Tag: zogaj

  • Punimet në aksin Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm …

    Punimet në aksin Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm …

    Puna në kantierin e ndërtimit në aksin rrugor Shirokë – Zogaj, vijon me ritme të shpejta.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë paraditen e sotme pamje nga ecuria e punimeve në këtë aks. Bashkangjitur me pamjet, Rama shkruan se ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë edhe si një kthesë e re për turizmin.
    “Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, shkruan kreu i qeverisë.

  • Vijon puna për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj (Pamjet)

    Vijon puna për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj (Pamjet)

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka ndarë disa pamje nga kantieri i rrugës Shirokë – Zogaj.
    Rama shprehet se ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë edhe si një kthesë e re për turizmin.

    “Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, shkruan kreu i qeverisë.

     

  • Vijon puna për rrugën Shirokë-Zogaj, Rama: Do e pozicionojë Shkodrën kryeqendër të rajonit

    Vijon puna për rrugën Shirokë-Zogaj, Rama: Do e pozicionojë Shkodrën kryeqendër të rajonit

    Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj. Lajmin e ka shpërndarë kryeministri Edi Rama.
    Ai thotë se ky investim është i rëndësishëm dhe do shërbejë jo vetëm për lehtësimin e qarkullimit.
    Rama thekson se rruga do të shërbejë si një kthesë e re edhe për turizmin duke pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit.
    “Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, tha Rama./tvklan.al

  • Në Zogaj, në fshatin e gurtë të njerëzve të Liqenit, atje ku pamja deh si një magjepsje

    Në Zogaj, në fshatin e gurtë të njerëzve të Liqenit, atje ku pamja deh si një magjepsje

    Nga Albert Vataj
    Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, përmes një postimi në mediat sociale na çon në Zogaj, atje në skaj ku pluskon e kuqëlimta e perëndimit liqenor. Atje, ku në verë Liqeni mbërrin deri te varkat dhe rrjetat, dhe në dimër shkumëzon zoritshim, duke e bërë më të thellë blunë e Liqenit të Shkodrës dhe më cingëritës erën që fishkëllen.Dhe ja ku jemi në Zogajn mistike, që fle dhe zgjohet më simfoni valësh. Na çon kjo video atje ku fshati struket në pjerrësinë e Taraboshit, ku mali i jep dorën liqenit dhe ku jeta merr frymë mes gurit, ujit dhe gjelbërimit. Zogaj është porta e heshtur e Shkodrës drejt një bote tjetër, ku Liqeni i madh i Shkodrës shtrihet e zgjatet, duke e marrë me vete shikimin dhe mendimin, deri në skajet ku fillon Kraja. Është sikur uji vetë të ketë një kujtesë, një thirrje të përjetshme, që lidh brigjet e liqenit dhe shpirtrat e njerëzve përtej tij.

