Kënga “ZJERM” nga “Shkodraelektronike”, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2025, vjen tani në një version të ri, të interpretuar në gjuhën e shenjave.
Ky format e bën muzikën më të aksesueshme për personat me dëmtime dëgjimi, duke u dhënë mundësinë të ndjejnë emocionet dhe mesazhin e këngës në një mënyrë unike.
Interpretimi në gjuhën e shenjave përdor lëvizjet e duarve, mimikën dhe gjuhën e trupit për të transmetuar emocionet, jo vetëm përkthim fjalë për fjalë.
Nisma pasqyron angazhimin e “Shkodraelektronike” dhe Eurovision për diversitet dhe përfshirje, duke e bërë “ZJERM” një urë lidhëse mes njerëzve dhe kulturave të ndryshme.
Tag: zjerm
-

Dimension i ri i këngës “ZJERM” nga Shkodra Elektronike, interpretim në gjuhën e shenjave
-

“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike, pretenduan trofeun e Eurovision dhe u shpërblyen me admirimin e publikut
Nga Albert Vataj
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”, kanë shkruar në një postim në rrjetet sociale, në reagim e tyre të parë pas mbylljes së siparit në sfidën evropiane të këngës, Shkodra Elektrinike.Tani që na ka dalë dehja e pretendimeve për t’u kurorëzuar fitues mbrëmjen e 17 majit 2025 në Bazel, të “Zjerm” dhe Shkodra Elektronike, kemi kurajën të shikojmë më qartë, dhe t’i themi gjërat më siç janë. Rezultati zhgënjyes erdhi pikëspari nga steka e lartë e pritshmërie, duke e ditur se si bëhen këto punë në atë mexhlis, dhe si juritë e shteteve katandisen në vlerësim çokash, lobimesh e tallavash diplomatike.Kam një mëndje jo fort të mirë, se për si u katandis ky muhabet, ndoshta erdhi edhe nga pamjaftueshmërisë për të bërë sa duhej nga ata me të drejtë vote. Ndoshta bënë, shumë, por ende më shumë të bënim, të paktën aq sa të mos stononte me zhurmë që bëmë nëpër rrjetet sociale, pika e publikut do ta shkërmoqetë vendimin e jurisë, siç u përpoq.Siç ndoshta mirë do të ishte ta dinit, Shqipëria përfundoi në vendin e 8-të mes 26 finalistëve, me një total prej 218 pikës, 173 nga televotimi i publikut dhe 45 nga juritë profesionale. Ndër vendet që vlerësuan maksimalisht performancën shqiptare ishte Franca, e cila i dha 12 pikët e saj të plota. Gjatë atyre minutave, intensiteti emocional ngrihej duke na ndezur “Zjerm” dhe rrëzohej duke u bërë copash, deri në mbarim të atij ankthi numrash që ngjitnin dhe ulnin Shqipërinë në renditje. Për një palë, ata më entuziastët, që pretendonin trofeun, përfundimi ishte shokues. Për ata më të ftohtit, ishte diçka që pirtej, por jo deri kaq të shkonte gjykimi i jurive profesioniste.Sakaq për gjërat, për të cilën do të mbahen mend kjo sfidë e këngës, ndër shumë nga specifikat dalluese dhe viralen që rrëmbeu “Zjerm”, duke u bërë një ritëm dhe refren për shqiptarë dhe joshqipfolës, është se, edhe pse ishte ndër përfaqësimet më dinjitoze dhe më të vlerësuara nga kritika dhe nga mediat prestigjioze ndërkombëtare, Shkodra Elektronike dhe Shqipëria me “Zjerm”, mori vlerësimin më të ulët nga juritë e shteteve.Ndoshta nuk ishte vetëm gjeopolitika ajo që na keqtrajtoi, por edhe një logjikë përjashtuese që donin të fitonin kompetentët, përballë një vlerësimi të jashtëzakonshëm që rrëmbeu Shkodra Elektronike në interesin evropian dhe global. Gjithsesi juritë e thanë fjalën e tyre, zhgënjyese, përkundër asaj që tha publiku.Në fund të fundit, kurrë nuk kanë qenë dhe kurrë nuk kanë për të qenë gjykatoret, ata që do të jenë njësi matëse dhe të përcaktojnë