Tag: zhvillimi

  • “Në fokus të takimit ishte zhvillimi urban i Shkodrës”, Beci pret arkitektët e urbanistët më të mirë në vend

    “Në fokus të takimit ishte zhvillimi urban i Shkodrës”, Beci pret arkitektët e urbanistët më të mirë në vend

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Shkodra në syrin e arkitektëve më të mirë të vendit. Sot pata kënaqësinë të prisja në një takim drejtoreshën e AZHT-së, znj. Adelajda Roka, drejtoreshën e AKPT-së, znj. Adelina Greca, si dhe disa nga arkitektët dhe urbanistët më të mirë të vendit.
    Në fokus të takimit ishte zhvillimi urban i Shkodrës. Vizituam nga afër disa prej investimeve aktuale dhe diskutuam mbi pikat kyçe të qytetit, për të cilat Bashkia Shkodër ka projekte konkrete për zhvillimin e tyre.
    Sheshet publike, parqet e lojërave, hyrjet e shkollave, kryqëzimet kryesore dhe nyjet e rrjetit të biçikletave, pedonalja e Velipojës, si dhe një sërë projektesh të tjera që e vendosin Shkodrën si kryeqendër të veriut, ishin pjesë e diskutimeve dhe inspektimeve në terren.
    Gjithashtu u vunë në pah edhe ndërhyrjet urbanistike të 20 viteve të fundit, që kanë zënë hapësira të rëndësishme dhe që do të kthehen funksionale në shërbim të qytetit dhe komunitetit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ministrja Anila Denaj “na deh” me livandot e Kushovës, këtë aromë zhvillimi dhe shpresë për të ardhmen rurale

    Ministrja Anila Denaj “na deh” me livandot e Kushovës, këtë aromë zhvillimi dhe shpresë për të ardhmen rurale

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mozaik pamjesh magjepsëse nga fushat e livandos në fshatin Kushovë të Gramshit, një peizazh që të mrekullon dhe që më shumë se një bukuri natyrore, është një premtim për një model të qëndrueshëm zhvillimi rural.
    Në një ndër zonat më të thella e më pak të eksploruara të Shqipërisë së Mesme, ku dikur tokat mbeteshin të papunuara dhe shpresat për një jetë më të mirë shuheshin me mungesën e mundësive, sot ka mbirë livanda, kjo bimë aromatike e dashur nga Mesdheu deri në Alpet franceze, që në Kushovë ka gjetur jo vetëm klimën, por dhe zemrat e punës së ndershme të banorëve vendas.Pamjet që ndan Ministrja Denaj janë një himn i qetësisë, i rendit të natyrës dhe harmonisë me njeriun. Vjollca e livandos që shtrihet në valë të lehta përtej kodrave, dhe mbart në vete aromën e një bujqësie të re, asaj që nuk është më vetëm për mbijetesë, por për cilësi, turizëm, eksport dhe identitet.

    Në postimin e saj, Ministrja bashkë me urimin mirëmëngjesi dhe një të diel të qetë, shpreh vlerësimin për fermerët që kanë zgjedhur të investojnë në bimë mjekësore dhe aromatike, si një formë e re bujqësie që i jep vlerë shtuar tokës, promovon punësimin lokal dhe sjell më pranë vizionin për një bujqësi inovative, ekologjike dhe konkurruese në tregun europian.Lavanda në Kushovë nuk është thjesht një kulturë bujqësore, ajo është simbol i transformimit, i kthimit të vëmendjes drejt zonave të harruara, ku natyra ka ruajtur pastërtinë dhe potencialin, dhe ku me pak mbështetje institucionale, fshati mund të rilindë si qendër prodhimi, turizmi rural dhe kulture.Kjo iniciativë, përveçse një pamje që të mbush sytë dhe shpirtin, është një thirrje për të kuptuar se zhvillimi fillon nga toka dhe se një aromë e thjeshtë livandoje mund të sjellë një valë të re shprese për komunitete të tëra që jetojnë në kufijtë e harresës.Albert Vataj

  • Zhvillimi i qëndrueshëm dhe turizmi, si bosht për investimet

    Zhvillimi i qëndrueshëm dhe turizmi, si bosht për investimet

    Turizmi, në njërën anë, dhe zhvillimi i qëndrueshëm si parim i përgjithshëm, ka krijuar një dinamikë të re në mënyrën sesi po investohet në fusha të ndryshme në vendin tonë. Nuk bëhet më fjalë për copëza që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por për një vizion të përbashkët i harmonizuar dhe kjo më së shumti nxitur nga ambicia për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Në një aktivitet të posaçëm, Amb…

  • “Bylisi krenaria ilire mbi Vjosë”, Rama poston fotot: Një qendër zhvillimi dhe edukimi

    “Bylisi krenaria ilire mbi Vjosë”, Rama poston fotot: Një qendër zhvillimi dhe edukimi

    Kryeministri Edi Rama poston foto dhe një mesazh për Parkun Arkeologjik të Bylisit, të cilin e cilëson si një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë.
    “Bylis-Krenaria ilire mbi Vjosë”, shkruan Rama, duke e përshkruar si një qytet të lashtë të ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, me mure monumentale të shekullit IV para erës sonë, një teatër mbresëlënës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane.

