Tag: zikaltrit

  • Interi në kërkim të trajnerit, zikaltrit kontaktojnë me Chivu

    Interi në kërkim të trajnerit, zikaltrit kontaktojnë me Chivu

    Pas largimit të Inzaghit, Interi e ka me nxitim sa i takon përzgjedhjes së trajnerit.

    Klubi zikaltër po punon fort për gjetjen e një tekniku, ndërsa të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.
    Pista Cesc Fabregas bie përfundimisht, pasi Como ka bërë bllokadë dhe i ka dhënë përgjigje negative Interit.

    Tani, drejtuesit e klubin nga Milano kanë hedhur vështrimin  te Cristian Chivu, i cili drejton Parmën. Alternativë tjetër është Patrick Vieira.

  • Fabregas refuzon Interin, zikaltrit fokusohen te dy emra të tjerë

    Fabregas refuzon Interin, zikaltrit fokusohen te dy emra të tjerë

    Çesk Fabregas i ka thënë jo Interit, duke theksaur se në fokus të tij mbetet vetëm Komo për momentin.

    Pas largimit të Simone Inzaghit, zikaltrit janë hedhur menjëherë në sulm për gjetjen e zëvendësuesit, por deri tani pa sukses.
    Interi nisi bisidedimet një ditë më parë me Fabregas, por spanjoll u tha jo, kjo ka bërë që zikaltirt të fokusohen te dy emra të tjerë.

    I pari është Patrik Viera, 48-vjeç, i cili shikohet si alternativë. Trajneri i lindur në Senegal ka kontratë të vlefshme me Xhenoan edhe për një vit tjetër.
    Tjetër emër mjaft i përfolur mbetet legjenda zikaltër, Kristian Kivu. 44-vjeçari nga Rumania numëron më shumë ndeshje si lojtar i Interit, ndërsa aktualisht është trajner i Parmës. Njëjtë si Viera, ka firmosur deri në vitin 2026. Po ashtu Kivu ka provuar të jetë trajner i Interit te moshat.

  • Inter i “dorëzohet” bestytnisë, zikaltrit do zbresin në fushë me fanellën e tretë ndaj PSG-së! Ja arsyeja

    Inter i “dorëzohet” bestytnisë, zikaltrit do zbresin në fushë me fanellën e tretë ndaj PSG-së! Ja arsyeja

    28 Maj 2025

    20:09

    Telesport

    Të shtunën më 31 maj në “Allianz Arena” në Mynih luhet finalja më e rëndësishme e sezonit, ajo e Champions League mes PSG-së dhe Interit. francezët konsiderohen si pritës në këtë takim dhe do kenë mundësinë të luajnë me fanellën e tyre të parë.
    Në anën tjetër, Inter duhej të zgjidhte mes fanellës së dytë, që është e bardhë dhe asaj e tretë, që është e verdhë dhe zikaltrit kanë zgjedhur pikërisht fanellën e tretë, duke zgjedhur t’i besojnë bestytnisë.
    Zikaltrit kanë zgjedhur fanellën e verdhë sepse në 7 ndeshje kur kanë veshur atë nuk kanë humbur asnjëherë. Po ashtu numërojnë dy fitore në Champions League me fanellën e verdhë, atë ndaj Sparta Prague në grupe dhe fitoren në Rotterdam ndaj Feyenord në fazën e 1/16-ve.
    Ndërkohë, humbja e vetme e zikaltërve në Champions League gjatë këtij sezoni erdhi ndaj Bayer Leverkusen, kur kishin veshur fanellën e bardhë. Po ashtu, Inter ka veshur uniformën e tretë edhe kur fitoi Kupën UEFA në sezonin 1997/98 ndaj Lazio-s. Mesa duket zikaltrit i janë dorëzuar bestytnisë dhe kanë zgjedhur fanellën e verdhë, duke besuar se kjo fanellë do iu sjellë fat në finalen e të shtunës.

