Tag: zonave

  • 3 mijë dhurata për fëmijët e Mokrës, Librazhdit dhe Përrenjasit nga Gjermania

    3 mijë dhurata për fëmijët e Mokrës, Librazhdit dhe Përrenjasit nga Gjermania

    Një shoqatë gjermane ka dorëzuar pako me dhurata për fëmijët e zonave malore të Mokrrës, Përrenjasit dhe Librazhdit. Një prej përfaqësueseve të shoqatës gjermane shprehet e lumtur që ideja për të ndihmuar fëmijët e këtyre zonave në Shqipëri tashmë është bërë realitet.
    Për shumë fëmijë të zonave të thella, këto pako janë jo vetëm dhurata, por edhe një kujtesë se dikush mendon për ta në prag të festave.

    “Njoh miq gjermanë dhe shqiptarë që prej 20 vitesh ndihmojnë Shqipërinë. Më pëlqeu ideja për të ndihmuar njerëzit këtu. Shqipëria ka kaluar periudha të vështira dhe unë dua të kontribuoj.

    Mundohemi të krijojmë lidhje me banorët për të kuptuar nevojat e tyre dhe duam të tregojmë se Krishtlindja nuk është vetëm festë, por një ndjenjë që duhet përcjellë sidomos te ata që nuk festojnë dot”, thotë, Sabina Becker.

  • Reformë për zonat e mbrojtura, Rama: Monitorim i pyjeve me dronë, mjedisi kriter i rëndësishëm për antarësimin në BE

    Reformë për zonat e mbrojtura, Rama: Monitorim i pyjeve me dronë, mjedisi kriter i rëndësishëm për antarësimin në BE

    Me fokus te mjedisi si një nga pikat kyçe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit “Për Ty Natyrë”, paralajmëroi disa reforma të rëndësishme për monitorimin e zonave të mbrojtura, duke synuar përafrimin e tyre me praktikat europiane.
    “Është një moment historik për anëtarësimin dhe synimin për mbylljen e negociatave, ku fokusi mbi mjedisin dhe forcimin e një ekonomie të re të lidhur me natyrën është shumë më i madh se kurrë. Sfidat që lidhen me kapitujt e mjedisit janë ndër më të vështirat, pasi standardet janë maksimale. Pavarësisht të mirave që kemi arritur, jemi ende shumë prapa”, tha Rama.
    Ai njoftoi gjithashtu edhe një ristrukturim institucional, duke paralajmëruar bashkimin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve.

    “Do të nisë një reformë që parashikon ristrukturimin e AZM-së dhe të shërbimit të pyjeve, duke i bashkuar në një agjenci të vetme. Zonat e mbrojtura dhe pyjet janë dy komponentë që duhet të menaxhohen së bashku, sepse të ndara nuk na ndihmojnë të ecim më shpejt drejt një menaxhimi më efikas”, tha Rama.
    Rama kujtoi se vera që lamë pas solli dëme të mëdha nga zjarret masive që përfshinë zona të gjera pyjore e malore të vendit. Për këtë arsye, qeveria ka marrë masa të reja për parandalimin e tyre, përfshirë përdorimin e dronëve inteligjentë.
    “Po angazhojmë burime të reja financiare për futjen e teknologjisë dhe rritjen e kapaciteteve për monitorimin e pyjeve me dronë. Këto janë të buxhetuara për vitin që vjen dhe përbëjnë një fazë të re”,  tha Rama.
    Paralelisht me monitorimin ajror, qeveria parashikon edhe fonde për ripyllëzimin e zonave të dëmtuara ndër vite nga zjarret dhe fatkeqësitë natyrore.

