Tag: zielinski

  • Liverpool drejt katastrofës, Zielinski rikthen në lojë Interin. Vitinha magjik, një ish-zikaltër ndëshkon Realin (video)

    Liverpool drejt katastrofës, Zielinski rikthen në lojë Interin. Vitinha magjik, një ish-zikaltër ndëshkon Realin (video)

    26 Nëntor 2025

    22:23

    Telesport

    Pjesët e dyta kanë nisur me gola. Në “Metropolitano”, Piotr Zielinski ka shënuar për Interin pas një aksioni të bukur dhe kombinimit fantastik me Bony, duke barazuar shifrat 1-1.
    Në “Anfield”, PSV zë sërish ne befasi mbrojtjen e Liverpool dhe kalon në avantazh 1-2. Guus Til shënon për holandezët.
    Dy gola të shpejtë në “Parc des Princes”. Kolo Muani shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës për Tottenham në minutën e 50-të, Vitinha barazoi shifrat 2-2 me një tjetër gol të bukur në minutën e 52-të. 7 minuta më vonë, Fabian Ruiz shënon dhe kalon në avantazh 3-2 PSG-në.
    Në Pire, Mehdi Taremi shënoi golin e dytë për Olympiacos, por sot është nata e Kylian Mbappe dhe francezi shënoi golin e katërt pak minuta më pas.
    SHIKOGOLAT

  • (VIDEO) Verona-Inter, pjesa e parë mbyllet 1-1! Shënojnë Zielinski dhe Giovane

    (VIDEO) Verona-Inter, pjesa e parë mbyllet 1-1! Shënojnë Zielinski dhe Giovane

    2 Nëntor 2025

    13:22

    Telesport

    Pjesa e parë e ndeshjes Verona-Inter u mbyll 1-1. U duk se 45 minutat e para do të finalizoheshin në favor të zikaltërve, por në minutat e fundit ndodhi befasia.
    Kjo nuk duket transfertë e lehtë për skuadrën e Interit, e cila arriti të menaxhojë lojën mjaft mirë, por jo repartin e mbrojtjes.
    Golin e avantazhit e shënoi i pari në minutën 16-të mesfushori Zielinski me asist nga Calhanoglu. VIDEO E GOLIT
    Vendasit u përpoqën të ngushtonin disavantazhin disa herë, kryesisht me lojë nga krahët, por pa sukses. Goli i barazimit u shënua në të 40′ nga sulmuesi Giovane me asist nga Orban. VIDEO E GOLIT

  • Zielinski: Dua të tregoj se jam një lojtar i denjë për Inter, gati të luaj kudo që kërkon trajneri

    Zielinski: Dua të tregoj se jam një lojtar i denjë për Inter, gati të luaj kudo që kërkon trajneri

    Mesfushori polak Piotr Zielinski shpreson që sezoni që sapo ka nisur të jetë më i mirë për të me fanellën e Inter. Në vitin e dytë me zikaltërit, ai bën një vlerësim të sezonit që vjen për Inter, që tashmë drejtohet nga Christian Chivu.
    “Dua ta tregoj Zielinski-n në formën e tij më të mirë. Këtu fillova me lëndime të vogla që nuk më lejuan kurrë të isha në formën time më të mirë, pastaj një tjetër erdhi pikërisht kur po fitoja vetëbesimin e duhur dhe po gjeja qëndrueshmërinë time”, tha polaku.
    “Fatkeqësisht, lëndimet lanë gjurmën e tyre në sezonin tim të parë në Inter, por shkoi mirë dhe jam i lumtur. Këtë vit dua të provoj se jam një lojtar i denjë për Inter, me cilësi dhe do të jem në gjendje t’i jap shumë ekipit“, shtoi Zielinski.
    Kampionati rikthehet këtë fundjave me ndeshjen Inter-Juventus, për të cilën ai thotë: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi të gjitha cilësitë për të bërë mirë. Do të jemi të entuziazmuar për të marfrë tri pikët”.
    “Jam i gatshëm të bëj gjithçka. Mund të luaj kudo në mesfushë. Do të jap gjithçka nga vetja kudo që më vendos trajneri, kështu që mendoj se do të jem rehat pavarësisht kësaj. Inter duhet të synojë gjithmonë lart, në të gjitha garat, dhe të përpiqet të fitojë”, tha Zielinski.

  • Interi, lëvizje të mëdha në mesfushë. Asllani dhe Zielinski drejt largimit, ja kush pëlqehet

    Interi, lëvizje të mëdha në mesfushë. Asllani dhe Zielinski drejt largimit, ja kush pëlqehet

    Tek Interi është hapur një “revolucion” i vërtetë në repartin e mesfushës. Klubi zikaltër është në kërkim të përforcimeve, por fillimisht duhet të sistemojë disa largime. Ndër të parët në listë për t’u larguar është Kristjan Asllani, edhe Piotr Zielinski duket gjithnjë e më shumë në dyshim.
    Mesfushori shqiptar, i cili ka ardhur me shumë pritshmëri nga Empoli, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu, ndaj pritet të largohet me siguri. Pavarësisht interesimit nga Betis Sevilla, shqiptari preferon të qëndrojë në Serie A. Interi po punon për t’i gjetur një sistemim që i përshtatet ambicieve të tij dhe klubit.
    Më e ndërlikuar është situata e Zielinskit, i cili nuk ka lënë shumë gjurmë sezonin e fundit me Interin. Mesfushori polak, 31 vjeç, ka një pagë të majme prej 4.5 milionë euro në sezon dhe është i lidhur me kontratë deri në vitin 2028. Të gjitha këto elemente e bëjnë largimin e tij të vështirë, por në merkato, asnjëherë nuk mund të thuash kurrë.
    Në rast largimi të Zielinskit, Interi ka piketuar si zëvendësues të mundshëm Morten Frendrup, mesfushor i Genoa. Danezi vlerësohet rreth 20 milionë euro dhe ka kontratë deri më 2028. Frendrup ka bërë një sezon shumë të mirë dhe profili i tij pëlqehet nga drejtuesit e Interit.
    Një tjetër alternativë është Mandela Keita, që vjen nga Parma dhe ka qenë nën urdhrat e Chivu sezonin e kaluar, kur ai drejtonte ekipin “Primavera”. Keita është një profil që tekniku rumun e njeh mire. Ai mund të sjellë energji dhe fleksibilitet në mesfushën zikaltër.
    Përfundimisht, Interi po përgatit një “revolucion” në mesfushë, me dalje të rëndësishme dhe synime të qarta për përforcime më të përshtatshme me vizionin e trajnerit të ri.