Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka shpallur kandidaturën si i pavarur për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë. Kjo lëvizje ka marrë mbështetjen e opozitës, e cila nuk ka prezantuar një kandidat të vetin. Por analisti politik Preç Zogaj e cilësoi kandidimin e Binajt si pjesë të një skeme të qartë politike. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Zogaj tha etiketimi si “i pavarur” nuk qëndron, pasi Binaj është shpallur dhe mbështetur nga forca politike opozitare.
“Nuk ka sens të lozet me fjalën ‘i pavarur’. I pavarur do të thotë që dikush krijon një lëvizje qytetare pa parti politike. Këtu kemi të bëjmë për një skemë politike. Është një skemë që dikush e ka krijuar dhe secili e ka gjetur të përshtatshme. Nuk ka më hapësirë për t’u fshehur pas gishtit. Ai është një kandidat super politik i shumë partive sepse ai është shpallur nga parti politike. Ai është kandidat i opozitës së bashkuar, që është bashkuar rreth tij”, u shpreh Zogaj.
Ai theksoi se një kandidaturë e tillë ka potencial për të sfiduar seriozisht kandidaten e Partisë Socialiste, por paralajmëroi se vazhdimi i etiketimit si “i pavarur” mund të dëmtojë perceptimin publik dhe rezultatin elektoral.
“Nëse nuk do të dini ta lozni mirë këtë skemën e të pavarura, që s’ka si të jetë i pavarur, do mendojnë njerëzit sikur ‘ja keni lënë në derë’ dhe do jetë negative edhe për vetë rezultatin elektoral. Do ju perceptojnë sikur fshiheni të gjithë pas gishtit, nuk gjeti një kandidat PD dhe tani kemi të pavarurin dhe nëse fiton e ndajmë suksesin, nëse jo askush nuk do thotë humba. Duhet lënë mënjanë kjo loja me të ‘pavarurin’ ai është kandidat i opozitës. Më shumë mobilizon kandidati politik,” shtoi Zogaj.
Tag: zogaj
-

“Florjan Binaj, skemë e dikuj…”, Zogaj: Është kandidat politik i opozitës!
-

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Zogaj: E ktheu dosjen në Shkodër, nuk dha vendim kundër Shkambit
Analisti politik Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, ka hedhur dritë mbi rrethanat e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, duke e cilësuar atë si një vrasje të paralajmëruar që zbulon plagët e thella të sistemit të drejtësisë.
Zogaj shprehet se gjyqtari Kalaja ishte viktimë fatale, pasi në thelb ai nuk dha një vendim përfundimtar kundër pretenduesve të familjes Shkambi, por thjesht e ktheu dosjen në Gjykatën e Shkodrës për rigjykim.
“Gjyqtari nuk ka dhënë vendim përfundimtar për çështjen, por ka dhënë vendim për ta kthyer në Shkodër për shqyrtim, ndaj vrasja e tij është fatale. Po ta dëgjonin me vëmendje vendimin, nuk kemi të bëjmë me vendim përfundimtar për çështjen, por kthim të dosjes për shqyrtim,” theksoi Zogaj.
Analisti iu kundërvu histerisë publike se vrasja e Kalajës ishte një plumb mbi korrupsionin, duke mbrojtur integritetin e gjyqtarit:
“Histeria që ka shpërthyer se vrasja e tij ishte plumb mbi korrupsionin është tërësisht një gabim i madh me këtë gjyqtar. Ai nuk ka qenë i korruptuar. Është viktimë fataliteti.”
Sipas Zogajt, thjeshtësia e vendimit për kthim dosje nuk e justifikon dhunën, duke e bërë vrasjen “kronikë e një vrasje të paralajmëruar” që vjen si pasojë e një konflikti në vlim.
Reforma në Drejtësi dhe problemi i pronës
Duke e zhvendosur fokusin te shkaqet rrënjësore, Zogaj akuzoi sistemin për qasje të gabuar dhe zvarritje proverbiale në zgjidhjen e çështjes së pronës.
“Reforma në drejtësi ka qasje të gabuar për çështjen e pronës, pasi ‘i ka rënë nga Kina’, sepse ka zvarritje proverbiale për dhënien e pronave.”
Ai shtoi se toka bujqësore as nuk është kompensuar dhe as u është dhënë pronarëve me tapi, ndërsa “tokat në bregdet janë pushtuar nga njerëzit e krimit të lidhur me pushtetin.”
Për Zogajn, kjo tragjedi nuk e ka zanafillën te Reforma në Drejtësi, por tregon se Reforma “ka problem me vetëveten, sepse është reformë radikale” që nuk ka arritur të zgjidhë nyjet e vjetra të pronësisë. -