  • Interi befason Barcelonën në “Xhuzepe Meaxa”, zikaltrit e mbyllin pjesën e parë me 2 gola në epërsi

    Interi befason Barcelonën në “Xhuzepe Meaxa”, zikaltrit e mbyllin pjesën e parë me 2 gola në epërsi

    Sapo ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës. Zikaltrit kanë befasuar katalanasit në “Xhuzepe Meaxa”. Lautaro Martinezi ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 21-të pas një asisti të dhënë nga Dumfrisi.
    Ndërkohë, në minutën e fundit të pjesës së parë Lautaro Martinezi fitoi një 11 metërsh. Pasi i rishikoi pamjet në monitorin e VAR-it, Marciniaku vendosi të sinjalizonte për penallti. Hakan Çalhanogluja u tregua i saktë nga 11 metrat, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Barcelonës në pjesën e dytë të lojës./Sport Ekspres/

  • Inter prek finalen e madhe, zikaltrit e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video)

    Inter prek finalen e madhe, zikaltrit e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video)

    Po luhet sonte në “San Siro” gjysmëfinalja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në finale e madhe të Champions League.
    Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të, Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.
    Kujtojmë që ndeshja e parë në Katalonjë ka përfunduar 3-3 dhe me rezultatin aktual, Inter është ekipi që shkon në finale. SHIKOGOLIN
    Menjëherë pas golit të Interit, katalanasit janë hedhur në sulm, gjatë një aksioni të shpejtë, futbollistët e Barcelonës pretendojnë për prekje me dorë të Acerbit brenda zonës, por arbitri kryesor i takimit, Szymon Marciniak, vazhdoi normalisht ndeshjen. SHIKOVIDEON
    Në fund të pjesës së parë, Cubarsi pengon brenda zonNë fund të pjesës së parë, Cubarsi pengon brenda zonës Lautaro Martinez, ndërhyn VAR, arbitri Szymon Marciniak shikon pamjet dhe akordon penallti për zikaltrit. Topin e merr i zakonshmi Hakan Calhanoglu, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për Interin. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për zikaltrit.

  • VIDEO/ Asllani i jep fitoren Interit, zikaltrit ndjekin Napolin në garën për titullin kampion

    VIDEO/ Asllani i jep fitoren Interit, zikaltrit ndjekin Napolin në garën për titullin kampion

    Interi ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Zikaltrit kanë mposhtur minimalisht 1-0 Veronën, në një ndeshje që u vendos nga Kristjan Asllani. Ekipi i Inzagit fitoi të drejtën e një 11 metërshi, që u shndërrua në gol nga mesfushori shqiptar në minutën e 9 të sfidës.
    Goli i tij ishte i vetmi i shënuar në këtë përballje. Një lojë mjaft pozitive e Asllanit, i cili ishte ndër më të mirët në fushë për Interin. Ndërkohë zikaltrit ndjekin Napolin në garën për titullin kampion, duke ruajtur diferencën prej 3 pikësh mes tyre./Sport Ekspres/

  • Champions League/ Barazim spektakolar në aktin e parë mes Barcelonës dhe Interit, finalisti caktohet në “San Siro”

    Champions League/ Barazim spektakolar në aktin e parë mes Barcelonës dhe Interit, finalisti caktohet në “San Siro”

    Është mbyllur në barazim 3-3 ndeshja e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Interit, duke lënë gjithçka të hapur për në sfidën e ardhshme.
    Një spektakël i vërtetë në fushën e lojës, ndeshje e denjë p[ër gjysmëfinalen e Champions league. Barcelona arriti të barazonte sfidën në dy raste, si në pjesën e parë ashtu dhe në të dytën.
    Që në minutën e parë zikaltrit kaluan në avantazh me anë të Turam, i cili realizoi një gol spektakolar me finte.

    Ndërsa pritej reagimi i Barcelonës, zikaltrit dyfishuan shifrat me anë të Dumfris.
    Por vetëm tre minuata më pas Lamine Yamal shënon një supergol duke rihapur sfidën dhe në minutën e 38-të të pjesë së parë Torres barazoi në 2-2.
    Ndërkohë pjesa e dytë do të niste po me ritëm të lartë. Ku janë sërish zikaltrit që shënojnë pas një goditjeje këndi, ku Dumfris realizon me kokë në minutën e 64-t. Ndërsa një minutë më pas Rafinja do të bënte në gjuajtje potente nga jashtë zone duke e përpalsur topin në travers, i cili përplaset më aps në kurrizin e Somer dhe përfundoi në rrjetë.
    Një sfidë e fortë, spektakolare, por finalisti do të caktohet vetëm pas 3 javësh në San Siro.

