Tag: zirkzee

  • Fitore me përmbysje! Manchester United feston me golat e Zirkzee dhe Mason Mount

    Fitore me përmbysje! Manchester United feston me golat e Zirkzee dhe Mason Mount

    30 Nëntor 2025

    15:32

    Telesport

    Manchester United sot pasdite fitoi 1-2 me përmbysje në transfertën delikate të Crystal Palace.
    Skuadra vendase fillimisht dha sinjale se mund ta fitonte ndeshjen. Crystal Palace luajti disi më mirë në pjesën e parë dhe mori avantazhin.
    Në minutën e 36-të. Jean Mateta shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Pas këtij momenti, vendasit u mbyllën kryesisht në gjysmëfushën e tyre.
    Pjesa e dytë ishte dominuese nga Djajtë e Kuq. Ata qarkulluan topin më shpejt dhe zhbllokuan lojën fiks kur u duhej për pikët.  Në minutën e 54-të, Joshua Zirkzee shënoi golin e barazimit pas asistimit të Bruno Fernandes. Gol fantastik nga holandezi!
    9 minuta më vonë, Bruno Fernandes asistoi sërish, kësaj radhe te Mason Mount, i cili dha fitoren skuadres mike në një betejë të vështirë. Me këtë fitore, United shkon në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League, me 21 pikë.

  • Roma ëndërron titullin, gati dhurata e parë për Gasperinin

    Roma ëndërron titullin, gati dhurata e parë për Gasperinin

    Të paktë ishin ata që beson se Roma mund të ishte në garë për titull në Serie A, por fakt është se pas 12 javësh ekipi i Gasperinit qëndron i vetën në krye, me 27 pikë, plus 2 në raport me Milan dhe Napoli, dy ndjekësit më të afërt. I pyetur nëse titulli është një objektiv, Gasperini theksoi se askush nuk dëshiron të zgjohet, por do të përpiqen të qëndrojnë në krye sa më gjatë të jetë e mundur.
    Kjo deklaratë e Gasperinit ka shkundur drejtuesit e Romës, me këta të fundit që pritet të lëvizin në janar për t’i dhuruar trajnerit ndonjë përforcim cilësor, mbi të gjitha në repartin ofensivë. Dovbyk dhe Ferguson nuk bindin plotësisht, për këtë arsye Gasperini ka sponsorizuar emrin e Joshua Zirkzee.
    Holandezi nuk është në planet e trajnerin Amorim, ose më saktë, nëse vjen një ofertë që në janar, Man.United nuk do të bëhet pengesë. Zirkzee është profili i lojtarit që Gasperini pëlqen, ndërsa dhe vetë lojtari është gati të rikthehet në Serie A, aty ku me Bologna-n u ngjit në nivelin e tij më të lartë.

  • Massara studion formulën e duhur të transferimit, Zirkzee “hap dyert” për Romën

    Massara studion formulën e duhur të transferimit, Zirkzee “hap dyert” për Romën

    19 Nëntor 2025

    7:45

    Alfred Lleshi

    Gian Piero Gasperini po pret me padurim hapjen e merkatos dimërore më 2 janar për të forcuar sulmin e Romës, që në 15 ndeshje ka shënuar vetëm 7 gola. Sulmuesit kryesorë verdhekuq? Dovbyk me vetëm 2 gola, Ferguson asnjë. Objektivi kryesor është Joshua Zirkzee, 24-vjeçari holandez që dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të rikthehet në Serie A, pas eksperiencës pozitive te Bologna.
    Roma i ofron minuta titullari dhe një trajner që e vlerëson thellë, duke i hapur mundësinë të rikthehet në përfaqësuesen holandeze dhe të aspirojë një vend në Botërorin 2026. Massara duhet të negociojë me Manchester United, që preferon huazim të thjeshtë, ndërsa Roma kërkon huazim me të drejtë blerjeje, ose detyrim në rast të kualifikimit në Champions.
    Alternativat për Zirkzee janë Kalimuendo (Nottingham Forest), El Mala (FC Koln), Arevalo (Racing) dhe Giovane (Verona), por si zëvendësues. Gasperini ëndërron një Romë protagoniste edhe në merkato, duke kërkuar përforcime që të rikthejnë sulmin në nivelin e duhur.

  • Zirkzee mund të rikthehet në Serie A, dy klube futen në garë

    Zirkzee mund të rikthehet në Serie A, dy klube futen në garë

    15 Tetor 2025

    16:25

    Telesport

    Joshua Zirkzee pritet të rikthehet në Serie A në merkaton e janarit.
    Roma po punon për rikthimin e sulmuesit të Manchester United, i cili kërkohet edhe nga Como. Holandezi deri tani ka dështuar në “Old Trafford”.
    Klubi verdhekuq po e konsideron sulmuesin në formë huazimi. Como është gati ta blejë në mënyrë përfundimtare.