Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të rrisin kapacitetet e tyre për reagimin ndaj zjarreve.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada ka deklarauar se po organizohen trajnime të specializuara që përfshijnë edhe përdorimin e teknikës së fikjes ajrore me “Bambi buckets”.
“Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.”
Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës”, shkruan ambasada e SHBA në rrjete sociale.
Tag: zjarreve
-

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
-

SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare, kryhen stërvitje për përballimin e situatës që mund të krijohet me zjarret
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku njofton për fillimin e trajnimeve të përbashkëta me Forcat Ajrore Shqiptare, në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror dhe emergjencat që mund të sjellë ai, siç janë zjarret masive.
‘Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me ‘Bambi buckets.’’
Stërvitjet po zhvillohen në Bazën Ajrore të Farkës dhe përfshijnë përdorimin e mjeteve ajrore për fikjen e zjarreve.
‘Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës.’
Ky bashkëpunim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme që SHBA i ofron Shqipërisë në rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave, në një kohë kur ndryshimet klimatike dhe rreziqet natyrore kërkojnë përgatitje dhe koordinim të lartë ndërinstitucional.
-

Vazhdojnë evakuimet në Kanada për shkak të zjarreve masive në pyje
Evakuimet emergjente vazhduan të mërkurën në Kanada , e cila është goditur nga zjarre të mëdha të përshkruara si “monstra” nga zjarrfikësit që punojnë ditë e natë, veçanërisht përreth fshatrave të kërcënuara nga zjarret.
Për ditë të tëra, provincat e Saskatchewan dhe Manitoba janë përballur me zjarre që i kanë detyruar qeveritë e tyre të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
Më shumë se 200 zjarre po digjen në të gjithë vendin, rreth gjysma e të cilave konsiderohen jashtë kontrollit. Shtatë zjarre të reja u raportuan dje.
Në të gjithë vendin, më shumë se 31,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim, qindra kilometra larg.
Vetëm një nga zjarret ka shkatërruar 4.7 milionë hektarë bimësi dhe mbetet jashtë kontrollit, ndërsa një i dytë, më në perëndim, është gjithashtu jashtë kontrollit, 1.4 milionë hektarë.
Zjarrfikës nga e gjithë vendi po punojnë për t’i mbajtur ato nën kontroll, me ndihmën e rreth 140 kolegëve të dërguar nga Shtetet e Bashkuara.
Tymi nga këto fronte vazhdon ta bëjë cilësinë e ajrit të rrezikshme në Kanadanë qendrore dhe pjesë të Shteteve të Bashkuara veriore.
Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale, Kanadaja po përballet gjithnjë e më shumë me ngjarje ekstreme të motit dhe fatkeqësi natyrore, siç janë zjarret masive të viteve të fundit. Në vitin 2023, vendi i Amerikës së Veriut përjetoi sezonin e tij më të keq të zjarreve në historinë e tij.
Megjithatë, fillimi i sezonit të zjarreve të këtij viti ka alarmuar veçanërisht autoritetet kanadeze, për shkak të ashpërsisë së tyre: 22 milionë hektarë bimësi janë djegur tashmë, me fjalë të tjera një sipërfaqe më e madhe se i gjithë vendi i Sllovenisë.Top Channel
-

Gjirokastër/ Autoritetet simulojnë zjarrin në shkollë, Vengu: Synojmë ndërgjegjësimin e nxënësve e popullatës
Siguria në raste zjarresh u testua përmes një simulimi në një shkollë të Gjirokastrës.
Mbrojtja civile, forcat zjarrfikëse dhe policia e kryen stërvitjen praninë e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, duke sjellë rëndësinë e ndërgjegjësimit për uljen e rasteve të zjarreve, foli për shtim të numrit të turistëve në muajt e kaluar të këtij viti.
Përgjatë sezonit veror, qarku i Gjirokastrës është një ndër më të prekurit sa u përket zjarreve, sidomos në zonat pyjore. Synimi i simulimit është për të ndërgjegjësuar banorët që të mos ndezin zjarre që mund të përhapen e të shkaktojnë dëme në njerëz e materiale. -

Von der Leyen: BE është në solidaritet të plotë me Izraelin për luftën kundër zjarreve, vendet anëtare po…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, theksoi se BE mbështet luftën kundër zjarreve që kanë rënë në Izrael.
Von der Leyen në emër të BE-së, tregoi solidaritet të plotë ndaj Izraelit, dhe shtoi se vendet anëtare po veprojnë për ndihmë.
“Ne mbështesim luftën kundër zjarreve shkatërruese në Izrael. Ne aktivizuam Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile. Avionë zjarrfikës nga Greqia, Qiproja, Kroacia dhe Italia janë në rrugën e tyre për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Ky është solidariteti i BE-së në aksion.” shkroi Von der Leyen në një postim në X. Syri.net-Protothema
We support the fight against devastating fires in Israel.We have activated our European Civil Protection Mechanism.Firefighter planes from Greece, Cyprus, Croatia and Italy are on their way to help fight the blaze.This is EU solidarity in action.— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 1, 2025