    Shkallaret e gurta që të shpien te shtëpitë e peshkatarëve, shpërfaqin në këtë material video dhe në ëndjen e atyre që kanë shkuar deri atje tej, në skaj, atje ku nuk më harrohet kur im atë më thoshte se manat i kanë rrënjët mbi shkëmbinjë, bëjnë fruta të vegjël por të mjaltë, si zemra e banorëve të kësaj lartësie që sheh mbi idilikën e Liqenit.Ky vend, i thjeshtë e i thellë njëkohësisht, nuk është vetëm një hapësirë gjeografike, por një kujtim i gjallë i marrëdhënies së pandarë mes njeriut dhe natyrës. Zogaj, me varkat e tij, me rrjetat e shtrira mbi brigje dhe me qetësinë e vet të kristaltë, bëhet pasqyrë ku Shkodra e sotme shikon jo vetëm bukurinë, por edhe identitetin e vet më të thellë. Nga ky skaj, liqeni nuk përfundon, por nis të bëhet thirrje, të zgjerohet, të kthehet në një këngë që fton shikuesin të shohë përtej kufirit të vet dhe të ndiejë frymën e Krajës, që duket sikur pret nga horizonti si një jehonë e amshuar.Në këtë mënyrë, fjala e kryebashkiakut nuk është thjesht një promovim turistik, por një ftesë për të lexuar ndryshe peizazhin, për ta parë Zogajn si pikë ku Shkodra i shtrin rrënjët në ujë dhe i zgjaton degët në qiell, si vend ku gjeografia bëhet metaforë dhe kujtesa kthehet në poezi.Zogaj është një fshat që duket sikur ka lindur nga një marrëveshje e fshehtë midis malit dhe liqenit. Ai ngulitet në shpatin e Taraboshit si një stoli e bardhë e mbjellë mbi gjelbërimin e përjetshëm, ndërsa përballë, Liqeni i Shkodrës hapet i qetë, i gjerë, si një pasqyrë ku qielli dhe shpirti i vendit shihen njëri-tjetrin në sy. Rruga që të çon në Zogaj është e ngushtë, dredharake, por çdo kthesë hap një horizont të ri, një tablo ku peizazhi ndryshon ngjyrë, frymë dhe ritëm.Shtëpitë prej guri, me oborre të mbjella me fiq, ullinj e hardhi, janë si fole të heshtura ku banorët e kanë thurur jetën brez pas brezi. Çdo mëngjes, liqeni përthith hapa dhe shpresat e peshkatarëve që lundrojnë mbi të, ndërsa rrjetat që shtrihen mbi brigje për t’u tharë bëhen si perde të bardha, si krahë të shtrirë të një teatri të përjetshëm.Zogaj nuk është thjesht një fshat, është një ritëm i ngadaltë, një frymëmarrje tjetër. Është një vend ku cicërimat e zogjve bëhen melodi mbi heshtjen e liqenit, ku çdo gur i rrugicave ka dëgjuar hapa dashurie, lodhjeje e pritjeje. Ai ruan një qetësi që nuk është boshësi, por një thesar i mbushur me kujtime, me rrëfenja të ulëta në breg, me legjenda të thëna si nëpër dhëmbë nën hijen e Taraboshit.
    Sot, Zogaj është një portë e vogël për ata që kërkojnë të ikin nga ngutja e qytetit, një strehë ku koha ngadalësohet dhe bëhet më e ndjeshme. Aty ku peshku i liqenit shndërrohet në shije të pastër, ku shëtitjet në shpatet e malit bëhen lutje të qeta, dhe ku dielli, në çdo perëndim, digjet si një qiri i madh mbi pasqyrën e ujit.
    Zogaj është një poezi që nuk shkruhet me fjalë, por me dritë, ujë dhe gur. Ai është një vend ku njeriu e gjen veten jo si kalimtar, por si pjesë e një harmonie të madhe, që natyra e ka thurur me kujdes, si një këngë që nuk plaket kurrë.

  • Benet Beci ndan pamje nga Zogaj: Mirëmëngjes! Javë të mbarë!

    Benet Beci ndan pamje nga Zogaj: Mirëmëngjes! Javë të mbarë!

    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka nisur javën me një përshëndetje të shkurtër, por të ngrohtë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi nga Zogaj, një nga perlëzat e liqenit të Shkodrës, duke uruar:“Mirëmëngjes! Zogaj, liqeni i Shkodrës. Javë të mbarë!”
    Postimi i tij vjen si një thirrje për të vlerësuar bukuritë natyrore të Shkodrës, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik. Zona e Zogajt është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

  • Lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe zhvillon turizmin, punime me ritme të larta në rrugën Shirokë-Zogaj

    Lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe zhvillon turizmin, punime me ritme të larta në rrugën Shirokë-Zogaj

    Punimet në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj në Shkodër vijojnë me intensitet të lartë, për zgjerimin e saj dhe kthimin në një aks bashkëkohor për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, por edhe për zhvillimin e zonës atraktive dhe turizmit.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot (28 korrik) pamje nga këto punime, duke e cilësuar një investim të rëndësishëm infrastrukturur që jo vetëm nxit turizmin, por lidh edhe Shqipërinë me Malin e Zi.
    “Kantieri i rrugës Shirokë-Zogaj në Shkodër, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij, në rrjetin social Facebook

  • Rruga Shirokë-Zogaj, Rama poston pamjet: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit

    Rruga Shirokë-Zogaj, Rama poston pamjet: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit

    Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky kantier, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti. Kreu i qeverisë e konsideroi këtë një investim të rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

    Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale. Rruga është 6,5 km e gjatë, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

  • Preç Zogaj: Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?

