Tag: zhurma

  • Covid-19, periudha kur oqeanët ranë në qetësi

    Covid-19, periudha kur oqeanët ranë në qetësi

    Gjatë izolimeve globale të vitit 2020, lëvizja detare u ngadalësua në ekstrem dhe ndotja nënujore pothuajse u zhduk.

    Në atë heshtje të pazakontë, u bënë të dukshme vetëm këngët dhe zhurmat natyrore të jetës detare.

    Për dekada me radhë mendohej se deti ishte thuajse i heshtur, thjesht sepse njeriu nuk i dëgjonte dot këto frekuenca. Por me përdorimin e hidrofonëve në fillim të shekullit XX, doli në pah se organizmat detarë përdorin një gamë të gjerë tingujsh për komunikim, gjueti dhe riprodhim. Rritja e zhurmës së shkaktuar nga aktiviteti njerëzor ka ngritur shqetësime serioze se sjellje kyçe të faunës detare po dëmtohen.

    Që prej vitit 2010, shkencëtarët po kërkonin mënyra për të “qetësuar detin” për të kuptuar ndikimin real të zhurmës tek jeta detare. Pandemia, pa asnjë planifikim, ua dha këtë mundësi.

    Me ndalimin e anijeve tregtare dhe zhdukjen e trafikut turistik, oqeanet u dëgjuan si rrallëherë më parë: pa zhurmën e motorëve. Studiuesit vazhdojnë ende të analizojnë atë vit të pazakontë qetësie për të matur dëmet që zhurma artificiale mund t’u shkaktojë specieve detare.

    Peter Tyack, profesor i biologjisë së gjitarëve detarë në Universitetin e St Andrews dhe bashkëthemelues i projektit ndërkombëtar International Quiet Ocean Experiment (IQOE), shpjegon se ideja e tyre ishte të ulej volumi i zhurmës, jo të shtohej, por në kushte normale, një ndërhyrje e tillë globale është praktikisht e pamundur.

    Viti 2020 e bëri realitet.

    Pandemia uli tregtinë detare globale me rreth 4.1%. Në disa zona, trafiku detar ra deri në 70%, duke shkaktuar një reduktim të vlerësuar prej 6% të energjisë akustike të anijeve në nivel global. Ishte një eksperiment natyror unik.

    Rreth 200 hidrofonë të vendosur në oqeanet e botës regjistruan tingujt para, gjatë dhe pas izolimeve. Në Zelandën e Re, mbyllja e 26 marsit çoi në ndalimin pothuajse total të lundrimit në Gjirin Hauraki, zonën më të ngarkuar detare të vendit. Brenda vetëm 12 orësh, zhurma nënujore ra në një të tretën e niveleve normale, duke rritur aftësinë e peshqve dhe delfinëve për t’u dëgjuar deri në 65% më larg.

    Miles Parsons nga Australian Institute of Marine Science thekson se tingulli është kanali kryesor i perceptimit për shumicën e jetës detare. Sipas një studimi të fundit, mbi dy të tretat e rreth 20 mijë llojeve të peshqve prodhojnë tinguj për komunikim, mbrojtje ose gjueti.

    Balena, për shembull, përdor shtresën e “kanalit të thellë zanor”, në të cilën tingulli udhëton për mijëra kilometra. Ndërkohë, karkalecat “snapping shrimp” krijojnë një zhurmë të fortë për të trembur grabitqarët, që mund të arrijë mbi 210 decibel.

    Por panorama akustike e oqeaneve po ndryshon. Zhurma nga aktivitetet njerëzore, së bashku me ndikimet klimatike si stuhitë apo shkrirja e akullnajave, ka ardhur duke u rritur prej dekadash.