vlerë mbi kritere artistike. Ata që disponojnë ekskluzivitetin e të drejtës për të vendosur, nuk janë ato që servilosen apo sajdisin pretendimet e interesave. Sepse arti, ai i vërteti, as nuk është krijuar dhe as nuk ekziston në lavdinë e vet për juritë, të cilat në mos qofshin të paguara për të mos qenë dinjitoz, në perceptimin e tyre estetik, ata janë disa të paaftë që kryejnë falas aktin kriminal të keqtrajtimit të së drejtës për të gjykuar drejtë vlerat estetike.Pavarësisht se “Zjerm” dhe Shkodra Elektronike nuk arritën të kishin edhe nga juritë profesioniste të njëjtin vlerësim dhe aftësi perceptuese si publiku, përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion 2025, ka qenë më i miri, dhe këtë të vërtetë, ndoshta nuk pritëm të na e tregonin ata që kanë të drejtën e 12 pikëve, por ata që janë gjeneruesit e asaj energjie që e shndërron këngën, muzikën, performancën, në përjetim, gjendje dhe fuqizim të impulseve emocionale.Sepse Kënga “Zjerm” është një rreze e shndritshme agu në natën e gjatë të artit të vërtetë, të këngës origjinare shqiptare, është një akt që ndihet dhe përjetohet, të zgjon për të të hedhur në krahët e një zjarri ndijues.“ “Zjerm” është një këngë origjinale, intense, identitare, e veçantë, e çuditshme, e fuqishme, magjike, ritmike, e memorizueshme, dallon, zgjon, provokon, impresionon, krijon gjendje, përcjell emocion, evokon imazhe, vibrime, tinguj, të rrëmben, të transporton, të çudit, të lë të mëdyshur, të përhumb, të ndryshon… (Marsela Neni)”“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike nuk arritën të fitonin Eurovision, por arritën përmes një efekti të pagjasë, të jenë fituesit e zemrave të publikut, të cilët e këndojnë dhe e kërcejnë, edhe pa bekimin e atyre që vijnë të bëjnë gjykatësit e vlerave.Gjithsesi ky përfaqësim i Shqipërisë, pati kurajën krijuese dhe shpirtin e madh të begatimit të këngës evropiane me një perlë arti, e cila erdhi nga një trevë traditash dhe nga një komb me shpirt të pasur, për t’i treguar Evropës dhe Botës, se kjo është ajo që ne jemi, kjo është ajo që ne bëjmë, për të patur muzikën, këngën, artin, zemrën, si garant vlerash dhe zë që kushtron paqe dhe dashuri, dhe e dëshmon këtë tue… SHNDRIT, SHNDRIT, SHNDRIT,Sepse…ZJERMNë këtë minutë, në këtë çastNo paranojaPas shiut, e ylbertë të duket botaS’ka përreth asnjë ambulancëS’ka kush flet me arrogancëEdhe sot na thanëQë s’prishet kohaPërfundova nën ujëKurrë s’mu tha gojaImagjino një minutëPa ushtarë, pa jetimaAsnjë shishe në oqean.Naftës i vjen era jargavan,Lirinë e fjalësTa mëson shkollaKrijo në mua një zemër t’pastërNë natën time, të dërgoj dritënAman miserereNë zemrën timeN’zemër temeKy minutë do të vazhdojëNjerëzit e mirëNjerëzit pa emërKërcejnë valle në shpirtJarna ne ti toka imeKu kam lindë s’do të harrojJarna ne ti toka imeVazhdo më shndritShndritZjerm!Bjer mbi vallet tona tribaleQë ushtojnë sa orteku kur bjen n’maleZjerm!Njerëzit pa emën e njerëzit e dlirtëNjësoi këputen e bijnëSi 7 thika që t’ngulen n’shpirtZjerm!Këtu flen deti, rana e hanaE yjet s’i shohim se yjet na i shkel kambaKur ecim n’jermZjerm!Jena t’untë për flakë e dritëE t’kërkojmë n’kyt terr që s’pranë tuej shndritëAlbert Vataj
-

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë
Pas një nate të mbushur me emocione, Eurovision 2025 u mbyll me fitoren e Austrisë, ndërkohë që “Zjerm” e Shkodrës Elektronike arriti ta mbyllte në vendin e tetë, duke fituar zemrat e publikut.
