Tag: zonat

  • Shqipëria nën pushtetin e ujit, Porja: Rrebeshet vazhdojnë edhe sot, lajmi i mirë vjen nesër…

    Shqipëria nën pushtetin e ujit, Porja: Rrebeshet vazhdojnë edhe sot, lajmi i mirë vjen nesër…

    Ditën e djeshme, 18 nëntor, Shqipëria ishte në pushtetin e reshjeve intensive, të cilat sollën probleme dhe përmbytje në shumë zona të vendit. Në zonat rurale në veri si në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Krujë, Shkodër, pati përmbytje të shumë banesave dhe u evakuuan disa familje.  Problematike ishin edhe zona e Durrësit, Gjirokastrës dhe Vlorës.

    Meteorologia Lajda Porja e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan tha se reshjet dhe rrebesh do të vazhdojnë të jenë prezente edhe këtë të mërkurë, 19 nëntor, ku zonat e veriut mbeten përsëri më të ekspozuara. Sipas Porjas lajmi i mirë vjen ditën e nesërme, pasi do të ketë një rënie të intensitetit të reshjeve. Megjithatë dita e premte dhe fundjava sjellin përsëri përkeqësim të motit.

    “Pritet që fatkeqësisht të reshjet të vazhdojnë sërish në zonat më problematike si Lezha, Kruja, Durrësi, Shkodra… Veriu do të mbetet me reshje intensive, më pak qendra, kurse në jug nuk do të kemi shumë reshje intensive përjashtuar Gjirokastrën, ku do të ketë një celulë në pjesën e dytë të ditës, ku do të ketë rrebeshe. Dita e sotme, 19 nëntor, kështu do të jetë me rrebeshe, më të shpeshta dhe më të dendura në veri të vendit, më të rralla në qendër dhe në jug të vendit. Megjithatë herë pas here do të kemi erë të fuqishme.

    Ka një lajm të mirë, dita e nesërme, pasi do të kemi një rënie të intensitetit të reshje, kjo për të krijuar dhe një hapësirë dhe mundësi për të tërhequr ujin në të gjitha zonat ku është raportuar për probleme. Reshjet kanë qenë shumë të dendura në veri, në zonat e thella ka rënë mbi 200 milimetra. Është një sasi shumë e konsiderueshme, e cila është në fakt një sasi mujore. Parashikohet që e enjtja dhe pjesërisht dita e premte të vazhdojë intensitetin.

    Pasditen e së premtes dhe të shtunën do të kemi sërish vrenjtësira dhe reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Me reshjet që do të kemi të premten dhe të shtunën do të ketë edhe më shumë sasi të reshjeve. Është dhënë që mesin e javës së kaluar që ky fenomen do të ndodhte. Epiqendra ishte në Malin e Zi dhe u spostua në veri të vendit”, tha Porja.

  • Tërmeti me magnitudë 4.6 godet ishullin Skyros në Greqi, lëkundjet e forta ndjehen deri në Atikë

    Tërmeti me magnitudë 4.6 godet ishullin Skyros në Greqi, lëkundjet e forta ndjehen deri në Atikë

    Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 23:04, në zonën detare pranë ishullit Skyros në Greqi.

    sipas Institutit Gjeodinamik, i cili publikoi të dhënat e para mbi lëkundjen, bëhet fjalë për një tërmet me intensitet të moderuar, por të ndier në një rreze të gjerë. Sipas matjeve paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 29 kilometra në det të hapur, në verilindje të Skyros, ndërsa zona më e afërt bregdetare ishte ajo e Kymit, në një distancë prej rreth 40 kilometrash.
    Edhe pse epiqendra ishte në det, lëkundja u ndjw nga banorët e Atikës, të cilët raportuan dridhje të lehta, kryesisht në zonat lindore dhe në qendrën e Athinës.

    Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo probleme me infrastrukturën. Njësitë vendore të mbrojtjes civile, megjithatë, vijojnë të monitorojnë situatën dhe mbajnë kontakt me zonat më të afërta me epiqendrën.
    Ekspertët rikujtojnë se rajoni i Egjeut është një nga zonat më aktive sizmike në Greqi, ndaj lëkundje të tilla konsiderohen pjesë e aktivitetit të zakonshëm sizmik të zonës.
    “Nuk ka arsye për shqetësim. Zona e Egjeut Verior jep të tillë tërmete. Sizmologët po e monitorojnë fenomenin dhe shfaqen të qetë sa i përket veprimtarisë sizmike .”- ka deklaruar Prof. Efthymios Lekkas një nga sizmologët dhe shkencëtarët më të njohur në Greqi — njëkohësisht kryetar i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmetet .

    Top Channel

  • Jepet alarmi për përmbytje, Gjirokastra mes 4 qarqeve të rrezikuar

    Jepet alarmi për përmbytje, Gjirokastra mes 4 qarqeve të rrezikuar

    Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.
    Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.
    Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.
    IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë, Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.
    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa të menjëhershme parandaluese, duke përfshirë:
    njoftimin e komuniteteve dhe bizneseve të ekspozuara ndaj rrezikut;kontrollin dhe pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave,vënien në gatishmëri të hidrovoreve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;monitorim të vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe, nëse kërkohet, evakuim preventiv.Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
    Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

  • Moti i keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

    Moti i keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

    Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.
    Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.

    Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.
    IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë,  Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.

    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa të menjëhershme parandaluese, duke përfshirë:

    njoftimin e komuniteteve dhe bizneseve të ekspozuara ndaj rrezikut;
    kontrollin dhe pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave,
    vënien në gatishmëri të hidrovoreve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;
    monitorim të vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe, nëse kërkohet, evakuim preventiv.

    Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
    Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

  • Alarmi për motin e keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë më shumë rrezik

    Alarmi për motin e keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë më shumë rrezik

    Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.

    Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.

    Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.

    IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë,  Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë — pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.

    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa të menjëhershme parandaluese, duke përfshirë:

    1. njoftimin e komuniteteve dhe bizneseve të ekspozuara ndaj rrezikut;
    2. kontrollin dhe pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave,
    3. vënien në gatishmëri të hidrovoreve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;
    4. monitorim të vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe, nëse kërkohet, evakuim preventiv.

    Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

    Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

  • Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë

    Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë

    Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë një përmbledhje të situatës që pritet të përballemi në ditët në vijim.
    Në një dalje për mediat, ajo bën me dije se zonat më të prekura do të jetë zona e veriut dhe veri lindjes, ndërsa ka shpjeguar edhe masat që janë marrë.
    “Presim perkeqësim të motit në orët e vona të natës për të vijuar më pas me rreshje të larta në veri në orën 1 pas mesnatës. Veriu dhe veri lindore do jetë pjesa më e prekur. Do tetë intensitet të lartë të reshjeve.

    Prurjet anësore të Komanit, do të kenë intensitet të lartë, kemi hapur hapësirat e duhura për të akomoduar prurjet. Megjithatë nga vështirësisë e situatës ne jemi munduar që të mos hapen portat e hidrocentraleve. Shpresoj që të mos arrijmë në atë pikë. Nga ana tjetër e dimë shumë mirë problematikën, sa i takon nën Shkodrës, e dimë nga vjen e  gjithë situata. Jemi të përgatitur për situatën, Forcat e Emergjencës do të jenë edhe në terren, të informohen edhe qytetarëve. Na rezulton që Ultësira Perëndimore, nuk do të ketë reshje intensive. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që Vjosa do të sjellë probleme në Vlorë. Shqipëria që nesër në mbrëmje dhe të mërkurën do jetë në pushtimin e reshjeve dhe të erës. Situata do të jetë dramatike. Pikat e dobëta që janë nën Shkodra dhe dy qytete që lidhen me prurjen e Vlorës, duhet të jenë në gatishmëri. Pjesa e juglindjes nuk do të ketë problematika të tilla, temperaturat do të jenë të larta kështu që nuk do të kemi ngrica. Janë marrë masat për të vazhduar shërbimin e qytetarëve pa ndërprerje”, tha Balluku.

  • Moti i keq/ Ministria thirrje banorëve në zonat përreth basenit të lumit Drin: Tregoni kujdes të shtuar

    Moti i keq/ Ministria thirrje banorëve në zonat përreth basenit të lumit Drin: Tregoni kujdes të shtuar

    Ditët në vijim, do të ketë kushte të përkeqësuara të motit, me reshje me intensitet të lartë veçanërisht në disa zona. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje banorëve në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër-Pukë të tregojnë kujdes të shtuar.
    Njoftimi i plotë

    Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

    Reshjet e pritshme arrijnë deri në: Fierzë: 150–200 mm dhe Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

    KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.
    Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

  • Nesër shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje, ja zonat që pritet të preken

    Nesër shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje, ja zonat që pritet të preken

    Instituti i Gjeoshkencave njofton se nesër (e hënë, dt. 17) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

    Shumica e reshjeve priten prej pasdites së nesërme. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

    Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Vlorë (UKV) duke iu referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, bën me dije se ditën e hënë, datë 17 nëntor dhe ditën e martë, më datë 18 nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive.
    Ndaj UKV u kërkon qytetarëve të tregohen vigjilentë për çdo situatë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
    Gjithashtu qytetarëve u kërkohet të shmangin parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë.
     

  • Përkeqësohet moti, priten reshje intensive shiu, ja zonat ku rrezikohet të ketë përmbytje

    Përkeqësohet moti, priten reshje intensive shiu, ja zonat ku rrezikohet të ketë përmbytje

    Sipas parashikimeve hidrometeorologjike, gjatë datave 17–23 Nëntor në basenin e lumit Drin priten reshje me intensitet të lartë.
    Reshjet e dendura do të kulmojnë në datat 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.
    Sasia e reshjeve pritet të arrijë në Fierzë në nivelin 150–200 mm dhe në Koman–Vau i Dejës, deri në 300 mm.
    KESH po monitoron situatën në kohë reale dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret.
    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, për shkak të reshjeve intensive që mund të shkaktojnë përmbytje ose situata të rrezikshme në rrugë dhe zona të ulëta.

  • “Shmangni zonat me risk të lartë”/ Reshje shiu javën e ardhshme, Bashkia paralajmëron qytetarët: Tregohuni vigjilentë

    “Shmangni zonat me risk të lartë”/ Reshje shiu javën e ardhshme, Bashkia paralajmëron qytetarët: Tregohuni vigjilentë

    Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët e saj se duke filluar që nga data 17 deri në 18 nëntor qytetit bregdetar do të përfshihet nga reshje shiu mesatare, ku nuk përjashtohen edhe ato intensive.
    Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve për çdo situatë.
    Gjithashtu iu është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë makinat e tyre në zonat që paraqesin risk të lartë për përmbytje.
    Njoftim i rëndësishëm:
    Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e Hënë, më datë 17 Nëntor dhe ditën e Martë, më datë 18 Nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive.
    Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
    Jeni të lutur shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë.
    Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. UJËSJELLËS KANALIZIME RAJONI VLORË.