Tag: zhvilluar

  • Produkti më i ri Xiaomi është lajm i keq për rivalët

    Produkti më i ri Xiaomi është lajm i keq për rivalët

    Xiaomi prezantoi çipin e parë flagship zhvilluar nga vetë kompania, Xring O1, dhe ka mjaftueshëm fuqi sa të konkurrojë me Qualcomm Snapdragon 8 Elite. Kompania gjithashtu prezantoi një telefon të ri quajtur Xiaomi 15S Pro dhe tabletin Xiaomi Pad 7 Ultra të cilët përmbajnë çipin e ri.

    Xiaomi zbuloi edhe orën inteligjencte Watch S4 e cila fuqizohet po ashtu nga një çip tjetër zhvilluar nga kompania.
    Xring O1 nuk është çipi i parë i kompanisë, por i pari që prej lançimit të Surge S1 në 2017-ën dhe është disa herë më i fuqishëm. Zhvilluar mbi procesin e gjeneratës së dytë 3-nanometër, është një çip i menduar për të konkurruar me Qualcomm Snapdragon 8 Elite, MediaTek Dimensity 9400 dhe Apple 18.

    Në letër duket se është i aftë të konkurrojë me ta. Xiaomi ka implementuar 10 bërthama procesorike, më shumë sesa secili prej konkurrentëve. Dy janë bërthama ARM Cortex-X925 me frekuencë 3.9Ghz, katër janë me frekuencë 3.4Ghz dhe katër të tjera janë me frekuencë 1.8Ghz.

    Çipi grafik Immortalis-G925 përmban 16 bërthama dhe është po aq i fuqishëm sa grafikat e flagshipit të MediaTek. Arkitektura e çipeve ka filluar të variojë mes kompanive deri në atë pikë saqë frekuenca dhe numri i bërthamave nuk është më indikator i performancës së vërtetë por Xiaomi thotë se Xring O1 shënon 3 milionë pikë në AnTuTu.
    Por ambiciet e Xiaomi shkojnë përtej një çipi për telefonët dhe tabletët ndërsa lançoi Xring T1, një çip flagship për orët inteligjente. Detajet rreth tij janë të pakta por ka një modem 4G.
    E gjitha kjo do të thotë lajme të këqija për Qualcomm ku Xiaomi ka qenë konsumator i madh i tyre. Është mes kompanive të para që lançon një produkt flagship me çipet më të fundit të kompanisë. /PCWorld Albanian
     

  • “Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

    “Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

    Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve të Evropës, duke përmendur potencialin e jashtëzakonshëm për të zhvilluar fushat e energjisë, teknologjisë dhe lëndëve minerale.
    Ai ka nënvizuar se përpjekjet e Bashkimit Europian për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë “shumë domethënëse” në këto kohë kritike për sigurinë europiane.Erdogan bëri thirrje që vendet e Evropës të konsultohen dhe të veprojnë së bashku për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për sigurimin e të ardhmes së sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit.
    Erdogan: I kënaqur që ndodhem këtu! Duhet të jemi të bashkuar. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar në shumë fusha që nga energjia te lëndët minerale e teknologjia.Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europianë, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes, është shumë domethënëse.Shumë luftëra e konflikte në të shkuarën na kanë treguar se për mbrojtjen e sigurisë, nëse përçahemi jemi më të dobët, e nëse bashkohemi jemi më të fortë.Duhet të konsultohemi për hapat që do të ndërmarrim.

  • Sondazhi i kompanisë që parashikoi fitoren e Trump: Edi Rama fiton zgjedhjet me 49.4% të votave

    Sondazhi i kompanisë që parashikoi fitoren e Trump: Edi Rama fiton zgjedhjet me 49.4% të votave

    CEO i “McLaughlin & Associates”, John McLaughlin ka zhvilluar një sondazh final lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në bashkëpunim me “TopStory” në sondazh kanë marrë pjesë 1200 qytetarë të cilët kanë votuar nga datat 26 Prill deri më 3 Maj.
    Përballja zhvillohet mes dy forcave politike dominuese në Shqipëri, Partisë Socialiste ose qeveria sot dhe Partisë Demokratike. Nëse shqiptarët do të shkonin në zgjedhje ditën e sotme, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e 4-t me një rezultat prej 49.4% në rang kombëtar, ndërsa Partia Demokratike do të siguronte 34.9% të votave.
    Përsa i përket përballjes mes partive të vogla, “Mundësia” e Agron Shehajt kryeson me 5.3% të votave, e ndjekur nga “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, me 3.3% dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, me 3.1% të votave.
    Në sondazhin e zhvilluar në rang qarku, Tirana voton si kryeministër Edi Ramën me 47.8% të votave, ndërsa Berisha do të siguronte 30,8%.
    Garën e partive të reja në kryeqytet e kryeson “Mundësia”, me 5.7% të votave, ndjekur nga “Shqipëria bëhet”, me 4.6% e votave, “Lëvizja Bashkë” me 2.1%, PSD me 1.7% dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 1.3% e votave.

