Tag: zhytur

  • Berisha: Policia e zhytur në dr@gë, jetojmë në sistem diktatorial

    Berisha: Policia e zhytur në dr@gë, jetojmë në sistem diktatorial

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Luciano Pavaroti “i zhytur” në akull, e veja e tij zemërohet, kryebashkiaku kërkon falje

    Luciano Pavaroti “i zhytur” në akull, e veja e tij zemërohet, kryebashkiaku kërkon falje

    Kryebashkiaku i qytezës së Pesaro në Itali i ka kërkuar falje familjes së Luciano Pavaroit, pasi vendosi një statujë të tenorit të famshëm brenda një piste akulli për Krishtlindje. 
    E veja e këngëtarit, Nicoletta Mantovani, tha për mediat lokale se ishte “e zemëruar dhe e mërzitur” me atë që e quajti tallje ndaj bashkëshortit të saj të ndjerë. Pista e përkohshme e akullit u ndërtua në qendër të sheshit të qytetit, duke e lënë statujën e Pavarotit të zhytur deri në gjunjë në akull dhe të rrethuar nga xham plastik. 
    Në përgjigje, kryebashkiaku Andrea Biancani tha se nuk kishte ndërmend të ofendonte askënd dhe pranoi se këshilli i tij kishte “bërë një gabim”. 

  • “E martë e zezë për Shqipërinë”/ PD reagon pas katër ngjarjeve të rënda: Tregojnë gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi

    “E martë e zezë për Shqipërinë”/ PD reagon pas katër ngjarjeve të rënda: Tregojnë gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi

    Partia Demokratike e ka cilësuar sot si një “tjetër të martë të zezë” për Shqipërinë, pas serisë së 4 ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin.

    Sipas PD-së, ‘tri vrasje me thikë në Durrës, Tiranë dhe Berat, si dhe një i plagosur me tritol në Shkodër, tregojnë për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe për humbjen e kontrollit nga qeveria aktuale’.
    “Dita e sotme është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.
    Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.
    Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.
    Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat.
    Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje”-thuhet në reagimin e PD.

    Top Channel

  • “E martë e zezë për Shqipërinë”/ PD ‘shpërthen’ ndaj qeverisë: Kjo është gjendja e terrorit ku është zhytur vendi

    “E martë e zezë për Shqipërinë”/ PD ‘shpërthen’ ndaj qeverisë: Kjo është gjendja e terrorit ku është zhytur vendi

    selia blu-partia demokratike

    TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjet kriminale që ndodhën ditën e sotme, duke e cilësuar si një “tjetër të martë të zezë” për Shqipërinë. Në një deklaratë publike, PD dënon çdo akt dhune, ndërsa bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi. Sipas PD-së, ngjarjen që tronditën vendin sot “tregojnë për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe për humbjen e kontrollit nga qeveria aktuale”.

    Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë
    Dita e sotmë është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.
    Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.
    Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.
    Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat.
    Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje.

  • “Shqipëria e zhytur në kënetën e pushtetit të Ramës”, Lela paralajmëron: Dy zëvendëskryeministra nën presion nga..

    “Shqipëria e zhytur në kënetën e pushtetit të Ramës”, Lela paralajmëron: Dy zëvendëskryeministra nën presion nga..

    Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, komentoi në një emision televiziv zhvillimet e fundit politike dhe raportin e OSBE-ODIHR, duke e cilësuar gjendjen aktuale të vendit si një ‘ligatinë’ të krijuar nga qeverisja e Edi Ramës.
    Sipas tij, dy lajme të fundit, një zëvendëskryeministër në ekzil dhe një tjetër që përballet me rrezikun e burgut, janë tregues të qartë të kalbëzimit të sistemit politik. Lela theksoi se raporti ndërkombëtar bën ‘autopsinë e një kufome’ politike, ndërsa zgjedhjet në Shqipëri i cilëson si të vdekura që prej kohës kur pushteti është kapur nga një ‘klikë’ që bashkëpunon me elementët më të errët të shoqërisë për të mbajtur kontrollin përmes manipulimit dhe vjedhjes së votës.
    Alfred Lela: Janë dy lajme që plotësojnë njëra-tjetrën. Janë ngushtësisht të lidhura, të dyja tregojnë kënetën, ligatinën ku është zhytur Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës. Kemi një zëvendëskryeministër që ndodhet në ekzil, kemi dhe zëvendës kryeministren tjetër që ndodhet afër ekzilit, ose afër qelisë nëse i referohemi historisë jo shumë të largët, të freskët. Historisë së Erion Veliaj por dhe të Arben Ahmetaj. Sa i takon raportit…Raporti bën autopsinë e një kufome që shumëkush prej atyre që duan ta shohin në sy realitetin e kanë kuptuar tashmë se çfarë është dhe e kanë identifikuar, e kanë treguar me gisht.
    Zgjedhjet janë të vdekura, zgjedhjet janë të rëna dhe nuk janë vetëm këto, janë disa palë zgjedhje qysh kur Shqipërinë e ka marrë në dorë një klikë, Edi Rama, dhe ka dy filozofi. Bashkëpunimin me elementët më të errët të shoqërisë dhe përdorimin e këtyre elementëve të strukturës shtetërore, gjë që thuhet qartësisht në raportin e OSBE-ODIHR për të vjedhur dhe për të mbajtur pushtetin me zgjedhje të vjedhura. Pushteti, po themi që është perdja që bie mbi 4 rezoluta që ka nënshkruar organizma shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Ka qenë një këmbanë që ka rënë prej kohësh sigurisht por që ka rënë në vesh të shurdhët të qeverisë dhe atyre rreth e rrotull saj, për interesa, shije apo dëshira.

