Në orët e para të mëngjesit të sotëm, zonat malore të qarkut të Kukësit, mbi 700 metra mbi nivelin e detit, u mbuluan nga reshje dëbore që pasuan disa ditë me shi të dendur. Dëbora ka prekur gjithashtu edhe disa segmente të Rrugës së Kombit, me reshjet që nisën rreth orës 04:00.
Edhe pse aktualisht reshjet kanë pushuar dhe trafiku zhvillohet normalisht, autoritetet dhe kompania mirëmbajtëse e Rrugës së Kombit bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, për shkak se temperaturat e ulëta mund të krijojnë rrëshqitje apo ngrica në orët në vijim.
Rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë në segmentet malore dhe kthesat e theksuara, të ruajnë distancë sigurie më të madhe se zakonisht, të shmangin frenimet e forta dhe manovrat e papritura si dhe të përdorin goma dimri ose zinxhirë, sidomos në zonat ku dëbora formon shtresë në asfalt.
Mjetet borëpastruese dhe ato të hedhjes së kripës vijojnë patrullimin përgjatë aksit, duke ndërhyrë sipas nevojës për të mbajtur rrugën të kalueshme. Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se nëse reshjet rikthehen gjatë ditës, lëvizja në disa segmente mund të ngadalësohet për shkak të pastrimit.
Tag: zonat
-

Dëbora mbulon zonat malore në Kukës, ‘prek’ edhe disa segmente të Rrugës së Kombit
-

Vjosa tremb sërish banorët/ Reshjet e fundit kanë shtuar prurjet, niveli i ujit rikthehet në pikën kritike
Lumi Vjosa ka dalë përsëri nga shtrati, pasi prurjet e mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura në jug të vendit kanë çuar në përmbytje në zonën e pazarit të kafshëve.
Deri në orën 14:00, niveli i ujit në urën e Mifolit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vijojnë të rriten.
Sipas parashikimeve të emergjencave civile, zonat jugore, përfshirë Përmetin, do të preken nga reshje intensive edhe gjatë orëve në vijim, çka pritet të shtojë më tej nivelin e Vjosës.
Autoritetet kanë njoftuar banorët që rrezikohen nga përmbytjet, 13 banesa në zonat pranë lumit, të tregojnë kujdes dhe të jenë gati për çdo situatë emergjente.
Një apel është drejtuar edhe për banorët e fshatrave të njësisë administrative Novoselë, të cilët mbajnë bagëti në tokat që përmbyten shpesh, që të marrin masa mbrojtëse dhe të shmangin zonat pranë lumit.
Strukturat e emergjencave civile po vijojnë monitorimin e situatës në terren.Top Channel
-

Moti i keq përfshin Shqipërinë, meteorologu jep lajmin e mirë: Ja kur do të largohen reshjet
Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, duket se reshjet do të vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë ditës së nesërme.
Meteorologu Hakil Osmani ka deklaruar sërish do të jetë Jugu i Shqipërisë, i cili do të ketë herë pas here reshje me intensitet mesatare dhe të larta.
“Edhe dita e enjte mbetet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, me vranësira të dendura, të cilat do sjellin reshje shiu. Kryesisht më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe në zonat qendrore, ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë në sasi më të pakta. Sërish është jugu ai i cili do të ketë herë pas here reshje me intensitet mesatare dhe të larta”, tha Hakil Osmani, sinoptikan, MeteoAlb.
Po ashtu ai tha se nesër mund të sjellë përmirësim të kushteve të motit.
“Dita e premte ka sinjale të sjellë një përmirësim gradual të kushteve të motit. Kjo do të thotë jo se do të ketë diell, por do të ketë gradualisht rënie të intensitetit të reshjeve në pjesën perëndimore, e më pas gradualisht edhe në pjesën lindore pritet që reshjet të jenë në sasi më të pakta”, tha Osmani. -

Meteorologu jep lajmin e mirë: Ja kur do të largohen reshjet
Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, duket se reshjet do të vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë ditës së nesërme.
Meteorologu Hakil Osmani ka deklaruar sërish do të jetë Jugu i Shqipërisë, i cili do të ketë herë pas here reshje me intensitet mesatare dhe të larta.
“Edhe dita e enjte mbetet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, me vranësira të dendura, të cilat do sjellin reshje shiu. Kryesisht më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe në zonat qendrore, ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë në sasi më të pakta. Sërish është jugu ai i cili do të ketë herë pas here reshje me intensitet mesatare dhe të larta”, tha Hakil Osmani, sinoptikan i MeteoAlb.
Po ashtu ai tha se dita e nesërme mund të sjellë përmirësim të kushteve të motit.
“Dita e premte ka sinjale të sjellë një përmirësim gradual të kushteve të motit. Kjo do të thotë jo se do të ketë diell, por do të ketë gradualisht rënie të intensitetit të reshjeve në pjesën perëndimore, e më pas gradualisht edhe në pjesën lindore pritet që reshjet të jenë në sasi më të pakta”, tha Osmani. -

