Tag: zogaj

  • Shiroka dhe Zogajt, kjo mahnitje që shpërfaq magjishëm si një solemnitet bukurish Liqeni i Shkodrës

    Shiroka dhe Zogajt, kjo mahnitje që shpërfaq magjishëm si një solemnitet bukurish Liqeni i Shkodrës

    Ka vende që nuk të thërrasin me zhurmë, por me një përshpërimë të butë që vjen nga thellësitë e natyrës dhe heshtjes. E tillë është magjia që shpërfaq Liqeni i Shkodrës, në atë segment të bekuar që përfshin Shirokën dhe Zogajn, ku çdo gjë duket se ndodh në një kohë tjetër, më të ngadaltë, më të ndjerë, më të bukur.

    Në një video të ndarë nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, liqeni vjen si një ceremonial solemn, një shfaqje e natyrshme dhe e thellë, ku çdo rrahje vale është një përkulje ndaj bukurisë, çdo fluturim zogu një fjalë e pathënë e lirive, çdo rreze drite që prek ujërat një përqafim i përjetësisë.
    Për ta vizualizuar, përshkruar dhe përjetuar këtë shumësi mundësishë dhe spektakli që ofron Liqeni i Shkodrës dhe gjithë kjo gjatësi që shtrihet përballë qytetit si një panoramë impresioniste, mund ta ndiqni gjithashtu edhe nga përshytjet e të huajve të intervistuar, që janë në Shirokë, në Zogaj, por edhe ata që i ngjiten Taraboshit.
    Panorama është mahnitëse, një bashkëjetesë mes qetësisë së ujit dhe lëvizjes së lehtë të natyrës përreth. Malet pasqyrohen mbi sipërfaqen e qetë të liqenit si kujtime të pathyeshme. Gjithçka duket se frymon në një harmoni që e fton njeriun jo vetëm të pushojë, por të rigjejë veten.
    Shiroka dhe Zogaj, dy fshatra që rrinë të përqafuar me liqenin, janë bërë një destinacion i parapëlqyer jo vetëm për pushimtarët vendas, por edhe për udhëtarët e huaj që kërkojnë jo zhurmë, por përjetim. Aty, llojshmëria e shpendëve dhe pasuria ujore nuk janë vetëm bukuri për syrin, por pjesë e një ekosistemi të rrallë që ndërthuret në mënyrë të përsosur me jetën e njerëzve. Peshkatarët që dalin në mëngjes herët, fëmijët që lozin buzë liqenit, zërat që zbuten në mbrëmjet e ngrohta verore – të gjitha janë pjesë e një poezie që ndodh çdo ditë.
    Në këtë bashkëjetesë të përkryer, natyra nuk është thjesht një sfond, por aktore, udhëheqëse dhe mikpritëse. Zogjtë që kalojnë mbi sipërfaqen e ujit, zhurma e lehtë e varkave që presin valët, aroma e peshkut të freskët dhe freskia e pemëve buzë rrugës, gjithçka bashkohet në një simfoni që flet me gjuhën e paqes.
    Pushimi në Shirokë apo Zogaj nuk është vetëm një largim nga përditshmëria, por një kthim tek ajo që është më e natyrshme tek njeriu: dëshira për të qenë pranë ujit, pranë natyrës, pranë vetes. Është një mundësi për të jetuar thjeshtësinë, për të ndjerë thellësinë, për të përjetuar pa ngut.
    Ndaj, në këtë verë, për të gjithë ata që kërkojnë freski, aventurë dhe qetësi, Liqeni i Shkodrës i pret, si gjithmonë,i kthjellët, i madhërishëm dhe i hapur, për t’u bërë pjesë e kujtimeve më të bukura që një njeri mund të marrë me vete nga pushimet. Sepse disa vende nuk vizitohen, ato ndihen. Dhe Shiroka e Zogaj janë pikërisht të tilla.
    Albert Vataj

  • Shirokë-Zogaj në rikonstruksion, investimi pritet të ketë efekt të menjëhershëm për një nga zonat më piktoreske të Shkodrës

    Shirokë-Zogaj në rikonstruksion, investimi pritet të ketë efekt të menjëhershëm për një nga zonat më piktoreske të Shkodrës

    Prej disa muajsh kanë vijuar me intensitet punimet për rikonstruksionin dhe transformimin e rrugës Shirokë–Zogaj, një aks i shumëpritur që pritet të ndryshojë ndjeshëm jetën në këtë zonë.

