Shqetësimi për kërcënimim e zonave të mbrojtura ka çuar në inicimin e një tryeze në Sarandë, nga Eco Albania, ResPublika dhe Forumi i Medias së Lirë. “Mbrojtja e hapësirës është kauz” ishte fokusi i këtij organizimi në Sarandë, ku në qendër të diskutimit të Projektit PAMANCA u vendos Butrinti.
Gjatë prezantimit dhe diskutimit prej pjesëmarrësve erdhën gjetjet mbi situatën kërcënuese që u vijnë zonave të mbrojtura për shkak të pakësimit të sipërfaqes buferike, të aktivizimit të prokekteve ndërtuese, gjuetisë së pakontrolluar etj.
Diskutantët sollën si shqetësim të parë realiterin e mbivendosjes së disa institucioneve në këto territore dhe shpesh pamundësinë e veprimit të pushtetit vendor, për mungesë kompetencash dhe për kufizimin e ardhur nga mdarja administrative.Në tryezë u sollën shqetësime që lidhen edhe me mangësi të administrimit të Liqenit të Butrintit, si dhe me administrimin e ishujve të Ksamilit.
Diskutimi i hapur evidentoi nevojat, sfidat dhe rekomandimet për të sjellë ndryshimet e duhura.
Pjesë e tryezës ishte edhe workshopi njohës me sfidat që sjell ndryshimi i ligjit pët zonat e mbrojtura, agumentuar si nevojë, nga Avokati Dorjan Matlia.
Projekti PAMANCA ishte në prezantimin e parë në Sarandë, duke bërë të njohura objektivat kryesore dhe rezultatet e pritshme.
Tag: zonat
-

Kuvendi kërkon monitorimin e cilësisë së shërbimit celular, operatorët ankohen se pengohen për lejet
Kuvendi i Shqipërisë i rekomandon Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të vijojë monitorimet e treguesve të cilësisë së shërbimit të telefonisë së lëvizshme, veçanërisht në zonat turistike dhe akset rrugore.Në rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së këtij institucioni për vitin 2024 dhe rekomandimet kryesore për vitin 2025, Kuvendi rekomandon që AKEP të kërkojë nga dy operatorët në treg vendosjen e stacioneve provizore apo optimizimin e antenave ekzistuese, në zonat ku mbulimi me sinjal nuk i përmbush parametrat optimalë cilësorë.Veçanërisht gjatë sezonit veror, cilësia e shërbimeve të komunikimit dhe sidomos e internetit është shpesh problematika në zonat e turizmit bregdetar. Për shkak të përqendrimit të madh të pushuesve, shpejtësia e internetit nga rrjetet celulare është shumë e ngadaltë, deri në mungesën e plotë të shërbimit.Gjithashtu, në akse të veçanta rrugore, sidomos në zonat me reliev të thyer, ka mungesa të mbulimit me sinjal të kompanive celulare.Në raportin vjetor të vitit 2024, AKEP thekson se, për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të telefonisë së lëvizshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nevojitet ndërtimi i siteve (ministacioneve) të reja nga operatorët. Megjithatë, sipas AKEP, operatorët hasin vështirësi në marrjen e lejeve mjedisore, kanë probleme me refuzimin e banorëve të godinave ku janë përcaktuar ndërtimet e këtyre ministacioneve, por edhe nga mosrinovimi i qirave i ministacioneve aktuale nga institucionet shtetërore.AKEP shprehet se operatorët celularë ndërtojnë çdo vit stacione për përmirësimin e shërbimit në zonat turistike, plazhet dhe akset rrugore. Gjithsesi, në zonat ku mbulimi me sinjal nuk i përmbush parametrat e performancës, operatorët, pas ndërhyrjes së strukturave të AKEP-it, kanë parë mundësinë e optimizimit të antenave ekzistuese që mbulojnë zonën si edhe vendosjen e stacioneve provizorë, deri në ndërtimin e stacioneve të reja të dedikuara për mbulimin e zonave gjeografikisht të izoluara, për të cilat pritet zbardhja e lejeve nga institucionet përkatëse.Në rinovimin e autorizimeve për disa prej frekuencave në brezat 900 MHz dhe 1800 MHz, vitin e kaluar, AKEP ka aplikuar edhe ndryshime në kushtet për sigurimin e mbulimit dhe cilësinë e shërbimit.Sipas kërkesave të reja, operatorët celularë do të sigurojnë përforcimin e mbulimit me shërbim të popullsisë deri në 99% të zonave të banuara për çdo qark, përkundrejt minimumit prej 95% që përcaktohej në autorizimin e mëparshëm.Gjithashtu, operatorët celularë të sigurojnë që mbulimi me shërbim në territorin e Republikës së Shqipërisë të jetë minimalisht 95%, e ku posaçërisht për tërësinë e gjatësisë së akseve rrugore kombëtare të kategorive A (autostradat) dhe B (rrugët interurbane kryesore), tunelet, zonat e përfshira në projekte zhvillimore dhe me rëndësi të veçantë, mbulimi duhet të jetë mbi 99%, ndërsa për akset rrugore të kategorive C e në vijim, mbulimi duhet të jetë mbi 96 %.Për zonat turistike (brenda përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura), mbulimi duhet të jetë deri në 99%.Operatorët celularë, brenda muajit shkurt të çdo viti, përgjatë 5-vjeçarit të parë nga lëshimi i Autorizimit Individual, duhet të depozitojnë pranë AKEP-it një raport të detajuar të ecurisë së realizimit të kushteve të mësipërme të mbulimit dhe të cilësisë së shërbimit, në veçanti për zonat aktualisht të pambuluara./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shqipëria përgatitet për stuhi/ Sinoptikania jep lakmin e papritur: Ja çfarë na pret në orët e ardhshme
Sinoptikania Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave, në një intervistë televizive, u shpreh se nga dita e premte, e në vijim, do të ketë ulje të dukshme të temperaturave në të gjithë vendin. Reshje mesatare shoqëruar me shtrëngata priten në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë, duke krijuar kushte jo të favorshme.
Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të dobëta, por moti pritet të mbetet me vranësira dhe i paqëndrueshëm.
Gjatë dy ditëve të ardhshme, reshje të dobëta dhe lokale janë parashikuar në disa qarqe si Kukës, Dibër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 7°C në zonat malore deri në 22°C në zonat e ulëta.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke ndikuar në përhapjen e reshjeve dhe intensitetin e tyre.
Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat ku priten shtrëngata dhe reshje mesatare, për të shmangur rreziqet e mundshme gjatë lëvizjeve dhe aktivitetit të jashtëm. -