    Meqë rreth 90% e mallrave konsumatorë transportohen me anije gjigante, trafiku detar është kthyer në burimin kryesor të zhurmës artificiale. Degradimi i ekosistemeve detare, si zhdukja e pyjeve të algave, dëmtimi i koraleve dhe shfrytëzimi i tepruar i resurseve, ka reduktuar edhe vetë biomën që prodhon tinguj natyralë.

    Simpson shpjegon se dikur peizazhi zanor i oqeaneve formohej kryesisht nga zhurmat e specieve detare dhe ato natyrore si era, reshjet, rrymat. Sot, tabloja ka një shtresë të tretë, zhurmën e motorëve dhe teknologjive të njerëzimit.

    Zhurma artificiale mund të mbysë tingujt e jetës detare, duke kufizuar komunikimin, njësoj si një bisedë në një bar të mbipopulluar. Paparashikueshmëria e burimit të zhurmës mund të jetë po aq stresuese sa edhe intensiteti i saj. Studime në Oqeanin Paqësor kolumbian dhe në Australi tregojnë se balenat ndërpresin ushqimin, zhyten më gjatë ose ndryshojnë sjellje në praninë e anijeve.

    Ka prova edhe për lidhjen mes sonarëve ushtarakë dhe rasteve të plazhit të balenave hundë-gjata, me dëmtime të rënda të brendshme dhe probleme të dëgjimit.

    Në mënyrë të ngjashme me njerëzit, ndotja akustike sjell pasoja në mirëqenien “mendore” të balenave dhe specie të tjera, duke shkaktuar stres kronik, jetëgjatësi më të shkurtër dhe riprodhim të reduktuar. Edhe peshqit e koraleve tregojnë sjellje më të kujdesshme kur përballen me zhurma motorësh, ndërsa kujdesi prindëror bie ndjeshëm.

    Të dhënat e mbledhura nga IQOE gjatë vitit 2020 treguan se edhe ndryshime të vogla në trafikun detar, edhe nga anije të vogla, kanë ndikim të menjëhershëm në peizazhin akustik të oqeanit.

    Ironikisht, kuptimi i mënyrës si speciet përdorin tingullin ka hapur edhe një rrugë të re për restaurimin e ekosistemeve detare. Duke përdorur altoparlantë nënujore për të riprodhuar tingujt e një shkëmbi koral të shëndetshëm, shkencëtarët kanë arritur të tërheqin peshq dhe organizma të tjerë në zona të degraduara, duke i ndihmuar të rikuperohen.

    Një rezultat i rëndësishëm i IQOE ishte krijimi i Ditës Botërore të Monitorimit Akustik Pasiv në Oqeane (WOPAM), më 8 qershor 2023. Iniciativa, e nisur nga Parsons dhe Simpson, përfshiu qindra persona në mbarë botën që ndanë regjistrimet e tyre, nga kanalet e Londrës deri te liqenet e Francës.

    Siç kujton Simpson, “Ishte një çast i rrallë, ku të gjithë patëm mundësinë të dëgjonim një univers tjetër dhe ta ndanim atë përvojë me botën”./BBC

  • Një në tetë adoleshentë shfaq shenja dëmtimi të dëgjimit deri në moshën 18 vjeçe

    Një në tetë adoleshentë shfaq shenja dëmtimi të dëgjimit deri në moshën 18 vjeçe

    Një studim i ri i botuar në Otolaryngology–Head and Neck Surgery zbulon nivele shqetësuese të dëmtimit të dëgjimit tek adoleshentët: 6.2% shfaqin humbje dëgjimi sensorineurale dhe 12.9% tregojnë shenja të dëmtimit të mundshëm nga zhurma deri në moshën 18-vjeçare. Studimi, pjesë e projektit të madh afatgjatë Generation R në Holandë, ndoqi 3347 adoleshentë me teste të standardizuara të dëgjimit në moshat 13 dhe 18 vjeç. Ndërsa përhapja totale mbeti relativisht e qëndrueshme gjatë pesë viteve, u vunë re prirje shqetësuese: “gropat” bilaterale të dëgjimit u shtuan dhe të rinjtë që kishin dëmtim të frekuencave të larta në moshën 13 vjeç përjetuan përkeqësim të dukshëm deri në moshën 18 vjeçare.