    Për vite me radhë, mungesa e një rruge të mirëfilltë e ka lënë fshatin e Zogajve të izoluar nga zhvillimi, ndonëse është një prej zonave më të bukura dhe piktoreske të Shkodrës, buzë liqenit.
    Ky investim përfshin zgjerimin dhe ndërtimin e një rruge panoramike, si dhe sistemimin e  rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza. Banorët e Zogajve e konsiderojnë këtë projekt si një fillim të ri me shpresën se rruga e re do të sjellë më shumë vizitorë, jetë, ekonomi dhe gjallëri në këtë vend   të harruar prej kohësh.
    Rruga e re Shirokë–Zogaj nuk është thjesht një investim infrastrukturor por një mundësi ringjalljeje për të gjithë zonën. Ajo i jep fund izolimit dhe i hap derën zhvillimit, turizmit dhe rilidh lagjen e Zogajve, me qytetin e Shkodrës, të cilët deri më dje i ndante vetëm kjo rrugë, raporton korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani.
     

    Top Channel

  • Transformimi i rrugës Shirokë–Zogaj, ja kur pritet të përfundojnë punimet

    Transformimi i rrugës Shirokë–Zogaj, ja kur pritet të përfundojnë punimet

    Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transformimi të thellë, duke kaluar nga një aks i amortizuar në një rrugë moderne dhe të sigurt për qarkullim. Investimi prej 4.7 milionë euro nga buxheti i shtetit parashikohet të përfundojë më 2 tetor 2025 dhe synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turizmin në zonën përreth liqenit të Shkodrës.
    Sipas autoriteteve, punimet janë tashmë në një fazë të avancuar. Janë realizuar thuajse të gjitha gërmimet dhe mbushjet përgjatë gjatësisë së rrugës, ndërsa mbi 80% e strukturave mbajtëse janë drejt përfundimit. Aktualisht, traseja është e hapur në rreth 90% të gjatësisë, duke lehtësuar qarkullimin edhe gjatë fazës së ndërtimit.

    Banorët e zonës kanë mirëpritur ndërhyrjen, duke e vlerësuar si një projekt të shumëpritur që ka nisur të japë rezultatet e para. “Tani ka vënë dorë shteti dhe shohim që janë duke punuar shumë mirë. Pjerrësitë po eliminohen dhe ne jemi shumë të kënaqur,” shprehen ata.
    Ndërkohë, ka nisur edhe vendosja e shtresave rrugore, ndërsa po vijon puna për sistemimin e ujërave të bardha, masë e rëndësishme për të shmangur përmbytjet dhe dëmtimet gjatë stinës së reshjeve. Përveç kësaj, po kryhet edhe zhvendosja e linjave të tensionit dhe rrjetit të ujësjellësit.
    Një komponent kyç i projektit është ndërtimi i sistemit të KUZ (Kanalizimi dhe Ujërat e Zeza), ku deri më tani është realizuar mbi 35% e linjës. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, e konsideron këtë si një investim strategjik që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët dhe në rritjen e potencialit turistik të zonës.

  • VIDEO – “I jep fund harresës për zonën”, Benet Beci publikon pamjet: Rruga Shirokë- Zogaj drejt transformimit të plotë

    VIDEO – “I jep fund harresës për zonën”, Benet Beci publikon pamjet: Rruga Shirokë- Zogaj drejt transformimit të plotë

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Rruga Shirokë–Zogaj drejt transformimit të plotë.
    Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po kalon nga një aks i amortizuar në një infrastrukturë moderne, funksionale dhe të sigurt. Ky investim strategjik ka hyrë në fazën e avancuar të punimeve, me përfundimin e gërmimeve, mbushjeve dhe ndërtimin e strukturave mbajtëse.
    Ky projekt i jep fund harresës për zonën, duke i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm, jo vetëm për turizmin përgjatë liqenit të Shkodrës, por edhe duke shërbyer si një urë lidhëse e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
    

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Humbja e thellë e opozitës, Zogaj: PD mbi 250 mijë vota larg PS-së, nuk justifikohet me manipulimet zgjedhore

    Humbja e thellë e opozitës, Zogaj: PD mbi 250 mijë vota larg PS-së, nuk justifikohet me manipulimet zgjedhore

