Tag: zjarre

  • Spanja në luftë me flakët/ Mbyllen rrugët dhe hekurudhat në Galicia, evakuohen banorët, 7 të vdekur

    Spanja në luftë me flakët/ Mbyllen rrugët dhe hekurudhat në Galicia, evakuohen banorët, 7 të vdekur

    Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të vështirë luftimin tyre.

    Si pasojë e zjarreve kanë humbur jetën shtatë njerëz këtë muaj në Spanjë.
    Vala e të nxehtit, që ka zgjatur 12 ditë, dhe erërat nga jugu, e kanë bërë edhe më sfiduese punën e zjarrfikësve në një nga verat më të vështira për zjarret në 20 vjetët e fundit, tha Virginia Barcones, drejtoreshë e përgjithshme e shërbimeve të emergjencës.
    “Në pjesën perëndimore të vendit, situata është jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Barcones për RTVE.
    Në Galicia, disa vatra zjarri u bashkuan duke formuar një zjarr edhe më të madh, i cili detyroi mbylljen e rrugëve dhe shërbimeve hekurudhore drejt rajonit. Zjarret në provincën Ourense në Galicia u përhapën deri në provincën fqinje Zamora.
    Derisa shumë banorë u evakuuan, disa qëndruan për t’i mbrojtur shtëpitë e tyre.
    Agjencia kombëtare e motit AEMET paralajmëroi për rrezik ekstrem zjarri në veri dhe perëndim të vendit, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius në bregun verior.
    “Sot do të jetë një tjetër ditë shumë e vështirë, me rrezik ekstrem për zjarre të reja”, shkroi në X kryeministri Pedro Sanchez.
    Një zjarr pranë Molezuelas de la Carballeda në rajonin Castile dhe Leon, që është një nga më të mëdhenjtë në historinë e Spanjës, nuk kishte avancuar që nga e enjtja, tha Angel Sanchez, kreu i shërbimit të zjarreve pyjore në rajon.
    “Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta vënë nën kontroll atë”, shtoi ai.
    Kushtet po shkaktojnë përhapjen e zjarreve me shpejtësi të tillë, sa që zjarrfikësit mund të humbasin kontrollin brenda pak kohësh.
    Dy persona u arrestuan në Costa da Morte në Galicia për shkaktim të zjarreve, pasi dogjën jashtëligjshëm kabllo bakri për të nxjerrë metalin dhe për ta shitur, sipas Ministrisë së Brendshme.
    Zjarret këtë vit kanë djegur mbi 157.000 hektarë, pothuajse dyfishin e mesatares vjetore që nga viti 2006, sipas Shërbimit të Informacionit mbi Zjarret Pyjore të Bashkimit Evropian.

    Top Channel

  • “Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?”/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

    “Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?”/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

    “Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe në kohën e Enverit”-ishte pyetja e një komentuesi në videon live të kryeministrit Edi Rama, lidhur me situatën nga zjarret.
    Rama tha se nëse do të kishte një fuqi që t’i paraprinte zjarreve dhe mos linte zjarret që të bënin të tyren, me siguri këtë fuqi do e kishin gjetur të tjerët.
    “Po dhe është dikush që shkruan me një emër grek që nuk di se si lexohet, por pyet një atje në Greqi pse nuk kishte zjarre në kohën e Papandreut, për shembull.
    Pyet njëherë atje dhe ata që digjen çdo vit, shumë më shumë sesa ne, për shkak se janë në një pozicion edhe më të komplikuar se sa ne, mund të tregojnë pse nuk kishte zjarr në kohën e Enverit dhe nëse do të kishte një fuqi që t’i paraprinte zjarreve dhe mos linte zjarret që të bënin të tyren, me siguri këtë fuqi do e kishin gjetur të tjerët, të paktën. Do e kishte gjetur Turqia, do kishte gjetur Spanja, do e kishte gjetur Italia, do e kishte gjetur Greqia, E kështu me radhë, e kështu me radhë, pra të mos flasim qesim”-njofton Rama.

  • ‘Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit’, përgjigjet kryeministri Rama: Pyet atje në Greqi për kohën e Papandreut…

    ‘Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit’, përgjigjet kryeministri Rama: Pyet atje në Greqi për kohën e Papandreut…

    “Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe në kohën e Enverit”-ishte pyetja e një komentuesi në videon live të kryeministrit Edi Rama, lidhur me situatën nga zjarret.

