Tag: zogjtë

  • Takimi i Salianjit – “Salla plot na jep shpresë!” Kandidati më i votuar në listën e hapur në Durrës: Prej 11 majit, jemi bërë si zogjtë e korbit

    Takimi i Salianjit – “Salla plot na jep shpresë!” Kandidati më i votuar në listën e hapur në Durrës: Prej 11 majit, jemi bërë si zogjtë e korbit

    Ka nisur takimi me strukturat e PD në qarkun e Durrësit ku merr pjesë dhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji. Në fjalën e tij, kandidati më i votuar nga lista e hapur e PD në këtë qark, Ndrec Pjetri tha se ky takim nuk është thirrur për interes personal. 
    Pjetri tha se prej 11 majit, kur PD humbi zgjedhjet, demokratët janë shpërndarë si zogjtë e korbit. 
    “Jemi bërë si zogjtë e korbit as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nisur një protest në Tiranë, nuk dëgjohet asnjë lloj organizimi, në ndonjë rreth të Shqipërisë, duhet të rrimë duarkryq apo duhet të ngrejmë zërin. Luksin për luftë të brendshme nuk e kemi, e kaluam njëherë atë histori dhe nuk I rikthehemi. Ne duhet të themi cfarë duhet të bëjmë. Ky rrugëtim nuk është për një kauzë personale, as për interes të dikujt”, tha Pjetri. 
    “Ne kemi vetëm një qëllim në këtë takim, atë që kemi prej humbjes së zgjedhjeve më 11 maj. Ne që atëherë nuk e dimë cdo bëjmë. Jemi bërë si zogjtë e korbit as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nisur një protest në Tiranë, nuk dëgjohet asnjë lloj organizimi, në ndonjë rreth të Shqipërisë, duhet të rrimë duarkryq apo duhet të ngrejmë zërin. Luksin për luftë të brendshme nuk e kemi, e kaluam njëherë atë histori dhe nuk I rikthehemi. Ne duhet të themi cfarë duhet të bëjmë. Ky rrugëtim nuk është për një kauzë personale, as për interes të dikujt, nëse bëhet për kauzë personal unë jam I pari që iki. 
     

  • Zogjtë në mbarë botën përdorin të njëjtin tingull për të paralajmëruar rrezikun

    Zogjtë në mbarë botën përdorin të njëjtin tingull për të paralajmëruar rrezikun

    Gjuha na mundëson të lidhemi dhe të bashkërendohemi, dhe aftësia jonë për të komunikuar koncepte abstrakte shihet shpesh si tipari që na dallon si specie. Ndërsa lidhja e tingujve të rastësishëm me kuptime të caktuara është e zakonshme në gjuhën njerëzore, ajo shfaqet rrallë në sistemet e komunikimit të kafshëve, megjithatë studime të fundit tregojnë se edhe zogjtë, shimpanzetë, delfinët dhe elefantët e bëjnë këtë.

    Ndërsa gjuha përdor tinguj me asosacione të mësuara, njerëzit dhe kafshët gjithashtu prodhojnë tinguj instinktivë, si ulërimat ndaj dhimbjes. Më shumë se 150 vjet më parë, Çarls Darvini sugjeroi se përdorimi i tingujve instinktivë në kontekste të reja mund të ishte një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të një komunikimi të ngjashëm me gjuhën.

    Në studimin tonë të ri, të botuar në Nature Ecology and Evolution, ne përshkruajmë shembullin e parë të një vokalizimi kafshësh që përmban si veçori instinktive ashtu edhe të mësuara, një hap i ndërmjetëm siç e kishte parashikuar Darvini.

    Një thirrje unike ndaj një kërcënimi unik

    Pushtuesit e foleve, si qyqet, shumohen duke vendosur vezët e tyre në foletë e specieve të tjera, duke i detyruar prindërit e huaj të rrisin pasardhësit e tyre. Të vegjlit e qyqes i hedhin jashtë zogjtë e tjerë dhe marrin gjithë kujdesin prindëror. Kjo kosto e lartë e bën parazitizmin e foleve një rast të shkëlqyer për të studiuar evolucionin.

