Tag: zhvilluar

  • Trump i gatshëm për kompromis? Presidenti finlandez zbulon detaje nga biseda

    Trump i gatshëm për kompromis? Presidenti finlandez zbulon detaje nga biseda

    Bota E Diel, 23 Nëntor 2025 17:38
    Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Kryeministren italiane Giorgia Meloni, në kuadër të diskutimeve për një plan paqeje për konfliktin në Ukrainë.
    Në një deklaratë për AFP, Stubb tha se telefonata u zhvillua për të diskutuar planin 28-pikësh dhe zhvillimet më të fundit lidhur me përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e paqes, gjatë Samitit të G20 në Johannesburg, ku po marrin pjesë zyrtarë të lartë europianë.

    “Pata mundësinë të flisja me Presidentin Trump, së bashku me Kryeministren Meloni. Diskutuam situatën, planin 28-pikësh dhe hapat e mëtejshëm për procesin e paqes”, u shpreh Stubb.

    Ai shtoi se telefonata me Trump është zhvilluar herët në mëngjes sipas orës së SHBA-së.

    “Presidenti Trump iu përgjigj telefonit në orën 05:00 të mëngjesit të së dielës në SHBA, gjë që tregon se ai po punon ditë e natë për të arritur një marrëveshje paqeje në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”, theksoi Presidenti finlandez.

  • Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

    Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

    Bayern Munchen ka hedhur hapat e parë drejt transferimit të Fisnik Asllanit, pasi sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, kampionët e Gjermanisë kanë zhvilluar “bisedime konkrete” me sulmuesin e TSG Hoffenheim. Klubi bavarez po kërkon një zëvendësues të besueshëm për Harry Kane, ndërkohë që Nicolas Jackson, aktualisht në huazim, pritet të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit.
    Asllani është shfaqur si një opsion real për Bayern, falë formës së tij mbresëlënëse këtë edicion. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është golashënuesi më i mirë i Hoffenheim këtë sezon në Bundesliga, me pesë gola të realizuar deri tani. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, duke e vendosur 23-vjeçarin në qendër të tregut të ardhshëm veror.
    Një element kyç është klauzola e lirimit e sulmuesit, e cila aktivizohet vetëm në fund të sezonit. Kjo e bën largimin e tij pothuajse të sigurt, dhe klubet e interesuara kanë nisur tashmë garën për të siguruar shërbimet e tij. Bayern, që e ka ndjekur lojtarin prej kohësh, ka shkuar një hap më tej duke zhvilluar bisedime direkte me futbollistin rreth një kalimi të mundshëm në “Allianz Arena” verën e ardhshme.
    Megjithatë, bavarezët nuk janë të vetmit në garë. Edhe Barcelona raportohet të jetë e interesuar për Asllanin, çka e rrit ndjeshëm konkurrencën për nënshkrimin e tij. Bayern po përpiqet të veprojë me shpejtësi për të mos humbur një objektiv që shihet si ideal për të rritur alternativat në sulm dhe për t’i ofruar Kane një mbështetje të fortë në vijën e avancuar.

  • Romë, nis mbledhja e dy qeverive, TCH zbulon 16 marrëveshjet dhe memorandumet që priten të nënshkruhen

    Romë, nis mbledhja e dy qeverive, TCH zbulon 16 marrëveshjet dhe memorandumet që priten të nënshkruhen

    Në Romë për herë të parë është duke u zhvilluar mbledhja e parë mes qeverisë Italine dhe asaj shqiptare.

    Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama janë ulur ballë përballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në  Villa Doria Pamphili Fillimisht është zhvilluar një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan motra.
    Seanca plenare e mbledhjes së dy qeverive pritet të nisë pas 30 minutash ku nga kabineti qeverisës Rama katër marrin pjesë 11 ministra. Në ora 14:00 parashikohet shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit .
    Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, e ka parë draftin e këtyre marrëveshjeve të cilat lidhen me Bashkëpunimi strategjik Itali Shqipëri  në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.
    Për të vijuar tek  Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme.
    Bashkëpunimi në Mbrojtjen civile, parashikon  disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;
    Ndërsa Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal; Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë; Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive. Në total 16 marrëveshje dhe memorandume do të  shkëmbehen gjatë ceremonisë zyrtare të kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G  shihet  një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Top Channel

  • Sam Smith ka bërë liposuksion që 13-vjeç pas bullizimit: E kisha gjoksin e zhvilluar

    Sam Smith ka bërë liposuksion që 13-vjeç pas bullizimit: E kisha gjoksin e zhvilluar

    Showbiz E Premte, 7 Nëntor 2025 16:49
    Sam Smith ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni liposuksioni pasi ishte bullizuar në shkollë për peshën e tij. Këngëtari i cili është jo-binar dhe përdor përemra gjinorë neutralë, ka shpjeguar se pesha ishte “gjëja më e vështirë” që duhej ta përballonte gjatë adoleshencës.
    Duke folur në podcastin Podcrushed, Sam, 33 vjeç, pranoi se çuditërisht, pesha ishte arsyeja kryesore pse e tallnin, gjatë viteve në një shkollë katolike në Hertfordshire, gjë që çoi në vendimin për të bërë liposuksion në gjoks në moshën 13-vjeçare.
    “Kam bërë operacion në gjoks kur isha 13 vjeç, sepse më ishte zhvilluar gjoksi”,-shpjegoi Sam në episodin e së mërkurës të podcastit të Penn Badgley-t.