Kapri ironizon Bidon/ Nuk shkohet me atlete të zonat e përmbytura
Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka patur një debat në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria gjatë sezonit të dimrit nga përmbytjet dhe gjatë sezonit të verës nga zjarret.
Deputeti Erald Kapri ka deklaruar se çështja e emergjencave në Shqipëri është kthyer në fatkeqësi për shqipatarët.
Gjatë fjalës së tij, Kapri ironizoi deputetin Ardit Bido, i cili rrihte gjoksin se kishte shkuar pranë familjeve në zonat e prekura nga zjarret apo nga përmbytjet.
Kapri iu drejtua duke i thënë se, në zonat e prekura nuk shkohet me atlete.
“Çështja e emergjencave është kthyer në fatkeqësi për shqiptarët. Nuk shkohet me atlete, të paktën ministri kishte vesh çizme. Duhet të jemi më të kujdesshëm pse shkoni, pse nuk shkoni”, tha Kapri. -

Lezhë/ Banesa dhe toka ende nën ujë, banorët përballen me vështirësi pas përmbytjeve
Edhe pas dy ditësh nga mbyllja e argjinaturës në qarkun e Lezhës, situata në zonat e përmbytura mbetet shqetësuese.
Uji në zonat e banuara po tërhiqet me shumë vështirësi, duke krijuar probleme serioze për banorët.
Dhjetëra banesa ende qëndrojnë të rrethuara nga uji, ndërsa mbi 100 hektarë tokë mbeten plotësisht nën ujë, duke penguar aktivitetet normale dhe përditshmërinë e banorëve.
Sipas raportimev nag terreni, banorët përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha në lëvizje, pasi prezenca e ujit në terren mbetet e madhe dhe e shqetësueshme.
Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet për përmirësimin e gjendjes, por rikuperimi i plotë i zonave të prekura kërkon kohë.
-

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë lënë pas probleme në disa zona të vendit. Në qarkun Korçë, situata mbetet më e ngarkuar. Prania e ujit në disa banesa ka detyruar evakuimin e 15 familjeve në Sovjan.
Ndërkohë, në Progër është shënuar edhe viktima e parë ngareshjet, ku është gjetur trupi i një 76-vjeçareje pas kërkimeve disa orëshe. Punohet në disa akse të dëmtuara nga dherat dhe hidrovoret janë në funksion të plotë.
Në Lezhë, rreth 220 hektarë tokë janë nën ujë, kryesisht në Zejmen, Shënkollë dhe Barbullojë. Argjinatura në lagunën e Vainit është mbyllur, ndërsa vijon puna për mbrojtjen e banorëve dhe furnizimin me ndihma. Evakuime me varka janë kryer gjatë natës.
Në qarkun Vlorë, lumi Vjosa vijon uljen e nivelit, ndërsa ekipet kanë punuar për pastrimin e dherave në zonat Delvinë, Finiq e Konispol. Në Vrion u evakuuan disa banorë, ndërsa hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.
Në Fier, rreth 110 hektarë tokë mbeten nën ujë, por lumenjtë Vjosë dhe Seman janë në rënie. Autoritetet po monitorojnë argjinaturat, ndërsa në Ferras janë vendosur edhe trupa të Forcave të Armatosura.
Në Dibër, po punohet për largimin e ujit dhe thellimin e kanaleve në Bulqizë, ndërsa monitorohet liqeni i Ulzës për rritje të nivelit. Në Shkodër, problematikë paraqitet zona e Qafë-Malit në Fushë-Arrëz, ku po pastrohen rrugët nga dherat.
Situata është stabilizuar në Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Tiranë, megjithëse puna vazhdon në disa akse rrugore dhe në zonat pranë lumenjve, ku prurjet mbeten të larta.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile kërkojnë bashkëpunimin e banorëve në zonat e prekura dhe theksojnë se ekipet janë në terren deri në normalizimin e plotë të situatës. -

Moti i keq “pushton” Greqinë perëndimore, shumë zona pa energji elektrike/ Disa bashki shpallin gjendjen e emergjencës
Disa orë pas valës së rëndë të reshjeve që goditi Greqinë Perëndimore, banorët në zonat e prekura vazhdojnë të numërojnë dëmet.
Fusha të përmbytura, rrëshqitje dheu dhe fshatra të izoluara është tabloja që shfaqet sot në Epir, Korfuz dhe Kostur. Në shumë komunitete mungojnë ende energjia elektrike dhe uji i pijshëm, ndërsa katër prefektura dhe gjashtë bashki të Epirit janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence.
Në Korfuz edhe pse ekipet e pastrimit punojnë vazhdimisht, reshjet rikthehen herë pas here, duke e mbajtur të lagur dhe të paqëndrueshëm terrenin. Mbrëmë ra sërish shi, jo aq i fuqishëm sa ditët e kaluara, por i mjaftueshëm për të rritur shqetësimin mes banorëve.
Në zonat nalore janë krijuar erozione të rrezikshme nën themelet e banesave.Edhe rruga bregdetare është shkatërruar rëndë dhe mbetet e papërshkueshme. Ekipe të posaçme të bashkisë, rajonit dhe Ministrisë së Krizave Klimatike kanë filluar inspektimet për të përllogaritur dëmet në infrastrukturë që llogariten në disa miliona euro.
Kryebashkiaku i Korfuzit të Veriut e përshkruan situatën si dramatike, me 20 komunitete që përballen me mungesë uji, energjie dhe akses të kufizuar ,ndërsa ka urdhruar qe shkollat të mbeten të mbyllura edhe nesër.
Probleme të rënda raportohen edhe në Arta, Janinë, Prevezë dhe Thesproti. Në Janinë reshjet e shiut vazhdojnë, ndërsa në zonat malore kanë rënë flokët e parë të dëborës.
Megjithëse sinoptikanët parashikojnë një përmirësim gradual në orët në vijim, ata paralajmërojnë se nga e marta pritet një cikël i ri reshjesh që do të vështirësojë përditshmërinë e banorëve në pjesën perëndimore të vendit.Top Channel
-