    Kërkimet tona të mëparshme treguan se në Australi, maluri madhështor ka zhvilluar një thirrje unike kur sheh qyqet. Zogjtë e tjerë të së njëjtës specie, sapo dëgjojnë këtë thirrje alarmi, sulmojnë qyqen menjëherë. Vërejtëm se edhe specie të tjera reagonin ndaj këtij tingulli dhe prodhonin thirrje të ngjashme. Bisedat me bashkëpunëtorë në Kinë, Indi dhe Suedi zbuluan se zogjtë atje bënin thirrje shumë të ngjashme, gjithashtu vetëm ndaj qyqeve.

    Zogjtë nëpër botë përdorin të njëjtin tingull

    Duke shqyrtuar baza të dhënash për jetën e egër në internet, zbuluam 21 specie që prodhonin këtë thirrje ndaj parazitëve të foleve, përfshirë qyqet dhe zogjtë parazitarë të familjes së trishtilit. Disa ishin të afërta mes tyre, por të tjera ndanin një paraardhës të përbashkët që 50 milionë vjet më parë dhe jetojnë në kontinente të ndryshme.

    Duke përdorur një bazë të dhënash të parazitëve të foleve dhe të zogjve pritës, gjetëm se speciet që prodhojnë këtë thirrje jetojnë në zona me më shumë parazitë dhe pritës, çka sugjeron se ajo ndihmon në bashkëpunimin mes specieve të ndryshme të kërcënuara nga parazitët e foleve.

    Komunikimi ndërmjet specieve

    Në eksperimentet australiane, kur prezantuam malurin madhështor ose serikornin vetullbardhë me qyqet e balsamosura, ata prodhuan këtë thirrje dhe i sulmuan. Kur u paraqitën modele të tjera, si grabitqarë të zakonshëm, ky tingull prodhohej rrallë.

    Kur luajtëm thirrjet e regjistruara në Australi për zogjtë në Kinë dhe anasjelltas, ata reaguan në të njëjtën mënyrë, duke sugjeruar se specie të ndryshme në mbarë botën përdorin të njëjtin tingull për të dhënë informacion specifik mbi praninë e parazitëve të foleve.

    Njohuri mbi origjinën e gjuhës

    Mbi 20 specie zogjsh në mbarë botën, të ndara nga 50 milionë vjet evolucion, përdorin të njëjtën thirrje kur shohin parazitët e tyre të foleve. Ndërsa zogjtë instinktivisht dinë si të reagojnë ndaj kësaj thirrjeje, kërkimet tona të mëparshme tregojnë se zogjtë që nuk kanë parë kurrë sorrat nuk e prodhojnë këtë tingull derisa të shohin të tjerët ta bëjnë.

    Pra, reagimi është instinktiv, por prodhimi i thirrjes është i mësuar. Ky është vokalizimi i parë në botën shtazore që përfshin si elemente të lindura, ashtu edhe të fituara, duke përfaqësuar një pikë të ndërmjetme midis komunikimit shtazor dhe gjuhës njerëzore. Ndoshta Darvini kishte të drejtë për gjuhën që në fillim. / The Conversation – Syri.net

  • Me zjarr ju flas… me zjarr, poezi nga Lasgush Poradeci

    Me zjarr ju flas… me zjarr, poezi nga Lasgush Poradeci

    Me zjarr ju flas… me zjarrNë gjirin tim kam hapur varr…Që t’i jap shpresë- edhe t’ja marr…

    Un’ ik liqerit zemërakFatlum dh’ i pastër si zëmbak,Po zemra ime kullon gjak:

    Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,Dh’u jap ushqim me dashuri-Një dashuri për llaftari:

    Pa nis ah! Gjirin ta godas…Dh’e hap ah! gjirin për një ças…Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!…

    Ahere – helmohet e buçetPas mallit tim liqer-i shkret,E rrit tallazin posi det.