  • “Unë kryeministër, ai djalë presidenti”, Rama: Nuk kam tentuar ta takoj Don Jr., nuk kam arsye

    “Unë kryeministër, ai djalë presidenti”, Rama: Nuk kam tentuar ta takoj Don Jr., nuk kam arsye

    Pak ditë më parë, djali i Presidentit amerikan, Donald Trump, përgënjeshtroi një lajm në të cilin thuhej se ai kishte anuluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Vetë Rama, i pyetur lidhur me këtë çështje në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, tha se nuk kishte fare në plan të takohej me Donald Trump Jr.
    “As nuk e njoh, as kam tentuar ta takoj. As nuk kam arsye që të tentoj ta takoj, sepse ai është djali i presidentit dhe unë jam kryeministri i Shqipërisë. Nëse do të vijë në Shqipëri, është shumë i mirëpritur, por që unë të tentoj ta takoj atë diku tjetër, nuk e di për cilën arsye”, tha Rama.
    Edhe pse nuk ka post në administratë, Trump Jr. ka zhvilluar vizitë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Vizita bëri bujë në Kosovë dhe Shqipëri, sepse në podcast-in e zhvilluar me presidentin serb, ai publikoi një hartë, ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë.
    Mediat ruse dhe serbe e komentuan këtë si një kthesë të politikës amerikane dhe garanci se autoritetet serbe do të kenë më shumë mirëkuptim në Shtëpinë e Bardhë kur është fjala për çështjen e Kosovës. Vuçiç i tha djalit të presidentit amerikan se si i kujton rregullisht zyrtarëve evropianë se ligji ndërkombëtar, të cilit ata i referohen kur flasin për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, nuk zbatohet për Serbinë dhe integritetin e saj territorial.
    Don Jr. gjithashtu ka zhvilluar edhe një vizitë në Groenlandë, ishullin pjesë të Danimarkës, të cilin babai i tij dëshiron ta bëjë pjesë të Shteteve të Bashkuara.

  • Deputetja finlandeze: BE të njohë Kosovën dhe t’i japë statusin kandidat

    Deputetja finlandeze: BE të njohë Kosovën dhe t’i japë statusin kandidat

    Deputetja e Parlamentit të Finlandës, Tytti Tuppurainen, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka vlerësuar progresin e Kosovës si të jashtëzakonshëm, duke e cilësuar atë si “shteti më reformator në Ballkanin Perëndimor”.Në një postim pas takimit, Tuppurainen theksoi se ky progres duhet të njihet nga Bashkimi Evropian dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së do të ishte një tregim i një vizioni të qartë gjeostrategjik.“Kosova është një top-reformatore në Ballkanin Perëndimor dhe progresi i saj duhet pranuar. Do ishte tregim i një vizioni të madh gjeostrategjik nga të gjitha vendet e BE-së për të njohur sovranitetin e Kosovës dhe për t’i dhënë statusin e vendit kandidat”, ka shkruar Tuppurainen.Ajo shprehu përkushtimin e saj për të mbështetur rrugëtimin evropian të Kosovës dhe nxitjen e njohjeve të reja për shtetin më të ri në kontinent.Takimi i zhvilluar në Prishtinë vjen në një kohë kur Kosova po vazhdon përpjekjet për integrim në strukturat euroatlantike dhe për sigurimin e njohjeve të mëtejshme ndërkombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Deputetja e Parlamentit të Finlandës, Tytti Tuppurainen, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka vlerësuar progresin e Kosovës si të jashtëzakonshëm, duke e cilësuar atë si “shteti më reformator në Ballkanin Perëndimor”.Në një postim pas takimit, Tuppurainen theksoi se ky progres duhet të njihet nga Bashkimi Evropian dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së do të ishte një tregim i një vizioni të qartë gjeostrategjik.“Kosova është një top-reformatore në Ballkanin Perëndimor dhe progresi i saj duhet pranuar. Do ishte tregim i një vizioni të madh gjeostrategjik nga të gjitha vendet e BE-së për të njohur sovranitetin e Kosovës dhe për t’i dhënë statusin e vendit kandidat”, ka shkruar Tuppurainen.Ajo shprehu përkushtimin e saj për të mbështetur rrugëtimin evropian të Kosovës dhe nxitjen e njohjeve të reja për shtetin më të ri në kontinent.Takimi i zhvilluar në Prishtinë vjen në një kohë kur Kosova po vazhdon përpjekjet për integrim në strukturat euroatlantike dhe për sigurimin e njohjeve të mëtejshme ndërkombëtare.

