Tag: zogaj

  • “SHBA njohu zgjedhjet”/ Zogaj në “Shqipëria Live”: Reagimi nuk është as hapje ndaj mazhorancës, as mbyllje ndaj opozitës! Demaliaj: Mesazh me qëllim uljen e tensioneve

    “SHBA njohu zgjedhjet”/ Zogaj në “Shqipëria Live”: Reagimi nuk është as hapje ndaj mazhorancës, as mbyllje ndaj opozitës! Demaliaj: Mesazh me qëllim uljen e tensioneve

    Reagimi i Shteteve të Bashkuara ishte ‘njohje e zgjedhjeve të 11 majit’, u shprehën analistët Ilir Demaliaj dhe Besian Zagaj në “Shqipëria Live”.

    Ilir Demaliaj: I kanë bërë të gjitha analizat dhe më pas kanë reaguar. Është një reagim që do të ulë tensionet.  Një mesazh diplomatik. Ajo që duhet diskutuar është çfarë do të ndodhë me opozitën në Shqipëri, sepse de facto nuk kemi opozitë. Edhe po të bëhen zgjedhje çdo 3 muaj, opozita do të shkojë poshtë e më poshtë. Berishën e kuptoj, është në lojë për të mbrojtur veten, familjen, po ata të tjerët nuk i kuptoj.
    Besian Zogaj: Këtu po flasim për politikat e një fuqie të madhe. Dhe fuqitë e mëdha kanë agjendën e tyre. Ata kanë parë rezultatet, kanë marrë raportet e tyre, i kanë analizuar dhe kanë dalë në një deklaratë që i njeh zgjedhjet e 11 majit. Nuk trajton as mazhorancën, as opozitën, trajton zgjedhjet. Nuk ka hapje ndaj mazhorancës dhe mbyllje ndaj opozitës. Nuk duhet të hedhim shashka. Kanë thënë që populli ka vendosur, ne i njohim zgjedhjet dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin.

    Top Channel

  • “SHBA njohu zgjedhjet”/ Zogaj: Reagimi nuk është as hapje ndaj PS, as mbyllje ndaj PD

    “SHBA njohu zgjedhjet”/ Zogaj: Reagimi nuk është as hapje ndaj PS, as mbyllje ndaj PD

    Reagimi i Shteteve të Bashkuara ishte ‘njohje e zgjedhjeve të 11 majit’, u shprehën analistët Ilir Demaliaj dhe Besian Zagaj në “Shqipëria Live”.

    Ilir Demaliaj: I kanë bërë të gjitha analizat dhe më pas kanë reaguar. Është një reagim që do të ulë tensionet.  Një mesazh diplomatik. Ajo që duhet diskutuar është çfarë do të ndodhë me opozitën në Shqipëri, sepse de facto nuk kemi opozitë. Edhe po të bëhen zgjedhje çdo 3 muaj, opozita do të shkojë poshtë e më poshtë. Berishën e kuptoj, është në lojë për të mbrojtur veten, familjen, po ata të tjerët nuk i kuptoj.
    Besian Zogaj: Këtu po flasim për politikat e një fuqie të madhe. Dhe fuqitë e mëdha kanë agjendën e tyre. Ata kanë parë rezultatet, kanë marrë raportet e tyre, i kanë analizuar dhe kanë dalë në një deklaratë që i njeh zgjedhjet e 11 majit. Nuk trajton as mazhorancën, as opozitën, trajton zgjedhjet. Nuk ka hapje ndaj mazhorancës dhe mbyllje ndaj opozitës. Nuk duhet të hedhim shashka. Kanë thënë që populli ka vendosur, ne i njohim zgjedhjet dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin.

  • VIDEO/  Debati – Bushati shpërfytyron Preç Zogajn: Ti mbron bandat, zgjedhjet u vodhën

    VIDEO/ Debati – Bushati shpërfytyron Preç Zogajn: Ti mbron bandat, zgjedhjet u vodhën

    Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e konsideroi procesin zgjedhor si “votime” dhe jo zgjedhje. Ai tha se zgjedhjet u ndikuan nga krimi i organizuar dhe nuk kanë përmbushur asnjë standard për t’u konsideruar të lira. 

    “Nëse flasim për këto votime shkërdhatë, pa folur për Troplinët, Suel Çelën dhe Bajrat, atëherë nuk themi të vërtetën”, deklaroi analisti. 

    Bushati tha se zgjedhjet u certifikuan nga SPAK, me atë të task forcës që u ndërtua, ndërkohë që e quajti këtë institucion “bandë”. 

    Ndërkohë gjatë bisedës ai pati një debat të ashpër me shkrimtarin Preç Zogaj që ishte aty siç duket të mbronte këtë masakër elektorale. Bushati tha se shqiptarët, një mut kanë votuar dhe ty, i tha ai Zogajt, të të vijë turp që i mbron.