  • Fier – Nis aksioni i pastrimit të zonave bregdetare pas vërshimeve të Vjosës dhe Semanit

    Fier – Nis aksioni i pastrimit të zonave bregdetare pas vërshimeve të Vjosës dhe Semanit

    Screenshot

    Pas vërshimeve të javës së kaluar të lumenjve Seman dhe Vjosë, tonelata me mbetje urbane dhe inerte kanë mbuluar zonat bregdetare të Fierit. Autoritetet vendore kanë nisur sot një aksion të gjerë për pastrimin dhe grumbullimin e tyre.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit, të pajisur me mjete dhe makineri të rënda, po largojnë tonelata mbetjesh plastike, drusore dhe inerte që lumenjtë kanë transportuar drejt detit Adriatik, duke përfshirë zonat e Darëzezës dhe Semanit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Kryebashkiaku Armando Subashi tha se aksioni do të vijojë për shkak të hapësirës së madhe që mbulojnë mbetjet dhe pritet të zgjasë rreth dy javë. Përveç punonjësve, në aksion po përdoren skrep dhe eskavatorë për pastrimin e zonave bregdetare.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Qëllimi i aksionit është rikthimi i pastërtisë dhe sigurimit të zonave bregdetare të Fierit për qytetarët dhe vizitorët.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Manastirliu: Buxheti 2026, mbështetje sociale dhe përmirësim të infrastrukturës

    Manastirliu: Buxheti 2026, mbështetje sociale dhe përmirësim të infrastrukturës

    Përmirësimi i infrastrukturës në lagjet e Tiranës mbetet në fokus të buxhetit 2026, duke garantuar investime për më shumë hapësira publike. Kështu u shpreh drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, në vijim të dëgjesave publike për buxhetin 2026. Së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe deputetë të PS-së, Manastirliu zhvilloi një takim me banorë të njësisë nr. 1 në kryeqytet, ku u diskutuan prioritetet sociale dhe zhvillimore që do të marrin mbështetje në buxhetin e ri. Manastirliu theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me komunitetin dhe adresimin e shqetësimeve të tyre në buxhetin 2026, i cili si prioritet ka mbështetjen që qeveria shqiptare u jep të moshuarve, familjeve, punonjësve të administratës publike, si edhe profesionistëve të shëndetësisë dhe arsimit. Ajo u shpreh se një nga prioritetet e qeverisë mbetet infrastruktura e zonave të banimit dhe hapësirat publike, të cilat janë adresuar edhe në buxhetin e ri, përmes investimeve në përmirësimin e infrastrukturës brenda zonave të banuara dhe zgjerimin e hapësirave publike.
    “Një prej prioriteteve tona mbetet sigurisht infrastruktura brenda zonave të banimit, që vjen edhe me operacionin e çlirimit të hapësirave publike. Një fond i posaçëm do të vendoset nga Bashkia për këto projekte, që nuk prekin vetëm njësinë 1, por të gjithë Tiranën”, tha Manastirliu. Sipas saj, buxheti i ri do të krijojë modele të reja projektesh në të gjithë kryeqytetin, duke synuar hapësira më cilësore për qytetarët, si në lagjet autoktone, ato ekzistuese, por edhe në zonat e reja. “Falë ndryshimeve ligjore që kemi bërë për kontrollin e territorit dhe hapësirat, do të kemi më shumë mundësi që të gjitha rezidencat e reja të ofrojnë hapësira dhe mjedise të dedikuara për fëmijët dhe të moshuarit. Rregullorja e re për hapësirat e çliruara do të shoqërohet me një instrument tjetër të vlefshëm për qytetin dhe komunitetin, që lidhet me gjelbërimin e zonave, përmes fondeve të dedikuara nga bizneset që marrin hapësira për shfrytëzim”, tha Manastirliu, duke nënvizuar se zbatimi i kësaj rregulloreje do të jetë përgjegjësi e bashkisë së Tiranës.

  • Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim

    Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim

    Në kuadër të ligjit për Paketën e Maleve Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në bashkinë e Kukësit. 

    Vendimi i qeverisë vjen afro 3 javë pas takimit të kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit, shumicën e të cilëve i qortoi për neglizhencë, pasi nuk kishin dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave hartën me zonat e përzgjedhura si prioritare për zhvillim, në bashkitë përkatëse. 

    Kryebashkiaku që mori fjalët më të rënda të kryeministrit Rama ishte ai i Kukësit, Albert Halilaj. 