Nga vota e jurisë ndërkombëtare, Shqipëria mori vetëm 45 pikë, ndërsa publiku i dha plotë 173 pikë, duke shkuar në 2018 pikë në total.
Por “Zjerm” nuk preku vetëm zemrat e publikut, por edhe ato të rivalëve të saj. Në disa video të postuara në rrjetet sociale, shihet momenti kur konkurrentët e tjerë të Eurovisionit, përfshirë dhe këngëtarin fitues JJ, kërcejnë të gjithë së bashku ndërkohë që Shkodra Elektronike performonte në skenë.
Sipas fansave, ky gjest ka treguar unitetin e krijuar mes artistëve që performuan në skenën më të madhe të muzikës europiane, duke e lënë pas garën për një moment dhe duke zgjedhur të shijonin performancën rrëqethëse e Shqipërisë. -

E megjithatë “Zjerm”-i i Shkodra Elektronike, ka me shndrit si një flakadan në përjetimin e adhurimit
Nga Albert Vataj
Edhe pse dëshiruam kaq shumë fitoren në sfidën evropiane të këngës, pamundësia për të triumfuar në natën finale të Eurovision 2025, nuk na heq të drejtën për të besuar se “Zjerm” i Shkodra Elektronike që përfaqësoi Shqipërinë në këtë even gjigant të këngës, se ka ardhur për të sjellë një përvëlim të fuqishëm emocionesh, që ndezi zemrat e miliona admiruesve, duke e ngritur artin shqiptar, traditën tonë të këngës në nivelet më të epërme.“Zjerm” nuk erdhi thjeshtë si një këngë, si një produksion muzikor, me protagonistët, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca dhe ndihmesën e vargëzimit të Lekë Gjeloshit, por si një zë që lind nga thellësia e shpirtit për të trokitur në ndërgjegjen tonë kolektive.“Zjerm” erdhi t’i qaset të sotmes së nevojave të ngutshme për origjinalitet dhe kreativitet, si një risi e guximshme, që kërkon jo vetëm të dëgjohet, por të ndjehet me fuqinë e një përjetimi shndrrues, të kuptohet në thelbin e fjalës dhe ritmit, metaforës dhe kushtrimit, të jetë vërshuese si një përrua që zbret për të shuar etjen e lumendjve të përfshirjes dhe ndijimit.“Zjerm” erdhi më shumë se një përfaqësim muzikor, shumë më shumë se një përvojë e thellë shpirtërore, behu si një shpërthim poetik që tejkalon kufijtë e skenës dhe kohës, që depërton thellësive të zgjimit.Ajo na kujton se arti i vërtetë nuk ka nevojë për miratim, dakordësim jurish, pendesë gjeopolitikash, apo trofe për të ndriçuar. Mjafton të jetë i vërtetë, i pastër, i guximshëm, dhe ai ka arritur të rrëmbejë fitoren më të madhe dhe arritjen më përmbushës, të bëhet pjesë e dëshirimit të njerëzve.Në një botë që vuan nga zbrazëtia e kuptimit dhe zhurma e pakuptimtë, kaosit, zhgënjimit dhe humbjes, “Zjerm” bëhet akt rezistence, një poezi e kënduar që përthyen errësirën dhe ndez shpresën, ngre altare aty ku lufta lë gërmadh. Dhe jo vetëm kaq, “Zjerm” erdhi si asnjë krijim artistik, për t’u bërë frymë e një përjetimi brezi. Ajo është në majë, edhe pse doli e 8-ta në renditjen e Eurovision, sepse ajo është një këngë që këndohet kudo, që kërcehet duke u bërë pasurim i ritmit dhe ngjyrave të së përditshmes.Sepse kjo këngë i flet shpirtit personal, ndjeshmërisë kombëtare dhe ndërgjegjes njerëzore. Ajo është një psalm modern, një vajtim i shndërruar në lutje, një plagë e shndërruar në dritë, një kambanë që ofrohet si një ftesë për paqë.Nëpërmjet saj, dëgjojmë jo vetëm zërin e Beatriçes dhe Kolës, por zërin e gruas shqiptare dhe burrave që vijnë nga eposi, të brezave që kërkojnë drejtësi, të kombeve që përpiqen për tolerancë dhe mirëkuptim, të njerëzve që duan të jetojnë me dinjitet dhe dashuri.