Tag: zonat

  • Mos e ndryshoni garderobën ende/ Meteorologia paralajmëron: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

    Mos e ndryshoni garderobën ende/ Meteorologia paralajmëron: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

    Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje live për një emision televiziv, ka treguar sesi do të nisë java dhe njëherësh edhe muaji i prillit.
     
    Sipas Porjas, “dita e sotme ka nisur me vranësira. Java do të vetë e zymtë, me intervale kthjellimet. Pas pasdites do të ketë reshje, kryesisht në jug.”

    Meteorolologia theksoi se java kryesisht do të jetë paradite kthjellime, pasdite reshje por afatshkurta. Ndërsa fundjava do të dobësojë reshjet duke i zhvendosur në zonat malore.
    “E gjithë java me luhatje të lehtë temperaturash. Do të duket si një javë vjeshte, me lagështirë gjatë gjithë javës”, tha ajo.
    Për muajin prill tha se do t’i ketë të gjitha nuancat e motit, ndërsa paralajmëroi se në mes të prillit, në periudhën të njohura si “plakat”, do të ketë reshje dëbore në zonat malore.
    “Në mes të prillit, apo siç njihet në zhargon për plakat, temperatura të ulëta që do sjellin reshje dëbore në zonat malore, 3-4 ditë të ftohta”, tha Porja.
     
     

  • Programi për sipërmarrjen/ Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë! 8 vite pa taksa kush investon në zonat malore

    Programi për sipërmarrjen/ Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë! 8 vite pa taksa kush investon në zonat malore

    Programi për sipërmarrjen/ Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë! 8 vite pa taksa kush investon në zonat malore

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi në konferencën për shtyp të së hënës, një paketë të re masash për të mbështetur sipërmarrjen, me theks të veçantë tek të rinjtë dhe gratë.

    Sipas Berishës, programi parashikon lehtësi fiskale, përjashtime nga taksat dhe subvencione për ata që investojnë në sektorë strategjikë, veçanërisht në zonat malore, ku investitorët do të përfitojnë nga një periudhë 8-vjeçare pa taksa.

    “Qeveria dhe operatorët turistikë do të bashkëpunojnë në mënyrë që punonjësit sezonalë të turizmit të mund të paguhen me një rrogë bazë në periudhën kur në pikun e mungesës së turizmit, gjatë stinës që nuk ka turistë, sepse ata dalin në qiell të hapur pa asnjë mbrojtje.

    Një pjesë e tyre janë sezonalë, janë studentë, janë nxënës, por të tjerë që nuk janë sezonalë në këtë punë, do të trajtohen me dinjitet dhe nuk do mund të flaken sipas sezonit, sikundër kujdesje e veçantë do bëhet për këta punonjës lidhur me kushtet e jetesës së tyre që duhet të jenë brenda standardeve njerëzore.

    Ligji për investimet strategjike pëson ndryshim rrënjësor.

    Çdo titull strategjik i dhënë me koncesion anulohet.

    Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë.

    Por ataqë investojnë në zonat malore, ata do jenë 8 vite pa taksa, siç ka qenë ligji që e anuloi Edi Rama, por e rikthen tani për grupe që i interesojnë atij.

    500 të parët thotë ai, se ata 500 të dytët janë të njerkës ata, nuk mund të përfitojnë. Me ca koncepte të ndryshkura.

    Eksportet, përveç bordit që u informova ju, do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.

    Do krijohet fondi për mbështetjen, mbrojtjen dhe nxitjen e eksporteve.

    Për të rinjtë, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit. Çdo i ri nën 30 vjeç.

    Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat gjer në moshën 25 vjeç.

    Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.

    Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave të tij për biznesi.

    Për zonjat, gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.

    Kredi të buta bankare nga banka e zhvillimit me preferencë për gratë dhe krijimi i një fondi për mbështetjen e bizneseve të grave.