Moti i keq ‘pushton’ Greqinë perëndimore, shumë zona pa energji elektrike/ Disa bashki shpallin gjendjen e emergjencës
Disa orë pas valës së rëndë të reshjeve që goditi Greqinë Perëndimore, banorët në zonat e prekura vazhdojnë të numërojnë dëmet.
Fusha të përmbytura, rrëshqitje dheu dhe fshatra të izoluara është tabloja që shfaqet sot në Epir, Korfuz dhe Kostur. Në shumë komunitete mungojnë ende energjia elektrike dhe uji i pijshëm, ndërsa katër prefektura dhe gjashtë bashki të Epirit janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence.
Në Korfuz edhe pse ekipet e pastrimit punojnë vazhdimisht, reshjet rikthehen herë pas here, duke e mbajtur të lagur dhe të paqëndrueshëm terrenin. Mbrëmë ra sërish shi, jo aq i fuqishëm sa ditët e kaluara, por i mjaftueshëm për të rritur shqetësimin mes banorëve.
Në zonat nalore janë krijuar erozione të rrezikshme nën themelet e banesave.Edhe rruga bregdetare është shkatërruar rëndë dhe mbetet e papërshkueshme. Ekipe të posaçme të bashkisë, rajonit dhe Ministrisë së Krizave Klimatike kanë filluar inspektimet për të përllogaritur dëmet në infrastrukturë që llogariten në disa miliona euro.
Kryebashkiaku i Korfuzit të Veriut e përshkruan situatën si dramatike, me 20 komunitete që përballen me mungesë uji, energjie dhe akses të kufizuar ,ndërsa ka urdhruar qe shkollat të mbeten të mbyllura edhe nesër.
Probleme të rënda raportohen edhe në Arta, Janinë, Prevezë dhe Thesproti. Në Janinë reshjet e shiut vazhdojnë, ndërsa në zonat malore kanë rënë flokët e parë të dëborës.
Megjithëse sinoptikanët parashikojnë një përmirësim gradual në orët në vijim, ata paralajmërojnë se nga e marta pritet një cikël i ri reshjesh që do të vështirësojë përditshmërinë e banorëve në pjesën perëndimore të vendit.
-

Piro Vengu: Dëme në 7 qarqe të vendit, afro 1000 banesa të përmbytur
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur bilancin paraprak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin prej katër ditësh.
Nga qendra lëvizëse e Emergjencave Civile të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, në një intervistë për Report Tv ai deklaroi Shqipëria po përballet me një front meteorologjik me reshje të pandërprera dhe intensitet rekord, duke shkaktuar përmbytje në zonat lumore dhe në ultësirën perëndimore. Më të prekura deri tani janë qarqet Lezhë, Dibër, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.
“Deri më sot zonat më të prekura janë qarqet e Lezhës, DIbrës, Fierit, Beratit, Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës. Strategjia jonë u bazua në paralajmërim, ;parandalim dhe mbështetje të banorëve të bashkive më të prekura. Nga ana tjetër, menaxhimi i kaskadës së Drinit pavarësisht prurjeve të mëdha anësore, evitoi atë që potencialisht mund të ishte kthyer në një katastrofë në zonën e Shkodrës”,- tha Vengu.
Vengu theksoi se strategjia e emergjencave është bazuar në paralajmërim, parandalim dhe mbështetje të banorëve të zonave më të goditura. Sa i takon bilancit të dëmeve, nuk janë regjistruar evakuime masive, por vetëm evakuime të përkohshme në zonat me rrezik të lartë.
“Fillimisht në bashkitë Lezhë dhe Kurbin dhe më tej në Vlorë dhe Korçë me 52 familje të evakuara në Vlorë dhe 18 familje të evakuuar në Qarkun e Korçës”,- tha Vengu.
Në lidhje me dëmet në banesa, ministri raportoi për afro 1000 banesa të përmbytura, në përmasa të ndryshme.
“Sa i përket banesave, sipas raportimeve kemi padyshim banesa të cilat janë depërtuar nga uji në masa të ndryshme kryesisht në Qarkun e Korçës me 300 banesa, në Fier 25 banesa, në Lezhë 600 banesa dhe në Vlorë 52 prej tyre”,- tha Vengu.