“Zjerm” s’është një flakë që shuhet. Është një zë që mbetet, në ne, me ne, përtej nesh. Dhe në çdo rishfaqje, në çdo dëgjim të ri, ajo do të jetë sërish një thirrje për të jetuar më ndershmërisht, më thellë, më njerëzisht.“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike, në befasitë e saj, me të cilat zuri vend privilegji, ka rrëmbyer gjithashtu vlerësime shumë pozitive nga media ndërkombëtare, duke u cilësuar si një nga hyrjet më origjinale dhe të guximshme të këtij viti, ajo përjetua si një akt artistik i pakompromis dhe i thellë, që në vend të fabulës pop, solli atmosferë, tension dhe trashëgimi të rishkruar me gjuhën e së tashmes.CNN e cilësoi “Zjerm” si këngën më të mirë të këtij viti. Rob Picheta, një nga zërat kritikë më me ndikim në mbulimin kulturor të Eurovisionit, theksoi se bëhej fjalë për një krijim “krejtësisht të ndryshëm nga çdo gjë tjetër në konkurs”. Ai vlerësoi stilin jokonvencional të dyshes dhe ndikimin që kjo këngë pati tek audienca, duke theksuar rritjen e popullaritetit në mesin e fansave ndërkombëtarë.Edhe NPR, përmes kritikut Glen Weldon, e përfshiu “Zjerm” mes dhjetë më të mirave të konkursit. Ai e përshkroi si një baladë “të fuqishme” ballkanike, me kontraste vokale dhe imazhe skenike “të gjalla”, duke e konsideruar një konkurrente të denjë për vëmendjen e jurive profesionale.Nga Suedia, kritiku Carl Petersson Moberg i Göteborgs-Posten e cilësoi performancën e Shqipërisë si “të guximshme dhe dramatike”, duke vlerësuar ndjeshmërinë e saj folktronike si një ndërthurje e rrallë e traditës me eksperimentin modern. Ai parashikoi që Shqipëria jo vetëm do të kalonte në finale, por edhe do të linte një gjurmë të fortë artistike në konkurs.Në Finlandë, Eva Frantz e Yle i dha këngës notën maksimale – 10 nga 10 – duke lavdëruar origjinalitetin, simbiozën e thellë të muzikës popullore me tingujt elektronikë, si dhe praninë e saj magnetike në skenë. Ajo madje shprehu dëshirën që, nëse vendi i saj apo Suedia nuk do të fitonin, trofeu t’i takonte Shqipërisë.Në një analizë të botuar në Vulture, kritiku Jon O’Brien e renditi “Zjerm” të dytën nga të gjitha hyrjet e këtij viti, duke veçuar përzierjen mjeshtërore të instrumenteve me tela të Lindjes së Mesme, ritmeve tribale dhe vokaleve të pazakonta si elemente që e shndërronin këtë këngë në një ndër më të arrirat artistikisht. Ai parashikoi se Shqipëria mund të siguronte rezultatin më të mirë në historinë e saj eurovizive.Ndërkaq, në El Confidencial, një kritik spanjoll e përshkroi “Zjerm” si një krijim me “thellësi të jashtëzakonshme