Tag: zonat

  • Moti ndryshon në Veri, bora zëvendëson shiun në zonat malore

    Moti ndryshon në Veri, bora zëvendëson shiun në zonat malore

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 17:00
    Veriu i vendit mbulohet nga dëbora teksa reshjet e shiut janë larguar nga zonat malore. Në aksin rrugor Qafë Thore-Theth raportohen reshje me intensitet mesatar, ndaj këshillohet kujdes maksimal për drejtuesit e automjeteve. Reshje bore, por me intensitet më të ulët, kanë filluar edhe në pikën turistike të Razmës. Pavarësisht situatës, nuk ka pasur ende probleme me qarkullimin e mjeteve.
    Bora ka bllokuar turistet e huaj.

  • Reshje të para dëbore, zbardhen zonat e Qafë Thores, Thethit dhe Kelmendit

    Reshje të para dëbore, zbardhen zonat e Qafë Thores, Thethit dhe Kelmendit

    Zonat e Qafë Thores, Thethit dhe Kelmendit janë zbardhur këtë të shtunë nga dëbora. Pas reshjeve të shiut, në rrugën Shkodër-Theth kanë nisur reshjet e dëborës.
    Momentalisht, rruga është e hapur për qarkullim, por drejtuesit e automjeteve duhet që të tregohen të kujdesshëm dhe të jenë të pajisur me zinxhirë me vete në rast të reshjeve të dendura.
    Firma nënkontraktore ka nisur punën për pastrimin e borës dhe qarkullimin normal të automjeteve.
    Pamjet që vijnë nga aksi Qafë Thore-Theth dhe Kelmend, i shfaqin këto zoanë nën petkun e borës.

  • Moti sot, reshje shiu në të gjithë vendin, borë në tre qarqe

    Moti sot, reshje shiu në të gjithë vendin, borë në tre qarqe

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se dita e sotme, e shtunë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë reshje dhe ulje të temperaturave, sidomos në zonat malore.
    Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të herëpashershme në të gjithë territorin.
    Reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, në formë shtrëngatash, prej orëve të para të ditës dhe do të vijojnë gjatë gjithë 24-orëshit.
    Pritet prezencë e reshjeve të dëborës me intensitet kryesisht të ulët në zonat më të larta:
    * Alpe dhe Veri-Verilindje: Mbi 1400–1600 metra.
    * Juglindje: Mbi 1500–1700 metra.
    Era do të jetë e fortë, veçanërisht në zonat bregdetare.
    * Drejtimi Dhe Shpejtësia: Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 7 m/sek.
    Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e vranësirave të dendura, shpejtësia mund të arrijë deri në 15 m/sek.
    Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
    Tabela E Temperaturave Për Qytetet Kryesore
    Temperaturat minimale dhe maksimale për sot:
    | Qyteti | Temperatura (Min/Max) | Parashikimi
    | Shkodër | 10°C / 14°C | Re/Shi |
    | Kukës | 7°C / 11°C | Re/Shi/Borë |
    | Lezhë | 9°C / 14°C | Re/Shi |
    | Dibër | 5°C / 10°C | Re/Shi/Borë |
    | Durrës | 10°C / 16°C | Re/Shi |
    | Tiranë | 11°C / 17°C | Re/Shi |
    | Elbasan | 8°C / 16°C | Re/Shi |
    | Berat | 9°C / 17°C | Re/Shi |
    | Vlorë | 12°C / 17°C | Re/Shi |
    | Korçë | 5°C / 12°C | Re/Shi/Borë |
    | Gjirokastër | 8°C / 15°C | Re/Shi |
    | Sarandë | 10°C / 17°C | Re/Shi |

  • Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Shirat e dendura të ditës së sotme kanë mbajtur në nivele të larta prurjet e lumenjve në qarkun Fier, duke rritur rrezikun e përmbytjeve. Edhe pse në Memaliaj është shënuar një ulje e nivelit të lumit Vjosa, situata paraqitet e përkeqësuar në zonën e Urës së Mifolit.
    Sipas matjeve të fundit, niveli i Vjosës ka arritur kuotën 8.2 metra, duke shënuar një rritje të konsiderueshme. Nëse prurjet vijojnë me të njëjtin intensitet, pritet që niveli të rritet më tej, gjë që mund të sjellë probleme në zonat e ulëta, në tokat bujqësore dhe madje edhe në disa banesa.
    Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe u bëjnë apel banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 20 nëntor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 20 nëntor 2025…

