Tag: zikaltër

  • Revoltohet Interi: Një penallti e tillë nuk pranohet

    Revoltohet Interi: Një penallti e tillë nuk pranohet

    Interi reagoi me zemërim pas humbjes ndaj Liverpul-it në “San Siro”, një ndeshje e vendosur nga një penallti shumë e diskutueshme. Arbitri gjerman Feliks Zvajer akordoi 11-metërshin pasi u thirr nga VAR-i për një tërheqje minimale të Bastonit ndaj Virtz, me futbollistin e Liverpul-it që u rrëzua lehtësisht.
    Një vendim që në kampin zikaltër është cilësuar i pakuptueshëm, aq më tepër duke parë se gjatë pjesës së parë VAR-i kishte injoruar një prekje të dukshme me dorë të Van Dijk pas goditjes së Bisseck. Penalltia e realizuar nga Szoboszlai vendosi rezultatin dhe ndeshja u mbyll mes polemikave.
    Në fund, Mkhitarjan nuk e fshehu zhgënjimin: “Dhemb të humbasësh kështu. Një penallti e tillë nuk mund të shpjegohet. Duhet të punojmë më shumë, të shohim përpara dhe të ndryshojmë gjërat”. I njëjtim mendim ishte edhe mesfushori polak, Piotr Zielinsku. Edhe sipas tij ndeshja u vendos nga një penallti e paqenë. Një humbje e hidhur që sigurisht ka rëndura edhe në aspektin psikologjik lojtarët zikaltër.

  • Interi mendon për pasuesin e Sommer, ja kandidati më potencial për portën zikaltër

    Interi mendon për pasuesin e Sommer, ja kandidati më potencial për portën zikaltër

    2 Dhjetor 2025

    10:57

    Alfred Lleshi

    Interi po mendon seriozisht për portierin e ri. Pas Sommer, klubi ka identifikuar Guglielmo Vicario, i cili po zhvillon sezonin e tretë në Premier League me Tottenham. Sezoni nuk ka qenë i favorshëm për portierin aktual zikaltër; Sommer ka pasur disa momente të dobëta që kanë ndikuar në performancën e tij, ndërsa Martinez u përfshi në një ngjarje tragjike që ka ndikuar në qetësinë psikologjike.
    Kjo e bën logjike idenë e të investuarit te Vicario. Ai është një nga portierët më të mirë italianë, pjesë e kombëtares, dhe sipas disa zërave do të ishte i lumtur të kthehej në Itali. Agjenti i tij ka rikthyer komunikimin me Interin, edhe pse konkurrenca në Itali mbetet e fortë. Diskutohej edhe tre sezone më parë për ardhjen e tij tek Interi, kur Onana u shit te Manchester United dhe Vicario u transferua nga Empoli në Angli.
    Negociatat nuk janë të thjeshta; Vicario fiton 2.5 milionë paund në sezon dhe ka kontratë deri më 2028 me “Spurs”. Problemi kryesor është shpenzimi prej rreth 30 milionë eurosh për një 29-vjeçar, jashtë parametrave ekonomikë të “Oaktree”. Megjithatë, mund të vlerësohet si investim për të siguruar një portier të nivelit të lartë, që sjell shumë pikë në renditje.

  • Akanji ka ide të e qarta: Jemi në krye dhe duam të qëndrojmë aty. E ardhmja? Sot për sot…

    Akanji ka ide të e qarta: Jemi në krye dhe duam të qëndrojmë aty. E ardhmja? Sot për sot…

