Real Madridi është ende në krizë. Ekipi i Xabi Alonsos pësoi dy humbje, së pari kundër Celtës në kampionat, tani kundër Manchester City në Champions League, çuditërisht të dyja në shtëpi dhe ekipi mbretëror fitoi vetëm tre nga nëntë ndeshjet në të gjitha garat.
“Rezultatet janë ato që janë. Kjo nuk është një situatë e re për shumë trajnerë dhe ne duhet ta pranojmë atë, veçanërisht te Real Madridi. Ne duhet ta përballojmë atë” tha Xabi Alonso në një konferencë për shtyp pas ndeshjes. Shumë veta tani po pyesin veten se kush do ta pasojë Alonson nëse ai shkarkohet?
Media spanjolle raporton se Zinedine Zidane u shfaq në stadiumin Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes Real Madrid – Manchester City. Francezi ishte në lokacionin VIP me gruan e tij. Si pasojë, në Spanjë po shfaqet një narrativë se është Zidane ai që mund ta zëvendësojë Alonson si trajner i Real Madridit. “Zidane u shfaq në Bernabeu. Disa e shohin Zidanen si zgjidhjen për momentin, në përpjekjen e tij të tretë,” shkruan e përditshmja katalanase Sport. /Sport Ekspres/
Tag: zidane
-

A do të shkarkohet Xabi Alonso? Trajneri i ri i Real Madrid e ndoqi ndeshjen kundër Manchester City nga zona VIP
-

Skenari i ri! Në rast se shkarkohet Alonso, Zidane do të marrë drejtimin e Realit për vetëm 6 muaj?
9 Dhjetor 2025
16:33
Telesport
Në Spanjë janë të sigurt, nëse Real Madrid humbet ndaj Manchester City në Champions League të mërkurën, atëherë Xabi Alonso do të shkarkohet. Edhe pse janë përmendur disa emra si pasues të mundshëm të Xabi Alonso-s, zgjedhja e Florentino Perez duket se është Zinedine Zidane.
Edhe pse francezi pritet të marrë drejtimin e kombëtares së “Gjelave” menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, Perez dëshiron t’i besojë atij drejtimin e ekipit deri në fund të këtij sezoni, sipas raportimeve nga El Chiringuito.
Në rast se nuk gjehet dot gjuha e përbashkët me Zidane, sërish te Real Madrid do ia besojnë stolin dikujt brenda shtëpisë, dhe në kërë bëhet fjalë për Alvaro Arbeloa, i cili aktualisht drejton Real Madrid Castilla. -

Post Xabi Alonso te Real Madrid? Jo Zidane por… (ja emrat)
Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, po ndodhet nën presion të madh për të ruajtur vendin e tij pas një humbjeje të dëmshme ndaj Celta Vigo të dielën mbrëma. Sipas mediave spanjolle, klubi tashmë ka filluar të hartojë një listë të kandidatëve alternativë në rast se Alonso largohet.
E ardhmja e Alonos pritet të vendoset gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City në “Santiago Bernabeu” të mërkurën, një duel ky që konsiderohet vendimtar.
Pak njerëz duket se janë të gatshëm të garantojnë vazhdimësinë e tij pas kësaj sfide kundër skuadrës së Pep Guardiola. Duket se kandidati kryesor për ta marrë drejtimin afatshkurtër të Real Madrid është Alvaro Arbeloa, trajneri i Real Madrid Castilla. Arbeloa ka bërë karrierë në ekipet e të rinjve të Los Blancos me rezultate të mira dhe është shumë i vlerësuar nga presidenti Florentino Perez. Mediat spanjolle e përmendin atë si një nga opsionet kryesore.
Të tjerë emra të përmendur janë Jurgen Klopp, ish-trajneri i Liverpoolit, dhe Zinedine Zidane, të cilët gëzojnë admirimin e klubit, por që duket se nuk janë alternativë reale për momentin.
Sipas AS, aktualisht askush te Real Madrid nuk planifikon të kontaktojë Zidane për një mandat të tretë te Bernabeu. Ish-ylli francez është i fokusuar te marrja e drejtimit të Kombëtares së Francës pas Botërorit 2026 dhe pas largimit të Didier Deschamps.
Ndërkohë, Arbeloa konsiderohet opsioni më i mundshëm për momentin, pasi nënshkrimi i Klopp apo Zidane duket i vështirë. Trajneri gjerman, i shumë vlerësuar te Real Madrid, ka në teori tërhequr dorë nga drejtimi aktiv dhe është i kënaqur me rolin e tij si Chief of Global Football Development te Red Bull.
Në këtë situatë, presioni mbi Alonson është maksimal, dhe ndeshja kundër Manchester City pritet të jetë kyçe për të ardhmen e tij te Real Madrid. -

