Tag: zhvillim

  • Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ngjitur me shtëpinë/ Familja Allmuça: Do bëjmë vetëgjyqësi nëse s’ka reagim

    Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ngjitur me shtëpinë/ Familja Allmuça: Do bëjmë vetëgjyqësi nëse s’ka reagim

    Familja e ish-futbollistit Igli Allmuça ka denoncuar ndërtimin e një pallati ngjitur me dritaret e banesës së tyre në zonën e “Ali Demit”. Bëhet fjalë për pallate 6 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë, që po ndërtohen nga kompania “Keam International” shpk, me pronar dy vëllezërit Astrit dhe Sali Xhebrahimi, të cilët zotërojnë secili nga 50% të aksioneve.
    Babai i ish-futbollistit, Nexhmi Allmuça thotë për MCN se nuk kanë marrë asnjë njoftim për nisjen e punimeve nga firma. Ai shprehet se pasi erdhi nga plazhi, pa se kompania e dy vëllezërve Astrit dhe Sali Xhebrahimi kishin ngritur kollonat gjysëm metri larg dritareve të banesës së tij.
    “U irritova kur e pashë, sepse janë dhomat e çunave dhe tashmë atyre u hiqet e drejta për të marrë frymë e për t;iu futur dritë në dhomë. Edhe ai që është në burg e ka një dritare” – shprehet kryefamiljari.

    “Nëse institucionet shtetërore tregojnë se nuk funksionojnë dhe nuk e zgjidhin dot, do bëj një gjë të keqe, vetëgjyqësi…”– tha ai.
    Në një telefonatë me pronarin e firmës, Astrit Xhebrahimin, ai nuk di çfarë të thotë por vetëm përsërit se zona është e gjitha për zhvillim dhe se ka marrë lejen për ndërtimin.
    Telefonata:
    Duke qenë se është zero metra distanca midis dritareve dhe objektit që ju po ndërtoni, sipas mendimit tuaj si qytetarë sa normale është?
    Astrit Xhebrahimi: Ajo është e gjitha për zhvillim
    Edhe shtëpia e zotit Allmuça?
    Astrit Xhebrahimi: E gjithë zona është për zhvillim, nuk është vetëm Allmuça. Tani unë nuk e di se nuk përgjigjem për njerëzit, ajo është zonë e gjitha për zhvillim dhe nuk di ç’të them për familjen Allmuça.

  • Presidenti Begaj në Konferencën për Financimin e Zhvillimit të OKB-së: Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën!

    Presidenti Begaj në Konferencën për Financimin e Zhvillimit të OKB-së: Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën!

    Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës.

    Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
    Gjithashtu, Kreu i Shtetit paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale.
    Duke iu referuar sfidave të shumta globale, Presidenti Begaj u shpreh për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta që i përkthen angazhimet në rezultate konkrete:
    “Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”, – theksoi Presidenti i Republikës, duke paraqitur gjatë fjalës së tij politikat e ndjekura nga vendi ynë: “Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor.”
    Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik:
    “Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
    Për vijimësinë e këtyre politikave, Presidenti Begaj vuri në dukje se asnjë vend, pavarësisht madhësisë apo ambicieve të tij, nuk mund të përballojë i vetëm barrën e financimit për zhvillimin. Presidenti theksoi rëndësinë e një sistemi financiar global që nxit transformimin.
    “Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë.
    “Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke u fokusuar te forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor:
    “Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë.”
    Kreu i Shtetit rikonfirmoi se Shqipëria do të mbetet një partnere aktive dhe konstruktive në komunitetin global të zhvillimit, duke besuar në rëndësinë e multilateralizmit, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në të drejtën e çdo individi për të jetuar me dinjitet, larg varfërisë dhe frikës.
    Presidenti Begaj zhvilloi në Sevilja takime me Mbretin e Spanjës dhe Kryeministrin e saj, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, si dhe me krerë shtetesh, pjesëmarrës në konferencë.

