Tag: zjarre

  • Edhe Kosova “në luftë” me flakët, 29 vatra zjarri në 8 orët e fundit

    Edhe Kosova “në luftë” me flakët, 29 vatra zjarri në 8 orët e fundit

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.

    “Situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjenciësë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
    17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive.

    Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.
    Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në Kosovë shkaktohen nga dora e njeriut.
    Edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent nuk ka treguar se në cilat zona janë përhapur zjarre, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur për zjarre në disa fshatëra të kësaj komune.
    “Kushdo që ka mundësi e që ka pajisje per shuarje të zjarrit, le të ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, shkroi në Facebook, ku publikoi një video.
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent raportoi edhe dje për gjithsej 23 zjarre, prej të cilat shtatë kishin qenë aktive deri në orën 15:00.
    Ende nuk dihet se sa dëme janë shkaktuar, por më parë gjatë këtij muaji janë publikuar shumë video në rrjete sociale që tregonin se si arat e mbjella me drithëra si grurë kapeshin nga zjarret.
    Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre./rel

  • Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

    Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

    Foto ilustruese

    KOSOVË- Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave të larta.
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.
    “Situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjenciësë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
    17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive. Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.
    Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në Kosovë shkaktohen nga dora e njeriut. Edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent nuk ka treguar se në cilat zona janë përhapur zjarre, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur për zjarre në disa fshatëra të kësaj komune.
    “Kushdo që ka mundësi e që ka pajisje per shuarje të zjarrit, le të ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, shkroi në Facebook, ku publikoi një video. Agjencia e Menaxhimit Emergjent raportoi edhe dje për gjithsej 23 zjarre, prej të cilat shtatë kishin qenë aktive deri në orën 15:00.
    Ende nuk dihet se sa dëme janë shkaktuar, por më parë gjatë këtij muaji janë publikuar shumë video në rrjete sociale që tregonin se si arat e mbjella me drithëra si grurë kapeshin nga zjarret.
    Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre./REL/

  • Situata nga zjarret, Vengu: Dronët Bayraktar TB2, fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

    Situata nga zjarret, Vengu: Dronët Bayraktar TB2, fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

    Sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi “se që në orët e para të mëngjesit dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut”.

    Sipas Vengut “ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët tanë në terren janë në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”.
    Për shkak të rrezikut maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, MM theksoi një ditë më parë se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.

  • Rusia nis sulme “masive” gjatë natës ndaj Dnjeprit dhe Harkivit

    Rusia nis sulme “masive” gjatë natës ndaj Dnjeprit dhe Harkivit

    Forcat ruse nisën një sulm në shkallë të gjerë gjatë natës ndaj rajoneve Dnipropetrovsk dhe Harkiv të Ukrainës, duke shkaktuar disa të vdekur dhe të plagosur, si dhe dëme të mëdha.
    Në rajonin e Dnipropetrovskut, sulmet goditën qytetin Dnjepër dhe zonat përreth me raketa, dronë dhe bomba të drejtuara.

    Sipas Serhiy Lysak, kreut të administratës ushtarake rajonale, sulmi “masiv” vrau një burrë dhe plagosi një grua në qytetin e Dnjeprit. Goditje të drejtpërdrejta pati edhe në ndërtesa të banimit shumëkatëshe, ndërmarrje industriale dhe parkingje, duke shkaktuar zjarre të mëdha.
    Në distriktin e Dnjeprit, zjarre shpërthyen në një qendër tregtare, në ndërmarrje të ndryshme dhe në zona me bar të thatë, duke rezultuar në një viktimë shtesë dhe katër të plagosur të tjerë.
    Forcat ruse gjithashtu bombarduan komunitetin Pokrovske, duke shkaktuar zjarre të tjera.
    Ushtria e Ukrainës bëri të ditur se mbrojtja ajrore rrëzoi shtatë raketa dhe 26 dronë gjatë sulmit.
    Harkivi gjithashtu ra nën bombardime që zgjatën gati tre orë, me mbi 20 goditje, sipas kryetarit të Harkivit, Ihor Terekhov.
    Shtatë zjarre të mëdha shpërthyen në distriktin Kiev të qytetit. Shërbimet emergjente raportuan për pesë persona të plagosur, përfshirë tre zjarrfikës që u lënduan nga një sulm i dytë ndërsa reagonin ndaj pasojave të të parit. Ekipet e zjarrfikësve arritën të shpëtonin gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë, përpara se tre automjete të tyre të shkatërroheshin.
    Përtej kufirit, guvernatori në detyrë i rajonit rus të Rostovit, Yury Slyusar, tha se dy persona humbën jetën pasi një sulm me dron shkaktoi zjarr në një automjet.
    Ndërkohë, në orët e para të 26 korrikut, një sulm me dron goditi qytetin rus të Stavropolit. Banorët lokalë raportuan dëgjimin e disa shpërthimeve të fuqishme. Objektivi duket se ishte fabrika e mbrojtjes Signal, një impiant që prodhon sisteme të luftës elektronike për avionë dhe forcat tokësore.
    Sulmet ndodhën një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se vendi i tij kishte siguruar financim për tre sisteme mbrojtëse raketore Patriot dhe po negocion për edhe shtatë të tjera, pas një marrëveshjeje të re që u mundëson aleatëve evropianë të blejnë armë amerikane për Kievin.
    Ky njoftim u bë dy javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i dha Rusisë një afat prej 50 ditësh për të arritur një marrëveshje për luftën ose për të përballuar tarifa të larta, dhe shprehu qëllimin për ta furnizuar Ukrainën me armë mbrojtëse shtesë përmes partnerëve evropianë.
    Sipas Zelenskyt, Gjermania dhe Norvegjia kanë premtuar secila nga një sistem Patriot, dhe bisedimet me Holandën janë duke vazhduar. Për më tepër, Kievi dhe Uashingtoni kanë rënë dakord për një marrëveshje – e vlerësuar ndërmjet 10 dhe 30 miliardë dollarë – që i lejon Ukrainës të eksportojë dronë në Shtetet e Bashkuara.
    Që kur mori detyrën gjashtë muaj më parë, Trump ka tentuar të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund konfliktit, por presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar thirrjet e SHBA-së për armëpushim.
    Në përgjigje të këtij ngërçi, Trump ka autorizuar lirimin e armëve për Ukrainën, të cilat më parë ishin mbajtur pezull për të mos provokuar Rusinë./REL