    Kushtet meteorologjike për e enjte, 20 nëntor 2025 në Shqipëri do të jenë të ndryshueshme, me një tendencë të qartë për reshje të rënda në shumicën e rajoneve. Temperaturat mesatare do të luhaten nga vlerat minimale rreth 6°C në mëngjes në zonat më të ftohta, deri në maksimume që mund të arrijnë deri në 20°C në disa pjesë të vendit gjatë ditës.
    Reshjet e shiut do të jenë elementi kryesor i kushteve meteorologjike, me intensitet të lartë sidomos në zonat bregdetare dhe jugore të vendit. Në qytete si Sarandë dhe Vlorë, priten reshje shumë të mëdha, ndërsa në zonat veriore dhe qendrore si Shkodër dhe Tirana, reshjet do të jenë më të moderuara por ende të konsiderueshme.
    Ndërsa për sa i përket kushteve të qiellit, pritet që ky të jetë kryesisht i mbuluar në pjesën më të madhe të vendit, me periudha të shkurtra të kthjellimeve. Ndryshimet mes rajoneve do të jenë të dukshme në aspektin e sasisë së reshjeve dhe temperaturave maksimale dhe minimale, duke reflektuar një ndarje të qartë mes zonave malore më të ftohta dhe zonave bregdetare me temperatura më të larta.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar’, sinoptikania paralajmëron: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen ku..

    “Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar’, sinoptikania paralajmëron: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen ku..

    Sinoptikania bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim. Sipas saj, të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila ka prekur aktualisht Europën Qendrore.
    Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë të jenë prezente deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.
    “Të shtunën në mbrëmje presim depërtimin e një mase të ftohtë polare, e cila është futur në Europën Qendrore. Do të kemi dëborë në zonat malore veri-lindje do të ketë më shumë dhe më pak qarku i Korçës, do të bien temperaturat. Parashikohet që reshjet të mbeten prezente të dielën dhe të hënën e javës që vjen. Shi në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonën malore. Moti është i paqëndrueshëm”, tha Porja në një intervistë televizive.
    Porja paralajmëroi se episodi i ftohtë do të vazhdojë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të bien deri disa gradë nën zero.
    Të mërkurën e javës tjetër pritet një rritje e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, me një fenomen të shkurtër më 27 të muajit, që mund të sjellë reshje të dendura, veçanërisht në veri dhe pjesërisht në qendër.
    “Do të kemi episodin e ftohtë i cili do të jetë 0, deri në disa gradë nën zero në zonat malore, të shtunën, të dielën, të hënën dhe deri ditën e martë. Të mërkurën e javës tjetër rriten temperatura, rikthehen reshjet, ka sinjale që data 27 të ketë një tjetër fenomen, i cili fatmirësisht do të qëndrojë shumë pak, por do të sjellë dhe do të prodhojë reshje të dendura. Më shumë është veriu, por kësaj here është pjesërisht edhe qendra.”
    Në disa zona ekziston rreziku për përmbytje, për shkak të lagështisë së lartë të tokës pas periudhës së reshjeve. Deri më 28 nëntor, moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm.
    “Në zona të caktuara do të ketë rrezik për përmbytje, sidomos pas kësaj periudhe ku toka është e tejngopur me lagështirë, edhe sikur një episod i vogël me reshje të bjerë është fatal për zonat që janë përmbytur. Deri nga data 28 moti është i paqëndrueshëm.”

  • Situata e motit në vend/ “Orë të vështira”- Vengu: Ja zonat më me risk, në fshatin ku u shemb ura do të…

    Situata e motit në vend/ “Orë të vështira”- Vengu: Ja zonat më me risk, në fshatin ku u shemb ura do të…

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur këtë të mërkurë për Euroneës Albania në edicionin informativ me moderator Ilir Kazaferi, lidhur me situatën e motit në vend. Vengu ka dhënë detaje mbi zonat e rrezikut dhe ka folur edhe për ndërhyrjen e autoriteteve në Delvinë, ku është raportuar shembja e një ure që ka bllokuar tre fshatra.

    Vengu: Faleminderit për ftesën, gjendemi në Mifol, midis Vlorës dhe Fierit. Aktualisht jemi në mbikëqyrje të gryka-derdhjes së Vjosës. Ky është një front intensiv në jugun e vendit. Në Delvinë dhe Tepelenë kemi pasur orë të vështira. Ujërat kanë shkuar në lartësi kritike në Përmet dhe Memaliaj. Ndaj, për 48 orë kemi dislokuar mjete për të bërë disa përforcime dhe sidomos në fshatin Fitore. Jemi në monitorim. Presim një natë dinamike ku mund të ketë vështirësi në këtë pjesë të vendit. Nuk jemi ende jashtë rrezikut. Jemi në kushte ku kemi një stabilizim, por shpresojmë të njoftojmë për një ulje.

    Kemi dislokuar aty mjete të forcave të armatosura dhe mjete private. Besoj se kemi përmirësim të ndjeshëm. Për urën që përmendët, kemi vendosur të presim dhe vërshimet dhe të ndërhyjmë menjëherë. Banorët janë në monitorim dhe do të krijojmë akses sa të kalojë fronti.