    Autorja kryesore, dr. Stefanie N. H. Reijers, theksoi se, megjithëse përqindjet nuk ndryshojnë shumë me moshën, ashpërsia e dëmtimit të dëgjimit rritet me kalimin e kohës, çka nënvizon rëndësinë e parandalimit dhe monitorimit të hershëm. Testet audiometrike zbuluan modele tipike dëmtimi nga zhurma, përfshirë “dhëmbëzat, të njohura si tregues klasikë të ekspozimit ndaj zhurmave të forta. Faktorët kryesorë janë pajisjet personale për muzikë, lojërat, koncertet dhe ambientet me muzikë të lartë.

    Dëmtimi i dëgjimit nga zhurma (NIHL) ndodh kur zhurma e fortë dëmton qelizat e brishta të flokëve në kokle, të cilat nuk rigjenerohen. Rreth 17% e adoleshentëve në SHBA shfaqin shenja të këtij dëmtimi. Zhurmat mbi 85 dB, si pajisjet portative (100–115 dB), koncertet (90–122 dB), fishekzjarrët, motorët dhe sirenat (95–150 dB), mund të shkaktojnë humbje dëgjimi të përkohshme ose të përhershme.

    Humbja e dëgjimit në adoleshencë sjell pasoja të gjera: dëmton komunikimin, ul performancën akademike, ndikon zhvillimin kognitiv, rrit izolimin social dhe mund të përshpejtojë humbjen e dëgjimit më vonë në jetë. Simptomat e hershme shpesh janë të padukshme, duke filluar me vështirësi në perceptimin e tingujve të lartë, vështirësi në të kuptuarit e të folurit në zhurmë dhe shfaqjen e zhurmave fantazmë.

    Studiuesit kërkojnë ndërgjegjësim më të madh, ndërhyrje të hershme, parandalim dhe monitorim të rregullt të dëgjimit tek adoleshentët, si dhe më shumë kërkime mbi burimet e zhurmave dhe pse disa të rinj janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit. / Medicalxpress – Syri.net

  • Pse vazhdon të mendosh për ushqimin edhe kur nuk ke uri?

    Pse vazhdon të mendosh për ushqimin edhe kur nuk ke uri?

    Në një epokë ku ushqimi nuk është më vetëm nevojë biologjike, por pjesë e identitetit, kulturës dhe emocioneve tona, shkencëtarët po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje një fenomeni të ri psikologjik të quajtur “zhurma e ushqimit”. Sipas një studimi të publikuar në vitin 2023 në revistën shkencore Nutrients, ky term përkufizohet si preokupimi i vazhdueshëm dhe obsesiv me ushqimin.

    Kjo “zhurmë” nuk lidhet vetëm me urinë. Ajo mund të shfaqet në formën e mendimeve të pandërprera për vaktin e ardhshëm, planifikimin e ushqimeve, kërkimin e recetave në rrjetet sociale, apo edhe konsumimin emocional të ushqimit.

    Kur ushqimi pushton mendjen tonë

    Nëse e kapni veten duke menduar vazhdimisht për ushqimin, edhe kur nuk jeni realisht të uritur, nuk jeni vetëm.
    Shumë njerëz sot kanë të paktën një aplikacion për porositje ushqimi dhe një tjetër për numërim kaloriesh. Ndërkohë, Instagram, TikTok dhe reklamat online shtojnë një presion të vazhdueshëm vizual dhe emocional.

    Në këtë realitet, ushqimi shpesh bëhet ngushëllim emocional, shpërqendrim apo mënyrë për të përballuar ankthin, dhe jo domosdoshmërisht përgjigje ndaj një nevoje fizike.

