Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale duke shpërndarë fotoalbumin e vizitës së tij në Romë ku u zhvillua edhe mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali. Kreu i qeverisë ka përsëritur se e enjtja ishte një ditë historike.
“Dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama në Facebook.
Kryeministri Edi Rama dhe 11 ministrat e kabinetit të tij u pritën me një ceremoni zyrtare në Vila Doria Pamphili, rezidencë shekullore në Romë, nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.
Pas ekzekutimit të himneve dhe një takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Melonit, u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjes mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar.
Takimi mes dy kabineteve u zhvillua pa praninë e mediave, por u finalizua me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve, memorandumeve dhe deklaratave.
Tag: zhvillua
-

“Ditë historike”, Rama shpërndan fotoalbumin nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali
-

“Fjalët që marrin frymë”, një aktivitet letrar me të rinjtë në Shkodër
“Fjalët që marrin frymë” ishte aktivitet letrar, që u zhvillua këto ditë tetori me të rinjtë në Shkodër. Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” u zhvillua aktiviteti letrar i organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), rajoni Shkodër, në bashkëpunim edhe me gjimnazin “Shejnaze Juka”.
Në këtë konkurs letrar, që u zhvillua në datë 16 tetor, COD shprehet se të rinjtë pjesëmarrës prezantuan krijimet e tyre origjinale në formë poezish dhe skicash letrare, të interpretuara në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja (anglisht, frëngjisht, italisht), duke dëshmuar talent, pasion për letërsinë dhe aftësi të vyera gjuhësore. “Temat e trajtuara pasqyruan botën shpirtërore të rinisë, nga identiteti dhe shpresa, te sfidat personale dhe fuqia shëruese e fjalës. Në përfundim të aktivitetit, u ndanë çmime për vendet e para, si dhe çmime inkurajuese për krijimtari dhe origjinalitet”, thuhet nga Qendra për Hapje dhe Dialog rreth këtij aktiviteti letrar. Çdo pjesëmarrës u vlerësua me certifikatë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin e treguar.
Ky aktivitet që u zhvillua në bibliotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës është në vijim dhe të tjera aktiviteteve në këtë qytet. Veprimtarinë e saj biblioteka “Marin Barleti” e mbështet edhe në lidhjet e vazhdueshme që ka me një rrjet të tërë bibliotekash, që veprojnë në Shkodër, ku mund të veçojmë bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi”, atë të Muzeut Historik, bibliotekën “Gjergj Fishta”, etj.
-

Dhoma blind ku “as muret s’kanë veshë”, ku u zhvillua biseda sekrete Trump-Zelensky
Në zemër të Berlinit, në katin e katërt të Kancelarisë Federale Gjermane, të njohur nga vendasit si “lavatriçe federale” (die Bundeswaschmaschine në gjermanisht) u zhvillua sot, 13 gusht, diskutimi i fshehtë mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump, në prani të liderëve evropianë.
Siç shkruan Corriere della Sera, takimi u mbajt në një dhomë të blinduar, pa dritare dhe me sisteme sigurie të nivelit më të lartë, e projektuar për të shmangur çdo mundësi përgjimi, edhe përmes komunikimeve të koduara.
Kjo “dhomë sekrete” është pjesë e Lagezentrum, në një nga dy krahët anësorë të ndërtesës.
Në përditshmëri, aty zhvillohen mbledhje strategjike me ministrat, shërbimet e inteligjencës dhe delegacionet ndërkombëtare.
Për këtë takim, as përkthyesit nuk u lejuan brenda, ndërsa Zelensky dhe zyrtarët e ngushtë të kancelarit gjerman Friedrich Merz lanë jashtë çdo pajisje elektronike para se të futeshin.
Kancelaria Federale, e ndërtuar mes viteve 1992-1998 nga arkitektët Axel Schultes dhe Charlotte Frank, është një nga godinat qeveritare më të mëdha në botë dhe për nga funksioni krahasohet me Situation Room në Shtëpinë e Bardhë, me ndryshimin se ky kat i katërt mbetet një vend ku “mbretëron” heshtja dhe diskrecioni absolut. -