    Rama tha se nëse do të kishte një fuqi që t’i paraprinte zjarreve dhe mos linte zjarret që të bënin të tyren, me siguri këtë fuqi do e kishin gjetur të tjerët.
    “Po dhe është dikush që shkruan me një emër grek që nuk di se si lexohet, por pyet një atje në Greqi pse nuk kishte zjarre në kohën e Papandreut, për shembull.
    Pyet njëherë atje dhe ata që digjen çdo vit, shumë më shumë sesa ne, për shkak se janë në një pozicion edhe më të komplikuar se sa ne, mund të tregojnë pse nuk kishte zjarr në kohën e Enverit dhe nëse do të kishte një fuqi që t’i paraprinte zjarreve dhe mos linte zjarret që të bënin të tyren, me siguri këtë fuqi do e kishin gjetur të tjerët, të paktën. Do e kishte gjetur Turqia, do kishte gjetur Spanja, do e kishte gjetur Italia, do e kishte gjetur Greqia, E kështu me radhë, e kështu me radhë, pra të mos flasim qesim”-njofton Rama.

    Top Channel

  • Mbi 100 zjarre në një ditë në Greqi, dhjetëra persona kërkojnë ndihmë mjekësore! Situatë alarmante në Patra, evakuuohen banorët e 25 zonave

    Mbi 100 zjarre në një ditë në Greqi, dhjetëra persona kërkojnë ndihmë mjekësore! Situatë alarmante në Patra, evakuuohen banorët e 25 zonave

    Situata në frontin e zjarreve në Patra, qyteti i tretë më i madh i vendit, mbetet ende tragjike dhe jashtë kontrollit.

    Zjarret që kanë shpërthyer të martën detyruan evakuimin e banorëve të të paktën 25 vendbanimeve, ndërsa urdhërohen banorët e shumë zonave të braktisin shtëpitë e tyre, raporton korrespondenti i Top Channel, Aleksandër Marku.
    Në ditën e dytë, flakët që digjnin ullishte dhe pyje pishe jashtë qytetit,tashmë kanë mbërritur në lagjet periferike duke djegur shtëpi dhe biznese në zonën industriale dhe duke ndërprerë trafikun rrugor dhe hekurudhor. Dy spitale janë evakuuar ashtu si edhe një qendër për të moshuarit. Nuk janë raportuar viktima, por dëmet janë të shumta. Vetëm në doganën e Patrës janë djegur mbi 550 automjete të konfiskuara.
    Mbi 5000 zjarrfikës në të gjithë vendin si dhe vullnetarë e banorë, vazhdojnë të luftojnë në frontet e zjarrit, por intensiteti i erërave dhe relievi i zonës, i kombinuar me temperaturat e larta, kontribuojnë në ndryshimin e situatës dhe zjarret e vogla të shpërndara, të cilat kontrollohen nga zjarrfikësit, përsëri rindizen.
    “Situata mbetet e vështirë. Dhe për nesër, të enjten, parashikohet një rrezik shumë i lartë zjarri në shumicën e zonave të vendit. Jemi në zemër të sezonit të zjarreve.Çdo zjarr i ri që shpërthen shpejt merr përmasa të rrezikshme“, thotë Vasilis Vathrakogiannis, zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës.
    Dhjetëra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të atmosferës mbytëse nga tymi që gjatë dy ditëve ka mbuluar qytetin. Probleme të shumta kanë disa lagje me energjinë elektrike dhe ujin.
    Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes Civile ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për Prevezën dhe ishullin e Zakinthos. Sipas Shërbimit zjarrfikës, në gjithë vendin janë përballuar sot 109 zjarre, 48 prej të cilave shpërthyen vetëm orët e fundit.
    Vetëm në 24 orët e fundit janë prekur nga zjarret më shumë se 10.000 hektarë tokë pyjore, një pjesë e mirë në ishullin Hios, por edhe në Zakintho dhe Kefaloni ku kamerat regjistruan pamje tragjike nga pyjet e këtyre ishujve krejtësisht të shkrumbuara.