    “Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ti më dëgjon por nuk di a më kupton sepse një nga shtysat kryesore për Paketën ishin kuksjanët sepse interesi për të investuar është i lartë prej aty që jetojnë jashtë. Ka 5 muaj që i ke në dispozicion të gjithë instrumentet dhe ende nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë nuk ka shkencë. Hiq qytetin dhe i gjithë territori përveç zonave të mbrojtura është brenda kësaj pakete”, iu drejtua Rama. 

    Gjatë takimit, Rama urdhëroi për secilën bashki ngritjen e një task-force të përbërë nga 3 persona, e cila do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë, apo për t’i lehtësuar procedurat personave që kanë shpallur interesim për të qenë pjesë e 500 të parëve që do t’i miratohet leja për të invesuar. 500 investitorët e parë përfitojnë një kontratë 10 vjeçare ku për këtë periudhë kohore, nuk do të paguajnë asnjë taskë në shtet. 

    VKM: 

    V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KUKËS 

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 

    V E N D O S I: 

    1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës, të zonave, si më poshtë vijon:
    2. a) Zona nr.1, pjesë e Njësisë AdministrativeBicaj, me sipërfaqe 253.55 (dyqind e pesëdhjetë e tre pikë pesëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbiortofoto; 
    3. b) Zona nr.2, pjesë e Njësisë AdministrativeBicaj, me sipërfaqe 398.18 (treqind e nëntëdhjetë e tetë pikë tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbiortofoto; 
    4. c) Zona nr.3, pjesë e Njësisë AdministrativeArren, me sipërfaqe 255.56 (dyqind e pesëdhjetë e pesë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbiortofoto. 
    5. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    6. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    7. a) të zhvillimit ekonomik;
    8. b) industrial;
    9. c) turistik.
    10. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kukës për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