    Ay e tund, ay e shkund,Ay e hap sa me të mund,Gjer mun në gjit, gjer mu në fund.

    E shpirtin dyke ma përcjellëMë thotë ah! shih sesa ‘sht’i fellë…Ky gjir’i em që të pat pjellë…

    Me zjarr ju flas…Me zjarr…

    *Titulli i origjinalit: Vdekja e nositit

    ObserverKult

    Lexo më shumë nga poeti Lasgush Poradeci:

    Lasgush Poradeci: Përse të duaLasgush Poradeci: Erë trëndeline

    Lexo edhe:

    Kujtimet e panjohura të ish-ministres së Arsimit e Kulturës; “Kur Lasgushi hapi derën e më pa me kryetarin e Komitetit dhe sekretarin e parë tha…”

    Plot 42 vite më parë, kryeministri, Mehmet Shehu më ngarkoi si detyrë, që të shkoja në Pogradec e të takoja poetin e madh, Lasgush Poradecin. “Më tha, që ta prisja në “Turizëm”, sepse ai nuk vjen në zyrat e partisë e të shtetit. Pyete, se ç’ probleme ka dhe t’ia zgjidhësh!”

    Shkova në Pogradec dhe e njoftuan, se të nesërmen në orën 10-të paradite të pret ministrja tek Turizmi. E prita në një nga sallat e pritjes. Lazgushi erdhi në orën e caktuar. Kishte veshur një kostum të zi, me borsalinë  në kokë dhe me bastunin e tij në dorë. U përshëndetëm me një takim duarsh dhe u ul në kolltukun përball meje.

    Tekstin e plotë të këtij reportazhi e gjeni duke klikuar KETU

    ObserverKult

  • Itali, makthi i pëllumbave në Romë, banorët të dëshpëruar, ndërhyjnë autoritetet

    Itali, makthi i pëllumbave në Romë, banorët të dëshpëruar, ndërhyjnë autoritetet

    Kryebashkiaku i Romës i ka urdhëruar një gruaje të ndalojë ushqyerjen e dhjetëra pëllumbave që kanë pushtuar një pallat apartamentesh, pasi banorët u ankuan se po mbyten me pendët dhe jashtëqitjet e zogjve.

