Tag: zjarre

  • Rritet bilanci/ 3 të vrarë dhe mbi 26 të plagosur

    Rritet bilanci/ 3 të vrarë dhe mbi 26 të plagosur

    Kievi është goditur sërish nga një valë sulmesh me dronë dhe raketa gjatë natës, duke shkaktuar viktima, zjarre dhe dëmtime të rënda në infrastrukturë.

    Zyrtarët ukrainas konfirmuan se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 26 të tjerë janë plagosur, shkruan BBC.

    Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, i përshkroi sulmet si “masive”, ndërsa shpërthime të mëdha goditën ndërtesa banimi në disa zona të qytetit. Një pjesë e infrastrukturës energjetike u dëmtua, duke lënë pa ngrohje lagje të tëra në verilindje të kryeqytetit.

    Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, njoftoi se sulmet prekën “pothuajse çdo rreth” të qytetit.

    Përmes Telegramit, ai paralajmëroi qytetarët të kërkonin strehim vetëm një minutë pas mesnatës, duke shkruar: “Është zhurmë në Kiev”.

    Shërbimet e emergjencës raportuan se mbeturinat e dronëve dhe raketave shkaktuan zjarre dhe dëme në disa ndërtesa të larta banimi, një spital, një shkollë dhe një ndërtesë administrative.

    Ndërkohë më shumë se 40 persona u shpëtuan, përfshirë 14 vetëm nga një ndërtesë në lagjen Desnyanskyi, ku humbi jetën një person. Një tjetër u gjet i gjallë nën rrënoja.

    Nëntë të plagosur po trajtohen në spital, ndërsa një burrë raportohet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.

    Probleme me energjinë dhe ngrohjen

    Rrjeti i ngrohjes së kryeqytetit është dëmtuar, duke rritur rrezikun e ndërprerjes së energjisë dhe furnizimit me ujë, bëri të ditur Klitschko.

    Forcat ajrore paralajmëruan se dronët dhe bombat e drejtuara goditën gjithashtu rajone të tjera të vendit, përfshirë Sumy.

    Sulmet e fundit vijnë më pak se një javë pas një ofensivë tjetër ruse që shkaktoi gjashtë viktima dhe dëmtime në infrastrukturë energjetike.

  • Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

    Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

    Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, morën pjesë sot në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformitit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.
    Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet.
    Rama u shpreh se askush nuk do të mund të argumentojë se në një zonë të caktuar ku ka rënë zjarr nuk ka pemë dhe për këtë arsye mund të ndërtojë.

    Rama: Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre. Besoj shumë që fakti që ky sezon solli kaq shumë përmirësim, edhe këtu kemi hapësirë për të rritur forcën goditëse të Policisë së Shtetit, kapacitetet për parandalim, duke bërë që sot një punë operative që sot në territor për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm. Se këta që vënë zjarre si duket kanë karakteristika të veçanta si personalitete. Kemi  bërë ndërhyrje ligjore të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi 30 vjet. Pra, nëse një territor i cili është si të thuash hap oreks për të ndërtuar digjet, për 30 vjet aty nuk do jepet leja e ndërtimit. Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet. Dhe për këtë jemi duke punuar me ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë edhe dronët mbjellës që janë forcë e re e teknologjisë që ndihjmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura.

  • “Kriminelë e psikopatë…”/ Rama paralajmëron: Aty ku bie zjarr, s’do jepet asnjë leje ndërtimi për 30 vjet

    “Kriminelë e psikopatë…”/ Rama paralajmëron: Aty ku bie zjarr, s’do jepet asnjë leje ndërtimi për 30 vjet

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet. Në takimin me shërbimet zjarrfikëse, kreu i qeverisë theksoi se përveçse do të shtrëngohet masat për ata që kapen duke vënë zjarre, në vendet shkrumbuara do të ndalohet lloj leje ndërtimi. Rama tha se askush nuk do të mund të argumentojë se në një zonë të caktuar ku ka rënë zjarr nuk ka pemë dhe për këtë arsye mund të ndërtojë. 
    “Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre. Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta në personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. Që ta kenë të qartë të gjithë, se djegia nuk të sjell këto favorizime. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do të rimbillet.”, paralajmëroi Rama. 

  • Rama paralajmëron: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

    Rama paralajmëron: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

    Për 30 vite, asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet në zonat e pyllëzuara që do të përfshihen nga zjarret.
    Është ky paralajmërimi që kreu i qeverisë Edi Rama bëri sot në takimin me shërbimet zjarrfikëse.
    Rama tha se ata që vendosin zjarre, në disa raste bëhet me efekt që të krijohet zonë ndërtimi. Ai ka njoftuar po ashtu se do shtrëngohen masat ligjore për ata që kapen duke vënë zjarre.
    “Nëse një territor i pyllëzuar digjet, për 30 vite aty nuk do lejohen ndërtime”, tha Rama.

