Rajoni i Shkodrës është në një rrezik të përhershëm nga përmbytjet edhe zjarret. Me qëllim parandalimin e tyre në prefekturë u zhvillua një mbledhje ndërinstitucionale. Drejtori i agjensisë kombëtare të emergjencave civile Haki Çako tha se në Bushat do të ndërtohet një qendër për emergjencat civile për të vijuar më pas me ndërtimin e të tjera qendrave të tilla në vend për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.
“Shkodra është e rrezikuar nga përmbytjet, nga zjarret, nga rrëshqitjet e dherava dhe prandaj këto përvoja na kanë mësuar se parandalimi është më efektiv se reagimi pas ngjarjes prandaj ky projekt ka një rëndësi të veçantë dhe na ndihmon të kalojmë nga një qasje reactive në një qasje proaktive parandaluese duke fuqizuar jo vetëm institucionet por edhe komunitetet dhe qytetarët për të qenë më të përgatitur”, tha Majlinda Angoni, prefekte e qarkut Shkodër.
“Është një nga projektet më të konsoliduara dhe më të rëndësishme në Shqipëri. Është një vizion për të rritur rezistencën ndaj fatkeqësive natyrore. Shkodra është një nga qarqet më të ekspozuara sa i përket fatkeqësive natyrore. Qeveria shqiptare ka vendosur fokusin në investime për bashkitë e qarkut Shkodër. Në Bushat do të ngrihet qendra e emergjencave civile për menaxhimit e fatkeqësive natyrore. Jemi duke projektuar edhe disa qendra të tjera një në Vlorë, në Burrel dhe një në Korçë”, u shpreh Haki Çako, Drejtor i Agjencisë të Emergjencave Civile.
Randi Davis, përfaqësuese e UNDP në Shqipëri dhe Philipp Arnold, Zëvendëskryetar në ambasadën zviceriane deklaruan se është e rëndësishme që përmes projektit RESEAL që ndodhet në fazën e dytë, të ketë një fokus ndaj fatkeqësive natyrore dhe parandalimin e humbjeve ekonomike.“Nuk është vetëm Shqipëria në një moment të tillë dhe këto fatkeqësi po shtohen kudo. Kemi ngritur në një terren shumë të mirë për menaxhimin e këtyre politikave. Kemi punuar që në 2019 dhe kemi marrë mësime të fuqishme nga ajo që kemi bërë në këtë rajon. Ka patur politika për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe ne kemi financuar projekte lidhur me ndryshimet klimatike. Sot po tregojmë një mbështetje të vazhdueshme për rritjen ekonomike në rajon. Mbetemi të angazhuar që t’ju mbështesim”, tha Randis Davis.
“Ka një rrezik të madh nga fatkeqësitë natyrore, bora, orteqet, përmbytjet apo zjarret. Kjo nismë synon të përmirësojë memaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe të forcojë projektin në Shqipëri. Këtu mbulohem disa pika si decantralizimi, zhvillimi rajonal, ujërat dhe kemi një portofol të gjërë. Shkodra ka thatësirat, përmbytjet, zjarret dhe rrezikon njerëzit dhe çon në dëme ekonomile. Ky projekt do ndihmojë në parandalimim e fatkeqësive dhe synojmë një mbështetje këtu ku rreziqet janë të larta dhe do ketë pasije për të mbrojtur popullatën. Një angazhim serioz i juaji është thelbësor për zbatimin e këtik projekti dhe synohen rezultate për popullsinë dhe bizneset”, u shpreh Philip Arnold.
Ndërkohë kryetarët e bashkive të qarkut Shkodër treguan problematikat me të cilat përballen duke thënë se janë emergjente investimet dhe paisje me mjete të ndryshme për përballimin e fatkeqësive natyrore.
“Shkodra është një nga qytete më të ekspozuara në aspektin hidrologjik dhe ka efekte negative sa i përket përmbytjeve dhe fatkeqësive natyrore. Ta vendosim sa më shpejt në zbatim sepse ka ndikim”, tha Rudin Beka, Zëvendës Kryetar i Bashkisë Shkodër.
“Bashkitë të kenë mundësinë për mbrojtjen e banorëve nga fatkeqësitë natyrore dhe për rreziqet që janë të pranishme. Vau Dejësi ka shumë probleme në përmbytje dhe zjarret. Bashkia Vau Dejës do jetë e angazhuar maksimalisht ndaj këtij projekti”, u shpreh Kristjan Shkreli, kryebashkiaku i Vaut të Dejës.
“Bashkia Pukë mori një gjobë se nuk kishte një strategji për emergjencat civile dhe tashmë do e bëjmë përmes këtij projekti. Falenderojmë UNDP. Rëndësia e Mbrojtjes Civile është mbi të gjitha, është kryesore për jetën e njerëzve. Të kemi plane që investimet të mos shkojnë kuturu por të ketë një plan për mbrojtjen civile. Është fat për qarkun Shkodër që e nis e para. Bashkia Puka nga ana e relievit është si Zvicra, problematilat janë dhe kërkohet një plan i tillë dhe investime për mbrojtjen nga zjarret, erozioni. Shumë zona pyjore janë zhveshur, pyjet janë prerë duke u bërë toka pjellore dhe kjo ka shkaktuar probleme sepse erozioni po bën punën e tij sepse me mijëra dhera kanë rrëshqitje dhe kërkohen investime. Puka përshkohet nga përronj dhe lumenj dhe shumë fshatra janë pa ura lidhëse dhe kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme dhe shpresoj të merren parasysh të gjitha këto”, tha Rrok Dodaj kreu i Bashkisë Pukë.
“E kam bërë 70% të këtij projekti por nëse hyn 5 bashki në Shqipëri nuk mund ta bëjnë pa një reçencë strategjinë e emergjencave civile. Jemi bashki me sipërfaqe të mëdha dhe potencialisht si bashki rriskun e ka të madh. Ngrohja e klimës, proceset mjedisore që kanë ndodhur dhe rrethohet nga një vijë ujore 75 km2 dhe kjo ndikon. Kemi problematike në marrjen e informacioneve nga institucioneve tjera sepse duhet studimi i tokës etj. Kemi nevojë për emergjente për investime dhe paisje”, deklaroi, Hilë Curri, kryetar i Bashkisë Fushë Arrës.
Faza II e projektit RESEAL nis në Shkodër me fokus në përditësimin e vlerësimeve të riskut, forcimin e kapaciteteve lokale dhe përsëritjen e modeleve të suksesshme për qëndrueshmëri afatgjatë sa i përket menaxhimit të fatkeqësive natyrore. Pas takimit u realizua edhe një demostrim kërkim-shpëtimit nga Forcat e Sigurisë Kombëtare në Shkodër.
Tag: zjarret
-

