Tag: zonës

  • Interpelancë për projektin TID në Durrës/ Zhupa: Shkatërrimi i trashëgimisë! Gonxhja: Investim transformues

    Interpelancë për projektin TID në Durrës/ Zhupa: Shkatërrimi i trashëgimisë! Gonxhja: Investim transformues

    Një interpelancë u zhvillua sot në Kuvend mes ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja dhe deputetes së PD-së, Ina Zhupa me kërkesë të kësaj së fundit.
    Objekti i kërkesës për interpelancë ishte për të marrë sqarime në lidhje me projektin TID në Durrës, ndikimin e tij në zhvillimin e turizmit, trashëgiminë kulturore dhe mbi të gjitha për pasojat që ai sjell për pronarët dhe banorët e zonës së prekur. Demokratja ngriti si shqetësim shpronësimin me mbi 70 familjeve në zonën ku është projekttuar jetëzimi i projektit, për të cilët thotë se janë pronarë të ligjshëm.
    Zhupa tha se se projekti TID shkatërron trashëgiminë e Durrësit ndërsa i drejtoi disa pyetje Ministrit Gonxhja se si është hartuar plani i projektit në fjalë, a janë bërë konsultime me banorët përpara se t’iu dërgohej dokumenti i shpronësimit dhe se cilat janë kriteret mbi bazë të të cilit është hartuar projekti në fjalë.
    “Qyteti siç ka qenë 3 mijë vjeçar po kërkoni të shkatërrohet. Arsyeja pse thirra interpelancë është që ministri të na shpjegojë këtë sjellje pushtuesish në Durrës. Shkatërroni vendbanime. Si e keni bërë projektin? Si keni zgjedhur se kush do jenë kriteret për banesat që duheshin prishur? Cilat janë kriteret që keni përdorur për të bërë këtë masakër të qytetit të Durrësit? Përcudnim i identitetit të Durrësit. Ministri të shpjegojë a janë bërë konsulta me banorët siç e kërkon ligji. A janë informuar banorët përpara se t’i shkonte letra e shpronësimit? Si mund të zhvillohet turizmi i qytetit duke i shkatërruar identitetin dhe duke e bërë planin jo bashkia, por duke e bërë AADF-ja planin e një qyteti. Pse nuk bazohen në një plan të detajuar vendor, ky plan i shkatërrimit të Durrësit?” tha Zhupa.
    Në përgjigje të kërkesës së Zhupës, Blendi Gonxhja tha se projekti në fjalë synon të rikualifikojë zonën ndërsa nënvizoi se qëllimi kryesor është restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës së ardhshme që ndodhet brenda zonës arkeologjike A, përmes rehabilitimit të shtëpive tradicionale, shesheve dhe objekteve.
    Gonxhja tha se të gjitha familjet e përfshira në listat për shpronëzim, do të dëmshpërblehen sipas vlerës së tregut.
    “TID Durrës synon të rikualifikojë zonën. Durrësi është një destinacion kryesor i itinerareve turistike. Qëllimi kryesor është restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës së ardhshme që ndodhet brenda zonës arkeologjike A, përmes rehabilitimit të shtëpive tradicionale, shesheve dhe objekteve. Amfiteatri antik integrohet në parkun arkeologjik TIP. Durrës është nyje esenciale, urë midis lindjes dhe perëndimit. Misioni nuk ka nisur pa u mirëanalizuar. Projekti vjen si ekselencë studimore italo-shqiptare. Është punuar edhe plani për menaxhimin e zonave arkeologjike të Durrësit për periudhën 2023–2030. Asnjë hap i ndërmarrë nuk është në kundërshtim me ligjet. Ekipi i ekspertëve ka identifikuar të gjithë potencialin arkeologjik dhe të trashëgimisë kulturore që mund të shërbejë si atraksion turistik në zonën e projektit.
    Ky projekt synon një riqendërzim të zonës arkeologjike duke krijuar një park të madh arkeologjik urban. Për ndërtesat që qëndrojnë, parashikohen 5 lloje ndërhyrjesh: në ngjyra, dyer e dritare, prishje të shtesave të papërshtatshme, ndërtim i pjesëve të degraduara, apo prishje dhe rindërtim i 9 objekteve të tilla. Ky proces ka qenë transparent dhe profesional. Janë rreth 5 milionë dollarë nga AADF në fazë prokurimi që shkojnë për restaurimin e fasadave dhe konsolidimin e pjesëve të prekura nga projekti, ndërsa qeveria përmes FSHZ-së dhe Bashkia Durrës janë angazhuar për të siguruar vazhdimin e projektit me rreth 6 milionë dollarë nga buxheti i shtetit apo donatorë të tjerë.
    Asnjë objekt historik nuk do të humbet. Bashkia ka nxjerrë listat për banorët e prekur, ku një pjesë e tyre posedonin metra më shumë sesa parashikohej në dokumentacionin ligjor. Për këtë arsye lista ishte bërë sipas matjeve reale, me qëllim për t’u dhënë hapësirë banorëve për të rregulluar saktësimet dhe përditësimet në titullin e pronësisë. Bashkia i ka dërguar edhe njoftimet faktike që edhe kush rregullonte letrat të shpërblehej. Gjykata Administrative nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga 33 paditë për VKM-në që sanksionon shpronësimin, duke lejuar vazhdimin e shpronësimit. Me kërkesën e Bashkisë Durrës dhe me ndihmën e ASHK-së, duke u bazuar në 3 shitjet dhe blerjet e fundit në zonë, u është ofruar të shpronësuarve një vlerë në përputhje me vlerat dhe tregun formal në Durrës. Procesi ka qenë transparent, duke siguruar informacion për qytetarët. Të gjitha provat janë lehtësisht të verifikueshme”, tha ndër të tjera ministri.

  • Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe (video)

    Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe (video)

    10 Dhjetor 2025

    21:12

    Telesport

    Ka nisur vrullshëm supersfida mes Real Madridit dhe Man. City-t në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 6-të në Champions League.
    Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën. SHIHVIDEON
    Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Rezultati vazhdon 0-0, njësoj si në sfidat e tjera.

  • Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe

    Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe

    10 Dhjetor 2025

    21:12

    Telesport

    Ka nisur vrullshëm supersfida mes Real Madridit dhe Man. City-t në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 6-të në Champions League.
    Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën.
    Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Rezultati vazhdon 0-0, njësoj si në sfidat e tjera.

  • “Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e zonës e bëjnë për spital

    “Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e zonës e bëjnë për spital

    Një 40-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spitalin “Parini”, në Aosta të Italisë, me plagë të shumta në trup, të shkaktuara nga një rrahje. Shoku i tij arriti të shpëtonte duke vrapuar përmes shkurreve.
    Dhe nuk ka qenë një grindje, por një dajak që ia kanë dhënë banorët e zonës në Arnad, ku i plagosuri kishte tentuar që të kryente vjedhje me mikun e tij.
    Shqiptari sipas mjekëve ka pësuar ndër të tjera, një frakturë të legenit dhe plagë nga një objekt i mprehtë, ndoshta një kazmë. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar sulmuesit, që dyshohet se janë banorë të zonës që mbulon stacioni i karabinierëve të “Shën Vincentit”.
    Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur dyshohet se 40-vjeçari hyri për të vjedhur në një banesë të zonës. Por aty u diktua nga pronari, familjarët dhe më pas u ndoq edhe nga banorë të tjerë. Në ikje e sipër u dhunua, teksa u godit edhe me kazmë.
    Shqiptari u arrestua më pas në gjendje spitalore dhe po hetohet për agresorët. Mjekët thonë se plagët kanë nevojë 30 ditë për t’u shëruar.
    Pas arrestimit, policia sekuestroi mallrat e vjedhura që mbante me vete: 500 euro në para të gatshme, bizhuteri dhe një çantë me vlerë, me një vlerë totale prej 5000 eurosh.
    Një bashkëpunëtor që ishte me të arriti të arratisej në zonën e pyllëzuar, jo shumë larg shtëpive. Sipas rindërtimit të hetuesve, hajdutët kishin hyrë në shtëpi duke hapur me forcë një derë me rrjetë. Në të njëjtin qytet, përpara asaj ku ndërhynë banorët, kishte ndodhur një tjetër tentativë për vjedhje me thyerje .
    Seanca e masës u bë me videokonferencë. I përfaqësuar nga avokatja Laura Marozzo, 40-vjeçari ushtroi të drejtën e tij për të heshtur para gjyqtarit. Për momentin – sipas vendimit të magjistratit për vërtetimin e arrestimit – ai do të mbetet në spital dhe kur gjendja e tij ta lejojë, do të transferohet në burg në paraburgim, informon media italiane.
    Gjykimi i shkurtuar është planifikuar për 19 dhjetor. Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Manlio D’Ambrosi. Ndërkohë, hetimet nga Karabinierët e kompanisë Châtillon/Saint-Vincent po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit.