    Nga vjen “zhurma e ushqimit”?

    Studiuesit theksojnë se ky fenomen mund të shkaktohet nga:

    -Stimuj të brendshëm, si gjëmimi i stomakut.

    -Stimuj të jashtëm, si aromat, pamjet e ushqimit, reklamat apo videot e gatimit.

    Ndërkohë, industria ushqimore dhe marketingu i agresiv kontribuojnë fuqishëm në nxitjen e këtij obsesioni. Reklamat e ushqimeve “të shpejta”, “organike”, “super ushqyese” ose “të shëndetshme” krijojnë një mjegull ku bëhet gjithnjë e më e vështirë të kuptojmë nëse kemi uri apo thjesht dëshirë.

    Kur bëhet problem?

    “Zhurma e ushqimit” shndërrohet në shqetësim kur:

    -Ndikon në përditshmëri dhe përqendrim.

    -Ndikon në punë, studime ose gjumë.

    -Na bën të shmangim aktivitete shoqërore për shkak të frikës nga ushqimi.

    -E përdorim ushqimin për të mbushur boshllëqet emocionale.

    Në këto raste, nuk kemi të bëjmë më me uri, por me urë emocionale.

    Si mund ta qetësojmë këtë “zhurmë”?

    Ekspertët rekomandojnë disa praktika të dobishme:

    -Të ushqyerit me vetëdije: ngrënia pa telefona, TV apo shpërqendrime, duke u fokusuar në shijen dhe ndjesinë.

    -Njohja e urisë reale: dallimi mes urisë fizike dhe asaj emocionale.

    -Vendosja e një rutine të qëndrueshme ushqimore.

    Reduktimi i ekspozimit ndaj reklamave dhe përmbajtjeve ushqimore në rrjete sociale.

    -Konsultimi me një nutricionist ose psikolog, nëse obsesi bëhet i vështirë për t’u menaxhuar.

    Ndërsa termi “zhurma e ushqimit” nuk është klinik, ai lidhet me konceptet e njohura si uria hedonike dhe varësia emocionale nga ushqimi. Në një shoqëri ku trupi dhe ushqimi shpesh gjykohen publikisht, ky debat është më i rëndësishëm se kurrë.

  • “Të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit”/ Mesazhi i Ramës në librin e ngushëllimeve për Dhimitër Anagnostin

    “Të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit”/ Mesazhi i Ramës në librin e ngushëllimeve për Dhimitër Anagnostin

    “Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty”.Me mall Edi.
    Mesazhi i Kryeministri Edi Rama, në librin e ngushëllimeve për mjeshtrin e kinemasë shqiptare Dhimitër Anagnosti.

  • Shkrimi i rrallë i vitit 1267/ “Tërmeti apokaliptik shkatërron Durrësin”

    Shkrimi i rrallë i vitit 1267/ “Tërmeti apokaliptik shkatërron Durrësin”

    Një tërmet i rëndë shkatërroi Durrësin në vitin 1267. Për këtë ngjarje apokaliptike, albanologu i ndjerë Robert Elsie na ka lënë pas një rrëfim interesant. Bëhet fjalë për rrëfimin e historianit dhe studiuesit George Pachymeres, i lindur në vitin 1242 dhe i vdekur rreth vitit 1310. Ai lindi në Nikea dhe mbajti detyra të larta në Kostandinopojë.

    Libri i tij “Historia” flet për periudhën e sundimit të Mikael Paleologut VIII dhe Androniku II. Ai përbën burimin kryesor për periudhën. Në të është edhe një përshkrim prekës i tërmetit të tmerrshëm që goditi qytetin e Durrësit. Historiani francez Alain Sucellier e daton këtë ngjarje tragjike në korrik të vitit 1267

    Pas disa kohësh, një ngjarje e rëndë dhe e përlotshme ndodhi në Durrës. Gjatë muajit korrik, disa zhurma të pazakonta bënin që toka të dridhej vazhdimisht, zhurma që normalisht do t’i quanim rënkime. Ato po i paraprinin diçkaje të tmerrshme që do ndodhte.