Zogaj: Situata me dekretin e presidentit, pasojë e një amullie ligjore. Opozita nuk është në koherencë
Analisti Preç Zogaj e cilësoi si pasojë të një “amullie ligjore” dhe mungesës së harmonizimit në legjislacion dekretin e Presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve edhe në Bashkinë e Tiranës.
Në emisionin “Trialog” në RTSH, ai theksoi se presidenti ka kaluar përtej kompetencave të tij, pasi “mund të referojë bazën ligjore mbi vendimin e Këshillit Bashkiak, por nuk ka pse të adresojë padinë apo ankimimin, duke marrë tagrin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo, sipas Zogaj, krijon një rebus ligjor.
“Jemi përpara një lloj amullie ligjore dhe ka kondraktisione në shumë ligje dhe nuk ka një harmonizim. Presidenti ka shkuar përtej tagrit të tij pasi mund të referojë bazën ligjore ku mbështetet vendimi i Këshillit Bashkiak por nuk ka pse adreson padinë apo ankimim dhe të marr tagrin e Gjykatës Kushtetuese dhe të thotë se kjo nuk i takon Gjykatës Kushtetuese por asaj Administrative. Kjo krijon një rebus”, tha Zogaj
Lidhur me reagimin e opozitës për dekretin e presidenti Begaj, duke e cilësuar si “noter të qeverisë”, por nga ana tjetër kërkoi sa më parë shkarkimin e Erion Veliajt, për Zogajn është mungesë koherence dhe se ajo po kundërshton vetveten.
“Opozita për koherencë nuk ka pse ngre gjithë këtë stuhi, sepse po kundërshton vetveten. Subjektet politike kanë marrë atributin e të folurit si konstitucionalistë, kur në fakt kanë qenë vetë promotorë të këtij zhvillimi. Ne japim opinione, por duhet të flasin konstitucionalistët, që nuk janë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, por fjala e tyre peshon. Ky është një rast tipik ku janë ndërthurur kontradikta ligjore dhe kemi përballë një rebus kushtetues,” tha Zogaj. -

Zogaj: Sfida reale e Veliajt është me akuzën dhe në këtë betejë ai rilind ose ‘vdes’ politikisht
Analisti politik Preç Zogaj e ka komentuar vendimin e ish-Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese si një sinjal të qartë të thyerjes politike dhe fillimit të betejës së tij personale me drejtësinë.
Në një intervistë për rubrikën “Tema e Ditës” në RTSH 1 HD, në moderimin e Arbër Hitaj, analisti Zogaj theksoi se veprimi i Veliajt tregon se maskat kanë rënë dhe të gjitha palët tani janë pozicionuar si kundërshtare.
Sipas Zogajt, ankimimi në Kushtetuese sinjalizon fundin e një periudhe të mbështetjes së supozuar mes Veliajt dhe Kryeministrit Edi Rama.
“Koha kur Veliaj mendonte apo ka bërë sikur mendonte se ka mbështetjen e kryeministrit në këtë kalvarin e ri që ka me drejtësinë, ka mbaruar,” theksoi analisti.
Zogaj e cilëson veprimin si një pozicionim të Veliajt kundër Ramës, kundër qeverisë së tij, dhe kundër Këshillit Bashkiak, duke qëndruar “në anën tjetër të litarit“.
Kjo, sipas tij, është shprehje e mosdakordësisë së ish-kryebashkiakut me vendimin e Këshillit Bashkiak dhe me qëndrimin e mazhorancës socialiste.
Sfida reale, rilindje apo ‘vdekje politike’Analisti thekson se beteja ligjore e Veliajt është shumë më e madhe se ajo politike. Ai ndodhet nën akuzë për 13 akuza të rënda dhe fati i tij politik varet drejtpërdrejt nga vendimi i gjykatës.
“Sfida reale e Veliajt është sfida me akuzën dhe në këtë betejë ai rilind ose ‘vdes’ politikisht,” theksoi Zogaj.
Ai pranon se Veliaj ka rënë nga një post shumë i lartë dhe se tani i gjithë publiku do të presë vendimin. Nëse akuzat bien në gjykatë, sipas Zogajt, Veliaj ka mundësi për të rilindur politikisht.
Ai shton se për vetë Veliaj “kjo është një rrëzim sepse ai ka rënë nga një post shumë i lartë si Bashkia e Tiranës”, duke theksuar se “ai do të përballet në gjykatë me 13 akuza që janë shumë. I gjithë publiku do presë vendimin e gjykatës dhe nëse këto akuza do të bien, sigurisht që ai ka mundësi për të rilindur politikisht.”
Ndërkohë, Zogaj e vlerësoi si legjitim shqetësimin e Qeverisë për zvarritjen e fatit të kryeqytetit, duke theksuar se Bashkia e Tiranës nuk mund të drejtohet në mënyrë të përkohshme si bashkitë më të vogla.Beteja e opozitës për Tiranën.
“Nga kjo pikëpamje, unë them që ky shqetësim është legjitim. Sepse gjyqet tek ne fillojnë dhe nuk mbarojnë kurrë. Bashkia e Tiranës nuk mund të krahasohet me bashkitë më të vogla që herë herë drejtohet dhe nga nënkryetar apo kryetar të emëruar.”
Në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore që priten, Zogaj shtroi pikëpyetje rreth vështirësisë së opozitës për të gjetur një kandidat të përshtatshëm për kryeqytetin.
Ai tha se opozita ka eksperimentuar si me figura politike ashtu edhe me ato të shoqërisë civile, por beteja për Tiranën tashmë është bërë “beteja për rilindjen ose jo të opozitës si alternativë reale për pushtetin.” -

