Tag: zjarreve

  • Raporti i KE për zjarret: Evropa u përball me vitin më të keq në histori! Shqipëria pësoi humbjet më të rënda

    Raporti i KE për zjarret: Evropa u përball me vitin më të keq në histori! Shqipëria pësoi humbjet më të rënda

    Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 15:48
    Raporti i zjarreve në pyje për vitin 2024 nga Qendra e Përbashkët e Kërkimit e Komisionit Evropian (KE) tregon për një sezon zjarresh më të gjatë dhe më intensiv. Zjarret e mëdha janë rritur çdo vit që nga viti 2017, dhe të dhënat e vitit 2024 konfirmojnë trendin në rritje. Sezoni i zjarreve përfundoi me një sipërfaqe totale të djegur prej 383,317 hektarësh.
    Në vitin 2024, u raportuan gjithsej 8343 zjarre. Kjo është më shumë se katër herë më shumë se mesatarja 17-vjeçare. Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja ishin ndër vendet e BE-së më të prekura, me një sipërfaqe të kombinuar të djegur prej 334 940 hektarësh. Ndër vendet jo-anëtare të BE-së që marrin pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së (EUCPM), Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina pësuan humbjet më të rënda.

    Ukraina përbënte gjysmën e sipërfaqes totale të djegur brenda vendeve të UCPM-së, me shumicën e zjarreve të shihen në vijat e frontit të luftimeve. Të dhënat e Shërbimit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) sugjerojnë se realiteti i zjarreve në Evropë po ndryshon.

    Të dhënat e mbledhura deri më tani për sezonin e zjarreve 2025 e konfirmojnë më tej këtë trend në rritje: viti 2025 do të jetë viti më i keq që nga fillimi i regjistrimeve të EFFIS në vitin 2006. Frekuenca dhe intensiteti i lartë i zjarreve gjatë sezoneve të zgjatura të zjarreve paraqesin sfida të reja për shërbimet e zjarrfikjes në të gjithë Evropën dhe në nivel global.

  • Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

    Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

    Raporti i zjarrëve në Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrika Veriore, për 2024, tregon se sezoni i zjarreve i vitit të kaluar përfundoi me një total prej 383 mijë e 317 hektarë sipërfaqe e djegur.
    Të dhënat e vitit 2024 tregojnë se sezoni tradicional i zjarreve, pra nga fillimi i qershorit deri në mesin e shtatorit, vazhdon të zgjerohet me flakë masive e të rrezikshme. Në total, 8 mijë e 343 zjarre janë raportuar nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile së Bashkimit Evropian (UCPM).
    Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja, ishin ndër vendet e Bashkimit Evropian që ishin më të prekura, me një sipërfaqe të djegur në total prej 334 mijë e 940 hektarë.
    Nga vendet jo anëtare të unionit, por që janë pjesë e UCPM-së, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Turqia, si dhe Ukraina, ishin ato që pësuar humbjet më të rënda.
    Sa i përket Shqipërisë, sipas raportit evropian, sezoni i zjarrëve për 2024-ën, ishte më ekstremi për 6 vitet e fundit.
    U regjistruan 49 mijë e 189 hektarë të djegura nga 453 zjarre, kryesisht në korrik dhe gusht.
    Vendndodhjet e zjarrëve në Shqipëri, viti 2024
    Viti 2024 gjithashtu pa zjarret që sollën dëme të mëdha në Ballkan, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të BE-së.
    Shërbimi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) bën me dije se sezonet e zjarrëve në kontinent po zgjasin më tepër se zakonisht, ashtu sikurse valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta. Këto, krijojnë kushte ideale për shpërthimin e flakëve të mëdha e të pakontrollueshme.
    Si duket trendi për vitin 2025 deri më tani?
    Nga të dhënat e mbledhura deri më tani për sezonin e zjarrëve 2025, duket se trendi është në rritje.
    Që nga janari i këtij viti, EFFIS ka regjistruar 7 mijë e 200 zjarre në 37 vende të cilat janë pjesë e Mekanizmit Mbrojtës Civil të BE-së.
    Aktualisht, të dhënat deri më datë 25 nëntor 2025, paraqesin se mbi 1 milion hektarë janë djegur në BE, duke sjellë nevojën e përforcimit të forcave zjarrfikëse. Kështu, është dyfishuar numri i avionëve dhe helikopterëve të zjarrfikësve në flotën ajrore të unionit evropian, rescEU.
    Zona të djegura në BE

  • Europa zjarre rekord gjatë vitit 2025, ekspertët: Diçka nuk është në rregull!