    Analisti Preç Zogaj u tregua kritik me opozitën që humbi thellë në zgjedhjet e 11 majit. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Zogaj tha se ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021 opozita kishte vetëm 37 mijë vota më pas se PS, tani është mbi 250 mijë vota më pak dhe kjo nuk shpjegohet me manipulimet zgjedhore.
    “Është shumë pozitive që këtu vjen një mision faktmbledhës që të bëhet transperencë që lidhet me shumë aspekte me zgjedhjet. Opozita gjithmonë përdor manipulimet për të frenuar diskutimet për zhvillimet brenda saj.
    Këtu ka manipulime ndërzgjedhore, nga më të rëndat. Kanë regjistrin, me rrethimin e një numri zgjedhësish që kontrollohen nominalisht, rreth 750 mijë dhe kjo e bën të pashpresë rotacionin. Nga ana tjetër kemi opozitën që zvogëlohet, jo se është rritur PS.
    Raporti i OSBE/ODIHR-it nuk ka dalë ende. Ai i vitit 2021 është raporti më i keq me më shumë vërejtje për zgjedhjet atëherë. Raporti përfundimtar jep  rekomandime të sakta për problemet zgjedhore. Gjetën shumë vërejtje, u denoncua edhe patronazhimi i mbi 900 mijë shtetasve.
    Jemi në të njëjtën histori, por në vitin 2021 opozita në Shqipëri, edhe me bonuset elektorale, ishte vetëm 37 mijë vota larg PS. Opozita e 2025 është mbi 250 mijë vota larg PS-së, pra nuk e gjen vetëm te manipulimet zgjedhore.
    Për 4 vjet opozita jo vetëm do të rikuperonte 37 mijë, por do të dilte 7 pikë para. Por gati 7 kompani sondazhesh e parashikuan humbjen e thellë të opozitës, nuk ka patur enigma se çfarë do të ndodhte në Shqipëri.
    Problemi më i madh për mua, që meriton vëmendje dhe angazhim është barazia e zgjedhjeve. Dhe e dyta është përdorimi i parave në zgjedhje. Këtu nuk blen vota vetëm ai që nuk ka lekë. Këtu është ligjëruar de facto kjo”- tha Zogaj.

  • Rama poston video nga Zogaj: Fshat artizanësh, një atraksion turistik i Shkodrës

    Rama poston video nga Zogaj: Fshat artizanësh, një atraksion turistik i Shkodrës

    Fshati Zogaj, 3-4 kilometra përtej Shirokës në Shkodër, është i njohur prej shekujsh për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër, por edhe për punën në tezgjah, ku artizanët nuk e kanë harruar traditën duke punuar çdo gjë me dorë.
    Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga ky fshat i Shkodrës, i cili po vizitohet nga turistë të shumtë. Kreu i qeverisë thekson se fshati Zogaj është një prej gjashtë fshatrave të Shqipërisë që aplikojnë për programin “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, duke prezantuar identitetin, jetën, ngjyrat dhe përvojat e jashtëzakonshme të Shqipërisë rurale.

    Postimi i plotë
    Zogaj, fshati i artizanëve, peshkatarëve dhe një prej atraksioneve më të veçanta turistike të Shkodrës, zbulon thesaret e tij natyrore e kulturore edhe si një prej gjashtë fshatrave të Shqipërisë që aplikojnë për programin “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, duke prezantuar identitetin, jetën, ngjyrat dhe përvojat e jashtëzakonshme të Shqipërisë rurale.

  • Sulmi ndaj Iranit, Preç Zogaj: Gjithë ai guxim nga Izraeli nuk ishte pa patur sigurinë e SHBA

    Sulmi ndaj Iranit, Preç Zogaj: Gjithë ai guxim nga Izraeli nuk ishte pa patur sigurinë e SHBA

