Tag: zogaj

  • Zogaj: Prokurorëve të SPAK u duhet lejuar rikandidimi pas mbarimit të mandatit!

    Zogaj: Prokurorëve të SPAK u duhet lejuar rikandidimi pas mbarimit të mandatit!

    Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se prokurorëve të SPAK-ut u duhet dhënë mundësia që të rikandidojnë, pasi mandati i tyre mbaron në vitin 2028.
    “Eksperienca është mirë të ruhet. Ligjvënësi shqiptar mund ta peshojë. Pra është një gjë që mund të shikohet, nuk mund të pritet me thikë.
    Me historinë që po shkruan SPAK, mendoj se u duhet dhënë e drejta të rikandidojnë dhe atyre që kalojnë vettingun e ri. Ata do të kalojnë, mundet disave të mos u lejohet. Mendoj se u duhet dhënë një mundësi”- tha Zogaj.

  • Zogaj: PD pagoi “kapelen e Lacivita-s” shumë shtrenjtë, nuk i solli asnjë trofe Berishës

    Zogaj: PD pagoi “kapelen e Lacivita-s” shumë shtrenjtë, nuk i solli asnjë trofe Berishës

    Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, ka komentuar çështjen e pagesës prej 1.4 milionë euro që Partia Demokratike ka paguar strategun Chriss Lacivita për fushatën elektorale të 11 majit 2025. 
    Sipas Zogajt, pagesa ishte shumë e lartë, ndërsa vlerësoi se në Shqipëri ka profesionistë më të aftë që mund të kishin realizuar me sukses fushatën e PD-së. 
    “Është deklaruar shuma dhe duhet theksuar kjo, sepse është respektuar transparenca. Në dijeninë time, Lacivita ka ardhur dy herë në Shqipëri. Në vlerësimin tim, ka njerëz shumë më të zotë këtu për të bërë atë spektakël, por në këtë rast PD ka paguar kapelen e Lacivita-s. Shumë shtrenjtë kjo kapele, sepse nuk i solli asnjë trofe Berishës,” u shpreh Zogaj. 
    Sipas analistit, Zogaj, pagesat ndaj tij do të kishin justifikim nëse do të sillnin një rezultat konkret për ish-kryeministrin Sali Berisha, por që sipas tij, nuk i solli asnjë trofe këtij të fundit. 
    “Pagesat do kishin një justifikim nëse do t’i sillte ndonjë trofe,  t’i hiqej ‘non grata’ të paktën, ose t’i jepej një vizë për të shkuar në Nju Jork. Asnjë nga këto, asgjë nuk ndryshoi. Numri i votuesve për PD u zvogëlua. Nuk mendoj se Berisha është i kënaqur me pagesën, sepse i ka kushtuar shumë një kapele,” shtoi Zogaj. 

  • Raporti i OSBE “damkos” mediat si të kapura/ Zogaj: U shërbejnë pushtetit dhe opozitës! Bushati: I shërbejnë partisë që i jep lekë o Preç…

    Raporti i OSBE “damkos” mediat si të kapura/ Zogaj: U shërbejnë pushtetit dhe opozitës! Bushati: I shërbejnë partisë që i jep lekë o Preç…