kulturore”, më shumë se një këngë, një dëshmi poetike e rrënjëve dhe vizionit bashkëkohor shqiptar.Rolling Stone, përmes gazetarit Kiel Egging, e futi Shkodra Elektronike në listën e dhjetë artistëve që duhej ndjekur me vëmendje në Eurovision. Ai e cilësoi “Zjerm” si një prej surprizave më autentike të festivalit, duke nënvizuar potencialin e saj për një renditje të lartë, sidomos për faktin se i ishte besuar nderi për të mbyllur finalen e madhe.Ndërsa, Wiwibloggs, portali më me ndikim për fansat e Eurovisionit, i dha këngës një mesatare prej 8.40 pikësh nga juria e saj ndërkombëtare, duke e renditur të dytën ndër të gjitha pjesëmarrjet e vitit.Dhe… “Zjerm” nuk ishte një këngë që lypte dashuri, por një shfaqje që të kërkonte t’ia pranoje të drejtën për të qenë ndryshe. Në një skenë që shpesh favorizon spektaklin mbi përmbajtjen, Shqipëria këtë vit solli një formë arti që fliste me një gjuhë të vjetër dhe të re njëkohësisht. E në këtë udhëtim zëri i saj nuk mbeti vetëm. Bota e dëgjoi dhe e pranoi si një nga fjalët më të veçanta të këtij edicioni.“Zjerm” erdhi me pretendime krijuese, me përgjegjësi përfaqësimi, me synim triumfi. Edhe pse do të largohet nga Bazeli pa trofe ajo do të mbetet një moment kulmor në historinë e Eurovision, dhe do jetë një përfaqësim muzikor, një përvojë e thellë shpirtërore dhe një shpërthim poetik që tejkalon kufijtë e skenës dhe kohës, për të qënë një zë kushtrues për zgjim. Ajo erdhi për të na kujtuar se arti i vërtetë nuk ka nevojë për miratim për të ndriçuar, por për vlerë për t’u ngulitur si një skalitje në shkemb.Mbrëmë prisnim të merrnim fitoren në Bazel dhe të drejtën për ta çuar lavdinë në krejt shqiptarinë dhe trofeun në Shkodër, por “Zjerm” erdhi për të mbetur një dritë që shndrit dhe vetëm shndrit në çdo zemër dhe në çdo shpirt. -

Fiton Austria, pikët që Shqipëria mori nga juritë. Populli na renditi në vend të 5-të me vota masive
Shkodra Elektronike from Albania performed Zjerm in the Grand Final of Eurovision 2025 in Basel, Switzerland
Austria u shpall shtet fitues i “Eurovision Song Contest 2025”, përfaqësuar nga artisti i ri JJ me këngën “Wasted Love”. Performanca e JJ në skenë u përshkua nga një intensitet emocional dhe estetik mahnitës. Ai shkëlqeu jo vetëm vokalisht, me një zë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, por edhe vizualisht, me një skenografi moderne dhe ndriçime që e theksuan çdo emocion të këngës.
Shqipëria doli në vend të tetë me 218 pikë. Edhe pse nga juritë e 37 shteteve u renditëm në vendin e 16 me 45 pikë, por votat e popullit Europian dhe jo vetëm, na dërguan në vendin e 8-të. Për nga pikët, Shqipëria është renditur në vendin e pestë, një sukses i jashtëzakonshëm, pasi vota e popullit është më me vlerë për një artist sesa qokat që bëjnë shtetet me diplomaci.Në çdo sondazh, Shqipëria ka qenë në pozicion të lartë, ku në Eurovision World që çdo vit nxjerr saktë Top 3, Shqipëria është votuar në vendin e 3-të. Sakaq, Wiwiblog na nxorri edhe fitues.