Shkodër/ Alarm për përmbytje: Autoritetet nisin ndërtimin e qendrave të emergjencës civile
-

Përfundon evidentimi i dëmeve nga zjarret në Delvinë, Konispol, dhe Finiq. 33 banesa dhe dhjetëra mijëra rrënjë ullinj të djegura
Ka përfunduar procesi i evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret e verës në qarkun e Vlorës, ku më të prekurat rezultojnë bashkitë Delvinë dhe Finiq.
Në Delvinë janë djegur 16 banesa, një kishë dhe 5 automjete, ndërsa flakët kanë përpirë 1250 hektarë shkurre, 1250 hektarë kullota dhe 69,965 rrënjë ullinj. Zjarret kanë shkaktuar gjithashtu humbjen e 30 deleve, 3 mushkave, 45 hektarëve pyje dhe 622 kosheresh bletësh.
Në Finiq, dëmet janë po aq të rënda: 17 banesa, një kishë dhe një stallë bagëtish janë shkatërruar, krahas 35 mijë rrënjëve ullinj, 4 mijë vreshtave dhe drurëve frutorë. Edhe në këtë zonë janë djegur 9 gjedhe dhe 330 kosha bletësh.
Në Konispol, flakët kanë përfshirë 80 hektarë shkurre, 20 hektarë kullota, duke dëmtuar 1100 rrënjë ullinj, 100 drurë frutorë, 10 dele dhe 10 kosha bletësh.
Dëme më të kufizuara janë raportuar edhe në bashkitë Vlorë, Sarandë, Himarë dhe Selenicë, kryesisht në sipërfaqe pyjore dhe kullota.
Aktualisht ka përfunduar vetëm procesi i evidentimit të dëmeve, ndërsa ende nuk është përcaktuar data e fillimit të demshpërblimeve për familjet e prekura.
Edhe pse kryeministri ka premtuar dëmshpërblim për çdo humbje, mbetet e paqartë nëse do të zbatohet fjala sikurse tha kryeministri apo do të veprohet sipas VKM-ja e vitit 2012, e cila parashikon kompensim vetëm për banesat dhe pajisjet elektro-shtëpiake. -