    Një ditë, zhurma ishte më e vazhdueshme dhe më e fuqishme se herët e kaluara. Frika që kaploi njerëzit bëri që ata të shkonin dhe të gjenin strehim jashtë qytetit, pasi kishin frikë se gjërat do përkeqësoheshin.

    Nata ra mbi rënkimin e një ditë më parë dhe bashkë me të nisi një tërmet i fortë, më i dhunshëm se çdo gjë tjetër në kujtesën e gjallë. Nuk ishte, siç mund ta përshkruajnë disa, një dridhje e tokës në formën e një lëkundjeje, por një lëvizje e tillë kaq e fortë, sa dukej sikur i gjithë qyteti u kthye me kokë poshtë dhe u përplas fuqishëm në tokë.

    Shtëpitë dhe godinat e larta nuk rezistuan për një sekondë, duke u rrënuar e duke varrosur brenda banorët. Ata nuk kishin kohë të shpëtonin sepse godinat ishin ndërtuar pranë njëra-tjetrës. Në të vërtetë, kishte më shumë shans që të mbijetonin ata që qëndronin brenda shtëpive sesa ata që dilnin nga shtëpitë që ishin kursyer pjesërisht nga shembja.

    Asnjë nga ndërtesat nuk mbijetoi e paprekur. Ato u rrëzuan mbi njëra-tjetrën dhe çdo godinë që kishte rastisur të rezistonte ndaj fatit të shkatërrimit, ishte prishur nga rrëzimi i të tjerave.

    Katastrofa ishte e papritur dhe e jashtëzakonshme për të lejuar që dikush të mbijetonte duke u arratisur. Për shumë njerëz, ishte si një ëndërr: ata nuk e zbuluan kurrë se në çfarë ngjarje u zhdukën. Fëmijë të vegjël dhe bebe, që nuk e kuptonin se çfarë kishte ndodhur, u varrosën nën rrënoja.

    Zhurma e fortë dhe tmerri ishin të atilla, sa të mbijetuarit që e gjetën veten përballë dallgëve të rritura ndjeshëm në det, imagjinuan se ky nuk ishte vetëm fillimi i agonisë, por në të vërtetë fundi i botës.

    Për shkak se qyteti ishte buzë detit dhe tërmeti i tmerrshëm kishte ndodhur kaq papritmas, ata që e gjetën veten jashtë, dhe që ishin zhurdhuar praktikisht, u përballën ashtu siç ishin me një trullosje të tillë nga shpërthimi i shtëpive njëra pas tjetrës, sa nuk mund të parashikonin asgjë tjetër veçse se ky ishte shkatërrimi i tërë universit.

    Tërmeti zgjati për aq kohë sa asgjë nuk mbeti në këmbë. Gjithçka brenda qytetit ishte shembur dhe banorët ishin mbytur, me përjashtimin e vetëm të akropolit, që qëndronte i fortë dhe i mbijetoi tërmetit.

    Kur agoi dita, banorët e zonave përreth nxituan menjëherë në qytet dhe nisën të gërmojnë, duke përdorur gjithçka që mund të merrnin në duar: sfurqet, kazma dhe çdo mjet pune që gjenin.

    Nga të katër anët, ata nisën të gërmojnë, duke u përpjekur sigurisht që të shpëtonin çdo viktimë të pafat që mund të ishte ende gjallë, por ç’është më tepër, në përpjekje edhe për të shtënë në dorë çdo lloj pasurie që mund të nxirrnin nga brenda rrënojave.