    13 Nëntor 2025

    13:39

    Alfred Lleshi

    Manuel Akanji, i ardhur tek Interi pak para mbylljes së merkatos verore, është bërë menjëherë një nga përforcimet më të rëndësishme të ekipit zikaltër. Aktualisht me Zvicrën për ndeshjet kualifikuese ndaj Suedisë dhe Kosovës, ai foli për lamtumirën nga Manchester City dhe planet e së ardhmes: “Organizova një darkë lamtumire, ishte shumë bukur. Nuk kam pasur ende rast ta përshëndes stafin, por kush e di çfarë do ndodhë verën e ardhshme. Në këtë moment, do të doja të qëndroja tek Interi”.
    Akanji është huazuar me të drejtë blerjeje 15 milionë euro, që bëhet detyrim në rast fitoreje të titullit dhe me 50% të ndeshjeve të luajtura. Klubi zikaltër tashmë po punon për ta blerë përfundimisht dhe për t’i ofruar kontratë deri më 2029.
    Ai u përshtat shpejt me sistemin e Chivu, duke pranuar se “pjesa më e vështirë ishte përshtatja e fëmijëve”, por shtoi: “Skuadra më ka pritur ngrohtë. Jemi në krye dhe duam të mbetemi aty”. Për tifozët, tha: “Atmosfera në ‘San Siro’ është e jashtëzakonshme, por edhe ‘muri i verdhë’ i Dortmundit ishte i pabesueshëm”. Ai foli edhe për mikun e tij Sommer: “Jetojmë afër, kalojmë shumë kohë bashkë. Është i lumtur tek Interi”.
     

  • Sommer drejt largimit, Inter gjen portierin e ri në Bundesligë

    Sommer drejt largimit, Inter gjen portierin e ri në Bundesligë

    7 Tetor 2025

    17:21

    Telesport

    Yann Sommer me shumë mundësi po luan sezonin e fundit me fanellën e Interit. Portieri zvicercan do të largohet si lojtar i lirë pas 30 qershorit, kohë kur i mbaron kontrata me klubin zikaltër.
    Në anën tjetër, drejtuesit e Interit po shqyrtojnë disa emra për të gjetur pasuesin ideal të Sommer. Mediet italiane raportojnë se objektivi kryesor i zikaltërve për portën është Noah Atubolu, portieri 23-vjeçar i Freiburg.
    Mosha e tij e re dhe hapësira për rritje e bëjnë Atubolu-n një kandidat ideal për projektin e Interit, pasi klubi zikaltër kërkon një portier të ri për një plan afatgjatë.
    Një nga arritjet e më të spikatura të Atubulu deri tani është rekordi i tij i pritjes të pesë penalltive radhazi. Shumë shpejt pritet të nisin bisedimet zyrtare mes palëve, vlera e kartonit të Atubulu mendohet të jetë 18-20 milionë euro.

  • Akanji: Fanella ime e parë zikaltër ishte e Vierit, kam pasur kontakte edhe dikur me Interin

    Akanji: Fanella ime e parë zikaltër ishte e Vierit, kam pasur kontakte edhe dikur me Interin

    2 Tetor 2025

    14:49

    Alfred Lleshi

    Manuel Akanji, mbrojtësi i ri zikaltër, i ardhur nga Manchester City, u rrëfeu për “Inter TV”. Ai u rrit në Wiesendangen, ku filloi të luante futboll rreth moshës 6 vjeç, duke ndjekur pasionin e babait të tij. Zvicerani kujton me nostalgji trofeun e parë profesional me Basel, ku fitoi kampionatin dhe Kupën e Zvicrës kundër Sionit, duke qenë pranë familjes.
    Akanji ka tre fëmijë: 5, 3 dhe 1 vjeç: “Djali i madh e pëlqen futbollin, por nuk shohim shumë ndeshje për shkak të orarit të gjumit”.
    Mbrojtësi rikujton edhe ndeshjen e tij në “San Siro” me Borussia Dortmundin dhe entuziazmin për të luajtur me Interin: “E para fanellë zikaltër që kam veshur ishte e Vierit. Edhe pse nuk isha tifoz i Interit, gjithmonë e kam ndjekur, sepse është një nga klubet më të suksesshëm në Itali. Kemi pasur kontakte edhe më parë, tani jam shumë i lumtur këtu”.
    Akanji synon të fitojë më shumë trofe, të luajë kudo që klubi ka nevojë dhe të përmirësohet si lojtar e person: “Këto janë gjërat më të rëndësishme për mua”.
     