Shkodra Elektronike i dha Zjermin e duhur skenës në Bazel me një performancë të fortë që mbajti gjallë emocionin dhe kuptimin e vërtetë të artit. Me këngën “Zjerm” Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca dhuruan një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes finale të “Eurovision 2025”.
Beatriçe u shfaq sërish mahnitëse, me vallëzimin unik, që nuk ishte thjesht koreografi, por pjesë e rrëfimit emocional të këngës. Ajo shkëlqeu me praninë e saj skenike, duke bartur mbi supe gjithë intensitetin e mesazhit që përçonte “Zjerm”. Vokali i saj i fuqishëm dhe i pastër goditi thellë, duke shtuar një dimension shpirtëror dhe poetik në çdo varg.
Juritë e shteteve që votuan Shqipërinë
Suedia- 3 pikë
Holanda- 1 pikë
Franca-12 pikë
Italia-3 pikë
Portugalia-4 pikë
Polonia-5 pikë
Mali i Zi-10 pikë
Greqia-2 pikë
Spanja-1 pikë
Qipro-4 pikë
R.Sh/ Koha Jonë/ -

Fiton Austria, pikët që Shqipëria mori nga juritë. Populli na renditi në vend të 2-të me vota masive
Shkodra Elektronike from Albania performed Zjerm in the Grand Final of Eurovision 2025 in Basel, Switzerland
Austria u shpall shtet fitues i “Eurovision Song Contest 2025”, përfaqësuar nga artisti i ri JJ me këngën “Wasted Love”. Performanca e JJ në skenë u përshkua nga një intensitet emocional dhe estetik mahnitës. Ai shkëlqeu jo vetëm vokalisht, me një zë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, por edhe vizualisht, me një skenografi moderne dhe ndriçime që e theksuan çdo emocion të këngës.
Shqipëria doli në vend të tetë me 218 pikë. Edhe pse nga juritë e 37 shteteve u renditëm në vendin e 16 me 45 pikë, por votat e popullit Europian dhe jo vetëm, na dërguan në vendin e 8-të. Për nga pikët, Shqipëria është renditur në vendin e dytë, një sukses i jashtëzakonshëm, pasi vota e popullit është më me vlerë për një artist sesa qokat që bëjnë shtetet me diplomaci.Në çdo sondazh, Shqipëria ka qenë në pozicion të lartë, ku në Eurovision World që çdo vit nxjerr saktë Top 3, Shqipëria është votuar në vendin e 3-të. Sakaq, Wiwiblog na nxorri edhe fitues.
Shkodra Elektronike i dha Zjermin e duhur skenës në Bazel me një performancë të fortë që mbajti gjallë emocionin dhe kuptimin e vërtetë të artit. Me këngën “Zjerm” Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca dhuruan një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes finale të “Eurovision 2025”.
Beatriçe u shfaq sërish mahnitëse, me vallëzimin unik, që nuk ishte thjesht koreografi, por pjesë e rrëfimit emocional të këngës. Ajo shkëlqeu me praninë e saj skenike, duke bartur mbi supe gjithë intensitetin e mesazhit që përçonte “Zjerm”. Vokali i saj i fuqishëm dhe i pastër goditi thellë, duke shtuar një dimension shpirtëror dhe poetik në çdo varg.
Juritë e shteteve që votuan Shqipërinë
Suedia- 3 pikë
Holanda- 1 pikë
Franca-12 pikë
Italia-3 pikë
Portugalia-4 pikë
Polonia-5 pikë
Mali i Zi-10 pikë
Greqia-2 pikë
Spanja-1 pikë
Qipro-4 pikë
R.Sh/ Koha Jonë/ -

Shndrin Shkodra Elektronike, plot Zjerm në skenën e Eurovisionit. Publiku u magjeps
Shkodra Elektronike i dha Zjermin e duhur skenës në Bazel me një performancë të fortë që mbajti gjallë emocionin dhe kuptimin e vërtetë të artit. Me këngën “Zjerm” Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca dhuruan një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes finale të “Eurovision 2025”.
