Kryeministri Edi Rama pati një takim me gratë në fabrikën e “DBS Group”, një nga katër kompanitë më të mëdha në Europë në tregun global të veshjeve sportive. Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëri është në avantazh sa i takon krahut të lirë të punës dhe këtë gjë duhet që ta vlerësojë. Me hyrjen në BE sipas kryeministrit Rama do të ketë një zhvillim të kapacitetit industrial të prodhimit dhe automatikisht për të gjithë punëtorët do të ketë rritje rroge që përputhet standardin e vendeve të BE-së.
“Është vërtet kënaqësi që të vizitosh këtë realitet. Është një realitet që kundërshton të gjithë ata zëra të cilët në një moment të caktuar qoftë nga brenda industrisë qoftë nga jashtë vunë kujën që forcimi i lekut ishte fundi i kësaj industrie. Ajo që ne kemi mbajtur qëndrim është rritja e industrisë dhe kapacitete prodhues, dhe se krahu i lirë i punës është avantazh. Nuk mundet që brezi i ri të ulet në një makinë qepëse njësoj siç janë ulur nënat e tyre. Kompania ka bërë hapa të mirë impresionues, por ka krijuar shembull se si mund të lidhen mirë komponentë e industrisë dhe ata financë me jetën sociale. Sipërmarrësit për shumë vite investuan më shumë për makinat se sa për punëtorët, sot e kësaj dite kanë kuptuar që nuk shkojnë dot me shfrytëzimin e krahut të punës. Është vërtet mbresëlënëse kjo që ndodh këtu. Ashtu siç ka këtu masa shumë të rrepta për respektimin e ditëve të pushimit.
Kjo na jep një provë shumë të qartë të avantazhit që ka Shqipëria, një avantazh strategjik që ne po mundohemi ta shtojmë me infrastrukturë. Me hyrjen në BE kompania mund të rrisë kapacitete e veta dhe mund të rrisë financimin për ju. Automatikisht do ketë rritje të pagave. Duke u bërë anëtarë të BE, do kesh mundësi që të marrësh rrogën që do në vende të tjera”, tha kryeministri Rama.
Tag: zhvillim
-

“Me hyrjen në BE do ketë zhvillim të industrisë dhe rrije të pagave”/ Rama takim me gratë në fasoneri
-

‘Ish-demokratët po na bashkohen për një Shqipëri më të mirë’, Gonxhja: Na shohin si forcë me zhvillim dhe të ardhme
Drejtuesi politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Yzberishtit në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se në këtë takim morën pjesë edhe ish-demokratë, të cilët sipas tij sot e konsiderojnë Partinë Socialiste si të vetmen forcë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim.
Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe besimin që qytetarët po i japin gjatë fushatës, duke nënvizuar se besimi i tyre është një shtysë për të vijuar angazhimin për një të ardhme më të mirë.
“Yzberisht, me qytetarët e zonës, mes tyre edhe ish-demokratë, të cilët sot e shohin Partinë Socialiste si forca e vetme që garanton stabilitet, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për familjet e tyre. Faleminderit për mikpritjen dhe për mbështetjen.” – tha Gonxhja. -

“Autoritetet serbe pranuan de facto flamurin e Kosovës në territorin e tyre”, Duka: Ta shohim si zhvillim pozitiv, ndodhi për herë të parë
Armand Duka ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin “Favorit”, ku ka sqaruar se çfarë ndodhi në kongresin e UEFA-s në Beogras. Kreu i FSHF-së ka deklaruar se për të parën herë flamuri i Kosovës është pranuar de facto nga Serbia. Sipas tij ky është një hap i pozitiv zhvillimi, që vjen pikërisht prej sportit.
“Në Kongresin e UEFA-s në Beograd, ku ka marrë pjesë delegacioni shqipar, delegacioni i Federatës së Kosovës dhe i të gjithë federatave të tjera, çdo gjë ka qenë normale. Kur kemi hyrë në hollin e kongresit një natë përpara, ku bëhet një pritje zyrtare, kanë qenë të gjithë flamujt e vendeve pjesëmarrëse, përfshirë edhe flamurin e Kosovës.
Në atë moment, kur ne kemi qenë bashkë, delegacioni shqiptar dhe i Federatës së Kosovës, i kryesuar nga Agim Ademi kemi bërë një video të flamujve shqiptarë dhe kosovarë dhe është publikuar nga ne. Pastaj çdo gjë ka qenë normale. Edhe të nesërmen në kongres përsëri ka qenë normale. Flamuri dhe simbolet e të gjithë shteteve kanë qenë në tavolinat e pjesëmarrësve në kongres. Menaxhimi nga ana jonë i asaj situate mbase nuk ka qenë në mënyrë strategjike më i miri, sepse ne e publikuam atë video.
E publikuam atë video jo për të provokuar njeri në Serbi, jo për t’u treguar triumfatorë. Por për të sjellë një shembull zhvillimi. Askush të mos mendojë se flamujt atje vendosen pa miratimin e autoriteteve serbe. Ky ishte një hap pozitiv, që de fakto autoritetet serbe pranojnë flamurin e Kosovës në territorin e tyre dhe në një aktivitet zyrtar ndërkombëtar. Kjo më shumë për t’u përshëndetur si një zhvillim pozitiv, sepse është mirë nëse Kosova ka sa më shumë njohje.
Njohja nga Serbia është një zhvillim akoma më pozitiv. Kam parë të nesërmen që një grup ekstremistësh, jo më shumë se 4-5 vetë me çfarë kam parë në video, kanë djegur flamurin e Kosovës. Nga pikëpamja e protokollit ka qenë e përgatitur gjithçka mirë. E kam parë si zhvillim pozitiv. E kam parë që flamuri i Kosovës për herë të parë vendoset në Serbi”, ka deklaruar Armand Duka./Sport Ekspres/ -

Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’, Edlira Devolli: Të ardhmen e Shqipërisë nuk e ndërton as propaganda as klientelizmi, por familja dhe arsimi
Edlira Devolli, kandidate e Koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim” ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale.
Devolli, teksa kërkon votën e shqiptarëve për garën e 11 majit, ka propozuar edhe një paketë masash ku përfshin kredi të buta dhe grante për një periudhë 10-vjeçare.
Reagimi i plotë:Për të pasur një komb të fortë dhe një shoqëri të zhvilluar duhet nisur nga themeli, familja dhe arsimi.
Ne jemi për politika horizontale dhe të shumfishta në ndihmë të familjes.
Për çiftet e reja të cilët kanë probleme me strehimin Djathtas Per Zhvillim ka propozuar një paketë masash ku përfshin kredi të buta dhe grante për një periudhë 10-vjeçare.
Numri i lindjeve ka rënë, popullsia po plaket dhe shumë familje e kanë të pamundur të kenë një fëmijë të dytë. Ne gjykojmë se ka ardhur koha ku shteti të marr përgjegjësitë për rritjen e fëmijës së dytë, duke dhënë një pagë mujore që nga lindja deri në moshën 18 vjeç.
Krijimi i vendeve të punës të kualifikuara dhe të mirëpaguara për brezin e ri, që përfundon studimet universitare dhe profesionale.
Ne besojmë te kujdesi, respekti dhe dinjiteti i të moshuarve. Ne jemi për pension minimal 30 000 lekë në muaj. Për të moshuarit e pamundur shërbim ambulator në shtëpi.
Ne besojmë te edukimi i fëmijëve!
Sistemi arsimor shqiptar ka rrëshkitur poshtë e më poshtë në klasifikimet ndërkombëtare, ndaj duhet një reformë e thellë në të gjithë komponentët e tij duke filluar nga tekstet mësimore, në kualifikimin e mësuesve dhe pedagogëve dhe në infrastrukturën shkollore e universitare. -

“S’është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave”, Dash Shehi zbardh planin e ‘Djathtas për Zhvillim’: Mjafton mos të vidhet dhe…
Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25% e pagave, e cila është edhe një nga pikat e programit të formacionit të tij politik.
Përmes një videoje të shpërndarë me rrjetet sociale, Shehi tha se mjafton të vidhet më pak nga zyrtarët e qeverisë, ose të mos vidhet fare dhe sipas tij, rritja e pagave është lehtësisht e realizueshme.
“S’është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave, mjafton të mos vjedhësh dhe realizohet! Kështu që në 11 maj votoni koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’ me numrin 9 dhe emrin Dashamir Shehi në fletën e votimit”, ka shkruar Shehi krah videos.
Shehi në video është shprehur gjithashtu se qeveria aktuale nuk i rrit pagat, pasi sipas tij, te rrogat dhe pensionet nuk ka shumë hapësirë për të bërë korrupsion. Sipas Shehit, korrupsioni është më i mundur te dhënia e tenderave për ndërtimin e veprave të ndryshme. -

Masterplan në zonën e ish cirkut/ Rama: Tirana, është lokomotiva e një transformimi epokal
“Një konkurs i organizuar nga vetë subjekti në kuptimin e kërkesës për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës. Ne kemi kërkuar që ky zhvillim t’i nënshtrohet konkursit. Duke falenderuar anëratët e jurisë për të na ndihmuar për një gjykim sa më të mirëarsyetuar, dua të falenderoj të gjitha studiot që aplikuan. Dua t’iu uroj studiove këtu të pranishme që janë përzgjedhur për këtë fazë finale. Tirana është lokomotiva e një transformimi epokal falë edhe këtyre zhvillimeve, që kanë përfshirë arkitektë ndërkombëtare, që kanë krijuar hapësirë edhe për arkitektët vendas. Dua që t’i uroj sukses të gjitha studiove të përfshira, juria të bëjë zgjedhjen e duhur”, theksoi Kryeministri Rama.
-

