Tag: zikaltrit

  • Inter më kërkues, por i pafat. Mungon goli në pjesën e parë në “San Siro”

    Inter më kërkues, por i pafat. Mungon goli në pjesën e parë në “San Siro”

    23 Nëntor 2025

    21:35

    Telesport

    Pjesa e parë e “Derby della Madonnina” mes Interit dhe Milanit, që po luhet në “San Siro”, është mbyllur në barazim 0-0.
    Zikaltrit e nisin vrullshëm takimin, rasti i parë vjen që në minutën e 4-të. Dimarco kroson, Thuram godet me kokë, por gjuajtja e tij ndalet në mënyrë spektakolare nga Mike Maignan.
    Në minutën e 15-të, Peter Sucic provon të gjejë rrjetën, por goditja e kroatit përfundon jashtë kuadratit. Rasti më i rrezikshëm për zikaltrit do të vinte në minutën e 27-të, Calhanogolu kroson nga këndi, Acerbi godet me kokë dhe topi përplaset në shtyllë.
    Në minutën e 37-të, Inter i afrohet sërish golit. Pas një kombinimi të bukur Thuram-Lautaro, sulmuesi argjentinas godet me të jashtmen, por Mike Maignan tregohet fantastik dhe shpëton kuqezinjtë, duke e shtyrë topin në shtyllën e jashtme.
    Milan pati dy raste të mira me Saelemaekers dhe Pulisic në minutat 41′ dhe 43′, por tentativat e tyre përfunduan jashtë kuadratit. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

  • Plasin polemikat në Serie A. Inter u favorizua nga arbitri?

    Plasin polemikat në Serie A. Inter u favorizua nga arbitri?

    2 Nëntor 2025

    15:59

    Telesport

    Inter fitoi në transfertë 1-2 ndaj Veronës, falë një autogoli në fund të ndeshjes. Megjithatë, gjykimi në këtë ndeshje ka marrë mjaft kritika, sidomos për rastin e ndodhur me Yann Bisseck në mintuën e 67-të.
    Mbrojtësi gjerman bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit dhe ishte lojtari i fundit nga zikaltrit, ndaj vendasit dhe jo vetëm pretenduan për karton të kuq. Arbitri kryesor i takimit dha vetëm karton të verdhë.

    Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta në lidhje me episodin në fjalë dhe shumica e tifozëve mendojnë se Inter është favorizuar qartazi në këtë rast. Rezultati në atë moment ishte 1-1 dhe nëse zikaltrit do të ishin me 10 lojtarë në fushë, ndoshta shifrat përfundimtare mund të ishin ndryshe…

  • Mjafton goli i Bonny, Inter del me 3 pikë të arta nga “Olimpico” (video)

    Mjafton goli i Bonny, Inter del me 3 pikë të arta nga “Olimpico” (video)

    18 Tetor 2025

    22:39

    Telesport

    Inter ka fituar 0-1 ndaj Romës në supersfidën e javës së shtatë në Serie A, e luajtur në “Olimpico”. Zikaltrit e nisë vrullshëm, duke gjetur golin që në minutën e 6-të.
    Ange-Yoan Bonny shënoi që në minutën e 6-të, pas një pasimi të gjatë fantastik që mori nga Nicolo Barella. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për zikaltrit. Pjesa e dytë nis më mirë për Romën, e cila provoi me çdo mënyrë për të gjetur golin. Dovbyk pati shansin e artë për të barazuar shifrat në minutën e 60-të, por goditja e tij me kokë përfundon sipër traverës.
    Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Inter fiton 0-1. Pas kësaj fitoreje, Inter barazon Romën dhe Napolin me nga 15 pikë, por zikaltrit marrin vendin e parë për shkak të golavarazhit më të mirë.
    SHIKOGOLINEBONNY

  • Mjafton goli i Lautaro-s, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Cagliari-t (video)

    Mjafton goli i Lautaro-s, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Cagliari-t (video)

    27 Shtator 2025

    21:32

    Telesport

    Inter është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Cagliari-t, në sfidën e javës së pestë në Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në minutën e 9-të, ku Lautaro Martinez shënoi me kokë pas krosimit të Alessandro Bastoni.
    Një gol “çlirimi” për sulmuesin argjentinas pas kritikave të shumta që ka marrë kohët e fundit. Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, mbetet 0-1 për zikaltrit.
    Lojtari më i mirë dhe më i vlerësuar në fushë pas pjesës së parë për të dy ekipet është Alessandro Bastoni, me notën 8.3.
    SHIKOGOLIN