    Debati:

    Bushati: Akuzohen nga opozita që kanë vjedhë zgjedhjet. Dhe këta njerëz të njëjtët…

    Zogaj: Në burg…

    Bushati: Po, por pasi vodhën zgjedhjet. Se edhe Çyrbja shkoi në burg por pasi shkoi si njeriu i bandave në listën e PS dhe deputet i PS. Në qoftë se dy banditë në Elbasan të caktojnë atë gocën që të vendosë gjithë lejet e ndërtimit të Shqipërisë…

    Zogaj: Këtë të bandave mbaje për vete, mund ta fusësh në xhep ti. Nuk kam ndejtë kurrë më banda, kurrë në jetën time.

    Bushati: Aq me keq që po i mbron sot. Në qoftë se i mbron sot aq me keq.

    Zogaj: Po mbroj votuesit që kanë ushtruar të drejtën e  votës

    Bushati: Kanë ushtruar një mut Preç, se nuk i kanë lënë. Nuk i kanë lënë votuesit. Sepse intelektualisht duhet të të vijë ty turp kur shef raste të tëra që njerëzve ju jepen lekë dhe ju merret vota dhe nuk ndërhyn SPAK, nuk ndërhyn policia, gjykata. Atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht në rastin me të mirë.

    Zogaj: Të dëgjoj unë fiksin si puna jote…

    Bushati : Këto janë fakte….

    Zogaj : Banda, banda….ti po ofendon

    Bushati: Këtu ka pallavër….

  • “Mos ke qenë në shtrat me bandat dhe nuk i ke parë? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    “Mos ke qenë në shtrat me bandat dhe nuk i ke parë? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve.
    Bushati tha se zgjedhjet nuk plotësojnë asnjë standard dhe se ato janë diktuar nga krimi i organizuar.

    Debati:
    Andi Bushati: Palaçot e SPAK kanë qenë duke i përgjuar Troplinët. Opozita thoshte që ata po vjedhin vota dhe asgjë… Suel Çela blinte vota dhe galloftët e SPAK nuk panë gjë. Këtu idiotët e dobishëm të regjimit thonë zgjedhje kishte por ka pak faj Saliu. Këtu është bërë masakër. Po të doni, merrni vende pune dhe ndani lek, por të thuash që pati zgjedhje, këtë legenllëk nuk e pranoj dot më.
    Nëse ti Preç ke qenë në shtrat me bandat, mund të mos i kesh parë, por bandat këtu janë sheshit. E lexove ti dosjen e Troplinëve? Njerëz që sjellin paratë e krimit në Shqipëri, marrin leje nga Rama, akuzohen nga opozita që po vjedh zgjedhjet. Të njëjtët…. Edhe Çyrbja vajti në burg, por pasi vajti si njeriu i bandave në listën e PS. Nëse dy banditë në Elbasan caktojnë atë gocën, që të vendosë lejet e ndërtimit….
    Preç Zogaj: Atë të bandave mbaje për vete, nuk kam ndejtur kurrë në jetën time.
    Andi Bushati: Aq më keq që i mbron sot.
    Preç Zogaj: Kanë ushtruar…
    Andi Bushati: Kanë ushtruar një mut. Intelektualisht duhet të të vijë ty turp, kur sheh…
    Preç Zogaj: Nuk jam ekstremist.
    Andi Bushati: Kur sheh raste të tëra ku njerëzve ju jepen lek dhe u merret vota, dhe nuk ndërhyn SPAK dhe policia, atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht.
    Preç Zogaj: Unë kam denoncuar me emra, por të dëgjoj fiction si puna jote. Nuk ke fakte.
    Andi Bushati: Po flas me fakte.
    Preç Zogaj: Ti ofendon një milionë e 600 mijë njerëz.

  • “Ke qenë në shtrat me bandat ti? Turp të kesh!”/ Plas sherri mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    “Ke qenë në shtrat me bandat ti? Turp të kesh!”/ Plas sherri mes Bushatit dhe Zogajt për zgjedhjet

