Tag: zhvilluar

  • Prezantimi i kandidatëve/ Vlora i rezervon pritje madhështore kreut të PD-së, Sali Berisha

    Prezantimi i kandidatëve/ Vlora i rezervon pritje madhështore kreut të PD-së, Sali Berisha

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar takimin e prezantimit të kandidatëve të koalicionit Shqipëria Madhështore në Vlorë, ku vlonjatët i rezervuan një pritje madhështore.

    Nga pamjet dallohen mijëra vlonjatë të cilët brohorasin në momentin që Berisha futet në pallatin e sportit ku po zhvillohet edhe takimi.

    Kujtojmë se nga data 11 prill kur u zhvilluar hapja madhështore e fushatës elektorale në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, shqiptarët i kanë rezervuar një pritje entuziaste Berishës edhe në takimin e Breshias në Itali, apo në Durrës.

     

  • Debate të ashpra brenda klubit të Superiores, skuadra nuk stërvitet, ja çfarë pritet të ndodhi

    Debate të ashpra brenda klubit të Superiores, skuadra nuk stërvitet, ja çfarë pritet të ndodhi

    Laçi po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Pas humbjes ndaj Teutës, bardhezinjtë mbajnë vendin e fundit të renditjes dhe janë pranë rënies në Kategorinë e Parë.
    Situata brenda klubit është përshkallëzuar ndjeshëm. Sipas një njoftimi zyrtar të shpërndarë nga vetë klubi, skuadra nuk ka zhvilluar asnjë seancë stërvitore që nga ndeshja e fundit. Gjendja është përshkruar si “e rënduar, si asnjëherë më parë”, ndërsa është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit teknik ku debatet nuk kanë munguar.
    “Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet. Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku debatet nuk kanë munguar dhe është vendosur që sot në orën 18:00 të mbahet një tjetër takim me ekipin në ambientet e stadiumit ‘Laçi’, nga ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda. Takimi do mbahet me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftim.
    Kriza është e thellë dhe pritet me interes se çfarë masash do të merren për të ndryshuar fatin e sezonit, në një moment ku çdo pikë është jetike për mbijetesën.

  • BKH kontroll në një banesë mbi apartamentin e Veliajt

    BKH kontroll në një banesë mbi apartamentin e Veliajt

    Agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit, kanë zhvilluar një tjetër operacion mbrëmjen e sotme në zonën rezidenciale të njohur si “Kodra e Diellit” të Tiranë.
    Burime për gazetaren e Vizion Plus, Blerina Cene, bëjnë me dije se jaën zhvilluar kontrolle në banesën që ndodhet sipër apartamentin në të cilën jetojnë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxe, e cila dyshohet se përdoret nga çifti.
    Kujtojmë që kryebashkiaku Veliaj ndodhet në burg që prej datës 10 shkurt.

     

  • BKH kontrolll në një banesë mbi apartamentin e Veliajt

    BKH kontrolll në një banesë mbi apartamentin e Veliajt

    Agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit, kanë zhvilluar një tjetër operacion mbrëmjen e sotme në zonën rezidenciale të njohur si “Kodra e Diellit” të Tiranë.
    Burime për gazetaren e Vizion Plus, Blerina Cene, bëjnë me dije se jaën zhvilluar kontrolle në banesën që ndodhet sipër apartamentin në të cilën jetojnë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxe, e cila dyshohet se përdoret nga çifti.
    Kujtojmë që kryebashkiaku Veliaj ndodhet në burg që prej datës 10 shkurt.

     

  • Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i drogës, 9 të arrestuar

    Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i drogës, 9 të arrestuar

    Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në provincën e Modenës dhe Romës, ku si pasojë kanë rënë në pranga nëntë persona, shtatë italianë dhe dy shqiptarë. Të arrestuarit dyshohet se janë anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e drogës dhe armëmbajtje pa leje.
    Sipas mediave italiane hetimet ndaj grupit kriminal nisën prej vitit 2021 dhe anëtarët e grupit kriminal trafikonin drogë në Tivoli dhe Guidonia Montecelio, ku promotorët e shoqatës kishin zhvilluar një strukturë të rëndësishme logjistike për shitjen e lëndëve narkotike.
    Përveç drogës ata po ashtu shpërndanin dhe shisnin armë në këtë zonë. Mes të arrestuarve është edhe një italiane 79-vjeçe, e cila kishte fshehur në shtëpinë e saj lëndë narkotike dhe shuma parash, që dyshohen se janë përfituar nga trafiku i drogës. Gjithashtu bëhet e ditur se grupi krimianl mbledhjet i bënte në një kotec pulash, që konsiderohej një vend i sigurt për t’iu shmangur çdo përgjimi.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Gjekmarkaj me demokratët në Shënkoll: Rrisim pensionet, pagat, mbështesim bujqësinë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Gjekmarkaj me demokratët në Shënkoll: Rrisim pensionet, pagat, mbështesim bujqësinë