    Po ashtu Rama nënvizon se falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi”, të zbatuar nga AICS, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra të reja zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi.
    Postimi i plotë
    Bylis-Krenaria ilire mbi Vjosë
    Një pasuri e rrallë arkeologjike, një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë, i vendosur mbi një kodër që mbikëqyr me madhështi luginën e Vjosës. Me mure monumentale të shek. IV p.e.s., një teatër mahnitës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane, Parku Arkeologjik i Bylisit është një muze i hapur nën qiellin mesdhetar që i flet historisë dhe të ardhmes njëkohësisht.
    Sot, falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi”, zbatuar nga AICS, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi: restaurim profesional dhe mbrojtje e qëndrueshme, përmirësim i infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, mbështetje për komunitetin në turizëm dhe artizanat, programe edukimi për brezat e rinj.
    Një bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, AICS, Delegacionit të BE-së, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutit të Arkeologjisë për ta kthyer trashëgiminë tonë kulturore në një motor zhvillimi të qëndrueshëm dhe krenarie kombëtare.

  • Lançohet NomadTech: Platforma që Promovon Potencialin e Inovacionit në Shqipëri

    Lançohet NomadTech: Platforma që Promovon Potencialin e Inovacionit në Shqipëri

    Kur një ide e thjeshtë takohet me një vullnet të palëkundur, ajo kthehet në Zhvillim – nën këtë mesazh u lançua sot në Tiranë NomadTech – një platformë e re inovative që synon të fuqizojë startup-et shqiptare dhe të promovojë një ekosistem zhvillimi të qëndrueshëm dhe bashkëkohor. NomadTech përfaqëson një angazhim konkret të sektorit privat për të mbështetur idetë që transformojnë – duke krijuar ura mes inovatorëve, institucioneve dhe sipërmarrjes. 

    Eventi u zhvillua në ambientet simbol të Piramidës së Tiranës – vetë një hapësirë transformimi – dhe mblodhi bashkë liderë institucionalë, përfaqësues të qeverisë, aktorë të ekosistemit të inovacionit dhe përfaqësues të sipërmarrjes. 
    Në mesin e të ftuarve që ndanë vizionin e tyre për zhvillimin e vendit përmes teknologjisë dhe inovacionit ishin: znj. Shqipe Berisha, CEO Piramida e Tiranës, znj. Keti Luarasi, Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, z. Lorent Gordi, Drejtor i Përgjithshëm i Philip Morris Albania, z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. 
    Në fjalën e tij, z. Lorent Gordi theksoi se NomadTech është më shumë sesa një platformë inovacioni – është një mision. “Ne nuk po mbështesim vetëm teknologjinë – po mbështesim kurajon për të ndryshuar, për të menduar ndryshe, për të guxuar. Inovacioni nuk lind vetëm nga njohuritë – por nga vullneti për të ecur përpara, edhe kur rruga është e panjohur.” u shpreh Gordi. 
    Në cilësinë e përfaqësueses së Bashkisë Tiranë, Nënkryetarja  znj. Keti Luarasi vlerësoi rëndësinë e nismave në mbështetje të start up-eve si një mundësi për të nxitur idetë drejt inovacionit dhe zhvillimit.  
    Gjitahshtu, Ministrja Delina Ibrahimaj dhe Ministri Gonxhja çmuan rëndësinë e këtij eventi si një momenti i ri për start up-et në Shqipëri dhe vlerësuan se si një kompani investohet në mbështetje të ideve të reja, që nxisin modele inovacioni për mundësi të reja zhvillimi.  
    NomadTech është projektuar për të ofruar mbështetje të strukturuar për ide me potencial transformues, përmes: 
    * Grante të pjesshme për startup-e me potencial të lartë zhvillimi 
    * Mentorim nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë 
    * Mundësi për bashkëpunim me aktorë kyç të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes 
    Drejtuesi i projektit NomadTech, Ergys Gezka duke prezantuar detaje të kësaj nisme bëri të ditur se duke nisur nga sot 22 prill dhe deri në datë 31 Maj 2025 të gjitha start ups mund të aplikojnë në websitin www.nomadtech.al/ dhe të bëhen pjesë e përfituesve.  
    “Çdo aplikim do të kalojë përmes një vlerësimi të detajuar nga ekspertë të pavarur. Dhe për më të mirët, nuk ofrojmë thjesht financim – ofrojmë mentorim, rrjetëzim dhe një trampolinë drejt tregut rajonal dhe pse jo edhe atij europian. Sot, dua t’ju ftoj jo vetëm të aplikoni. Dua t’ju ftoj të guxoni. Të shihni veten si pjesë e një brezi që nuk pret më që të ndodhin gjërat, por që i krijon ato. Një brezi që merr përgjegjësi për të ardhmen dhe i jep kuptim fjalës novator” u shpreh Gezka. 
    NomadTech synon të bëhet një pikë referimi për idetë që synojnë ndryshimin, duke vendosur në qendër filozofinë e re të përgjegjësisë korporative, ku inovacioni, ndikimi social dhe zhvillimi i qëndrueshëm bashkëjetojnë në një mision të vetëm.