E BUJSHME NGA SPANJA: Dy emra “big” për të zëvendësuar Xabi Alonso-n
8 Dhjetor 2025
17:03
Telesport
Humbja e mbrëmshme e Real Madrid 0-2 ndaj Celta Vigo ka lëkundur edhe njëherë stolin e Real Madrid. Marrëdhënia mes disa prej yjeve të Real Madridit dhe trajnerit Xabi Alonso dukshëm është e acaruar dhe prej kohësh mungon harmonia në klub.
Ndërkohë, “El Mundo” zbulon se mbrëmë ka pasur një takim të gjatë të bordit të klubit deri në orët e para të mëngjesit dhe dy nga emrat që janë diskutuar në rast shkarkimi të Xabi Alonso janë: Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.
Edhe pse Zidane pritet të drejtojë Francën pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, një telefonatë nga Madridi mund të ndryshojë situatën. Përsa i përket Jurgen Klopp, edhe pse gjermani është shprehur shumë i kënaqur me rolin aktual që ka te Red Bull, një propozimi nga Real Madrid vështirë se do t’i thoshte “jo”. -

FItore kundër Bilbaos ose shkarkim! Xabi Alonso ka ultimatum, Perez dëshiron Zidane te Real Madridi
Në mëngjesin e sotëm pati informacione se puna e Xabi Alonsos te Real Madridi është në rrezik dhe se ai mund të shkarkohet. Fernando Burgos pretendon se Xabi Alonso mund të shkarkohet nëse nuk arrin të fitojë kundër Bilbaos.
Ky informacion u raportua edhe nga Fabrizio Romano. Gjithashtu, shumë burime të tjera, kryesisht nga Spanja, raportuan se ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për Alonson. “Ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për Real Madridin. Nëse e shkarkojnë Xabi Alonson, Zinedine Zidane është opsioni i vetëm i presidentit për ta zëvendësuar atë”, është informacioni që publikohet nga mediat spanjolle. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

“Zidane i ri” shënon në një Botëror: “Që nga dita që lindi e mbulova me fanellën e Real Madridit”
13 Nëntor 2025
10:11
Alfred Lleshi
Gati 20 vite më vonë, një Zidane tjetër shkëlqeu në një Botëror. Nuk bëhet fjalë për Zinedine Zidane, por për Zidane Antonio Yáñez (lindur në New Jersey, 26 janar 2008). Sulmues i New York City, me baba kilian dhe nënë portorikane, ka përfaqësuar tri kombëtare, por përfundimisht zgjodhi Kilin, duke mbajtur fanellën me numrin 10 dhe lënë gjurmën e tij në Botërorin U-17.
‘Zidane i La Roja’ goditi traversën me një ‘vaselinë’ në barazimin 1-1 ndaj Ugandës, shënoi një gol dhe shkaktoi përjashtimin e Sahil Deo në fitoren 2-1 kundër Kanadasë. Megjithatë, Kili përfundoi i fundit i Grupit K me barazim të katërfishtë ndaj Francës, Kanadasë dhe Ugandës. Një gol më shumë do ta çonte në 16-she, ose madje si lider grupi.
Kurioziteti i kësaj historie? Emri i tij është një “homazh” ndaj Zinedine Zidane, siç pranoi babai i tij, Claudio: “Që nga dita që lindi e mbulova me fanellën e Real Madridit me emrin Zidane. Ai gjithashtu është madridist dhe e ndjek ekipin e bardhë gjithmonë”. Sikurse duket, një Zidane i ri është tashmë në futboll.
-

