Mënyra se si po zhvillohet përballja ligjore mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe prokurorit të SPAK, Olsi Dado, ka qenë tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH.
Në panelin e drejtuar nga Alba Alishani, analisti dhe shkrimtari Preç Zogaj ka bërë një analizë të dyfishtë: nga njëra anë duke njohur betejën e pashmangshme me drejtësinë dhe nga ana tjetër duke kritikuar ashpër kushtet e trajtimit të Veliajt si i paraburgosur.
Beteja në “arenë”
Sipas Zogajt, faza e hetimeve sekrete ka mbaruar dhe tashmë palët janë “në arenë”. Ai theksoi se Veliaj ka të drejtë të plotë ligjore të marrë çdo material të dosjes.
“I akuzuari duhet të jetë në dijeni për çdo fjalë që thuhet e shkruhet në adresë të tij. Taktika e zvarritjes është në drejtësinë tonë, por beteja reale e Veliajt tani është me akuzën,” tha Zogaj.
Kritika për “kafazin”
Pika më e fortë e diskutimit ishte qëndrimi i Zogajt mbi masat e sigurisë fizike në paraburgim. Analisti u shpreh i rezervuar dhe kritik ndaj futjes së kryebashkiakut në “kafaz”, një masë që, sipas tij, duhet të rezervohet për individë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
“‘Kafazi’ i rezervohet kriminelëve që kanë bërë krime të rënda. Nuk besoj se Veliaj është në këto kushte dhe nuk e kuptoj këtë qëndrim. Masat që po zbatohen në paraburgim ndaj tij nuk janë të drejta, janë të ashpra dhe të kritikueshme,” deklaroi Zogaj.
Ai nënvizoi se, pavarësisht akuzave që do t’i shqiptojë prokurori, prezumimi i pafajësisë mbetet thelbësor dhe individi duhet të gjykohet mbi prova, jo mbi masa kufizuese demonstrative.
Tag: zogaj
-

Preç Zogaj: Trajtimi i Veliajt në paraburgim është i kritikueshëm
-

Preç Zogaj: Dumani ishte garancia e SPAK-ut dhe simboli i drejtësisë së barabartë
Preç Zogaj shkruan se mandati trevjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri. Gjatë drejtimit të tij, SPAK nisi të shkruajë një kapitull të ri në historinë e drejtësisë shqiptare, duke hedhur themelet e parimit “Askush mbi ligjin”, një standard i panjohur më parë në vendin tonë.
Nën drejtimin e Dumanit, hetimet penale u normalizuan edhe në nivelet më të larta të pushtetit, prej ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve Sali Berisha e Ilir Meta, te zëvendëskryeministrat Arben Ahmetaj e Belinda Balluku, ministra, kryebashkiakë dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë. Kulmi u shënua me dërgimin për gjykim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, një zhvillim dikur i paimagjinueshëm.Kështu, SPAK me Dumanin në krye arriti të zhbllokojë krizën e gjatë të sistemit të drejtësisë, e cila ishte, mbi të gjitha, krizë e hetimit të pandëshkueshmërisë politike. Pa hetim, drejtësia është si mulliri pa ujë nuk ka çfarë të bluajë.
Tre vjetët e fundit ishin më produktivë falë përgatitjes, investimeve, asistencës ndërkombëtare dhe rritjes së pritshmërive publike. Megjithatë, sukseset, të cilat në kontekstin e 30 viteve pandëshkueshmëri janë të natyrës epopeike, lidhen ngushtë me figurën e Dumanit: prokuror i guximshëm, profesionist, atdhetar dhe udhëheqës që udhëheq me shembull dhe jo me pozicion.
Dumani qëndroi në vijën e parë të hetimeve, përkrah kolegëve, duke u bërë njëkohësisht mburojë nga sulmet politike dhe presionet kriminale. Ai promovoi punën në ekip, shmangu protagonizmin, mori mbi vete goditjet publike dhe i mbrojti kolegët, duke ruajtur integritetin e institucionit.
SPAK nën drejtimin e tij ka ditur të menaxhojë sfida të brendshme dhe presionet e mëdha pa i kthyer në spektakël publik një meritë që flet për profesionalizëm të pjekur.
“Kuota Dumani” është sot një standard i lartë dhe sfidues për kryetarin pasues. Barrën e drejtimit tashmë e merr dikush tjetër, me detyrën për ta ruajtur këtë nivel e për ta çuar më lart, me vetëdijen se sfidat dhe sulmet do të shtohen, sa më shumë rritet numri i të hetuarve e të dënuarve.
SPAK duhet të përgatitet edhe për rënien natyrale të entuziazmit publik dhe rritjen e nihilizmit, si pjesë e logjikës së progresit: sa më shumë pakësohet e keqja, aq më i dukshëm bëhet ajo që mbetet. Por ky nuk është problem për një institucion që ka busull ligjin, jo popullaritetin.
Ndërkohë, presioni politik dhe kërcënimet e botës së krimit nuk do të mungojnë. SPAK duhet të vazhdojë rrugën pa devijuar, sepse çdo dobësim i tij rrezikon kthimin prapa.
Në disa raste mund të ketë teprime hetimore, por ato korrigjohen nga gjykata. Ndërsa një SPAK i “kastruar” do të thotë drejtësi e paralizuar. Pa akuzë, gjykata nuk ka punë.
Pikërisht për këtë, pritet që edhe në mandatin e ri, me përvojën dhe solidaritetin e fituar, prokurorët e SPAK të vijojnë të shkruajnë historinë e madhe të “Askush mbi ligjin”. -