  • “Berisha është i zhytur në krime”, gazetari: S’ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e non-gratës

    “Berisha është i zhytur në krime”, gazetari: S’ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e non-gratës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreson që një vendim i administratës se Trump për George Soros e rrëzon “non grata-n” e tij. Doktori  duket i gëzuar, por një verifikim faktesh tregon se ai vazhdon të jetë person në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, ndërsa Soros nuk është shpallur “non grata”.
    Gazetari i ABC News, Andon Kello, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se Departamenti Amerikan i Shtetit vijon ta ketë Sali Berishën dhe familjen e tij në listën e personave non grata.
    “DASH ende sot e kësaj dite e ka në fuqi “non grata”. E ka ende zyrtare në faqen e tij, prej 17 majit të vitit 2021. Nuk ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e saj”, tha ai.
    Ai theksoi se aktualisht PD ka dy kontrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që lidhen njëra për lobimin për heqjen e njollës non grata dhe tjetra për këshillimin nga Chris Lacivita për zgjedhjet e 11 majit.
    “PD me dy kontrata në SHBA, ajo e lobimit për heqjen e non gratës dhe me Chris LaCivita . Nga sot, PD ka afat 60 ditë për të dorëzuar faturat e shpenzimet në KQZ. Kontrata me LaCivita është zotuar nga vetë Berisha se do bëhet publike. Është një kontratë, e cila zgjat deri në mars të 2027. “, tha ai.
    Ndërkohë, gazetari  Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berishës nuk do t’i hiqet asnjëherë njolla e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e ka rreshtuar atë dhe familjen e tij në mesin e personave të padëshirueshëm për Amerikën.
    Sipas tij, Berisha është një personazh, i cili është zhytur në krime dhe për këto duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.
    “ Berisha është totalisht i parashikueshëm në veprimet e tij. Mendonte se pas rikthimit të Trump, ky i fundit do t’ia hiqte non gratën. Është delirant dhe ai mendon se gjithçka vërtitet rreth tij. Non grata nuk do t’i hiqet sa të jetë gjallë as atij dhe as familjes së tij. E ka të kotë me këtë mënyrë duke goditur Sorosin. Berisha ka porositur vrasje, ka bërë vrasje, ka vjedhur paratë e shqiptarëve. E kemi më zë e figurë, që ka porositur krimin ndaj Haklajve Është shkaktuari i zhdukjes së 14 burrave të familjes Haklaj, është akuzuar nga familja Haklaj dhe Berisha asnjëherë nuk është prononcuar për këto. Familja Berisha është e zhytur në krim”, tha ai.

  • VIDEOLAJM: Si u zgjua “i zhytur” në ujë qyteti i Durrësit

    VIDEOLAJM: Si u zgjua “i zhytur” në ujë qyteti i Durrësit

    Këtë të premte, 22 gusht, Tirana dhe Durrësi u përballën me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përkohësisht përmbytje në disa rrugë, të cilat po lirohen gradualisht nga uji.
    Reshjet e shiut krijuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
    Gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, ka siguruar disa pamje nga qyteti i Durrësit.

     

  • “Shkolla është zhytur në kaos”, Berisha: Nuk do të ketë rrogë minimale poshtë 1500 euro për mësuesin

    Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se mësuesit nuk do të kenë rrogë minimale nën 1500 euro, teksa theksoi se misioni i tyre për të edukuar breza është “çorientuar nga patronazhistët”.
    Berisha tha se shkolla që duhej të ishte vatër edukimi, sot është zhytur në kaos.
    Berisha: Është situata e arsimit. E morët vesh si ramë në pikatë në testin ndërkombëtar të cilësisë së arsimit. Ramë me 68 pikë. Vendi i fundit në botë për mendimin kreativ sepse shkolla nuk është më ajo që duhet të jetë. Vatër e edukimit. Shkolla është zhytur në kaos.
    Mësuesit, të cilët janë dhe do të jenë misionarë të dijes janë të çorientuar nga patronazhistët, të diskriminuar nga portali një mësues për partinë. Zotohem para jush që mësuesit ti vendosim në piedestal. Nuk do të ketë rrogë minimale ndër 1500 euro për mësuesin.
    Sikundër mjeku dhe infermier do të kenë dyfishim të rrogave.