  • Hyri për të vjedhur një banesë, shqiptari e pëson keq në Itali nga banorët e zonës

    Hyri për të vjedhur një banesë, shqiptari e pëson keq në Itali nga banorët e zonës

    Kronikë E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 18:10
    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Arnad të veri-perëndimit të Italisë, ku një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje me banorë të zonës gjatë një tentative vjedhjeje më 5 dhjetor. Sipas mediave italiane, burri u godit me një mjet të mprehtë, dyshohet me një kazmë, duke pësuar frakturë të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut.
    Karabinierët ndërhynë menjëherë në vendngjarje, arrestuan të dyshuarin dhe sekuestruan sendet e vjedhura, përfshirë 500 euro në para, bizhuteri dhe një çantë, me vlerë të përbashkët rreth 5 mijë euro. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij arriti t’i shmangej kapjes duke u futur në zonën pyjore përreth.

    Hetimet paraprake treguan se autorët kishin hyrë në banesë duke thyer me forcë një derë me rrjetë, ndërsa pak më parë në të njëjtën zonë ishte raportuar edhe një tentativë tjetër vjedhjeje.

    I arrestuari po trajtohet në Spitalin Parini dhe do të qëndrojë nën kujdes mjekësor deri sa gjendja e tij të stabilizohet për t’u transferuar në paraburgim. Ndërkohë, Karabinierët e Châtillon/Saint-Vincent po vijojnë hetimet për identifikimin e personave që ndërhynë dhe e sulmuan të dyshuarin.

  • “Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e bëjnë për spital

    “Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e bëjnë për spital

    Një 40-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spitalin “Parini”, në Aosta të Italisë, me plagë të shumta në trup, të shkaktuara nga një rrahje. Shoku i tij arriti të shpëtonte duke vrapuar përmes shkurreve.
    Dhe nuk ka qenë një grindje, por një dajak që ia kanë dhënë banorët e zonës në Arnad, ku i plagosuri kishte tentuar që të kryente vjedhje me mikun e tij.
    Shqiptari sipas mjekëve ka pësuar ndër të tjera, një frakturë të legenit dhe plagë nga një objekt i mprehtë, ndoshta një kazmë. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar sulmuesit, që dyshohet se janë banorë të zonës që mbulon stacioni i karabinierëve të “Shën Vincentit”.
    Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur dyshohet se 40-vjeçari hyri për të vjedhur në një banesë të zonës. Por aty u diktua nga pronari, familjarët dhe më pas u ndoq edhe nga banorë të tjerë. Në ikje e sipër u dhunua, teksa u godit edhe me kazmë.
    Shqiptari u arrestua më pas në gjendje spitalore dhe po hetohet për agresorët. Mjekët thonë se plagët kanë nevojë 30 ditë për t’u shëruar.
    Pas arrestimit, policia sekuestroi mallrat e vjedhura që mbante me vete: 500 euro në para të gatshme, bizhuteri dhe një çantë me vlerë, me një vlerë totale prej 5000 eurosh.
    Një bashkëpunëtor që ishte me të arriti të arratisej në zonën e pyllëzuar, jo shumë larg shtëpive. Sipas rindërtimit të hetuesve, hajdutët kishin hyrë në shtëpi duke hapur me forcë një derë me rrjetë. Në të njëjtin qytet, përpara asaj ku ndërhynë banorët, kishte ndodhur një tjetër tentativë për vjedhje me thyerje .
    Seanca e masës u bë me videokonferencë. I përfaqësuar nga avokatja Laura Marozzo, 40-vjeçari ushtroi të drejtën e tij për të heshtur para gjyqtarit. Për momentin – sipas vendimit të magjistratit për vërtetimin e arrestimit – ai do të mbetet në spital dhe kur gjendja e tij ta lejojë, do të transferohet në burg në paraburgim, informon media italiane.
    Gjykimi i shkurtuar është planifikuar për 19 dhjetor. Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Manlio D’Ambrosi. Ndërkohë, hetimet nga Karabinierët e kompanisë Châtillon/Saint-Vincent po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit.