Shkarkimi i Veliajt, Zogaj: Duhej të pritej vendimi i gjykatës! E vërteta historike e PS është që…
Shkarkimi i Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë ka sjellë debate në emisionin “Trialog” në RTSH, ku analisti Preç Zogaj u shpreh se PS duhet të priste vendimin e formës së prerë nga gjykata përpara shkarkimit, meqë afatet ligjore ishin tejkaluar për mosparaqitjen e tij në punë.
“PS nuk e mbështete suksesin elektoral të individët por të makineri dhe organizimi i saj. Kjo është e vërtetë historike. Ajo është politike se e kërkoi Rama, por në raport me nenin që është shkarkuar është tejkaluar afati që përcakton ligji. Meqë kanë pritur më gjatë mund të prisnin deri sa të shprehej gjykata”, tha Zogaj.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi theksoi se Tirana po vuante nga mungesa e një kryetari dhe se çështja nuk mund të zgjate pafund, pasi nuk dihet se kur do të përfundojë procesi gjyqësor.
“Është një proces që zgjat dhe nuk është së shpejti dhe është një proces nga i cili Tirana po vuante. Vuajtja e popullit të Tiranës është e pajustifikueshme dhe forca politike duhet të jetë e përgjegjshme në këtë aspekt. Në rast se do të ndodhi ajo që thoni ju që i lirë të ketë mundësinë të mbrohet në gjykatë, por kjo është bërë një proces që nuk mund të mbante më dhe zgjati shumë. Pasi hetimet u përmbyllën është e pamundur të kishim më mundësi zgjatje dhe duhet të kishte një fund. Nuk është një gjë e mirë, por duhet të ndodhte dhe Tirana duhet të vazhdojë”, tha Klosi.
Debati vijoi edhe për reformën në drejtësi dhe punën e SPAK, ku analisti Arion Sulo kritikoi SPAK për mungesën e rezultateve lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.
“Ne kishim pritshmëri për SPAK për zgjedhjet, por nuk kapi asnjë rast ku rastet ishin sheshit”, tha Sulo.
Ndërsa Zogaj paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë hetimeve, pavarësisht pozitës politike.
“Edhe figurat që sot në PS duket sikur kanë “kapur qiellin me dorë” nuk do shpëtoj kush pa rënë në ingranazhin e hetimit penal”, tha Zogaj.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, nga ana tjetër, mbrojti procesin e reformës në drejtësi, duke e cilësuar si një nga shtyllat kryesore të Partisë Socialiste.
“Reforma në drejtësi është një nga kuajt e betejës së PS dhe jemi krenar për atë që kemi bërë. Këto që ndodhin janë fryt i këtij vullneti politik. Ne jemi e vetmja garanci që drejtësia e re të vijojë të jetojë, ndërsa Berisha dilte e thoshte se do e shkrijë SPAK”, tha Klosi. -