    Banorët e pallatit në Via Spartaco 108 e përshkruajnë situatën si një “makth i ngjashëm me një film horror të Hitchcock-ut”, duke iu referuar filmit të famshëm The Birds, pasi një tufë e madhe pëllumbash pushtoi ndërtesën.
    Për disa muaj me radhë, në katin e tretë të pallatit, një grua e quajtur nga mediat “Zonja e Pëllumbave” ushqente vazhdimisht zogjtë, të cilët nisën të shumoheshin dhe të merrnin kontrollin mbi ambientet e jashtme dhe të brendshme të ndërtesës.
    Pas ankesave të shumta nga banorët – të revoltuar nga ndotja, zhurmat dhe dëmet që shkaktonin pëllumbat – autoritetet lokale lëshuan një urdhër ndalimi ndaj gruas, duke e ndaluar rreptësisht që të ushqente zogjtë.
    “Po ushqej për t’i shpëtuar”
    “Unë jam një aktiviste për të drejtat e kafshëve dhe anëtare e Shoqatës Italiane për Mbrojtjen e Shpendëve, një organizatë e madhe mjedisore që merret me mbrojtjen e jetës së egër. Nuk i ushqej zogjtë për qejf – unë përpiqem t’i shpëtoj ata,” deklaroi ajo për Roma Today. “Sigurisht, nëse ushqen një pëllumb, vijnë dhe të tjerët. Por ndaj meje janë thënë shumë gënjeshtra, shpifje dhe madje kërcënime.”
    E pyetur për ndotjen e shkaktuar nga jashtëqitjet e zogjve, gruaja tha: “Do ta rregulloj – për veten time, për banorët dhe për pëllumbat e varfër që janë viktimat e vërteta. Ndërkohë, kam ndaluar së ushqyeri. Shpresoj që ata të largohen, përndryshe rrezikojnë të shtypen nga makinat.”
    “Çmimet e shtëpive kanë rënë”
    Pavarësisht ndalimit zyrtar, fqinjët raportojnë se ajo vazhdon t’i ushqejë pëllumbat, duke vendosur fara, copa proshute dhe pule në pragun e dritares. Ata e kanë filmuar disa herë.
    “Zonja nuk interesohet aspak për vuajtjet tona,” tha një banor për kanalin RAI. “Na ka kthyer jetën në ferr.”
    Një tjetër fqinjë shtoi se zogjtë “vazhdojnë të shumohen dhe të lëshojnë vezë pa kontroll”, ndërsa të tjerë përshkruajnë rrugën si “të mbuluar nga jashtëqitjet”, trotuaret “të pakalueshme” dhe një erë të rëndë dhe të padurueshme. Ballkonet janë braktisur, ndërsa makinat ndoten çdo ditë.
    Çdo përpjekje për ta bindur që të ndalojë ka dështuar, pavarësisht një rregulloreje bashkiake që ndalon qartësisht ushqimin e pëllumbave në të gjithë territorin e Romës.
    Rocco Ferraro, këshilltar bashkiak dhe zëdhënës për çështjet mjedisore në zonën metropolitane të Romës, deklaroi: “Prania e madhe e pëllumbave dhe ndotja e shkaktuar kanë ulur ndjeshëm vlerën e apartamenteve dhe i kanë bërë shumë të vështira për t’u shitur.”
    Ndërkohë, Komuna e Romës, edhe pse theksoi se “deri tani nuk ka shenja të drejtpërdrejta të rrezikut për shëndetin publik”, paralajmëroi për një rrezik të mundshëm higjieno-shëndetësor.
    Kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, lëshoi një urdhër të prerë për ndalimin e ushqyerjes së pëllumbave dhe zogjve të tjerë të egër, duke ndaluar shprehimisht hedhjen e ushqimit apo mbetjeve ushqimore në rrugë apo ambiente të përbashkëta.
    Sipas urdhrit, banorët e apartamentit në katin e tretë janë të detyruar, brenda 10 ditëve nga marrja e vendimit, që me shpenzimet e tyre të kryejnë pastrimin, dezinfektimin, kontrollin e dëmtuesve dhe dekontaminimin e zonave të prekura, duke rikthyer standardet e nevojshme të higjienës, sigurisë dhe shëndetit publik.

    Top Channel

  • Flamingot në Luginën e Nartës, Rama poston videon unike

    Flamingot në Luginën e Nartës, Rama poston videon unike

    Flamingot, zogjtë lozonjarë me qafën e hollë dhe me ngjyrë mjaft interesante, po folezojnë në lagunën e Nartës. Një video unike e ka postuar këtë të shtunë në rrjete sociale edhe kryeministri Edi Rama. Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Laguna e Nartës, renditet e dyta më e madhe nga rëndësia për shpendët e ujit. Në këtë lagunë janë rreth 20,000 shpendë dimërorë të rreth 40 llojeve, duke u kthyer në një habitat shumë të pasur, gjithashtu vendushqimi për pelikanin dhe ku takohen rregullisht flamingot.

  • Avioni ‘Eurofighter’ goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

    Avioni ‘Eurofighter’ goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

    Çdo vit, dhjetëra mijëra zogj përplasen me avionë anembanë botës, por jo shumë prej këtyre rasteve kapen nga kamera.

    Megjithatë, një fotograf spanjoll ka kapur disa imazhe të jashtëzakonshme të një rasti të tillë, që përfshinte jo çfarëdo avioni, por një Eurofighter EF2000 i Forcave Ajrore Spanjolle që po kryente një demonstrim me performancë të lartë në një spektakël ajror.

    Përplasjet me zogj janë të rrezikshme për çdo avion, por veçanërisht për avionët luftarakë.