    K R Y E M I N I S T R I 

    EDI RAMA 

    Në mungesë dhe me porosi 

    ZËVENDËSKRYEMINISTRI 

    BELINDA BALLUKU 

  • Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

    Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

    Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale
    Kryeministri Edi Rama kritikoi kryetarët e bashkive për vonesa në zbatimin e skemës së njohur si “Paketa e Maleve”, por ekspertët e shohin këtë nismë si mbivendosje ndaj ligjeve të tjera, që paralelisht me zhvillimin mund të rrezikojë nxitjen e konflikteve të pronësisë në zonat ku do të aplikohet.
    Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”- iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për zbatimin e ligjit kontravers “Paketa e Maleve”.
    Edhe pse Hajdari u përpoq të justifikohej se dorëzimi i hartës ishte penguar nga përgjigjet e Kadastrës për statusin e pronësisë së tokave, justifikimi i tij u hodh poshtë nga Rama.
    “Nëse ti pret përgjigje nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin. Nuk ke kuptuar paketën, nuk ke kuptuar asgjë,” iu drejtua Rama kryebashkiakut.
    Për kryeministrin Rama, paketa është “ilaçi” për problemin tridhjetë e kusur vjeçar të mungesës së dokumenteve të pronësisë të banorëve që jetojnë në zonat rurale.
    Ligji parashikon që bashkitë janë nismëtare të procedurës që do të çojë në kalimin e pronave shtetërore apo private në pronësi të “investitorëve”, duke i kërkuar qeverisë që tokat në territorin e tyre të shpallen “zona zhvillimi”.
    Kjo kërkesë, sipas dispozitës, “argumentohet me praninë e poseduesve jopronarë në territorin e zonës, si dhe me vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën”.
    Që kur u lançua në mars të këtij viti me një ëebsite të dedikuar ku çdo i interesuar mund të shprehë interesin online, nisma ka ngecur në 11 procedurat e planifikuara për t’u ndjekur në hapin e saj të parë; tek krijimi i një harte tokash nga bashkitë për këto investime potenciale.
    Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ish-kryebashkiak i Beratit, pretendoi gjatë takimit se nga qindra shprehje interesi që kishin ardhur për këtë iniciatëve, ishin evidentuar deri më tani 33 projekte me potencial investimi, investime që sipas tij nisnin nga 10 milionë euro.
    Hezitimet apo përpjekjet e kryebashkiakëve për të sqaruar problematikat që kishin hasur në zbatimin e nismës u shuan nga tonet shpotitëse të Ramës, i cili në formë urdhëruese, u kërkoi “të zgjohen nga gjumi dhe brenda tetorit të vijnë të gjitha hartat”.
    Sjellja e kryeministrit me kryetarët e bashkive nuk është një rast i veçuar dhe është kritituar më herët si cënim i autonomisë vendore, por në këtë rast, problematikat duken se janë më të thella se sa çështja e pavarësisë së të zgjedhurve vendorë; është nxitja e tyre për t’u përfshirë në procedura që në të ardhmen mund të krijojnë përplasje ligjore dhe konflikte pronësie për banorët e zonave të tyre.
    Ekspertë të pushtetit vendor dhe juristë e shohin këtë nismë ligjore si mbivendosje me ligjet e tjera që kanë tentuar prej vitesh të zgjidhin problemet e pronësisë dhe si mekanizëm që rrezikon të nxisë konflikte sociale në zonat ku do të aplikohet.
    Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive, një organizatë që ka në fokus problematikat e pushtetit vendor, i tha BIRN-it se çdo hartë e zonave prioritare që bëhet pa marrë parasysh problemet e pronësisë mbi ato toka do të krijojë përplasje të reja.
    Sipas Haxhimalit, “Paketa e Maleve” është një nismë me potencial për zhvillimin e zonave te thella malore, por mënyra si po kërkohet të zbatohet, tregon, sipas tij, “më shumë nxitim administrativ sesa planifikim të qëndrueshëm”.
    “Pa zgjidhur nyjën ligjore të pronësisë dhe pa garantuar transparencë, çdo hartë investimi rrezikon të mbetet një ushtrim formal, jo një vizion real për zhvillim,” vlerëson ai, duke theksuar se në këtë kontekst “çdo ‘hartë investimesh’ që bëhet pa u sqaruar më parë këto marrëdhënie mund të krijojë përplasje ligjore më vonë si për investitorët, ashtu edhe për banorët lokalë”.
    Në këtë kontekst, Haxhimali nuk i sheh bashkitë si pengesë, por si aktorë që po përballen me mungesë sigurie ligjore dhe përgjegjësi të madhe për çdo firmë që vendosin.
    “Ndaj çdo vendim i studiuar mirë nga bashkitë është një konflikt më pak dhe një përgjegjshmëri më e madhe ligjore,” thotë ai, duke i sugjeruar kryeministrit që të jetë më shumë dëgjues ndaj kryebashkiakëve se sa urdhërues përshpejtimi procesesh, në mënyrë që këto procese të jenë ligjore dhe përjashtuese të konflikteve të çdo natyre.
    Edhe për juristin Marash Logu, nisma nuk prodhon asnjë zgjidhje, siç pretendohet nga qeveria, përveçse krijon probleme të reja dhe bie në kundërshtim me nenet e Kushtetutës që mbrojnë të drejtën e pronës dhe ligjet e tjera për pronën.
    Logu, i cili ka përfaqësuar opozitën në përballjet ligjore në Gjykatën Kushtetuese, argumenton ‘antikushtetuetshmërinë” e “Paketës së Maleve” dhe problematikat sociale, që sipas tij, sjell zbatimi i saj në terren.
    “Termi ‘posedues jopronar’ ku bazohet e gjithë nisma nuk ekziston në asnjë jurispudencë gjykatash, as në Kushtetutë dhe as në ligjet e vendit,” i tha ai BIRN-it, duke shtuar se “posedues jopronar është praktikisht të ligjërosh zaptuesit e paligjshëm të pronave, qoftë publike apo private”.