    Siç ndodhi, bashkë me të rriturit vdiqën dhe trashëgimtarët dhe nuk ishte askush që të pretendonte pronën. Kështu, pas disa ditësh, pasi kishin marrë flori dhe gjëra të tjera që kishin gjetur, shqiptarët rreth e rrotull Durrësit e braktisën këtë qytet të lashtë në vetminë e tij, një qytet tashmë i panjohshëm, i cili numërohej mes qyteteve ekzistues jo prej ekzistencës së tij, por thjeshtë prej emrit.

    Peshkopi i tij, Niketas, që kish qenë aty gjithë kohës, mbijetoi, ndonëse në të gjithë trupin tashmë kishte plagë të fatkeqësisë. Përballë një katastrofe të tillë, që askush nuk do të kish menduar ndonjëherë se ishte e mundur, atë e kapi paniku dhe ia mbathi, duke e lënë metropolin të privuar jo vetëm nga personi i tij, por edhe nga banorët, shkëlqimin e ndërtesave dhe gjallërinë e dikurshme. /syri.info

  • Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, në Belsh shfaqet një fenomen i rrezikshëm

    Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, në Belsh shfaqet një fenomen i rrezikshëm

    Në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit është shfaqur një fenomen i rrezikshëm natyror.

    Pranë disa banesave janë hapur gropa karstike me thellësi deri në 25 metra, duke bërë të pasigurtë jetën e banorëve.

    Këta të fundit tregojnë se çdo natë dëgjojnë zhurma poshtë tokës dhe shohin ditë pas dite dheun të fundoset.

    Ata kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje nga organet kompetente.

    Ekspertët e gjeologjisë e kanë klasifikuar Dumrenë, ku ndodhet edhe fshati në fjalë, si një nga zonat më delikate në vend, për shkak të terrenit të saj të ndjeshëm, me mbi 84 liqene natyrore të krijuara nga shkrirja e shkëmbinjve të gëlqeres dhe gipsit.

  • Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh

    Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh

    Në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit është shfaqur një fenomen i rrezikshëm natyror.
    Pranë disa banesave janë hapur gropa karstike me thellësi deri në 25 metra, duke bërë të pasigurtë jetën e banorëve.
    Këta të fundit tregojnë se çdo natë dëgjojnë zhurma poshtë tokës dhe shohin ditë pas dite dheun të fundoset.
    Ata kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje nga organet kompetente.
    Ekspertët e gjeologjisë e kanë klasifikuar Dumrenë, ku ndodhet edhe fshati në fjalë, si një nga zonat më delikate në vend, për shkak të terrenit të saj të ndjeshëm, me mbi 84 liqene natyrore të krijuara nga shkrirja e shkëmbinjve të gëlqeres dhe gipsit./tvklan

  • Një “mysafir” i paftuar në Ferma VIP, tremben fermerët, dëgjojnë zhurma të çuditshme në mes të natës

    Një “mysafir” i paftuar në Ferma VIP, tremben fermerët, dëgjojnë zhurma të çuditshme në mes të natës

    Mbrëmjen e kaluar, në orët e vona, banorët e Ferma VIP janë përballur me një situatë të pazakontë dhe të papritur. Teksa po bisedonin në fermë, ata janë alarmuar nga disa zhurma të çuditshme që vinin nga jashtë ambientit të banimit.
    Fillimisht, fermerët nuk e kuptuan për çfarë bëhej fjalë, por paniku nuk zgjati shumë. Ishte Ylli, një nga banorët që i siguroi të gjithë se bëhej fjalë për një dhelpër që ndoshta ishte afruar për ushqim ose thjesht nga kurioziteti.
    Pasi dolën të gjithë jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, Ylli tentoi ta trembë dhelprën duke gjuajtur disa gurë, me qëllimin që ajo të largohej pa u dëmtuar. Ngjarja ka sjellë një moment tensioni, por edhe të qeshura mes banorëve dhe publikut që ndjek spektaklin.

