Tag: zierja

  • Zierja e lëkurës së patateve zgjidh një nga problemet më të mëdha të grave

    Zierja e lëkurës së patateve zgjidh një nga problemet më të mëdha të grave

    Pas kalimit të të 30-ave gratë hasen me një nga problemet më të “mëdha” të tyre, thinjat. Në fakt ky është një kusht i cili ju ndodh të gjithëve, pavarësisht moshës.

    Dëshira e çdo gruaje do të ishte që ta mënjanonte në maksimum këtë ose të paktën të fshihte dukjen e tyre.

    Megjithëse ekzistojnë produkte të shumta komerciale që mundësojnë fshehjen e thinjave, ne do t’ju paraqesim një më metodë natyrale që sipas dr Anthony Una, mjek në USA, thuhet se ka rezultuar efektive.

    Merrni 2 kokrra patate dhe lajini bashkë me lëkurën.

    Qërojini patatet dhe lëkurën e tyre hidheni në një tenxhere së bashku me gjysmë litër ujë. Lërini të valojnë për disa minuta dhe me lëngun e krijuar shpëlajeni kokën 2 herë në javë.

  • Zierja e lëvorës së patateve zgjidhë një nga problemet më të mëdha

    Zierja e lëvorës së patateve zgjidhë një nga problemet më të mëdha

    Pas kalimit të të 30-ave femrat hasen me një nga problemet më të “mëdha” të tyre, thinjat. Në fakt ky është një kusht i cili ju ndodh të gjithëve, pavarësisht moshës.
    Dëshira e çdo femre do të ishte që ta mënjanonte në maksimum këtë kusht ose të paktën të fshihte dukjen e tyre.
    Megjithëse ekzistojnë produkte të shumta komerciale që mundësojnë fshehjen e thinjave, ne do t’ju paraqesim një më metodë natyrale që sipas dr Anthony Una, mjek në USA, thuhet se ka rezultuar efektive.

    Merrni 2 kokrra patate dhe lajini bashkë me lëkurën.
    Qërojini patatet dhe lëkurën e tyre hidheni në një tenxhere së bashku me gjysmë litër ujë. Lërini të valojnë për disa minuta dhe me lëngun e krijuar shpëlajeni kokën 2 herë në javë.

  • A është mirë ta ziejmë ujin më shumë se një herë apo duhet ta zbrazim gjithmonë ibrikun?

    A është mirë ta ziejmë ujin më shumë se një herë apo duhet ta zbrazim gjithmonë ibrikun?

    Kjo pyetje është e zakonshme për shumë njerëz që përdorin ibrikun çdo ditë për të përgatitur pije të ngrohta. Disa pretendojnë se zierja e përsëritur e ujit mund të bëhet e rrezikshme, për shkak të përqendrimit të substancave të dëmshme si arseniku, nitrati apo fluori. Por kjo nuk është e vërtetë.

    Për ta kuptuar këtë, duhet të shohim përbërjen reale të ujit të rubinetit. Përqendrimi i kimikateve të dëmshme në ujë kërkon që uji të avullojë në masë të madhe, çka është e pamundur në përdorimin normal të një ibriku. Gjatë zierjes, uji kthehet në avull, por mineralet dhe kripërat qëndrojnë. Megjithatë, sasia e avullimit në një ibrik elektrik është shumë e vogël, dhe përqendrimi i substancave si fluori apo plumbi nuk rritet në nivele të rrezikshme.

    Për shembull, edhe nëse nga 1 litër ujë avullojnë 100 ml gjatë zierjes së dytë, përqendrimi i fluorit në një filxhan çaji ndryshon fare pak, nga 0.20mg në 0.23mg, ende brenda kufijve të lejuar. E njëjta gjë vlen për çdo mineral tjetër. Në rastin e plumbit, do të duhej të avullohej pothuajse i gjithë uji i ibrikut shumë herë për të arritur nivele të rrezikshme, një skenar praktikisht i pamundur.