    Preç Zogaj dhe Andi Bushati kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me konstatimet e raportit të OSBE/ODIHR për mediat, të cilat cilësohen si të paguara nga pushteti.  
    Zogaj deklaroi se mediat favorizojnë mazhorancën dhe opozitën në kurriz të partive të vogla, ndërkohë që Bushati e vuri theksin te kapja e mediave nga mazhoranca, e cila i paguan me para publike.  
    Debati:  
    Preç Zogaj: Mendoj se ky është paragraf i rëndë, që ngre shqetësim për pozicionin që ka media kundrejt qeverisë. Është një akuzë që u bëhet mediave kryesore, që janë vënë prej kohësh, në rolin e menteshave të qeverisë, por edhe më shumë se kaq, të kastës politike plurale, në pushtet dhe opozitë. Në fushatën elektorale, pozicioni i mediave, matet me atë që quhet respektimi i parimit të par-condition, kushteve të barabarta. Ne shohim që partitë e mëdha marrin pjesën e luanit. Pra media në tërësi nuk është se janë pozicionuar vetëm në favor të njerës. Pra janë media që vihen në shërbim të establishmentit.  
    Andi Bushati: Të partisë në pushtet, jo të establishmentit Preç… 
    Preç Zogaj: Aty thotë partia në pushtet paguan, por kur ndahet koha, se jemi në fushatë, perceptimi del që janë të barabartë. 
    Andi Bushati: Nuk është çështje sasiore, ajo nuk duhet diskutuar fare. 
    Preç Zogaj: Ka patur edhe media që mbështesin vetëm një parti politike. Ka ndodhur në botë dhe nuk quhet shkelje. Ne që jemi demokraci e re përpiqemi… Te kondicionet paraprake, që ka lindur si produkt i një beteje të madhe, ne ta pohojmë këtë gjë, për minutazhin?  
    Andi Bushati: Jo. Po të shohësh Agron Shehaj, ka marrë më shumë kohë se partitë e tjera të vogla. Ka intervista për jetën, ka dalë me gruan, me fëmijët e me rradhë. Në kohë, ai del i favorizuar, por Agron Shehajt, asnjë nga mediat që paguhen me paratë publike, kur denonconte ministren e shëndetësisë, nuk ia jepte njeri. Me minuta është në rregull, por me kontent nuk është në rregull. Prandaj ky thotë janë media të mëdha, i shërbejnë PS-së se i paguan dhe nuk fshihemi dot pas kohës së barabartë, sepse edhe kohën varet si e trajton. Edhe kjo ka qenë pjesë e debatit. Thonë ka Rama media, por edhe PD ka Syrin. Por raporti i OSBE thotë se Syri ka vetëm 1.7% të fondeve. Pra ta dime ku jetojmë. 
    Mentor Nazarko: Ai thotë për paratë e deklaruar. Pse vërtet beson se Syri përdor 1.7%? 
    Andi Bushati: Më pak. Po të fusësh tunelin e Llogarësë, hotelet dhe rrugët e Sandrit, del shumë më pak. 
     
     
     

  • “Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalon Ramën të vjedhë”, Bushati debaton me Zogajn për dorëheqjen e kreut të PD-së

    “Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalon Ramën të vjedhë”, Bushati debaton me Zogajn për dorëheqjen e kreut të PD-së

    Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi një ditë më parë se nuk do të largohet nga posti, edhe pas humbjes së zgjedhjeve, për të cilat tha se sihin farsë dhe se do të garojë sërish për t’u rizgjedhur në vitin 2026. Analisti Andi Bushati, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se (mos)qenia e Berishës në krye të PD-së “nuk e pengon Ramën që të vjedhë”.
     Pjesë nga biseda
    Andi Bushati: Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalojnë dot Ramën të vjedhë. Presidenti i Federatë së Shudos, duhet të ikë? Në diktatura, roli i opozitës është zero.
    Preç Zogaj: Çfarë emri i vë diktaturës? Ky është vend autoritar, bëhet parti shtet gjithnjë e më shumë. Por ka ndëshkueshmëri, ka përpjekje për të vendosur sundimin e ligjit.
    Andi Bushati: Këtu morëm vesh se na kanë bërë gropë në aeroportin e Vlorës, ne themi po ikën Saliu. Ramën mund ta rrëzosh, duke u thënë njerëzve, ja si u vodh në aeroportin e Vlorës, jo si do ikë Saliu.
    Preç Zogaj: Rama rrëzohet me opozitë të riorganizuar.
    Andi Bushati: Gati-gati po e pëlqej Saliun tani, se e di që nuk fiton dhe ka gjetur humorist për bashkinë…
    Mentor Nazarko: Një parti që nuk krijon shpresë nuk e rrëzon.
    Andi Bushati: Problemi është që Rama ka marrë më shumë vota se në 2009, 2013, 2017, 2021.
    Mentor Nazarko: Ka 34 mijë vota më shumë.
    Andi Bushati: Nuk është puna se kemi opozitë të dobët, por kemi një qeveri që vetëm bymehet. Nëse do të ishte Saliu i keq, do të shkonin votat te opozitat e reja. Rama nuk ka marrë kurrë më shumë vota se në 2025. Ka qeverisur aq mirë sa vetëm rritet?!
    Preç Zogaj: Për mendimin tim, çdo lider demokrat, që del në krye të PD-së, e mund Ramën. Politika ka rregulla.