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve.
    Bushati tha se zgjedhjet nuk plotësojnë asnjë standard dhe se ato janë diktuar nga krimi i organizuar.
    Debati:
    Andi Bushati: Palaçot e SPAK kanë qenë duke i përgjuar Troplinë. Opozita thoshte që ata po vjedhin vota dhe asgjë… Suel Çela blinte vota dhe galloftët e SPAK nuk panë gjë. Këtu idiotët e dobishëm të rgjimit thonë zgjedhje kishte por ka pak faj Saliu. Këtu është bërë masakër. Po të doni, merrni vende pune dhe ndani lek, por të thuash që pati zgjedhje, këtë legenllëk nuk e pranoj dot më.Nëse ti Preç ke qenë në shtrat me bandat, mund të mos i kesh parë, por bandat këtu janë sheshit. E lexove ti dosjen e Troplinëve? Njerëz që sjellin paratë e krimit në Shqipëri, marrin leje nga Rama, akuzohen nga opozita që po vjedh zgjedhjet. Të njëjtët…. Edhe Çyrbja vajti në burg, por pasi vajti si njeriu bandave në listën e PS. Nëse dy banditë në Elbasan caktojnë atë gocën, që të vendosë lejet e ndërtimit….
    Preç Zogaj: Atë të bandave mbaje për vete, nuk kam ndejtur kurrë në jetën time.
    Andi Bushati: Aq më keq që i mbron sot.
    Preç Zogaj: Kanë ushtruar…
    Andi Bushati: Kanë ushtruar një mut. Intelektualisht duhet të të vijë ty turp, kur sheh…
    Preç Zogaj: Nuk jam ekstremist.
    Andi Bushati: Kur sheh raste të tëra ku njerëzve ju jepen lek dhe u merret vota, dhe nuk ndërhyn SPAK dhe policia, atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht.
    Preç Zogaj: Unë kam denoncuar me emra, por të dëgjoj fiction si puna jote. Nuk ke fakte.
    Andi Bushati: Po flas me fakte.
    Preç Zogaj: Ti ofendon një milionë e 600 mijë njerëz.

  • Fushata e 11 Majit?  Zogaj: Një gjë për t’u hequr qafe; Nazarko: Partitë e reja ishin risi

    Fushata e 11 Majit? Zogaj: Një gjë për t’u hequr qafe; Nazarko: Partitë e reja ishin risi

    Analistët Preç Zogaj dhe Mentor Nazarko komentuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV fushatën e 11 majit që po mbyllet. Ndërsa Zogaj tha se ajo ishte e njëjtë me të mëpërshmet, Nazarko u shpreh se risi është përfshirja e partive të reja.
    Pjesë nga biseda
    Preç Zogaj: Kjo fushatë ishte një dejavu, një gjë e parë disa herë. Fushata e dy partive të mëdha ishte një gjë që e kishim parë disa herë. Një gjë për ta hequr qafe, që nuk ke si ja bën.
    Rama është bërë protagonist që në 1998, ministër ishte , por Berisha 30 e ca vjet. Të njëjta fjalë, grimasa, mënyra komunikimi.
    Ky lloj komportimi, sikur gjenialitet të jetë, bëhet monoton.
    Mentor Nazarko: Është dominuar fushata nga dy personazhe, që shoqërojnë jetët tonë prej disa dekadash. Si risi është përfshirja e partive të reja. Demokracia shqiptare funksionon, me gjithë skepticizmin tënd, funksionon sepse partitë e reja po rriten në përqindjen e preferencën që ka populli për to. Kjo e ndikon sadopak ofertën programore të partive të vjetra. Ka patur edhe një dimension të ndërkombëtarizimit, për shkak të përfshirjes së konsultentit amerikan për opozitën, apo Bashkimit europian si slogan dhe ofertë e PS.
    Ishte i pranishëm edhe SPAK. Këto ishin disa elementë që e karakterizuan”.

  • Fushata e 11 majit, Zogaj: Një gjë për t’u hequr qafe. Nazarko: Partitë e reja ishin risi

    Fushata e 11 majit, Zogaj: Një gjë për t’u hequr qafe. Nazarko: Partitë e reja ishin risi

    Analistët Preç Zogaj dhe Mentor Nazarko komentuan në emisionin ”Të Paekspozuarit” fushatën e 11 majit që po mbyllet. Zogaj tha se ajo ishte e njëjtë me të mëpërshmet, Nazarko u shpreh se risi është përfshirja e partive të reja.
    Preç Zogaj: Kjo fushatë ishte një dejavu, një gjë e parë disa herë. Fushata e dy partive të mëdha ishte një gjë që e kishim parë disa herë. Një gjë për ta hequr qafe, që nuk ke si ja bën. Rama është bërë protagonist që në 1998, ministër ishte , por Berisha 30 e ca vjet. Të njëjta fjalë, grimasa, mënyra komunikimi. Ky lloj komportimi, sikur gjenialitet të jetë, bëhet monoton.

    Mentor Nazarko: Është dominuar fushata nga dy personazhe, që shoqërojnë jetët tonë prej disa dekadash. Si risi është përfshirja e partive të reja. Demokracia shqiptare funksionon, me gjithë skepticizmin tënd, funksionon sepse partitë e reja po rriten në përqindjen e preferencën që ka populli për to. Kjo e ndikon sadopak ofertën programore të partive të vjetra. Ka patur edhe një dimension të ndërkombëtarizimit, për shkak të përfshirjes së konsultentit amerikan për opozitën, apo Bashkimit europian si slogan dhe ofertë e PS.