Si sot 210 vjet më parë u zhvillua Beteja në Borodino, një fitore e Napoleonit, pasi ushtria ruse u tërhoq në jug të Moskës dhe ushtria franceze pushtoi Moskën!
Jahja Drancolli
Si sot 210 vjet më parë u zhvillua Beteja në Borodino (7 shtator 1812), një fitore e Napoleonit, pasi ushtria ruse u tërhoq në jug të Moskës dhe ushtria franceze pushtoi Moskën!
Beteja e Borodino-s (7 shtator, 26 gusht sipas kalendarit të vjetër, 1812), u zhvillua gjatë pushtimit të Rusisë nga Napoleoni, rreth 110 km në perëndim të Moskës, pranë lumit Moskva. U luftua midis 130,000 trupave të Napoleonit dhe 120,000 trupa ruse. Suksesi i Napoleonit e lejoi atë të pushtonte Moskën. Rusët komandoheshin nga gjenerali M. I. Kutuzov, i cili kishte ndalur tërheqjen ruse në qytetin e Borodino dhe ndërtoi me nxitim fortifikime për të bllokuar përparimin francez në Moskë. Napoleoni kishte frikë se një përpjekje për të tejkaluar rusët mund të dështonte dhe t’i lejonte ata të shpëtonin, kështu që ai ekzekutoi një sulm të ashpër frontal. Beteja u zhvillua nga ora 6 e mëngjesit deri në mbrëmje. Kutuzov u tërhoq gjatë natës dhe një javë më vonë Napoleoni pushtoi Moskën pa kundërshtarë. Rusët pësuan rreth 45,000 viktima, ndërsa francezët humbën rreth 30,000 ushtarë. Megjithëse ushtria ruse u godit keq, ajo mbijetoi për të luftuar përsëri dhe, në fund, e dëboi Napoleonin nga Rusia.
Uvertura e Çajkovskit e vitit 1812 u shkrua si një përkujtim i Betejës së Borodinos.
Burimi: “Battle of Moscow, 7th September 1812”, 1822 by Louis Lejeune!
-

Si sot, 211 vjet më parë, u zhvillua Beteja e Borodinos
Jahja Drancolli
Si sot, 211 vjet më parë, u zhvillua Beteja e Borodinos (7 shtator 1812), një fitore e Napoleonit, pasi ushtria ruse u tërhoq në jug të Moskës dhe ushtria franceze pushtoi Moskën!
Beteja e Borodino-s (7 shtator, 26 gusht sipas kalendarit të vjetër, 1812), u zhvillua gjatë pushtimit të Rusisë nga Napoleoni, rreth 110 km në perëndim të Moskës, pranë lumit Moskva. U luftua midis 130,000 trupave të Napoleonit dhe 120,000 trupa ruse. Suksesi i Napoleonit e lejoi atë të pushtonte Moskën. Rusët komandoheshin nga gjenerali M. I. Kutuzov, i cili kishte ndalur tërheqjen ruse në qytetin e Borodino dhe ndërtoi me nxitim fortifikime për të bllokuar përparimin francez në Moskë. Napoleoni kishte frikë se një përpjekje për të tejkaluar rusët mund të dështonte dhe t’i lejonte ata të shpëtonin, kështu që ai ekzekutoi një sulm të ashpër frontal. Beteja u zhvillua nga ora 6 e mëngjesit deri në mbrëmje. Kutuzov u tërhoq gjatë natës dhe një javë më vonë Napoleoni pushtoi Moskën pa kundërshtarë. Rusët pësuan rreth 45,000 viktima, ndërsa francezët humbën rreth 30,000 ushtarë. Megjithëse ushtria ruse u godit keq, ajo mbijetoi për të luftuar përsëri dhe, në fund, e dëboi Napoleonin nga Rusia.
Uvertura e Çajkovskit e vitit 1812 u shkrua si një përkujtim i Betejës së Borodinos.
Burimi: “Battle of Moscow, 7th September 1812”, 1822 by Louis Lejeune!
-

Pas dorëheqjeve masive, prezantohen në Fier administratorët e rinj të njësive administrative
Në ambientet e Bashkisë Fier u zhvillua prezantimi zyrtar i administratorëve të rinj të njësive administrative të qytetit.
Takimi u zhvillua në prani të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kryetarit të Bashkisë Fier Armando Subashi, deputetes Antoneta Dhima, si dhe deputetëve të rinj të Qarkut Fier, Ceno Klosi dhe Ramion Kurti.
Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e përfshirjes së burimeve të reja njerëzore në administratën vendore, si një hap i rëndësishëm për të forcuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe për të rritur efikasitetin në zgjidhjen e problemeve të komunitetit.
Ndërkohë, kryebashkiaku Subashi foli për sfidat që mbeten përpara, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë midis njësive administrative dhe Bashkisë në funksion të projekteve zhvillimore të qytetit dhe zonave përreth.
Deputetja Dhima dhe deputetët e rinj e vlerësuan si një nismë pozitive përforcimin e administratës me figura të reja, të përkushtuara dhe pranë qytetarëve.
Ky takim shënon një fazë të re në funksionimin e njësive administrative, me theks te përmirësimi i shërbimeve publike dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me nevojat e komunitetit. -