OKB: IA mund të ndikojë rritjen e pabarazisë dhe 40% të vendeve të punës
Në një raport të fundit, Organizata për Tregti dhe Zhvillim e Kombeve të Bashkuara (OKB) (UN Trade and Development Organization, UNCTAD) tha se niveli i tregut të inteligjencës artificiale (IA) do të barazohej afërsisht me madhësinë e ekonomisë së Gjermanisë, me teknologjinë që ofron përfitime produktiviteti dhe nxit transformimin dixhital.Megjithatë, agjencia ngriti gjithashtu shqetësime për automatizimin dhe zhvendosjen e vendeve të punës, duke paralajmëruar se IA mund të prekë 40% të vendeve të punës në mbarë botën. Për më tepër, IA nuk është në thelb gjithëpërfshirëse, që do të thotë se përfitimet ekonomike nga teknologjia mbeten “shumë të përqendruara”, shtoi raporti.“Përfitimet e automatizimit të drejtuar nga IA shpesh favorizojnë kapitalin mbi punën, gjë që mund të zgjerojë pabarazinë dhe të zvogëlojë avantazhin konkurrues të punës me kosto të ulët në ekonomitë në zhvillim,” tha UNCTAD.Potenciali që IA të shkaktojë papunësi dhe pabarazi është një shqetësim afatgjatë, me FMN-në që ka bërë paralajmërime të ngjashme më shumë se një vit më parë. Në janar, Forumi Ekonomik Botëror publikoi gjetjet se deri në 41% e punëdhënësve po planifikonin të reduktonin stafin e tyre në fushat ku IA mund t’i zëvendësonte ato.Megjithatë, raporti i UNCTAD thekson gjithashtu pabarazitë midis vendeve, me të dhënat e OKB-së që tregojnë se 40% e shpenzimeve globale të kërkimit dhe zhvillimit të korporatave në IA është përqendruar në vetëm 100 firma, kryesisht ato në SHBA dhe Kinë.Ky dominim i inteligjencës artificiale në nivel kombëtar dhe korporativ kërcënon të zgjerojë ato ndarje teknologjike, duke i lënë shumë vende në rrezik të mbeten prapa, tha UNCTAD. Ajo vuri në dukje se në 118 vende – kryesisht në Hemisferën Jugore – mungojnë diskutime kryesore të qeverisjes së IA.Rekomandimet e OKB-sëPor IA nuk ka të bëjë vetëm me zëvendësimin e vendeve të punës, thuhet në raport, duke vënë në dukje se ajo gjithashtu mund të “krijojë industri të reja dhe fuqizojë punëtorët” – me kusht që të ketë investime të përshtatshme në rikualifikimin dhe përmirësimin e aftësive.Por në mënyrë që vendet në zhvillim të mos mbeten prapa, ata duhet të “kenë një vend në tryezë” kur bëhet fjalë për rregullimin e IA dhe kornizat etike.Në raportin e saj, UNCTAD i bën një sërë rekomandimesh komunitetit ndërkombëtar për nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse. Ato përfshijnë një mekanizëm zbulimi publik të IA, infrastrukturë të përbashkët të IA, përdorimin e modeleve IA me burim të hapur (open source) dhe iniciativa për të ndarë njohuritë dhe burimet e IA.Open source në përgjithësi i referohet softuerit në të cilin kodi fillestar është i disponueshëm falas në ueb për modifikime dhe rishpërndarje të mundshme.“Inteligjenca artificiale mund të jetë një katalizator për përparimin, inovacionin dhe prosperitetin e përbashkët – por vetëm nëse vendet formojnë në mënyrë aktive trajektoren e saj”, përfundon raporti.“Investimet strategjike, qeverisja gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë çelësi për të siguruar që nga IA të përfitojnë të gjithë, në vend që të thellohen ndarjet ekzistuese.”/ CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

