Tag: zinxhirit

  • 1200 ekspozues në ekspozitën e tretë ndërkombëtare të zinxhirëve të prodhimit

    1200 ekspozues në ekspozitën e tretë ndërkombëtare të zinxhirëve të prodhimit

    Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit e Kinës (CISCE) po zhvillohet në Pekin, duke tërhequr gati 1,200 ekspozues brenda e jashtë vendit.
    Është ekspozita e parë në nivel shtetëror në botë që u kushtohet zinxhirëve globalë të furnizimit.
    Ekspozita që do të përfundojë të dielën ndahet në gjashtë sektorë që janë përkatësisht për prodhim të përparuar, energji të pastër, automjete inteligjente, teknologji digjitale, shëndetësi dhe bujqësi të gjelbër, së bashku me një zonë për shërbimin e zinxhirit të furnizimit.Mbi 230 ndërmarrje marrin pjesë për herë të parë, të cilat sjellin më shumë se 100 produkte dhe teknologji debutuese, një rritje prej 10% në krahasim me edicionin e mëparshëm.
    Ekspozita e këtij viti do të lançojë disa iniciativa inovative, duke përfshirë zonën e parë të zinxhirit të inovacionit të projektuar për të lidhur kërkimin shkencor me aplikimet industriale.
    Pikat kryesore të ekspozitës përfshijnë debutimin global të matricës së indeksit të zinxhirit të furnizimit dhe lançimin e platformës së re ‘Chain Expo Debut Showcase’.Nën temën “Lidhja e Botës për një të Ardhme të Përbashkët”, eventi ka tërhequr 651 ndërmarrje dhe institucione nga 75 vende e rajone dhe organizata ndërkombëtare, me ekspozues të huaj që përbëjnë 35% të totalit.
    Numri i ekspozuesve amerikanë është rritur me 15% krahasuar me vitin e kaluar.

  • Ekspozita e Tretë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit në Kinë: Një hap drejt qëndrueshmërisë industriale globale

    Ekspozita e Tretë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit në Kinë: Një hap drejt qëndrueshmërisë industriale globale

    Ekspozita e Tretë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit të Kinës (CISCE) po mbahet aktualisht në Pekin në datat 16 – 20 korrik, e organizuar nga Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT) nën temën “Lidhja e Botës për një të Ardhme të Përbashkët”.
    Eventi përqendrohet në gjashtë zinxhirë kryesorë furnizimi – Prodhimi i Avancuar, Energjia e Pastër, Automjetet Inteligjente, Teknologjia Dixhitale, Jeta e Shëndetshme dhe Bujqësia e Gjelbër – si dhe në një zonë Shërbimi të Zinxhirit të Furnizimit.
    Në të po marrin pjesë një total prej 651 kompani dhe organizata nga 75 vende dhe rajone, duke shfaqur teknologjitë, produktet dhe shërbimet e reja në të gjithë segmentet e rrjedhës së sipërme, të mesme dhe të poshtme të secilit zinxhir furnizimi, me ekspozues të huaj që përbëjnë 35%.
    Në ceremoninë e hapjes ku morën pjesë mbi 1.100 përfaqësues nga më shumë se 100 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare,u publikua “Iniciativa e Pekinit” një nismë e përbashkët e anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar dhe CCPIT.
    Nisma i bën thirrje komunitetit global të biznesit të ruajë stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, të mbështesë sistemin tregtar shumëpalësh dhe të nxisë një mjedis ndërkombëtar të hapur dhe bashkëpunues. Nisma shqyrton gjithashtu mbështetjen e multilateralizmit, mbështetjen e kuadrit tregtar të bazuar në OBT për të krijuar një treg të drejtë dhe të parashikueshëm, si edhe heqjen e barrierave ndaj tregtisë dhe investimeve.

  • Protesta në Pakistan kundër zinxhirit të ushqimit të shpejtë KFC, një i vdekur dhe dhjetëra të arrestuar pas dhunës së nxitur nga lufta në Gaza

    Protesta në Pakistan kundër zinxhirit të ushqimit të shpejtë KFC, një i vdekur dhe dhjetëra të arrestuar pas dhunës së nxitur nga lufta në Gaza

    Policia në Pakistan ka arrestuar mbi 40 persona pas një vale protestash të dhunshme kundër zinxhirit të ushqimit të shpejtë KFC, që përfunduan me vdekjen e një punonjësi në qytetin Sheikhupura. Protestat, të nxitura nga zemërimi për luftën në Gaza dhe mbështetja e perceptuar e kompanive perëndimore ndaj Izraelit, kanë përfshirë të paktën 20 tentativa sulmesh ndaj dyqaneve të KFC në të gjithë vendin gjatë javës së fundit.

    Sipas autoriteteve, 45-vjeçari Asif Nawaz, punonjës i kuzhinës në një nga degët e KFC në Sheikhupura, u vra nga një plumb që e goditi në shpatull dhe më pas në gjoks. Oficeri rajonal i policisë, Athar Ismail, deklaroi se të shtënat duket të kenë qenë aksidentale dhe se autori është ende në kërkim.

    Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë turma protestuesish të armatosur me shufra hekuri, duke hyrë me forcë në dyqanet e KFC-së, kërcënuar punonjësit dhe duke djegur dy degë në qytetin Karaçi. “Ata po blejnë plumba me paratë që fitoni,” dëgjohet një protestues duke bërtitur në një nga videot virale.

    Ministri i Shtetit për Punët e Brendshme, Talal Chaudhry, dënoi dhunën dhe theksoi se shumica e pikave të KFC në Pakistan janë në pronësi dhe menaxhim nga shtetas pakistanezë, ndaj dëmet bien mbi ekonominë vendase. “Fitimet shkojnë për pakistanezët,” tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore.

    Ndërkohë, partia islamike Tehreek-e-Labbaik Pakistan (TLP), e cila ka qenë aktive në thirrjet për bojkot ndaj produkteve të lidhura me Izraelin, ka mohuar çdo përfshirje në protestat e dhunshme kundër KFC. Dijetari i njohur sunit, myftiu Taqi Usmani, gjithashtu bëri thirrje për një bojkot paqësor, duke paralajmëruar se Islami nuk inkurajon dhunën ndaj të pafajshmëve.

    KFC nuk është e vetmja markë perëndimore që përballet me reagime të tilla. Vitin e kaluar, McDonald’s dhe Starbucks përjetuan bojkotime dhe humbje në tregje të caktuara për shkak të perceptimeve rreth qëndrimeve të tyre në lidhje me konfliktin Izrael-Gaza.