  • Inter nuk pret gjatë, gati të bëjë që tani blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

    Inter nuk pret gjatë, gati të bëjë që tani blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

    28 Shtator 2025

    18:59

    Telesport

    Gjatë merkatos së verës, Inter huazoi në ditën e fundit Manuel Akanji nga Manchester City, në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro.
    Duke parë që anësori zviceran është përshtatur direkt, drejtuesit e klubit zikaltër nuk do të presin fundin e sezonit, por janë të gatshëm ta blejnë atë menjëherë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano.
    Deri tani, 30-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje si titullar me ziklatrit, tre në Serie A dhe një në Champions League. Paraqitjet e tij në këto ndeshje kanë qenë të një niveli të lartë, gjë që ka bindur drejtuesit zikaltër të mendojnë blerjen përfundimtare të tij.

  • Një italian për portën zikaltër: Inter ka gati zëvendësuesin e Sommer, të shtunën rival në fushë

    Një italian për portën zikaltër: Inter ka gati zëvendësuesin e Sommer, të shtunën rival në fushë

    24 Shtator 2025

    12:12

    Telesport

    Inter është në kërkim të një portieri që do të zëvendësojë Yann Sommer sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit zikaltër duket se janë të vendosur të transferojnë Elia Caprile, i cili aktualisht është te Cagliari.
    Ausilio e ka ndjekur portierin për njëfarë kohe dhe duket se ai ka një profil që i përshtatet kërkesave aktuale të Interit: Është i ri (rreth 25 vjeç), italian dhe me çmim të arsyeshëm (rreth 20 milionë euro).
    Të shtunën në mbrëmje, kur Cagliari përballet me Inter, shumë do ta shikojnë atë. Alternativat ndaj Caprile, për arsye të ndryshme, duken të pamundura: Carnesecchi, i vlerësuar me 40 milionë euro nga Atalanta, do të kërkonte një shpenzim financiar të paqëndrueshëm. Ndërsa Napoli nuk ka gjasa ta shesë Meret te një konkurrent i drejtpërdrejtë.

  • Inter i habit të gjithë, ky do të jetë zëvendësuesi i Sommer?

    Inter i habit të gjithë, ky do të jetë zëvendësuesi i Sommer?

    21 Shtator 2025

    20:03

    Telesport

    Duke parë pasigurinë e shfaqur nga Yann Sommer në fillim të këtij sezoni, drejtuesit zikaltër po mendojnë të përforcohen në portë gjatë merkatos së janarit.
    Portieri i dytë, Josep Martinez, po ashtu nuk bind, ndaj lind nevoja për një portier të ri. Bazuar në informacionin e dhënë nga Inter Live, Inter po monitoron situatën e portierit të dytë të Manchester City, Stefan Ortega.
    32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Qytetarët” dhe do ishte i gatshëm për të provuar një aventurë të re. Gjithsesi, Ortega duket si një zgjiedhje afatshkurtër duke parë dhe moshën e tij.
    Por, duke qenë mundësia për një transferim falas, drejtuesit zikaltër e shikojnë këtë si një lëvizje të mirë. Ortega mund të jetë një alternativë e mirë për t’u alternuar me Sommer, derisa zikaltrit të gjejnë vërtet një portier të denjë.

  • E para nga 858 ndeshje si zikaltër, 30 vite pas debutimit të Javier Zanetti në Serie A

    E para nga 858 ndeshje si zikaltër, 30 vite pas debutimit të Javier Zanetti në Serie A

    27 gusht 1995, java e parë e kampionatit në Serie A. Ndeshja e parë e sezonit nuk hyn gjithmonë në histori për një klub, por ajo pasdite, në fund të gushtit, do të mbetet përgjithmonë në librat e historisë së zikaltërve, sepse ishte hera e parë që Javier Zanetti doli në fushë me fanellën e Interit.
    E para nga 858 herë në total. Ai kishte mbërritur së bashku me Rambert nga Argjentina, i transferuar nga Banfield, ndërsa sulmuesi nga Independiente. Atë ditë, Javier Zanetti veshi fanellën me numrin 4 të Interit dhe thjesht nuk e hoqi më kurrë.