    Pra, do bëhet gjithçka për pushtetërimin ekonomik të grave në Shqipëri.

    Kjo është një mënyrë e suksesshme për të luftuar pabarazinë e madhe gjinore që ekziston në rrafshin ekonomik midis burrave dhe grave.

    Kjo është e domosdoshme gjithashtu në mënyrë që gratë, vajzat të mund të shpalosin në kushte normale talentin, aftësinë e tyre në fushën e biznesit”, u shpreh Berisha.

  • Mediat greke: Turqit blejnë pronat në Traki dhe ishuj, po na kolonizojnë

    Mediat greke: Turqit blejnë pronat në Traki dhe ishuj, po na kolonizojnë

    Mediat greke shkruajnë se turqit po kolonizojnë Trakinë dhe ishujt, përes blerjes së pasurive të paluajtshme.

    Pjesë nga artikulli i Protothema:

    Pronat me çmim shitjeje nga 5000 deri në 20000 euro po kalojnë masivisht në duart turke, bullgare dhe të huaja në zonat kufitare dhe zonat e mbrojtura, pasi vakumi legjislativ që u shfaq pas vitit 2011 hapi oreksin për akumulimin e pronave greke nga të huajt.

    Myslimanët që dukej se po blinin shtëpi në Evrosin Verior, kompani me interesa bullgare dhe turke, si dhe mbajtës të pasaportave evropiane, shumica e të cilëve janë me origjinë turke, po blejnë toka dhe banesa kryesisht në fshatrat kufitare, ndërsa pushtetarët vendas po japin alarmin për një “kolonizim të heshtur” të afërt në zonat me interes jetik, të cilat gradualisht po shkretohen nga elementët me interes jetik.

    Marrjet agresive të pronave vërehen edhe nëpërmjet “dyerve të pasme” të lëna nga kuadri aktual institucional i transaksioneve juridike, fakt që ka nxitur edhe përfshirjen e shërbimeve kompetente të Shërbimit Policor Helen. Ndryshimet e regjimit të rreptë nga qeveria e PASOK-ut në vitin 2011 lejojnë shitjen e pronave të paluajtshme në zonat kufitare apo të mbrojtjes së personave juridikë me kushtin e vetëm kontrollin e selisë së kompanive dhe jo kontrollin e shtetësisë apo kombësisë së personave fizikë që i kontrollojnë ato.

    Në Xylagani të Rodopit janë shitur 14 shtëpi me çmime 12.000-15.000 euro. Në këtë mënyrë, kompanitë me bazë në një vend të BE-së mund të blejnë pasuri të paluajtshme në ishujt e Egjeut Lindor ose pranë kufijve tokësorë të Evros edhe nëse ato u përkasin shtetasve të vendeve të treta, si Turqia

  • Reshje shiu e temperatura të ulëta, çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës

    Reshje shiu e temperatura të ulëta, çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës

    Java nis nën ndikimin e vranësirave ku më prezente pritet të jenë në fillimjavë.
    Meteorologu Hakil Osmani shprehet për Klan News se në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të kemi mbizotërim të reshjeve të shiut, ku gjatë ditës së sotme pritet të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.