    /vizionplus.tv

  • “Tjetri bën ç’të dojë…”, si e zgjidh ligji problemin e zhurmave në pallat

    “Tjetri bën ç’të dojë…”, si e zgjidh ligji problemin e zhurmave në pallat

    Ndotja akustike nga fqinjët është një nga problemet më të zakonshme të jetës në komunitet. Shumë njerëz mund të mendojnë se ligji është inekzistent në këtë pikë, por e kanë gabim. Në rubrikën “Ligji i rrugës” me avokaten Margarita Kola në programin “Rudina” në Tv Klan, mësojmë se legjislacioni shqiptar e ka rregulluar këtë aspekt.Prej vitit 2007, nuk ka një vakuum ligjor dhe shihet si një ligj që parashikon mirë pikat e tij në përputhje me standardet europiane. Zhurma e lejuar është 13 decibel, por në praktikë problemi është te personat që mendojnë se duke qenë në ambientin e tyre, kanë liri të plotë veprimi. Margarita Kola: Ka një konceptim të gabuar nga i cili lind eedhe fakti që ne krijojmë zhurma dhe po ndalem veçanërisht te zhurmat që krijojnë komshinjtë në mjediset  e banimit, vjen nga fakti që personat mendojnë që duke qenë në shtëpinë e tyre, mund të bëjnë çfarë t’u dojë qejfi atyre dhe nuk ka asnjë ndalim. Unë po e them me shumë përgjegjësi të plotë ligjore që ky ligj mbulon edhe zhurmat në mjediset tona të apartamenteve nëse ajo zhurmë kalon dhe vjen te veshi im më e madhe se 13 decibel. Por si ndodh tani për ta konceptuar këtë zhurmë? Problemi është me kapjen në flagrancë të njerëzve të cilët e krijojnë këtë zhurmë. Ai e bën zhurmën, mund të lajmërosh Policinë e Shtetit e cila vjen menjëherë por Policia e Shtetit vjen dhe bën verifikimin nëse në atë moment po e bën zhurmën apo jo përsëri spse vërteton faktin që ka ndodhur aty nëse ka ndodhur një ngjarje. Avokatja shpjegon se autoritetet kanë pajisje të veçanta, por individi nuk ka detyrë të provojë ndotjen akustike sepse ligji e merr të mirëqenë. Problemi qëndron te pala që shkakton zhurmën që duhet të kuptojë pasojën e veprimit dhe gjithashtu të palës që shqetësohet, e cila duhet të jetë e ndërgjegjshme  për të reaguar. Margarita Kola: Ligji e merr të prezumuar dhe të mirëqenë që në qoftë se kjo e kalon standardin e  Bashkimit Europian, nuk ka nevojë të provosh nëse e ke shqetësuar atë tjetrin apo jo sepse dihet që nësee e kalon këtë masë ajo prodhon probleme të shëndetit mendor, bezdisje te njerëzit, irritim nervor,  prish qetësinë, nervozizëm dhe kjo prish cilësinë e jetës. Rudina Magjistari: Nëse situata ndodh mes dy fqinjëve, në këtë rast cili është veprimi më i mirë që mund të bëhet? Margarita Kola: Unë do të thosha që të dyja palët duhet ta kuptojnë që edhe ky personi që është shqetësuar nga zhurma e atij tjetrit, ka të drejtë ligjërisht dhe duhet t’ia kërkojë gjitonit që mos e kryej këtë se shpesh ne shmangemi se nuk e njohim edhe ligjin, themi ku ka ligj për këtë se na duket pak si luks kjo, diçka e tepruar në shoqërinë tonë dhe ne nuk kërkojmë llogari, por asnjë njeri nuk ndryshon nëse ne nuk kërkojmë llogari dhe t’i bësh edhe një presion, qoftë edhe të tipit moral. Por edhe personi tjetër duhet të kuptojë që është në shkelje të ligjit dhe në qoftë se kjo çështje do të bjerë në këmbënguljen e një komshiu që do ta ndjekë këtë, nuk do ta ketë kaq të lehtë personi që shkakton dhe prish qetësinë në ambientet e banimit./tvklan.al