‘Rama dhe Berisha janë bashkë’, Ibsen Elezi: Opinioni publik ka humbur besimin në politikë
Kandidati për deputet nga “Djathtas për Zhvillim”, Ibsen Elezi, ka deklaruar se koalicioni që ai përfaqëson është për një garë të hapur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe është i gatshëm të bashkojë votat me Partinë Demokratike, por me kushtin që Sali Berisha të mos jetë në krye të saj.
Në një intervistë televizive, Elezi kritikoi aleancën mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke i akuzuar se kanë bashkëpunuar për amnistinë, kodin zgjedhor dhe qëndrimet ndaj SPAK, pasi të dyja palët ndihen të kërcënuara nga hetimet e drejtësisë.
Ai e cilësoi politikën shqiptare si qesharake, duke thënë se mungesa e rregullave ka çuar në humbjen e besimit të publikut te klasa politike. Sipas tij, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” nuk është një koalicion qeverisës, por ka për qëllim krijimin e një qeverie provizore që mund të bashkojë të gjithë spektrin opozitar për të sjellë ndryshime reale.
“Unë personalisht, kam qenë i pozicionuar në këtë linjë politike. Nëse nuk arrijmë të kuptojmë që janë bashkë, linja e Ramës dhe Berishës, nuk kuptojmë asgjë nga politika. Ato bashkëpunuan për amnistinë, për kodin zgjedhor, qëndrimet ndaj SPAK. Pra, në thelbin e tyre, ndihen të kërcënuar nga SPAK. Djathtas për Zhvillim është për garë të hapur. Ky është koalicion, jo qeverisës, bëhet fjalë për koalicion për të ndërtuar një qeveri provizore. Jo vetëm me PD, por me të gjithë fashën opozitare. Këtu është kthyer qesharake politika, kuvendi i politikës shqiptare është bërë qesharak, sepse nuk ka rregulla. Ka humbur besimi në politikë dhe politikanë nga opinioni publik”, theksoi Elezi. -

‘Rama dhe Berisha janë bashkë’, Ibsen Elezi: Ka humbur besimi në politikë në opinionin publik
Kandidati për deputet nga “Djathtas për Zhvillim”, Ibsen Elezi, ka deklaruar se koalicioni që ai përfaqëson është për një garë të hapur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe është i gatshëm të bashkojë votat me Partinë Demokratike, por me kushtin që Sali Berisha të mos jetë në krye të saj.
Në një intervistë televizive, Elezi kritikoi aleancën mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke i akuzuar se kanë bashkëpunuar për amnistinë, kodin zgjedhor dhe qëndrimet ndaj SPAK, pasi të dyja palët ndihen të kërcënuara nga hetimet e drejtësisë.
Ai e cilësoi politikën shqiptare si qesharake, duke thënë se mungesa e rregullave ka çuar në humbjen e besimit të publikut te klasa politike. Sipas tij, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” nuk është një koalicion qeverisës, por ka për qëllim krijimin e një qeverie provizore që mund të bashkojë të gjithë spektrin opozitar për të sjellë ndryshime reale.
“Unë personalisht, kam qenë i pozicionuar në këtë linjë politike. Nëse nuk arrijmë të kuptojmë që janë bashkë, linja e Ramës dhe Berishës, nuk kuptojmë asgjë nga politika. Ato bashkëpunuan për amnistinë, për kodin zgjedhor, qëndrimet ndaj SPAK. Pra, në thelbin e tyre, ndihen të kërcënuar nga SPAK. Djathtas për Zhvillim është për garë të hapur. Ky është koalicion, jo qeverisës, bëhet fjalë për koalicion për të ndërtuar një qeveri provizore. Jo vetëm me PD, por me të gjithë fashën opozitare. Këtu është kthyer qesharake politika, kuvendi i politikës shqiptare është bërë qesharak, sepse nuk ka rregulla. Ka humbur besimi në politikë dhe politikanë nga opinioni publik”, theksoi Elezi. -

“Do jemi surpriza e 11 majit”, djathtas për Zhvillim prezanton kandidatët në Fier, Shehi: Do mbledhim mijëra vota
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka çelur ditën e sotme fushatën elektorale për Qarkun Fier, ku janë prezantuar kandidatët për deputetë në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.
Në fjalën pëshshëndetëse drejtuesi politik i Qarkut Agron Kapllanaj ka theksuar se koalicioni “Djathtas për Zhvillim” do të jetë supriza e zgjedhjeve në 11 Maj me rezultatet që do të arrijë.
Ndërsa kreu i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj ka pohuar se e djathta ka qënë që nga viti 1991 letargjike, larg pritshmërisë së shqiptarëve duke e lënë vendin në 35 vite pa vlerat identitare, atdheun, familjen, idividin dhe besimin ne zot.
Ndërkohë drejtuesi i koalicionit, Dashamir Shehi është fokusuar te dy shtyllat kryesore të ekonomisë, industria dhe bujqësia, prioritare në programin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, teksa ka theksuar se politikisht nuk i kanë borxh askujt. Miqtë e aleatët sipas tij, e kanë zgjedhur rrugën e vet.
Po ashtu, Shehi ka thënë se deri në 11 Maj duhet të luftojnë fortë, për të mbledhur me mijëra vota, që të dalin krenarë nga kjo histori.