    Ndërkohë dita e martë dhe dita e mërkurë pritet të kenë prezente reshjet e shiut në të gjithë territorin, por në sasira më të pakëta.
    Po ashtu nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës në zonat malore ku parashikohet që në zonat verilindore të jenë në një lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit.
    “Edhe në këtë javë në territorin shqiptar parashikohet të mbetet në mbizotërimin e vranësirave ku më prezente pritet të jenë në fillimjavë ku do të kemi edhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Kjo do të mundësoj që në pjesën më të madhe të territorit shqiptar të kemi mbizotërim të reshjeve të shiut herë pas here në zonat e izoluara kryesisht jugu dhe pjesërisht qendra pritet të kenë edhe rrebeshe të izoluara shiu. Ditën e sotme pritet të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.
    Dita e martë dhe dita e mërkurë sjell prezente vranësirat e dendura dhe reshje të pakta të shiut kryesisht mbeten më prezente në zonat jugore dhe më pak në pjesën tjetër të territorit, ndërsa duke filluar pjesa e dytë e javës pritet që sërish të kemi prezente reshjet në gjithë territorin, por do të jenë në sasira të pakëta.
    Në zonat e thella malore do të kemi shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat verilindore ku pritet të jenë në një lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit e lartë por herë pas here pritet të jenë prezente edhe në zonat juglindore të territorit shqiptar, por në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit”, shprehet meteorologu.
    Ndërkohë sa u përket temperaturave të ajrit ditën e dielë do të kemi një rritje të lehtë të tyre.
    “Sa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale mëngjesin e sotëm janë regjistruar në 3 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet janë jo më shumë se vlera 21 gradë Celsius dhe këto në qytetet e zonës së ulët, këtu duke përfshirë edhe kryeqytetin me 20 gradë Celsius.
    Sa i përket ditën e dielë do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që temperaturat në zonat malore vlerat minimale të jenë në vlerën 4 apo 5 gradë Celsius ndërsa në Ultësirën Perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit do të luhaten nga 7-13 Gradë Celsius në vijën bregdetare. Jo vetëm në orët e para të mëngjesit, por edhe gjatë mesditave do të ketë një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet deri ditën e premte me luhatje të vogla të shkojnë rreth vlerave 23 gradë Celsius, këto në qytetet e zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të kemi maksimume rreth vlerës 15 gradë Celsius.
    Parametri i erës gjatë kësaj jave në pjesën më të madhe nuk do të shfaqet shqetësues, por vetëm në intervale të shkurtra kohore herë pas here do të jetë edhe me shpejtësi që shkon në 50 km/h”,shprehet Hakil Osmani.

  • Reshje shiku dhe temperatura të ftohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Reshje shiku dhe temperatura të ftohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Ditën e sotme, orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare, ku në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të jenë më të dendura, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
    Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin reshje të pakta shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore, si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

    Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në vend.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në zonat bregdetare.
    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45-50 km/h nga drejtimi Verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 31 mars 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 31 mars 2025…

    Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare, ku në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
    Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje të pakta shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në vend.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në zonat bregdetare.
    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45-50 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

  • Diell dhe reshje shiu, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës së sotme

    Diell dhe reshje shiu, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës së sotme

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Dita e fundit e muajt mars parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut. 
    Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare, ku në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu. Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje të pakta shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në zonat bregdetare.
    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45-50 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë./ZËRI

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 30 mars 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 30 mars 2025…

    Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimti të masave ajrore më të ngrohta më origjinë veriperëndimore. Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.
    Pjesa e dyte e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa rrebeshe priten në zonat Jugore. Në zonat e thella malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje të pakta dëbore.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minmale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat e Juglindjes deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytetet të zonës së ulët.
    Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

  • Ndotja akustike tej normave të lejuara/ Raporti: Ja 3 zonat më të zhurmshme në Tiranë

    Ndotja akustike tej normave të lejuara/ Raporti: Ja 3 zonat më të zhurmshme në Tiranë

    Ndotja akustike tej normave të lejuara/ Raporti: Ja 3 zonat më të zhurmshme në Tiranë

    Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e Ri”, “Sheshin Italia” dhe “Rrugën e Kavajës”, ku nivelet e decibelëve shpesh tejkalojnë kufijtë e rekomanduar për një mjedis të shëndetshëm”.

    Kjo është një prej gjetjeve në Raportin Vjetor “Cilësia e ajrit dhe ndotja akustike”, i hartuar nga organizata Co-PLAN, me fonde të qeverisë suedeze.