Stuhi dhe shi nga e enjtja/ IGJEUM paralajmëron: Ja zonat që rrezikojnë për përmbytje
Dielli pritet t’ia lërë vendin shiut. Nga enjtja meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve në disa qytete për tu shtrirë në të gjithë territorin të premten. Në jug dhe veri të vendit sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
“Presim të kemi një ndryshim sa i përket kushteve atmosferike duke nisur nga e enjtja në drekë. Reshjet do të fillojnë të dobëta kryesisht në jug të vendit më pas të premten do të prekin të gjithë territorin. Do të jenë Qarqet e veriut si Shkodra, Lezha, Kukësi të cilat presim reshje mesatare dhe me shtrëngata gjithashtu dhe Qarqet e jugut si Gjirokastër dhe Vlora presim reshje mesatare të shoqëruar me shtrëngata, pjesa tjetër e territorit presim reshje të dobëta.”
Po Tirana?
“Përgjatë mëngjesit të premtes deri në orën 14 reshjet në Tiranë do të jene te dobëta dhe te vazhdueshme ndërsa pas drekës presim reshje lokale.”
Reshjet parashikohet të largohen nga një pjesë e territorit duke filluar nga e shtuna ndërsa të dielën pritet rikthim i ditëve me diell.
“Do të jetë e shtuna që sjell ndërprerje të reshjeve në disa prej Qarqeve ku përfshihet dhe kryeqyteti ndërsa në jug do të vijojnë dhe për të shtunën, por me intensitet të dobët dhe lokale. Ditën e diel presim ndërprerje të reshjeve thuajse në të gjithë vendin.”
Sa i përket vlerave të termometrit parashikohet një rritje me rreth dy gradë celsius deri të diele kur pritet kthim në temperaturat deri në 10 gradë celsius në Tiranë e zonat e ulëta dhe 6 gradë celsius në zonat malore. -