  • Sëmundjet që Shkaktojnë Zhurmë në Zemër –  Shenjat që Duhet të Dini

    Sëmundjet që Shkaktojnë Zhurmë në Zemër – Shenjat që Duhet të Dini

    Zhurma në zemër mund të jetë një problem jo i dëmshëm ndonjëherë, por në shumë raste tregon një problem serioz me këtë organ të rëndësishëm.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të dalloni simptomat paralajmëruese të zhurmës në zemër.
    Çfarë Është Zhurma Në Zemër?
    Zhurma në zemër nuk dallohet me dëgjim të thjeshtë.
    Ndonjëherë ajo nuk kuptohet përveç se me stetoskop, pajisjen përkatëse mjekësore.
    Zhurma në zemër shkaktohet nga një qarkullim jo normal i gjakut në zemër, ngushtim të valvulave, vrimë në zemër ose ndonjë difekt tjetër.
    AgroWeb.org, ju këshillon një konsultë me mjekun nëse vëreni shqetësime.
    Simptomat Paralajmëruese Të Zhurmës Në Zemër
    Dhimbje Në Kraharor Ose Vështirësi Në Frymëmarrje
    Vështirësitë jo normale në frymëmarrje, mund të tregojnë zhurmë në zemër të shkaktuar nga problemet me valvulat, siç është ngushtimi ose zgjerimi i tyre.
    Valvulat e zemrës janë si dyert që drejtojnë qarkullimin e gjakut.
    Ndonjëherë këto dyer nuk mbyllen ose nuk hapen siç duhet.
    Anemia
    Mungesa e hekurit, ose anemia tregon se në organizëm mungojnë rruazat e kuqe të gjakut të cilat transportojnë oksigjenin.
    Nëse vuani nga anemia, duhet të konsultoheni me një mjek për të përjashtuar mundësinë e zhurmës në zemër.
    Fryrje E Trupit
    Fryrja e plotë e kyçeve, këmbëve apo barkut është tregues i një qarkullimi të dobët të gjakut që shkaktohet nga çrregullimet në valvulat e zemrës.
    Probleme Me Tiroiden
    Ndonjëherë zhurmat në zemër mund të shkaktohen nga problemet me tiroiden.
    Nëse tiroidja është tepër aktive mund të shkaktojë turbulenca në qarkullimin e gjakut në zemër.
    Shtatzania
    Ndonjëherë gjatë shtatzanisë, femra mund të preket nga zhurma në zemër.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo ndodh për shkak të volumit në rritje të gjakut në trup.
    Nëse mjeku nuk përcakton dot një shkak madhor, atëherë zhurma do të largohet pas shtatzanisë.
    Infeksionet
    Infeksioni në shtresën e jashtme të zemrës dhe valvulat e saj mund të bëhet shkaktar për shfaqjen e zhurmës në zemër.
    Kjo ndodh kur bakteri udhëton nga goja në gjak dhe mbetet i bllokuar në zemër.
    Prandaj është e nevojshme që të mbani një higjenë të mirë të gojës.
    Marramendja
    Marramendja pa ndonjë arsye specifike mund të shkaktohet nga zhurma në zemër.
    Disa njerëz që vuajnë nga probleme serioze me valvulat përjetojnë episode marramendjeje dhe të fikëti.
    Mavijosja
    Nëse lëkura juaj mavijoset ose merr një nuancë blu, veçanërisht në zonën e buzëve dhe gishtave, AgroWeb.org ju rekomandon të konsultoheni menjëherë me një mjek kardiolog.
    Vetëm një mjek mund të përcaktojë nëse zhurma është tregues i një problemi madhor me zemrën./AgroWeb.org
    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
    Burimi: U.S. National Library of Medicine