kthehej. Nuk kishte as telefon. Njerëz me probleme të kësaj natyre mund të jenë vrasës”. -

Nisje e mbarë për kuqezinjtë! Kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës.
Sylvinho e ka bërë zgjedhjen e tij, duke hedhur në fushë lojtarët që i besoi dhe në duelin kundër Serbisë, me një ndryshim në sulm.
Nga porta do e nisë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm, Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, do të mbështesin Rey Manajn në qendër.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë rumuni Horațiu Feșnic, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa i katërt Rares Vidican. VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie.
Rezultati Live:
Andorra 0-0 Shqipëri
Komenti Live:
63′ Asllani arrin të krosojë brenda zonës, por topi ndalet nga Ruiz.
59′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Broja dhe Laçi, në vendet e tyre futen Uzuni dhe Bajrami.
58′ Laçi hedh një krosim në zonë dhe Manaj mbahet nga mbrojtësi kundërshtar, por arbitri akordon faull për vendasit pas një prekje me dorë të sulmuesit shqiptar.
55′ Ajeti ndal me faull kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
51′ Asllani godet në hyrje të zonës, por topi ndalet nga portieri Ruiz.
47′ Asllani lë një top në zonë për Hoxhën, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga mbrojtja kundërshtare.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Gjimshiti godet me kokë por topi përplaset në traversë. Më pas Manaj tentoi gjithashtu me kokë, por topi kësaj radhe shkon mbi kuadrat.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
39′ De las Herras shkakton një ndërhyrje të rrezikshme në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
28′ Rodrigo godet nga distanca dhe topi shkon shumë afër portës së Strakoshës.
23′ Hoxha hedh një krosim të ulët në zonë, me topin që shkon shumë pranë portës.
17′ Asllani provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi kuadrat.
15′ Asllani kroson drejt zonës, por topi shkon në duart e portierit Ruiz.
12′ Manaj merr një top në zonë, rrotullohet bukur, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja vendase.
1′ Starton sfida! -

3 gola në “Ennio Tardini”, Milan e mbyll pjesën e parë në avantazh (video)
8 Nëntor 2025
21:37
Telesport
Pjesa e parë në “Ennio Tardini” mes Parmës dhe Milanit është mbyllur 1-2 për kuqezinjtë. Alexis Saelemaekers zhbllokoi rezultatin vetëm pas 12 minutash lojë, belgu shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Saelemaekers bëhet sërish protagonist, pasi fitoi një penallti në minutën e 24-të, për faull brenda zonës. Nga 11-metrat godet Rafael Leao dhe topi përfundon në rrjetë.
Adrian Bernabe ngushton shifrat për Parmën në fund të pjesës së parë, duke rihapur kështu takimin. Mesfushori spanjoll shënoi një gol vërtet të bukur me një goditje klasi brenda zonës.
SHIKOGOLAT -

Real Madrid “shtyp” Valencia-n dhe nis shkëputjen. Shkëlqejnë Mbappe & Guler (video)
Real Madrid ka fituar 4-0 ndaj Valencia-s në “Santiago Bernabeu”, për javën e 11-të në La Liga. Kylian Mbappe shënoi fillimisht nga 11-metrat në minutën e 19-të, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Tarrega gjatë një dyluftimi me Eder Militao.
Ndërhyn VAR, arbitri shikon vetë pamjet në ekran dhe drejton gishin nga pika e bardhë, aty ku Kylian Mbappe tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 30-të, asist i mrekullueshëm i Arda Guler për Mbappe, francezi nuk mund të gabonte nga aq afër dhe shkund portën për herë të dytë.
Në minutën e 42-të, Real Madrid fiton një tjetër penallti për faull brenda zonës nga anësori i Valencia-s, Thierry Correia. Godet Vinicius Junior, por gjuajtja e brazilianit ndalet nga portieri i miqve, Agirrezabala.
Një minutë më pas, Jude Bellingham shënon golin e tretë, me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Real Madrid. Goli i katërt u shënua nga Alvaro Carreras, i pari për të me fanellën e Real Madridit. Mbrojtësi shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme në krahun e majtë brenda zonës. Real Madrid fiton 4-0 dhe kryeson me 7 pikë më shumë se Villarreal i vendit të dytë dhe 8 pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë, por katalanasit luajnë neser ndeshjen e tyre për këtë javë.
SHIHGOLINEBELLIGNHAM
SHIKOPENALLTINEEVINICIUSJUNIOR
SHIKOGOLINEMBAPPE
SHIKOGOLINECARRERAS -

Mbappe i pandalshëm, Guler & Bellingham fantastikë. Real Madrid i papërmbajtshëm ndaj Valencia-s (video)
Real Madrid është duke fituar 3-0 ndaj Valencia, pas 45 minutave të para në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga. Francezi shënoi fillimisht nga 11-metrat në minutën e 19-të, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Tarrega gjatë një dyluftimi me Eder Militao.
Ndërhyn VAR, arbitri shikon vetë pamjet në ekran dhe drejton gishin nga pika e bardhë, aty ku Kylian Mbappe tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 30-të, asist i mrekullueshëm i Arda Guler për Mbappe, francezi nuk mund të gabonte nga aq afër dhe shkund portën për herë të dytë.
Në minutën e 42-të, Real Madrid fiton një tjetër penallti për faull brenda zonës nga anësori i Valencia-s, Thierry Correia. Godet Vinicius Junior, por gjuajtja e brazilianit ndalet nga portieri i miqve, Agirrezabala.
Një minutë më pas, Jude Bellingham shënon golin e tretë, me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
SHIHGOLINEBELLIGNHAM
SHIKOPENALLTINEEVINICIUSJUNIOR
SHIKOGOLINEMBAPPE
-

VIDEO – “Nuk është më germadhë siç ka qenë”, rikonstruksioni tek “Isa Boletini”, flasin banorët e zonës
“Nuk është më germadhë siç ka qenë,” – kështu shprehen banorët e pallatit të njohur si “pallati me hark” në sheshin “Isa Boletini”, ku po vijojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të godinës.
Ky projekt është një investim i përbashkët i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë dhe Bashkisë Shkodër, që synon të përmirësojë kushtet e jetesës së banorëve dhe të rrisë efiçencën energjetike të ndërtesës.Punimet përfshijnë termoizolim të plotë, vendosjen e dritareve të reja, rregullimin e fasadës dhe krijimin e hapësirave më funksionale për komunitetin. Për të garantuar përfundimin në kohë, punohet çdo ditë, edhe në fundjavë, me ritme të larta dhe kujdes për detajet.
Në bashkëpunim me OSHEE-në, po vendosen gjithashtu linjat elektrike nëntokësore, duke hequr rrjetin e kabllove nga fasadat dhe duke përmirësuar dukshëm pamjen e pallatit dhe të gjithë zonës përreth.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!