    Top Channel

  • Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

    Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës.
    Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e  ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
    Gjithashtu, Kreu i Shtetit paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale.
    Duke iu referuar sfidave të shumta globale, Presidenti Begaj u shpreh për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta që i përkthen angazhimet në rezultate konkrete:
    “Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”, theksoi Presidenti i Republikës, duke paraqitur gjatë fjalës së tij politikat e ndjekura nga vendi ynë: Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor.
    Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik:
    “Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
    Për vijimësinë e këtyre politikave, Presidenti Begaj vuri në dukje se asnjë vend, pavarësisht madhësisë apo ambicieve të tij, nuk mund të përballojë i vetëm barrën e financimit për zhvillimin.
    Presidenti theksoi rëndësinë e një  sistemi financiar global që nxit transformimin.
    “Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë. Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan”, deklaroi Kreu i Shtetit, duke u fokusuar te forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor:
    “Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë.”
    Kreu i Shtetit rikonfirmoi se Shqipëria do të mbetet një partnere aktive dhe konstruktive në komunitetin global të zhvillimit, duke besuar në rëndësinë e multilateralizmit, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në të drejtën e çdo individi për të jetuar me dinjitet, larg varfërisë dhe frikës.
    Presidenti Begaj zhvilloi në Sevilja takime me Mbretin e Spanjës dhe Kryeministrin e saj, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, si dhe me krerë shtetesh, pjesëmarrës në konferencë.

  • “Të angazhuar për fuqizimin e të rinjve”, Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE përparësi strategjike e vendit tonë

    “Të angazhuar për fuqizimin e të rinjve”, Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE përparësi strategjike e vendit tonë

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës.

    Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e  ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
    Gjithashtu, Begaj paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale.

    Duke iu referuar sfidave të shumta globale, Presidenti Begaj u shpreh  për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta që i përkthen angazhimet në rezultate konkrete:
    “Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”,  theksoi Presidenti i Republikës, duke paraqitur gjatë fjalës së tij politikat e ndjekura nga vendi ynë.
    “Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor.”
    Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim  është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik:
    “Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
    Për vijimësinë e këtyre politikave, Presidenti Begaj vuri në dukje se asnjë vend, pavarësisht madhësisë apo ambicieve të tij, nuk mund të përballojë i vetëm barrën e financimit për zhvillimin. Presidenti theksoi rëndësinë e një  sistemi financiar global që nxit transformimin.
    “Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë.
    “Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke u fokusuar  te forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor:
    “Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë.”
    Kreu i Shtetit rikonfirmoi se Shqipëria do të mbetet një partnere aktive dhe konstruktive në komunitetin global të zhvillimit, duke besuar në rëndësinë e multilateralizmit, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në të drejtën e çdo individi për të jetuar me dinjitet, larg varfërisë dhe frikës.
    Presidenti Begaj zhvilloi në Sevilja takime me Mbretin e Spanjës dhe Kryeministrin e saj, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, si dhe me krerë shtetesh, pjesëmarrës në konferencë./vizionplus.tv

  • “Në qendër të jetë mirëqenia e njerëzve”, Presidenti Begaj merr pjesë në Konferencën për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara

    “Në qendër të jetë mirëqenia e njerëzve”, Presidenti Begaj merr pjesë në Konferencën për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës.
    Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e  ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
    Gjithashtu, Kreu i Shtetit paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale.
    Duke iu referuar sfidave të shumta globale, Presidenti Begaj u shpreh  për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta që i përkthen angazhimet në rezultate konkrete:
    “Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”, – theksoi Presidenti i Republikës, duke paraqitur gjatë fjalës së tij politikat e ndjekura nga vendi ynë: “Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor.”
    Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim  është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik:
    “Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
    Për vijimësinë e këtyre politikave, Presidenti Begaj vuri në dukje se asnjë vend, pavarësisht madhësisë apo ambicieve të tij, nuk mund të përballojë i vetëm barrën e financimit për zhvillimin. Presidenti theksoi rëndësinë e një  sistemi financiar global që nxit transformimin.
    “Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë.
    “Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke u fokusuar  te forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor:
    “Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë.”
    Kreu i Shtetit rikonfirmoi se Shqipëria do të mbetet një partnere aktive dhe konstruktive në komunitetin global të zhvillimit, duke besuar në rëndësinë e multilateralizmit, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në të drejtën e çdo individi për të jetuar me dinjitet, larg varfërisë dhe frikës.
    Presidenti Begaj zhvilloi në Sevilja takime me Mbretin e Spanjës dhe Kryeministrin e saj, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, si dhe me krerë shtetesh, pjesëmarrës në konferencë.

  • Zhvillim i papritur në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

    Zhvillim i papritur në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po zhvillon një takim me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.
    Takimi po vazhdon në zyrën e Hamzës në Komunën e Mitrovicës.
    Ende nuk janë dhënë detaje zyrtare nga takimi, por lëvizja e Kurtit shihet si një hap drejt zbutjes së tensioneve politike dhe funksionalizimit të institucioneve.