  • “Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit”, Shehi analizon humbjen: Nuk bëmë fushatë të madhe! S’ka pse dramatizohet rezultati

    “Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit”, Shehi analizon humbjen: Nuk bëmë fushatë të madhe! S’ka pse dramatizohet rezultati

    Edhe pse bashkoi forcat me Enkelejd Alibeaj nën siglën e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Dashamir Shehi ngeli jashtë Kuvendit për herë të tretë.

    Duke analizuar humbjen, Shehi tha se ‘nga zogjtë e vegjël, në ishim më të vegjlit’, referuar partive të reja apo koalicioneve që garuan për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Sipas tij situata nuk duhet të dramatizohet, dhe se ‘nuk është hall i madh’.
    Gjatë intervistës për Exclusive nga gazetarja Rudina Muça, se cili ka qenë parlamenti më i mirë, ai u shpreh se ka qenë ai i vitit 1992, pasi deputetët ishin më idealistë dhe cilësorë.
    Pjesë nga intervista:
    Shehi: Ne gjykojmë që kemi gabuar. Shumë grupe të vogla nuk prodhojnë sinergji politike. Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit, se filluam dhe vonë. Nuk u bashku dot, ndonjë fushatë të madhe nuk bëmë në fakt. Këtu hyjnë në garë milionerët, ne jemi nëpunës të politikës. Po t’i puqësh këtë faktorë bindet rezultati. Nuk është fundi i botës.
    Kjo është hera e parë që nuk jeni parlament…
    Shehi: Nuk mjaftojnë emrat. Sinjali i dytë mund të jetë më njerëz. Ndoshta nuk u pëlqejmë. Ky është një realitet politik, nduk duhet të dramatizohet. Por këtu ka diçka pozitive, disa forca të reja e kanë carë rrethimin, atë që jemi munduar ta bëjmë ndër vite. Uroj që ta luajnë këtë rol, ta tundin këtë kambanë.
    Nuk ishte hall i madh, fushata janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta, nuk i ndjekim dot.
    Cili ka qenë parlamenti më i mirë që ju keni qenë pjesë?
    Shehi: Më i mirë është ai i 1992. Në atë kohë njerëzit ishin idealistë nuk dinin si bëhej biznesi.  Cilësia matej me popullaritet. Ca kontributi kanë këta që i votojnë kaq shumë?
    Nëse do kishit mundësi të ktheni kohën pas, do bënit të njëjtin rrugëtim politik?
    Shehi: Kam frikë që po.

     

    Top Channel

  • “Nuk bëmë fushatë të madhe”/ Shehi analizon humbjen: Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit s’ka pse dramatizohet

    “Nuk bëmë fushatë të madhe”/ Shehi analizon humbjen: Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit s’ka pse dramatizohet

    Ngeli jashtë Kuvendit për herë të tretë, nën siglën e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Dashamir Shehi shprehet pë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ndryshe nga politikanë të tjerë, duke e pranuar atë.
    Sipas tij situata nuk duhet të dramatizohet, dhe se ‘nuk është hall i madh’. Shehi tha se ‘nga zogjtë e vegjël, në ishim më të vegjlit’, referuar partive të reja apo koalicioneve që garuan për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Gjatë një intervistë televizive ai u shpreh se ka qenë ai i vitit 1992, pasi deputetët ishin më idealistë dhe cilësorë.
    Pjesë nga intervista:
    Shehi: Ne gjykojmë që kemi gabuar. Shumë grupe të vogla nuk prodhojnë sinergji politike. Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit, se filluam dhe vonë. Nuk u bashku dot, ndonjë fushatë të madhe nuk bëmë në fakt. Këtu hyjnë në garë milionerët, ne jemi nëpunës të politikës. Po t’i puqësh këtë faktorë bindet rezultati. Nuk është fundi i botës.
    Kjo është hera e parë që nuk jeni parlament…
    Shehi: Nuk mjaftojnë emrat. Sinjali i dytë mund të jetë më njerëz. Ndoshta nuk u pëlqejmë. Ky është një realitet politik, nduk duhet të dramatizohet. Por këtu ka diçka pozitive, disa forca të reja e kanë carë rrethimin, atë që jemi munduar ta bëjmë ndër vite. Uroj që ta luajnë këtë rol, ta tundin këtë kambanë.
    Nuk ishte hall i madh, fushata janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta, nuk i ndjekim dot.
    Cili ka qenë parlamenti më i mirë që ju keni qenë pjesë?
    Shehi: Më i mirë është ai i 1992. Në atë kohë njerëzit ishin idealistë nuk dinin si bëhej biznesi. Cilësia matej me popullaritet. Ca kontributi kanë këta që i votojnë kaq shumë?
    Nëse do kishit mundësi të ktheni kohën pas, do bënit të njëjtin rrugëtim politik?
    Shehi: Kam frikë që po.