    Europa zjarre rekord gjatë vitit 2025, ekspertët: Diçka nuk është në rregull!

    Europa përjetoi në vitin 2025 sezonin e saj më të rëndë të zjarreve në natyrë, sipas vlerësimeve të para të Shërbimit Europian të Informacionit për Zjarret Pyjore (EFFIS), që konfirmon kështu një trend alarmues të sezoneve gjithnjë e më të gjata dhe më shkatërruese.

    Të dhënat e EFFIS tregojnë se zjarret në kontinent po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe më të vështira për t’u menaxhuar. Sipas shifrave paraprake, sipërfaqja e djegur në vitin 2025 pritet të kapërcejë çdo rekord të regjistruar që prej vitit 2006, kur ky organizëm nisi grumbullimin sistematik të të dhënave. Viti 2024 shënoi gjithashtu një numër rekord zjarresh, me 8.343 raste të raportuara, katërfish më shumë se mesatarja afatgjatë.
    Më të goditurat ishin Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja, me një total prej 334.940 hektarësh të djegur. Ndër vendet joanëtare të BE-së që marrin pjesë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile-UCPM, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina pësuan dëme të mëdha.
    EFFIS paralajmëron se modelet e zjarreve në Evropë po transformohen në mënyrë dramatike. Shpeshtësia dhe intensiteti i lartë i zjarreve, së bashku me zgjatjen e sezonit të tyre, kanë vendosur një presion të paprecedentë mbi shërbimet zjarrfikëse në të gjithë kontinentin.
    Zyrtarët e BE-së theksojnë se, përveç forcimit të kapaciteteve të shuarjes së zjarreve, prioritet mbeten masat parandaluese: menaxhimi i integruar i zjarreve, zgjidhjet e bazuara në natyrë dhe përmirësimi i menaxhimit të ekosistemeve.

    Top Channel

  • “Krimet mjedisore janë ulur”, Rama: Askush s’ia ka gjetur ilaçin zjarreve, do të rrisim financimin

    “Krimet mjedisore janë ulur”, Rama: Askush s’ia ka gjetur ilaçin zjarreve, do të rrisim financimin

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në aktivitetin “Për ty natyrë”.
    Një pikëtakim për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve, të cilat duhet të hyjnë në një fazë të re përmes modelit unik të administrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
    Edi Rama tha se është një moment i mirë për të bërë një bilanc duke kthyer kokën pas, ndërkohë që jemi të fokusuar te njëri nga aspektet më të vështira të procesit të negociatave, që është aspekti i mjedisit. Mënyra se si shihen dhe trajtohen zonat e mbrojtura është një pjesë strategjike e gjithë këtij kompleksi që lidhet me natyrën.

    Shefi i qeverisë tha se duke kthyer kokën pas ka shumë arsye për të qenë krenar për ku jemi sot.
    Rama: Një dekadë më parë, na u desh të bëjmë dy ndërhyrje radikale për të siguruar marrjen e një kthese të domosdoshme në kushtet kur qoftë prerja e paligjshme e pyjeve qoftë gjuetia e paligjshme ishin bërë plagë reale që zgjeroheshin mbri trupin e natyrës së Shqiëpirë.
    Sot, tha Rama, mund të shikojmë me krenari rezultatet e moratoriumeve që para disa vitesh krijuan debat dhe u panë me dyshim.
    Rama: Zonat e mbrojtura dhe në tërësi territoret e natyrës në Shqipëri ishin nën agresionin e vazhdueshëm të ndërtimeve të paligjshme, ishin nën agresionin e vazhdueshëm të ndotjeve dhe më vjen shumë mirë që bilanci flet për një ulje të konsiderueshme të krimeve mjedisore. Ajo çka përbën një pikë të dosmosdoshme për të siguruar një ecuri të suksesshme në këtë proces që lidhet me negociatat për anëtarësim, por që pikërisht se lidhet me negociatat, si të gjitha aspekjtet e tera lidhet me të nesërmen tonë, është një menazhim shumë më i mirë dhe shumë më i sigurt i pyjeve. Jemi angazhuar në një proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve dhe të natyrës në tërësi. Një reformim i cili do të duhet të fillojë nga një ristrukturim i Agjencisë Kombëtare të zonave të Mbrojtura dhe i Agjencisë Kombëtare të Pyejeve duke i bërë bashkë dhe duke krijuar një sinergji mes të dyjave, për të pasur një Agjenci.
    Kryeministri u ndal edhe te sfida e përvitshme, ajo e zjarreve.
    Rama: Nevoja që të ndërhyjmë me shumë më tepër kurajo në aspektin e reformës dhe shumë më tepër angazhim në aspketin e vëmendjes sa i përket pyejeve është çdo vit e më e madhe. Nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim është çdo vit e më e madhe. Deri tani askush nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve që kur vijnë bëjnë dëme kolosale. Për këtë arsye po angazhojmë edhe burime të reja financiare për të futur edhe teknologjinë, duke rritur kapacitetet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dron që sjellin saktësi, sjellin efiçencë. Janë të buxhetuara për vitin që po vjen dhe duke ndërtruar një bazë vitin që vjen do të rrisim edhe financimet, do të rrisim edhe intensitetin e këtyre pyllëzimeve në vitet e mëtejshme.

  • Dokumenti: Pasuritë e sekuestruara nga krimi do të shndërrohen në shkolla dhe qendra rinore

    Dokumenti: Pasuritë e sekuestruara nga krimi do të shndërrohen në shkolla dhe qendra rinore

    Qeveria ka prezantuar programin e saj për vitet 2025-2029, duke vendosur sigurinë publike si një ndër prioritetet kryesore. Një pikë thelbësore e këtij plani është shndërrimi i pasurive të sekuestruara nga krimi i organizuar në investime me vlerë sociale, si ndërtimi i shkollave dhe qendrave rinore. Kjo masë synon të japë një mesazh të qartë se aktivitetet kriminale nuk do të sjellin përfitime afatgjata.
    Programi i ri thekson modernizimin teknologjik dhe përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, trafikimit dhe krimeve ndaj të miturve. Gjithashtu, vihet në pah bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ndërkombëtare si FRONTEX, EUROPOL dhe INTERPOL.
    Dokumenti qeveritar vë në dukje arritjet e dekadës së fundit, duke përmendur se “82% e qytetarëve ndihen të sigurt në lagjen e tyre, nga 63% në vitin 2013”. Përveç kësaj, fatalitetet nga aksidentet rrugore dhe krimet ndaj personit kanë rënë ndjeshëm. Megjithatë, qeveria synon të vazhdojë përpara me projekte të reja ambicioze, duke përfshirë:
    Projekti “Smart City”
    Një nga projektet më të rëndësishme të programit është “Smart City”, i cili do të funksionojë si një Qendër Operacionale Unike. Ky projekt, theksohet në dokumentin qeveritar, parashikon krijimin e një rrjeti të integruar kamerash, sensorësh dhe dronësh, me qëllim uljen e kohës së reagimit policor nën 7 minuta në 20 qytete deri në vitin 2030.
    Harta digjitale e kriminalitetit
    Për herë të parë, qeveria do të përdorë “Hartën Digjitale të Kriminalitetit” dhe dronë/satelitë për të kontrolluar territorin dhe për të luftuar informalitetin dhe ndërtimet pa leje. Programi premton sanksione efektive, me gjurmueshmëri të plotë dhe pa subjektivizëm.
    Forcimi i reagimit ndaj zjarreve
    Një pikë tjetër e rëndësishme është forcimi i reagimit ndaj zjarreve. Do të ngrihet një Qendër e Përbashkët Koordinimi për stacionet zjarrfikëse dhe një Qendër Kombëtare Trajnimi, që do të mundësojnë veprime ndërinstitucionale në kohë reale dhe zbulim të hershëm të zjarreve me teknologji inteligjente.

  • Situatë alarmante/ Shkrumbohen dhjetëra banesa, mijëra hektarë me dru frutorë dhe pyje, tetë vatra zjarri në qarkun e..