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me demokratët e Shënkollit, Rrilës dhe Tales, duke theksuar angazhimin e Partisë Demokratike për një Shqipëri më të zhvilluar.
    Ai ka denoncuar qeverisjen e Edi Ramës, duke e akuzuar për varfëri dhe pabarazi në këto zona, dhe ka premtuar rritjen e pensioneve, pagave më të larta dhe mbështetje për bujqësinë. Gjekmarkaj ka ftuar shqiptarët dhe shqiptarët që jetojnë jashtë të mbështesin PD-në në zgjedhjet e ardhshme.
    Postimi i drejtuesit politik të PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj:
    Me demokratët e Shënkollit, Rrilës dhe Tales për fitoren e Shqipërisë Madhështore
    Mirënjohje për demokratët dhe njerëzit e lirë të kësaj zone, për besnikërinë ndaj kauzave të PD-së. Pushteti i Edi Ramës ka sjellë pabarazi dhe varfëri për Shënkollin, Rrilën, Talen dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë. Ky realitet ka dëmtuar shoqërinë, ekonomitë familjare dhe bizneset, ndërkohë që shteti ka dështuar të mbështesë fermerët dhe të zhvillojë këto zona të begata. Pavarësisht se flasin për tendera energjie, shumë banorë jetojnë pa drita për orë të tëra, zonat turistike me probleme të mprehta. Edhe pas 12 viteve në pushtet, rilindja premton ujë të pijshëm që mungon në mijëra familje të mbarë Lezhës.
    Pasojat e një pushteti korruptiv ndjehen në çdo fushë të jetës. Qindra mijëra shqiptarë, përfshirë demokratët, janë detyruar të largohen, i kanë larguar nga puna për bindje politike, nuk pranuan nënshtrimin e rilindasve që do marrin ndëshkimin e merituar më 11 Maj.
    Pensionistët janë harruar dhe kanë vështirësi të sigurojnë ilaçet dhe jetesën. Ndaj, ftojmë mbarë shqiptarët dhe emigrantët që të votojnë për një Shqipëri të zhvilluar, për një rrotacion dhe për një qeveri që vërtet do të mbështesë popullin, do qeverisë me njerëz me dinjitet dhe atdhetarë.
    Partia Demokratike angazhohet për rritjen e pensionsh, paga më të larta dhe mbështetje për bujqësinë. Ne do të luftojmë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe do të sigurojmë një qeveri që garanton barazinë dhe mbështet zhvillimin.
    Le të bashkohemi të gjithë, të bëjmë gjithçka për të ndryshuar të tashmen dhe për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara! Programi i PD, është programi që e përjetëson këtë.

  • Gjekmarkaj takim me demokratët në Shënkoll, Rril e Tale: PD ndihmon Shqipërinë të ecë përpara

    Gjekmarkaj takim me demokratët në Shënkoll, Rril e Tale: PD ndihmon Shqipërinë të ecë përpara

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me demokratët e Shënkollit, Rrilës dhe Tales, duke theksuar angazhimin e Partisë Demokratike për një Shqipëri më të zhvilluar.
    Ai ka denoncuar qeverisjen e Edi Ramës, duke e akuzuar për varfëri dhe pabarazi në këto zona, dhe ka premtuar rritjen e pensioneve, pagave më të larta dhe mbështetje për bujqësinë. Gjekmarkaj ka ftuar shqiptarët dhe shqiptarët që jetojnë jashtë të mbështesin PD-në në zgjedhjet e ardhshme.

    Postimi i drejtuesit politik të PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj:
    Me demokratët e Shënkollit, Rrilës dhe Tales për fitoren e Shqipërisë Madhështore✌️

    Mirënjohje për demokratët dhe njerëzit e lirë të kësaj zone, për besnikërinë ndaj kauzave të PD-së. Pushteti i Edi Ramës ka sjellë pabarazi dhe varfëri për Shënkollin, Rrilën, Talen dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë. Ky realitet ka dëmtuar shoqërinë, ekonomitë familjare dhe bizneset, ndërkohë që shteti ka dështuar të mbështesë fermerët dhe të zhvillojë këto zona të begata. Pavarësisht se flasin për tendera energjie, shumë banorë jetojnë pa drita për orë të tëra, zonat turistike me probleme të mprehta. Edhe pas 12 viteve në pushtet, rilindja premton ujë të pijshëm që mungon në mijëra familje të mbarë Lezhës.
    Pasojat e një pushteti korruptiv ndjehen në çdo fushë të jetës. Qindra mijëra shqiptarë, përfshirë demokratët, janë detyruar të largohen, i kanë larguar nga puna për bindje politike, nuk pranuan nënshtrimin e rilindasve që do marrin ndëshkimin e merituar më 11 Maj.
    Pensionistët janë harruar dhe kanë vështirësi të sigurojnë ilaçet dhe jetesën. Ndaj, ftojmë mbarë shqiptarët dhe emigrantët që të votojnë për një Shqipëri të zhvilluar, për një rrotacion dhe për një qeveri që vërtet do të mbështesë popullin, do qeverisë me njerëz me dinjitet dhe atdhetarë.
    Partia Demokratike angazhohet për rritjen e pensionsh, paga më të larta dhe mbështetje për bujqësinë. Ne do të luftojmë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe do të sigurojmë një qeveri  që garanton barazinë dhe mbështet zhvillimin.
    Le të bashkohemi të gjithë, të bëjmë gjithçka për të ndryshuar të tashmen dhe për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara! Programi i PD, është programi që e përjetëson këtë