    Zv.presidenti aktual zikaltër i thyeu të gjitha rekordet me këto ngjyra: paraqitjet më të shumta, 858; më shumë ndeshje të luajtura në Serie A nga çdo lojtar jo-italian, 615, plus 3 ndeshje “play-off”; lojtari më i dekoruar në historinë e Interit, me 16 trofe (5 tituj kampion, një Champions League, një Botëror Klubesh, një “UEFA Cup”, 4 Kupa Italie dhe 4 Superkupa Italiane).
    Rekordet dhe numrat e tij ishin thjesht të pafund. Në këtë përvjetor debutimi zikaltër le të shohim vetëm se ku nisi gjithçka, ndeshja e tij e parë me Interin, 30 vite më parë. Luhej Inter-Vicenza, e vlefshme për Serie A (1995-1996). Ottavio Bianchi ishte në pankinë për Interin, teksa Javier Zanetti u vendos në pozicionin e mbrojtësit të djathtë me numrin 4 në shpinë.

    Në anën tjetër të mbrojtjes së Interit atë ditë? Roberto Carlos. Dhe ishin pikërisht dy mbrojtësit që shkëlqyen në atë ndeshje, me sulmet e tyre drejt portës, që ishin thjesht të pamundura për kundërshtarin. Nuk ishte Zanetti që shënoi, por Roberto Carlos vendosi rezultatin në atë pasdite me diell në “San Siro”.
    Një nga goditjet e tij të famshme të dënimit e vulosi rezultatin 1-0 në fund të ndeshjes. Për Interin ishin 3 pikë të çmuara për ta nisur sezonin e ri. Për Zanettin ishte hapi i parë i rrugëtimit të tij magjik me ngjyrat zikaltër.

    INTER-VICENZA  1-0 (27 gusht 1995)Inter: Pagliuca, Festa, Fresi, M. Paganin, J. Zanetti, Dell’Anno, Berti (Bianchi), Fontolan, Roberto Carlos (Bergomi), Ganz, Delvecchio. Trajner: Ottavio Bianchi.Vicenza: Mondini, D’Ignazio, Bjorklünd, Lopez, Sartor, Mendez (Rossi), Di Carlo, Maini, Lombardini, Murgita, Otero (Briaschi). Trajner: Francesco Guidolin.Shënues: Roberto Carlos

  • Largimi nga Interi, Asllani me mesazh prekës për tifozët zikaltër: Ëndërr të mbaja këtë fanellë, jeni gjithmonë në zemrën time

    Largimi nga Interi, Asllani me mesazh prekës për tifozët zikaltër: Ëndërr të mbaja këtë fanellë, jeni gjithmonë në zemrën time

    Kristjan Asllani i thotë lamtumirë Interit pas tre vitesh. Mesfushori shqiptar u largua nga zikaltrit për t’u bashkuar me Torinon.
    Përmes një mesazhi në formën e një letre, Asllani ka prekur tifozët zikaltër, të cilëve u thotë se do të jenë gjithnjë në zemrën e tij.

    “Të dashur tifozë zikaltër, ka ardhur koha të themi lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura. Të veshësh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kur brohorisja për këto ngjyra me sy plot admirim. Sa herë që hyja në fushën e San Siros, ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja.
    Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta bëj këtë ëndërr realitet. Një falënderim i veçantë për shokët e mi të ekipit, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por një familje e vërtetë, dhe për të gjithë stafin që më mbështeti në këtë udhëtim. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt. Atyre që më mbështetën, u shpreh mirënjohjen time më të thellë. Po largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time: sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete. Me dashuri, Kristjan!” – shkruan Asllani.