    Preç Zogaj: Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?

    Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?Tani ti je më e re se unë.

    Njëzet vjeç, në Iliri zbrita,Me të gjitha erërat që frynë këndej pari,Por ty nuk ta thanë.

    A e mban mend sa shumë i pëlqejakëmishat e bardha?Trupi im i lashtë atëherëkishte kohën të ikte.

    Kur mbusha tridhjetë, një natë dhjetori,Mu bë se fola me vetë tënzonë.Ai më tha: shumë ke vuajturpër atë vajzën që të bëri kokën,të kesh kujdes se është e vogël!

    Përse mama, ti dëshiron të vdesësh?Përse kështu, pa radhë, pa të drejtë?Vërtetë shpërtheu koha e helmeve,Por s’e ke mirë të më lësh vetëm!

    Kur të kesh ikur përse do qaj?Për cilat ndarje,Cili mall do më marrë përdore?

    *Titulli i origjinalit: “Ankim për nënën“

    ObserverKult

    ———————————–

    Lexo edhe:

    “NJË E TRETË DASHURIA”, PREÇ ZOGAJ VJEN ME NJË LIBËR, PËRMES VARGJESH NA KUJTON ATA QË NA MUNGOJNË

    Poeti Preç Zogaj ka promovuar librin e tij të fundit me poezi, “Një e tretë dashuria” ku përmes vargjeve, rrëfen muzat dhe kujton ata që na mungojnë.

    Preç Zogaj tha se “një veçori që ka poezia është se autori se duhet të mbetet vetvetja pa e përsëritur veten. Për librin ‘Kalimi’, Ndoc Gjetja më thoshte se nuk mund të shkruash një libër më të mirë se ky”.

    Për poeten Natasho Lako, libri i fundit i Zogajt është festë e Gjuhës.

    “Është si ai trëndafili që hapet. Hapet vetë fjala dhe zë një vend të çuditshëm që nuk e ke në asnjë poet tjetër. Është një marrëdhënie që e riuzbulon vetëm Preçi dhe kjo është një nga gjërat më të bukura që tregon pjekuri të madhe artistike”.

    Poeti laureat dhe drejtoresha e qendrës së Librit, ofruan dy këndvështrime të tjera, që rrokin sa të shkuarën po aq edhe nevojën, duke nisur nga titulli…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

  • Orët e fundit të Werner Daum, Ish-ambasadori gjerman ndërroi jetë në Tiranë, pedagogu Zogaj dhe analisti Demalia: Mik i shqiptarëve

    Orët e fundit të Werner Daum, Ish-ambasadori gjerman ndërroi jetë në Tiranë, pedagogu Zogaj dhe analisti Demalia: Mik i shqiptarëve

    Ngjante si një djalosh. Mori çantën nga makina, hodhi xhaketën në sup dhe më tha: “Hope to see you tomorrow” dhe u drejtua për tek hoteli. Kështu i kujton momentet e fundit me ish-ambasadorin Gjerman Werner Daum pedagogu Besjan Zogaj, i cili ishte pritësi I tij në Shqipëri me rastin e ceremonisë të diplomimit të studentëve të UET, vizitë e shumëpritur por që rezultoi të ishte e fundit për 82-vjeçarin.