  • Barcelona ndihet e sigurt me Hansi Flick, strategun e pamposhtur të finaleve

    Barcelona ndihet e sigurt me Hansi Flick, strategun e pamposhtur të finaleve

    Hansi Flick nuk është vetëm një emër i respektuar në futbollin gjerman dhe në historinë e Bayern Munich, tani edhe të Barcelonës, por edhe një trajner i jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për menaxhimin e ndeshjeve vendimtare.
    Me një profil larg vëmendjes mediatike dhe qëndrim të qetë e transparent, trajneri aktual i Barcelonës do të përballet këtë të shtunë në Sevilla me Real Madridin në finalen e tij të shtatë si trajner kryesor. Deri tani, gjermani ka arritur atë që shumë pak trajnerë mund ta thonë: i ka fituar të gjitha finalet që ka drejtuar.
    Me Barçën është imponuar në të vetmen finale që ka luajtur deri më tani. Ishte ajo e Superkupës së Spanjës, e zhvilluar më 12 janar 2025, në të cilën mposhti Real Madridin në Jeddah (Arabia Saudite) me rezultatin 5-2. Rezultati mund të tregojë të kundërtën, por nuk ishte një ndeshje e lehtë, as në fushë dhe as nga stoli, pasi Barça duhej të luante me një lojtar më pak që nga minuta e 56-të për shkak të përjashtimit të Szczesny. Menaxhim i mirë nga gjermani.
    Seria e fitoreve në finale për Flick nisi në vitin 2020, kur fitoi Kupën e Gjermanisë. Bayern Munich i tij mposhti Bayer Leverkusen (4-2), në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin olimpik të Berlinit. Bavarezët kaluan në avantazh me gola të Alaba, Gnabry dhe Lewandowski (3-0), ndërsa skuadra e Peter Bosz ngushtoi diferencën me një gol të Bender (3-1). Lewandowski shënoi sërish për 4-1 dhe Havertz e mbylli ndeshjen 4-2.
    Më 23 gusht 2020, në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës, Bayerni i Flick fitoi titullin më të çmuar, atë të Champions League, në një kompeticion që u zhvillua në formatin “Final Eigh”. Në finalen e madhe, lojtarët e trajnerit gjerman u imponuan ndaj PSG-së së Neymar dhe Mbappé, falë një goli të Kingsley Coman (59’). Kjo ishte Liga e Kampionëve e gjashtë për bavarezët.
    Finalja e tretë e fituar me Bayernin ishte ajo e Superkupës së Europës, e zhvilluar në “Puskas Arena” të Budapestit, më 24 shtator 2020. Kundërshtari ishte Sevilla e Julen Lopetegui, që kaloi në avantazh me një gol të Lucas Ocampos në minutën e 13-të nga penalltia. Leon Goretzka barazoi në minutën e 34-t dhe ndeshja shkoi në shtesë, ku Javi Martínez, që kishte hyrë nga stoli, shënoi golin vendimtar 2-1, me një goditje me kokë në minutën e 104-t. Përmbysje dhe menaxhim i ndeshjes deri në momentet e fundit.
    Borussia Dortmund ishte kundërshtari i Bayernit në finalen e Superkupës së Gjermanisë 2020, e zhvilluar në “Allianz Arena” të Mynihut më 30 shtator. Tolisso dhe Müller kaluan vendasit në avantazh (2-0), por Brandt dhe Haaland barazuan (2-2). Goli i fitores për Bayernin u shënua nga Joshua Kimmich në minutën e 82-të. Kjo ishte fitorja e katërt e Flick në stol, në katër finale.
    Titulli i pestë ishte Botërori i Klubeve, i zhvilluar më 11 shkurt 2021 në Rayán (Arabia Saudite). Skuadra e Flick mposhti me rezultatin 1-0 Tigres-in meksikan, falë një goli të Benjamin Pavard në minutën e 59-të.
    Përveç këtyre gjashtë titujve në gjashtë finale, trajneri nga Heidelbergu ishte ndihmësi i Joachim Löw në finalen e Kupës së Botës 2014, që Gjermania e fitoi ndaj Argjentinës në “Maracaná” me golin e Mario Götze në shtesë (1-0). Flick është garanci suksesi dhe menaxhimi në duelet që përcaktojnë sezonet.