  • Shpendët shtegtarë, ambasadorë qiellorë të natyrës, sot në Ditën Botërore të Zogjve

    Shpendët shtegtarë, ambasadorë qiellorë të natyrës, sot në Ditën Botërore të Zogjve

    Nga Albert Vataj
    Në një botë që bëhet çdo ditë më shumë betoni dhe më pak pemë, zëri i natyrës vjen si një thirrje që nuk mund të shpërfillet. 10 Maji, Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë, është një ndër ato data që nuk festohen me zhurmë, por me qetësinë e një vështrimi nga dritarja, me fëshfërimën e një krahu mbi çati, me një cicërimë që ndërpret ritmin industrial të ditës.Ky reflektim është një ftesë për ta parë qytetin me sytë e një zogu – jo si një pengesë, por si një mundësi për bashkëjetesë. Një lutje e heshtur për të krijuar hapësira të përbashkëta, ku njeriu dhe zogu mund të ndajnë të njëjtin ajër pa frikë dhe pa garë.

    Zogjtë nuk kanë nevojë për pasaporta. Ata ndjekin vetëm ritmin e jetës. Pyetja është: a jemi ne ende të gatshëm t’u hapim dyert qiellore të qyteteve tona?Çdo vit, më 10 maj, qielli mbushet me një kujtesë të gjallë: është Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë. Një festë simbolike dhe ekologjike, e cila na fton të ngremë sytë lart, drejt krahëve që përshkojnë kontinente, tejkalojnë kufijtë e njerëzve dhe përballojnë stuhitë, ndjekin dritën dhe jetën në ritmin më të lashtë që njeh planeti: migrimin.
    Për vitin 2025, kjo ditë vjen me një thirrje gjithnjë e më të ngutshme: “Hapësira të përbashkëta: Krijimi i qyteteve dhe komuniteteve miqësore me zogjtë”. Nuk është vetëm një temë, por një ftesë për reflektim urban, për një transformim të përbashkët të jetës moderne ku betoni, qelqi dhe zhurma nuk duhet të përjashtojnë fëshfërimën e krahëve, cicërimat në mëngjes dhe pushimin e shpendëve në rrugën e tyre të përjetshme. Është një kërkesë për bashkëjetesë.
    Në botë ka mbi 4,000 lloje shpendësh shtegtarë, që përshkojnë mijëra kilometra përmes kufijve gjeografikë, politikë dhe klimatikë. Disa, si roseata e Arktikut, mbulojnë deri në 70,000 km në vit, duke u bërë krijesat me shtegtimin më të gjatë në planet. Të tjerë, si trazimtari i natës (nightjar) apo skifterët urbanë, kanë filluar të përshtatin ciklin e tyre jetësor në hapësira gjithnjë e më të urbanizuara.
    Megjithatë, urbanizimi i pakontrolluar, ndriçimi artificial, humbja e habitateve dhe ndotja e mjedisit i vënë në rrezik. Migrimi i tyre është një përpjekje mbinjerëzore për mbijetesë – një udhëtim i përsosur që përcaktohet nga instinkti, por ndikohet gjithnjë e më shumë nga veprimet tona.
    Qytetet si stacione shprese, jo pengeseÇfarë do të thotë të ndërtojmë qytete miqësore për zogjtë?Do të thotë të kthesh betejën me natyrën në një bashkëpunim, të dizajnosh ndërtesa me dritare të dukshme për shpendët, të lësh hapësira të gjelbra ku mund të ndalen, ushqehen dhe çlodhen. Të mbjellësh bimë autoktone, që ofrojnë lëndë ushqyese pa rrezik për zinxhirin ekologjik. Të zbehësh dritat e natës, veçanërisht gjatë sezoneve të migrimit, pasi ndriçimi artificial dezorientojnë zogjtë në fluturim.