  • Temperaturat e larta, MM thirrje qytetarëve për kujdes: Sot rrezik maksimal për zjarre

    Temperaturat e larta, MM thirrje qytetarëve për kujdes: Sot rrezik maksimal për zjarre

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ditën e sotme, 26 korrik, pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.
    Për këtë arsye Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
    Po ashtu i bëhet thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet.
    Kujtojmë se sot sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius maksimumi. Bëhet fjalë për zonën e Shëngjinit.
    Megjithatë sipas hartave të Ministrisë së Mbrojtjes, në të gjitha qarqet rreziku për zjarre është i lartë.

  • Sot dita më e nxehtë, temperaturat ngjiten në 43 gradë/ Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet

    Sot dita më e nxehtë, temperaturat ngjiten në 43 gradë/ Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet

    Dita e sotme do të shënojë vlera të larta të temperaturave, ku sipas të dhënave të shërbimit metereologjik, temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë.
    Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.
    MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.
    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat më të larta do të ‘prekin’ qarqet si Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, ndërsa shifra deri në 41 gradë pritet që të shkojnë edhe në qarkun e Kukësit.

  • Sot dita më e nxehtë në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

    Sot dita më e nxehtë në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

    Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 Korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

    Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet.
    Bashkëlidhur hartat referuese sipas nivelit të rrezikut për çdo qark:

    Top Channel

  • Ballkani përballë zjarreve/ Temperaturë mbi mesataren, alarm i kuq në disa vende

    Ballkani përballë zjarreve/ Temperaturë mbi mesataren, alarm i kuq në disa vende

    Vendet e ballkanit po perballen me zjarre dhe temperatura te larta. Ne Kosove komuna e ferizajt eshte me e prekura, zjarret kane djegur dhjetera hektare pyje. Ne Maqedonine e Veriut temperature ne fundjave pritet te kapin 43 grade Celsius. Autoritetet kane martre masa dhe kane aktivizuar alarmin e kuq. Edhe Greqia dhe Mali I Zi jane perballe rrezikut nga zjarret.

    Temperaturat e larta kane shtuar rreziqet per zjarre ne te gjithe Ballkanin.

    Kosova po perballet me vatra të shumta zjarri.  Forcat zjarrefikese bejne te ditur se vetëm gjatë këtij muaji në Ferizaj, nje nga komunat me te prekura nga zjarret, janë regjistruar 200 te tilla, prej të cilave 90 për qind kanë qenë në zona fushore dhe malore. Sipas eksperteve te emergjencave civile, këto zjarre po shkaktohen në të shumtën e rasteve, nga pakujdesia e qytetarëve duke bere thirrje per veprime te pergjegjshme.

    Maqedonia e Veriut eshte nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperaturat qe gjatë ditës deri të shtunën do të jenë mbi mesataren e korrikut dhe do të variojne nga 34 deri në 38 gradë, ndersa Shkupi pritet te kap 43 gradë Celsius kete fundjave.

    Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka aktivizuar tashmë alarmin e kuq për motin ndërsa Qeveria ka miratuar vendimin që detyron punëdhënësit nga data 23 deri më 26 korrik të lirojnë nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bene thirrje qe te zgjidhen me kujdes ushqimet per te parandaluar helmimet.