  • Zhvillim i befasishëm, Kurti takohet me Hamzën

    Zhvillim i befasishëm, Kurti takohet me Hamzën

    Kosova E Hënë, 9 Qershor 2025 18:58
    Kryeministri Albin Kurti po zhvillon një takim me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza. Takimi po vazhdon në zyrën e Hamzës në Komunën e Mitrovicës. Ende nuk janë dhënë detaje zyrtare nga takimi, por lëvizja e Kurtit shihet si një hap drejt zbutjes së tensioneve politike dhe funksionalizimit të institucioneve.

  • “Zbarkimi” i investitorëve të huaj

    “Zbarkimi” i investitorëve të huaj

    Që prej vitit të kaluar, investitorë të huaj kanë nisur të investojnë në instrumentet e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare. Pjesëmarrja e investitorëve të huaj është një zhvillim i rëndësishëm, sepse ka rritur kërkesën dhe likuiditetin në tregun e titujve qeveritarë, duke ndikuar në uljen e yield-eve. Ersuin ShehuViti 2024 solli një zhvillim të rëndësishëm në tregun e instrumenteve të borxhi…

  • Çupi: Në PD nuk ka zhvillim nga brenda!; Aulon Kalaja: Betejën do ta çoj deri në fund

    Çupi: Në PD nuk ka zhvillim nga brenda!; Aulon Kalaja: Betejën do ta çoj deri në fund

    Analisti Frrok Cupi, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se në Partinë Demokratike nuk ka zhvillime, siç pretendohet dhe perceptohet nga jashtë.
    Sipas tij, ato pak zhvillime që shihen, po bëhen nga jashtë bunkerit të kryetarit.
    Gjatë diskutimit të studio, Çupi theksoi se të gjithë e kanë kuptuar që Sali Berisha po rrëzohet, kjo për disa arsye, jo vetëm politike.
    “Në PD nuk ka zhvillim nga brenda. Nuk ka asgjë siç perceptohet. Ato lëvizje që po zhvillohen, por zhvillohen nga jashtë bunkerit. Tani jemi në momenti, që të tërë po shikojmë që Berisha po rrezohet, sepse po i bien tulla për arsye të ligjit, krimit, dhe Berisha padyshim do të sulmojë këta, njerëzit që janë duke tentuar dhe do mbeten njësoj siç kanë mbetur të gjithë mocionistët, përjashta”, tha ai.
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i cili ka kërkuar rinumërim të votave, u shpreh se betejën e tij do ta çojë deri në fund.
    Ai theksoi se këtë betejë politike nuk e ka me emra të përveçëm, por për të parë vullnetin dhe leximin e drejtë të votave të qytetarëve.
    “Beteja është për transparencë, nuk kam betejë as me x as me y, as me z. Kjo është një betejë që do ti shkoj deri në fund për të parë votat”, theksoi ai.

  • Si do ta paguajnë 75 vende borxhin e tyre ndaj Kinës?

    Si do ta paguajnë 75 vende borxhin e tyre ndaj Kinës?