Beatriçe u shfaq sërish mahnitëse, me vallëzimin unik, që nuk ishte thjesht koreografi, por pjesë e rrëfimit emocional të këngës. Ajo shkëlqeu me praninë e saj skenike, duke bartur mbi supe gjithë intensitetin e mesazhit që përçonte “Zjerm”. Vokali i saj i fuqishëm dhe i pastër goditi thellë, duke shtuar një dimension shpirtëror dhe poetik në çdo varg.Nga ana tjetër, Kolë Laca me zërin e tij të thellë dhe të ngrohtë shtoi edhe më shumë emocione. Pjesa e tij poetike ishte një pikë kulmore një thirrje e heshtur për kujtesë, për shpresë, për ringritje, edhe në rrënojat më të errëta. Performanca e tyre ishte më shumë se muzikë ishte një përjetim, një akt artistik që bashkoi elektronikën moderne me rrënjët kulturore shqiptare, shpirtin meditativ me fuqinë e zërit njerëzor.
-

Kompozitori për këngën “Zjerm”: Përfaqësimi më autentik. Polo: Uroj ta sjellim Eurovision 2026 në Shqipëri
Showbiz E Shtunë, 17 Maj 2025 20:29
Shqipëria ngjitet në skenën e madhe të Eurovision me këngën “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, duke mbyllur natën finale si kënga e 26-të në renditje. Kompozitori Sokol Marsi, thotë se kjo është një ndër përfaqësimet më autentike që Shqipëria ka sjellë ndonjëherë në Eurovision. Duke komentuar këngën “Zjerm”, kompozitori Sokol Marsi tha se ndërthurja e ritmeve elektro-pop dhe motiveve shqiptare janë ndër arsyet që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe mediave ndërkombëtare.
“Shqipëria gjithmonë është përfaqësuar me artistin në Eurovision dhe jo me performancën. Shqipëria ka shumë pjesëmarrje në finale dhe ka pasur një prezencë të mirë në Eurovision. Rasti i këtij viti është se që kur e kam dëgjuar këtë këngë thashë se kjo duhet të ishte kënga që duhet të na përfaqësonte pasi është një këngë ku identiteti shqiptar ishte brenda këngës, i fshehur bukur në orkestrim, në tekst dhe erdhi në një simbiozë sëbashku me pjesën moderne dhe ritmike të zhanrit elektro-pop. Ishte një rast shumë i mirë ku tregon se folklori ynë, muzika jonë ka tendenca për t’u parë në dimensione të tjera”, tha kompozitori.Zv.drejtoresha e RTSH-së, Aurora Polo vlerësoi se ndërthurja e tabanit shqiptar me pjesën moderne e ka bërë një sukses të vërtetë këtë këngë. ““Zjerm” është një këngë dinjitoze me taban shqiptar e ndërthurur me pjesën moderne, kishte një tekst shumë goditëse dhe kjo ishte suksesi i kësaj këngë në Festivalin e Këngës. Kjo këngë u mirëprit si nga publiku dhe juria dhe kjo këngë do na nderojë edhe në Bazel të Zvicrës. Është teksti, muzika, vetë këngëtarët që janë të veçantë në llojin e tyre dhe them me bindje që kjo është kënga më e mirë që ne kemi dërguar deri tani në Eurovision. Ne kemi artistë që vjen dhe shpalosim vlerat tona në një festival si Eurovisioni”, u shpreh ajo.
Lidhur me pritshmëritë e renditjes së Shqipërisë, për kompozitorin Sokol Marsi dhe zv.drejtoreshën e RTSH-së, Aurora Polo shpresojnë që Shkodra Elektronikë ta sjellë Eurovision 2026 në Shqipëri.