    Top Channel

  • Zjarret po djegin Europën, mijëra të evakuar nga zonat e rrezikut

    Zjarret po djegin Europën, mijëra të evakuar nga zonat e rrezikut

    Vala ekstreme e të nxehtit po thyen rekorde temperaturash në mbarë Evropën dhe po shkakton zjarre të mëdha.

    Alarme janë lëshuar në pjesë të Spanjës, Greqisë dhe Malit të Zi  duke paralajmëruar për rreziqe të konsiderueshme për shëndetin, ndërsa temperaturat kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Në Spanjë, një punonjës i një qendre hipizmi vdiq pasi pësoi djegie të rënda në pranë Madridit. Erërat mbi  70 km/orë shkaktuan flakë pranë shtëpive.
    Në rajonin veriperëndimor të Spanjës, Castile dhe Leon, u evakuuan pothuajse 4,000 persona dhe u raportuan më shumë se 30 zjarre, me një që kërcënonte Las Médulas, të listuar në UNESCO, i njohur për minierat e tij të lashta të arit.

    Ndërsa 2000 persona të tjerë u evakuuan nga hotelet dhe shtëpitë pranë qendrës turistike të Tarifës në rajonin jugor të Andaluzisë.
    Ndërkohë edhe Greqia po lufton me më shumë se 150 zjarre në të gjithë vendin, të përkeqësuara nga erërat e forta, me gati 5,000 zjarrfikës dhe dhjetëra avionë që po merren me shuarjen e flakëve. Evakuime masive janë duke u zhvilluar në ishullin turistik Zakynthos dhe në Akainë perëndimore, ku flakët kanë shkatërruar shtëpi, automjete dhe biznese.
    Situatë problematike nga zjarret paraqitet edhe në Mal të Zi. Dy helikopterë të Ushtrisë së  vendit fqinj  po luftojnë vatrat që rrezikojnë njerëzit dhe shtëpitë në Podgoricë.
    Zjarre janë raportuar edhe në katër qytete të tjera të vendit, kryesisht në pjesën qendrore dhe veriore. Ndërkohë, është ndërprerë qarkullimi në kanionin e Platijes, një nga rrugët që lidh kryeqytetin me veriun e Malit të Zi.
    Presidenti Milatoviq bëri të ditur se Kryesia e Bosnjë e Hercegovinës ka miratuar dërgimin e një helikopteri për ndihmë në Mal të Zi. Po ashtu, pritet edhe një helikopter nga Hungaria dhe një ekip prej 50 deri në 60 persona nga Austria
    Autoritetet e Podgoricës u kanë bërë thirrje pushuesve që të largohen nga lumenjtë Moraça, Zeta dhe Cijevna, në mënyrë që helikopterët të mund të marrin ujë për shuarjen e flakëve.

  • Flakët ‘pushtojnë’ edhe Kosovën, 9 vatra dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

    Flakët ‘pushtojnë’ edhe Kosovën, 9 vatra dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe 23 persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në javën e fundit, njoftuan zyrtarët të mërkurën. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj, tha se Kosova po përballet me zjarre të shumta në të gjitha pjesët e vendit.
    Sipas tij, vetëm në javën e fundit janë raportuar mbi 633 zjarre, prej të cilave tani janë aktive vetëm nëntë. Ai tha se autoritetet “janë duke bërë përpjekje maksimale për të menaxhuar situatën dhe për ta parandaluar çdo pasojë nga situata e krijuar”.
    Zjarret aktive janë në fshtarat Kuqicë, Gojbullë, Mirash, Tugjevc, Gmicë, Muçiverrcë, Negroc, Gadime dhe Vrellë.
    “Gjendja aktuale në vend qëndrueshme por e brishtë, si pasojë e temperaturave dhe zjarr vënieve të qëllimshme”, theksoi Metaj.
    Ai nënvizoi se zjarret aktive janë vështirë të qasshme për zjarrfikësit, “sepse ndodhen në zona malore, në bjeshkë të thepisura, ku ndërhyrja është shumë e rrezikshme dhe pothuajse e pamundur”.
    “Dje kemi pasur një rast në fshati Tugjec ku zjarrfikësit janë futur dhe janë ngujuar në mal, por me ndihmën e zjarrfikësve të tjerë janë nxjerrë nga aty. Pra, po rrezikohet jeta e zjarrfikësve dhe njerëzve”, shtoi ai.
    Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi, tha në konferencën e përbashkët me Metajn se policia u është përgjigjur të gjitha rasteve të raportuara për zjarret.
    “Deri sot kemi arrestuar 23 persona dhe kemi iniciuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe për zjarrvënie”, tha ai.
    Ndërkohë, gjendja më e rënduar këtë javë, sipas Metajt, ka qenë në fshatrat Kçiq i Vogël, Zasellë, Meshinë, Tugjec, Dumnicë, Merdarë dhe Orllan. Ai tha se zjarret në këto vende, ku ka pasur dëme në infrastrukturë, janë lokalizuar edhe falë ndihmës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Një ekip i Radios Evropa e Lirë e ka vizituar të martën fshatin Kçiq në Mitrovicë për t’i parë nga afër dëmet që i kanë shkaktuar zjarret në atë zonë.
    Disa banorë janë shprehur shumë të shqetësuar, duke thënë se kanë humbur gjithçka që kanë pasur. Metaj tha se ka një rritje të zjarreve në muajin gusht të këtij viti krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar. Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura rreth 40 gradë Celsius këtë javë. Situatë e rënduar me zjarre është edhe në vendet fqinje.
    Një person ka vdekur në Shqipëri, ku 30 zjarre janë aktive të mërkurën, sipas autoriteteve. Në Mal të Zi është raportuar për një ushtar të vdekur dhe një tjetër të plagosur si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.
    Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale. Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore./REL