    Analisti Preç Zogaj, i ftuar në Të Paekspozuarit, duke komentuar luftën Iran-Izrael që ka hyrë në ditën e katërt, u shpreh se guximi nga Izraeli për të sulmuar bazat dhe komandantët në Iran, nuk ishte pa patur sigurinë e SHBA-ve.
    “Irani ka patur marrëdhënie të shkëlqyera me Izraelin dikur kundër të tjerëve. Kohët e fundit Trump dhe Irani ishin në bisedime për programin bërthamor, por edhe për ekonominë dhe ato vende janë kundër prodhimit të bombës atomike nga Irani.
    Irani e ka në doktrinën e vet zhdukjen e Izraelit nga harta edhe pse ka një histori 2500-vjeçare. Irani ka sponsorizuar tre grupe terroriste si Hezbollahu, Hamasi dhe Houthi që janë kundër Izraelit.
    Unë u çudita se si Izraeli dhe Netanjahu u rebelua dhe i kanë shkelur syrin njëri-tjetrin, e sfidoi Trumpin që ishte në bisedime. Gjithë ai guxim nga Izraeli nuk ishte pa patur sigurinë e SHBA. Trumpi është përfshirë se e ka njoftuar një ditë përpara. Izraeli me kapacitetet e jashtëzakonshme që ka, sidomos me Mossadin, ka krijuar një mendim për dobësitë e Iranit me vrasjen e komandantëve, sepse ai dukej më i fortë se çfarë është dhe vrasja e disa krerëve të inteligjencës dhe ushtrisë, marrja në zotërim i qiejve mbi Teheran në një kohë kaq të shpejtë.
    Jo se Irani është shtet i dobët, por korrupsioni dhe autokracia 40-vjeçare krijon shumë probleme brenda Iranit i ka dhënë mundësi Izraelit që të pikasë dobësitë e këtij shteti që u dëshmua në këtë përpjekje.
    Para sulmeve të Hamasit në Izrael, shteti hebraik po nënshkruante disa marrëveshje me vendet arabe, madje edhe me Arabinë Saudite”- tha Zogaj.

  • Rama ndan foto nga fshati Zogaj në Shkodër

    Rama ndan foto nga fshati Zogaj në Shkodër

    Fshati Zogaj, një perlë e rrallë në bregun e liqenit të Shkodrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi pamje nga ky fshat i veçantë, duke vënë në pah bukurinë natyrore dhe karakteristikat unike të tij.
    Vetëm pak kilometra larg nga Shiroka, Zogaj dallohet për vendndodhjen mes liqenit dhe malit të Taraboshit, si dhe për organizimin e veçantë urban. Çdo 30-50 metra nga rruga kryesore nisen rrugica gjarpëruese që ngjiten përmes kodrave për të lidhur çdo shtëpi, edhe më të largtën, me zemrën e fshatit.

    Rrugicat e kalldrëmta, të ndërtuara para se të arrinte rruga e makinës, zbresin deri në bregun e liqenit dhe mbartin kujtime të gjalla për banorët, duke ruajtur historinë e brezave.
    Zogaj është i njohur për traditën e vjetër të peshkimit dhe klimën e pastër alpine, si dhe për bimët mjekësore që rriten në këtë zonë të pasur natyrore. Kufizohet nga liqeni i Shkodrës në veri, lumi Buna në lindje, mali i Taraboshit në jug dhe kufiri me Malin e Zi në perëndim.
    Përveç natyrës dhe historisë, Zogaj shquhet edhe për artizanatin. Gratë e zonës vazhdojnë me përkushtim traditën e prodhimit të qilimave tradicionalë, të cilët janë bërë shumë të kërkuar nga turistët që vizitojnë këtë zonë të Shqipërisë së Veriut.
    Zogaj, së bashku me Shirokën, mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për ata që kërkojnë një përzierje të natyrës, historisë dhe kulturës shqiptare.

  • Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

    Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

    Në zemër të natyrës dhe historisë, Zogaj priti vizitorë, dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore që u njohën nga afër me jetën, traditat dhe mjeshtërinë e banorëve të zonës.
    Programi përfshiu një seri aktivitetesh që sollën në vëmendje bukuritë natyrore, jetën e përditshme dhe pasuritë shpirtërore të komunitetit: guida lokale në rrugicat e fshatit dhe në pikat karakteristike pranë liqenit, rrëfime historike, kinema në natyrë, punëtori artizanale, degustime të gatimeve tradicionale.
    “Është arritur aplikimi nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit me ndihmën e ‘Giz Albania’ për fshatin më të mirë turistik në botë, ku Shqipëria konkurron me gjashtë fshatra në total, ndaj 60 shteteve me 270 fshatra në total dhe Zogaj është një nga këto fshatra”, tha Gent Fetahaj.
    Për banorët liqeni i Shkodrës është konsideruar si pjesë e identitetit të tyre ndaj ata tentojnë ta ruajnë me fanatizëm nga peshkimi i paligjshëm dhe pa kriter.
    “Ne e kemi konsideruar gjithmonë sikur është liqeni jonë, gjithmonë ne e kemi pasur për gjynah që të gjuanim”, tha një banor.
    Drejtori i turizmit në Bashkinë Shkodër Renato Lumçi tha se ky institucion po punon për një turizëm të qëndrueshëm të kësaj zone të mrekullueshme.
    “Janë treguar eksperiencat e mrekullueshme që ka fshati, produktet turistike që mund të krijohen me Zogajn me kulinarin me peshkimin, me artizanatin”, tha Renato Lumçi, drejtor i turizmit.
    Përmes një panairi artizanati të kuruar me shumë kujdes, fshati tregoi mjeshtërinë e dorës shqiptare, ku rolin kryesor e zunë qilimat , një trashëgimi e vyer që përcillet brez pas brezi dhe që përfaqëson identitetin dhe artin vendas në formën më autentike.
    Të endur me ngjyra dhe motive karakteristike, qilimat e Zogajt ishin simbol i një kulture të gjallë që ruhet me krenari në çdo familje të zonës.
    Atmosfera u gjallërua edhe më shumë me tingujt e muzikës pranë bregut të liqenit, ku një DJ krijoi një mbrëmje relaksuese dhe të gëzueshme për të pranishmit. Ndërkohë, xhirot me varka mbi ujërat e qeta të liqenit ofruan një përjetim të rrallë të natyrës së paprekur dhe reflektuan harmoninë që ky fshat ofron mes traditës dhe qetësisë.
    Zogaj, fshati piktoresk buzë liqenit të Shkodrës, u kthye për dy ditë në një qendër të gjallë të kulturës, turizmit dhe trashëgimisë shqiptare përmes eventit “Tregime Fshati”, që u zhvillua më 13 dhe 14 Qershor.
    Ky aktivitet është pjesë e iniciativës “N’Fshat”, e ndërmarrë nga GIZ Albania dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, që prej vitit 2022 synon të krijojë modele të qëndrueshme të zhvillimit rural duke fuqizuar komunitetet lokale dhe vlerat e tyre autoktone.
    Klan News

  • “U ‘ndesh’ grupi i Sazanit me grupin e 6 milionëshit”/ Zogaj shpjegon deklaratën e ambasadës për zgjedhjet

    “U ‘ndesh’ grupi i Sazanit me grupin e 6 milionëshit”/ Zogaj shpjegon deklaratën e ambasadës për zgjedhjet

    Analisti Preç Zogaj komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaratën e dy ditëve më parë të Ambasadës Amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, ku urohej populli shqiptar, por nuk përmendeshin as pozita dhe as opozita si në deklaratën e të njëjtës seli për zgjedhjet e 4 viteve më parë. Zogaj tha se kjo deklaratë është produkt i një shtrydhjeje që ka dalë nga ballafaqimi i dy grupeve në SHBA, njëri nga familja Trump dhe tjetri nga administrata.
    “Amerikën e shoh si superfuqi e demokracisë që ka të bëjë me demokracinë edhe në Shqipëri, është garantja e sigurisë. Në këtë sens e shoh.
    Amerikën e shohim në kuptimin e gjerë të fjalës, pastaj pushtetet ndërrohen. Tani jemi te qeverisja Trump dhe qëndrimi ndaj zgjedhjeve. Shumë i shkurtër, konçiz, është shtrydhur si deklaratë. Është parë me grup pune, disa herë dhe ka ngelur kjo. Janë hequr emrat, krahasuar me deklaratën e para katër viteve dhe urohet vetëm populli shqiptar.
    Sa i takon debatit këtu, mendoj se është një deklaratë e cila është win-win, po të duan ta shohin kështu. Është deklaratë që ka dalë nga ballafaqimi i dy grupeve, që aktualisht janë në SHBA dhe kanë lidhje me Shqipërinë. Një është grupi i Sazanit dhe tjetri është grupi i 6 milionë dollarëve. Të dy kanë peshë. Njëri grup ka peshë në familjen e Trump. Grupi tjetër është në pjesën e administratës. Lobimi 6 mln dollarë, bëhet nga një kompani ku është vajza e shefit te personelit të Trump, pra vajza është pjesë e lobingut dhe Trujillo, që ka influencë në DASH.
    Pra grupi i 6 milionëshit është në administratë. Këto dy skaje dhe interesat e tyre kanë prodhuar këtë deklaratë. Është e çuditshme në fakt kjo deklaratë.
    Deklarata e SHBA në këto zgjedhje ka ngritur pritshmëri për një arsye, do t’i njohë apo jo këto zgjedhje? Kjo është pyetja.
    Pra mendoj se është deklaratë e ekuilibruar që ka dalë nga ky kontekst që përmenda”- tha Zogaj.