Pas valës së dorëheqjeve, prezantohen në Fier administratorët e rinj të njësive administrative
Në ambientet e Bashkisë Fier u zhvillua prezantimi zyrtar i administratorëve të rinj të njësive administrative të qytetit.
Takimi u zhvillua në prani të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kryetarit të Bashkisë Fier Armando Subashi, deputetes Antoneta Dhima, si dhe deputetëve të rinj të Qarkut Fier, Ceno Klosi dhe Ramion Kurti.
Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e përfshirjes së burimeve të reja njerëzore në administratën vendore, si një hap i rëndësishëm për të forcuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe për të rritur efikasitetin në zgjidhjen e problemeve të komunitetit.
Ndërkohë, kryebashkiaku Subashi foli për sfidat që mbeten përpara, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë midis njësive administrative dhe Bashkisë në funksion të projekteve zhvillimore të qytetit dhe zonave përreth.
Deputetja Dhima dhe deputetët e rinj e vlerësuan si një nismë pozitive përforcimin e administratës me figura të reja, të përkushtuara dhe pranë qytetarëve.
Ky takim shënon një fazë të re në funksionimin e njësive administrative, me theks te përmirësimi i shërbimeve publike dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me nevojat e komunitetit.Top Channel
-

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH
12 specialistë nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh” që u zhvillua gjatë kësaj jave.
Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Specialistët mësuan hollësitë e sistemit operues Mac dhe praktikuan aftësi praktike për të gjetur dhe analizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike.
“Ekspertiza dhe udhëheqja amerikane në teknologji është thelbësore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga kërcënimet kibernetike”, njoftoi Ambasada Amerikane. -

Ceremoni lamtumire për priftin Kristaq Viso, merr pjesë edhe kryepeshkopi Joani
Këtë të martë u zhvillua ceremonia mortore për priftin e ndjerë Kristaq Viso, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit, duke sjellë me vete një ndjenjë të thellë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e priftit Kristaq.
Ceremonia u zhvillua në praninë e besimtarëve, miqve, kolegëve klerikë dhe përfaqësuesve të autoriteteve lokale.
Ai ishte një figurë e dashur dhe e nderuar për komunitetin ortodoks të zonës, ku për vite të tëra kishte shërbyer me përkushtim, përulësi dhe dashuri ndaj njerëzve.
Pas përfundimit të shërbesës, trupi i priftit Kristaq Viso u përcoll me nderime në vendin e fundit të prehjes, në oborrin anësor të kishës në fshatin Çiflig të Korçës.
Kristaq Viso u rrëzua aksidentalisht nga çatia e Kishës Shën Triadha rreth 2 javë më parë. -

Operacioni “Ura”/ Gjykata e Posaçme cakton masat për 14 të arrestuarit, liron avokatin Armand Tragaj
Një mega-operacion antidrogë u zhvillua 2 ditë më parë në Shqipëri dhe në Itali, ku u dhanë masa sigurie për 52 persona.
Masë sigurie në kuadër të operacionit ‘Ura’ u dha edhe ndaj avokatit Armand Tragaj në Durrës, me akuzën e ndikimit të paligjshëm në 4 raste. Tragaj ka qenë ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës.
Ndërkohë ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca maratonë, për verifikimin e masave të sigurisë për 14 nga të arrestuarit e këtij operacioni.
Gjykata Posaçme shpalli para pak minutave vendimin, ku gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat ‘arrest në burg’ për 11 të dyshuarit, ndërsa për avokatin Armand Tragaj vendosi ‘detyrim paraqitje’.
Masë më e butë sigurie, po ajo e ‘detyrimit për paraqitje’ është caktuar edhe për dy persona të tjerë, Ervis Deti dhe Bexhet Mema.
Më herët ditën e sotme, avokati Tragaj ka folur para Gjykatës së Posaçme, ku edhe ka kërkuar shfuqizimin e masës ‘arrest me burg.
Kërkesa e tij u bë me argumentin se vijimi i masës së sigurisë do të rëndonte situatën e tij familjare.
“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me dy prindër të smurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijën e vogël. Dhe për këtë fakt kërkoj të jem pranë familjes”, ka thënë avokati Tragaj para GJKKO-së, ku u zhvillua seanca për rikonfirmimin e masave të sigurisë për anëtarët e këtij grupi kriminal.
Kujtojmë se operacioni i përbashkët “Ura” i cili u zhvillua mes Shqipërisë dhe Italisë çoi në goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës. Ajo që ka ndihmuar autoritetet ta zbërthejnë në detaje ka qenë përveç përgjimeve të ndryshme audio e ambientale edhe mesazhet e dekriptuara nga platforma Sky ECC.
Bëhet fjalë për ngarkesa të mëdha, ku vetëm njëra prej tyre ishte me 250 kilogramë kokainë dhe heroinë të pastër. Në të njëjtat biseda është zbuluar edhe “rrjedhja” e parave nga Puglia drejt Shqipërisë. Janë pagesa që bëheshin nga shoferët e autobusëve ndërkombëtarë. Sipas të dhënave të DIA-s janë kapur shuma prej 4.5 milionë Eurosh.
Ndërkohë, në burg janë lënë shtetasit
-Orgest Molla-Altin Morina-Akil Ndrejaku-Musa Koça-Rando Aliu-Sokol Isteri Tatani-Ligor Çombashi-Altin Pjetri-Ervin Zeqiri-Gëzim Thartori-Alfred Hysa