Zidane drejt rikthimit si trajner, pritet të marrë drejtimin e Francës pas Botërorit
Ish-trajneri i Realit të Madridit dhe legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, pritet të rikthehet si trajner.
Skuadra e fundit që ai ka drejtuar është Reali i Madridit (2016-2021) ndërsa pas katër vitesh mungesë, Zidane duket se është gati për një sfidë të re.
Legjenda e Francës ka refuzuar disa oferta nga klube të ndryshme evropiane, duke lënë të kuptohet se pret të marrë trikolorët.
Sipas informacioneve të fundit, ai ka arritur një akord me drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit, të cilët pritet t’i besojnë projektin e ri pas largimit të Didier Deschamps.
53-vjeçari ka deklaruar më parë se dëshira e tij është të drejtojë Francën, pas një aventure tepër të suksesshme me madrilenët.
Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, Zidane nisi karrierën si trajner te ekipi i të rinjve të Realit, për të marrë më pas skuadrën e parë në 2016.
Ai arriti të fitojë Champions League tre herë, La Liga dy herë, si dhe Superkupën e Evropës dhe Botërorin e Klubeve.
Në pak vite si trajner, Zidane tregoi se ka aftësi të mëdha, megjithëse sfida në krye të Francës do të jetë edhe më e vështirë.
Aktualisht nuk ka një konfirmim zyrtar nëse do të marrë drejtimin e “gjelave”, por fakti që ai rikthehet në aktivitet dhe ka shprehur dëshirën për Francën e bën këtë mundësi shumë të pranueshme. -

Zidane afron rikthimin e tij në rolin e trajnerit: Shumë shpejt do ta drejtoj ekipin tim të ri
11 Nëntor 2025
10:14
Alfred Lleshi
Zinedine Zidane vazhdon të jetë pa klub që nga largimi i tij nga Real Madridi në qershor 2021, edhe pse shumë ekipe kanë mbetur pa trajner dhe potencialisht e kanë kërkuar. Me afatin e Botërorit 2026 gjithmonë si mundësi për të mbyllur një cikël dhe filluar një tjetër, vëmendja bie te Zidane, i lidhur me stolin e kombëtares franceze, pas largimit të Deschamps, planifikuar në fund të Botërorit të ardhshëm.
Nga një ndeshje bamirësie në Toulon, Zidane iu përgjigj pyetjeve për rikthimin e tij me një përgjigje të shkurtër: “DO TA TRAJNOJ SHUMË SHPEJT EKIPIN TIM TË RI…” Legjenda e Botërorit 1998 nuk ka dashur të japë detaje më të hollësishme.
Ai nuk mundi të luante për shkak të një dëmtimi të vogël në kofshë: “Ne po plakemi dhe, për fat të keq, herë pas here dëmtohemi. Tani do të jem trajner për një kohë”. Ky sinjal nxit spekulimet për rikthimin e Zidane në stolin e një klubi apo të përfaqësueses së Francës. -

Dëshira e madhe e Juventusit për trajnerin e ri, por që është thjesht e pamundur…
27 Tetor 2025
17:31
Telesport
Ajo që pritej, ndodhi. Juventusi zyrtarizoi mesditën e sotme shkarkimin e trajnerit Igor Tudor, për shkak të rezultateve të dobëta.
Deri tani janë përmendur disa emra për të pasuar Tudor si Raffaele Palladino, Roberto Mancini, Luciano Spalletti apo edhe emra të tjerë jashtë Italisë si Xavi Hernandez apo Edin Terzic.
Dëshira e madhe e drejtuesve të Juventusit dhe sigurisht gjithë tifozëve bardhezi quhet Zinedine Zidane. Francezi ka refuzuar çdo ofertë që pas largimit nga Real Madridi në vitin 2021.
Pavarësisht dashurisë dhe respektit që mund të ketë për ish-ekipin e tij, Zidane është thjesht një opsion i pamundur për Juventusin.
Zidane po pret të marrë drejtimin e Francës, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës gjatë verës së ardhshme. Tashmë dihet që Didier Dechamps ka vendosur të largohet në fund të këtij kompeticioni dhe Zidane shihet kandidati absolut numër 1 për ta zëvendësuar atë në krye të “Gjelave”. -