  • “Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

    “Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

    “Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”- iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për zbatimin e ligjit kontravers “Paketa e Maleve”.
    Edhe pse Hajdari u përpoq të justifikohej se dorëzimi i hartës ishte penguar nga përgjigjet e Kadastrës për statusin e pronësisë së tokave, justifikimi i tij u hodh poshtë nga Rama.
    “Nëse ti pret përgjigje nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin. Nuk ke kuptuar paketën, nuk ke kuptuar asgjë,” iu drejtua Rama kryebashkiakut.
    Për kryeministrin Rama, paketa është “ilaçi” për problemin tridhjetë e kusur vjeçar të mungesës së dokumenteve të pronësisë të banorëve që jetojnë në zonat rurale.
    Ligji parashikon që bashkitë janë nismëtare të procedurës që do të çojë në kalimin e pronave shtetërore apo private në pronësi të “investitorëve”, duke i kërkuar qeverisë që tokat në territorin e tyre të shpallen “zona zhvillimi”.
    Kjo kërkesë, sipas dispozitës, “argumentohet me praninë e poseduesve jopronarë në territorin e zonës, si dhe me vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën”.
    Që kur u lançua në mars të këtij viti me një ëebsite të dedikuar ku çdo i interesuar mund të shprehë interesin online, nisma ka ngecur në 11 procedurat e planifikuara për t’u ndjekur në hapin e saj të parë; tek krijimi i një harte tokash nga bashkitë për këto investime potenciale.
    Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ish-kryebashkiak i Beratit, pretendoi gjatë takimit se nga qindra shprehje interesi që kishin ardhur për këtë iniciatëve, ishin evidentuar deri më tani 33 projekte me potencial investimi, investime që sipas tij nisnin nga 10 milionë euro.
    Hezitimet apo përpjekjet e kryebashkiakëve për të sqaruar problematikat që kishin hasur në zbatimin e nismës u shuan nga tonet shpotitëse të Ramës, i cili në formë urdhëruese, u kërkoi “të zgjohen nga gjumi dhe brenda tetorit të vijnë të gjitha hartat”.
    Sjellja e kryeministrit me kryetarët e bashkive nuk është një rast i veçuar dhe është kritituar më herët si cënim i autonomisë vendore, por në këtë rast, problematikat duken se janë më të thella se sa çështja e pavarësisë së të zgjedhurve vendorë; është nxitja e tyre për t’u përfshirë në procedura që në të ardhmen mund të krijojnë përplasje ligjore dhe konflikte pronësie për banorët e zonave të tyre.
    Ekspertë të pushtetit vendor dhe juristë e shohin këtë nismë ligjore si mbivendosje me ligjet e tjera që kanë tentuar prej vitesh të zgjidhin problemet e pronësisë dhe si mekanizëm që rrezikon të nxisë konflikte sociale në zonat ku do të aplikohet.
    Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive, një organizatë që ka në fokus problematikat e pushtetit vendor, i tha BIRN-it se çdo hartë e zonave prioritare që bëhet pa marrë parasysh problemet e pronësisë mbi ato toka do të krijojë përplasje të reja.
    Sipas Haxhimalit, “Paketa e Maleve” është një nismë me potencial për zhvillimin e zonave te thella malore, por mënyra si po kërkohet të zbatohet, tregon, sipas tij, “më shumë nxitim administrativ sesa planifikim të qëndrueshëm”.