  • VIDEO/ Inter “shuplakë” Torinos, zikaltrit e nisin furishëm kampionatin

    VIDEO/ Inter “shuplakë” Torinos, zikaltrit e nisin furishëm kampionatin

    VIDEO/ Inter “shuplakë” Torinos, zikaltrit e nisin furishëm kampionatinInteri e ka nisur këtë edicion në Serinë A me një fitore mbresëlënëse 5-0 ndaj Torinos në javën e parë të kampionatit. Një dominim total i zikaltërve, të cilët masakruan skuadrën e re të Ardian Ismajlit e Kristjan Asllanit.
    Të dy lojtarët e Kombëtares mungonin në ndeshjen e so…

  • Bologna rrit presionin për Asllanin. Zikaltrit nuk e shesin më pak se 15 mln euro, ja pengesat e operacionit

    Bologna rrit presionin për Asllanin. Zikaltrit nuk e shesin më pak se 15 mln euro, ja pengesat e operacionit

    Jo vetëm Zalewski… Pas largimit të anësorit të majtë tek Atalanta, Interi po punon për një tjetër “dalje”, të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar, zyrtarisht në merkato që nga fillimi i korrikut, ka rifituar interesimin e fortë të Bologna, e cila ka parakaluar Torino në këtë “ankand”.
    Klubi emilian ka pëlqimin e plotë të lojtarit (kujtojmë që Asllani, një muaj më parë refuzoi transferimin te Betis) dhe është gati të ulet në tavolinë për negociatat me Interin. Zikaltrit e vlerësojnë ish-lojtarin e Empolit jo më pak se 15 milionë euro dhe po shqyrtojnë mundësinë e shitjes përfundimtare ose, si opsion i dytë, huazimit me detyrim blerjeje.
    Dallimi me Bologna nuk është aq te vlera e kartonit, por formula e shitjes. Oferta që bolonjezët janë gati të bëjnë nuk shkon përtej huazimit me të drejtë blerjeje. Megjithatë, marrëveshja iu intereson të dyja klubeve dhe me fillimin e javës diskutimi pritet të intensifikohet, me mundësi të mira për të gjetur pikë takimi.
    E mundshme është që, siç ndodhi me Esposito te Cagliari, Bologna të arrijë zbritje të çmimit të shqiptarit në këmbim të një përqindjeje për zikaltrit në rast shitjeje të ardhshme të shqiptarit.

  • Inter reflekton mbi goditjen kryesore; mes Lookman dhe një surprize të mundshme

    Inter reflekton mbi goditjen kryesore; mes Lookman dhe një surprize të mundshme

    Përplasja e papritur e Romës me Manu Koné ka ndryshuar përsëri planet e Interit në merkato. Zikaltrit, që po mendonin ta përdornin shumicën e buxhetit të paracaktuar për Lookman te mesfushori verdhekuq, po i “peshojnë” mirë gjërat. Ka hapësirë për një transferim të rëndësishëm, por duhet gjetur profili i duhur, si në aspektin teknik, ashtu edhe ekonomik.
    Negociatat për Lookman janë të bllokuara, por jo të mbyllura ende përfundimisht. Sulmuesi është kthyer në Portugali dhe pret lajme nga zikaltrit. Atalanta vazhdon të qëndrojë e fortë, por ka pak mundësi që ta llogarisë përsëri Ademola, pasi trajneri Juric e sheh largimin e nigerianit si vendim tashmë të marrë.

    Interi duhet të bëjë një tentativë të re me klubin bergamask, ndërkohë që merkatoja ofron ato “mundësi të famshme” që mund t’i ndryshojnë të gjithë skenarët. Manu Koné është një nga këto mundësi, shumë shpejt mund të ketë të tjera. Pas këtij momenti, vendimi mbetet te Marotta dhe Ausilio: të përpiqen t’i kapin, ose të vazhdojnë të shpresojnë te Lookman.
    Orët e fundit po qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm të Benjamin Pavard. Lille e ndjek nga afër francezin, pa harruar ofertat nga Arabia Saudite dhe Neom. Nëse ish-lojtari i Bayernit largohet, hapen dyert për një forcim të ri në mbrojtje, me Solet si një nga preferencat kryesore për ta forcuar repartin e pasëm. “Sondazhi” i parë është bërë me Udinese, ndërsa hapat vijues do të varen nga e ardhmja e Pavard.