  • “Ishte djalë shembullor”/ I mituri humbi jetën pas plagosjes me thikë, flasin banorët: Erioni kishte ëndërr…

    “Ishte djalë shembullor”/ I mituri humbi jetën pas plagosjes me thikë, flasin banorët: Erioni kishte ëndërr…

    15-vjeçari, Erion Boba, që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor ndërroi jetë ditën e djeshme.

    Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi ka intervistuar disa prej banorëve të zonës ku jetonte familja Boba, të cilët tashmë e braktisën banesën me qira.
    Një banor i zonës me lot në sy u shpreh së ndihet shumë keq për ngjarjen e rëndë, ndërsa theksoi se duhen të merren masa në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëriten më.
    “Na erdhi shumë keq për ngjarjen, tani çfarë të bëjmë? Më erdhi shumë keq. Duhet të merren masa, po ndodhin ngjarje të rënda shpesh. Unë nuk i njoh familjarët, por djali i djalit ka qenë moshatar në shkollë, dhe më ka ardhur shumë keq”, shprehet një banor i zonës me lot në sy.
    Shoku i tij i lagjes u shpreh “E kam pasur shok në lagje dhe më erdhi shumë gjynah. Ishte djalë shembullor. Ka qenë djalë shumë i mirë, se di… djalin tjetër (autorin) nuk e njoh. Erionit i pëlqente të bëhej mekanik.”
    Pronarja e shtëpisë ku jetonte familja Boba, e përshkroi Erionin si djalë të urtë dhe të sjellshëm.
    “Jemi tronditur të gjithë. Ta bësh djalin 15 vjeç… kur ta merr Zoti ta merr… te kabina e kanë varrë afër shtëpisë. Kanë tre vite që jetojnë në shtëpinë me qira. Erioni djalë i urtë, i sjellshëm”, u shpreh ajo.
     

    Top Channel

  • Premier League: Liverpool nuk di të ngrihet, Chelsea tronditet nga Leeds!

    Premier League: Liverpool nuk di të ngrihet, Chelsea tronditet nga Leeds!

    Liverpool barazoi 1-1 në Anfield dhe duket se tashmë shpresat për të ruajtur kurorën e Premier u shuan menjëherë.
    Sunderland rrezikoi i pari në minutën e 32-të, kur Trai Hume goditi fuqishëm drejt trekëndëshit, por Alisson reagoi në mënyrë fantastike duke devijuar topin në traversë.
    Liverpooli iu afrua golit në minutën e 44-të, por goditja me kokë e Alexis Mac Allister u ndal në shtyllën e majtë.
    Sunderland kaloi në epërsi në minutën e 67-të, kur një gjuajtje nga distanca e Chemsdine Talbi u devijua dhe përfundoi në rrjetë duke befasuar Alissonin.
    Pak çaste më vonë, Omar Alderete pati mundësinë të dyfishonte rezultatin, por goditja e tij me kokë u përplas në shtyllë.Liverpooli u rikthye në lojë në minutën e 81-të. Florian Wirtz, pas një depërtimi të shkëlqyer mes mbrojtësve, goditi nga brenda zonës dhe topi u devijua, duke e mposhtur portierin Roefs për 1-1.
    Në minutën e 91-të, sulmuesi mysafir Wilson Isidor u gjend i vetëm përballë Alisson, por goditjen e tij e largoi nga vija fatale Federico Chiesa.
    Pavarësisht tentimeve nga të dyja skuadrat, asnjëra nga to nuk arriti të gjejë golin e fitores.
    Leeds tronditi Chelsean sakaq. Edhe pse blutë vinin nga një seri e bukur rezultatesh, vendasit e nisën fuqishëm takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë, kur Jaka Bijol shënoi me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Anton Stach për 1-0.
    Leeds ishte pranë golit të dytë në minutën e 16-të, por goditja tjetër me kokë e Bijol shkoi pak centimetra jashtë.
    Goli i dytë do të vinte në minutën e 43-të, kur Ao Tanaka realizoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e çuar rezultatin në 2-0.
    Chelsea reagoi herët në pjesën e dytë dhe në minutën e 48-të Nmecha u ndal nga një pritje e jashtëzakonshme e Sanchez.
    Megjithatë, londinezët arritën të ngushtonin diferencën në minutën e 50-të me një gol të bukur nga Pedro Neto, pas një pasimi të saktë të Joao Pedros për 2-1..
    Chelsea ishte pranë barazimit në minutën e 69-të, por Cole Palmer gaboi nga brenda zonës duke e dërguar topin paksa jashtë shtyllës së majtë.
    Vetëm pak minuta më vonë, Leeds përfitoi nga një gabim katastrofal i mbrojtjes kundërshtare dhe Dominic Calvert-Lewin shënoi lehtësisht nga afër për 3-1, rezultat që vulosi ndeshjen.
     

