Tag: zikaltërit

  • Interi nuk llogarit Lazion, Lautaro dhe Bonny nderojnë zikaltërit (VIDEO)

    Interi nuk llogarit Lazion, Lautaro dhe Bonny nderojnë zikaltërit (VIDEO)

    Inter kalon pengesën e Lazios, duke fituar 2-0. Zikaltërit zgjidhën shumë shpejt ndeshjen, me të zakonshmin Lautaro që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e dytë.
    Goli i sigurisë erdhi nga Bonny në të 62-tën. Ekipi i Chivu shënoi sërish me Zielinskin, por goli u anulua për prekje me dorë.

    Me këtë sukses, Inter kryeson Serie A me 24 pikë, po aq sa Roma. Lazio është në mesin e tabelës.

  • Interi “zgjohet” në pjesën e dytë, zikaltërit rikthehen te suksesi, mposhtin Fiorentinën

    Interi “zgjohet” në pjesën e dytë, zikaltërit rikthehen te suksesi, mposhtin Fiorentinën

    Pas humbjes ndaj Napolit, Interi është kthyer te fitoret.  Zikaltërit mundën 3-0 Fiorentinën, në ndeshjen e luajtur në Milano.
    Calhanoglu qetësi zikaltërit me golin e tij në minutën e 66-të.  Gjurmë në këtë sfidë la edhe Susic.

    Turku Calhanoglu mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe e përktheu në gol.
    Në sfidën tjetër, ekipi i Chivu luan ndaj Veronës. Fiorentina pret Leccen në Firenze.

  • Interi “parakalon” gjigantët europianë, zikaltërit arrijnë akordin për transferimin e bujshëm të sulmuesit që ka shkëlqyer në Serie A

    Interi “parakalon” gjigantët europianë, zikaltërit arrijnë akordin për transferimin e bujshëm të sulmuesit që ka shkëlqyer në Serie A

    Ademola Lookman është gjithnjë e më pranë kalimit te Interi.

    Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, zikaltërit kanë gjetur marrëveshjen me lojtarin dhe tashmë janë gati të konkretizojnë transferimin me një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh për Atalantën.
    Lojtari ka dhënë “OK”-in final për kalimin në Milano, ndërsa Interi është vendosur të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për të përforcuar repartin ofensiv me një nga futbollistët më në formë të sezonit të fundit në Serie A.
    Edhe pse Atalanta kërkon rreth 50 milionë euro, Interi nuk është i gatshëm të shkojë përtej ofertës prej 40 milionësh, duke u mbështetur te marrëveshja verbale që bergamaskët kishin me Lookman që nga vera e kaluar, si dhe tek presioni i vazhdueshëm i agjentëve të lojtarit, të cilët kanë kërkuar transferimin.
    Nëse Atalanta nuk pranon, Interi ka disa alternativa si Nico Gonzalez apo Nkunku, por sipas Di Marzios, prioriteti absolut mbetet Ademola Lookman dhe drejtuesit nuk duan të humbasin kohë në negociata të gjata.
    Lëvizja e Interit tregon qartë synimin për të përforcuar menjëherë skuadrën me lojtarë të gatshëm për të bërë diferencën, dhe Lookman shihet si profili ideal nga Christian Chivu për të shtuar shpërthimin dhe cilësinë në repartin ofensiv.

    Top Channel

  • Calhanoglu larg Interit, zikaltërit “piketojnë” pasuesin

    Calhanoglu larg Interit, zikaltërit “piketojnë” pasuesin

    Duke qenë se Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Interi, zikaltërit nuk dëshirojnë që të gjenden të papërgatitur. Klubi nga Milano ka filluar kërkimet për gjetjen e pasuesit, teksa  të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.
    Objektivi kryesor për “post-Calha” është Ederson, mesfushori i Atalantës, i cili dje mbushi 26 vjeç. Nuk pritet që bergamaskët të bëjnë lëshime, duke patur parasysh atë që ndodhi vitin e kaluar me Koopmeiners.