  • “Rama ju taton 1 euro për çdo litër naftë”/ Berisha: Kryeministri dhe ministrat e tij të zhytur në vjedhje

    “Rama ju taton 1 euro për çdo litër naftë”/ Berisha: Kryeministri dhe ministrat e tij të zhytur në vjedhje

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte në Pukë, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij ai akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrat e tij se janë të zhytur në vjedhje dhe korrupsion.
    “Çfarë ndodhi në janar të këtij viti, kur erdhi buxheti?! Rama i zhytur me ministrat e tij në vjedhje dhe korrupsion të paimagjinueshëm pati zemër, pati shpirtkeqesi, të ndajë nga 8 miliard euro për 760 mijë gra të burra të moshuar 16 milionë. Kur ne kërkuam të votohet ligji i minimumit jetik, kjo tha na çon në humnerë. Ca humnere mo i pashpirt, pse nuk ra në humnerë Mali i Zi, Maqedonia apo Kosova”, tha kreu i PD.
    Lideri i PD deklaroi se kjo është një betejë kundër humneres, ndërsa premtoi se ne 100 ditet e para te qeverise nuk do kete mjerim. Ai premtoi gjithashtu edhe ulje te cmimit te naftes.
    “100 ditët e para jam këtu për t’ju dhënë fjalinë nderit se në Pukë, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro. Nuk do ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro
    Nafta do zbresë në nivelin e çmimit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Çmimi i naftës 1030 lekë, këtu 1700 lekë, Imagjinoni ju. Pse kjo? Sepse Edi Rama ju taton ju 1 euro për çdo litër naftë. Miq mund të ndodhë ti thotë ndonjë mik i juaji se Berisha e ka për politik. Jo, po ta kisha për politike nuk e dërgonte në parlament ligjin për minimumin jetik“, u shpreh Sali Berisha.

  • “Ishim një vend i zhytur në borxhe dhe me mbi 100 vrasje në vit”, Rama: Sot vetëm kush nuk do të shohë, s’e kupton ndryshimin

    “Ishim një vend i zhytur në borxhe dhe me mbi 100 vrasje në vit”, Rama: Sot vetëm kush nuk do të shohë, s’e kupton ndryshimin

    Kryeministri Edi Rama, siç është kthyer në traditë tashmë, i është përgjigjur komenteve të ndjekësve në rubrikën “Sy më Sy” në “Facebook”.
    Rama tha se pasaporta europiane është i rëndësishme për çdo familje shqiptare.
    Më tej u ndal edhe tek ndryshimet që ka bërë PS gjatë pushtetit të saj, teksa nënvizoi se vetëm kush nuk do të shohë, s’e kupton ndryshimin e madh që i është bërë Shqipërisë.

    Rama: Nuk po të them çfarë mendoj unë për komentin tënd dhe për hyrjen e Shqipërisë në BE, por po të pyes ty, po BE-në do ta kishte zili vallë Nastradini sipas teje, meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë? E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë, duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda 2027-s? Apo dhe kjo të bën për të qeshur ty meqë sipas teje ne s’kemi drita. Faleminderit gjithsesi për atë gjigandin, se një të vërtetë të vogël e ka edhe kjo, jo thjeshtë ngaqë unë jam i gjatë, po ngaqë e kam kaq të madh durimin, sa merrem edhe me komente si të tuat, duke mos harruar se sado i zhytur të jetë në kënetë dikush që bën këto komente, është detyra ime ta respektoj si qytetar i këtij vendi gjithsesi.
    Po të isha si bufi, edhe Shqipëria do ishte si e bufit, një vend që s’e merrte askush seriozisht, një vend i zhytur në borxhe dhe në kriminalitet, me mbi 100 e kusur vrasje në vit, me qytete të rrënuara nga harresa, me një turizëm që mbahej gjallë vetëm nga patriotizmi shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Po sot? Sot vetëm kush nuk do të shohë, nuk sheh dhe s’ka më të verbër se ai që i ka sytë, por refuzon të shikojë. Apo më shurdh se ai që i ka veshët, por nuk do e nuk do që të dëgjojnë.