  • Rama ‘lëshon gojën’: Policia e Shtetit ka arrestuar psikopatë e kriminelë…

    Rama ‘lëshon gojën’: Policia e Shtetit ka arrestuar psikopatë e kriminelë…

    Kryeministri Edi Rama i ka quajtur zjarrvënësit psikopatë e kriminelë dhe theksoi se kanë disa karakteristika të veçanta në personalitete. Rama gjithashtu paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet.
    “Sot zjarret janë në horizont por koha deri kur të përballemi me të është e çmuar dhe e shkurtër. Të gjithë duhet të bëjmë punën tonë, nuk kemi mundësi t’i ndalojmë zjarret, por të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm që ato bëjnë. Është luftë që kërkon durim e forcë.
    Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre. Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta si personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. 30 vite do ndalohet leje e ndërtimit dhe territori do të rimbillet. Do të sjellim dronë mbjellës, forcë e re e teknologjisë, që ndihmojën në ripërtëritjen e territoreve të djegura,” tha Rama./

  • “Psikopatë e kriminelë”/ Rama paralajmëron: Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite

    “Psikopatë e kriminelë”/ Rama paralajmëron: Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite

    Kryeministri Edi Rama i ka quajtur “psikopatë e kriminelë” zjarrvënësit, duke u shprehur se kanë disa karakteristika të veçanta në personalitete.Megjithatë, Rama paralajmëroi këdo që vendos zjarre për ngritjen e godinave se në vendet e shkrumbuara do të ndalohet lloj leje ndërtimi për 30 vite. Gjithashtu, theksoi ai territori i djegur do të rigjenerohet duke shtuar se do porositen dronë mbjellës që do të ndihmojnë në këtë proces.
    Edi Rama: Sot zjarret janë në horizont por koha deri kur të përballemi me të është e çmuar dhe e shkurtër.
    Të gjithë duhet të bëjmë punën tonë, nuk kemi mundësi t’i ndalojmë zjarret, por të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm që ato bëjnë. Është luftë që kërkon durim e forcë.
    Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre.
    Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta në personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. 30 vite do ndalohet leje e ndërtimit dhe territori do të rimbillet. Do të sjellim dronë mbjellës, forcë e re e teknologjisë, që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura.

  • “Kriminelë dhe psikopatë që vënë zjarre…”/ Rama “i prerë”: Ta keni të qartë! Për 30 vjet s’do të lejohen ndërtimet atje ku vihen zjarre!

    “Kriminelë dhe psikopatë që vënë zjarre…”/ Rama “i prerë”: Ta keni të qartë! Për 30 vjet s’do të lejohen ndërtimet atje ku vihen zjarre!

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat me rënie zjarri, nuk do të lejohen ndërtime për 30 vjet. Sipas kryeministrit, askush nuk do të mund të argumentojë se në një zonë të caktuar ku ka rënë zjarr nuk ka më pemë, dhe mund të ndërtojë.  
    “Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre. Besoj shumë që fakti që ky sezon solli kaq shumë përmirësim, edhe këtu kemi hapësirë për të rritur forcën goditëse të Policisë së Shtetit, kapacitetet për parandalim, duke bërë që sot një punë operative që sot në territor për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm. Se këta që vënë zjarre si duket kanë karakteristika të veçanta si personalitete. Kemi  bërë ndërhyrje ligjore të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi 30 vjet. Pra, nëse një territor i cili është si të thuash hap oreks për të ndërtuar digjet, për 30 vjet aty nuk do jepet leja e ndërtimit. Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet. Dhe për këtë jemi duke punuar me ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë edhe dronët mbjellës që janë forcë e re e teknologjisë që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura, gjë për të cilën është përfshirë edhe ministria e Mjedisit drejtpërdrejt.”, tha Rama.  
     
     
     

  • Kënaqësia e të ndezurit zjarre, çfarë është piromania?

    Kënaqësia e të ndezurit zjarre, çfarë është piromania?

    Termi piromani rrjedh nga greqishtja ” pyros “, që do të thotë zjarr, dhe ” mania “, që do të thotë obsesion. Piromania është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku individi ndjen një dëshirë të fortë për të ndezur zjarre.

    Ky veprim nuk kryhet për përfitime materiale apo hakmarrje, por për kënaqësinë e brendshme që lind nga ndezja dhe zbutja e tensionit pas veprës.

    Piromania prek rreth 1-2% të popullsisë, me një përqindje më të lartë tek meshkujt, dhe trajtimi i saj kProfili i nj1%a një shkallë suksesi deri në 60%, sipas psikologes klinike Marija Babić.