Zjarret apokaliptike gjatë verës/ Mbyllet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në Delvinë, 9.5 miliardë lekë humbje
Në Delvinë ka mbaruar vlerësimi paraprak i dëmeve që u shkaktuan zjarret e rëna në Njësinë Administrative të Vergoit në fund të muajit korrik dhe nga zjarri i rënë në Delvinë në muajin gusht.
Sipas grupit të punës dëmet më të mëdha janë në bujqësi, në blegtori por edhe në banesa. Katër grupe konstatimi punuan gjatë gjithë kësaj kohe në terren për vlerësimin e dëmeve që kap afërsisht shifrën e 9.5 miliardë lekëve.
“U konstatuan 16 banesa te dëmtuara, 622 koshere bletësh të djegura, 66 mijë e 965 ullishte, 18 mijë e 252 pemë frutorë, janë djegur 30 krerë si dhe dy kisha të dëmtuara në zjarret e ndodhura në fund të korrikut në Njësinë Administrative të Vergoit, kryesisht në fshatin Senicë e Kalasë dhe nga zjarri në muajin gusht në qytet në Bashkinë e Delvinës. Me anë të një VKM të veçantë, qeveria do dëmshpërblejë të gjithë banorët e prekur”, u shpreh Besmir Veliu-kryetari i Bashkisë Delvinë. -

Rama: Investojmë në dronë me kamera termike për të detektuar zjarret
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se beteja me zjarret ka nisur që tani. Kreu i qeverisë tha sot në podkastin “Flasim” se mësimet e reja të këtij viti janë kthyer në masa konkrete për sezonin e ardhshëm të përballjes me zjarret.
Rama nënvizoi se është bërë inventari i plotë i dëmeve në banesa dhe krerë bagëtish të cilat do të shlyhen në banesa të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit.
Kreu i qeverisë theksoi më tej se do të investohet për të rritur kapacitete e trupës zjarrfikëse si dhe do të investojë në dronë me kamera termike për të bërë të mundur që të detektojnë zjarret.
“Ndërkohë që do të investojmë shumë fort për të rritur kapacitetet e trupës zjarrfikës të cilët do të përfshihen në të njëjtën skemë të rritjes së pagës së Forcave të Armatosura.
“Si dhe do të investojmë më tej në teknologji me dronët me kamera termike për të bërë të mundur që t’i detektojmë zjarret shumë më shpejt sesa të bëhen të vështira për t’u ndalur”, tha Rama.
Rama shtoi se “do të trajnojmë forcat civile në nivel vendor dhe do të përfshijmë edhe shkollat në mbështetje të shërbimit pyjor ndërkohë që penalitetet për zjarrvënësit do të ashpërsohen edhe shumë në Kodin Penal”. -

9.5 mld lekë dëme nga zjarret/ Mbyllet vlerësimi në Delvinë, banorët do dëmshpërblehen për dëmet
Në Delvinë ka mbaruar vlerësimi paraprak i dëmeve që shkaktuan zjarret e verës.
Dëmet më të mëdha janë në bujqësi, por edhe në banesa. Katër grupe konstatimi punuan gjatë gjithë kësaj kohe në terren për vlerësimin e dëmeve që kap afërsisht shifrën e 9.5 miliardë lekëve.
“16 banesa te dëmtuara, 622 koshere bletësh të djegura, 66 mijë e 965 ullishte, 18 mijë e 252 pemë frutorë, janë 30 krerë dhe dy kisha të dëmtuara në zjarret e ndodhura në fund të korrikut në njësinë e Vergoit dhe në Bashkinë e Delvinës”, tha Anefi Braho-përgjegjës i emergjencave në Delvinë.
Menjëherë pas vlerësimit të saktë të dëmeve, pritet që qeveria t’u vijë në ndihmë banorëve që pësuan dëme, duke garantuar mbështetje për rimëkëmbjen e tyre.
“Me anë të një VKM të veçantë, qeveria do dëmshpërblejë të gjithë banorët e prekur”, u shpreh Besmir Veliu-kryetari i Bashkisë Delvinë.
Në prag të dimrit, ekspertët thonë se përveç zjarreve njësia administrative e Vergoit rrezikohet edhe nga përmbytjet. Ata druhen se lumi i Klasës mund të dalë jashtë kontrollit.Top Channel
-

Bilanci i dëmeve nga zjarret në Delvinë, 9.5 miliardë lekë. Më e prekura, bujqësia!
Pas situatës së vështirë me zjarret gjatë muajve korrik dhe gusht, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në Bashkinë e Delvinës, kryesisht në bujqësi dhe në banesa, bashkia ngriti menjëherë katër grupe konstatimi për të evidentuar situatën.
Tashmë është mbledhur grupi i vlerësimit të dëmeve, i cili ka arritur në një vlerësim paraprak prej afërsisht 9.5 miliardë lekësh.
“Kemi mbaruar procesin e konstatimit të dëmit të shkaktuar nga zjarret në Bashkinë e Delvinës dhe është ngritur grupi i vlerësimit të dëmeve. Sipas vlerësimit paraprak dëmi shkon në rreth 9.5 miliardë lekë”, u shpreh Anefi Braho, Përgjegjës i Emergjencave Civile në Delvinë
Menjëherë pas vlerësimit të saktë të dëmeve, pritet që qeveria t’u vijë në ndihmë banorëve që pësuan dëme, duke garantuar mbështetje për rimëkëmbjen e tyre.
“Sapo të mbarojnë këto vlerësime dhe të analizohen nga qeveria, besoj se do të fillojë edhe dëmshpërblimi në banesat e pastaj blegtori e bujqësi. Dëmi më i madh është shkaktuar në bujqësi ku arrin në rreth 7miliardë lekë”, tha Braho.
Me ndihmën e qeverisë dhe mbështetjen nga institucionet lokale, banorët e Delvinës do të kenë mundësi të rikuperojnë humbjet, të rindërtojnë pronat e dëmtuara dhe të rikthejnë normalitetin në jetën e tyre të përditshme. -