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamje nga puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj.
Përpos videos së ndarë në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ky është një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën…
“MIRËMËNGJES
dhe me punën në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. -

Rama ndan pamje nga kantieri i rrugës Shirokë-Zogaj: Investim infrastrukturor, do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamje nga puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj.
Përpos videos së ndarë në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ky është një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën…
“MIRËMËNGJES
dhe me punën në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.Top Channel
-

VIDEO / Rama: Rruga Shirokë-Zogaj, investim që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën
Punimet në aksin rrugor Shirokë-Zogaj në Shkodër po zhvillohen me ritëm të lartë. Ky projekt konsiderohet një investim strategjik që synon të stimulojë turizmin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, duke krijuar gjithashtu një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Kryeministri Edi Rama ndau të hënën, 15 shtator, pamje nga kantieri, ku vijon puna për zgjerimin e rrugës, vendosjen e kanalizimeve dhe elementë të tjerë infrastrukturorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se ky projekt përfaqëson një hap të ri drejt zhvillimit të Shkodrës.
Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e një pakete investimesh për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në zonat turistike të qytetit. Aksi, me gjatësi totale prej 6,5 kilometrash, përfshin zgjerimin e 4,5 kilometrave të parë të rrugës ekzistuese buzë liqenit.
Përveç segmentit kryesor, projekti përfshin edhe bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, duke krijuar dy nyje kyçe që do të përmirësojnë qarkullimin dhe do të kthejnë zonën në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik me ndikim rajonal.
Në përgjithësi, ky aks pritet të rrisë aksesin në zonë dhe të fuqizojë potencialin turistik dhe zhvillimin lokal të Shkodrës. -

Rama ndan pamje nga kanteri i rrugës Shirokë-Zogaj: Investim infrastrukturor, do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamje nga puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj.
Përpos videos së ndarë në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ky është një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën…
“MIRËMËNGJES
dhe me punën në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.Top Channel
-

Preç Zogaj: Si do t’ja bëjmë ne me dashurinë tonë?
Preç Zogaj
Poezi nga Preç Zogaj
Ajri mblidhet lëmsh në zemrën time…Edhe pak kohë do të jetë i jetueshëmKy vend ku flaka s’ka e s’ka të sosurNë vijën e vetme për ne ish Histori.
Gjallë ende në shpirt, prandaj të turpëruarnga fytyrat tona kaq të pandryshueshme…Si do t’ja bëjmë ne me dashurinë tonë?Në ç’gjuhë do fshihemi,Në ç’dialekt do duhemiTani kur u mor vesh se na ka parë hiçi!Në çdo pasqyrë, moj motërNa vështron mëkati!
ObserverKult
—————
Lexo edhe:
“NJË E TRETË DASHURIA”, PREÇ ZOGAJ VJEN ME NJË LIBËR, PËRMES VARGJESH NA KUJTON ATA QË NA MUNGOJNË
Poeti Preç Zogaj ka promovuar librin e tij të fundit me poezi, “Një e tretë dashuria” ku përmes vargjeve, rrëfen muzat dhe kujton ata që na mungojnë.
Preç Zogaj tha se “një veçori që ka poezia është se autori se duhet të mbetet vetvetja pa e përsëritur veten. Për librin ‘Kalimi’, Ndoc Gjetja më thoshte se nuk mund të shkruash një libër më të mirë se ky”.
Për poeten Natasho Lako, libri i fundit i Zogajt është festë e Gjuhës.
“Është si ai trëndafili që hapet. Hapet vetë fjala dhe zë një vend të çuditshëm që nuk e ke në asnjë poet tjetër. Është një marrëdhënie që e riuzbulon vetëm Preçi dhe kjo është një nga gjërat më të bukura që tregon pjekuri të madhe artistike”.
Poeti laureat dhe drejtoresha e qendrës së Librit, ofruan dy këndvështrime të tjera, që rrokin sa të shkuarën po aq edhe nevojën, duke nisur nga titulli.
Rudolf Marku, tha se “është një titull që na kthen te koncepti i Lasgush Poradecit që ka poezinë e famshme që nuk dashuronim as unë as ti, por dashuronte dashuria. Pra ka nevojë gjithnjë për një të tretë.”..
Tekstin e plotë e gjeni KËTU