    “Pa zgjidhur nyjën ligjore të pronësisë dhe pa garantuar transparencë, çdo hartë investimi rrezikon të mbetet një ushtrim formal, jo një vizion real për zhvillim,” vlerëson ai, duke theksuar se në këtë kontekst “çdo ‘hartë investimesh’ që bëhet pa u sqaruar më parë këto marrëdhënie mund të krijojë përplasje ligjore më vonë si për investitorët, ashtu edhe për banorët lokalë”.
    Në këtë kontekst, Haxhimali nuk i sheh bashkitë si pengesë, por si aktorë që po përballen me mungesë sigurie ligjore dhe përgjegjësi të madhe për çdo firmë që vendosin.
    “Ndaj çdo vendim i studiuar mirë nga bashkitë është një konflikt më pak dhe një përgjegjshmëri më e madhe ligjore,” thotë ai, duke i sugjeruar kryeministrit që të jetë më shumë dëgjues ndaj kryebashkiakëve se sa urdhërues përshpejtimi procesesh, në mënyrë që këto procese të jenë ligjore dhe përjashtuese të konflikteve të çdo natyre.
    Edhe për juristin Marash Logu, nisma nuk prodhon asnjë zgjidhje, siç pretendohet nga qeveria, përveçse krijon probleme të reja dhe bie në kundërshtim me nenet e Kushtetutës që mbrojnë të drejtën e pronës dhe ligjet e tjera për pronën.
    Logu, i cili ka përfaqësuar opozitën në përballjet ligjore në Gjykatën Kushtetuese, argumenton ‘antikushtetuetshmërinë” e “Paketës së Maleve” dhe problematikat sociale, që sipas tij, sjell zbatimi i saj në terren.
    “Termi ‘posedues jopronar’ ku bazohet e gjithë nisma nuk ekziston në asnjë jurispudencë gjykatash, as në Kushtetutë dhe as në ligjet e vendit,” i tha ai BIRN-it, duke shtuar se “posedues jopronar është praktikisht të ligjërosh zaptuesit e paligjshëm të pronave, qoftë publike apo private”.
    Sipas qëllimit të shpallur, skema synon të nxisë rikthimin e banorëve që të investojnë në tokat e tyre në zonat malore, ku shpopullimi dhe mungesa e zhvillimit është problem. Por sipas Logut, ajo nuk është kufizuar vetëm në zonat malore, por mund të aplikohet kudo, edhe në bregdet.
    “Duket e njëjta skemë si ligji i investimeve strategjike, që u dha mundësinë disa personave që të grabisin prona shtetërore dhe prona të qytetarëve,” thotë Logu.
    Nga ana tjetër, ai përforcon shqetësimin e Haxhimalit për përplasjet për shkak të pronësisë dhe argumenton se një nismë e tillë nuk mund të nisë zbatimin pa u mbylur proceset e hapura të pronësisë që lidhen me kthimin e kompensimin e ish pronarëve të ligjshëm, me ligjin 7501, atij për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, të legalizimeve dhe të privatizimit.
    “Pa përfunduar këto procese, sepse nuk kemi zgjidhur akoma as kthimin e pronës tek pronarët, as legalizimet dhe as çështjen që ka të bëjë me ligjin 7501, krijojmë një mekanizëm tjetër ligjor që u jep mundësi zaptuesve të paligjshëm që të bëhen pronarë,” arsyeton Logu.
    Duke parashikuar konfliktet sociale që mund të sjellë zbatimi i nismës, Logu sjell një skemë potenciale konflikti.
    “Në veri tokat janë të ndara në mirëkuptim mes banorëve. Në ato zona sot mund të kesh 1 ose 2 familje, pasi të tjerët kanë lëvizur për shkak të shpopullimit, migrimit brenda apo jashtë vendit,” tha ai.  “Kjo nismë do t’u jap mundësinë atyre që jetojnë atje të njihen si pronarë dhe për sipërfaqe më të mëdha se sa sipërfaqja që ata posedojnë, e kur nesër ata që kanë lëvizur jashtë  të kthehen në tokat e të parëve, do të krijojë konflikt me atë që shteti i ka dhënë një titull pronësie,” prezumoi ai.
    /BIRN /