    Situatë alarmante/ Shkrumbohen dhjetëra banesa, mijëra hektarë me dru frutorë dhe pyje, tetë vatra zjarri në qarkun e..

    Gjatë muajit shtator në Qarkun e Elbasanit janë regjistruar gjithsej tetë vatra zjarri, duke ngritur shqetësime për rritjen e numrit të zjarreve edhe në këtë periudhë të vitit kur temperaturat janë ulur ndjeshëm krahasuar me muajit e kaluar.
    Një nga vatrat më të fundit dhe më të mëdha u regjistrua ditën e djeshme pasdite pranë vendit të njohur si “Kryqi i Fikasit”në Njësinë Administrative Bradashesh, përgjatë rrugës së vjetër të Krrabës që lidh Elbasanin me Tiranën.
    Zjarri përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ullinj dhe fiq, duke rrezikuar edhe pjesë të tjera të zonës.Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve pa pasoja të mëdha.
    Ndërkohë më 2 shtator, një tjetër zjarr me pasoja u regjistrua në fshatin Bujqës, në bashkinë Elbasan. Gjashtë vatra të tjera janë shënuar në gjashtë bashkitë e tjera të qarkut, duke reflektuar një përhapje të gjerë të zjarreve në të gjithë territorin.
    Statistikat tregojnë se gjatë këtij viti, të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit janë shënuar një numër rekord zjarrvëniesh krahasuar me të gjitha periudhat e mëparshme. Veçanërisht gjatë muajit gusht, bashkia Gramsh është përballur me zjarre të përmasave apokaliptike, ndërsa edhe disa fshatra në bashkinë Belsh kanë pësuar dëme të mëdha në sipërfaqe me ullishta dhe vreshta.
    Autoritetet lokale dhe shërbimi zjarrfikës kanë bërë thirrje për rritjen e kujdesit dhe bashkëpunimit nga komuniteti për të parandaluar ngjarje të tilla, ndërsa hetimet për shkaqet e këtyre zjarreve janë në vijim.
    Nga zjarret e këtij viti u shkaktua një viktime, u dogjën plotësisht dhjetëra banesa, u shkrumbuan dhjetra mijë dru frutorë dhe u dogjëm qindra hektarë me pyje.

  • Hyn në fuqi vendimi: Shpërblim deri në 3 paga për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve

    Hyn në fuqi vendimi: Shpërblim deri në 3 paga për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve

    Punonjësit shtetërore të angazhuar në shuarjen e zjarrve gjatë muajve të verës do të përfitojnë shpërblim financiar deri në 3 paga mujore.Shpërblimi llogaritet mbi bazën e pagës mujore bruto të punonjësit të angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve dhe kohëzgjatjes së angazhimit në operacionet për shuarjen e zjarreve.Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave “Për dhënie shpërblimi personelit të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë vitit 2025” është botuar në fletoren zyrtare dhe nis menjëherë zbatimin.Sipas vendimit do të shpërblehen punonjësit e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; Policisë së Shtetit; Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin; Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.Efekti financiar total që parashikohet për shpërblimin e punonjësve të angazhuar në shuarjen e zjarreve gjatë verës së vitit 2025 është 262,7 milionë lekë.Ky fond ndahet si: Për Ministrinë e Mbrojtjes totali do të jetë 193,140,098 lekë, ndarë në: 145,809,950 lekë për “Forcat e luftimit”; 43,408,127 lekë për “Mbështetjen e luftimit”; 3,922,021 lekë për “Emergjencat civile”. Për Ministrinë e Brendshme (Policia e Shtetit) totali i fondit do të jetë me vlerë 69,615,100 lekë.Masa e shpërblimitShpërblimi llogaritet mbi bazën e pagës mujore bruto të punonjësit të angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve.a) Për angazhim me kohëzgjatje, nga 1 deri në 7 ditë, jepet shpërblim në masën e 1 page mujore;b) Për angazhim me kohëzgjatje, nga 8 deri në 15 ditë, jepet shpërblim në masën e 2 pagave mujore;c) Për angazhim me kohëzgjatje 16 ditë e më shumë jepet shpërblim në masën e 3 pagave mujore.Kategoritë që do të përfitojnëDo të shpërblehen punonjësit e:a) Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;b) Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;c) Policisë së Shtetit;ç) Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;d) Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shpërblim për zjarrfikësit që luftuan me flakët/ Vendimi i qeverisë: 1 deri në 3 paga mujore

    Shpërblim për zjarrfikësit që luftuan me flakët/ Vendimi i qeverisë: 1 deri në 3 paga mujore

    Ekipet e emergjencave, që punuan në terren në betejën me vatrat e zjarrit në vendin tonë, do të shpërblehen.

    Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.
    Qindra punonjës morën pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë kësaj vere. Flakët shkaktuan dëme kolosale, si dhe i morën jetën një të moshuari në Gramsh.

    Top Channel

  • ‘Lufta’ me zjarret/ Këshilli i Ministrave: Shpërblim deri në 3 paga për “heronjtë” që luftuan me flakët

    ‘Lufta’ me zjarret/ Këshilli i Ministrave: Shpërblim deri në 3 paga për “heronjtë” që luftuan me flakët

    Foto ilustruese

    TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim në mbështetje të strukturave që kanë qenë në terren gjatë sezonit të verës për përballimin e situatave të zjarreve në vend gjatë vitit 2025. Punonjësit e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve të zjarrfikësve do të shpërblehen me 1 deri në 3 paga mujore. Shpërblimet janë përllogaritur në bazë të ditëve që këto forca kanë qenë në gadishmëri në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025. Sipas vendimit, punonjësit e angazhuar nga 1-7 ditë do të shpërblehen me 1 pagë mujore, nga 8- 15 ditë do të shpërblehen me 2 paga mujore dhe ata që janë angazhuar për më shumë se 16 ditë do të shpërblehen me 3 paga mujore. 
    VENDIMI I PLOTË
    DHËNIE SHPËRBLIMI PERSONELIT TË ANGAZHUAR NË OPERACIONET PËR SHUARJEN E ZJARREVE GJATË VITIT 2025
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Dhënie shpërblimi personelit, punonjës shtetërorë, të angazhuar në shuarjen e zjarreve gjatë verës së vitit 2025.
    2. Shpërblehen punonjësit e:
    a) Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;b) Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;c) Policisë së Shtetit;ç) Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;d) Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.
    3. Punonjësit e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, përfitojnë shpërblim, sipas kohëzgjatjes së angazhimit, si më poshtë vijon:
    a) Për angazhim me kohëzgjatje, nga 1 (një) deri në 7 (shtatë) ditë, jepet shpërblim në masën e 1 (një) page mujore;b) Për angazhim me kohëzgjatje, nga 8 (tetë) deri në 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, jepet shpërblim në masën e 2 (dy) pagave mujore;c) Për angazhim me kohëzgjatje 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë e më shumë jepet shpërblim në masën e 3 (tri) pagave mujore.
    4. Shpërblimi llogaritet mbi bazën e pagës mujore bruto të punonjësit të angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve.
    5. Efekti financiar për strukturat e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.
    6. Në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 193 140 098 (njëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e njëqind e dyzet mijë e nëntëdhjetë e tetë) lekësh, përkatësisht 145 809 950 (njëqind e dyzet e pesë milionë e tetëqind e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) lekë në programin buxhetor “Forcat e luftimit”, 43 408 127 (dyzet e tre milionë e katërqind e tetë mijë e njëqind e njëzet e shtatë) lekë në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit” dhe 3 922 021 (tre milionë e nëntëqind e njëzet e dy mijë e njëzet e një) lekë në programin buxhetor “Emergjencat civile”.
    7. Në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 69 615 100 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëqind) lekësh në programin buxhetor “Policia e Shtetit”.
    8. Efekti financiar për strukturën e përcaktuar në shkronjën “ç”, të pikës 2, të këtij vendimi, përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për Ministrinë e Brendshme.
    9. Efekti financiar për strukturat e përcaktuara në shkronjën “d”, të pikës 2, të këtij vendimi, përballohet nga buxhetet përkatëse të njësive të vetëqeverisjes vendore.
    10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama dekoroi në një ceremoni publike të gjithë zjarrfikësit, punonjësit e emergjencave civile, forcave të armatosura dhe efektivët e policisë, të cilët dhanë një kontribut të madh në shuarjen e zjarreve të verës./ZËRI