    Babić shpjegon se motivi kryesor i piromanëve është kënaqësia e brendshme që lind nga ndezja e zjarrit dhe zbutja e tensionit pas veprës, jo dëmtimi i qëllimshëm. Ajo shton se vendosja e diagnozës varet nga faktorë individualë si kërkimi i emocioneve, vetëbesimi i ulët dhe çrregullime të tjera, si dhe faktorë mjedisorë, përfshirë marrëdhëniet familjare të paqëndrueshme dhe ndikimin e grupeve shoqërore.

    Sipas psikologes, 90% e rasteve të piromanisë përfshijnë meshkujt.

    Çrregullimi lidhet me faktorë individualë si kërkimi i emocioneve të forta, vetëbesimi i ulët dhe çrregullime të tjera psikologjike, si dhe faktorë mjedisorë, përfshirë marrëdhëniet e paqëndrueshme familjare dhe ndikimin e grupeve shoqërore.

     

  • Zjarret vazhdojnë të djegin Europën, shënohen viktima dhe dëme të mëdha

    Zjarret vazhdojnë të djegin Europën, shënohen viktima dhe dëme të mëdha

    Evropa Jugore po përballet me zjarre të shumta dhe të rrezikshme mes një vale të të nxehtit që ka çuar temperaturat mbi 40°C. Spanja dhe Portugalia janë ndër vendet më të goditura, me qindra zjarrfikës që luftojnë flakët dhe mijëra hektarë tokë të djegura.
    Në Spanjë, 14 zjarre të mëdha janë aktive dhe tre persona kanë humbur jetën, përfshirë dy zjarrfikës vullnetarë. Kryeministri Pedro Sanchez paralajmëroi për rrezik ekstrem për zjarre të reja. Më shumë se 158,000 hektarë janë djegur – një sipërfaqe sa Londra metropolitane. Në Portugali, një ish-kryetar bashkie u gjet i vdekur, viktima e parë e këtij sezoni zjarresh. Shteti kërkoi ndihmë nga BE-ja për përballimin e situatës. 4,000 zjarrfikës janë angazhuar për të përballuar 7 zjarre të mëdha.
    Në Greqi, një zjarr në ishullin Kios ka vazhduar për katër ditë dhe ka shkaktuar evakuime. Edhe Turqia po përballet me disa zjarre, por shumica janë nën kontroll. Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga djegia e lëndëve fosile, po rrisin frekuencën dhe intensitetin e zjarreve. Evropa është ngrohur dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës që nga vitet 1980.
    2024 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas agjencisë së BE-së për klimën.

  • 7 viktima nga zjarret në Spanjë

    7 viktima nga zjarret në Spanjë

    Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të vështirë luftimin tyre.

    Si pasojë e zjarreve kanë humbur jetën shtatë njerëz këtë muaj në Spanjë.
    Vala e të nxehtit, që ka zgjatur 12 ditë, dhe erërat nga jugu, e kanë bërë edhe më sfiduese punën e zjarrfikësve në një nga verat më të vështira për zjarret në 20 vjetët e fundit, tha Virginia Barcones, drejtoreshë e përgjithshme e shërbimeve të emergjencës.

    “Në pjesën perëndimore të vendit, situata është jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Barcones për RTVE.
    Në Galicia, disa vatra zjarri u bashkuan duke formuar një zjarr edhe më të madh, i cili detyroi mbylljen e rrugëve dhe shërbimeve hekurudhore drejt rajonit. Zjarret në provincën Ourense në Galicia u përhapën deri në provincën fqinje Zamora.
    Derisa shumë banorë u evakuuan, disa qëndruan për t’i mbrojtur shtëpitë e tyre.
    Agjencia kombëtare e motit AEMET paralajmëroi për rrezik ekstrem zjarri në veri dhe perëndim të vendit, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius në bregun verior.
    “Sot do të jetë një tjetër ditë shumë e vështirë, me rrezik ekstrem për zjarre të reja”, shkroi në X kryeministri Pedro Sanchez.
    Një zjarr pranë Molezuelas de la Carballeda në rajonin Castile dhe Leon, që është një nga më të mëdhenjtë në historinë e Spanjës, nuk kishte avancuar që nga e enjtja, tha Angel Sanchez, kreu i shërbimit të zjarreve pyjore në rajon.
    “Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta vënë nën kontroll atë”, shtoi ai.
    Kushtet po shkaktojnë përhapjen e zjarreve me shpejtësi të tillë, sa që zjarrfikësit mund të humbasin kontrollin brenda pak kohësh.
    Dy persona u arrestuan në Costa da Morte në Galicia për shkaktim të zjarreve, pasi dogjën jashtëligjshëm kabllo bakri për të nxjerrë metalin dhe për ta shitur, sipas Ministrisë së Brendshme.
    Zjarret këtë vit kanë djegur mbi 157.000 hektarë, pothuajse dyfishin e mesatares vjetore që nga viti 2006, sipas Shërbimit të Informacionit mbi Zjarret Pyjore të Bashkimit Evropian./REL/