Zona e Lushnjës është një ndër zonat me risk të lartë nga zjarret e shumta. Vetëm tri ditët e fundit janë regjistruar 8 zjarre, kryesisht në zonat rurale, ku më problematike ka qenë zona e Karbunarës ku u dogjën agrume ullishte e magazina fermerësh. Po kështu edhe zjarri i rënë në Karavasta ku u dogjën qindra rrënjë ullishte.
Në konkluzionet e dala nga specialistët e sektorit zjarrfikës Lushnjë si dhe ekspertët e grupit hetimor, në të gjitha rastet zjarret janë shkaktuar nga djegia e mbeturinave bimore nga fermerët, të cilëve u del situata jashtë kontrollit.
Rasti më i fundit i zjarreve është ky i orës 17.30 në fshatin Rrupaj, njësia administrative Krutje, ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka qenë ndërhyrja emergjente e zjarrfikësve që kanë ndaluar djegien e banesave e serave dhe një parku me bletë.
Vetëm ditën e djeshme janë ndaluar dy persona për zjarrvënie në Lushnjë, ndërsa sot në Rrupaj ka zbarkuar policia dhe grupi hetimor, pasi është e dyta ditë radhazi që shkaktohet zjarr dhe dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.
Tag: zjarre
-

Zjarre të pakontrolluara në Lushnje/ Ekspertët: Vihen qëllimisht për…
-

Greqia në flakë, zjarre të fuqishme përfshijnë ishullin e Kiosit
Zjarrfikësit luftuan me flakët gjatë natës deri mëngjesin e sotëm për të kontrolluar flakët që shpërthyen në ishullin e Kiosit të dielën pasdite. Erëra të forta frynin në zonë. Helikopterët filluan të hidhnin ujë në agim, ndërsa ekipe shtesë zjarrfikëse mbërritën me anije nga porti i Pireut.
Në total, 190 zjarrfikës po veprojnë në ishull, duke përfshirë 11 grupe njësish këmbësorësh, 38 automjete dhe katër avionë. Zjarri shpërtheu rreth orës 11:40 në zonën e Kofinas dhe rezultoi i vështirë për t’u kontrolluar për shkak të erërave shumë të forta. Departamenti i Zjarrfikësve tha se tre zjarre të ndara shpërthyen, në intervale orare, në Kofinas, Aghia Anna dhe Aghios Makarios Vrontadou. Dymbëdhjetë komunitete u evakuuan nëpërmjet numrit të emergjencës 112, i cili u dërgua në intervale të ndryshme nga mesdita. -

Zjarre dhe dëme materiale në Beersheba pas sulmit me raketa iraniane në mëngjes
Një raketë balistike iraniane goditi Beer Sheva herët të mërkurën në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta.
Sulmi ndodhi jashtë ndërtesave të apartamenteve, duke i vënë flakën disa automjeteve të parkuara në rrugë. Shtëpitë aty pranë u dëmtuan gjithashtu.
Sipas shërbimit izraelit të emergjencës Magen David Adom, pesë persona u plagosën lehtë në sulmin e mëngjesit në qytet.דיווחים על נפילה בדרום הארץ; מד”א: “לא התקבלו דיווחים על נפגעים”(צילום: תיעוד מבצעי מד”א) @ItayBlumental @Itsik_zuarets pic.twitter.com/wCf0B1aEaI
— כאן חדשות (@kann_news) June 20, 2025Top Channel
-

Vazhdojnë evakuimet në Kanada për shkak të zjarreve masive në pyje
Evakuimet emergjente vazhduan të mërkurën në Kanada , e cila është goditur nga zjarre të mëdha të përshkruara si “monstra” nga zjarrfikësit që punojnë ditë e natë, veçanërisht përreth fshatrave të kërcënuara nga zjarret.
Për ditë të tëra, provincat e Saskatchewan dhe Manitoba janë përballur me zjarre që i kanë detyruar qeveritë e tyre të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
Më shumë se 200 zjarre po digjen në të gjithë vendin, rreth gjysma e të cilave konsiderohen jashtë kontrollit. Shtatë zjarre të reja u raportuan dje.
Në të gjithë vendin, më shumë se 31,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim, qindra kilometra larg.
Vetëm një nga zjarret ka shkatërruar 4.7 milionë hektarë bimësi dhe mbetet jashtë kontrollit, ndërsa një i dytë, më në perëndim, është gjithashtu jashtë kontrollit, 1.4 milionë hektarë.
Zjarrfikës nga e gjithë vendi po punojnë për t’i mbajtur ato nën kontroll, me ndihmën e rreth 140 kolegëve të dërguar nga Shtetet e Bashkuara.
Tymi nga këto fronte vazhdon ta bëjë cilësinë e ajrit të rrezikshme në Kanadanë qendrore dhe pjesë të Shteteve të Bashkuara veriore.
Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale, Kanadaja po përballet gjithnjë e më shumë me ngjarje ekstreme të motit dhe fatkeqësi natyrore, siç janë zjarret masive të viteve të fundit. Në vitin 2023, vendi i Amerikës së Veriut përjetoi sezonin e tij më të keq të zjarreve në historinë e tij.
Megjithatë, fillimi i sezonit të zjarreve të këtij viti ka alarmuar veçanërisht autoritetet kanadeze, për shkak të ashpërsisë së tyre: 22 milionë hektarë bimësi janë djegur tashmë, me fjalë të tjera një sipërfaqe më e madhe se i gjithë vendi i Sllovenisë.Top Channel
-

Thatësira ekstreme, zjarre dhe…OBM: Rekorde nxehtësie 5 vitet e ardhshme
5 viteve të ardhshme, temperaturat globale do të thyejnë rekorde të tjera nxehtësie. Ky është paralajmërimi që ka dhënë Organizata Botërore e Meteorologjisë. Në një raport të organizatës ka 80% shanse që ky fenomen të ndodhë, duke rritur kështu ndjeshëm rrezikun për përmbytje ekstreme, thatësira dhe zjarre në pyje.
Për herë të parë, shkencëtarët shprehen se ekziston një gjasë, sado e vogël, që para vitit 2030, bota të përjetojë një vit me temperatura 2°C më të larta se niveli paraindustrial. Ky skenar, që dikur konsiderohej i pamundur, tani cilësohet si “shqetësues dhe tronditës”.
Raporti thekson gjithashtu se ka 70% gjasa që temperatura mesatare globale për periudhën 2025–2029 të kalojë 1.5°C mbi nivelin paraindustrial; ka 86% gjasa që kjo shifër të tejkalohet të paktën një herë gjatë pesë viteve të ardhshme. Viti 2024 ka qenë më i nxehti në historinë e matjeve klimatike prej 175 vitesh, dhe pritet të jetë 1 nga 3 vitet më të nxehtë të regjistruar.
“Pamja që shfaq ky raport është alarmante, por nuk është e pashpresë. Ne duhet të marrim masa urgjente për të reduktuar emetimet nga karburantet. Rritja prej 1.5°C nuk është e pashmangshme” tha Chris Hewitt, drejtor i shërbimeve klimatike në OBM. Raporti i Organizatës Botërore të Meteorologjisë është një kambanë alarmi që qeveritë të veprojnë dhe të marrin masa.