  • “Të rinjtë janë larguar”, Kliti Hoti me peshkatarët në Zogaj: Peshkimi rrezikon të shuhet, nga politika që…

    “Të rinjtë janë larguar”, Kliti Hoti me peshkatarët në Zogaj: Peshkimi rrezikon të shuhet, nga politika që…

    Shkruan në Facebook kandidati për deputet i PD- ASHM, Kliti Hoti: Dita nisi herët në Zogaj, mes peshkatarëve që ende nuk e kanë braktisur liqenin, megjithë vështirësitë.
    Shumica prej tyre kanë mbi 30 vite përvojë, por sot janë vetëm. Të rinjtë janë larguar.
    Sot, gjithçka është më e vështirë: mungojnë lejet, mungon mbështetja, rregullat ndryshojnë pa paralajmërim. Peshkimi rrezikon të shuhet, jo nga natyra, por nga politika që i ka harruar këta njerëz.
    Ne jemi këtu për t’i dëgjuar dhe për t’i mbështetur. Shqipëria Madhështore nis nga Shkodra, dhe Shkodra e vërtetë është ajo që punon dhe nuk dorëzohet.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Preç Zogaj: Narrativa e opozitës është monotone, sulmon Ramën si para 12 vitesh

    Preç Zogaj: Narrativa e opozitës është monotone, sulmon Ramën si para 12 vitesh

    Analisti Preç Zogaj, duke iu drejtuar sekretarit të Përgjithshëm Të PD-së, Flamur Noka, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita është e fragmentarizuar dhe rezultati do të dalë në zgjedhje. Nga ana tjetër ai tha se opozita po përsërit sukseset e qeverisjes së saj, por ajo duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e komunikimit, duke e bërë më gjithëpërfshirëse.
    “Opozita është e fragmentuar, janë disa parti në fushatë. PSD është në fushatë, por nuk e di nëse është më Ramën, ai thotë se është në mes. Fragmentimi është, do të dalë edhe në zgjedhje. Janë disa sondazhe, janë 4 kompani serioze që kanë besueshmëri në vendet nga vijnë dhe në Shqjpëri i kanë rënë në kokë brenda marzhit të gabimit. Fotografinë e zgjedhjeve ne e bëjmë përmes sondazheve dhe atyre që shihen. Se sa peshë do të ketë në zgjedhje kjo pritet ta shohim.
    Opozita fokusohet te dështimet e qeverisë dhe e ndërton me to narrativën e saj, të cilat edhe i zmadhon pak dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Rama të jep material sa të duash për të ndërtuar një narrativë të tillë. Është monotone narrativa e opozitës, sepse kjo gjuhë është që kur erdhi Rama në pushtet në vitin e parë. Opozita evokon arritjet e veta, unë kam qenë vetë në zgjedhjet e vitit 2017, dhe këtë kishte, këtë që thotë Flamuri sot. Arritjet e PD-së janë të njohura botërisht. Ka fituar zgjedhjet dhe ka humbur zgjedhjet sepse njerëzit kanë patur një përfytyrim tjetër.
    Në konkurencën elektorale arritjet që janë hedhur një herë nuk hidhen më. Kjo bën që opozita të jetë vendnumëro. Opozita duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e komunikimit, më gjithëpërfshirës, që mbështetet në aktualitetin dhe jo në historinë e gjërave. Kjo lloj retorike Flamur është jo mëma e dijes, por më shumë babai i mërzisë, sa kohë që nuk pasurohet me risi”-tha Zogaj.

  • VIDEO – Kryeministri Rama inspekton punimet në rrugën Zogaj- Shirokë, hyrjen e Shkodrës dhe shkollën “Ndre Mjeda”

    VIDEO – Kryeministri Rama inspekton punimet në rrugën Zogaj- Shirokë, hyrjen e Shkodrës dhe shkollën “Ndre Mjeda”

    Transformimi urban i Shkodrës është një rrugëtim që vijon me projekte të reja që zhvillohen paralelisht në rrugë, lagje dhe sheshe të qytetit. Shirokë-Zogaj, është një prej investimeve strategjike, që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

    Rruga pritet të përfundojë në fund të këtij viti, e ku bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj, në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik. Kryeministri Rama ishte sot në Shkodër, ku i nisi inspektimet e disa prej veprave publike nga ky kantier. Më pas, ai është ndalur edhe në hyrje të qytetit, ku ka nisur një tjetër projekt shumë i rëndësishëm për Shkodrën.
    Kryeministri edi Rama në Shkodër në shkollën “Ndre Mjeda”, e cila nga një godinë e amortizuar pa ngrohje, pa palestër, mësim me dy turne, do të rilind nga e para, me të gjitha standardet bashkëkohore e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreativen.

    Continue Reading