Nga përtallja me arorët e Berishës te dronët e Ramës që do rilindin tokat e shkrumbuara
Vite më parë, kur qeveriste Berisha, opozita e atëhershme socialiste do përtallej me idenë e mbjelljes së arorëve, promvuar nga vetë lideri demokrat si inisiativë pyllëzimi dhe ekonomie bashkë. Sot, pasaradhësi i tij hedh idenë e mbjelljeve pyllëzuese me dron, si vijim i një sërë risish prej tyre që provokojnë reagime ironike në publik.
Në fakt ka qenë vetëm një fjali e vetme e thënë nga Rama në shpalosjen e një strategjie të re në betejën kundër zjarrëve.
“Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret”, tha kryeministri duke prezantuar kapitullin e ri të mbrojtjes civile përmes transformimit të forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.
Dhe si për t’u vënë fre gjuhëve konspiratuve që thonë se zjarret e verës që lamë pas ishin të qëllimshme për arsye ndërtim, Rama tha:
“Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. Për 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet. Dhe për këtë jemi duke punuar me Ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë edhe dronët mbjellës që janë forcë e re e teknologjisë që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura, gjë për të cilën është përfshirë edhe Ministria e Mjedisit drejtpërdrejt”, tha Rama.
Ai ceku dhe çështjen më të ndjeshme nga zjarret, dëmshpërblimin, duke premtuar:
“Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti, do dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë”. /tesheshi.com/ -

Zjarret gjatë verës, Rama: Qeveria do dëmshpërblejë banesat dhe bagëtitë e humbura
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, morën pjesë sot në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformitit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.
Në fjalën e tij, Rama tha se të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht.
Dëmshpërblimi i qytetarëve, thekson kryeministri, do të bëhet përmes një akti normativ të qeverisë që do të dalë së shpejti.Rama: Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë, së shpejti, do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Të gjithë të mendojnë dhe të marrin masa për përfshirje në skemën e sigurimit të shtëpive për fatkeqësitë natyrore, do ta sanksionojmë edhe me ligj këtë.
Kemi mbetur i vetmi vend në Evropë që nuk e ka një ligj të tillë. Ka ardhur koha t’i bashkohemi vendeve të tjera duke u dhënë mundësi të gjithëve të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por edhe për sipërmarrjet, njësitë e bizneset që duhet të sigurohen edhe nga përmbytjet. Koha në të cilën jetojmë, në mbarë botën, në çdo pjesë të Evropës, është një kohë ku ndryshimet e klimës po sjellin gjithmonë e më shumë sfida të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile, ku përfshihen përmbytjet dhe zjarret.
/vizionplus.tv -

Dëmet nga zjarret/ Rama: Qytetarët do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë! Rritje pagë për zjarrfikësit
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë kapitullin e ri të mbrojtjes civile. Të pranishëm në këtë aktivitet janë kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor.
Kreu i qeverisë deklaroi se të qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht. Rama njoftoi gjithashtu se sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore, do të sanksionohet edhe me ligj.
“Është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë sepse me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo është shumë e rëndësishme që të gjithë të nisin dhe të mendojnë për të marrë masa për t’u përfshirë në skemën e re të sigurimit të shtëpive nga fatkeqësi natyrore. Gjë që do ta sanksionojmë edhe me ligj. Kemi mbetur i vetmi vend që nuk e ka një ligj të tillë duke i dhënë mundësi të gjithëve që për një kontribut modest të mund të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet njësitë e biznesit që duhet të sigurohen edhe nga përmbytjet”, tha Rama.
Më tej, Rama njoftoi se për sektorin e zjarrfikëses do të ketë një rritje page. Kryeministri u shpreh se “jemi në borxh me ta” me forcat zjarrfikëse për punën që kanë bërë, dhe sfidat që ata përballen çdo stinë vere.
“Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA. Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet. Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.”, tha Rama.