  • “Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalon Ramën të…”/ Debati mes analistëve për dorëheqjen e kreut të PD

    “Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalon Ramën të…”/ Debati mes analistëve për dorëheqjen e kreut të PD

    Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi një ditë më parë se nuk do të largohet nga posti, edhe pas humbjes së zgjedhjeve, për të cilat tha se sihin farsë dhe se do të garojë sërish për t’u rizgjedhur në vitin 2026. Analisti Andi Bushati, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se (mos)qenia e Berishës në krye të PD-së “nuk e pengon Ramën që të vjedhë”.  
     Pjesë nga biseda 
    Andi Bushati: Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalojnë dot Ramën të vjedhë. Presidenti i Federatë së Shudos, duhet të ikë? Në diktatura, roli i opozitës është zero. 
    Preç Zogaj: Çfarë emri i vë diktaturës? Ky është vend autoritar, bëhet parti shtet gjithnjë e më shumë. Por ka ndëshkueshmëri, ka përpjekje për të vendosur sundimin e ligjit. 
    Andi Bushati: Këtu morëm vesh se na kanë bërë gropë në aeroportin e Vlorës, ne themi po ikën Saliu. Ramën mund ta rrëzosh, duke u thënë njerëzve, ja si u vodh në aeroportin e Vlorës, jo si do ikë Saliu. 
    Preç Zogaj: Rama rrëzohet me opozitë të riorganizuar. 
    Andi Bushati: Gati-gati po e pëlqej Saliun tani, se e di që nuk fiton dhe ka gjetur humorist për bashkinë… 
    Mentor Nazarko: Një parti që nuk krijon shpresë nuk e rrëzon. 
    Andi Bushati: Problemi është që Rama ka marrë më shumë vota se në 2009, 2013, 2017, 2021. 
    Mentor Nazarko: Ka 34 mijë vota më shumë. 
    Andi Bushati: Nuk është puna se kemi opozitë të dobët, por kemi një qeveri që vetëm bymehet. Nëse do të ishte Saliu i keq, do të shkonin votat te opozitat e reja. Rama nuk ka marrë kurrë më shumë vota se në 2025. Ka qeverisur aq mirë sa vetëm rritet?! 
    Preç Zogaj: Për mendimin tim, çdo lider demokrat, që del në krye të PD-së, e mund Ramën. Politika ka rregulla. 

  • Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

    Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

    Analisti Preç Zogaj, duke komentuar gjetjet kryesore të raportit të OSBE/ODIHR-it për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se, përveç fakteve që tregojnë se zgjedhjet nuk ishin të barabarta, vëzhguesit nuk sollën të dhënat e tyre për shitblerjen e votave dhe incidentet zgjedhore, duke e lënë fajin jetim për këto dy aspekte të rëndësishme të zgjedhjeve.
    “Janë realiste të gjitha dhe është pjesa më e fortë e raportit se ka mori faktesh konkrekte që në lidhje thonë se zgjedhjet ishin të pabarabarta. Problemi më i madh i zgjedhjeve në Shqipëri, edhe brenda partive, është pabarazia. Barazia është element shumë i rëndësishëm. Këtu janë renditur aktivitete të PS që nuk lejohen, një akuzë për shkelje të barazisë në zgjedhje.
    Shitblerja e votave, OSBE/ODIHR, ia delegon akuzave që kanë bërë palët, nuk referon ndonjë gjë të vetën. Po kështu edhe të pjesa tjetër, incidentet zgjedhore, që i referohen pretendimeve të palëve. Në këtë rast të dyja palët e gjejnë veten në rregull se faji mbetet jetim”-tha Zogaj.