  • Paketa e maleve po ecën ngadalë, Rama: Bashkitë të përcaktojnë zonat prioritare brenda tetorit

    Paketa e maleve po ecën ngadalë, Rama: Bashkitë të përcaktojnë zonat prioritare brenda tetorit

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zbatimi i paketës për nxitjen e investimeve në zonat malore po ecën me ritëm të ngadaltë, duke kërkuar nga bashkitë që të përshpejtojnë procesin e përcaktimit të zonave prioritare për zhvillim ekonomik.Kryeministri Rama kërkoi që brenda muajit tetor të jenë gati hartat për përcaktimin e zonave prioritare.“E pamë të arsyeshme ta bënim publik këtë takim, sepse besojmë se bëhet fjalë për një politikë nxitëse për krijimin e një platforme investimesh në zonat malore. Fakti që në ditën e parë të hapjes së komunikimit online pati mbi 800 shprehje interesi – kryesisht nga jashtë vendit – tregon fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë.Nga ana tjetër, ky takim po zhvillohet sepse po ecet me një ritëm të ulët për një proces që në thelb ka shpejtësinë e dhënies së përgjigjeve ndaj atyre që kanë shprehur interes. Kjo është dekurajuese për investitorët që duan të hyjnë në proces, por nuk kanë marrë ende përgjigje, dhe kjo bie ndesh me frymën e paketës.Paketa është ndërtuar për t’u dhënë njerëzve akses të lehtësuar në pronat që i dispononin de facto, por jo de jure (me dokumente). Për këtë arsye, u kam kërkuar disa deputetëve të përgatisin amendimet përkatëse për të lehtësuar procesin.Megjithatë, kjo nuk lidhet me vonesën në zbatimin e saj. Ty, Kreshnik, çfarë të ka penguar të përfundosh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?Nuk ke kuptuar ligjin, as paketën, nëse pret përgjigje nga ASHK. Kjo paketë është “ilaçi” për dhimbjen 30-vjeçare të atyre që kanë tokën, por për arsye të ndryshme nuk kanë marrë dot dokumentin që ua njeh me letra. Ata duan të investojnë në tokën e tyre, por për vite të tëra janë dorëzuar sepse s’kanë pasur dokumente.Po ashtu, një problem shtesë është vështirësia për të marrë përgjigje nga bashkëpronarët që ndodhen jashtë Shqipërisë ose nuk duan të përfshihen.Kjo paketë u jep mundësi atyre që kanë tokën të ndërtojnë një agroturizëm ose një fermë, duke i dhënë zgjidhje një problematike që ligji 20/20 nuk arriti ta adresojë.”Kryeministri theksoi se vonesat në proces janë të pajustifikuara.“Ajo që nuk kemi pritur është që procesi të ngecë pikërisht aty ku është hapi juaj përcaktimi i zonave dhe dërgimi i tyre në qeveri për miratim, duke përjashtuar vetëm zonat e mbrojtura. Pse nuk bëhet kjo? Çfarë e pengon këtë punë?”, u shpreh ai.Rama theksoi se disa bashki, si Përmeti, Elbasani, Belshi dhe Tropoja, e kanë përfunduar tashmë këtë fazë, ndërsa kërkoi që edhe bashkitë e tjera të veprojnë me të njëjtin ritëm.Ai kujtoi se paketa parashikon përjashtime nga tatimet dhe taksat për 10 vitet e para për 500 përfituesit e parë, përfshirë përjashtimin nga TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, taksa e pronës dhe ajo e ndikimit në infrastrukturë.“Çdo bashki duhet të ngrejë një task force për të nxitur dhe lehtësuar procesin. Kjo është një mundësi e artë për ata që kanë tokën dhe duan të investojnë në të – të ndërtojnë një agroturizëm apo një fermë, sidomos për ata që janë në emigracion dhe kanë pasur pengesa për shkak të dokumenteve të pronësisë,” shtoi Rama.Sipas tij, projektet mund të merren me kontratë 1 euro, dhe investitorët do të gëzojnë të drejtën e zhvillimit sapo të zgjidhet përfundimisht problemi i pronësisë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Nuk ke kuptuar ligjin”/ Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës: Pse nuk e ke dorëzuar hartën e zonave prioritare?!

    “Nuk ke kuptuar ligjin”/ Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës: Pse nuk e ke dorëzuar hartën e zonave prioritare?!

    Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, gjatë një takimi për zbatimin e Paketës së Maleve, një nismë që synon zhvillimin ekonomik të zonave malore.
    Rama e kritikoi kryebashkiakun për mosdërgimin e hartës së zonave prioritare në qeveri, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar si funksionon procesi ligjor.
    Replikat:
    Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar?
    Kreshnik Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritere ne kryeministër
    Rama: Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin.
    Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK
    Rama: Nëse ti pret përgjigjen nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin dhe nuk ke kuptuar paketën. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjecare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, ose për shumë arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, por të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat.

  • Qeveria me udhëzim të ri, ja cilat do të jenë zonat prioritare për zhvillim në Shqipëri

    Qeveria me udhëzim të ri, ja cilat do të jenë zonat prioritare për zhvillim në Shqipëri

    Qeveria ka miratuar udhëzimin e ri që përcakton në detaje procedurat për identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit në territorin e bashkive. Ky udhëzim vjen në kuadër të zbatimit të ligjit nr. 20/2025, “Për paketën e maleve”, i cili synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, urban dhe turistik në zonat me potencial të pashfrytëzuar, sidomos në territorin malor dhe rural të vendit.
    Sipas dokumentit,  procesi i identifikimit të një zone të zhvillimit nis në nivel lokal, nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, i cili ngarkon një strukturë përgjegjëse teknike për hartëzimin e zonave potenciale për zhvillim. Kjo strukturë duhet të analizojë: Trendet territoriale dhe urbanistike në territorin e bashkisë; Të dhënat e pronësisë së pasurive nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës; Niveli i zhvillimit ekzistues dhe vështirësitë në dhënien e lejeve të ndërtimit apo akteve të tjera zhvillimore.
    Pas përfundimit të analizës, bashkia përgatit një dosje të plotë dokumentacioni që përfshin kërkesën për shpallje të zonës së zhvillimit, relacionin shoqërues, hartën në sistemin KRGJSH (manuale dhe digjitale), si dhe listën e aktiviteteve të mundshme ekonomike apo turistike që mund të zhvillohen në zonë. Dosja i dërgohet më pas ministrit përgjegjës për pushtetin vendor për shqyrtim dhe miratim.
    Referuar udhëzimit,  Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, pas marrjes së kërkesës nga bashkia, verifikon përmbajtjen dhe përputhshmërinë ligjore të dokumentacionit dhe mund të kërkojë sqarime apo plotësime në rast të mungesave. Pas vlerësimit përfundimtar, ministri vendos nëse kërkesa do t’i propozohet Këshillit të Ministrave për shpalljen zyrtare të zonës së zhvillimit. Në rast refuzimi, arsyeja duhet të komunikohen me shkrim bashkisë përkatëse.
    Në proces përfshihen gjithashtu disa institucione qendrore siç është Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, e cila do të shërbejë si sekretariat teknik për ndjekjen e procedurave; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila duhet të sigurojë të dhënat për pronësinë dhe të asistojë në hartëzimin e zonave; Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, që do të garantojë digjitalizimin dhe publikimin online të procesit.
    Një element i ri i këtij udhëzimi është kërkesa për transparencë të plotë nga bashkitë. Çdo bashki është e detyruar të publikojë në faqen e saj zyrtare të gjitha nismat dhe dokumentet e lidhura me shpalljen e zonave të zhvillimit, në mënyrë që publiku, komuniteti lokal dhe investitorët potencialë të kenë akses në informacion. Po ashtu, bashkitë duhet të sigurojnë që procesi i identifikimit dhe analizës territoriale të kryhet në përputhje me parimet e konsultimit publik, efikasitetit dhe transparencës.
    Po ashtu, udhëzimi i ri shfuqizon udhëzimin e mëparshëm të datës 19 qershor 2025, i cili rregullonte të njëjtën fushë, duke sjellë tashmë një procedurë më të unifikuar dhe të dixhitalizuar për të gjitha bashkitë.
    Ky udhëzim tashmë është në fuqi, dhe pritet të krijojë një bazë të qartë ligjore për identifikimin dhe zhvillimin e zonave me potencial ekonomik, turistik dhe social, duke kontribuar në balancimin e zhvillimit rajonal dhe rritjen e investimeve vendase.