  • Fluminense befason Interin, zikaltrit eleminohen nga Botërori i Klubeve

    Fluminense befason Interin, zikaltrit eleminohen nga Botërori i Klubeve

    Interi i ka thënë sot lamtumirë Botërorit të Klubeve. Zikaltrit janë befasuar nga Fluminensja. Ekipi brazilian ka marrë një fitore 0-2, duke eleminuar kështu ekipin italian nga ky kompeticion.
    Fluminensja shënoi nga një gol në secilën pjesë të lojës. Kano zhbllokoi rezultatin në minutën e 3-të, ndërsa Herkulesi vulosi përfundimisht fatin e kësaj ndeshjeje me golin e shënuar në minutën e 93-të. Interi e mbyll kështu sezonin pa asnjë trofe, teksa dështoi të arrinte suksesin edhe në Botërorin e Klubeve./Sport Ekspres/

  • Çalhanoglu rrit presionin ndaj Interit, kërkon të largohet me kosto sa më të ulur

    Çalhanoglu rrit presionin ndaj Interit, kërkon të largohet me kosto sa më të ulur

    Interi vazhdon të përballet me çështjen e Hakan Çalhanoglu, i cili është gjithmonë e më pranë largimit. Mesfushori turk, i ardhur 4 vite më parë te zikaltrit me parametër zero nga Milani, po i bën presion presidentit Giuseppe Marotta për t’u liruar me një çmim të ulët në favor të Galatasaray. Lajmin e raporton “Il Giornale”, që përshkruan një situatë të re në shtëpinë zikaltër.
    Dëshira e numrit 20 të skuadrës së Cristian Chivu ka qenë e qartë prej ditësh, por në “Viale della Liberazione” kanë kërkuar gjithmonë 35-40 milionë euro nga klubi i Stambollit për ta lënë të lirë. 31-vjeçari ka një raport shumë të mirë si me drejtuesit, ashtu edhe me shokët e skuadrës dhe tifozët, të cilët e kanë adhuruar që nga fillimi si një idhull, duke i kushtuar edhe një këngë speciale, që e kanë kënduar në çdo ndeshje, si në “San Siro”, ashtu edhe në transfertë.
    Gjatë karrierës së tij, lojtari i lindur më 1994 ka veshur fanellat e Interit, Milanit, Bayer Leverkusenit, Karlsruher SC dhe Hamburgut, përveç asaj të kombëtares së Turqisë. Me zikaltrit ka grumbulluar 182 paraqitje (36 në Champions League, 128 në Serie A, 6 në Superkupën Italiane dhe 12 në Kupën e Italisë), ka shënuar 38 gola (6 në Champions, 28 në Serie A, një në Superkupë dhe 3 në Kupë).

  • Kupa e Botës për Klube: Inter përmbys japonezët e Urawa në frymën e fundit dhe merr kryesimin e grupit

    Kupa e Botës për Klube: Inter përmbys japonezët e Urawa në frymën e fundit dhe merr kryesimin e grupit

    21 Qershor 2025

    22:59

    Telesport

    Inter ka fituar 2-1 ndaj Urawa Reds, në ndeshjen e dytë për Kupën e Botës për Klube. Japonezët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 10-të, duke përfituar nga një top i humbur në mesfushë nga zikaltrit. Ryoma Watanabe dërgon topin në portën e mbrojtur nga Yann Sommer, pas asistit fantastik të Takuro Kaneko. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e japonezëve 0-1. SHIKOGOLIN
    Goli i barazimit për zikaltrit do të vinte në minutën e 78-të, ku Lautaro Martinez do të shënonte më një gjysmë rroveshatë pas krosimit të Nicolo Barrella nga goditja e këndit. SHIHGOLIN
    Goli i fitores për zikaltrit do të vinte në minutën e 92-të me Valentin Carboni, i cili u fut në vend të Kristjan Asllanit në minutën e 72-të. Mesfushori sulmues, 20 vjeç, gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, duke dërguar topin në portën e japonezëve. SHIKOGOLIN
    Me fitoren e sotme, Inter merr kryesimin e grupit E me 4 pikë, por ka një ndeshje më shumë se River Plate me 3 pikë, ku argjentinasit do të përballen me meksikanët e Monterrey që renditen të tretët me 1 pikë, ndërsa Urawa mbyll grupin me 0 pikë.