  • Reforma në Drejtësi, Zogaj: Është bërë gjueti shtrigash për të larguar padrejtësisht gjyqtarë e prokurorë. Të rikthehen në punë

    Reforma në Drejtësi, Zogaj: Është bërë gjueti shtrigash për të larguar padrejtësisht gjyqtarë e prokurorë. Të rikthehen në punë

    Analisti politik Preç Zogaj ka kritikuar procesin e vetingut, duke e cilësuar si një “gjueti shtrigash” që ka larguar padrejtësisht nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë për arsye financiare të papërfillshme. Në emisionin “Trialog” në RTSH, ku po diskutohej mbi Reformën në Drejtësi, Zogaj solli në vëmendje një rast konkret të një prokurori që, sipas tij, është penalizuar pa të drejtë.
    “Këtu kanë bërë masakër dhe gjueti politike shtrigash për të larguar nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk arsyetonin 5 mln lekë. Është bërë një shkelje e madhe e aneksit të Kushtetutës. Ka qenë një prokuror i cili kishte mbrojte policore prej 15 vitesh sepse kishte dhënë vendime të rënda për bandat më të rrezikshme të kohës. Prokurori dhe gjykatësi. Këta pretendonin se ky prokurori me mbi 20 vite punë dhe gruan mësuese, duhej të flinte poshtë urës se nuk ka pas mundësi për të blerë apartament, edhe pse kishte 2 kredi”, tha Zogaj.
    Ai akuzoi Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA) se po përdor procesin e vetingut për të ndërtuar karrierë në institucionet e tjera, duke cenuar të drejtat e profesionistëve të ndershëm. Zogaj bëri thirrje që Parlamenti, institucionet dhe opozita të ndërmarrin nisma për të rikthyer në detyrë ata gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar në kundërshtim me dispozitat kushtetuese.
    “Këta të KPA po tentojnë të bëjnë karrierë me këto institucionet e tjera. Parlamenti, institucionet, opozita, duhet të bëhet nismëtare që për të gjitha rastet kur është shkelur, të rikthehet e drejta për ata që janë viktima të vetingut. Unë jam mbrojtës i madh i Reformës në Drejtësi, por të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë hequr nga sistemi në shkelje të dispozitave që janë shprehur te aneksi kushtetues, të kthehen në punë”, theksoi ai.

  • Preç Zogaj: Deklarata e Dumanit, thirrje për të ruajtur vazhdimësinë në SPAK

    Preç Zogaj: Deklarata e Dumanit, thirrje për të ruajtur vazhdimësinë në SPAK

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, ishte në qendër të diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH1 nën moderimin e Alba Alishani, ku u trajtua çështja e vazhdimësisë së mandatit të prokurorëve të posaçëm. Analisti Preç Zogaj vlerësoi deklaratën e Dumanit si një përpjekje të qartë për t’i dhënë peshë kërkesës drejtuar Parlamentit, në mënyrë që prokurorët aktualë të kenë mundësinë të rikandidojnë.
    “Kjo është një deklarata që në këtë fazë që ai kërkon ti jap peshë kërkesës së tij ngulmuese që drejtuar parlamentit që tu krijoj mundësi prokurorëve që të rikandidojnë. Shumë shpejt 11 prokuror do ti mbaroj mandati dhe ato kanë të gjitha çështjet në hetim të cilat janë çështje që zgjasin dhe secila ka specifikën e vet, duke shtuar që ato konkurrojnë por ai e tha troç: që disa nuk meritojnë të fitojnë dhe juria që do ti kualifikojë do krijoj mundësinë që të ketë një ripërtëritje. Nëse e kalojnë ato që e meritojnë, sepse 2 është një moment për të vlerësuar punën e tyre dhe ato kalojnë 5-6 apo 10 dhe ruhet vazhdimësia përmbysja do të krijo prapë vonesë dhe do të themi përsëri këto”, u shpreh analisti Zogaj.
    Sipas tij, një përmbysje e menjëhershme e trupës së prokurorëve do të sillte vonesa dhe do të dëmtonte ritmin e SPAK. “Do të kthehemi te të njëjtat probleme,” paralajmëroi Zogaj.