    Një njohje e kultivuar në 10 vite që i përshfaqi personalitetin e madh që ishte Werner Daum. Vizita e tij në Shqipëri këtë fillim korriku do të sillte dhe jetësimin e të gjitha kujtimeve të tij në Shqipërinë komuniste kur hapi ambasadën e parë gjermane në Tiranë në vitin 1987  dhe mbi një ndër episode më të rëndësishme të Shqipërisë, ngjarjet e 2 korrikut  të viteve ’90.
    “Në këtë vizitë kishte një turravrap për të rrëfyer gjithçka kishte ndodhur në qëndrimin e tij në Shqipëri dhe arsyen pse kishte ndodhur. Pse ai mori një lloj protagonizmi duke shkelur edhe një udhëzim të ministrisë së jashtme të republikës federale të Gjermanisë. Të linte derën hapur të ambasadës dhe të strehonte në të 3199 shqiptarë për gati 10 ditë”, tha Besjan Zogaj, pedagog.
    Një ndër këta shqiptarë të strehuar në ambasadën gjermane në korrik të vitit 90 është dhe Ilir Demalia, i cili kujton qetësinë emblematike kur u përballën me një krizë të madhe kur regjimi ndërpreu ujin në ambasadë dhe nuk lejoi të furnizoheshin me ushqime
    Pavarësisht kostos profesionale që mori nga kjo ngjarje, Daum nuk pati asnjë pishman dhe pavarësisht se shërbeu si diplomat në shumë vende Shqipëria mbeti gjithmonë pjesë e kujtimeve dhe shqetësimeve të tij
    “z.Daum ka bërë një libër mbi historinë e Shqipërisë, islamin në Shqipëri dhe bukuritë natyrore të saj. Si një intelektual I shqetësuar ai e shihte Shqipërinë në një udhëkryq për shkak se nga një anë vlerat europiane janë të rrezikuara dhe Shqipëria nuk ka ecur në shpejtësinë e duhur në drejtim të Europës”, tha Ilir Demalia, analist.
    Daum, jetonte i vetëm pasi nuk kishte fëmijë ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë më parë. Po komunikohet me familjarë të tjerë të tij për të vendosur se ku do të prehet ai, pavarësisht se vendi ynë ka shprehur interes për ta mbajtur dhe nderuar si i takon një personaliteti të nivelit të tij.

    Top Channel

  • VIDEO – Zogaj, oazi i qetësisë që po “zbulohet” dhe preferohet çdo vit e më shumë nga turistët e huaj

    VIDEO – Zogaj, oazi i qetësisë që po “zbulohet” dhe preferohet çdo vit e më shumë nga turistët e huaj

    Në gjirin e liqenit të Shkodrës, vetëm pak kilometra larg qytetit, shtrihet Zogaj, një fshat piktoresk që gjithnjë e më shumë po kthehet në një destinacion turistik të kërkuar. Me shtëpi karakteristike buzë ujit, natyrë të paprekur dhe një qetësi që të largon nga zhurma e përditshmërisë, Zogaj është kthyer në zgjedhjen ideale për pushues vendas dhe të huaj.
    
    Peizazhi i mrekullueshëm, ku bashkohen qetësia e liqenit dhe gjelbërimi i malit të Taraboshit, ofron jo vetëm relaks, por edhe mundësi për eksplorim, shëtitje, not dhe udhëtime me varka. Bukuria e natyrës dhe mikpritja tradicionale kanë bërë që këtë verë, Zogaj të vizitohet nga turistë nga gjithë bota.
    Infrastruktura rrugore sezonin e ardhshëm do jetë tërësisht e investuar në segmentin Shirokë–Zogaj, ndaj pritet të ndikojë direkt në rritjen e turizmit, duke e bërë zonën më të aksesueshme dhe tërheqëse për turizmin ditor dhe atë familjar.
    Në Zogaj nuk ka ende hotele të mëdha, por turizmi është zhvilluar përmes bujtinave dhe dhomave të ofruara nga vetë banorët, duke ruajtur autenticitetin dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me jetën rurale shqiptare.
    Me potencial të madh për zhvillim të qëndrueshëm turistik, Zogaj mbetet një zonë që duhet zbuluar dhe ruajtur , një thesar natyror e kulturor që i jep Shkodrës një dimension të ri në hartën turistike të Shqipërisë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!