    Të bësh më pak zhurmë, të mësosh të bashkëjetosh me muzikën e zogjve, të ndalosh përdorimin e pesticideve, sepse një zog nuk mund të mbijetojë pa ushqimin e tij më të rëndësishëm: insektet. Dhe mbi të gjitha, të edukosh fëmijët – që të mësojnë t’i shohin zogjtë jo si spektakël të rastësishëm, por si një thesar të përbashkët që meriton vëmendje, njohje dhe mbrojtje.
    Kuriozitete dhe simboleNë shumë kultura, zogjtë shtegtarë janë simbol i shpresës, rikthimit dhe lirisë.Popujt indigjenë i kanë ndjekur lëvizjet e tyre për të parashikuar stinët, shirat, korrat.Në Japoni, tranziti i lejlekëve është një shenjë e shenjtë e harmonisë me natyrën.Pëllumbi shtegtar amerikan, dikur më i shumti në botë, u zhduk nga gjuetia e tepruar dhe shkatërrimi i habitateve – një kujtesë tragjike e asaj që ndodh kur nuk i japim rëndësinë e duhur këtyre banorëve të përkohshëm të qyteteve tona.
    Çfarë mund të bëjmë sot?Më 10 maj, e shndërrojmë këtë ditë në një festë vëzhgimi dhe dëgjimi. Dalim me fëmijët për të njohur zogjtë. Marrim pjesë në ecje natyrore, punëtori krijuese, mbjellje kolektive, ose thjesht i japim një copë qetësie natyrës. Nëse nuk mund të ndryshojmë botën në një ditë, mund të bëjmë një qytet më të qetë, një kopsht më mikpritës, një fëmijë më të vetëdijshëm. Dhe kjo është shumë.
    Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë nuk është vetëm një thirrje për t’i shpëtuar ata – është një thirrje për të shpëtuar vetveten, për të kujtuar se përmes krahëve të tyre që prekin retë, ne mund të rikthejmë ekuilibrin e humbur me natyrën.

  • Gripi i shpendëve/ Infektohet vajzë 3-vjeçare në Meksikë, mjekët: Është rëndë! Njoftohet OBSH

    Gripi i shpendëve/ Infektohet vajzë 3-vjeçare në Meksikë, mjekët: Është rëndë! Njoftohet OBSH

    Foto ilustruese

    MEKSIKË- Zbulohet infektimi i parë i një njeriu nga grupi i shpendëve në Meksikë. Bëhet fjalë për një vajzë 3-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet e shtruar në spital dhe gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e rëndë. E mitura u zbulua se ishte infektuar që më 1 prill, ndërsa autoritetet vendase kanë njoftuar menjëherë Organizatën Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
    Një vdekje nga gripi i shpendëve nuk është e papritur, pasi që nga viti 2003, ka pasur më shumë se 950 infeksione të konfirmuara të gripit të shpendëve në shkallë globale, dhe më shumë se 460 prej tyre kanë vdekur.
    Gripi i shpendëve është një sëmundje që transmetohet shpejt mes shpendëve, ku shkakton ngordhjen e tyre. Por është një infeksion viral që mund të infektojë jo vetëm zogjtë, por edhe njerëzit dhe kafshët e tjera. Shumica e formave të virusit janë të kufizuara te zogjtë. H5N1 është forma më e zakonshme e gripit të shpendëve. Është vdekjeprurëse për zogjtë dhe mund të prekë lehtësisht njerëzit dhe kafshët e tjera që vijnë në kontakt me një transportues të saj./ZËRI