Zgjedhja e Joni Ketës/ Vangjeli: Lajm i keq për “mëkatarët”, SPAK nuk ndryshon kurs. Beci e Zogaj: Ndërkombëtarët janë aty
Emërimi i Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është lexuar nga paneli i analistëve në emisionin “Trialog” jo si një thyerje, por si garancia më e fortë se drejtësia e re nuk do të bëjë hapa pas.
Analisti Lorenc Vangjeli, avokati Eugen Beci dhe analisti Preç Zogaj ranë dakord se ky proces ka pasur një konsensus të plotë publik dhe ndërkombëtar.
Vangjeli: Vijueshmëri e goditjes
Për Lorenc Vangjelin, emri i Ketës mbart një mesazh të qartë për botën e krimit dhe korrupsionit: ndërrimi i emrave nuk do të thotë ndërrim politikash.
“Ky është një paralajmërim i keq për mëkatarët. Të gjithë ata që mendojnë se ndryshimet e stafeve në SPAK do të sjellin ndryshime edhe në SPAK, përgjigjen e marrin me zgjedhjen e Ketës, që tregon vijueshmërinë e asaj që ka nisur,”, deklaroi Vangjeli.
Beci: Pse ndërkombëtarët janë të interesuar
Avokati Eugen Beci shpjegoi arsyet teknike pse SHBA dhe BE (nëpërmjet ICITAP) janë kaq prezentë në këtë proces. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje parimore, por për interesa konkrete operative.
“Këto shtete kanë dosje të përbashkëta, ndaj dhe janë të interesuar për zgjedhjen e kreut të BKH-së. ICITAP është organi që u vjen në ndihmë oficerëve të policisë gjyqësore, është një mbështetje anglo-amerikane,”, tha Beci.
Zogaj: Fat për Shqipërinë
Analisti Preç Zogaj vuri theksin te transparenca e procesit, duke nënvizuar se vetë njoftimi zyrtar e bëri të qartë se partnerët ishin në tavolinë.
“Ata nuk e drejtojnë SPAK-un, por janë aty se kanë çështjet e tyre. Është fat për ecurinë e SPAK dhe të ligjshmërisë në Shqipëri,”, përfundoi Zogaj. -