  • E keqja nuk ka kaluar/ Vendi mes përmbytjeve, Hakil Osmani jep lajmin e papritur: Ja si do të jetë moti në fundjavë…

    E keqja nuk ka kaluar/ Vendi mes përmbytjeve, Hakil Osmani jep lajmin e papritur: Ja si do të jetë moti në fundjavë…

    Hakil Osmani nga Metoalb dha detaje në lidhje me kushtet e motit në të cilat ndodhet vendi aktualisht, por edhe për ditët në vazhdim.
    Sipas meteorologut, rreziku ka kaluar në zonat e veriut, por jo për qendrën dhe jugun e vendit. Sipas tij, nga e enjtja pritet një përmirësim i motit, por fundjava do të sjellë sërish reshje intesive.
    “Në veri, zona e Shkodrës dhe Lezhës janë më të prekura nga përmbytjet. Por kemi lajme të mira sepse pritet që gjatë pasdites të ketë përmirësime dhe tërheqje të ujit nga zonat e prekura. Në mbrëmje do ketë reshje me intensitet në formën e rrebesheve, por gjithsesi nuk paraqitet rrezik.
    Ndërkohë, zona që do jetë më e rrezikuar për reshje me intensitet të lartë dhe përmbytje do jenë zonat qëndrore dhe jugu. Zona e Durrësit, Fieri, Saranda, Vlora, do jenë më të prekurat dhe pritet të ketë shtrëngata shiu gjatë pasdites dhe në orët e mbrëmjes.
    Lajmi i mirë është që përkohësisht, ditën e enjte në gjithë vendin do përmirësohet moti, por ama ditën e premte dhe gjatë fundjavës do të ketë sërish reshje me intensitet të lartë dhe rrebeshe të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.”– tha ai.

  • Shembet ura në Jezull, fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë, bllokohen disa fshatra në zonat malore të Mirditës

    Shembet ura në Jezull, fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë, bllokohen disa fshatra në zonat malore të Mirditës

    Moti i keq ka shkaktuar dëme serioze në zonat malore të Mirditës, ku disa fshatra vijojnë të jenë të izoluar për shkak të shembjeve të dherave dhe problemeve në infrastrukturë.

    Në fshatin Jezull është shembur ura që e lidh me rrugën kryesore, duke ndërprerë plotësisht lëvizjen e banorëve.
    Njësia Administrative Fan raporton se dy fshatra janë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës. Dëmtime janë shënuar edhe në disa ura pasarelë të zonës.
    Fshatrat Shëngjin dhe Klos janë totalisht të izoluar, me rrugë të pakalueshme.
    Edhe Njësia Administrative Kurbnesh përballet me probleme të rënda, pasi rruga kryesore që e lidh me Lurën është bllokuar, ndërsa disa fshatra të tjerë njoftojnë ndërprerje të qarkullimit.
    Vështirësi të ngjashme janë raportuar edhe në Orosh dhe Kaçinar, ku rrugët dhe urat pasarelë janë dëmtuar nga prurjet e mëdha dhe shembjet.
    Autoritetet vendore pritet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës dhe hapjen e rrugëve që lidhen me komunitetet e izoluara.

  • Shembet ura në Jezull, fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë. Bllokohen disa fshatra në zonat malore të Mirditës

    Shembet ura në Jezull, fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë. Bllokohen disa fshatra në zonat malore të Mirditës

    Moti i keq ka shkaktuar dëme serioze në zonat malore të Mirditës, ku disa fshatra vijojnë të jenë të izoluar për shkak të shembjeve të dherave dhe problemeve në infrastrukturë.

    Në fshatin Jezull është shembur ura që e lidh me rrugën kryesore, duke ndërprerë plotësisht lëvizjen e banorëve.
    Njësia Administrative Fan raporton se dy fshatra janë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës. Dëmtime janë shënuar edhe në disa ura pasarelë të zonës.
    Fshatrat Shëngjin dhe Klos janë totalisht të izoluar, me rrugë të pakalueshme.
    Edhe Njësia Administrative Kurbnesh përballet me probleme të rënda, pasi rruga kryesore që e lidh me Lurën është bllokuar, ndërsa disa fshatra të tjerë njoftojnë ndërprerje të qarkullimit.
    Vështirësi të ngjashme janë raportuar edhe në Orosh dhe Kaçinar, ku rrugët dhe urat pasarelë janë dëmtuar nga prurjet e mëdha dhe shembjet.
    Autoritetet vendore pritet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës dhe hapjen e rrugëve që lidhen me komunitetet e izoluara.

    Top Channel