  • Mos u fshihni pas gishtit, Florjan Binaj është kandidat super politik i Berishës

    Mos u fshihni pas gishtit, Florjan Binaj është kandidat super politik i Berishës

    Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka shpallur kandidaturën si i pavarur për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë. Kjo lëvizje ka marrë mbështetjen e opozitës, e cila nuk ka prezantuar një kandidat të vetin. Por analisti politik Preç Zogaj e cilësoi kandidimin e Binajt si pjesë të një skeme të qartë politike. Në studion e emisionit “Trialog” Zogaj tha etiketimi si “i pavarur” nuk qëndron, pasi Binaj është shpallur dhe mbështetur nga forca politike opozitare.
    “Nuk ka sens të lozet me fjalën ‘i pavarur’. I pavarur do të thotë që dikush krijon një lëvizje qytetare pa parti politike. Këtu kemi të bëjmë për një skemë politike. Është një skemë që dikush e ka krijuar dhe secili e ka gjetur të përshtatshme. Nuk ka më hapësirë për t’u fshehur pas gishtit. Ai është një kandidat super politik i shumë partive sepse ai është shpallur nga parti politike. Ai është kandidat i opozitës së bashkuar, që është bashkuar rreth tij”, u shpreh Zogaj.
    Ai theksoi se një kandidaturë e tillë ka potencial për të sfiduar seriozisht kandidaten e Partisë Socialiste, por paralajmëroi se vazhdimi i etiketimit si “i pavarur” mund të dëmtojë perceptimin publik dhe rezultatin elektoral.
    “Nëse nuk do të dini ta lozni mirë këtë skemën e të pavarura, që s’ka si të jetë i pavarur, do mendojnë njerëzit sikur ‘ja keni lënë në derë’ dhe do jetë negative edhe për vetë rezultatin elektoral. Do ju perceptojnë sikur fshiheni të gjithë pas gishtit, nuk gjeti një kandidat PD dhe tani kemi të pavarurin dhe nëse fiton e ndajmë suksesin, nëse jo askush nuk do thotë humba. Duhet lënë mënjanë kjo loja me të ‘pavarurin’ ai është kandidat i opozitës. Më shumë mobilizon kandidati politik,” shtoi Zogaj.
     

  • Zogaj: Binaj është kandidat i PD-së së Berishës, opozita në krizë për personalitete

    Zogaj: Binaj është kandidat i PD-së së Berishës, opozita në krizë për personalitete

    Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar kandidatin Florian Binaj, u shpreh se ai është kandidat i PD-së dhe jo i pavarur. Zogaj tha se me këtë kandidaturë, PD dhe partitë aleate të opozitës treguan se janë në krizë personalitetesh, ndryshe nga e kaluara kur garonte me kandidatë politikë. 
    “Përkufizimi i kandidatit të pavarur nuk është kjo e Binajt, sepse e përgatit elektoratin se ky po afrohet. Kemi raste kur kanë fituar të pavarurit në disa bashki. Kemi një skemë se asnjë parti nuk do të ekspozohet vetë me një emër politikani. 
    Nëse partitë nuk kanë kandidatë të denjë për të përballuar garën në bashkinë më të madhe se është Shqipëri, kjo dëshmon se është krizë për personalitete, për burime njerëzore. 
    Është një skemë që duhet t’i bashkojë se ka bashkuar disa fragmente të opozitës dhe kanë gjetur këtë kandidat. Binaj është kandidat politik se është shpallur nga kryetari i PD-së. Nuk mund të propozohet kandidati i Tiranë kështu, por për një bashki të vogël. Duhet përgatitur gjatë. PD ka garuar me kandidatë politikë, konsensualë. 
    Kemi një shprehje popullore që “nëse del djalë e ndajmë suksesin nëse del vajzë s’kemi humbur”- tha Zogaj.