Tag: zonat

  • Reshje dëbore në veri të vendit, Policia e Shtetit thirrje drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë, mbani distancën

    Reshje dëbore në veri të vendit, Policia e Shtetit thirrje drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë, mbani distancën

    Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër,  Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.Drejtuesit e automjeteve  këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore‍ dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kryesisht në zonat malore.
    Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë .

  • Reshjet e borës në veri, policia apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

    Reshjet e borës në veri, policia apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

    Reshjet e dëborës kanë zbardhur disa nga zonat verilindore të vendit. Gjithashtu edhe temperaturat kanë njohur një ulje të ndjeshme gjatë ditës së sotme.

    Si pasojë e reshjeve të borës, Policia e Shtetit iu bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve për kujdes të shtuar.

    Policia këshillon drejtuesit për ulje të shpëjtësisë si dhe përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve.

    “Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

    Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore.

    Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë. Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës”, njofton policia.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 prill 2025…

    Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu e dëbore në zonat malore POR në sasi të pakta.
    Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore të Shqipërisë. Ky destabibitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 20°C maksimalja në Jug të territorit.
    Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 1 ballë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 Prill 2025

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 Prill 2025

    Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.Parashikohet që orët e pasdites; t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi; kryesisht Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 prill 2025…

    Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.
    Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • E shtunë, mot i paqëndrueshëm

    E shtunë, mot i paqëndrueshëm

    Kjo e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Prezencë e reshjeve të shiut parashikohet në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi dhe valëzimi në dete arrin në 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen 3 deri 16°C në zonat malore, 6 deri 18°C në zonat e ulëta dhe 9 deri 20°C në zonat bregdetare.

  • Ulen temperaturat, mot i paqëndrueshëm/ Ja si parashikohen kushtet atmosferike sot

    Ulen temperaturat, mot i paqëndrueshëm/ Ja si parashikohen kushtet atmosferike sot

    Ja si parashikohet moti për sot 5 prill. Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.
    Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

  • Fundjava me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për këtë të shtunë

    Fundjava me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për këtë të shtunë

    Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi.

    Prezencë e reshjeve të shiut parashikohet në të gjithë vendin.
    Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi dhe valëzimi në dete arrin në  1-2 ballë.
    Temperaturat parashikohen 3 deri 16°C në zonat malore, 6 deri 18°C në zonat e ulëta dhe 9 deri 20°C në zonat bregdetare.

    Top Channel

  • Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në….

    Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në….

    Edhe sot vendi ynë do të përjetojë kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat herë pas here do të fuqizohen dhe mund të sjellin reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të Shqipërisë.
    E njëjta situatë do të vijojë edhe gjatë ditëve të premte dhe të shtunë, ndërsa nga e diela priten reshje dëbore në zonat malore.
    Temperaturat sot do të arrijnë deri në 23°C, por nga mesdita e së enjtes do të nisë një rënie graduale. Të dielën temperaturat do të zbresin deri në -3°C në zonat malore.
    Java e ardhshme do të nisë me kthjellime, por nga mesi i saj reshjet e shiut pritet të rikthehen sërish.

  • Sot, mot i kthjellët dhe me reshje të pakta

    Sot, mot i kthjellët dhe me reshje të pakta

    Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike, ku moti do të jetë më kthjellime gjatë ditës po ashtu dhe vranësira të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata gjatë orëve të mesditës e pasdites.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 15m/s, e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-3ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Në zonat malore 6 deri 17°C

    Në zonat e ulëta 10 deri 21°C

    Në bregdet 11 deri 21°C