    Shumë nga vendet më të varfra në botë janë gati të shlyejnë borxhin rekord ndaj Kinës në vitin 2025 për kreditë e dhëna 10 vjet më parë, në kulmin e Iniciativës “Një Brez, një Rrugë” të Pekinit, tregoi një raport nga Instituti Lowy me seli në Sydney.
    Si pjesë e Iniciativës “Një Brez, një Rrugë”, një program shtetëror investimi në infrastrukturë i nisur në vitin 2013, Pekini ka marrë hua miliarda dollarë për të ndërtuar porte, autostrada dhe hekurudha që do të lidhin Azinë, Afrikën dhe Amerikën.
    Megjithatë, kreditimi i ri po pakësohet. Këtë vit, pagesat e borxhit që vendet në zhvillim i detyrohen Kinës do të arrijnë në 35 miliardë dollarë. Nga kjo, 22 miliardë dollarë do të paguhen nga 75 vendet më të varfra në botë, gjë që vë në rrezik shpenzimet për shëndetësinë dhe arsimin, përfundoi Instituti Lowy.
    “Deri në fund të kësaj dekade, Kina do të jetë më shumë një mbledhëse borxhesh sesa një bankiere për vendet në zhvillim”, tha Riley Duke, autori i raportit. “Vendet në zhvillim po përballen me një valë të madhe pagesash borxhesh dhe kostosh interesi për Kinën.”
    Çfarë thotë raporti?
    Iniciativa “Një Brez, një Rrugë”, programi më i madh shumëpalësh i zhvillimit i ndërmarrë ndonjëherë nga një vend i vetëm, është një nga iniciativat kryesore të politikës së jashtme të Presidentit Xi Jinping.
    Ajo përqendrohet kryesisht në projektet e infrastrukturës së vendeve në zhvillim, siç janë termocentralet, rrugët dhe portet, në vendet që kanë vështirësi me mbështetjen financiare nga institucionet financiare perëndimore.
    Iniciativa e ka transformuar Kinën në ofruesin më të madh në botë të kredive dypalëshe, duke arritur kulmin në gati 50 miliardë dollarë në vitin 2016, më shumë se të gjithë kreditorët perëndimorë së bashku.
    Megjithatë, sipas një raporti nga Instituti Lowy, pagesa e këtyre borxheve tani po ushtron një presion mbi shpenzimet publike.
    “Shtrëngimi i borxhit sovran të Kinës, së bashku me rritjen e pagesave ndaj një sërë kreditorëve privatë ndërkombëtarë, po vendos një barrë të madhe financiare mbi ekonomitë në zhvillim.”
    Kostot e larta të shërbimit të borxhit mund të pengojnë shpenzimet për shërbimet publike si arsimi dhe shëndetësia, dhe të kufizojnë aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur goditjeve ekonomike dhe klimatike.
    Një total prej 46 vendeve më të varfra shpenzuan rreth 20 përqind të të ardhurave të tyre tatimore për borxhin publik të jashtëm në vitin 2023. Raporti i Institutit Lowy sugjeron se kjo do të rritet këtë vit.
    Për të kuptuar më mirë se çfarë do të thotë kjo, le të marrim shembullin e Gjermanisë, e cila përdori 8.4 përqind të buxhetit të saj për të shërbyer borxhin e saj në vitin 2023.
    Borxhi si një mjet për “levë gjeopolitike”
    Instituti Lowy gjithashtu kërkoi të shqyrtonte nëse Kina do t’i përdorë borxhet e saj si “levë gjeopolitike” në jugun global, veçanërisht ndërsa Uashingtoni zvogëlon ndihmën e huaj nën Presidentin Donald Trump.
    “Ndërsa Pekini po kalon në rolin e mbledhësit të borxheve, qeveritë perëndimore mbeten të përqendruara në çështjet e tyre të brendshme, me ndihmën në rënie dhe mbështetjen shumëpalëshe që po dobësohet”, tha raporti.
    Ndërsa kreditimi kinez po fillon të ngadalësohet edhe në vendet në zhvillim, raporti tha se ka dy fusha që duket se po e kundërshtojnë këtë trend.
    Së pari erdhën vende si Hondurasi, Burkina Faso dhe Ishujt Solomon, të cilat morën kredi të mëdha pas transferimit të njohjes diplomatike nga Tajvani në Kinë.
    Në vende si Indonezia dhe Brazili, Kina ka nënshkruar marrëveshje të reja krediti për të siguruar minerale dhe metale kyçe për bateritë elektrike.
    Si reagoi Kina?
    Ministria e Jashtme kineze tha se “nuk ishte e njohur me specifikat” e raportit, por se “bashkëpunimi i investimeve dhe financiar i Kinës me vendet në zhvillim i përmbahet konventave ndërkombëtare”.
    Zëdhënësja e ministrisë, Mao Ning, tha se “një numër i vogël vendesh” po përpiqeshin të fajësonin Pekinin për borxhin e vendeve në zhvillim, por se “gënjeshtrat nuk mund ta mbulojnë të vërtetën”.