  • Spektakël në Barça-Inter! Katër gola në pjesën e parë, Yamal zhvlerëson finten e Turam

    Spektakël në Barça-Inter! Katër gola në pjesën e parë, Yamal zhvlerëson finten e Turam

    Një “çmenduri” mund të konsiderohet pjesa e parë mes Barcelonës dhe Interit e cila u mbyll në barazim 2-2.
    Zikaltrit shënuan sapo nisi ndeshja me anë të Turam, i cili “shpiku” një gol në minutën parë duke shënuar me finte.
    Ndërsa pritej reagimi i barçës, zikaltrit shënuan edhe golin e dytë me anë të Dumfris në minutën e 21.

    Por tre minuta më pas Lamine Yamal do të na rikthente “Messin’ duke shënuar një gol identik si argjentinasi në kohët e arta me Barçën.
    Kurse Ferran Torres do tëbarazonte shifrat në 2-2 në minutën e38-të pas një aksioni model.

  • Barcelona-Inter, formacionet zyrtare! Rikthehet Thuram për zikaltrit, katalanasit nuk kanë ndryshime

    Barcelona-Inter, formacionet zyrtare! Rikthehet Thuram për zikaltrit, katalanasit nuk kanë ndryshime

    Barcelona pret Inter-in në aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League, në një supersfidë e cila premton spektakël dhe një rivalitet të fortë. Katalanasit vijnë si favorit në këtë takim, duke ditur formën e mirë që po kalojnë, ndryshe nga zikaltrit, të cilët vijnë nga 3 humbje rresht.
    Katalanasit kanë disa mungesa të rëndësishme si Balde, Casado, Leëandoëski, të cilët mungojnë për shkak dëmtimesh, nga ana tjetër mungesa kryesore për zikaltrit është Benjamin Pavard, i cili u dëmtua në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Romës.
    Përsa i përket formacioneve, Hansi Flick dhe Simone Inzaghi nuk kanë ndryshuar gjë nga skema e tyre e zakonshme dhe në një sfidë si kjo kushdo që futet në fushë, është e sigurt që do japë më të mirën e tij.
    Barcelona: Szczesny; Koundé, Cubarsí, Iñigo Martínez, Gerard Martín; Pedri, De Jong; Lamine Yamal, Dani Olmo, Raphinha; Ferran Torres.
    Inter: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martínez.

  • Champions League/ Interi 21 vite pa fituar në Spanjë, zikaltrit në Barcelonë për të thyer tabunë

    Champions League/ Interi 21 vite pa fituar në Spanjë, zikaltrit në Barcelonë për të thyer tabunë

    Ndeshja e fundit e Interit kundër një skuadre spanjolle ka sjellë eliminimin nga Champions-i dhe bëhet fjalë për sezonin e kaluar, kur zikaltrit humbën 2-1 ndaj Atl. Madrid dhe shkuan deri te penalltitë që rezultuan fatale.
    Megjithatë, me fitoren në ndeshjen e parë ndaj “Los Kolçoneros”, zikaltrit arritën fitoren e tretë në 18 ndeshjet e fundit kundër një skuadre nga Spanja.
    Bilanci është me 4 barazime dhe 11 humbje, pa harruar edhe humbjen në finalen e Europa Ligës kundër Sevillas në vitin 2020. Interi kishte humbur 6 ndeshje radhazi në transfertën spanjolle, përpara sesa të barazonte në vitin 2022 kundër Barcelonës.

    Fitorja e fundit e zikaltërve në Spanjë daton në fazën e grupeve të edicionit 2004-2005 në transfertën 5-1 kundër Valencias. Kështu që, për të thyer Barcelonën, duhet që të thyet një tabu.