  • Përgjegjësia digjet! Rama akuzon zjarrvënësit, hesht për dështimin e shtetit

    Përgjegjësia digjet! Rama akuzon zjarrvënësit, hesht për dështimin e shtetit

    Në një moment kritik për vendin, me zjarre masive që kanë shkaktuar dy viktima dhe dëme të konsiderueshme, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish. Në një deklaratë të fundit, ai paralajmëron ndëshkim maksimal për zjarrvënësit dhe falënderon forcat në terren, duke shmangur përgjegjësinë për vonesat dhe mungesën e kapaciteteve. Ky qëndrim i tij i përsëritur, ngre pyetje serioze rreth efikasitetit të qeverisjes në situata emergjence.
    Me më shumë se një dekadë në pushtet, Rama ka pasur të gjitha mundësitë për të ndërtuar një infrastrukturë të fortë dhe një sistem reagimi të shpejtë për emergjencat civile. Megjithatë, situata aktuale dëshmon një dështim të përsëritur, ku vendi mbetet i pambrojtur përballë zjarreve, ndërsa qeveria bazohet te ndihma e vendeve fqinje dhe puna heroike e forcave në terren.
    Kryeministri thekson se “dy ditë e netë ekstremisht të vështira” po përballen me zjarre të mëdha në zona si Skënderbegas dhe Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, Hormovë dhe Kodër e Lekël të Tepelenës, si dhe në Delvinë. Ai shprehet se zjarret janë vënë nën kontroll, por kritikat e qytetarëve flasin për të kundërtën. Dëshmitë nga Delvina, Gramshi dhe zona të tjera flasin për reagime të vona dhe pajisje të pamjaftueshme.
    Thirrja e Ramës ndaj qytetarëve për t’u treguar të kujdesshëm dhe për të sinjalizuar vatrat e zjarrit, ndërkohë që qeveria nuk ka investuar në një sistem mbrojtjeje efikas, interpretohet si një përpjekje për të zhvendosur fajin. Në vend që të ofronte një plan konkret për të parandaluar dhe menaxhuar situatën, ai sërish e mbyll deklaratën me një kërcënim ndaj zjarrvënësve, duke e cilësuar veprimin e tyre si krim. Kjo qasje, e bazuar te fajësimi i të tjerëve, e shfaq Kryeministrin Rama si të paaftë për të mbajtur përgjegjësi për dështimet e qeverisjes së tij.

  • Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

    Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

    Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe 23 persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në javën e fundit, njoftuan zyrtarët të mërkurën.
    Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, drejtor i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj, tha se Kosova po përballet me zjarre të shumta në të gjitha pjesët e vendit.
    Sipas tij, vetëm në javën e fundit janë raportuar mbi 633 zjarre, prej të cilave tani janë aktive vetëm nëntë. Ai tha se autoritetet “janë duke bërë përpjekje maksimale për të menaxhuar situatën dhe për ta parandaluar çdo pasojë nga situata e krijuar”.
    Zjarret aktive janë në fshtarat Kuqicë, Gojbullë, Mirash, Tugjevc, Gmicë, Muçiverrcë, Negroc, Gadime dhe Vrellë, tha ai.
    “Gjendja aktuale në vend qëndrueshme por e brishtë, si pasojë e temperaturave dhe zjarr vënieve të qëllimshme”, theksoi Metaj.
    Ai nënvizoi se zjarret aktive janë vështirë të qasshme për zjarrfikësit, “sepse ndodhen në zona malore, në bjeshkë të thepisura, ku ndërhyrja është shumë e rrezikshme dhe pothuajse e pamundur”.
    “Dje kemi pasur një rast në fshati Tugjec ku zjarrfikësit janë futur dhe janë ngujuar në mal, por me ndihmën e zjarrfikësve të tjerë janë nxjerrë nga aty. Pra, po rrezikohet jeta e zjarrfikësve dhe njerëzve”, shtoi ai.
    Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi, tha në konferencën e përbashkët me Metajn se policia u është përgjigjur të gjitha rasteve të raportuara për zjarret.
    “Deri sot kemi arrestuar 23 persona dhe kemi iniciuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe për zjarrvënie”, tha ai.
    Ndërkohë, gjendja më e rënduar këtë javë, sipas Metajt, ka qenë në fshatrat Kçiq i Vogël, Zasellë, Meshinë, Tugjec, Dumnicë, Merdarë dhe Orllan. Ai tha se zjarret në këto vende, ku ka pasur dëme në infrastrukturë, janë lokalizuar edhe falë ndihmës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
    Një ekip i Radios Evropa e Lirë e ka vizituar të martën fshatin Kçiq në Mitrovicë për t’i parë nga afër dëmet që i kanë shkaktuar zjarret në atë zonë. Disa banorë janë shprehur shumë të shqetësuar, duke thënë se kanë humbur gjithçka që kanë pasur.
    Metaj tha se ka një rritje të zjarreve në muajin gusht të këtij viti krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar. Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura rreth 40 gradë Celsius këtë javë.
    Situatë e rënduar me zjarre është edhe në vendet fqinje. Një person ka vdekur në Shqipëri, ku 30 zjarre janë aktive të mërkurën, sipas autoriteteve.
    Në Mal të Zi është raportuar për një ushtar të vdekur dhe një tjetër të plagosur si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.
    Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale.
    Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore. REL/