    Për vite me radhë, komentuesit perëndimorë e kanë kritikuar iniciativën “Një Brez, një Rrugë” si një mënyrë për Pekinin për të zënë në grackë vendet me borxhe të papagueshme.
    Një shembull i cituar shpesh është porti i Hambantotës – i vendosur përgjatë rrugëve të rëndësishme ndërkombëtare të transportit detar lindje-perëndim – në Sri Lankën jugore. I paaftë për të shlyer një kredi prej 1.4 miliardë dollarësh për të ndërtuar portin, Kolombo u detyrua t’ia jepte me qira objektin një kompanie kineze për 99 vjet në vitin 2017.
    Qeveria kineze ka hedhur poshtë akuzat se po krijon qëllimisht kurthe borxhi, dhe vendet përfituese gjithashtu kanë reaguar, duke thënë se Kina është shpesh një partnere më e besueshme se Perëndimi dhe ofron kredi të rëndësishme kur të tjerët ngurrojnë.
    Megjithatë, Kina publikon pak informacion në lidhje me skemën e saj, dhe Instituti Lowy thotë se vlerësimet e saj, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, mund të nënvlerësojnë shkallën e plotë të huadhënies kineze.
    Në vitin 2021, AidData – një laborator ndërkombëtar kërkimor për zhvillim me bazë në SHBA – vlerësoi se Kinës i detyrohej një “shumë e fshehur” prej gati 385 miliardë dollarësh.
    Vendet në zhvillim, në kthetrat e institucioneve perëndimore
    Duke vënë në pikëpyetje narrativën e “kurthit të borxhit”, konsulenca Rhodium studioi 38 ristrukturime të borxhit kinez me 24 vende në zhvillim në vitin 2019 dhe arriti në përfundimin se ndikimi i Pekinit ishte i kufizuar, me shumë ristrukturime të zgjidhura në favor të huamarrësit.
    Sipas Rhodium, vendet në zhvillim ristrukturuan gati 50 miliardë dollarë në kredi kineze në dekadën që çoi në publikimin e studimit të tyre të vitit 2019, me zgjatjet e kredive, financimin më të lirë dhe anulimin e borxhit si rezultatet më të zakonshme.
    Një studim i vitit 2020 nga Iniciativa e Kërkimit Kinë-Afrikë në Universitetin Johns Hopkins zbuloi se midis viteve 2000 dhe 2019, Kina shlyeu 3.4 miliardë dollarë borxhe në Afrikë dhe 15 miliardë dollarë shtesë u rifinancuan. Nuk u sekuestruan asete.
    Ndërkohë, shumë vende në zhvillim mbeten në kthetrat e institucioneve perëndimore.
    Në vitin 2022, OJQ-ja Debt Justice vlerësoi se qeveritë afrikane u detyroheshin tre herë më shumë kreditorëve financiarë privatë sesa Kinës, duke ngarkuar dy herë më shumë interesa në këtë proces.
    “Borxhi i vendeve në zhvillim ndaj Kinës është më i vogël se ai që u detyrohet si mbajtësve privatë të obligacioneve ashtu edhe bankave shumëpalëshe të zhvillimit”, thotë Kevin Gallagher, drejtor i Qendrës për Politika Globale të Zhvillimit të Universitetit të Bostonit.
    “Mungesa e kontekstit”
    “Pra, e gjithë kjo histori e Institutit Lowey i mungon konteksti. E vërteta është se edhe nëse e hiqni Kinën nga pamja e kreditorit, shumë vende të varfra do të ishin ende në probleme me borxhet”, tha Gallagher për Al Jazeera-n.
    Si do ta shlyejnë 75 vende borxhin e tyre ndaj Kinës
    Vendet në zhvillim do të paguajnë një shifër rekord prej 22 miliardë dollarësh këtë vit, kryesisht të lidhura me kreditë nga Iniciativa “Një Brez, një Rrugë” e Kinës, dhe shumë vende janë gjithashtu borxhlinj ndaj huadhënësve privatë perëndimorë.
    Pas pandemisë COVID-19 dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia, inflacioni e shtyu Rezervën Federale të SHBA-së, si dhe bankat e tjera qendrore kryesore, të rrisnin normat e interesit.
    Të tërhequr nga rendimentet më të larta në SHBA, investitorët tërhoqën fondet e tyre nga asetet financiare të vendeve në zhvillim, duke rritur koston e rendimenteve dhe duke zhvlerësuar monedhat. Kostoja e shërbimit të borxhit është rritur.
    Normat globale të interesit kanë rënë pak që atëherë. Por sipas OKB-së, kostot e huamarrjes së vendeve në zhvillim janë mesatarisht dy deri në katër herë më të larta se në SHBA dhe gjashtë deri në 12 herë më të larta se në Gjermani.
    “Një aspekt kyç i huadhënies kineze,” tha Gallagher, “është se ajo është zakonisht afatgjatë dhe nxit rritjen. Kjo është arsyeja pse shumë prej saj përqendrohet në investimet në infrastrukturë. Huadhënësit perëndimorë kanë tendencë të hyjnë dhe të dalin më shpejt dhe të ngarkojnë norma më të larta interesi.” /tesheshi.com/