Përplasja PD-BE për zgjedhjet/ Preç Zogaj: Opozita po gabon, Marta Kos foli në emër të Evropës
Debati i ndezur mes Partisë Demokratike dhe institucioneve të Bashkimit Evropian pas deklaratave të Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, ka qenë tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH. Nën moderimin e Alba Alishanit, paneli i përbërë nga analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo, ka zbërthyer lëvizjen e fundit të opozitës dhe reagimin ndaj Brukselit.
Analisti Preç Zogaj ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj strategjisë së PD-së, duke e cilësuar qasjen konfliktuale me ndërkombëtarët si një rrugë pa krye.
Marrëdhënia konfliktuale Berisha-Perëndim
Sipas Zogajt, historia po përsëritet. Ai theksoi se marrëdhëniet e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, sa herë që ai ndodhet në opozitë, kanë qenë historikisht problematike.
“Marrëdhëniet e Berishës me BE dhe SHBA, kur është në opozitë, kanë qenë konfliktuale,” u shpreh Zogaj, duke theksuar se kjo është një vazhdimësi e një cikli të vjetër politik.
Lidhur me deklaratën e shumëdiskutuar të Komisioneres së Zgjerimit, e cila i cilësoi zgjedhjet “të lira dhe të ndershme”, Zogaj tha se ajo nuk flet si individ, por si zëri i qeverisë evropiane.
“Kur zyrtarët e lartë të BE-së flasin për integrimin, ata nuk flasin personalisht, por në emër të qeverisë së BE-së që kryesohet nga Ursula von der Leyen,” sqaroi analisti.
Ai solli në vëmendje edhe faktin se Kos vjen nga Sllovenia, një vend që historikisht ka mbështetur Shqipërinë.
“Politikanët sllovenë kanë dëshmuar që janë më dashamirës për Shqipërinë. Dëshmi për këtë është edhe Tanja Fajon, e cila bëri çmos për liberalizimin e vizave,” tha ai.
Duke analizuar raportin e OSBE/ODIHR, mbi të cilin opozita bazon akuzat e saj, Zogaj argumentoi se raporti përmban kritika për të gjitha palët dhe jo vetëm për qeverinë. Ai bëri një paralele historike me vitin 1996:
“Edhe në 1996 raporti i OSBE/ODIHR i bëri blozë zgjedhjet në vend. Por në dorë më pas procesin e morën SHBA dhe BE. Raporti ka damkosje për të gjithë.”
Në mbyllje, Zogaj dha një mesazh të qartë për strategjinë e opozitës: “Opozita nuk fiton asgjë duke bërë kontrapedalin për integrimin. Për mua ajo duhet të jetë një hap para qeverisë, në pararojë të këtij procesi. Nga të bërit anëtarë fiton i gjithë vendi.” -

Përplasja PD-BE për zgjedhjet/ Zogaj: Opozita po gabon, Marta Kos foli në emër të Evropës

Mbrojtja e Komisioneres Kos
Lidhur me deklaratën e shumëdiskutuar të Komisioneres së Zgjerimit, e cila i cilësoi zgjedhjet “të lira dhe të ndershme”, Zogaj tha se ajo nuk flet si individ, por si zëri i qeverisë evropiane.
“Kur zyrtarët e lartë të BE-së flasin për integrimin, ata nuk flasin personalisht, por në emër të qeverisë së BE-së që kryesohet nga Ursula von der Leyen,” sqaroi analisti.
Ai solli në vëmendje edhe faktin se Kos vjen nga Sllovenia, një vend që historikisht ka mbështetur Shqipërinë.
“Politikanët sllovenë kanë dëshmuar që janë më dashamirës për Shqipërinë. Dëshmi për këtë është edhe Tanja Fajon, e cila bëri çmos për liberalizimin e vizave,” tha ai.
Raporti i OSBE-së
Duke analizuar raportin e OSBE/ODIHR, mbi të cilin opozita bazon akuzat e saj, Zogaj argumentoi se raporti përmban kritika për të gjitha palët dhe jo vetëm për qeverinë. Ai bëri një paralele historike me vitin 1996:
“Edhe në 1996 raporti i OSBE/ODIHR i bëri blozë zgjedhjet në vend. Por në dorë më pas procesin e morën SHBA dhe BE. Raporti ka damkosje për të gjithë.”
Në mbyllje, Zogaj dha një mesazh të qartë për strategjinë e opozitës: “Opozita nuk fiton asgjë duke bërë kontrapedalin për integrimin. Për mua ajo duhet të jetë një hap para qeverisë, në pararojë të këtij procesi. Nga të bërit anëtarë fiton i gjithë vendi.” -