  • Pamje brenda laboratorit të drogës në Prizren- Arrestohen tre persona

    Pamje brenda laboratorit të drogës në Prizren- Arrestohen tre persona

    Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion antidrogë në Prizren.
    Ai bëri të ditur se tre persona janë arrestuar gjatë aksionit në një laborator të drogës në Prizren.
    “Po mund të ju konfirmoj se është duke zhvilluar aksioni. Deri më tani i kemi tre persona të arrestuar”.
    Kryeziu bëri të ditur se aksioni është duke u zhvilluar edhe në një komunë tjetër.
    Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, siç shihen edhe në fotot e dërguara nga vendi i laboratorit.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Kinë/ Shpiket roboti më i vogël amfib që ndryshon formë

    Kinë/ Shpiket roboti më i vogël amfib që ndryshon formë

    Një ekip kërkimor kinez ka zhvilluar robotin amfib më të vogël dhe më të lehtë në botë, i aftë të transformohet në çdo formë të dëshiruar.Roboti i zhvilluar nga studiuesit në Universitetin Tsinghua, është i gjatë 9,0 centimetra dhe peshon vetëm 25 gramë.
    Ai mund të arrijë një shpejtësi prej 1,6 metrash në sekondë. Së fundmi, ekipi projektoi një aktivizues miniaturë që lejon mikrorobotët të ndryshojnë formën dhe të “kyçen” në konfigurime specifike, duke përmirësuar ndjeshëm përshtatshmërinë e tyre në mjedise të ndryshme.Duke përdorur këtë aktivizues në një dizajn modular të stilit të bllokut të ndërtimit, studiuesit krijuan robotin amfib, i cili mund të transformojë strukturën e tij për të vrapuar dhe fluturuar, duke demonstruar shkathtësi dhe manovrim të avancuar.
    Sipas profesorit që drejtoi ekipin hulumtues, Zhang Yihui, roboti përbëhet nga disa komponentë, përfshirë rotorët, një motor, një kontrollues dhe një furnizim me energji elektrike, të gjithë të mundësuar nga aktivizuesit.

  • Gjekmarkaj me tregtarët në Mirditë: Premtojmë një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të ndershme

    Gjekmarkaj me tregtarët në Mirditë: Premtojmë një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të ndershme

    Vijojnë takimet e partive politike për zgjedhjet elektorale për 11 majin. Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj këtë të premte është takuar me qytetarë dhe tregtarë të Kurbinit. ”Partia Demokratike është garancia për Kurbinin dhe për mbarë Shqipërinë. Ne premtojmë një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të ndershme”.
    Postimi i plotë

    Në Kurbin me qytetarët dhe tregtarët, të cilët pushteti në ikje nuk i mbështeti kurrë! Programi i Partisë Demokratike-Paketa e Dhembshurisë, që do të implementohet në 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do të japë impakt të mënjëhershëm në çdo familje shqiptare. Programi ekonomik dhe social i PD-së:
    -Rritje të ardhurash për çdo qytetar:-Pension minimal: 200 euro-Minimum jetik: 200 euro-Rrogë minimale: 500 euro-Rrogë mesatare: 1200 euro-Investim i drejtpërdrejtë në bujqësi:-160 milion euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural
    Rrogat më të larta në rajon për sektorët kyç:-Mësuesit-Pedagogët-Mjekët
    Partia Demokratike është garancia për Kurbinin dhe për mbarë Shqipërinë. Ne premtojmë një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të ndershme.

  • Laçi në kaos, 5 titullarë braktisin mbledhjen

    Laçi në kaos, 5 titullarë braktisin mbledhjen

    Vijin kaosi te skuadra e Laçit. Mesohet se në takimin e zhvilluar mbrëmë mes skuadrës dhe drejtuesëve ka patur diskutime të forta ku përgjegjësia e gjendjes katastrofike në tabelë ishte temë kryesore.

    Në fakt presidenti Laska pasi ka lajmëruar që në mbledhjen e paradites se në orën 18:00 do kishte masa, është përballur me disa situata të reja pasi 4-5 lojtarë titullarë nuk kanë denjuar të asistojnë në takim.

    Përballë këtij fakti janë njoftuar po aq lojtarë nga moshat pasi të shtunën luhet akti i 35-të i Abissnet Superiore me Dinamon.

    Kjo do të thotë që sot stafi mund të nxjerrë në terren grupin aktual për të zhvilluar një seancë përgatitore.

    Te kurbinasit tani ka pllakosur heshtja dhe përfundimi i këtij edicioni më shumë ngjan si angari…/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin