Tag: zhvilluan

  • Mbledhja e dy qeverive, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjet e bashkëpunimit

    Mbledhja e dy qeverive, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjet e bashkëpunimit

    Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane zhvilluan një mbledhje të përbashkët.
    Ky takim i nivelit të lartë u zhvilluan në kryeqytetin italian në Romë ndërsa ceremonia nisi me himnet respektive të dy vendeve.
    Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga homologia e tij italiane Georgia Meloni, me të cilën shkëmbyen dhe biseda të shkurtra gjatë takimeve me zyrtarë të tjerë të lartë.

    Takimi vijoi me firmosjen e marrëveshjeve dhe memorandumeve bashkëpunuese mes dy vendeve.
    Bëhet fjalë për 16 marrëveshje në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.
    Kjo është mbledhja e parë mes qeverisë shqiptare dhe një vendi i cili është pjesë e Bashkimit Evropian.
    Tashmë me firmosjen e këtyre memorandumeve vendi ynë do të përfitojë në mbrojtjen detare, luftën kundër trafikut të drogës, rritjes ekonomike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe në zhvillimin e sigurisë kibernetike./vizionplus.tv

  • Euro U21/Portugalia e Franca kalojnë nga Grupi C, te A-ja Spanja dhe Italia

    Në Sllovaki aty ku po zhvillohet Euro U21 Sllovaki 2025, sot ishte radha e ndeshjeve të treta në grupe. U luajt në dy fasho oraresh ndërsa dy takime u zhvilluan 18:00 dhe dy të tjera në orën 21:00.

    Grupi C ofroni sfidat: Francë U21- Poloni U21 4-1 dhe Gjeorgji U21- Portugali U21 0-4. Në fund vendi i parë për Portugalinë dhe i dyti për Francën.

    Ndërkohë në orën 21:00 u zhvilluan dy sfidat e Grupit A. Në fushë u përballën Spanjë U21- Itali U21 duke mbyllur në barazim 1-1. Vendi i pari i takoi Spanjës ndërsa Italia u kualifikua si e dytë.

    Rumani U21- Sllovaki U21 plotëssoi kuadrin e këtij grupi. Vendasit sllovakë tashmë të eleminuar mbyllin me nder kompeticionin duke triumfuar me rumunët 2-1./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Euro U21/ Fitojnë Spanja e Italia në Grupin A, Gjeorgjia mund Poloninë në Grupin B

    Sot në ditën e parë të Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki u zhvilluan katër duele në Grupet A dhe C. Në duelin e Grupit A ai hapës (18:00) mes Sllovakisë dhe Spanjës përfundoi 2-3.

    Ndërkohë në orën 21:00 u luajt takimi tjetër i këtij grupi. Në fushë dueli Itali-Rumani me italianët që fituan minimalisht 1-0.

    Sakaq dy ndeshje u zhvilluan në Grupin C. Portugali- Francë u mbyll 0-0 ndërsa Poloni- Gjeorgji rezultati i shkoi gjerorgjianëve me shifrat 1-2.

    Vazhdo leximin

  • Zelenski dhe liderët evropianë zhvilluan një bisedë të përbashkët telefonike me Presidentin Trump

    Zelenski dhe liderët evropianë zhvilluan një bisedë të përbashkët telefonike me Presidentin Trump

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, së bashku me udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, që ndodhen për vizitë në Kiev, zhvilluan sot një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ku diskutuan mbi përpjekjet për arritjen e paqes.

    Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sibikha, i cili në një postim në platformën X deklaroi se Ukraina dhe aleatët e saj janë të gatshëm për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, që do të përfshijë tokën, detin dhe ajrin për një periudhë prej të paktën 30 ditësh, duke filluar nga e hëna.

    Në lidhje me bisedën ai e përshkroi atë si produktive. Syri.net-CNN.gr.

  • Raundi i ri i bisedimeve bërthamore Iran-SHBA do të zhvillohet në Oman javën e ardhshme

    Raundi i ri i bisedimeve bërthamore Iran-SHBA do të zhvillohet në Oman javën e ardhshme

    Sipas kreut të diplomacisë iraniane, Irani dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët zhvilluan sot bisedime në Romë për programin bërthamor të Teheranit, do të vazhdojnë diskutimet më 26 prill në Oman.

    “Ne do të takohemi të shtunën e ardhshme në Oman,” tha Abbas Araghchi për televizionin shtetëror iranian, duke sqaruar se “bisedimet në nivel teknik midis ekspertëve do të fillojnë të mërkurën”.
    Sulltanati i Omanit ka marrë një rol ndërmjetësues në këto negociata. Më herët, rrjetet televizive iraniane raportuan se bisedimet midis Teheranit dhe Uashingtonit u zhvilluan në një “atmosferë konstruktive”.
    “Atmosfera e bisedimeve ishte konstruktive,” raportoi një korrespondent i televizionit iranian, duke shtuar se negociatat e reja mund të zhvillohen “brenda ditëve të ardhshme”.
    Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim flet gjithashtu për një “atmosferë konstruktive”.

    Top Channel