“Tani nuk ka më tabu”/ Berisha 2 orë në SPAK, analisti: Strasburgu, detyron hetim për vrasje shtetërore
Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit dje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ku qëndroi për rreth dy orë për të dëshmuar lidhur me ngjarjet tragjike të 21 Janarit 2011.
Kjo zhvillim, pas gati 15 vitesh nga ngjarja ku u vranë katër protestues, u komentua nga analisti Preç Zogaj, i cili e cilësoi këtë si “lajmin e ditës” dhe një hap pozitiv për drejtësinë.
Zogaj: S’ka më tabu
Preç Zogaj theksoi rëndësinë e këtij veprimi, duke argumentuar se ai tregon se SPAK-u nuk njeh më kufij apo pozita politike.
“Ky është një zhvillim pozitiv dhe do të thotë që tani nuk ka më tabu. Imagjino sa kohë ka humbur Shqipëria për të pyetur personin numër 1, i cili ka dijeni për ngjarjen sepse ka qenë aty,” tha Zogaj.
Sipas tij, pavarësisht kohës së humbur, thirrja e ish-Kryeministrit për të dhënë llogari është vendimtare, pasi ai gjithmonë rrezikon të akuzohet.
Urdhri i Strasburgut
Zogaj shpjegoi se hetimi i ri nuk është një vendim politik, por një detyrim ligjor që rrjedh nga instancat ndërkombëtare. Çështja është rihapur pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut.
Gjykata e Lartë, mbi bazën e vendimit, ka urdhëruar SPAK-un që të marrë çështjen dhe të bëjë një hetim shterues.
Analisti theksoi se dosja e 21 Janarit është një nga më të rëndat e historisë së tranzicionit dhe SPAK-u tani është i detyruar të hetojë nëse vrasjet e katër protestuesve ishin me dashje apo nga pakujdesia. -

Berisha 2 orë në SPAK, Zogaj: Tani s’ka më tabu, Strasburgu detyron hetim për vrasje shtetërore
Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ku qëndroi për rreth dy orë për të dëshmuar lidhur me ngjarjet tragjike të 21 Janarit 2011.
Kjo zhvillim, pas gati 15 vitesh nga ngjarja ku u vranë katër protestues, u komentua nga analisti Preç Zogaj në emisionin “Trialog” në RTSH, në moderimin e Alba Alishanit, i cili e cilësoi këtë si “lajmin e ditës” dhe një hap pozitiv për drejtësinë.
Zogaj: S’ka më tabu
Preç Zogaj theksoi rëndësinë e këtij veprimi, duke argumentuar se ai tregon se SPAK-u nuk njeh më kufij apo pozita politike.
“Ky është një zhvillim pozitiv dhe do të thotë që tani nuk ka më tabu. Imagjino sa kohë ka humbur Shqipëria për të pyetur personin numër 1, i cili ka dijeni për ngjarjen sepse ka qenë aty,” tha Zogaj.
Sipas tij, pavarësisht kohës së humbur, thirrja e ish-Kryeministrit për të dhënë llogari është vendimtare, pasi ai gjithmonë rrezikon të akuzohet.
Urdhri i Strasburgut
Zogaj shpjegoi se hetimi i ri nuk është një vendim politik, por një detyrim ligjor që rrjedh nga instancat ndërkombëtare. Çështja është rihapur pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut.
Gjykata e Lartë, mbi bazën e vendimit, ka urdhëruar SPAK-un që të marrë çështjen dhe të bëjë një hetim shterues.
Analisti theksoi se dosja e 21 Janarit është një nga më të rëndat e historisë së tranzicionit dhe SPAK-u tani është i detyruar të hetojë nëse vrasjet e katër protestuesve ishin me dashje apo nga pakujdesia. -

Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit
Në emisionin “Trialog” në RTSH1, moderuar nga gazetarja Alba Alishani, analisti Preç Zogaj ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke i cilësuar ato si pjesë të konflikteve të brendshme në botën e krimit.
Ai shtoi se ngjarje të tilla janë pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale që kanë jetuar konflikte dhe kanë krijuar hasmëri ndër vite.
Sipas Zogajt, këto zhvillime tregojnë se konfliktet e brendshme të botës së krimit po dalin gjithnjë e më shumë në sipërfaqe, duke prodhuar ngjarje të rënda me pasoja për sigurinë publike.
“Mendoj se është një atentat i mirë menduar në detaje që gatuhet në botën e erret të krimit, dhe është shprehje e larjes së hesapeve mesa shikoj unë dhe nuk shoh arsye tjetër. Janë grupe kriminale që kanë jetuar konflikte, kanë krijuar hasmëri dhe ngjarje të tilla që kane të bëjnë me larje hesapesh janë ngjarje që shoqërojnë jetën në Shqipëri por edhe kudo në botë. Krimet që bën mafia brenda llojit janë krimet më të përbindshme. Krimet që bëjnë grupet kriminale në Shqipëri janë pjesë të larjeve të hesapeve. Për mendimin tim është se bota e krimit që po asgjësojnë njëri tjetrin”, u shpreh Zogaj. -

“Fillimet” e Preç Zogajt/ Publicisti rikthen në veprën e tij kujtimet e Dhjetorit 1990: Pluralizmi nuk erdhi plotësisht i shëndetshëm
“Fillimet” e ka titulluar publicisti Preç Zogaj veprën e tij që përshkruan një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, rrëzimin e diktaturës dhe lejimin e pluralizmit.
Si dëshmitar i rreshtit të parë, në veprën që vjen e ribotuar pas 10 vitesh, autori rrëfen Lëvizjen e Dhjetorit, që e cilëson ngjarjen më të rëndësishme për vendin pas shpalljes së pavarësisë.
“Fillimet janë ngjarje, në të cilat u plazmua ajo që ndodhi pas vitit 1990 dhe deri më sot. Kushdo që e lexon librin tim, e kupton që këto fillime nuk kanë mbaruar kurrë. Ky nuk është një lajm i mirë”, u shpreh Zogaj.
Herë si protagonist e herë si dëshmitar, Preç Zogaj raporton me objektivitet ngjarjet e stuhishme të viteve ’90, duke nisur me rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër dhe ndalet veçanërisht te themelimi i Partisë Demokratike.
“Mendoj se momenti i shpalljes së Partisë Demokratike ka qenë një moment mençurie sepse Ramiz Alia, presidenti i kohës, në takimin me studentët, ku u pranua sistemi shumëpartiak, u kërkoi studentëve që të krijonin një parti studentësh dhe ne që sihin një grup thamë që një parti tjetër studentësh është pa kuptim. Dhe u vendos të krijohej Partia Demokratike”, tha Preç Zogaj.
Ish-themeluesi i PD zbardh prapaskenat e luftës së brendshme që shënjoi këtë parti.
“Pasi ndodhi ky spastrimi dora dorës brenda PD, u ndryshua edhe statuti. Statutin e ndërtuan si një kostum për përjetësi. Të gjitha i ka provuar… përveç rotacionit të elitës. Ky është problemi te PD, që i ka munguar dhe i mungon heroi që ikën.
Pluralizmi nuk lindi aq i shëndetshëm, pluralizmi ka qenë dukshëm i simuluar. Prandaj ka shumë konflikt, sepse kur është i simuluar, palët bëjnë teatër sikur janë kundër njëri-tjetrit”, tha ai.
Në një takim me studentët e shkencave politike në Universitetin Europian të Tiranës, publicisti theksoi nevojën për reformë të klasës politike.
“Mendoj se duhet të krijohet hapësira me mendje, me ide, me oratori, me qartësi dhe me rini. Rinia duhet të bëjë diçka”, përfundoi Zogaj.
Pas promovimit, libri me dëshmi, refleksione dhe dokumente origjinale të periudhës 1990–1992 vjen për lexuesit në Panairin e 28-të të Librit.Top Channel
-