Disa fakte interesante për ish futbollistin Zinedine Zidane
Zinédine Zidane – Mjeshtri i heshtur i topit
Në historinë e futbollit botëror, shumë emra kanë lënë gjurmë për shpejtësinë, forcën apo golat e tyre. Por Zinédine Zidane mbetet unik: një artist në fushë, një udhëheqës me qetësi olimpike dhe një figurë që mishëron elegancën e futbollit francez me shpirtin mesdhetar të origjinës së tij algjeriane.Ja disa fakte interesante dhe më pak të njohura për të:
🏠 1. Origjina e tij është nga Kabylia, Algjeri
Edhe pse i lindur në Marseille të Francës (1972), prindërit e tij vinin nga fshati Aguemoune në Kabylia, një rajon malor në veri të Algjerisë. Zidane është krenar për rrënjët e tij berbere dhe ka deklaruar shpesh:“Unë jam francez me shpirt algjerian.”
Në fëmijëri, ai luante futboll në rrugët e La Castellane – një lagje e varfër e Marsejës – me topa të improvizuar dhe rrjeta të bëra nga karrige plastike.
⚽ 2. Zizou filloi karrierën me një televizor si shpërblim
Kur ishte 14 vjeç, pas një turneu të vogël rinor, Zidane fitoi televizorin e parë të familjes së tij si çmim për lojtarin më të mirë.Ai e ka quajtur këtë moment “pikën ku e kuptova se futbolli mund të ndryshonte jetën time”.🧠 3. Inteligjenca e tij në fushë matet si “shah me top”
Studiues të sportit e kanë analizuar lojën e tij duke përdorur metoda të neuroshkencës, dhe kanë zbuluar se Zidane bënte më shumë lëvizje strategjike për sekondë sesa shumica e lojtarëve të tjerë – pothuajse si një shahist që llogarit disa hapa përpara.Prandaj, shumë analistë e quajnë “Mozarti i futbollit”.🥇 4. I vetmi lojtar që ka fituar Topin e Artë, Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve si lojtar e trajner
Zidane është ndër të paktët në histori që ka fituar:Topin e Artë (1998)
Kupën e Botës (1998) me Francën
Europianin (2000)
Ligën e Kampionëve si lojtar (me Real Madridin, 2002)
dhe tri herë Ligën e Kampionëve si trajner (2016, 2017, 2018).
Një kombinim që as Messi e as Ronaldo nuk e kanë arritur ende.
💥 5. Goditja me kokë ndaj Materazzit – një akt i njerëzisë, jo vetëm zemërimi
Në finalen e Botërorit 2006, Zidane u përjashtua për goditjen me kokë ndaj Marco Materazzit.Më vonë u zbulua se italiani kishte ofenduar rëndë motrën dhe nënën e tij.Kur u pyet nëse pendohesh, Zidane tha:“Nuk mund të kërkoj falje për atë që ndjeva atë moment. Do të ishte hipokrizi.”Kjo e ktheu incidentin në një nga momentet më të diskutueshme, por edhe më njerëzore në historinë e futbollit.
🪶 6. Zidane nuk flet shumë – ai “komandon” me heshtje
I njohur për personalitetin e tij të qetë, Zidane rrallë bërtet. Në Real Madrid, lojtarët shpesh thoshin se “kur Zizou hesht, e ndjen që duhet të japësh më shumë”.Kjo qetësi e tij është bërë pjesë e filozofisë së tij si trajner: forcë pa zë, autoritet pa frikë.💬 7. Idhulli i tij ishte Enzo Francescoli
Në fëmijëri, Zidane adhuronte lojtarin uruguaian Enzo Francescoli. Aq shumë e respektonte, sa djalin e tij të madh e quajti Enzo Zidane.Ky detaj tregon për lidhjen e tij emocionale me artin e futbollit, jo thjesht me famën.🧿 8. Ka refuzuar disa herë kontrata milionëshe
Pas largimit nga Real Madridi si trajner, Zidane refuzoi oferta nga klube të mëdha si Paris Saint-Germain dhe Manchester United, sepse – sipas fjalëve të tij –“Nuk dua të punoj ku nuk ndjej dashuri të vërtetë për futbollin.”
Kjo tregon karakterin e tij idealist, larg botës së komerciale të futbollit modern.
🕊️ 9. Zidane është ambasador humanitar për UNICEF
Përveç futbollit, ai ka ndihmuar me miliona euro fëmijët në zonat e varfra përmes ndeshjeve bamirësie dhe programeve edukative, veçanërisht në Afrikën Veriore.🌟 10. Figura e tij është një urë midis kulturave
Zidane është simbol i bashkimit të Francës dhe komunitetit mysliman, duke treguar se suksesi, modestia dhe kultura mund të bashkëjetojnë në harmoni.Në vitin 2006, revista Time e përfshiu ndër 100 personalitetet më me ndikim në botë.🏆 Zidane në tri fjalë: Elegancë, Dinjitet, Heshtje
Zinedine Zidane mbetet më shumë se një futbollist. Ai është një filozofi loje dhe jete: qëndrueshmëri në heshtje, art në lëvizje dhe dinjitet në çdo fitore e humbje. /Trungu & InforCulture