EcoAlbania: ‘Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi’ – Debat publik për të ardhmen e Butrintit – VIDEO
Në fokusin e një debati publik mbi të ardhmen e Parkut Kombëtar të Butrintit, sot u zhvillua një takim i organizuar nga EcoAlbania, në bashkëpunim me ResPublica dhe Forumin për Mendimin e Lirë, në kuadër të projektit “Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Avokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – PAMANCA”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i këtij takimi ishte i qartë: të ringrejë alarmin për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe të nxisë bashkëpunimin institucional për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, me Butrintin në qendër të vëmendjes.
“Butrinti nuk është vetëm trashëgimi kombëtare, por pasuri botërore. Çdo vendimmarrje mbi të duhet të jetë e përgjegjshme dhe transparente,” u theksua nga përfaqësuesit e EcoAlbania në hapje të takimit.
Butrinti, një aset i UNESCO-s, u trajtua jo më thjesht si destinacion turistik, por si ekosistem i ndjeshëm që rrezikon të humbasë karakterin nëse mungon kontrolli mbi projektet zhvillimore.
Përfaqësues të ResPublica shprehën shqetësimin mbi mungesën e një politike të qëndrueshme:“Zhvillimi nuk mund të jetë qëllim në vetvete, nëse ai mbivendoset mbi natyrën. Duhet një model i ri përfshirjeje publike.”
EcoAlbania: kërkohet mbrojtje reale për Butrintin
Gjatë diskutimeve në këtë takim të organizuar nga EcoAlbania, përfaqësues të aktorëve lokalë sollën në vëmendje problematika konkrete:
• Sandër Kristo theksoi nevojën për një kompromis konstruktiv midis turizmit dhe mbrojtjes së natyrës.• Mustafa Lama ngriti çështjen e paqartësive ligjore:“Mungesa e koordinimit institucional po dëmton menaxhimin e zonave të mbrojtura.”• Soraldo Nebo u ndal në gjendjen e Liqenit të Butrintit, duke kërkuar pastrim urgjent të kanalit dhe mbrojtje të midhjes.• Areti Papadhima kërkoi ndërhyrje konkrete në terren: “Ishujt dhe lagunat nuk mbrohen me dokumente, por me veprim.”• Teuta Maze vuri theksin te edukimi mjedisor, duke bërë të ditur se janë planifikuar mbi 40 aktivitete sensibilizuese që nisin që nga çerdhet dhe kopshtet.
Takimi u mbyll me një apel të përbashkët: krijimin e një rrjeti monitorues lokal për Butrintin dhe zonat e tjera të mbrojtura, për të garantuar që vendimmarrjet institucionale të mos anashkalojnë zërin e komunitetit dhe ekspertëve.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

“Javë e qëndueshme, por fundjava sjell…”/ Meteorologia Porja tregon surprizat e papritura të motit për ditët në vijim
Meteorologia, Lajda Porja, në lidhje live, bëri parashikimin e motit, duke thënë se kjo javë do të jetë një javë e qetë, ku sot edhe nesër moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare.
Ajo tha se do të jetë një javë tipike vjeshte përsa i përket temperaturave, me minimale që shkojnë në 5 gradë Celsius dhe maksimalja 26 gradë Celsius, e gjithë java do të jetë rreth kësaj vlere.
“Dita e mërkurë parashikohet që të ketë më shumë vranësira në territor, ku vetëm zonat malore do të kenë reshje të pakta. Dita e enjte dhe e premte do të shtojë mundësinë për shi, kryesisht në zonat jugore-juglindore, ku do të ketë dhe rrebeshe të izoluara”, u shpreh Lajda.
E shtuna dhe e diela do të jenë me kthjellime, vranësira dhe reshje në zonat malore dhe në ato qendrore, ndërsa temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë dhe reshjet do të jenë shumë të pakta. Pritet që java tjetër të sjellë reshje më të shumta.
“Sa i përket rajonit Kosovë dhe Maqedonia e Veriut, dita e hënë dhe e marta do të jenë me diell. Ndërkohë, e enjtja dhe e premtja do të jenë me reshje. Fundjava do të jetë me kthjellime dhe pika shiu”, shtoi Lajda. -