    Për të kryer monitorimit u përzgjedhën 13 stacione, në unazën e vogël të Tiranës, teksa matjet u kryen gjatë periudhës gusht-dhjetor 2024, duke mbuluar tre sezone të ndryshme: verën, vjeshtën dhe fillimin e dimrit.

    Sipas raportit, kjo periudhë kohore lejon një vlerësim të ndotjes së ajrit dhe ndotjes akustike në varësi të faktorëve sezonalë, si ndryshimet në temperaturë, reshjet, lëvizshmëria e popullsisë dhe aktivitetet ndërtimore. Përveç zonave të mësipërme, disa nga pikat e monotiruara përfshijnë Kryqëzimin e 21 Dhjetorit, Rrugën e Kavajës, Zogun e Zi, sheshin Skënderbej, Piramidën, sheshin Italia, shkollën Mihal Grameno, rrugën Bardhyl, etj.

    Matjet janë kryer në 6 raunde të ndryshme dhe për secilin prej tyre ka luhatje të rezultateve. Përshembull në raundin e parë Sheshi Italia ka nivelin më të lartë të ndotjes akustike, me 72.2 dB, duke treguar se kjo është një nga zonat më të zhurmshme të matura.

    Ndërsa, në raundin e dytë Treni dhe Pazari i Ri janë ndër zonat më të zhurmshme, me nivele që arrijnë deri në 66.8 dB dhe 67.5 dB, duke theksuar ndikimin e lartë të trafikut dhe frekuencës së vizitorëve.

    Sipas raportit, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes akustike mund të ketë efekte negative në shëndetin e banorëve, duke shkaktuar stres, lodhje kronike, vështirësi në përqendrim, probleme të dëgjimit dhe çrregullime të gjumit.

    Për këtë arsye kërkohet marrja e masave për reduktimin e nivelit të zhurmave, por edhe ndotjes së ajrit, veçanërisht nëpërmjet shtimit të sipërfaqeve të gjelbra aktive, mbjelljes së bimësive autoktone që arrijnë të absorbojnë më tepër ndotës, si dhe stimulimin e fasadave të gjelbërta, apo gjelbërimit vertikal./SCAN

  • Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët thirrje bizneseve: Rrisni rrogat, ose…

    Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët thirrje bizneseve: Rrisni rrogat, ose…

    Krahu i punës në zonat rurale tashmë është bërë një sfidë për bizneset bujqësore dhe ato blegtoriale, sepse pagat në bujqësi ofrohet me bazë ditore për shkak të natyrës sezonale të punës. Përballë këtyre kushteve, shumë të rinj kanë preferuar të largohen përgjithnjë nga jeta e fshatit.
    Duke pasur këtë nivel page ka pak mundësi dhe hapësira që një i ri të zhvillohet profesionalisht në zonat ruralë, bën që shumë prej tyre të zgjedhin zbritjen në qytet e kthehen në darkë në shtëpi , apo të shohin një rrugë zgjidhje emigracionin që bëjnë të njëjtën proces punë por kanë tjetër vlerësim në pagë“-shprehet Erion Muça, ekspert punësimi.
     
    Sipas ekspertit të punësimit, Erion Mucca, një pjesë e fajit se përse fshati ka mbet pa punëtor e kanë vetë bizneset pasi nuk ofrojnë kushte të mira punë duke filluar që nga pagesa e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, e deri tek ditët e pushimit.
     
    “Janë shumë pak ato sipërmarrje apo ferma agroturistike që i sigurojnë punonjësit për nevojat që kanë gjë që bën që mënyra se si trajtohet marrëdhënia e punës në këtë sektor është më para në dorë”, deklaroi për Top Channel.
    Në zonat e Lushnjës dhe Fierit aty ku zhvillohet bujqësia intensive dita e punës në sera kap vlerën e 1500-2000 lekë të reja, bujqit paralajmërojnë se sezonin e ardhëm ata do të kërkojnë rritje page pasi punë në bujqësi është tepër e vështirë.