Berisha në SPAK për 21 janarin, Zogaj: Ja tri aspektet ku duhet të hetohet
Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi motivet që kanë çuarr në thirrjen e ish-kryeministrit Berisha në SPAK të premten për t’u pyetur për ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2011. Sipas Zogajt, SPAK do të duhet të hetojë disa aspekte të kësaj ngjarjeje të rëndë, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës, prishjen e provave dhe pastrimin e skenës së krimit.
“Është arritur në konkluzionin se kjo është një krim shtetëror, janë vrasje shtetërore dhe nga kjo pikëpamje Gjykata e Lartë i kërkon SPAK-ut që të hetojë në tre aspekte.
Një është për të hetuar për vrasje në rrethana të cilësuara, sepse nga hetimi i mëparshëm i prokurorisë së Tiranës dhe nga gjykimi i mëparshëm vrasjet janë konsideruar si vrasje nga pakujdesia.
E dyta i kërkon që të hetojë për shpërdorim detyre, sepse dikush ka shpërdorur detyrën, sa kohë që ata e cilësojnë si vrasje shtetërore dhe e treta hetojnë për prishjen e provave, për pastrimin e skenës së krimit. Nga kjo pikëpamje, unë mendoj se SPAK-u ka një hapësirë, ka shumë lëndë, si me thënë, për të hedhur dritë dhe është detyrë e SPAK-ut që të hedhë dritë për të trija këto çështje.
Minimalisht, nja dy-tre gjëra janë flagrante. Flagrant është refuzimi i urdhërit të Prokurores së Përgjithshme për të ndaluar, jo për të arrestuar, oficerët që ishin të pranishëm dhe ishin protagonistë në këtë skenë krimi. Dhe drejtori i policisë së Tiranës në atë kohë, apo i policisë së shtetit, s’e mbaj mend mirë, Burgaj është urdhëruar nga kryeministri i vendit që të refuzojë prokurorinë. Kjo ka bërë bujë të madhe në Shqipëri në atë kohë.
I gjithë trupi diplomatik, vendet, partnerët dhe presidenti i Francës janë habitur se si mund të pengohet zbatimi i një urdhëri të prokurorit për të hetuar rreth një skene krimi ku janë vrarë katër njerëz. E, e dyta ka të bëjë me prishjen e provave, pengimi i prokurorëve për të hetuar në kohë reale në moment. Së paku 48 orë, ndoshta edhe më shumë, autorëve të kësaj masakre që të ndërhyjnë, të prishin prova që i ka zbuluar FBI-ja dhe nuk i ka zbuluar prokuroria jonë.
E para është fshirja e serverit të kryeministrisë, i cili ka filmuar para dhe brenda nuk e di ç’ka filmuar, por ai është prishur sipas FBI-së, duke filluar nga mesnata e 22 janarit deri në orën pesë të mëngjesit.
Ndërhyrja në armën e ish-komandantit të Gardës, Andrea Prendi, FBI-ja ka zbuluar se ai ka ndërruar tytën e armës. Dhe ka dhe elementë tjerë që lidhen me pastrimin e skenës së krimit.
Thelbi i hetimit është të hetohet nga doli kush urdhëroi, pse u qëllua mbi turmë, pse qëlloi garda mbi turmë në një kohë kur demonstrate”- tha Zogaj.