    Sa i përket shijes, disa njerëz mund të vërejnë ndryshime të vogla për shkak të humbjes së oksigjenit të tretur apo ndryshimeve të lehta në minerale. Megjithatë, këto ndryshime varen nga përbërja specifike e ujit të rubinetit në zonën përkatëse dhe preferencat personale.

    Në përfundim, nëse uji që përdorni për ibrikun është i sigurt për t’u pirë, nuk ka asnjë rrezik shëndetësor nga zierja e tij disa herë. Nuk është e nevojshme ta zbrazni ibrikun pas çdo përdorimi.

  • Të ziera apo të freskëta, si është më mirë t’i konsumosh perimet?

    Të ziera apo të freskëta, si është më mirë t’i konsumosh perimet?

    Perimet janë një burim i pasur vitaminash, mineralesh dhe fibrash që janë të domosdoshme për një shëndet të mirë. Por shpesh lind pyetja: a është më mirë t’i konsumojmë të freskëta apo t’i ziejmë?

    Të dyja mënyrat e përgatitjes kanë përparësitë e tyre – zierja mund të zbusë disa substanca të dëmshme dhe të lehtësojë tretjen, ndërsa konsumimi i tyre në formë të pazier ruan më shumë vitamina të ndjeshme ndaj nxehtësisë. Nutricionistët pajtohen se balanca është çelësi.
    Nxehtësia me të vërtetë shkatërron enzimat, indolet (përbërësit biologjikë aktivë në ushqim, të cilët janë të dobishëm në luftën kundër kancerit), në nxehtësi të ndjeshme janë edhe tiaminet dhe vitamina C.

    Megjithatë, shumica e materieve ushqyese, duke përfshirë edhe fibrat, karbohidratet, proteinat, yndyrat, mikronutrientët e ndryshëm dhe vitaminat A, D, E dhe K mbeten në bimë edhe pas zierjes.
    Në disa raste, siç është për shembull te betakaroteni, materia ushqyese bëhet më shumë e disponueshme biologjikisht pas zierjes.
    Njëlloj kështu, domatet si burim i shkëlqyeshëm i likopenës, fitonutrientit i cili ua jep ngjyrën e kuqe dhe veçoritë antioksidative domateve, për organizmin tonë janë më të mira pas zierjes.
    Likopena ka veçori antibakteriale dhe antikërpudhore, ndërsa e lidhin edhe me parandalimin e kancerit të prostatës dhe inflamacionet e mishit të dhëmbëve.
    Çfarë arrihet me zierjen, në të vërtetë?
    Me zierje energjia bartet nga burimi i nxehtësisë në ushqim, prandaj ushqimi zakonisht është më lehtë i tretshëm. Ndërsa intensifikohet edhe shija.
    Zierja adekuate shkatërron edhe bakteret të cilat mund të shkaktojnë helmimin me ushqim.
    Ushqimin e pasur me vitaminë C ose tiaminë, të cilët janë të ndjeshëm në nxehtësi, duhet ta vendosni në ujë vetëm pasi që uji të vlojë, dhe ta nxirrni sapo të zihet.
    Ndërsa perimet e prera imët do të humbin më shumë materie ushqyese gjatë zierjes se sa ato në copa më të mëdha.
    Toka dhe kultivimi, më të rëndësishme se zierja
    Kualiteti i perimeve varet, para së gjithash, nga lloji i kultivimit, a bëhet fjalë për organik apo për atë tek i cili përdoren pesticidet, nga kualiteti i tokës, ujitja dhe sasia e diellit.
    Mos harroni që sheqeri dhe produktet e miellit të bardhë janë ushqime që duhet të shmangen, dhe jo perimet e ziera që ende janë të pasura me materie ushqyese.
    Edhe pse zierja shkatërron disa materie ushqyese, në disa raste largon helmet nga bimët, i bën më lehtë të tretshme, intensifikon shijen dhe forcon disponueshmërinë biologjike të nutrientëve. Për shkak të balancimit të ushqimit rregullisht shijoni edhe perimet e paziera.