    Ne Maqedonine e Veriut sipas Qendres se Menaxhimit të në vend u regjistruan gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat 5 janë ende aktive, 4 janë nën kontroll dhe 16 janë shuar.

    Edhe Greqia po perjeton nje vale te nxehti me temp qe shenojne deri ne 43 grade Celsius ndërsa sipas sherbimeve meterologjike erërat e forta që do të fryjnë rrisin rrezikun e zjarreve. Edhe natën, temperaturat do të luhaten në nivele të larta, duke arritur deri në 29 gradë Celsius, kryesisht në qendrat urbane.

    Sipas hartës së parashikimit të rrezikutnga zjarri , rreziku është i lartë (niveli 3) në pjesën më të madhe te vendit, ndersa ne nivelin kater jane qytete te medha dhe ishujt si Selaniku, Janina, Haklidiki apo Rodos.

    Ndersa ne Mal te Zi, zona e Herceg Novit po merr veten nga zjarri i madh qe perfshiu vendin nje jave me pare.

  • Greqia përballet me kulmin e valës së të nxehtit: Stres ekstrem nga temperaturat dhe rrezik i lartë për zjarre

    Greqia përballet me kulmin e valës së të nxehtit: Stres ekstrem nga temperaturat dhe rrezik i lartë për zjarre

    Shërbimi Meteorologjik grek ka paralajmëruar se dita e enjte dhe e premte, përkatësisht 24 dhe 25 korrik, do të jenë më të vështirat për shkak të stresit të lartë deri në ekstrem të nxehtësisë, që vjen nga temperaturat përvëluese që kanë përfshirë vendin. Sipas të dhënave të publikuara nga meteo.gr dhe Observatori Kombëtar i Athinës, valët e të nxehtit do të vazhdojnë me intensitet të lartë në pjesën më të madhe të territorit grek.

    Të enjten, termometri do të ngjitet në 40-42°C dhe në disa zona do të arrijë deri në 43°C. Të premten pritet një rritje tjetër e lehtë, me temperatura që mund të shkojnë apo edhe të tejkalojnë 44°C në nivel lokal. Situata është e rënduar nga fakti se kjo valë e të nxehtit po zgjat prej ditësh, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rrezikut të stresit të nxehtësisë dhe sëmundjeve të lidhura me të.

    Sistemi i paralajmërimit HEAT-ALARM thekson se më e goditura nga stresi ekstrem termik do të jetë Thesalia, veriu i kontinentit dhe ishujt e Egjeut Lindor. Ndërkohë, autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve pirometeorologjike në gjithë vendin, duke rritur rrezikun për zjarre në pyje.

    Sipas ekipit shkencor FLAME të Njësisë METEO, kushtet e thata dhe temperaturat ekstreme që kanë filluar që prej së dielës më 20 korrik kanë rritur ndjeshëm ndezshmërinë e materialeve pyjore, duke lehtësuar jo vetëm shpërthimin, por edhe përhapjen e zjarreve me shpejtësi të lartë dhe intensitet të madh.

    Ekspertët shtojnë se era nga drejtimi veri-verilindor do të forcohet ndjeshëm gjatë ditëve në vijim, veçanërisht në zonat lindore dhe në Egje, duke përkeqësuar më tej potencialin për zjarre të shkaktuara nga era. Autoritetet greke janë në gatishmëri të lartë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në diell, të konsumojnë lëngje dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile.

  • I nxehti ekstrem godet Ballkanin, zjarre të mëdha në disa shtete

    I nxehti ekstrem godet Ballkanin, zjarre të mëdha në disa shtete

    Zjarrfikësit janë përballur me zjarre në mbarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 21 korrik, teksa një valë e re e të nxehtit ka goditur rajonin e Ballkanit.
    Shtatë zjarre të mëdha janë raportuar në Maqedoninë e Veriut ku temperaturat pritet të arrijnë në 42 gradë Celsius të martën, thanë autoritetet.
    Pesë zjarre janë jashtë kontrollit në Shqipëri, ku temperaturat të hënën ishin nga 37 deri në 41 gradë Celsius.
    Në Kroaci, një zjarr afër qytetit turistik Sibhik ka shpërthyer dhe dhjetëra ekspertë të emergjencave civile dhe gjashtë avionë janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
    Disa nga vatrat e zjarreve në Kroaci janë aktive që disa ditë, teksa kryetarët e komunave janë ankuar se nuk kanë burime të mjaftueshme për t’i luftuar zjarret.
    Kosova po ashtu përballet me temperatura të larta, sikurse edhe Serbia.
    Ndërkaq, veriu i Bosnje e Hercegovinës pritet të përballet me temperatura deri në 40 gradë Celsius./REL