  • Zyrtari i lartë amerikan takim “kokë më kokë” me prokurorin e dosjes Balluku, Karamuço: SHBA po ndjek nga afër hetimet

    Zyrtari i lartë amerikan takim “kokë më kokë” me prokurorin e dosjes Balluku, Karamuço: SHBA po ndjek nga afër hetimet

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar në një emision se një zëvendësndihmës sekretar i Shtetit nga SHBA ka zhvilluar një takim konfidencial me prokurorin Dritan Prençi, i cili heton dosjen që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
    Sipas Karamuços, takimi është zhvilluar “kokë më kokë”, pa përkthyes dhe pa persona të tjerë të pranishëm, gjë që tregon, sipas tij, interesin e lartë të SHBA për ecurinë e hetimeve.
    “Ka një asistencë të jashtëzakonshme nga SHBA dhe ekspertëve të tyre që ndjekin nga afër jo vetëm këtë dosje, por edhe disa të tjera. Kam informacion se zëvendësndihmës sekretari i shtetit ka ardhur vetëm për t’u takuar me SPAK.
    Ka zhvilluar takime në Kuvend, me zotin Dumanin dhe zonjën Xholi, por ka kërkuar një takim kokë më kokë me prokurorin e çështjes, Dritan Prençi. Kjo tregon vëmendjen e veçantë që DASH i kushton këtyre hetimeve”, tha Karamuço.

  • Rama kërkoi mbledhje, deputetët e Tiranës mblidhen në selinë rozë

    Rama kërkoi mbledhje, deputetët e Tiranës mblidhen në selinë rozë

    Deputetët e  Qarkut Tiranë i janë i drejtuar selisë së Partisë Socialiste, pas thirrjes së kryeministrit për të zhvilluar një mbledhje, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku.
    Mbledhja vjen pak orë pas takimit që Kryeministri ka zhvilluar me kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.Lexo edhe :Related Posts
    Kjo është hera e parë që kreu i qeverisë mbledh deputetët e majtë pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet lokale në kryeqytet.

    /vizionplus.tv
     

  • Kryeqytetasit e Dinamos për kornizë në muajin tetor, blutë blindojnë mbrojtjen

    Kryeqytetasit e Dinamos për kornizë në muajin tetor, blutë blindojnë mbrojtjen

    Mbrëmjen e së mërkurës, Dinamo ka zhvilluar ndeshjen ndaj Partizanit, duke e fituar me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, e kishte të fundit këtë sfidë për muajin tetor, duke mbyllur në këtë mënyrë një muaj fantastik që është për rekord në Superiore.
    Të besuarit e Dajës kanë zhvilluar 4 ndeshja, nga të cilat kanë arritur të fitojnë 3 dhe kanë barazuar vetëm 1 kundër kampionëve të Egnatias. Kështu, nga 12 pikë të mundshme në këtë muaj, Dinamo ka arritur të marrë 10 të tilla, ndërkohë që pjesa e sulmit ka bërë një punë mjaft të mirë, e madje akoma më të mirë e ka bërë mbrojtja.

    Në këto 4 ndeshje, Dinamo ka arritur të shënojë 6 gola, teksa nuk ka pësuar asnjë gol. I vetmi takim ku Dinamo nuk shënoi, ishte ndaj Egnatias që u mbyll në barazim pa gola, teksa të tria ndeshjet e tjera, kryeqytetasit i kanë fituar me rezultatin e pastër 2- 0.
    Në nëntë ndeshjet e para që Dinamo ka zhvilluar, vetëm 4 gola janë pësuar ndërkohë që janë shënuar 14 gola të tjerë, duke pasur në këtë mënyrë një nga sulmet më të mira dhe së bashku me Egnatian, absolutisht me mbrojtjen më të mirë deri në këtë pikë të kampionatit. Katër golat që Dinamo i ka pësuar, janë shënuar nga skuadra të ndryshme dhe asnjë ekip që ka gjetur rrugën e rrjetës deri më tani, nuk ka mundur që të shënojë më shumë se një gol në sfidën përballë “nëndetëses”.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Debate me prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati në Elbasan

    Debate me prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati në Elbasan

    Avokati U. Barjami është arrestuar këtë të shtunë pas një debati të zhvilluar me një prokuror ditën e djeshme gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore në Elbasan.