    Për Ederson kalimi te Interi do të ishte një mundësi e mirë për karrierën e tij, me dëshirën e lojtarit që lehtëson disi tratativat.
    Para se Interi të hidhet në sulm për brazilianin, klubi kërkon të përiftojë 30 milionë euro nga shitja e Calhanoglu te Galatasaray.

  • Inter “fluturon” në 1/8 me Asllanin titullar, shkëlqen Pio Esposito (VIDEO)

    Inter “fluturon” në 1/8 me Asllanin titullar, shkëlqen Pio Esposito (VIDEO)

    7 pikë në 3 ndeshje dhe kreu i Grupit E. Inter “fluturon” në fazën e 1/8 në Botërorin e Klubeve ku do të përballet me Fluminensen. Me Asllanin titullar në sfidën e tretë radhazi, zikaltërit “thyejnë” 2-0 River Plate në një ndeshje të luftuar për çdo top. Surpriza e madhe e këtij takimi ishte talenti 19-vjeçar Pio Esposito i cili për herë të parë zbriti në fushë si titullar përkrah kapitenit Martinez duke lënë shenjë me një gol shumë të rëndësishëm.
    Asllani ishte i pari i cili lëshoi një “predhë” të vërtetë në limitet e zonës së rreptësisë, por goditja e tij shkoi pak mbi traversë. Pas një pjesë të parë ku e kishin pak të vështirë të gjenin hapësira, situata ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, me zikaltërit që jo vetëm kishin kontrollin total të lojës, por ishin shumë të rrezikshëm në zonën e rreptësisë.

    Martinez me një aksion personal shumë të bukur, flirtoi me golin ku goditja e tij u ndal në shtyllën pingule. Kapiteni tentoi sërish me një goditje të fortë brenda në zonë pak minuta më vonë, por për fatin e tij të keq ishte qendrore. Gjërat u bënë më të lehta për zikaltërit pas minutës së 65-të pasi River Plante mbeti me 10 lojtarë.

    Më në fund, pas disa përpjekjeve, Inter arriti të zhbllokojë ndeshjen, ku në minutën e 72-të, Pio Esposito mori një top në zonë, me një veprim prej “bomberi” sulmuesi “azzurr” u tregua i saktë duke kaluar zikaltërit në avantazh.
    Për të mbyllur llogaritë me ekipin argjentinas mendoi Bastoni. Në shtesë, mbrojtësi italian realizoi dhe golin e dytë duke hipotekuar fitoren e Inter, me ekipin e Chivu që ka një arsye të fortë për të festuar, kalimi në këtë fazë është një lehtësim i madh.
    ()

  • Nga “tripleta” në “zero tituj”, Interi tani prek fundin, e mund Roma dhe i lë kampionatin në dorë Napolit 

    Nga “tripleta” në “zero tituj”, Interi tani prek fundin, e mund Roma dhe i lë kampionatin në dorë Napolit 

    Ajo që ishte frika më e madhe te Interi, tani po bëhet realitet. Pak ditë më parë te zikaltërit ëndërronin tripletën, teksa Champions League ishte i vetmi “mision i pamundur”. Por pas atij eliminimi të Bayern Munchen, të gjithë nisën të besonin për tripletën. 
    Pas humbjes me Milanin për largimin nga Kupa, Interit iu shuajt ëndrra e tripletës. Por zikaltërit tani nuk kanë më as në dorë Serinë A. Në ditën e sotme, Interi ka humbur nga Roma në shtëpi 0-1 me golin në pjesën e parë të realizuar nga Soule. 
    Në të dytën ishin të dyja ekipet që kishin raste të mira goli, veçanërisht miqtë krijuan jo pak shanse të arta shënimi. Në rast se Napoli fiton sot kundër Torinos, do të linte Interin pas vetes me tre pikë më shumë. /Sport Ekspres/