Shkëputet masivi shkëmbor në Theth, shkak ndryshimet e temperaturave
Një masiv shkëmbor është shkëputur një ditë më parë në zonën e Thethit. Nga kjo ngjarje nuk ka raportime për dëme ndërsa pamjet e filmuara nga një banor i zonës po bëjnë xhiron e rrjetin.
Ekspert i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha në një postim në rrjetet sociale shkruan se fenomeni lidhet me temperaturat jo normale për stinën në këtë zonë. Ai bëri thirrje për kujdes të shtuar dhe respektimi i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura.
“Fenomen natyror në Parkun Kombëtar të Alpeve- Theth. Ndryshimet e mëdha të temperaturave ndërmjet ditës dhe natës, të kombinuara me lagështinë dhe ciklet e ngrirje-shkrirjes së ujit në çarjet e shkëmbinjve, shkaktojnë ndonjëherë shembje të pjesshme të masiveve shkëmbore në zonat alpine.
Këto fenomene natyrore, si ai i ndodhur së fundmi në Theth, janë pjesë e proceseve gjeologjike që formësojnë peizazhin e Alpeve Shqiptare ndër shekuj. Prandaj, gjatë qëndrimit apo vizitave në zonë, rekomandohet kujdes dhe respektim i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura”, shkruan Dardha. -

A do të ketë reshje shiu?/ Merrni masat, ja çfarë do të ndodhë me motin në 5 ditët e ardhshme
Moti në Shqipëri po përmirësohet gradualisht pas reshjeve të ditëve të fundit. Sipas parashikimit të “A29”, gjatë natës dhe orëve të para të ditës së martë do të ketë reshje të izoluara dëbore në zonat verilindore dhe juglindore të vendit, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.
Në zonat malore të veriut dhe verilindjes, termometri do të zbresë pranë zeros, duke shënuar një mëngjes tipik dimri. Në juglindje priten temperatura rreth 1–2°C, ndërsa në ultësirën perëndimore vlerat do të variojnë nga 9 deri në 11°C. Në mesditë pritet një rritje e lehtë e temperaturave, me maksimumet që arrijnë 20–23°C përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor dhe verior, duke ndikuar në ndjesinë e ftohtit, veçanërisht në zonat e hapura dhe në brigjet detare.
Parashikimi për 5 ditët në vijim
E mërkurë: Moti i kthjellët me vranësira të herëpashershme në veri dhe në zonat qendrore. Mundësi për pika të pakta shiu afatshkurtra.
E enjte: Stabilitet atmosferik, mot i kthjellët në të gjithë territorin.
E premte: Vazhdojnë kthjellimet,temperatura në rritje të lehtë.
E shtunë: Ditë e ngrohtë me diell, vlera termike më të larta në zonat bregdetare.
E diel: Moti mbetet i qëndrueshëm, me vranësira të lehta kalimtare në orët e pasdites.
Gjatë fundjavës, temperaturat do të arrijnë deri në 27°C, duke sinjalizuar një rikthim të motit të ngrohtë dhe të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. -

Diell, vranësira dhe temperatura deri në 20 gradë Celsius, parashikimi motit për sot
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme, do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme, sidomos në zonat malore verilindore dhe lindore.
Në këto zona nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara shiu dhe borë në lartësitë e mëdha.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, duke zbritur deri në 3°C në zonat malore, ndërsa maksimumet do të ngjiten deri në 20°C në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore të vendit. Vlera mesatare e temperaturës maksimale pritet të luhatet rreth 19-20°C, ndërsa minimalja do të variojë nga 3°C në verilindje deri në 14°C në Tiranë dhe zonat bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim kryesisht verilindor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët.
Kushtet e motit mbeten përgjithësisht të qëndrueshme, megjithëse me ndjesinë e freskisë që do të vijojë edhe në ditët në vijim.Top Channel
-

Merrni masat! E hëna sjell kthesën drastike të motit, ja cfarë pritet të ndodh me temperaturat
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Në Ultësirën Perëndimore, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike, kryesisht në disa qarqe të vendit.Pas mesditës, reshjet do të zvogëlohen gradualisht, duke u lokalizuar vetëm në zonat qendrore dhe duke u ndërprerë plotësisht në mbrëmje.
Në zonat malore mbi 1000 metra, veçanërisht në veri dhe verilindje, priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga juglindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 12 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina mund të arrijë deri në 25 m/s gjatë mesditës dhe pasdites.
Deti pritet të jetë me valëzim 4–6 ballë si në Adriatik, ashtu edhe në Jon. Sinoptikanët këshillojnë kujdes në zonat bregdetare dhe ato malore për shkak të erës së fortë dhe mundësisë së shtrëngatave afatshkurtra.