    Ndër të tjera, në reagimin e Dhomës së Avokatisë thuhet:
    Dje është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M.S, seancë e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nga gjyqtarja M.Strakosha, ku akuza përfaqësohej nga prokurori Gj.Ceka.
    Avokati mbrojtës, U.Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.
    Prokurori Ceka, i irrituar nga ky deklarim, replikoi me avokatin Barjami duke i thënë: “Ti duhet të arrestohesh, do të arrestohesh!”.
    Avokati Barjami replikoi duke deklaruar: “Do të bëj kallëzim, se ke shkelur ligjin.”
    Për këto deklarime ndërhyri gjyqtarja Strakosha, e cila i sqaroi avokatit Barjami se duhet të shmangte këtë diskutim dhe të fokusohej në interpretimin e provës në atë moment, pa u marrë me atë se çfarë do të bënte në vijim.
    Mbi bazën e këtij kallëzimi, avokati Barjami është thirrur sot në orët e paradites nga oficerë të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, ku po mbahet i arrestuar.
    Lajmi po përditësohet…

    Top Channel

  • Testi që zbulon 50 tumore/ “Galleri” po zhvillohet në SHBA, rezultate të jashtëzakonshme tek 25 mijë persona

    Testi që zbulon 50 tumore/ “Galleri” po zhvillohet në SHBA, rezultate të jashtëzakonshme tek 25 mijë persona

    Një test i ri gjaku, që mund të zbulojë më shumë se 50 lloje kanceri, po shihet si një hap i madh drejt diagnostikimit më të hershëm të sëmundjes, sipas një studimi të zhvilluar në Amerikën e Veriut.

    Rezultatet e provës klinike tregojnë se testi ishte në gjendje të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh – rreth 75% prej të cilave nuk kanë asnjë program ekzistues kontrolli apo depistimi.
    Mbi gjysmën e rasteve të zbuluara ishin në fazë të hershme, kur trajtimi është më i lehtë dhe mundësitë për shërim janë shumë më të mëdha. Testi, i quajtur Galleri, është zhvilluar nga kompania amerikane Grail dhe zbulon fragmente të ADN-së kancerogjene që shkëputen nga tumoret dhe qarkullojnë në gjak. Aktualisht ai po testohet edhe nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë.
    Në provën e zhvilluar me 25 mijë të rritur në SHBA dhe Kanada për një periudhë njëvjeçare, gati 1 në 100 persona mori rezultat pozitiv. Në 62% të rasteve këto u konfirmuan më vonë si kancer. Sipas drejtuesit të studimit, të dhënat tregojnë se testi mund të “ndryshojë rrënjësisht mënyrën si bëjmë kontrollin për kancerin”.
    Ai shtoi se testi mund të ndihmojë në zbulimin e shumë llojeve të kancerit “në fazat kur trajtimi ose edhe shërimi janë më të mundshëm.”
    Testi rezultoi gjithashtu shumë i saktë në përjashtimin e rasteve pa kancer, duke dhënë rezultate të sakta negative në mbi 99% të pjesëmarrësve. Kur u kombinua me kontrollet ekzistuese për gjirin, zorrën e trashë dhe qafën e mitrës, numri i përgjithshëm i kancereve të zbuluara u shtatëfishua.
    Veçanërisht, tre të katërtat e rasteve të zbuluara ishin të kancereve që nuk kanë programe depistimi, si ato të vezoreve, mëlçisë, stomakut, fshikëzës dhe pankreasit. Testi gjithashtu identifikoi me saktësi origjinën e kancerit në 9 nga 10 raste.
    Shkencëtarët e përfshirë në studim besojnë se këto rezultate janë shumë premtuese dhe se testi mund të luajë një rol të madh në diagnostikimin e hershëm të kancerit.
    Megjithatë, ekspertët që nuk kanë marrë pjesë në studim paralajmërojnë se nevojiten më shumë prova për të treguar nëse testi ul realisht vdekshmërinë nga kanceri.

    Top Channel

  • I premtonte punë me 3 mijë euro dhe i shfrytëzonte për prost*tucion, arrestohet 28-vjeçari

    I premtonte punë me 3 mijë euro dhe i shfrytëzonte për prost*tucion, arrestohet 28-vjeçari

    Policia e Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi kolumbian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Storm 9”, të zhvilluar katër ditë më parë për goditjen e trafikimit të femrave dhe shfrytëzimit të tyre për prostitucion.
    I arrestuari është shtetasi D. G., 28 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Sipas hetimeve të kryera gjatë tre javëve të fundit me metoda proaktive, rezulton se ai rekrutonte shtetase kolumbiane, të cilave u premtonte punësim në Shqipëri kundrejt pagesës 3000 euro, por më pas i shfrytëzonte për qëllime prostitucioni.
    Gjatë operacionit të zhvilluar në Durrës, në një apartament me qira në lagjen nr. 18, u kapën dy shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion dhe dyshohet se shpërndanin edhe lëndë narkotike.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit kriminal.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.