  • Pogradec/ Fermerët bashkohen në kooperativë, italianët mbështetje më pajisje për bujqësinë

    Pogradec/ Fermerët bashkohen në kooperativë, italianët mbështetje më pajisje për bujqësinë

    Për ruajtjen e varietetit të rrallë të rrushit “Serina e Bardhë”, një pasuri e zonës që rrezikonte zhdukjen fermerët e Grabovicës janë bashkuar në një kooperativë, duke krijuar mundësi të reja për prodhim dhe zhvillim ekonomik.
    “Qëllimi kryesor është identifikimi i produkteve tipike lokale. Në vreshtarinë e zonës ka varietete shqiptare me rrisk të humbjes, si Serina e Bardhë, Gems dhe Muskat Kanellë. Ne si fermerë jemi bashkuar ligjërisht për të investuar në vreshta të rinj dhe për të pasur një mënyrë tjetër taksimi. Aktualisht jemi 7 fermerë dhe synojmë të përfshijmë të gjithë ata që merren me vreshtari”, tha Ersol Caço, Prodhues Vere.
    Në ceremoninë e zhvilluar në Grabovicë u dorëzuan edhe makineri moderne bujqësore për inkubatorin e Pogradecit, duke krijuar kushte më të mira pune, rritje të prodhimit dhe mbështetje konkrete për fermerët e zonës.

    “Më në fund u kuptua se duke qenë bashkë përfitimet janë më të mëdha. Bashkimi sjell lehtësira, qoftë për taksat, qoftë për aksesin në skema mbështetëse. Kjo është dallëndyshja e parë që do të sjellë edhe kooperativa të tjera në fshatrat e Pogradecit. Edhe farërat, edhe pesticidet merren më lirë dhe më cilësore kur punoni të bashkuar”, u shpreh Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë së Pogradecit.
    Paolo Viviani, përfaqësues i palës italiane, theksoi potencialin e produkteve tradicionale shqiptare në tregun europian.
    “Produkti tradicional luan një rol të rëndësishëm në promovimin e aktiviteteve të fermerëve shqiptarë. Ne kemi identifikuar produktet që lidhen ngushtësisht me zonat e tyre dhe ato kanë vend të sigurt në tregun kombëtar. Kur arrijnë vlerë të veçantë ose sasi të mjaftueshme, hapet mundësia e tregut ndërkombëtar. Me ecjen që po bën Shqipëria drejt BE, tregu europian është një mundësi e shkëlqyer për këto produkte”, tha Paolo Viviani, Përfaqësues i Palës Italiane
    Nëpërmjet kësaj nisme, fermerët e Pogradecit do të punojnë të bashkuar, do të përfitojnë teknologji, trajnime dhe standarde të reja prodhimi, duke forcuar vlerën e produkteve vendase dhe identitetin e tyre rural.
    /vizionplus.tv

  • Të shtëna me armë në një banesë në Elbasan, reagon policia

    Të shtëna me armë në një banesë në Elbasan, reagon policia

    Mbrëmjen e sotme, në një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një banesë.

    Sipas informacioneve paraprake, njoftimi është bërë nga qytetarë të zonës në sallën operative, e cila menjëherë ka vënë në lëvizje shërbimet policore.
    Forcat e Policisë së Elbasanit ndodhen aktualisht në terren dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
    Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo për shkallën e incidentit.
    Policia pritet të japë një njoftim zyrtar sapo të ketë një panoramë më të qartë të situatës.
    Ndërkohë, banorët e zonës raportojnë se janë shqetësuar nga zhurmat e dëgjuara, por gjithçka mbetet ende në fazën e verifikimit.

    Top Channel