  • Temperaturat mbi 40°C, zjarret përfshijnë gjithë Evropën Jugore

    Temperaturat mbi 40°C, zjarret përfshijnë gjithë Evropën Jugore

    Të paktën tre njerëz kanë humbur jetën nga një valë e nxehti përvëluese që po shkakton dhjetëra zjarre në pjesë të ndryshme të Evropës Jugore, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
    Njoftimet e alarmit për të nxehtin (të ashtuquajtura si “alarmet e kuqe”) janë lëshuar në disa rajone të Italisë, Francës, Spanjës, Portugalisë dhe Ballkanit, për shkak të rreziqeve serioze për shëndetin pasi temperaturat po kalojnë 40°C.
    Në Spanjë
    Shërbimi meteorologjik i Spanjës, Aemet, njoftoi se temperaturat mund të arrijnë deri në 44°C në Sevilje dhe Kordoba, ndërsa Portugalia jugore gjithashtu mund të shënojë 44°C.
    BBC shkruan se në Spanjë, një punonjës i një qendre të hipizmit ndërroi jetë pas djegieve të rënda që pësoi nga zjarri në Tres Cantos, afër Madridit, ku erërat mbi 70 km/h u përhapën flakët drejt shtëpive, duke detyruar qindra njerëz të evakuohen.
    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi të martën se shërbimet e emergjencës “po punojnë pa u ndalur për të shuar zjarret”, duke shtuar: “Jemi në rrezik ekstrem nga zjarret në pyje. Ju lutem, tregoni kujdes të madh.”
    Në rajonin Castile dhe Leon në veri-perëndim të Spanjës, rreth 4 mijë persona janë evakuuar, ndërsa janë raportuar mbi 30 vatra zjarri, njëra prej të cilave kërcënon zonën Las Medulas, e mbrojtur nga UNESCO për minierat e lashta të arit.
    Edhe në Andaluzinë jugore, rreth 2 mijë persona janë evakuuar nga hotelet dhe banesat afër destinacionit turistik Tarifa.
    Forcat e armatosura spanjolle njoftuan se afro 1 mijë ushtarë janë angazhuar për të luftuar zjarret në mbarë vendin.
    Në Portugali
    Në Portugalinë fqinje, zjarrfikësit po përballen me tre zjarre të mëdha, më i rëndi pranë Trancoso. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 1 mijë e 300 zjarrfikës dhe 14 avionë, ndërsa Maroku ka dërguar dy avionë ndihmë pas prishjes së disa avionëve portugezë. Temperaturat në jug pritet të arrijnë 44°C dhe të mos zbresin poshtë 25°C gjatë natës.
    Në Itali
    Në Itali ka ndërruar jetë një fëmijë nga i nxehti ditën e hënë, ndërsa temperaturat e 40°C pritet të godasin më vonë këtë javë. Alarmet e kuqe janë ngritur nga autoritetet për të paktën 10 qytete, duke përfshirë Romën, Milanon dhe Firencen. Në Sardenjë, një djalë rumun 4-vjeçar ndërroi jetë në spital për shkak të dëmtimit të trurit nga goditja e nxehtësisë, pasi ishte lënë pa ndihmë në një makinë.
    Në Francë
    Gati ¾ e vendit është nën alarm për të nxehtin, me temperatura deri në 40°C në Luginën e Rhonës dhe 36°C në rajonin e Parisit.
    Ministrja franceze e Shëndetësisë Catherine Vautrin tha se spitalet janë në gatishmëri për pasojat e valës së dytë të nxehtësisë këtë verë.
    Në Greqi
    Aktualisht Greqia po përballet me mbi 150 zjarre aktive, të nxitura nga erëra të fuqishme. Janë angazhuar gati 5 mijë zjarrfikës dhe dhjetëra avionë. Po zhvillohen evakuime masive në ishullin turistik Zakynthos dhe në Achaia-n perëndimore, ku janë djegur shtëpi, makina dhe biznese.
    Në Chios, autoritetet po evakuojnë pushuesit nga plazhet me anije. Janë kërkuar ndihma me avionë nga BE-ja. Autoritetet greke paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet më tej.

    Në Turqi
    Në Turqi disa zjarre të mëdha janë vendosur nën kontroll, përfshirë ato në Çanakala dhe Izmir, pasi qindar njerëz u evakuuan dhe autoritetet vendosën të mbyllnin ngushticën e Dardaneleve dhe aeroportin në Çanakala.

    Në Mal të Zi
    Mali i Zi është përfshirë gjithashtu nga zjarret, ku një ushtar humbi jetën dhe një tjetër u plagos pasi një cisternë uji u përmbys gjatë shuarjes së zjarreve pranë Podgoricës.

    Në Shqipëri
    Edhe vendi ynë përmendet në këtë artikull të BBC-së, ku thuhet se zjarret detyruan evakuimin e banorëve në disa zona të hënën.
    Në Kroaci
    Në shtetin krotat një zjarr i madh përfshiu qytetin Split, por u vu nën kontroll të martën.
    Në Mbretërinë e Bashkuar
    Në Mbretërinë e Bashkuar, vala e katërt e të nxehtit këtë vit ka sjellë temperatura deri në 33°C, me alarme shëndetësore në ngjyrat portokalli dhe të verdhë që janë ngritur nga autoritetet në të gjithë Anglinë. Dy zjarre ranë në Londër të martën, në Ealing dhe Wanstead Flats, duke djegur mbi 17 hektarë tokë.
    Shkencëtarët paralajmërojnë se ngrohja globale po bën që verat në Mesdhe të jenë më të nxehta, më të thata dhe me sezone zjarresh gjithnjë e më të gjata dhe më intensive.

  • Zjarret në vend, Rama: Ata që ndezin zjarre duhet të marrin dënimin më të rëndë

    Zjarret në vend, Rama: Ata që ndezin zjarre duhet të marrin dënimin më të rëndë

    Edi Rama: Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë. Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji